Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026FaxWeb

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

By: A R
21 July 2026 at 14:52

Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026” nga Euromoney, autoriteti më prestigjioz i industrisë financiare globale. Një vlerësim i jashtëzakonshëm që e pozicionon tashmë Credins bank si të parën dhe të vetmen bankë në Shqipëri të vlerësuar me këtë çmim për përgjegjësinë korporative, duke i dhënë një tjetër dimesion një rrugëtim shumëvjeçar investimesh, projektesh dhe iniciativash me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe kominutet.

Ne nje mbremje gala e zhvilluar në Londër mblodhi drejtues të lartë dhe përfaqësues të bankave dhe institucioneve financiare nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer kete ceremoni në një nga takimet më të rëndësishme të industrisë financiare globale. Mes emrave të mëdhenj, Credins bank përfaqësoi Shqipërinë në Euromoney, ku drejtuesve më të lartë të bankës iu dorëzua çmimi “Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026”. Një çmim ky që merr një domethënie të veçantë jo vetëm për Credins bank, por edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në një arenë të tillë ndërkombëtare.

Pas këtij vlerësimi qëndron një punë e jashtëzakonshme dhe një angazhim i ndërtuar ndër vite. Për gjate nje procesi te gjate disa mujor vleresues, aktiviteti i Credins bank gjatë periudhës 2024–2025 iu nënshtrua një procesi shume intensiv dokumentimi, analizimi dhe prezantimi, duke sjellë në një panoramë të plotë përmasën e investimeve, projekteve, partneriteteve dhe të të gjitha iniciativave të realizuara duke prekur dhe impaktuar shoqerinë në çdo skaj të Shqipërisë. Një proces që shkoi përtej evidentimit të shifrave apo rezultateve, duke dëshmuar kështu jo thjesht një model të konsoliduar suksesi në përgjegjësinë korporative, por duke sjellë një epokë të re të të bërit biznes. Një model ku suksesi financiar merr një dimension shumë më të madh dhe më human, duke u shndërruar në ndikim real dhe në vlerë të qëndrueshme dhe zhvilluese për shoqërinë shqiptare.

Përmes vizionit të drejtuesve dhe aksionarëve të bankës, përgjegjësia korporative, tashmë e konsoliduar ndër vite, është vendosur në zemër të filozofisë së Credins, duke u kthyer në një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe rrugëtimit të saj. Me të njëjtën ambicie me të cilën banka ka zgjeruar praninë dhe rolin e saj në sistemin financiar shqiptar, duke u renditur ndër institucionet më me ndikim në vend, ka zgjeruar edhe hartën e kontributit të saj përmes qindra projekteve dhe nismave sociale në fusha jetike për zhvillimin e vendit. Nga arsimi, shëndetësia, arti dhe kultura, te sporti, mjedisi, teknologjia dhe mbështetja për komunitetet në nevojë, Credins ka shkuar përtej mbështetjes tradicionale, duke i dhënë një dimension të ri investimit njerëzor dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe komunitetit. Vetëm gjatë vitit 2025, Credins bank realizoi 175 iniciativa në kuadër të përgjegjësisë korporative, të orientuara në linjë me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara, duke rritur kështu ndjeshëm kontributin në këtë drejtim dhe njëherazi duke zgjeruar çdo vit e më shumë numrin e përfituesve në të gjithë vendin. Një angazhim që dëshmon edhe një herë fuqinë dhe seriozitetin e Credins bank në çdo nismë të ndërmarrë. Ky kontribut disa vjecar merr sot një tjetër peshë përmes vlerësimit të Euromoney, një emër simbol i ekselencës vlerësuese në industrinë financiare globale. Prej dekadash, Euromoney është një pikë referimi për industrinë bankare ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e ndryshme që akordon ky institucion konsiderohen ndër vlerësimet më të rëndësishme, duke vendosur kështu përballë standardeve më të larta institucione financiare nga e gjithe bota.

Vlerësimi nga Euromoney i shtohet një historie të rëndësishme çmimesh që kanë vlerësuar ndër vite angazhimin e Credins bank në përgjegjësinë korporative. Në vitin 2023, banka u shpall fituese e çmimit të parë “SDG Business Pioneers Albania”, në kategorinë e biznesit të madh, në konkursin e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke u bërë banka e parë që merrte vlerësimin maksimal për kontributin e saj në fushën e përgjegjësisë sociale. Nga vlerësimi i Kombeve të Bashkuara, tek çmimi prestigjioz i Euromoney në Londër, Credins bank konfirmon kështu edhe një herë pozicionin strategjik dhe vlerën absolute që ajo ka sot në fushën e përgjegjësisë korporative në Shqipëri.“Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026” është një tjetër moment krenarie në historinë e bankës, por mbi të gjitha një arritje që i jep jehonë përtej kufijve një filozofie të lindur dhe ndërtuar me shumë përkushtim në vendin e vogël ballkanik, Shqipërinë.

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t, Karçanaj paraqitet në SPAK

By: A R
21 July 2026 at 10:46

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK.

Karçanaj, ndaj të cilës është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për skandalin në AKSH, ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, bashkë me avokaten e saj.
Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje. Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.

Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.

Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie

By: A R
21 July 2026 at 10:10

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikave për Paketën e Maleve, për të cilën protestuesit kanë kërkuar edhe shfuqizimin.

“Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz të cilët kanë një pemëtore, të cilët e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi të kenë letrat për arsyet që thashë, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar. Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat. Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie. Unë tradhtar, një temë tjetër kjo”, tha Rama.

 

Deklaratat e Mamdanit ndaj kryeministrit izraelit, Trump garanton: Netanyahu nuk do të arrestohet kur të vijë në SHBA

By: A R
20 July 2026 at 23:04

Presidenti amerikan Donald Trump ka garantuar sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet në Shtetet e Bashkuara, dy ditë pasi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, diskutoi mundësinë ligjore të ndalimit të liderit izraelit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator.

“Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet, në asnjë mënyrë, ndërsa ndodhet në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, teksa vlerësoi rolin e kryeministrit izraelit në luftën kundër Iranit.

Presidenti amerikan nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut.

Deklaratat e Trump erdhën pasi Mamdani tha në një intervistë të publikuar të shtunën nga “New York Times” se “vendi i kryeministrit Netanyahu është në Hagë”.

Sipas tij, Netanyahu është “një kriminel lufte ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”.

Netanyahu udhëton tradicionalisht drejt Nju Jorkut çdo shtator për takimin vjetor të liderëve botërorë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arrest për kryeministrin izraelit, duke e akuzuar për krime të dyshuara lufte gjatë konfliktit në Gaza. Izraeli ka kundërshtuar juridiksionin e kësaj gjykate dhe ka mohuar akuzat për kryerjen e krimeve të luftës.

 

Screenshot 2026-07-20 224616

Yesterday — 20 July 2026FaxWeb

Elbasan/ Të shtënat me armë në një lokal, identifikohen tre të plagosurit. Autori në arrati, braktis armën gjatë ndjekjes nga një efektiv policie

By: A R
20 July 2026 at 21:55
Janë identifikuar tre personat e plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:30, në verandën e një lokali në lagjen “Vullnetari”, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve:
•Armand Tomorrica, 32 vjeç;
•Renaldo Mance, 31 vjeç;
•Bjorgi Hoxha, 19 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, tre të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes.
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati, sekuestrimin e provave materiale dhe identifikimin e autorit. Hetimet janë në vijim.

Aksident i rëndë në Kosovë, raportohet për dy viktima, lëndohen tre të tjerë

By: A R
20 July 2026 at 21:52

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Shqiptarët janë kundër qeverisë dhe pro BE-së”/ Media italiane: Marjana Koçeku, deputetja e pavarur po sfidon Ramën

By: A R
20 July 2026 at 20:37

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsore”, ka rrëfyer arsyet e largimit nga Partia Socialiste, vizionin e saj për zhvillimin e Shqipërisë dhe qëndrimin ndaj protestave qytetare, në një intervistë për Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa. Koçeku tregon se u kthye në Shqipëri në vitin 2021, pasi kishte studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare jashtë vendit, me synimin për të zhvilluar biznesin familjar të agroturizmit në zonën e Liqenit të Komanit.

Ajo kujton se hyrja në politikë erdhi pas një ftese të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama për t’iu bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Megjithatë, më 14 qershor 2026, Koçeku vendosi të largohej nga PS, duke deklaruar se nuk mund të mbështeste politika që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin.

 

“U përpoqa të çoja përpara disa nisma mjedisore, por kuptova se ato nuk ishin aspak të mirëpritura. Pashë se politikat e shkatërrimit të mjedisit po bëheshin gjithnjë e më agresive dhe kuptova se po i shërbeja të kundërtës së asaj në të cilën besoj”, shprehet ajo.

Deputetja thekson se vendosi të mos heqë dorë nga mandati, por të vazhdojë si deputete e pavarur, pavarësisht presioneve politike dhe sulmeve në rrjetet sociale.

“Pati presion nga partia dhe deputetët që të jepja dorëheqjen, si edhe qindra profile anonime që më sulmonin në internet. Por vendimi im ishte i menduar mirë dhe jam e vendosur ta çoj deri në fund mandatin si deputete e pavarur”, deklaron Koçeku.

Në intervistë, ajo kritikon modelin aktual të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, duke argumentuar se vendi duhet të investojë në turizëm të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e identitetit natyror e kulturor.

“Sot po shkatërrojmë atë që na bën unikë, duke ndërtuar projekte që mund të gjenden kudo në botë. Shqipëria nuk ka nevojë të jetë një kopje e vendeve të tjera”, shprehet ajo.

Koçeku ndalet edhe te protestat qytetare që kanë nisur në fund të muajit maj, të cilat i cilëson si një lëvizje të re shoqërore.

“Kjo protestë është manifesti qytetar më i bukur që kam parë ndonjëherë dhe, besoj, edhe Europa ka parë kohët e fundit. Është një revolucion energjie, krijues dhe i vetëdijshëm për atë që duam të bëhet vendi ynë”, thotë ajo.

Lidhur me procesin e integrimit europian, deputetja shprehet se Bashkimi Europian nuk duhet të kufizohet vetëm te raportet e qeverisë, por duhet të dëgjojë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët.

“Shqiptarët janë fuqimisht pro Bashkimit Europian, por kjo nuk do të thotë se mbështesin qeverinë. Integrimi europian duhet të garantojë demokraci, transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit”, deklaron Koçeku.

Në fund të intervistës, ajo konfirmon se do të vijojë angazhimin e saj politik si deputete e pavarur, duke u fokusuar te mbrojtja e mjedisit, forcimi i demokracisë dhe përfaqësimi i brezit të ri në jetën politike të vendit.

Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal dhe shmangie taksash, biznesmeni italian kapet i fshehur në hotel! Do ekstradohet drejt Tiranës

By: A R
20 July 2026 at 20:36

Policia e Shtetit arrestoi një shtetas italian banues në zonën e Napolit, kundër të cilit ishte në pritje një kërkesë arresti me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjyqësore shqiptare.

Operacioni u krye nga oficerë të Zyrës së Komisionerit të Sigurisë Publike të Fondit, si pjesë e kontrolleve të individëve të pranishëm në mjediset e akomodimit.

Prania e 34-vjeçarit u zbulua nëpërmjet një alarmi të lidhur me kontrollet e klientëve të hotelit. Raporti arriti në Sallën e Operacioneve dhe shkaktoi ndërhyrjen e policisë.

Oficerët arritën menjëherë në hotelin e treguar dhe konfirmuan praninë aktuale të personit të kërkuar. I kërkuari u shoqërua më pas në zyrat e Stacionit të Policisë për kontrollet e zakonshme.

Në stacionet e policisë u kryen verifikime mbi dokumentacionin e pranishëm në bazën e të dhënave të Interpolit. Hetimet e mëtejshme konfirmuan vlefshmërinë e masës kufizuese të lëshuar nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe Interpol Tirana dhe pritet ekstradimi i tij.

Sipas autoriteteve gjyqësore shqiptare, 34-vjeçari akuzohet për shmangie të taksave në vlerë prej afërsisht 150,000 eurosh në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri.

Ai drejtonte një fabrikë këpucësh. Për këto fakte, ndaj tij ishte lëshuar një masë paraprake për t’u ekzekutuar në Shqipëri, si pjesë e një procesi penal që është ende në pritje, informon media italiane.

Pas arrestimit të tij, burri u dërgua në burgun Latina. Ai tani mbetet në dispozicion të Gjykatës së Apelit kompetente për procedurat e ekstradimit.

Gjykata do të duhet ta vërë në fuqi urdhrin brenda 96 orëve dhe të vendosë për kërkesën për ekstradim të bërë nga autoritetet shqiptare.

Shkelja me tenderin 700 mijë euro, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për kryebashkiakun e Shkodrës dhe 5 të pandehur të tjerë

By: A R
20 July 2026 at 19:58

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 7 të pandehurit mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një procedurë me kosto rreth 68 milion lekë në kohën kur drejtonte KESH-in.

Gjykimi i shkurtuar u pranua për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndërsa u nda çështja ku do gjykohet me procedurë të zakonshme i pandehuri Premtim Dauti. Seancën e ardhshme më 14 shtator prokurori Dritan Prençi do të lexojë konkluzionet përfundimtare për ndaj personave të mësipërm.

Ndërkohë përveç Benet Becit të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes pasi duhet të marrë parasysh ligjin për dhënie të amnistisë  ku përcaktohet sipas tyre të përjashtohen gjithë çështjet penale për veprat e kryera deri më 31 . 5 .2026 dhe që parashikojnë një dënim deri në 3 vite burg. SPAK tha se mbi këtë kërkesë do të mbajë qëndrim me shkrim seancën e ardhshme teksa trupi gjykues tha se mbi këtë kërkesë do të shprehen në vendimin përfundmitar.

Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

By: A R
20 July 2026 at 19:55

Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, kanë paralajmëruar të hënën se po vendosin një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, një veprim që hap një front të ri kundër Shteteve të Bashkuara në luftën e saj kundër Iranit dhe zgjeron kërcënimin për furnizimet globale të energjisë dhe tregtinë përtej Gjirit.

Irani i kishte ushtruar presion Huthëve që të mbyllnin portën hyrëse Bab el-Mandeb për në Detin e Kuq nëse SHBA-ja vazhdonte të sulmonte infrastrukturën energjetike iraniane.

Në deklaratën e tyre, forcat e armatosura të Houthëve kanë thënë se po shpallnin “një embargo detare kundër armikut kriminal saudit, bazuar në ekuacionin ‘sy për sy’, me efekt të menjëhershëm…”.

Ata kanë thënë se vendimi ishte në përgjigje të asaj që e quajtën “një rrethim i padrejtë dhe shtypës” i imponuar jemenit nga sauditët.

Mbyllja e plotë e ngushticës Bab el-Mandeb do të zvogëlonte furnizimin global me naftë me 7%, pasi do të pengonte shumicën e eksporteve të naftës saudite.

Njoftimi i Huthëve pasoi shenjat nga Irani dhe SHBA-ja se ata donin të rifillonin përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund një cikli përshkallëzues sulmesh që pothuajse ka shkatërruar marrëveshjen e përkohshme të brishtë të nënshkruar muajin e kaluar.

Sulm me mjet ndezës pranë një ndërtese federale në New York/ Arrestohet një person

By: A R
20 July 2026 at 19:54

Një person u ndalua këtë të hënë pasi dyshohet se hodhi një pajisje ndezëse pranë ndërtesës 26 Federal Plaza në New York City.
Sipas burimeve, i dyshuari mbante me vete materiale me përmbajtje anti-ICE.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse incidenti lidhet me ndonjë kërcënim më të gjerë ndaj institucioneve federale. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e të ndaluarit apo nëse ka persona të lënduar nga incidenti.
besohet se pajisja përbëhet nga fishekzjarrë dhe një lëng i ndezshëm. Nuk është e qartë nëse pajisja goditi ndërtesën, tha një burim i zbatimit të ligjit me njohuri për incidentin, por videoja tregon oficerët e zbatimit të ligjit që dalin nga një re e dendur tymi jashtë ndërtesës.

Të paktën tre persona pësuan lëndime të lehta, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut. Dy prej tyre refuzuan ndihmën mjekësore dhe një tjetër u transportua në Spitalin Presbiterian të Nju Jorkut. Burri i akuzuar për hedhjen e pajisjes pësoi gjithashtu lëndime të lehta, jo kërcënuese për jetën.

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë/ Tymi mbulon zonën, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

By: A R
20 July 2026 at 19:46

Një zjarr ka rënë këtë pasdite përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra përgjatë anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.

Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.

Operacioni/ BSH bleu 95.5 mln euro në tregun valutor në tremujorin e parë, gati 3 herë më shumë se në 2025-ën, por rënia e monedhës evropiane nuk ndalet

By: A R
20 July 2026 at 17:59

Leku po fiton gjithnjë e më shumë terren përballë euros, gjë që po shton ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Në vetëm tremujorin e parë Banka e Shqipërisë ka blerë nga tregu valutore, gati 3 herë më shumë valutë se vjet.

Në 4 ankande të zhvilluara nga janari deri në mars u blenë 95.5 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe për të garantuar stabilitetin financiar, në kushtet kur forcimi i lekut nuk ka të ndalur.

Në raport me tremujorin e parë të 2025-ës apo edhe të 2024-ës, këtë vit janë blerë rreth 60 milionë euro më shumë. Vjet në janar-mars Banka e Shqipërisë bleu 33.2 milionë euro.

BLERJET VALUTORE
Janar-Mars 2024       32.6 mln euro
Janar-Mars 2025       33.2 mln euro
Janar-Mars 2025       95.5 mln euro

Deri në fund të 2026-ës, do të zhvillohen 26 ankande për blerje valute, dhe synimi i Bankës së Shqipërisë është që këtë vit të blihet përmes ankandeve 330-450 milionë euro për rezervën valutore, ndërsa objektivi i vitit të kaluar ishte 270-350 mln euro.

Pavarësisht objektivit të caktuar, për shkak të zhvlerësimit të fortë të monedhës evropiane, banka bleu në 2025-ën mbi 1 miliardë euro nga tregu valutor, prej të cilave 729.1 milionë euro ishin për të stabilizuar kursin e këmbimit, dhe 297.90 mln euro për rezervën valutore.

Si rezultat i shtimit të ndërhyrjeve në treg, rezerva valutore arriti shifrën rekord prej 7 miliardë e 669 milionë euro në fund të majit 2026, nga 6 miliardë e 780 milionë euro në maj të vitit të kaluar. Pra brenda një viti është shtuar me 889 milionë euro.

REZERVA VALUTORE
Maj 2025           6,780 mln euro
Dhjetor 2025    7,309 mln euro
Maj 2026           7,669 mln euro

Pavarësisht ndërhyrjeve gjasat janë që zhvlerësimi i euros të mos ndalet, pasi me kulmin e sezonit turistik, pritet që presionet mbi kursin të vijojnë, duke mbajtur euron në nivele të ulëta historike edhe në muajt në vijim.

Forcimi i vazhdueshëm i lekut është kthyer në një nga temat më të debatuara ekonomike, në ditët e fundit, marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili rënien e euros e konsideron si ‘sukses ekonomik’ duke e lidhur me flukset valutore që vijnë në vend nga turistët, investimet e huaja apo remitancat.

Delfinët “pushtojnë” Gjirin e Vlorës, spektakël i rrallë për turistët në udhëtimin drejt Sazanit

By: A R
20 July 2026 at 17:56

Delfinët në Gjirin e Vlorës shpeshherë shoqërojnë mjetet lundruese me turistë. Tufat e delfinëve dhurojnë spektakël në Gjirin e Vlorës për turistët që udhëtojnë me gomone turistike drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Delfinët u shfaqën pranë mjeteve lundruese, duke notuar përpara gomoneve dhe duke luajtur mes dallgëve. Me kërcimet dhe lëvizjet e tyre, ata krijuan një shfaqje, e cila u filmua dhe u fotografua në moment.

Pamje të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në ujërat e Gjirit të Vlorës, sidomos në ditët kur deti është i qetë dhe kushtet atmosferike janë të favorshme. Delfinët vazhdojnë të jenë një nga bukuritë më të veçanta të bregdetit të Vlorës, duke i shtuar edhe më shumë kënaqësinë udhëtimeve drejt Sazanit dhe Karaburunit dhe duke u dhuruar vizitorëve kujtime të bukura.

Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen, 58-vjeçari gjendet i pajetë brenda një guve

By: A R
20 July 2026 at 17:52

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denocuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Kërkimet e policisë u përqëndruan në zonën rreth Guvës në fshatin Drizë,ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë. Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të Guvës. Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të Guvës.

Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nështrohet autpsisë mjeko-ligjore.

Zjarr në Ujin e Ftohtë në Vlorë, era dhe temperaturat e larta përhapin flakët

By: A R
20 July 2026 at 17:49

Një zjarr është regjistruar mesditën e kësaj të diele në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke patur rrezik edhe per banesat.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.

Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Makina del nga rruga në aksin Elbasan–Gramsh, zjarrfikësit e Gramshit shpëtojnë 75-vjeçarin e plagosur

By: A R
20 July 2026 at 15:23

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Gramsh, në afërsi të fshatit Drizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj.

Në automjet udhëtonin babë e bir. Si pasojë e aksidentit,  Ehtem Myftaraj 75 vjeç, ka mbetur i plagosur, ndërsa djali i tij,Engjëll Myftaraj , i cili drejtonte automjetin, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Gazetari Shkëlzen Hënkoja raporton se në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë, si dhe shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Gramsh. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, 75-vjeçarit iu dha ndihma e parë në vendngjarje, ndërsa më pas ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit, Ehtem Myftaraj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit turistik

By: A R
20 July 2026 at 15:18

Në portin e Durrësit, prej datës 1 korrik, ka hyrë në fuqi plani i masave për të garantuar përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë sezonit turistik veror. 30 sportele për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve janë në funksion për të shmangur radhët e pritjes. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës deri në datën 15 shtator.

Me nisjen e sezonit turistik është shtuar numri i lundrimeve të trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona, ku në linjën e parë nga dita e enjte dhe deri ditën e diel tragetet operojnë me lundrime të dyfishta, ndërkohë që linja me Ankonën zhvillon lundrime të përditshme, krahasuar me tre lundrime në javë gjatë periudhës normale të vitit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku i shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu dhe Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Muharrem Trupja inspektoi masat e marra pranë Portit për menaxhimin e situatës.

“Jemi në fluksin më të madh të punës brenda vitit. Aktualisht janë marrë të gjitha masat që të përballojmë këtë fluks të udhëtarëve. Kemi rreth 30 pika në të cilat procesohen të gjithë udhëtarët dhe automjetet, nga të cilat 10 janë tek udhëtarët, ndërsa 20 janë tek automjetet. Po ashtu janë marrë të gjitha masat për punën e mirëmbajtjes së terminalit nga brenda dhe deri tani nga kjo mënyrë organizimi po procesohet gjithçka në mënyrë shumë të shpejtë dhe të rregullt”, bëri të ditur Aliu.

Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Muharrem Trupja sqaroi gjithashtu se falë masave të marra deri më tani nuk janë raportuar problematika dhe puna po vijon normalisht.

Ministri Enea Karakaçi e vendosi theksin tek zbatimi i planit të masave për të siguruar një menaxhim sa të mirë të të gjithë sezonit turistik duke mos krijuar radhë pritjeje për udhëtarët të cilët kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri në këtë periudhë.

“Në vitin 2025 në Portin e Durrësit janë përpunuar rreth 800 mijë pasagjerë. Ne mendojmë që do të kemi të njëjtin numër dhe këtë vit. Është e rëndësishme zbatimi me përpikmëri i gjithë planit të masave që Autoriteti Portual i Durrësit, por dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare kanë marrë, pasi detyra jonë është që të bëjmë sa më të thjeshtë hyrjen në Shqipëri të turistëve, të shqiptarëve që duan të vizitojnë familjarët e tyre dhe që vijnë nga larg”, tha Karakaçi.

Aksident tragjik në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen edhe 5 persona

By: A R
19 July 2026 at 16:12

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel.

Before yesterdayFaxWeb

Sot dita e 50 e rezistencës, shqiptarët në protestë kundër qeverisë

By: A R
19 July 2026 at 17:03

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste në këto 35 vite. Kërkesa është e panegocueshme, teksa mijëra qytetarë shqiptarë mblidhen çdo natë në bulevardin para Kryeministrisë ku mbajnë fjalime dhe më pas marshojnë rrugëve të Tiranës, duke sensibilizuar.

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët përfundojnë marshimin e tyre çdo natë.

Thirrje të tjera janë “Shqipëria nuk është në shitje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Rama, SPAK You”, “Revolucion”, “Opozitë e shitur”, “Nuk dorëzohemi deri në fund” dhe të tjera

 

Protestuesit u mblodhën edhe dje, në ditën e 49-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive.

Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.  Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur.

❌
❌