Pas 52 vitesh ndarje, OKB-ja kërkon të riaktivizojë bisedimet e paqes në Qipro
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të vizitojë Qipron javën e ardhshme. Vizita konsiderohet si një përpjekje për të rifilluar procesin e paqes të bllokuar prej kohësh. Pse tani? Çfarë dihet për planin? 52-vjet më parë (20.07.1974) nisi pushtimi i Qipros, që çoi në ndarjen e ishullit. Pesë dekada më vonë, çështja e Qipros mbetet një nga konfliktet më të gjata dhe ende të pazgjidhura në botë.