Normal view

Pse babai i Callum Turner mungoi në dasmën me Dua Lipën? Detajet që po bëjnë xhiron e rrjetit

28 July 2026 at 17:59

Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner ishte një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it këtë vit, por një detaj nuk u shpëtoi fansave: babai i aktorit britanik nuk ishte i pranishëm në ceremoninë luksoze që u zhvillua në Sicili.

Sipas The Sun, në të njëjtën ditë kur Callum dhe Dua kurorëzuan dashurinë e tyre, babai i aktorit, Laurence Coles, ndodhej rreth 2 mijë milje larg, në veri të Londrës, ku mori pjesë në dasmën e Jamie Rae Keeble, vajzës së bateristit të grupit Spandau Ballet, John Keeble.

Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se marrëdhënia mes Callum Turner dhe të atit ka qenë e ftohtë prej vitesh. “Laurence dhe Callum kanë qenë të distancuar ndër vite, megjithatë ishte e pazakontë që ai zgjodhi të ishte në një dasmë tjetër pikërisht në ditën kur djali i tij po martohej”, citohet të ketë thënë një burim.

Mungesa e Laurence Coles ka rikthyer në vëmendje raportin e ndërlikuar mes tyre. Edhe pse kohët e fundit ishte raportuar se marrëdhënia ishte përmirësuar pas një periudhe të gjatë largësie, duket se prania e tij në ditën më të rëndësishme të jetës së të birit nuk u bë realitet.

Vetë Callum Turner ka folur më herët për lidhjen me babanë e tij, duke e përshkruar si “të dobët”. Aktori u rrit nga nëna e tij, Rosemary Turner, në Londër, ndërsa babai nisi një jetë të re në Australi, çka ndikoi që ata të jetonin për vite me radhë në kontinente të ndryshme.

Ndërsa dasma e çiftit u kthye në një festë plot yje dhe momente romantike, mungesa e babait të dhëndrit mbetet një nga detajet që ka ngjallur më shumë kureshtje dhe diskutime në mediat rozë.

The post Pse babai i Callum Turner mungoi në dasmën me Dua Lipën? Detajet që po bëjnë xhiron e rrjetit appeared first on iconstyle.al.

”Pijama” merr vëmendjen e publikut, Dorandd dhe Uksavage sjellin energji të re muzikore

By: redi
28 July 2026 at 17:57

Dorandd dhe Uksavage kanë publikuar ditë më parë bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, të titulluar ”Pijama”, një projekt që sjell një anë më ndryshe të dy artistëve dhe i prezanton ata në një dimension të ri artistik. Kënga vjen me një koncept të veçantë dhe një atmosferë moderne, duke kombinuar stilin karakteristik të artistëve me elemente të reja muzikore. Përmes këtij projekti…

Source

Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare

28 July 2026 at 17:56

Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë rrjetin social në një aplikacion ku përdoruesit mund të kryejnë të gjitha shërbimet financiare.

Fillimisht i testuar nga një grup i kufizuar abonentësh, shërbimi tashmë po zgjerohet për më shumë përdorues në Shtetet e Bashkuara. Përmes X Money, ata mund të mbajnë depozita, të dërgojnë dhe marrin para, të paguajnë fatura, të kryejnë transferta bankare.

Depozitat ruhen në Cross River Bank dhe janë të siguruara deri në 250 mijë dollarë nga autoritetet federale amerikane. Për të tërhequr klientë, platforma ofron interes vjetor deri në 6% për depozitat, një normë më e lartë se ajo që ofrojnë shumica e bankave në SHBA.

Me këtë projekt, Elon Musk synon ta shndërrojë X në një “aplikacion për gjithçka”, të ngjashëm me WeChat në Kinë, ku përdoruesit mund të komunikojnë, të bëjnë blerje dhe të kryejnë pagesa në një platformë të vetme.

Megjithatë, lançimi ka ngjallur edhe diskutime në Uashington. Ligjvënës amerikanë kanë kërkuar shpjegime se si X Money do të financojë normat e larta të interesit dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi partnerin bankar të platformës.

The post Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare appeared first on Euronews Albania.

17:56 Interi lëviz në merkato, Milani pret shitjen e Leaos. Juventusi kërkon portier

By: Monika
28 July 2026 at 17:56

Last Updated on 28/07/2026 by Monika

Interi ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin anglez John Stones, i cili do të firmosë një kontratë dyvjeçare pas largimit nga Manchester City.

32-vjeçari do të përfitojë 4 milionë euro në sezon dhe do të jetë një përforcim me eksperiencë për skuadrën e drejtuar nga Christian Chivu. Pavarësisht këtij transferimi, Interi nuk ka hequr dorë nga objektivi kryesor në mbrojtje, Cristian Romero, për të cilin Tottenham vazhdon të kërkojë 40 milionë euro.

Në kampin e Milanit vijon puna nën drejtimin e trajnerit Amorim, ndërsa merkato mbetet aktive. Pas afrimeve të Gonçalo Ramos, Mario Gila, Kostiç dhe Cisse, në qendër të vëmendjes është e ardhmja e Rafael Leaos.

Fenerbahçe ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për portugezin, por Milani kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë.

Ndërkohë, Juventusi po kërkon një portier të ri, me emrat e Suzuki, Vicario dhe Turbin në listën e alternativave pas vështirësive për të arritur te Emiliano Martinez./MXH

Presidenca italiane e EUSAIR, fokus te integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Takimi hapës i Presidencës Italiane 2026-2027 të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) që zhvilloi punimet sot në Romë, rikonfirmoi rëndësinë strategjike të këtij rajoni në përballimin e sfidave të reja gjeopolitike dhe avancimin e agjendës evropiane.

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës bëri të ditur se gjatë diskutimeve u nënvizua nevoja për shndërrimin e prioriteteve të përbashkëta në veprime konkrete, përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal, përmirësimit të lidhshmërisë në fushat e energjisë, transportit dhe sigurisë, si dhe zvogëlimit të pabarazive territoriale.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e angazhimit aktiv të institucioneve, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile në përmbushjen e objektivave të përbashkëta të rajonit.

Një nga prioritetet kryesore të diskutimeve ishte përshpejtimi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar zgjerimin e Bashkimit Evropian si një investim strategjik për stabilitetin afatgjatë, qëndrueshmërinë, prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

1 nga 5

/m.m/a.f-

The post Presidenca italiane e EUSAIR, fokus te integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur transporti publik nuk është për të gjithë

By: Brisi
28 July 2026 at 17:52

Lëvizja e lirë është një e drejtë themelore, por për mijëra persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri ajo mbetet ende një sfidë e përditshme. Nga trotuaret e papërshtatshme dhe stacionet e paaksesueshme deri te autobusët pa rampa funksionale, pengesat nuk kufizojnë vetëm udhëtimin, por edhe aksesin në arsim, punësim, shërbime shëndetësore dhe jetën sociale. […]

The post Kur transporti publik nuk është për të gjithë appeared first on BoldNews.al.

DOKUMENTET/ Zbulohet skema offshore e Casinos tek Air Albania – Si u favorizua Bledar Sinani në shkelje të hapur me ligjin

By: A R
28 July 2026 at 17:51

Një skemë e dyshuar për mënyrën se si është siguruar kapitali për licencën e kazinosë në kullën “Air Albania” është denoncuar nga Partia Demokratike, e cila pretendon se përmes rivlerësimit të një prone dhe ndryshimit të aksionerëve është anashkaluar ligji dhe janë favorizuar interesa të caktuara, konkretisht ato të Bledar Sinanit.

Sipas denoncimit, licenca për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë është dhënë për shoqërinë “Space +”, e cila fillimisht kishte si aksionerë ALB-STAR me 99% dhe kompaninë çeke W-CZ Holding s.r.o. me 1%.

Ligji kërkon që një subjekt që aplikon për licencë kazinoje të ketë një kapital minimal prej 1.2 miliardë lekësh. Sipas PD-së, ky kusht nuk është plotësuar me kapital monetar, por përmes një toke të futur si kontribut në natyrë nga ALB-STAR, praktikë që ligji e lejon.

Më pas, edhe pse kompania “Space +” rezultonte fitimprurëse gjatë viteve 2023-2024, aksionet e ALB-STAR iu shitën shoqërisë GLG INVESTMENT. Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, marrëveshja për shitjen e aksioneve është firmosur në gusht 2025, ndërsa më pas janë kërkuar miratimet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) dhe Autoriteti i Konkurrencës.

Denoncimi ngre pikëpyetje mbi faktin se në dokumentacionin e depozituar nuk rezulton një çmim i përcaktuar për transaksionin ose nuk është depozituar marrëveshja e plotë.

Një nga elementët kryesorë të skemës së denoncuar lidhet me zëvendësimin e kapitalit të shoqërisë.

Sipas pretendimeve, pas miratimit të AMLF-së, toka e ALB-STAR është zëvendësuar me një tjetër pasuri në pronësi të GLG INVESTMENT, një sipërfaqe pyjore prej 275.550 metrash katrorë në zonën e Draçit, Durrës.

Sipas dokumentacionit të cituar në denoncim, kjo pronë ishte blerë nga GLG INVESTMENT më 9 prill 2025 për 32.239.350 lekë, ose rreth 117 lekë për metër katror, çmim që sipas pretendimeve përputhej me referencën zyrtare të zonës.

Megjithatë, vetëm pak muaj më vonë, përmes një raporti vlerësimi të ekspertit, e njëjta pronë u vlerësua në 2.556.732.008 lekë, rreth 26 milionë euro, dhe kjo vlerë u përdor për rritjen e kapitalit të kompanisë.

Sipas denoncimit, rivlerësimi nuk është shoqëruar me rivlerësim fiskal në hipotekë apo pagesën e detyrimeve tatimore, por është përdorur si bazë për të plotësuar kriterin ligjor të kapitalit që kërkohet për mbajtjen e licencës së kazinosë.

PD pretendon se kjo përbën thelbin e skemës: një pronë e blerë për rreth 320 mijë euro është rivlerësuar brenda pak muajsh në rreth 26 milionë euro, duke shërbyer si kapital për kompaninë që mori kontrollin e licencës.

Sipas denoncimit, hetimet e kryera nga opozita kanë konstatuar gjithashtu se prona është pjesë e një zinxhiri transaksionesh që burojnë nga një vendim kthimi prone në zonën e Kepit të Rodonit, ku sipërfaqja fillestare është fragmentuar në disa prona dhe është transferuar përmes kontratave të shitblerjes me të njëjtin çmim reference.

Një tjetër element i skemës lidhet me faktin se në kartelën e kësaj prone rezulton e regjistruar edhe një kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë Premium Finance Invest, e cila sipas denoncimit ka lidhje indirekte me biznesmenin Bledar Sinani.

Sipas PD-së, në këtë mënyrë është realizuar kalimi i aksioneve të “Space +” nga ALB-STAR te GLG INVESTMENT, ndërsa institucionet përgjegjëse, përfshirë AMLF-në, Autoritetin e Konkurrencës dhe institucionet përgjegjëse për kontrollin e pastrimit të parave, kanë miratuar procedurat pa evidentuar shkelje.

Materiali, sipas opozitës, do t’i referohet SPAK-ut për verifikimin e të gjitha pretendimeve dhe dokumentacionit që, sipas saj, mbështet skemën e denoncuar./VOXNEWS

Shuhet në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

By: redi
28 July 2026 at 17:51

Sporti shqiptar është tronditur nga një humbje e rëndë. Artan Pogoni, ish-kampion volejbolli, trajner dhe pedagog i njohur, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në Vlorë, pas një ataku kardiak. Pogoni la pas një rrugëtim të gjatë e të pasur, të ndërtuar mes sportit të nivelit të lartë, edukimit universitar dhe angazhimeve drejtuese në institucione të ndryshme. Ai ishte një nga figurat më të…

Source

Tërmeti 7.1 ballë në Japoni/ Shembet një qendër tregtare, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 100 të plagosur

By: redi
28 July 2026 at 17:46

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë ka goditur jugperëndimin e Japonisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke aktivizuar menjëherë ekipet e emergjencës. Forcat e shpëtimit kanë nisur operacionet për gjetjen e personave të bllokuar në një qendër tregtare, ku një pjesë e ndërtesës është shembur si pasojë e lëkundjeve të forta. Sipas autoriteteve lokale…

Source

Sigurohen mbi 10 milionë euro për blerjen e orizit të papërpunuar dhe rrushit të llojit Vranec

28 July 2026 at 17:45
Qeveria njofton se miratoi Vendimin me të cilin ndryshohen dhe plotësohen kushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e kompensimit. Linja ekzistuese e kredisë, e cila realizohet përmes Bankës Zhvillimore, do të përdoret për financimin e blerjes së orizit të papërpunuar dhe rrushit për verë të llojit Vranec. “Këtë vendim e miratojmë para fillimit të […]

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

By: E B
28 July 2026 at 17:43

Që nga fillimi i këtij viti, lista e eksporteve të produkteve kineze po shfaq gjithnjë e më shumë fytyra të reja. Në dy vitet e fundit, automjetet elektrike të pasagjerëve, bateritë e litiumit dhe qelizat diellore, njiheshin si “tre risitë” e eksportit. Megjithatë në gjysmën e parë të vitit, “tre risitë versioni 2.0” robotët, inteligjenca artificiale dhe ilaçet inovative që përfaqësojnë drejtimin e ardhshëm të industrive, po bëhen kartat e reja për tregtinë e jashtme të Kinës.

Të dhënat nga platforma globale OpenRouter, tregojnë se në javën e tretë të korrikut, vëllimi javor i thirrjeve të modeleve të mëdha të Kinës arriti në 36.11 trilionë token-e, një rritje mbi 30%, duke ruajtur pozicionin e saj si numri një në botë për 12 javë rresht.

Megjithatë, këto shifra nuk pasqyrojnë të gjithë panoramën. Globalizimi i AI nuk ka të bëjë më vetëm me shitjen e softuerëve; ai përfshin një sërë aftësish të padukshme digjitale si zhvillimi i algoritmeve, thirrja e modeleve dhe vendosja e agjentëve inteligjentë, të cilat statistikat tradicionale tregtare kanë vështirësi t’i kapin plotësisht. Megjithatë, përgjigja më bindëse vjen nga porositë globale të bëra nga 141 vende dhe rajone në mbarë botën.

Në shkretëtirën e Lindjes së Mesme, po ngrihet një qendër informatike e inteligjencës artificiale. Teknologjia e ftohjes me lëng që e mban atë në funksion, vjen pikërisht nga Kina. Kjo qasje mbart vizionin e vendit për t’u transformuar nga një qendër tradicionale e energjisë në një nyje dixhitale.

Gjatë një ndeshje boksi mes robotëve, CMG kapi ekskluzivisht një pamje ku një kryetar ekzekutiv u godit rëndë nga roboti i prodhuar nga kompania e tij. Kjo video u bë virale në internet. Pas kësaj qëndron transformimi i jashtëzakonshëm i robotëve nga “shfaqja e aftësive” në “kryerjen e punës së vërtetë”.

Nëpër fabrika një robot shtrëngon një vidë në pesë sekonda, me një saktësi dhe shpejtësi që tejkalon një mjeshtër me dhjetë vite përvojë; në lartësi, robotët riparojnë në mënyrë autonome linjat e energjisë elektrike—më parë kjo punë kërkonte që punëtorët të ngjiteshin në kulla të larta me energji elektrike.

Në një farmaci inteligjente, tre robotë nga marka të ndryshme përdorin të njëjtin “tru inteligjent” për të bashkëpunuar në shpërndarjen e ilaçeve. Në të ardhmen, farmacitë pa personel do të jenë të disponueshme 24 orë në ditë në komunitete, duke shpërndarë brenda pak sekondave ilaçet që nevojiten.

Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e robotëve të pastrimit dhe robotëve inteligjentë bionikë, arritën në total 18.09 miliardë juanë; Eksportet e robotëve industrialë arritën në 6.29 miliardë juanë, një rritje prej 18.6%, duke shkuar në 141 vende dhe rajone në mbarë botën; Eksportet e robotëve kirurgjikalë arritën në 480 milionë juanë, një rritje e ndjeshme prej 3.3 herë, ndërsa tregjet u zgjeruan nga 23 në 49.

Robotët po fillojnë të përdoren globalisht ndërsa barnat inovative po riformësojnë skemën e konkurrencës globale.

Kohët e fundit, në tregun kinez u miratua për tregtim një ilaç i ri që përdoret për trajtimin e narkolepsisë, një sëmundje e rrallë gjumi.Ky ilaç kishte paraqitur njëkohësisht aplikime për tregtim në SHBA, Japoni, Bashkimin Evropian dhe vende e rajone të tjera, por Kina ishte e para që e miratoi atë.

Sot inteligjenca artificiale ndriçon shkretëtirën, robotët shtrëngojnë vidat në kullat e larta, ilaçet inovative mjekojnë pacientët. Ato që po eksportohen jashtë vendit nuk janë më vetëm mallrat kineze, por aftësia për të zgjidhur probleme dhe përkujdesja për mirëqënien e njerëzimit.

Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

28 July 2026 at 17:43

Jamie Raskin, demokrati më i lartë në Komisionin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, ka nisur një hetim ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke kërkuar dokumente që do të zbardhnin lidhjet mes organizmit drejtues të futbollit botëror dhe Donald Trumpit dhe administratës së tij.

Në një letër të dërguar të dielën, Raskin i kërkoi Infantinos dhe FIFA-s të dorëzojnë çdo dokument apo komunikim që lidhet me dhurata, pagesa ose përfitime të dhëna Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe regjistrat e vizitorëve në hapësirat e zyrave të FIFA-s në Trump Tower, të cilat organizata i mori vitin e kaluar. Komisioni kërkoi gjithashtu që Infantino të paraqitet për një intervistë të regjistruar zyrtarisht.

Marrëdhënia e Infantinos me Trumpin është vënë nën vëzhgim gjatë periudhës përgatitore për Kupën e Botës të këtij viti. Në dhjetor, gjatë shortit të Botërorit në Uashington, Trumpit iu dha një çmim i ri i krijuar nga FIFA, i quajtur “Çmimi i Paqes i FIFA-s”, në Qendrën Kennedy. Ndërkohë, u raportua se punimet në këtë institucion ishin përshpejtuar me urdhër të administratës për t’u përgatitur për këtë event. FIFA hapi zyrën e saj në Trump Tower, në qendër të Manhatanit, në korrik të vitit të kaluar.

Vëmendja ndaj kësaj marrëdhënieje u shtua gjatë Kupës së Botës. Trump zhvilloi disa telefonata me Infantinon, duke kërkuar rishikimin e pezullimit me karton të kuq të sulmuesit amerikan Folarin Balogun, para ndeshjes së SHBA-ve kundër Belgjikës në fazën e 1/8-ve. FIFA më pas anuloi pezullimin e Balogunit, por ndërhyrja politike shkaktoi reagime dhe kritika nga skuadra dhe federata të tjera në mbarë botën.

Së bashku me liderët e Kanadasë dhe Meksikës, Trump iu bashkua Infantinos në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Kupës së Botës, pasi Spanja mundi Argjentinën në finale. Dyshja, e cila ndoqi ndeshjen në një zonë luksoze me xham, u prit me vërshëllima nga tifozët në stadiumin New York-New Jersey kur dolën në fushë.

Në letrën e tij, Raskin përmendi edhe vendimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të “rrëzuar akuzat” ndaj personave të hetuar në çështjet e korrupsionit në futbollin ndërkombëtar, përfshirë hetimin e vitit 2015 ndaj më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të FIFA-s dhe drejtuesve të marketingut sportiv.

“Zgjedhja juaj si president i FIFA-s duhej të shënonte një shkëputje të qartë nga një kulturë dekadash me korrupsion dhe skandale që dëmtoi reputacionin e futbollit botëror”, shkroi Raskin në letrën drejtuar Infantinos.

“Në vend të kësaj, në fillim të mandatit tuaj, ju dobësuat mekanizmat etikë të FIFA-s dhe çaktivizuat komitetin e etikës duke larguar shumicën e anëtarëve të tij. Kjo mungesë transparence dhe mbikëqyrjeje i ka hapur rrugën afrimit tuaj me administratën Trump përmes praktikave që një profesor i drejtësisë në Universitetin e Nju Jorkut dhe një ish-anëtar i komitetit të etikës së FIFA-s i kanë cilësuar si ‘ryshfet ligjor’.”
Letra trajton gjithashtu politikën e FIFA-s për shitjen e biletave të Kupës së Botës, e cila është tashmë objekt hetimesh nga disa prokurorë të përgjithshëm në SHBA. Përdorimi i çmimeve dinamike ka shkaktuar kritika të shumta gjatë turneut, duke sjellë rritje të mëdha të çmimeve dhe duke bërë që shumë tifozë të mos mund të ndjekin ndeshjet.

“Shkëmbimi i fundit i interesave që FIFA dhe Presidenti Trump kanë organizuar nuk është një çështje pa pasoja. Ai dëmton amerikanët. FIFA e ka interpretuar statusin e saj të favorizuar në administratën Trump si një mundësi për të abuzuar me konsumatorët, veçanërisht përmes rritjes së paligjshme të çmimeve dhe praktikave mashtruese të shitjes së biletave për Kupën e Botës”, deklaroi Raskin.

Letra vendos afatin 9 gusht për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara dhe caktimin e intervistës. Raskin nuk ka fuqinë ta detyrojë Infantinon të paraqitet, pasi demokratët nuk kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, përveç rastit kur siguron mbështetjen e republikanëve.

Marrëdhëniet e FIFA-s me qeverinë amerikane nuk përfunduan me Kupën e Botës të këtij viti. SHBA pritet të jetë pritësi kryesor i Kupës së Botës për femra në vitin 2031, ndërsa suksesi i turneut të këtij viti ka nxitur spekulime se Kupa e Botës për meshkuj në vitin 2038 mund të zhvillohet sërish në SHBA.

FIFA është kontaktuar për një koment mbi çështjen.

Më herët të hënën, Infantino përdori një seri prej 15 postimesh në Instagram për të kundërshtuar kritikët e tij, duke i akuzuar për përhapje urrejtjeje dhe narrativash të rreme. Ai e cilësoi Kupën e Botës si një sukses.

Më shumë se 200 federata anëtare të FIFA-s kanë mbështetur Infantinon përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit, por disa federata kanë mbajtur qëndrim kundër tij. Federata Norvegjeze e Futbollit po planifikon të paraqesë një ankesë zyrtare pranë komisioneve të etikës së FIFA-s për rolin e Trumpit në anulimin e pezullimit të Folarin Balogunit.

The post Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin appeared first on Euronews Albania.

Celibashi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Rregulla të reja për aktivitetet dhe komunikimin institucional

By: redi
28 July 2026 at 17:42

5 propozime për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve administrative në zgjedhje. Në tryezën teknike të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, kërkoi ndryshime në Kodin Zgjedhor për të forcuar ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe shkrirja e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet…

Source

17:40 Ekzekutimi makabër i Fridman Xhaferrajt, vëllai në gjyq: Flitej se e bëri Laert Haxhiu, por s’e besoj

28 July 2026 at 17:40

Xhuliano Xhaferraj dëshmoi të martën në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar si drejtuesi i një grupi kriminal, që i ka vrarë të vëllain, Fridman Xhaferraj. I pandehuri Haxhiu nuk ishte prezent në sallë, ndërsa dëshmitari Xhaferraj mbërriti i prangosur për shkak se mbahet në paraburgim për llogari të një hetimi tjetër penale.

Nga banka e dëshmitarit, Xhaferraj tha se kishte qenë në burg në qershor 2021, kur vëllai i tij, jo vetëm u ekzekutua, por edhe u fundos në një rezervuar në fshatin Gjanç të Korçës. Dëshmitari nuk ngarkonte njeri me përgjegjësi për vrasjen e vëllait, por tha se kishte dëgjuar në Lushnje se krimi ishte porositur nga Laert Haxhiu.

“Unë e pyeta babanë e Laert Haxhiut, Qamilin, a dinte gjë, tha dëshmitari. Flitej në Lushnje që vëllai kishte qenë me Laertin dhe që ka dhënë urdhër Laerti për ta vrarë, ngaqë ka folur. Nuk jam i sigurt, vijoi dëshmitari Xhaferraj, por kështu flitej. Babai i Laertit tha që djali im nuk ka gisht në këtë punë”, tha ai, përcjell A2 CNN. Me tej, në përgjigje të pyetjeve të avokatëve të Haxhiut, dëshmitari tha se “Unë nuk jam fare që e ka bërë Laerti këtë gjë. I kam thënë edhe babait të tij, që nuk e besoj të ketë bërë gjë”.

Seanca e së martës vijoi me pyetjen e disa dëshmitarëve të tjerë të SPAK mbi vrasjen e Albi Bashaliut, ndodhur më dhjetor 2021 në Gjoçaj të Peqinit. Dëshmitari Sami Bashaliu rrëfeu se kishte parë para lokalit të tij një djalë të maskuar që qëlloi Bashaliun, si edhe një tjetër që i vuri flakën një makine “Audi” me të cilën kishin ardhur në vendin e ngjarjes.

Në këtë proces, Laert Haxhiu, i dënuar përjetë për një tjetër krim, po gjykohet si drejtues i një grupi kriminal, përgjegjës për 14 ngjarje kriminale, mes të cilave “vrasje me paramendim”, “vrasje për gjakmarrje” dhe “vjedhje me armë”.-kb

Roberto Mancini rikthehet në krye të kombëtares së Italisë

28 July 2026 at 17:39

Roberto Mancini pritet të rikthehet si trajner i kombëtares së Italisë, njoftoi sot presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò.

Malagò e bëri njoftimin gjatë një mbledhjeje të nivelit të lartë të Federatës Italiane të Futbollit, në Romë.

Mancini drejtoi Italinë nga viti 2018 deri në 2023 dhe e udhëhoqi kombëtaren drejt triumfit në Euro 2021.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka fituar edhe tre tituj të Serisë A me Interin, një titull të “Premier League” me Manchester City dhe kampionatin e Katarit me Al-Sadd.

Raportimet bëjnë të ditur gjithashtu se, ish-trajneri Claudio Ranieri do të emërohet drejtor teknik i Federatës Italiane të Futbollit.

Procesi për zgjedhjen e trajnerit të ri rezultoi i vështirë, pasi Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola refuzuan ofertën, ndërsa Andrea Pirlo u hoq nga lista e kandidatëve për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Sipas raportimeve, zhvillimet rreth kandidaturës së Pirlos çuan edhe në dorëheqjen e drejtorit teknik Paolo Maldini dhe këshilltarit Leonardo, vetëm dy javë pas emërimit të tyre.

Ndryshimet në drejtimin e futbollit italian, erdhën pasi Italia nuk arritit të kualifikohej në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, në muajin mars.

Pas këtij dështimi, dhanë dorëheqjen trajneri Gennaro Gattuso, presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina dhe koordinatori i kombëtares, Gianluigi Buffon.

Giovanni Malagò, ish-president i Komitetit Olimpik Italian dhe drejtues i organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, u zgjodh president i Federatës Italiane të Futbollit në muajin qershor. /KultPlus.com

“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

By: E B
28 July 2026 at 17:38

Deputeti i PDK-së, Artan Berhami, ka deklaruar se opinioni publik është helmuar prej dy dekadash nga deklarata që, sipas tij, janë materializuar nga Lëvizja Vetëvendosje për ta imponuar narrativën e saj.

Berhami tha se, veçanërisht në gjashtë vitet e fundit dhe sidomos pas dërgimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, janë hapur qindra profile false që, sipas tij, në mënyrë të organizuar kanë hedhur baltë mbi krerët e UÇK-së dhe kanë sulmuar një pjesë të opozitës.

Sipas deputetit të PDK-së, kjo ka një qëllim politik, të cilat, sipas tij, Kurti i përdor për të kontrolluar masën.

Prej dy dekadash është helmuar opinioni publik nga disa deklarata, ku kryesisht Vetëvendosja i ka materializuar, duke e bërë mekanizëm për të imponuar të vërtetën. Në 6 vitet e fundit, çfarë kemi vërejtur, sidomos pas krerëve të UÇK-së në Hagë, janë hapur qindra profile false, të cilat në mënyrë të organizuar kanë hedhur baltë mbi krerët e UÇK-së dhe janë munduar të sulmojnë një pjesë të opozitës. Kjo ka një qëllim politik dhe qëllimi është mirëmbajtja e urrejtjes dhe frikës që Kurti përdor për të kontrolluar masën dhe për të mos e lënë të ikë. Këto profile, muajt dhe vitet e fundit, kanë qenë shumë agresive dhe nuk kanë kursyer askënd.”

Tirana e mbuluar nga plehrat, ECO Tirana hap tender 153 milionë lekë për 3 mijë kazanë mbeturinash

By: A R
28 July 2026 at 17:37

Kompania ECO Tirana ka shpallur një tjetër procedurë të madhe prokurimi, këtë herë për blerjen e 3 mijë kazanëve të mbetjeve urbane, me një fond limit prej 153 milionë lekësh.

Gazetari Elton Qyno mëson se sipas dokumenteve të tenderit, procedura është hapur më 28 korrik 2026, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është caktuar 1 shtator 2026. Prokurimi parashikon furnizimin me 3 mijë kazanë për grumbullimin e mbetjeve urbane.

Pavarësisht investimeve të vazhdueshme në pajisje dhe mjete të reja, problematika e menaxhimit të mbetjeve mbetet një nga shqetësimet kryesore të banorëve të Tiranës. Në shumë lagje raportohen vazhdimisht kazanë të tejmbushur, mbetje të papastruara dhe vonesa në shërbimin e pastrimit.

Ky është një tjetër tender me vlerë të lartë i zhvilluar nga ECO Tirana, kompani që prej vitesh ka qenë në qendër të debatit publik për mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit dhe përdorimin e fondeve publike.

Në raportimet e mëparshme mediatike janë ngritur pikëpyetje mbi disa kontrata të kompanisë, ku në raste të caktuara është raportuar për gara me konkurrencë të kufizuar ose me një ofertues të vetëm.

Ndërkohë, kritikët argumentojnë se, pavarësisht shpenzimeve të konsiderueshme për kazanë, automjete dhe pajisje të tjera, situata e pastrimit në kryeqytet nuk ka shënuar përmirësimin e pritshëm. Në shumë zona të Tiranës, banorët vijojnë të ankohen për kazanë të dëmtuar, mbetje të grumbulluara për ditë të tëra dhe standarde të pamjaftueshme të shërbimit.

Tenderi i ri prej 153 milionë lekësh vjen në një kohë kur shërbimi i pastrimit mbetet ndër çështjet më të diskutuara nga qytetarët e kryeqytetit.

U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini

By: Brisi
28 July 2026 at 17:37

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në provincën e Riminit, Itali, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Sipas autoriteteve italiane, arrestimi erdhi pas disa ditësh vëzhgimi në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të drogës. Hetuesit kishin konstatuar lëvizje të shpeshta të të riut mes banesës së tij dhe disa zonave […]

The post U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini appeared first on BoldNews.al.

17:36 Takimet Trump-Zelensky ndër vite: Nga përplasjet në Shtëpinë e Bardhë te premtimet

By: Monika
28 July 2026 at 17:36

Teksa dy liderët botërorë po zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë, përpara ceremonisë përkujtimore për senatorin Lindsey Graham në Kapitolin Amerikan, ja një përmbledhje e takimeve të mëparshme mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Shkurt 2025
Një takim i tensionuar në Zyrën Ovale u shndërrua në një përplasje të ashpër verbale, ku Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance kritikuan Zelenskyn, duke i thënë se ai “nuk ka asnjë kartë në dorë”. Takimi përfundoi pa nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet, që ishte planifikuar nga të dyja palët, si edhe pa përparim të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje paqeje.

Prill 2025
Trump dhe Zelensky zhvilluan një takim kokë më kokë për rreth 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit, përpara funeralit të Papa Françeskut. Ishte takimi i parë mes tyre që nga përplasja e shkurtit. Zelensky e cilësoi atë si “takimin më të mirë” që kishte pasur me Trump, duke deklaruar se diskutuan për një armëpushim të plotë dhe një paqe të qëndrueshme.

Gusht 2025
Pas samitit të Trump me Vladimir Putinin në Alaska, Zelensky u rikthye në Shtëpinë e Bardhë për një takim shumëpalësh. Gjatë vizitës, ai i dorëzoi Melania Trump një letër nga bashkëshortja e tij, Olena Zelenska, në shenjë falënderimi për angazhimin në kthimin e fëmijëve ukrainas të mbajtur në Rusi.

Tetor 2025
Një tjetër takim në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga tensione. Sipas mediave, biseda degradoi në debat të ashpër pasi Trump këmbënguli që Ukraina të pranonte lëshime territoriale.

Dhjetor 2025
Në një takim në Florida, atmosfera ishte dukshëm më konstruktive. Të dy liderët deklaruan se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ishte pranë arritjes.

Korrik 2026
Gjatë samitit të NATO-s në Ankara, Trump i bëri të ditur Zelenskyt se SHBA-të do t’i japin Ukrainës licencën për të prodhuar brenda vendit raketat mbrojtëse Patriot. Ky u konsiderua një hap i rëndësishëm për Kievin, i cili prej muajsh kishte kërkuar më shumë mbështetje në sistemet e mbrojtjes ajrore për t’u përballur me sulmet raketore ruse./MXH

UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026–2027

28 July 2026 at 17:35
Drejtuesit e arbitrimit të 55 federatave kombëtare europiane u mblodhën në një takim të organizuar nga UEFA për të dakordësuar zbatimin e njëtrajtshëm të ndryshimeve më të fundit në Rregullat e Lojës, që do të hyjnë në fuqi në sezonin 2026–2027. Takimi, ku mori pjesë edhe një përfaqësues i IFAB, u përqendrua në masat që […]
❌