❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026Gazeta Fjala

15:45 Kërcënimi nga Bajrat dhe mesazhi i fundit me Ramën pas largimit nga PS-ja, Marjana Koçeku: Kam pasur telefona nga kryeministri

By: EL
21 July 2026 at 15:45

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Deputetja Marjana Koçeku ka folur sërish në lidhje me largimin e saj nga Partia Socialiste, ku tha se të gjithë, përfshirë deputetët, qeverinë dhe familjen e saj, e kanë marrë vesh nga postimi në rrjetet sociale.

Koçeku, e ftuar nĂ« News24, tha se pas largimit, ka pasur disa telefonata nga krerĂ«t e PS-sĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe kryeministrin Edi Rama. PĂ«r kĂ«tĂ« fundit, tha se ka komunikuar disa ditĂ« mĂ« pas, ku i ka bĂ«rĂ« mĂ« i dije se ky ishte njĂ« hap pĂ«rfundimtar dhe s’do tĂ« kishte tĂ«rheqje mbrapsh.

Ndërsa sa i përket kërcënimit nga Bajrat, ajo tha se kërcënimin e ka bërë publik dhe e ka dhënë mesazhin e saj.

Koçeku: Çdokush pĂ«rfshi qeverinĂ«, parlamentin dhe familjen e kanĂ« marrĂ« vesh nĂ« rrjetet sociale sepse nuk doja tĂ« lija asnjĂ« hpĂ«sirĂ« influencimi.

Kam patur shumĂ« telefonata nga krerĂ«t e PS dhe kryeminsitri. RamĂ«s ia komunikova me vonĂ« se ky ishte njĂ« hap pĂ«rfundimtar dhe s’do tĂ« kishte tĂ«rheqje mbrapsh. Ka pasur tentativa, por ky Ă«hstĂ« vendimi im.

Këto kohë kam parë pakënaqësi të anëtraëve të PS, pakënaqësi lëhtësisht e lexueshme, uroj të gjejnë kurajon dhe të bëjnë funksionin për të cilin janë aty.

Nuk jemi të përjetshëm. Dua të respektoj privatësinë e atyre që më kanë mbështetur.

Reagimin tim për kërcënimët e kam bërë publik. Jam mjaftuar me atë mesazh dhe mesazhi ka qenë mbi baza të forta./et

15:40 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

By: EL
21 July 2026 at 15:40

Last Updated on 21/07/2026 by EL

ËshtĂ« zbardhur agjenda e mbledhjes sĂ« zgjeruar tĂ« Grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do tĂ« zhvillohet tĂ« premten nĂ« Pallatin e Brigadave.

Sipas agjendës së shpërndarë deputetëve, fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.

Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama./et

15:36 NetĂ«t e nxehta po na vjedhin gjumin/ Studimi: Çdo gradĂ« mĂ« shumĂ« na kushton deri nĂ« 15 minuta mĂ« pak gjumĂ«

By: EL
21 July 2026 at 15:36

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Një verë me temperatura rekord nuk sjell vetëm vapë përvëluese gjatë ditës, por po ndikon edhe në cilësinë e gjumit. Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Sleep, netët e nxehta mund të na bëjnë të humbasim mesatarisht 15 deri në 17 minuta gjumë çdo natë, ndërsa rrisin ndjeshëm rrezikun për të fjetur më pak se gjashtë orë.

Studimi, i udhĂ«hequr nga studiuesi australian Bastien Lechat, analizoi tĂ« dhĂ«nat e mĂ« shumĂ« se 317 mijĂ« personave, tĂ« mbledhura nga sensorĂ« tĂ« gjumit dhe orĂ« inteligjente gjatĂ« rreth 165 milionĂ« netĂ«ve, nĂ« periudhĂ«n 2020–2023.

Krahasimi mes netĂ«ve me temperatura tĂ« moderuara (12.2°C) dhe atyre shumĂ« tĂ« nxehta (27.3°C) tregoi se temperaturat e larta reduktojnĂ« kohĂ«n e gjumit me 15–17 minuta. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, netĂ«t e nxehta rrisin me rreth 40% mundĂ«sinĂ« qĂ« njĂ« person tĂ« flejĂ« mĂ« pak se gjashtĂ« orĂ«.

Pse nxehtësia na pengon të flemë?

Sipas neurologut dhe specialistit të mjekësisë së gjumit, Claudio Liguori, gjumi normal varet nga prodhimi i melatoninës, hormoni që rregullon ritmin gjumë-zgjim.

Përpara se të flemë, temperatura e trupit duhet të ulet me rreth një gradë Celsius. Kur temperatura e ambientit mbetet shumë e lartë, prodhimi i melatoninës çrregullohet dhe trupi nuk arrin të aktivizojë mekanizmat normalë të gjumit.

Si pasojĂ«, truri “kupton” se ende nuk Ă«shtĂ« momenti pĂ«r tĂ« fjetur dhe organizmi mbetet nĂ« gjendje vigjilence.

Temperaturat e larta shkaktojnë gjithashtu stres biologjik, duke aktivizuar sistemin nervor dhe duke e bërë më të vështirë relaksimin.

Mungesa e gjumit shoqërohet me:

lodhje dhe përgjumje gjatë ditës;
dhimbje koke;
ulje të përqendrimit;
nervozizëm;
gjumë edhe më të keq natën pasuese, duke krijuar një rreth vicioz.
ÇfarĂ« kĂ«shillojnĂ« ekspertĂ«t?

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin një dush të ftohtë para gjumit, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është zgjidhja ideale, pasi krijon një goditje termike për organizmin.

Më efektiv konsiderohet një banjë ose dush me ujë të vakët, që ndihmon trupin të aktivizojë mekanizmat natyrorë të ftohjes dhe të prodhojë melatoninën.

Për ata që përdorin kondicioner, temperatura optimale për të fjetur është 26°C, në modalitetin e çlagështimit. Edhe ventilatori mund të ndihmojë, pasi përmirëson avullimin e djersës dhe ul ndjesinë e vapës.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu të mos flini lakuriq, pasi kjo mund të pengojë avullimin efikas të djersës. Një bluzë e lehtë pambuku ndihmon trupin të rregullojë më mirë temperaturën gjatë natës./et

15:11 Marketingu i konfliktit dhe lajthitjet logjike nĂ« librin “Jam Mysliman”

By: EL
21 July 2026 at 15:11

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Nga Agim Gruda

Para disa ditĂ«sh isha i pranishem nĂ« prezantimin e librit “Jam Mysliman”, tĂ« shkrimtarit Ben Blushi, ku ishin tĂ« ftuar personalitete tĂ« ndryshme nga qyteti i ShkodrĂ«s. ËshtĂ« njĂ« libĂ«r qĂ« ka krijuar shumĂ« polemika, diskutime dhe pĂ«rplasje tĂ« ndryshme.

Ajo që më bëri më tepër përshtypje dhe për të cilën pata mundësinë të diskutoja drejtpërdrejt me autorin, ishte përdorimi i disa terminologjive të caktuara.

GjatĂ« takimit, ju drejtova me disa pyetje: pĂ«rse titulli duhej tĂ« ishte “Jam Mysliman” dhe jo “Jam fetar”, “Jam ateist” apo edhe emĂ«rtimi i njĂ« feje tjetĂ«r, cilado qoftĂ« ajo?

Kjo pyetje lidhet drejtpĂ«rdrejt me mĂ«nyrĂ«n se si u artikulua pĂ«rmbajtja e librit, ku termi “radikal” u pĂ«rdor shpeshherĂ« nĂ« lidhje me islamin dhe myslimanĂ«t. MĂ« krijoi pĂ«rshtypjen se kjo gjuhĂ« ndjek njĂ« narrativĂ« tashmĂ« dominuese nĂ« diskursin publik, ku radikalizmi lidhet thuajse automatikisht vetĂ«m me njĂ« fe tĂ« caktuar.

Përse duhet të ekzistojë një konotacion kaq i rëndë, i lidhur vazhdimisht vetëm me të njëjtën fe? Sikur problemi të mos qëndronte te mënyra se si individë të caktuar e interpretojnë ose e keqpërdorin besimin, por te vetë feja në tërësi.

Radikalizmi nuk i pĂ«rket vetĂ«m njĂ« feje. Ai mund tĂ« shfaqet nĂ« çdo fe, ideologji, bindje politike apo grup shoqĂ«ror, sa herĂ« qĂ« njĂ« individ e konsideron tĂ« vĂ«rtetĂ«n e tij si tĂ« vetmen tĂ« vlefshme dhe kĂ«rkon t’ua imponojĂ« atĂ« tĂ« tjerĂ«ve.

Prandaj, z. Blushi, mendoj se njĂ« autor duhet tĂ« jetĂ« sa mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe jo pĂ«rjashtues. PĂ«rndryshe, rrezikon tĂ« mbetet te shprehja: “Shkon gjuha, apo pena, aty ku dhemb dhĂ«mbi”.

Ajo qĂ« mĂ« bĂ«ri mĂ« tepĂ«r pĂ«rshtypje Ă«shtĂ« fakti se ky libĂ«r “luan jashtĂ«zakonisht shumĂ« me ndjenjat e barkut”. Ai prek dhe nxit pikĂ«risht ato emocione qĂ« e çojnĂ« individin drejt pĂ«rplasjes, jo vetĂ«m drejt njĂ« debati racional, por drejt njĂ« pĂ«rplasjeje tĂ« fortĂ« emocionale.

NĂ« libĂ«r mund tĂ« gjenden shumĂ« mĂ«nyra argumentimi qĂ« krijojnĂ« probleme logjike. PĂ«r t’i shpjeguar tĂ« gjitha, ndoshta nuk do tĂ« mjaftonte njĂ« artikull i vetĂ«m, por do tĂ« nevojitej njĂ« libĂ«r tjetĂ«r mbi gabimet dhe lajthitjet logjike qĂ« hasen gjatĂ« leximit.

Në disa raste krijohet një përgjithësim i nxituar, ku sjelljet e disa individëve ose grupeve radikale mund të krijojnë përshtypjen se përfaqësojnë një komunitet shumë më të gjerë dhe heterogjen.

Në raste të tjera mund të dallohet një dikotomi e rreme, sikur individi duhet të zgjedhë domosdoshmërisht ndërmjet fesë dhe lirisë, fesë dhe demokracisë, besimit dhe arsyes. Në realitet, një person mund të jetë besimtar dhe njëkohësisht të mbështesë shtetin laik, demokracinë, lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut.

Këtu haset edhe faji përmes asociimit, ku një identitet i tërë fetar lidhet vazhdimisht me radikalizmin, dhunën apo kërcënimin. Sado që autori të distancohet duke sqaruar se nuk i përfshin të gjithë myslimanët, përsëritja e këtij narrativi e ngulit natyrshëm këtë asociacion te lexuesi.

Një tjetër problem është apeli ndaj frikës. Kur një argument ndërtohet kryesisht mbi idenë se një grup i caktuar rrezikon mënyrën tonë të jetesës, liritë tona ose shoqërinë tonë, lexuesi nxitet të reagojë emocionalisht përpara se të analizojë faktet.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, “libri luan shumĂ« me emocionet e njeriut”, pa ofruar gjithmonĂ« njĂ« prapaskenĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ« dhe njĂ« analizĂ« politike, shoqĂ«rore apo fetare tĂ« elaboruar mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« sjellĂ« njĂ« kontribut tĂ« frytshĂ«m dhe tĂ« vlefshĂ«m pĂ«r lexuesin.

Pse ndodh kjo?

Sepse në periudhën ku jetojmë, marketingu nuk bëhet më vetëm me bukurinë e penës, por me forcën e emotivitetit. Në vend që të transmetojmë të bukurën e diturisë, shpesh transmetojmë përplasjet e zorrëve, stomakut dhe barkut.

Luhet me ndjenjat më atavike të individit, me frikën, zemërimin, kërcënimin dhe nevojën për të gjetur një armik. Këto ndjenja përçojnë më tepër urrejtje dhe krijojnë ndarje, në vend që të prodhojnë mirëkuptim, dialog dhe afrim.

Me këtë nuk dua të them se duhet ta manipulojmë tjetrin duke ia fshehur realitetin ose duke thënë gjëra të pavërteta, vetëm që të krijojmë një bashkim artificial. Po të jemi realistë, bashkimi dhe ndarja janë dy dinamika që bashkëjetojnë në të njëjtin prizëm shoqëror.

Por edhe kur ekzistojnĂ« ndarje reale, ato duhet tĂ« analizohen, tĂ« sqarohen dhe tĂ« bĂ«hen mĂ« tĂ« kuptueshme pĂ«r individin. Nuk duhet tĂ« forcohen deri nĂ« atĂ« pikĂ« sa tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« masa tĂ« ngurta emocionale, tĂ« cilat, kur pĂ«rpiqemi t’i pĂ«rtypim, na bien rĂ«ndĂ« nĂ« stomak dhe na bĂ«jnĂ« tĂ« ulĂ«rasim menjĂ«herĂ«: “Dhimbje, dhimbje, dhimbje!”

PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, mendoj se “Jam Mysliman” Ă«shtĂ« njĂ« libĂ«r qĂ« nxit fuqishĂ«m ndjenjat e stomakut tĂ« individit. Ai arrin tĂ« provokojĂ« dhe tĂ« krijojĂ« debat, por pyetja mbetet nĂ«se ky debat i shĂ«rben vĂ«rtet dijes dhe analizĂ«s, apo vetĂ«m polarizimit dhe marketingut tĂ« konfliktit.

15:01 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)

By: EL
21 July 2026 at 15:01

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e dyshuara të parave brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në dosjen ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila akuzohet për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensione, ndihmë ekonomike dhe pagesa të tjera sociale.

Pamjet filmike të datës 14 janar 2026 të administruara nga Prokuroria, tregojnë komunikimin mes ish-drejtoreshës dhe vartëseve të saj, ndërsa sipas hetimeve, në disa episode shefja e financës merrte thasët me para nga arka dhe i dërgonte në zyrën e drejtoreshës, në kundërshtim me procedurat e parashikuara.

 Vetëm pak minuta më pas, sipas dosjes hetimore, Mataj shihet duke u larguar nga zyra me një qese të bardhë transparente, përmbajtja e së cilës nuk mund të përcaktohet nga pamjet.

PĂ«r kĂ«tĂ« çështje, Gjykata ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masĂ«n “arrest nĂ« burg” pĂ«r ish-drejtoreshĂ«n Elisabeta Mataj, ndĂ«rsa dy vartĂ«set e saj, ish-shefja e financĂ«s Valbona Duni dhe arkĂ«tarja Paola Dana, janĂ« nĂ«n masĂ«n e sigurisĂ« “arrest nĂ« shtĂ«pi”.

Euronews Albania mëson se përvetësimi i fondeve dyshohet të ketë nisur që në muajin nëntor të vitit 2025, vetëm pak javë pasi Elisabeta Mataj mori drejtimin e filialit të Postës në Durrës. Sipas burimeve, skema ka vijuar për disa muaj, ndërsa në fazën e fundit situata u bë kritike, duke sjellë edhe vonesa në shpërndarjen e pensioneve për qytetarët.

Burime për Euronews bëjnë me dije se, përballë përshkallëzimit të situatës dhe mungesës së fondeve, shefja e financës Valbona Duni paraqiti dorëheqjen. Megjithatë, hetimet e Prokurorisë vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e dyshuar të përvetësimit të parave dhe përgjegjësitë individuale të personave të përfshirë./et

14:56 Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

By: EL
21 July 2026 at 14:56

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje drejtimi dhe të mbajnë helmeta.

Irlanda ndoqi një numër të vogël vendesh dhe qytetesh të tjera evropiane në kufizimin e përdorimit në rritje të skuterëve elektrikë pas një rritjeje të aksidenteve, veçanërisht midis fëmijëve.

Shtrimet nĂ« spital tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve pĂ«r dĂ«mtime traumatike tĂ« trurit si pasojĂ« e aksidenteve me skuterĂ« elektrikĂ« janĂ« rritur me 50% nĂ« 12 muajt e fundit, sipas Children’s Health Ireland (CHI), i cili operon tĂ« gjitha shĂ«rbimet kombĂ«tare pediatrike.

CHI vlerëson se një deri në dy fëmijë në ditë po paraqiten në departamentet e urgjencës këtë verë me lëndime nga skuterët elektrikë.

Kryeministri Michael Martin u tha ligjvĂ«nĂ«sve javĂ«n e kaluar se ai anonte drejt njĂ« ndalimi tĂ« plotĂ«, njĂ« opsion qĂ« kreu i forcĂ«s policore irlandeze tha se do ta mbĂ«shteste absolutisht, duke shtuar se automjetet po pĂ«rdoreshin gjithashtu pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar trafikun e drogĂ«s dhe pĂ«r tĂ« “terrorizuar” komunitetet lokale.

Një ndalim i plotë i mundshëm do të mbetet në diskutim, tha qeveria në një deklaratë, ndërsa përshkroi masa të tjera duke përfshirë veshjen e detyrueshme të xhaketave me dukshmëri të lartë dhe ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë që mund të tejkalojnë limitin ligjor të shpejtësisë prej 20 kilometrash në orë./et

14:51 Gjykata e gjobiti për mungesë në seancë, avokati Ndreca: E kisha njoftuar me shkresë zyrtare, shpresoj të mos jetë e qëllimtë, u prek liria e profesionit

By: EL
21 July 2026 at 14:51

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sot lidhur me lajmin se ai ishte gjobitur nga Gjykata për shkak se mungoi në seancën e sotme.

Në reagimin e tij, Ndreca sqaron arsyet e mungesës së tij, duke u shprehur se për këtë mungesë kishte njoftuar gkykatën me shkresë zyrtare se në të njëjtën orë kur ishte Caktuar gjyqi ndaj Veliajt, ai duhet të ishte në një proces tjetër civil, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale.

Ndreca thotë se gjykata e kishte vendosur datën dhe orën e seancës së sotme pa pyetur asnjë avokat, e kjo sjellje nga ana e gjykatës nuk është hera e parë që ndodh.

Reagimi i plotë i avokatit Ndreca:

Sot disa media, që prej kohësh kanë hequr dorë nga objektiviteti dhe janë rreshtuar hapur në krah të akuzës kundër Erion Veliajt, nxituan të publikojnë lajmin se unë jam gjobitur nga gjykata për mungesë në seancë. Natyrisht, harruan të tregojnë arsyen e mungesës.

Ja e vërteta.

Sot, në orën 09:00, me shkresë zyrtare njoftova gjykatën se në të njëjtën orë (orën 10 a.m.) isha në një proces civil, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale. Bashkëlidha provat dhe kërkova shtyrjen e seancës. Askush nuk mund të jetë fizikisht në dy gjykata në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objektive, për gjykatën penale jo.

Sipas kolegĂ«ve tĂ« pranishĂ«m nĂ« sallĂ«, arsyeja e gjobĂ«s ishte “se unĂ« duhej ta kisha njoftuar kĂ«tĂ« konflikt qĂ« nĂ« seancĂ«n e kaluar”. NdĂ«rkohĂ« seancĂ«n e kaluar gjykata vendosi datĂ«n dhe orĂ«n pa pyetur asnjĂ« avokat. Nuk u interesua nĂ«se mbrojtĂ«sit kishin angazhime tĂ« tjera, por sot gjobit njĂ« prej tyre sepse nuk e paska njoftuar pĂ«r njĂ« konflikt oraresh, qĂ« ajo vetĂ« nuk u interesua kurrĂ« as ta pyeste, as ta verifikonte.

Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë nuk do të jetë as e fundit, që kam kritikuar publikisht mënyrën se si po zhvillohet ky proces. Shpresoj sinqerisht që kjo gjobë të mos jetë një reagim ndaj këtyre qëndrimeve. Por nëse dikush beson se me një gjobë, me disa gjoba, me procedime administrative apo edhe penale mund të më bëjë të hesht, gabon. Kush më njeh, e di se nuk jam nga ata që zgjedh rehatinë në kurriz të padrejtësisë dhe është shumë vonë të filloj ta bëj tani.

Po bëhet e qartë çdo ditë e më shumë se në këtë proces edhe pse akoma në fillim, shumë nga argumentet tona, të refuzuara fillimisht, janë pranuar nga gjykata më të larta. Të njëjtin fat do kenë edhe shkelje të tjera përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shumë shpejt do të vihet zyrtarisht në lëvizje me kërkesën tonë. Kauza nuk është thjesht të fitojmë një proces, por nëpërmjet tij të ndërtojmë standarde më të mira kushtetuese dhe evropiane të drejtësisë.

PikĂ«risht pĂ«r kĂ«to standarte do t’i drejtohem edhe DhomĂ«s KombĂ«tare tĂ« AvokatisĂ«. Gjobitja e njĂ« avokati nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s sĂ« tij nuk Ă«shtĂ« njĂ« problem individual, por njĂ« precedent qĂ« prek lirinĂ« dhe pavarĂ«sinĂ« e profesionit tĂ« avokatit.

Nëse një gjykatë pretendon të diktojë mënyrën se si një avokat organizon veprimtarinë e tij profesionale dhe e ndëshkon kur ajo nuk përputhet me ritmin që gjykata imponon njëanshmërisht, atëherë nuk vihet në diskutim vetëm liria e avokatit, por vetë e drejta për një mbrojtje të pavarur.

Unë besoj në një drejtësi që pranon kondradiktoritetin, debatin, bashkëpunimin, mirëkuptimin institucional dhe e konsideron mbrojtjen një garanci kushtetuese, jo një pengesë procedurale.

Ndaj, as kjo gjobë dhe as ndonjë masë tjetër nuk do të më largojë nga kjo rrugë.

Pa avokatë të lirë nuk ka mbrojtje efektive, pa mbrojtje efektive nuk ka proces të rregullt dhe pa proces të rregullt nuk ka shtet të së drejtës./et

14:49 Kamera trupi për të gjithë inspektorët, Dash Sula: Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

By: EL
21 July 2026 at 14:49

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Brenda 8 deri në 9 muajve të ardhshëm, të gjithë inspektorët e inspektorateve në rang kombëtar do të pajisen me kamera trupi inteligjente. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Inspektoratit, Dashnor Sula, gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, ku theksoi se kjo është një nga reformat kryesore që synon rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit në terren.

Sipas Sulës, përdorimi i kamerave të trupit, së bashku me digjitalizimin e plotë të sistemit të inspektimeve, do të minimizojë abuzimet, favorizimet dhe shkeljet nga ana e inspektorëve, duke garantuar një proces më të drejtë dhe më të kontrollueshëm.

Ai u ndal edhe te platforma sigurt.gov.al, duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi, shkeljeje apo problematike që hasin gjatë marrjes së shërbimeve. Sula theksoi se platforma garanton ruajtjen e anonimatit të denoncuesve, ndërsa informacionet e përcjella përbëjnë një mekanizëm të rëndësishëm për identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të paligjshmërisë. /et

14:48 Me çantën në dorë, bashkëshorti i Elisa Spiropalit paraqitet në Policinë e Tiranës (FOTO)

By: EL
21 July 2026 at 14:48

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Salarjon Totaj, bashkëshorti ish-ministres së Jashme dhe deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Totaj është fotografuar brenda godinës së Policisë së Tiranës, teksa mban në dorë një çantë të zezë dhe është i fokusuar në celularin e tij.

Me çantën në dorë, bashkëshorti i Elisa Spiropalit
Salarjon Totaj në Policinë e Tiranës

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së bashkëshortit të Elisa Spiropalit në ambientet e Policisë së Tiranës.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi këtë paraqitje, ndërsa pritet një reagim nga Policia e Tiranës për të sqaruar rrethanat.

Kujtojmë që më herët, Totaj ka mbajtur për 5 vite me radhë postin e drejtorit të Ujësjellësi të Fierit./et

14:44 Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime

By: EL
21 July 2026 at 14:44

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve vlonjatë dhe veçanërisht pensionistët janë të privuar nga e drejta për të bërë pushime. Kjo jo nga mungesa e mundësive, vendeve apo plazheve se ku mund të pushojnë, por nga ekonomia e dobët, që nuk i lejon, siç tregojnë edhe ata vetë, të pushojnë siç dëshirojnë.

Pensionet dhe pagat janë tepër të ulëta, duke bërë që pushimet për ta të kthehen në një luks. Tarifat e vendosura për çadrat dhe shezlongët, prej 700 lekësh, thonë se nuk i përballojnë dot, duke u detyruar të pushojnë në hapësirat publike, aty ku marrin çadrat me vete dhe ulen në bregdet. Pushuesit tregojnë se duhet të kenë më tepër mundësi se ku të pushojnë, më tepër hapësira publike falas për ta, pasi shumica janë zaptuar nga privati. Gjithashtu, sipas tyre, shteti duhet të ndërhyjë edhe në përmirësimin e gjendjes ekonomike, duke nisur nga rritja e pagave dhe pensioneve.

“Me kĂ«tĂ« plazh, me 7 mijĂ« lekĂ« çadra, nuk ia dalim dot, ndaj vijmĂ« kĂ«tu nĂ« rĂ«rĂ«. Zgjidhje tjetĂ«r s’kemi, s’ia dalim dot ne. S’ikim dot deri te uji, i ftohtĂ« qoftĂ« ai qĂ« Ă«shtĂ« pa lekĂ« atje. Zgjidhja Ă«shtĂ« atĂ« plazh ta bĂ«jnĂ« me 2 a 3 mijĂ« lekĂ« pĂ«r ne, njĂ« tarifĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t. TĂ« gjithĂ« duhet tĂ« kenĂ« mirĂ«qenie. Shpresa vdes e fundit”, tha njĂ« qytetare.

NjĂ« tjetĂ«r zonjĂ« shprehet: “MirĂ« po kalojmĂ«, deti shumĂ« i mirĂ«, po keq janĂ« shezlonĂ«t qĂ« i kanĂ« sjellĂ« deri tutje. MundĂ«si ekonomike kam deri kĂ«tu te shkallĂ«t, atje s’vete dot se pensioniste jam. GjallĂ« nĂ« botĂ« si i pĂ«rballoj dot? AsnjĂ«herĂ«. Kush Ă«shtĂ« ai qĂ« s’do mĂ« shumĂ«? S’do qorri sy. Nuk pĂ«rballohet me kĂ«to pensione.”

“Ne pensionistat na ka hequr nga lista fare. I kanĂ« degdisur atje poshtĂ« pĂ«r t’i hequr qafe. KanĂ« ngelur tani me pensionet tona, janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme. Ku paguhet çadra 7 mijĂ« lekĂ«? Me shpenzime ditore s’del pĂ«r 5 ditĂ«, jo njĂ« muaj. Duhet tĂ« rriten pensionet”, tha njĂ« zotĂ«ri.

Besnikët e bregdetit në çdo stinë mbeten qytetarët vlonjatë dhe veçanërisht ata në moshë pensioni. Pavarësisht mundësive të pakta ekonomike, ata i gjejnë mënyrat për të pushuar, dikush i ulur në gurë apo shkëmbinj, të tjerë në shkallë dhe shumë në plazhet publike, duke vendosur çadra personale./et

14:31 Rrëqebulli i Ballkanit dokumentohet në një zonë të re në juglindje të Shqipërisë, mes Korçës dhe Skraparit

By: EL
21 July 2026 at 14:31

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) njofton se një individ i rrëqebullit të Ballkanit është fotografuar nga një prej kamerave kurth, në një zonë të re në juglindje të Shqipërisë, në kufirin mes rajoneve të Korçës dhe Skraparit.

Ky përbën regjistrimin më jugor të konfirmuar të rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, një e dhënë e vyer për kërkimin shkencor për praninë dhe shpërndarjen e këtij lloji të rrezikuar në mënyrë kritike.

“Çdo evidence e re na ndihmon tĂ« kuptojmĂ« mĂ« mirĂ« mĂ«nyrĂ«n se si rrĂ«qebulli i Ballkanit pĂ«rdor territorin, tĂ« identifikojmĂ« habitatet kyçe dhe tĂ« monitorojmĂ« shpĂ«rndarjen e tij. TĂ« dhĂ«nat nga kjo zonĂ«, e cila shtrihet pĂ«rtej habitateve kryesore tĂ« njohura deri mĂ« sot, janĂ« veçanĂ«risht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, pasi mund tĂ« tregojnĂ« zgjerimin e mundshĂ«m drejt territoreve tĂ« reja jugore ose pĂ«rdorimin e korridoreve ekologjike tĂ« pa dokumentuara mĂ« parĂ«â€, shkruan PPNEA.

Shoqata bën me dije se këto gjetje forcojnë planifikimin e masave të ruajtjes dhe përmirësojnë kuptimin tonë mbi ndërlidhjen e habitateve në Shqipëri.

Ekspertët e PPNEA do të analizojnë imazhin origjinal të regjistruar nga kamera dhe do ta krahasojnë atë me fotografitë dhe të dhënat e mbledhura gjatë viteve të mëparshme, me qëllim konfirmimin e identitetit të individit. Paralelisht, do të instalohen kamera shtesë në zonë për të vijuar monitorimin dhe për të mbledhur të dhëna të reja mbi praninë, lëvizjet dhe përdorimin e habitatit nga ky individ.

Për Programin e Rimëkëmbjes të Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), çdo e dhënë e verifikuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Ajo na afron një hap më shumë drejt kuptimit të shpërndarjes së këtij lloji dhe mbrojtjes së rrjetit ekologjik nga i cili varet mbijetesa e tij, thotë shoqata.

14:29 Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve

By: EL
21 July 2026 at 14:29

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Gjykata e LartĂ« kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« ka marrĂ« vendimin dhe ka shpallur zyrtarisht listĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« kandidatĂ«ve qĂ« plotĂ«sojnĂ« kushtet ligjore pĂ«r t’u zgjedhur anĂ«tar i KĂ«shillit tĂ« LartĂ« GjyqĂ«sor.

Njëkohësisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shpalli datën e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor e cila do të mbahet më 25 shtator ora 10:00.

Zgjedhjet do të zhvillohen për zgjedhjen e 1 gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatët:

Arbena Ahmeti – Gjykata e LartĂ«

SandĂ«r Simoni – Gjykata e LartĂ«

Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«

Matilda Llangozi – Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«

Brunilda Kadi – Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«

Manjola Xhaxho – Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«./et

14:28 Gjermania ndalon konsumimin e alkoolit në të gjitha stacionet e trenave nga 15 tetori

By: EL
21 July 2026 at 14:28

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Gjermania do të ndalojë konsumimin e alkoolit në të gjitha stacionet e trenave nga 15 tetori, në një përpjekje për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e incidenteve të dhunshme në transportin hekurudhor.

Deutsche Bahn (DB) ka konfirmuar se ndalimi do të zbatohet në rreth 5,400 stacione trenash në mbarë vendin.

Vendimi vjen pas rritjes së rasteve të dhunës në trena dhe stacione, ku një pjesë e konsiderueshme e incidenteve lidhen me konsumimin e alkoolit.

Drejtoresha ekzekutive e DB, Evelyn Pala, tha se masa synon të mbrojë punonjësit dhe udhëtarët, duke theksuar se kompania dëshiron të krijojë më shumë rend dhe siguri në stacione dhe në trenat gjermanë.

Sipas kompanisë, ndalime të ngjashme janë zbatuar tashmë në Hamburg, Mynih, Këln dhe Frankfurt, duke sjellë rezultate pozitive. Në Hamburg, ku masa është në fuqi që nga prilli i vitit 2024, është regjistruar një rënie e ndjeshme e incidenteve të dhunshme, si dhe ulje e kostove të pastrimit të stacioneve.

Zbatimi i ndalimit do tĂ« bĂ«het nĂ« bashkĂ«punim me autoritetet lokale dhe PolicinĂ« Federale. Personat qĂ« shkelin rregullin do tĂ« detyrohen tĂ« largohen nga stacioni, ndĂ«rsa nĂ« rast tĂ« shkeljeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura mund t’u ndalohet hyrja nĂ« ambientet e DB-sĂ«.

Kompania sqaroi se ndalimi vlen vetëm për konsumimin e alkoolit në stacione dhe jo për transportimin e pijeve alkoolike të mbyllura.

Sipas statistikave të Policisë Federale, më shumë se një e treta e krimeve të regjistruara në stacionet e trenave kryhen nga persona nën ndikimin e alkoolit. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas një incidenti të rëndë në linjën hekurudhore mes Offenburgut dhe Karlsruhe, ku një punonjës 26-vjeçar i sigurisë së DB u sulmua nga një pasagjer i dehur, ra nga treni në lëvizje dhe mbeti i plagosur rëndë./et

14:27 Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi: Shqipëria po përgatitet për fazën e re të NATO-s, me më shumë investime në mbrojtje dhe modernizim të Forcave të Armatosura

By: Kesjana
21 July 2026 at 14:27

Last Updated on 21/07/2026 by Kesjana

TiranĂ«, 21 Korrik 2026 – Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi njĂ« konferencĂ« pĂ«r media, ku prezantoi prioritetet strategjike tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, zhvillimet nĂ« kuadĂ«r tĂ« AleancĂ«s sĂ« Atlantikut tĂ« Veriut, investimet nĂ« mbrojtje dhe masat pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« zjarreve nĂ« vend.

Gjatë konferencës, Ministri Nufi e cilësoi vendimin për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë si një vlerësim të rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit të saj gjithnjë e më të madh në Aleancë.

Ai theksoi se NATO po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re zhvillimi, tĂ« njohur si NATO 3.0, dhe se ShqipĂ«ria po pĂ«rgatitet pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur kĂ«tij realiteti tĂ« ri pĂ«rmes rritjes sĂ« kapaciteteve mbrojtĂ«se dhe investimeve strategjike.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria ka hyrë tashmë në një trajektore të besueshme të rritjes së investimeve në mbrojtje, duke arritur nivelin e 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të alokuar për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tij, këto investime përfaqësojnë një investim të drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare, stabilitetin e vendit dhe përmbushjen e angazhimeve ndaj NATO-s.

Në këtë kuadër, Ministri Nufi nënvizoi se modernizimi i Forcave të Armatosura mbetet prioriteti kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë konferencës për media, ai veçoi marrëveshjen me kompaninë FINCANTIERI, e cila pritet të gjenerojë rreth 500 vende pune në Pashaliman, si dhe hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, të cilin e cilësoi një investim strategjik dhe një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcës Ajrore.

Ministri ritheksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një kontribuuese aktive në misionet dhe operacionet ndërkombëtare të NATO-s dhe partnerëve strategjikë, duke forcuar më tej rolin e saj si një aleate e besueshme.

Duke u ndalur te situata e zjarreve, Ministri Nufi informoi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka administruar në kohë reale raportimet e ardhura nga strukturat vendore dhe ka koordinuar aktivizimin e kapaciteteve shtesë tokësore dhe ajrore për përballimin e emergjencave.

Ai theksoi gjithashtu se monitorimi me dronët Bayraktar ka rezultuar një mjet efektiv për evidentimin e hershëm të vatrave të zjarrit dhe për koordinimin e operacioneve në terren.

Në përfundim, Ministri Nufi shprehu mirënjohjen për të gjithë efektivët, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura, strukturat e mbrojtjes civile dhe çdo person të angazhuar në shuarjen dhe menaxhimin e zjarreve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi maksimale dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, në toka bujqësore, pranë pyjeve, kullotave apo zonave me bimësi, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së flakëve./kb

14:26 Irani pretendon se ka goditur qendrën kryesore të të dhënave të Amazon në Bahrein

By: EL
21 July 2026 at 14:26

Last Updated on 21/07/2026 by EL

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi të martën se Forca e saj Hapësinore ka goditur me disa raketa lundruese infrastrukturën qendrore të të dhënave të kompanisë amerikane Amazon në Bahrein, duke pretenduar se objekti është shkatërruar.
Sipas deklaratës së IRGC-së, sulmi kishte në shënjestër edhe sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore dhe instalimet e radarëve në zonat Muharraq dhe Riffa të Bahreinit.
Deri tani, autoritetet e Bahreinit, Shtetet e Bashkuara dhe Amazon nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve. Nuk ka ende një konfirmim të pavarur që të vërtetojë se sulmet kanë ndodhur apo se objektet e përmendura janë goditur.
Pretendimi vjen në ditën e dhjetë të përplasjeve të drejtpërdrejta ushtarake mes Iranit dhe SHBA-së, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve vazhdojnë.
Teherani ka paralajmëruar se, nëse sulmet amerikane ndaj infrastrukturës iraniane vazhdojnë, do të godasë objekte dhe infrastruktura në vendet e rajonit që përdoren ose vihen në dispozicion të forcave amerikane.
Nga ana tjetĂ«r, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani do tĂ« “paguajĂ« shumĂ«fish” pĂ«r vdekjen e tre ushtarĂ«ve amerikanĂ« nĂ« Jordani dhe Irak.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n deklaratĂ«, IRGC tha se sulmi ishte njĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigje ndaj asaj qĂ« e cilĂ«soi si “agresion ushtarak amerikan” kundĂ«r objekteve civile, ende nĂ« ndĂ«rtim, nĂ« Darkhovin.
Ndërkohë, Misioni i Përhershëm i Iranit pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojnë sulmin amerikan ndaj centralit bërthamor në ndërtim në Darkhovin.

IAEA ka bërë të ditur se po shqyrton raportimet për incidentin, por ende nuk ka publikuar një vlerësim të pavarur mbi ngjarjen./et

13:00 ÇfarĂ« duhet tĂ« dini pĂ«r depresionin sezonal gjatĂ« verĂ«s

By: Anisa
21 July 2026 at 13:00

Depresioni sezonal shpesh lidhet me ditët e ftohta dhe të errëta të dimrit, por disa njerëz e përjetojnë atë gjatë verës. Pas kësaj mund të qëndrojnë edhe valët e të nxehtit dhe netët tropikale.

Mbi një miliard njerëz në mbarë botën përballen me probleme të shëndetit mendor, një barrë që po rritet dhe që nxitet kryesisht nga ankthi dhe depresioni.

Një nga format më pak të njohura të depresionit është çrregullimi afektiv sezonal (SAD), një lloj i veçantë çrregullimi depresiv që shfaqet sipas një modeli sezonal. Ashtu si çdo formë tjetër e depresionit, edhe ai është një gjendje serioze mjekësore.

Depresioni sezonal është më i zakonshëm gjatë dimrit dhe lidhet me ditët më të errëta e më të ftohta, si edhe me mungesën e ndërveprimit shoqëror. Megjithatë, ndonëse depresioni veror prek vetëm një numër të vogël njerëzish, ai mund të jetë po aq dobësues sa forma dimërore, e cila njihet më gjerësisht.

Një studim i fundit zbuloi se depresioni sezonal i verës është një nënlloj atipik që prek 0,57% të popullsisë botërore, krahasuar me depresionin sezonal të dimrit, i cili prek 5%.

Kjo gjendje mund të shkaktohet nga valët e të nxehtit dhe netët tropikale. Simptomat variojnë nga një gjendje më e lehtë trishtimi gjatë verës deri te shenja depresive që mund ta bëjnë të vështirë funksionimin e përditshëm, si pagjumësia, humbja e oreksit, shqetësimi dhe ankthi.

Respektimi i një rutine, shmangia e vapës së skajshme dhe kujdesi i veçantë për gjumin mund të ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve. Megjithatë, në rastet e rënda rekomandohet të kërkohet ndihmë mjekësore, sipas Adam Borland, psikolog klinik në Cleveland Clinic.

Rritja e problemeve të shëndetit mendor

Në mbarë botën, numri i njerëzve që jetojnë me një problem të shëndetit mendor pothuajse është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së rasteve të ankthit dhe depresionit.

Një analizë e fundit nga studimi i ri mbi Barrën Globale të Sëmundjeve, e publikuar në revistën The Lancet, zbuloi se rreth 1,2 miliardë njerëz, ose afërsisht 15% e popullsisë së botës, jetonin me një problem të shëndetit mendor në vitin 2023.

Këto shifra përfaqësojnë një rritje prej 95% të rasteve midis viteve 1990 dhe 2023. Gjatë së njëjtës periudhë, çrregullimet mendore u ngjitën në renditjen e shkaqeve kryesore të humbjes së shëndetit në botë, nga vendi i 12-të në vendin e 5-të.

Për çrregullimin e madh depresiv dhe çrregullimet e ankthit, rritja është edhe më e theksuar, përkatësisht 131% dhe 158%, duke i bërë ato dy problemet më të zakonshme të shëndetit mendor.

“PĂ«rgjigjja ndaj nevojave tĂ« popullsisĂ« globale pĂ«r shĂ«ndetin mendor, veçanĂ«risht tĂ« grupeve mĂ« tĂ« cenueshme, Ă«shtĂ« njĂ« detyrim, jo njĂ« zgjedhje”, shkruan autorĂ«t e Studimit mbi BarrĂ«n Globale tĂ« SĂ«mundjeve 2023.

Vlerësohet se një në gjashtë njerëz, ose rreth 140 milionë persona, jetojnë me një problem të shëndetit mendor në Rajonin Evropian. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm një në tre persona që jetojnë me depresion në këtë rajon ka marrë kujdesin e nevojshëm.

Që prej pandemisë së COVID-19, rastet e depresionit dhe ankthit te të rinjtë janë rritur me rreth 25%, ndërsa te grupmosha 15 deri në 29 vjeç, vetëvrasja është tashmë shkaku kryesor i vdekjes në rajon./ Euronews-ad

13:00 Zjarre të mëdha zjarri godasin vendet turistike në Francë dhe Spanjë, qindra të evakuuar/ Evropa përgatitet për 47 gradë Celsius

By: EL
21 July 2026 at 13:00

Zjarre të mëdha po shkatërrojnë vendet turistike në Francë dhe Spanjë, me qindra njerëz që po evakuohen, ndërsa Evropa përgatitet për një valë të nxehti prej 47 gradë Celsius.

Një zjarr shpërtheu jashtë kontrollit në provincën qendrore të Guadalajarës në Spanjë të hënën, duke u djegur për të pestën ditë radhazi dhe duke u bërë zjarri më i madh i vitit.

Kjo ndodh më pak se dy javë pasi Spanja pësoi një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e saj të kohëve të fundit, kur një zjarr në provincën jugore të Almerias vrau 13 persona dhe shkatërroi rreth 7,000 hektarë.

Nga 13 personat qĂ« vdiqĂ«n – pĂ«rfshirĂ« njĂ« grua 93-vjeçare britanike qĂ« vdiq nga plagĂ«t e djegies nĂ« njĂ« spital – shtatĂ« ishin nga MbretĂ«ria e Bashkuar.

Zjarri filloi të enjten në një zonë malore të mbuluar me pyje pranë fshatit La Mierla në rajonin Castilla-La Mancha, rreth 100 kilometra nga Madridi.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e katër fshatrave të tjerë vonë të dielën, duke e çuar në mbi 1,200 numrin e njerëzve që u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri ka përpirë më shumë se 26,000 hektarë tokë, një sipërfaqe afërsisht ekuivalente me qytetin skocez të Edinburgut.

Kreu i qeverisĂ« rajonale, Emiliano Garcia-Page, tha se autoritetet po bĂ«nin njĂ« pĂ«rpjekje ‘vĂ«rtet titanike’ pĂ«r tĂ« kontrolluar flakĂ«t.

‘Ne do ta mposhtim kĂ«tĂ« zjarr, njerĂ«zit nuk duhet tĂ« kenĂ« dyshim pĂ«r kĂ«tĂ«,’ u tha ai gazetarĂ«ve, duke thĂ«nĂ« se ‘prioriteti absolut’ ishte ‘mbrojtja e qyteteve dhe qendrave tĂ« popullsisë’, shtoi ai.

‘Kompleksiteti’ i zjarrit ishte se ai po pĂ«rhapej me tĂ«rbim nĂ«pĂ«r ‘SpanjĂ«n e zbrazur, SpanjĂ«n e territoreve tĂ« braktisura’, theksoi ndĂ«r tjera.

‘KĂ«to janĂ« zona tĂ« gjera tĂ« mbushura me mikro-fshatra, qendra tĂ« vogla popullsie. Kemi gati 30 fshatra brenda zonĂ«s sĂ« zjarrit, tĂ« rrethuar nga flakĂ«t’, tha Garcia-Page.

Një gazetar i AFP pa flakë të kuqe të ndezura dhe tym që ngriheshin nga toka vonë të dielën në mbrëmje nga një aeroplan komercial që fluturonte mbi rajonin e prekur.

Zjarrfikësit të dielën arritën të kufizonin përhapjen e një zjarri tjetër pranë Zaragozës në Spanjën verilindore, pasi dogjën rreth 15,000 hektarë.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu po rrit gjatësinë, intensitetin dhe frekuencën e valëve të nxehtësisë, duke tharë bimësinë dhe duke rritur rrezikun e zjarreve shkatërruese.

NĂ« vitin 2025, mĂ« shumĂ« se 393,000 hektarĂ« u shkatĂ«rruan nga 63 zjarre tĂ« mĂ«dha, sipas Sistemit Evropian tĂ« Informacionit pĂ«r Zjarret nĂ« Pyje – mĂ« shumĂ« nĂ« historinĂ« e kohĂ«ve tĂ« fundit tĂ« SpanjĂ«s.

Pamjet tregojnë flakë të mëdha që përfshijnë anët e rrugëve ndërsa zjarrfikësit përpiqen të luftojnë flakët e pakontrolluara.

Në Francë, flakët filluan në bregdetin e Mesdheut pranë Frejus të dielën, duke kërcënuar shtëpitë dhe duke detyruar evakuimin e disa fshatrave pasi erërat e forta dhe kushtet e thatësirës nxitën përhapjen e tyre të shpejtë.

Zjarri dogji rreth 180 hektarë deri në mbrëmje.

“Zjarri u pĂ«rhap jashtĂ«zakonisht shpejt nĂ« kontekstin e kĂ«saj vale tĂ« nxehtĂ«sisĂ« dhe thatĂ«sirĂ«s ekstreme”, tha prefekti lokal Simon Babre pĂ«r BFM ⁠TV.

Imazhet televizive treguan flakë të mëdha që përparonin pas vilave në kodër tipike të Rivierës Franceze, ndërsa tymi i zi i trashë ngrihej mbi pisha dhe pemë selvie.

Shërbimet e trenit midis portit mesdhetar të Toulon dhe Les Arcs u pezulluan për shkak të zjarrit.

Sipas Reuters Climate Monitor, temperatura mesatare maksimale në qytetin Les Arcs, ku po shpërthente zjarri, ishte 38 gradë Celsius, që është 11.4 gradë mbi temperaturën normale për 19 korrikun midis viteve 1961 dhe 1990.

Kjo vjen ndërsa destinacionet evropiane të pushimeve përballen me mot rekord dhe një valë të nxehti prej 47 gradë Celsius brenda disa ditësh, ndërsa miliona britanikë përgatiten për pushimet e tyre verore.

Zjarri nĂ« rajonin Var tĂ« FrancĂ«s ‘nuk ishte ende nĂ«n kontroll’ deri nĂ« mesditĂ«n e sĂ« hĂ«nĂ«s, dhe zjarrfikĂ«sit mbetĂ«n ‘tĂ« kujdesshĂ«m’, tha Eric Grohin, kreu i brigadĂ«s sĂ« zjarrfikĂ«sve tĂ« Var.

Temperaturat në rajon, të cilat ishin më të lartat në Francë të dielën, ishin planifikuar të kalonin 40 gradë Celsius të hënën, sipas Météo-France.

Zjarri, i cili filloi në Taradeau, në veriperëndim të Gjirit të Saint-Tropez rreth orës 15:00, u përhap me shpejtësi përpara se të arrinte në qytetin fqinj Les Arcs-sur-Argens.

Ai dogji 10 shtëpi, dëmtoi nëntë të tjera dhe la një zjarrfikës me lëndime të lehta.

Rreth 615 zjarrfikës të mbështetur nga përforcime nga katër departamente fqinje, pesë bombardues uji Canadair, katër helikopterë zjarrfikës dhe dy avionë Dash u vendosën kundër flakëve.

Ndërsa flakët arritën në skaj të zonave të ndërtuara, autoritetet evakuuan 150 persona nga dy qytete të prekura, duke i strehuar ata në një sallë komunitare dhe një shkollë.

Kryebashkiaku i Les Arcs, Marcel Florent, pĂ«rshkroi ‘njĂ« top zjarri qĂ« goditi qytetin’ tĂ« dielĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, duke kujtuar se si ‘edhe zjarrfikĂ«sit u detyruan tĂ« strehoheshin’.

Departamenti Var është vendosur nën një paralajmërim portokalli për valë të nxehti.

Departamenti, sĂ« bashku me tre tĂ« tjerĂ« nĂ« FrancĂ«n juglindore – Bouches-du-RhĂŽne, Vaucluse dhe Gard – u vunĂ« nĂ«n njĂ« rrezik ‘shumĂ« tĂ« lartë’ tĂ« zjarreve pyjore pĂ«r tĂ« martĂ«n.

NjĂ«zet e tetĂ« departamente do tĂ« vendosen nĂ«n njĂ« rrezik ‘tĂ« lartë’.

Organizata Botërore Meteorologjike muajin e kaluar paralajmëroi se temperaturat rekord që pjekën Evropën Perëndimore për më shumë se një javë në fund të qershorit do të përkeqësonin rrezikun e zjarreve, duke pasur parasysh parashikimin për temperatura të larta të qëndrueshme, lagështi shumë të ulët dhe bimësi të thatë.

Agjencia spanjolle e motit AEMET tha se vala e të nxehtit, e treta e vitit 2026, pritej të zgjaste të paktën deri të enjten, duke sjellë temperatura mbi 40 gradë Celsius në pjesën më të madhe të brendësisë juglindore dhe duke e çuar rrezikun e zjarreve në nivele ekstreme.

Disa zona mund të arrijnë 42 deri në 44 gradë Celsius deri të enjten, ndërsa ajri i nxehtë dhe i thatë lëviz në veri nga Afrika.

Nxehtësia më e keqe do të ndihet në Andaluzi dhe Rajonin e Murcias, ku temperaturat mund të rriten mbi 45 gradë Celsius.

Disa modele moti madje parashikojnĂ« 46 deri nĂ« 47 gradĂ« Celsius nĂ« pjesĂ« tĂ« Murcias tĂ« enjten, me gazetat spanjolle qĂ« e quajnĂ« atĂ« ‘nĂ«na e tĂ« gjitha valĂ«ve tĂ« tĂ« nxehtit’.

Agjencia paralajmëroi gjithashtu për stuhi të mundshme të thata në zonat malore të Spanjës lindore.

Spanja është tashmë vendi më i prekur nga zjarret në Bashkimin Evropian këtë vit.

Sipas shërbimit të monitorimit të zjarreve në pyje Copernicus të BE-së, 104,423 hektarë ishin djegur në të gjithë Spanjën në vitin 2026, krahasuar me 41,781 hektarë në Francë. /ET

12:50 Shqipëria, me temperatura mbi normalen, qershori 2026 ndër më të nxehtët në Europë, rreziqet

By: Anisa
21 July 2026 at 12:50

Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura dukshëm më të larta se mesatarja klimatike, në një muaj që solli rekorde të reja të të nxehtit në Europë dhe në nivel global.

Harta e publikuar nga ShĂ«rbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus dhe e hedhur nĂ« faqen e Komisionit Europian tregon se, gjatĂ« periudhĂ«s 18–30 qershor 2026, temperaturat mesatare tĂ« ajrit nĂ« sipĂ«rfaqe nĂ« ShqipĂ«ri ishin pĂ«rgjithĂ«sisht rreth 2 deri nĂ« 4°C mbi mesataren e periudhĂ«s 1991–2020. Anomalia ishte mĂ« e theksuar nĂ« pjesĂ«n veriore dhe qendrore tĂ« rajonit tĂ« Ballkanit, ndĂ«rsa Greqia dhe zonat mĂ« jugore shfaqĂ«n devijime mĂ« tĂ« kufizuara.

Edhe pse Shqipëria nuk ishte ndër zonat më ekstreme të kontinentit, harta tregon se vendi ishte pjesë e një brezi të gjerë të nxehti që shtrihej nga Gadishulli Iberik dhe Franca, përmes Europës Qendrore, deri në Europën Lindore.

Sipas Copernicus, qershori 2026 ishte qershori mĂ« i nxehtĂ« i regjistruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« EuropĂ«n PerĂ«ndimore dhe i dyti mĂ« i nxehtĂ« nĂ« nivel global. Temperatura mesatare globale arriti nĂ« 16.54°C, ose 0.56°C mbi mesataren e viteve 1991–2020 dhe 1.39°C mbi nivelin e vlerĂ«suar tĂ« periudhĂ«s paraindustriale 1850–1900.

Europa Perëndimore, deri në 9°C mbi normalen

Situata më e rëndë u regjistrua në Europën Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të qershorit, pjesë të Francës dhe Gjermanisë përjetuan temperatura mesatare deri në 9°C mbi normalen klimatike.

Harta e Copernicus e paraqet FrancĂ«n, Beneluksin, GjermaninĂ«, ZvicrĂ«n dhe pjesĂ« tĂ« EuropĂ«s Qendrore me ngjyrat mĂ« tĂ« errĂ«ta, qĂ« sinjalizojnĂ« devijime prej 7–9°C mbi mesataren e periudhĂ«s 1991–2020.

Temperatura mesatare në Europën Perëndimore arriti në 20.74°C gjatë qershorit, 3.05°C mbi normalen mujore, duke tejkaluar edhe rekordin e vendosur vetëm një vit më parë, në qershor 2025.

Vetëm Qiproja dhe Malta regjistruan temperatura afër niveleve normale, sipas Komisionit Europian.
NĂ« SpanjĂ« dhe Portugali, temperaturat ishin kryesisht 3–6°C mbi mesataren, ndĂ«rsa nĂ« BritaninĂ« e Madhe devijimi arriti nĂ« disa zona 5–7°C.

Italia, vendet e Adriatikut dhe pjesa më e madhe e Ballkanit u përfshinë gjithashtu nga temperatura mbi normalen, por me intensitet më të ulët se Europa Perëndimore. Në pjesën më të madhe të Italisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, harta tregon devijime përgjithësisht nga 2°C në 4°C.

NĂ« EuropĂ«n Qendrore dhe Lindore, brezi i temperaturave tĂ« larta u shtri nĂ« Poloni, vendet baltike, UkrainĂ« dhe nĂ« pjesĂ«n perĂ«ndimore tĂ« RusisĂ«, ku nĂ« disa zona anomalitĂ« arritĂ«n 5–7°C.

Copernicus raportoi se temperatura mesatare mbi tokën europiane gjatë qershorit ishte e dyta më e lartë e regjistruar për këtë muaj. Nxehtësia u shoqërua edhe me temperaturat më të larta të sipërfaqes së detit të regjistruara ndonjëherë globalisht për një muaj qershor.

Thatësira dhe rreziku nga zjarret

Temperaturat e larta u shoqëruan me kushte më të thata në pjesë të Europës, duke shtuar rrezikun e zjarreve në pyje dhe kullota. Copernicus vlerëson se thatësira kontribuoi në përhapjen e zjarreve në Europë, Amerikën e Veriut dhe Rusi gjatë muajit.

Për Shqipërinë, temperaturat mbi normalen në fund të qershorit përkojnë me fillimin e sezonit të zjarreve, kur mungesa e reshjeve, bimësia e tharë dhe erërat mund ta përshpejtojnë përhapjen e flakëve.

Të dhënat e reja konfirmojnë se valët e të nxehtit po shfaqen më herët, po zgjasin më shumë dhe po përfshijnë zona gjithnjë e më të gjera të kontinentit. Copernicus paralajmëron se akumulimi i vazhdueshëm i nxehtësisë në sistemin klimatik po rrit intensitetin e valëve të të nxehtit dhe rreziqet për shëndetin, ekosistemet dhe infrastrukturën./monitor-ad

12:45 Berisha sulmon RamĂ«n pas deklaratĂ«s sĂ« eurodeputetit ZdechovskĂœ: AkuzĂ« e rĂ«ndĂ«, heshtja e kryeministrit Ă«shtĂ« domethĂ«nĂ«se

By: Anisa
21 July 2026 at 12:45

Last Updated on 21/07/2026 by Anisa

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas njĂ« deklarate tĂ« eurodeputetit çek TomĂĄĆĄ ZdechovskĂœ, tĂ« cilĂ«n ai e cilĂ«soi si njĂ« akuzĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha pretendoi se eurodeputeti ka ngritur akuza për përdorim të familjarëve nga kryeministri për nxjerrjen e parave jashtë vendit. Sipas Berishës, Rama nuk ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve dhe ka tentuar të censurojë publikimin e lajmit.

“Deklarata e europarlamentarit Ă«shtĂ« aktakuza mĂ« e rĂ«ndĂ« qĂ« i bĂ«het personalisht Edi RamĂ«s dhe familjarĂ«ve tĂ« tij nga njĂ« personalitet i BE-sĂ«â€, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së tha se kjo situatë përbën një rast të pazakontë dhe kritikoi heshtjen e kryeministrit, duke kërkuar reagim publik ndaj akuzave të ngritura.

Deri në këto momente, pretendimet e përmendura nga Berisha janë pjesë e debatit politik, ndërsa nuk ka një reagim të bërë publik nga kryeministri Edi Rama lidhur me deklaratat e cituara./ad

12:40 Malaj konfirmon vrullin e ri të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet: 11 miliardë lekë të ardhura

By: Anisa
21 July 2026 at 12:40

Të ardhurat e bashkive u rritën me 90% në pesë muajt e parë të vitit, të nxitura kryesisht nga taksat e lidhura me ndërtimet e reja në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

KĂ«tĂ« e konfirmoi ministri i Financave, Petrit Malaj, nĂ« Komisionin e Ligjeve, gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« mbrojtje tĂ« Aktit Normativ “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 87/2025 ‘PĂ«r Buxhetin e vitit 2026’”.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore mblodhën 28.5 miliardë lekë të ardhura të veta tatimore në periudhën janar-maj 2026, ose 13.5 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rritja mĂ« e lartĂ« i dedikohet taksave lokale”, tha Malaj gjatĂ« prezantimit tĂ« aktit normativ pĂ«r ndryshimin e buxhetit tĂ« vitit 2026 nĂ« Komisionin e Ligjeve.

Sipas tij, vetĂ«m tĂ« ardhurat nga taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« u rritĂ«n me 10.8 miliardĂ« lekĂ«. Rritja Ă«shtĂ« regjistruar “kryesisht nĂ« BashkinĂ« TiranĂ« dhe bashkitĂ« bregdetare, si ajo HimarĂ«, ku ka ndĂ«rtime tĂ« reja nĂ« zhvillim”, tha ministri.

Aktiviteti ndërtues në vend ka hyrë në një cikël të ri, me një seri projektesh që po zhvillohen në kryeqytet dhe përgjatë bregdetit, ku janë dhënë leje nga KKTU për ndërtesa shumëkatëshe, komplekse rezidenciale, hotele dhe fshatra turistikë.

Projektet shtrihen në zona që përfshijnë Golemin, Qerretin, Vlorën, Himarën, Lukovën, Borshin dhe Sarandën, ndërsa vrullit të ndërtimeve i janë bashkuar edhe zona në veri të vendit, si Shëngjini dhe Velipoja.

Të ardhurat nga taksa e pasurisë gjithashtu tejkaluan nivelin e një viti më parë.

“Mbledhja e saj ka avancuar pĂ«rtej pritshmĂ«rive”, tha Malaj. PĂ«r pesĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit, bashkitĂ« arkĂ«tuan 784 milionĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ« nga kjo taksĂ« krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2025.

Qeveria propozoi rritjen me 14 miliardë lekë të parashikimit për të ardhurat vendore në buxhetin e rishikuar, bazuar në performancën e arkëtimeve gjatë pjesës së parë të vitit. Edhe shpenzimet vendore parashikohet të rriten me 14.2 miliardë lekë.

Në nivel kombëtar, të ardhurat e përgjithshme buxhetore arritën në 341 miliardë lekë gjatë pesë muajve të parë, ose 105.3% të planit të periudhës.

“Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, tĂ« ardhurat e pĂ«rgjithshme u rritĂ«n me 34.8 miliardĂ« lekĂ« ose 11.4% mĂ« shumĂ«â€, tha Malaj.

Ministria e Financave propozoi që parashikimi vjetor i të ardhurave të përgjithshme të rritet në 843.1 miliardë lekë, ose 20.1 miliardë lekë mbi buxhetin fillestar.

Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet arritën në 298.4 miliardë lekë në periudhën janar-maj, 2.2% mbi planin.

“NĂ« total, janĂ« mbledhur 6.3 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« krahasim me planin fillestar tĂ« pesĂ«mujorit 2026”, tha ministri.

Suficiti buxhetor për periudhën arriti në rreth 53.7 miliardë lekë. Sipas Malajt, ndryshimet e propozuara në buxhet financohen nga të ardhurat shtesë dhe nuk ndryshojnë nivelin e deficitit.

“TĂ« gjitha ndryshimet e propozuara nĂ« aktin normativ financohen brenda hapĂ«sirĂ«s fiskale tĂ« krijuar nga rritja e tĂ« ardhurave buxhetore”, tha ai. “Ato nuk ndryshojnĂ« nivelin e deficitit buxhetor, ruajnĂ« trajektoren rĂ«nĂ«se tĂ« borxhit publik dhe garantojnĂ« vijimin e konsolidimit fiskal.”/ad

❌
❌