Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026Java News

Nga “mbiu” kjo protestë ?

5 June 2026 at 16:48

Nga ARTUR AJAZI

Do isha dakort me protestën, në rast se, ajo do të kishte një lider, një drejtues, një program, pra një “kokë”, siç ndodh në rastin e të gjitha protestave në botë. Nuk ka asnjë dyshim se, protesta e nisur para 4-5 ditëve në Tiranë, e ka zanafillën tek një “dorë e sprovuar”, madje mund të them se, ka kohë që tentohet të krijohet një situatë e tillë. A ka lidhje me faktorin e jashtëm, me situatën në Lindjen e Mesme, Rajon apo gjetkë ? Natyrisht që po. Vetëm dje, “protestuesit paqësorë”, nxorrën disi “kokën”, duke tundur një listë të gjatë me kërkesa. A thua, është rastësi, që në “pikun” e punës mes qeverisë së Edi Rama dhe Bashkimit Europian, dalin dhe bëjnë “protestë qytetare”, njerëz të ardhur nga qytetet dhe fshatrat e Jugut ? A thua, e kanë vërtetë me Zvernecin, Vlorën apo dhe bregdetin e Jugut ? Fakti që ata e nisën me Zvernecin, dhe dje dolën me “dorëheqje qeverisë”, tregon më shumë se kaq. Nuk ka dyshim se, shërbimet inteligjente, nga vende armike ndaj Shqiperisë, kanë kohë që presin rastin të krijojnë në Tiranë dhe gjetkë, trazira dhe situata kritike. Duan domosdoshmërisht të krijojnë rrëmuja, kaos, pakënaqësi, të pengojnë investimet e huaja, të pengojnë zhvillimin, të bllokojnë ecurinë e procesit të integrimit. Sot çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot, pyet me të drejtë, “nga mbiu kjo protestë”. Sepse në rast se do të ishin kundër investimeve amerikane, të paktën duhej të ngriheshin vlonjatët, zvërnecarët, apo dhe të tjerë banorë të asaj zone. Nuk ishte nevoja të vinin në Tiranë, nuk ishte nevoja as të manipulonin protestën e tyre me fëmijë, duke i vendosur megafonin, dhe duke i mësuar “thuaj poshtë qeveria, dorëhiqu Edi Rama”. Nuk kam dyshim, që ata janë shqiptarë, por personalisht i klasifikoj ata tek “shqiptarët e shitur”. Nuk ka asnjë kuptim logjik që, në vazhdën e procesit të integrimit, në mes të negociatave edhe për afrimin e investimeve amerikane apo dhe të tjera, në Tiranë të nisë “protesta qytetare me kërkesa politike”. Do ta mirëkuptoja protestën, në rast se ajo do të mbahej në Zvernec, në Vlorë, apo diku tjeter. Shqiptarët e ndershëm, ata që duan integrimin dhe zhvillimin, nuk u besojnë as “kërkesave dhe as thirrjeve të tyre”.

Bypass-i i Tiranës merr formë, ARRSH “ndez motorët” për fazën e tretë!

By: E B
5 June 2026 at 16:42

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet. Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit për këtë kontratë është parashikuar në vlerën e 2.5 miliardë lekëve.

Sipas ARRSH, procedura e prokurimit pritet të hapet gjatë muajit të ardhshëm, pasi të përfundojnë diskutimet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për elementët fundorë, që kanë nevojë për saktësim.

Ndërkohë, punimet kanë nisur tashmë në dy fazat e para të bypass-it. ARRSH raportoi se realizimi fizik i punimeve ka arritur në rreth 18-20%, ndërsa aktualisht po kryhen gërmimet, skarifikimi dhe mbushjet për formimin e trupit të rrugës. Po ashtu vijon ndërtimi i dy urave të parashikuara në këto lote, si dhe profilimi i skarpateve përgjatë gjurmës së projektit.

Për fazën e parë dhe të dytë, vlera e kontratave është 5.9 mld lekë dhe përfshijnë një gjatësi prej rreth 8.2 km.

Bypass-i i Tiranës parashikohet të ketë një gjatësi totale prej 21.6 km dhe do të lidhë autostradën Tiranë-Durrës me autostradën Tiranë-Elbasan, duke shmangur kalimin e trafikut tranzit përmes kryeqytetit. Traseja nis pranë rrugës Thumanë – Kashar dhe përfundon në Mullet, ndërsa rruga do të ketë dy korsi për secilin drejtim lëvizjeje dhe shpejtësi të lejuar deri në 120 km/h.

Burg për dy rojet e sigurisë që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec!

By: E B
5 June 2026 at 16:30

Kanë dalë para Gjykatës së Vlorës edhe dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, të arrestuar pas situatës në zonën e Zvërnecit.

Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec.

Më herët, në burg është lënë edhe Geraldo Biba, punonjës i “Major Security”, i akuzuar për dhunimin e protestuesit.

Seanca në GJKKO, Meta akuza të forta drejt SPAK për fshehje të provave për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA

By: E B
5 June 2026 at 16:21

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar akuza në drejtim të SPAK gjatë seancës së sotme gjyqësore në GJKKO. Në dëshminë e tij të zbardhur brenda sallës së gjyqit, Meta u shfaq i revoltuar, duke e cilësuar procesin ndaj tij si tërësisht të politizuar dhe të bazuar në manipulime.

Meta akuzoi prokurorët se kanë mbajtur të fshehura letërporositë e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që saktësonin faturat e lobimit me “McKeon Group”, ndërsa u ndal sërish te mënyra se si u arrestua më 21 tetor, duke e quajtur një “rrëmbim zyrtar”.

Ish-Presidenti deklaroi para trupit gjykues se është mashtruar me shifrat e lobimit në SHBA, duke tentuar të krijojnë një skandal për llogari të opinionit publik.

“Jam shumë i revoltuar të nderuar gjyqtarë e prokurorë, sepse veç shumë gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese. Unë jam rrëmbyer më 21 tetor në orën 12:08 minuta nga persona të panjohur dhe vetëm në orën 14:06 më u komunikua urdhri i prokurorëve të SPAK. Që kur jam pyetur për këtë çështje e kam bërë të qartë se kemi pasur veç një pagesë 15 mijë USD, me vendim kryesie dhe me bankë. Në shtator morën një letërporosi për ‘McKeon’ sikur janë bërë takime e pagesa të jashtëligjshme. Por pasi unë arrestohem, më 15 nëntor ka ardhur përgjigje tjetër nga SHBA, një saktësim! Zotërinjtë jo vetëm nuk ma bënë të ditur, por e mbajtën fshehur dhe në janar më pyetën prapë për të njëjtën gjë,” deklaroi Meta.

Duke u ndalur te dokumentet e lobimit të regjistruara në SHBA nën logon e FARA (Foreign Agents Registration Act), Meta sqaroi se ato nuk përbëjnë prova penalizuese dhe se emri i tij nuk figuron në asnjë kontratë.

“FARA është thjesht një portal ku mijëra kompani publikojnë të dhëna për transparencë, por nuk është as gjykatë, as prokurori. Nuk ekziston në marrëveshjen me GSIS asnjë nënshkrim i Ilir Metës! Marrëveshja është mes LSI-së dhe GSIS. Ju zoti Kllapi e dinit që në fillim që janë paguar veç 15 mijë dollarë. Ju erdhi tjetër gjë në shtator e tjetër në nëntor, e mbajtët fshehur dhe më pyetët sërish në janar. Ka një tendencë të qartë për politizim të procesit. Kur s’ke fakte, do e bësh politike!”

Më tej, Ilir Meta akuzoi prokurorët se kanë fshehur dëshmi kyçe të dhëna vite më parë që rrëzonin akuzat aktuale, duke u ndalur edhe te ndarja e përgjegjësive me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

“Prokuroria ka fshehur dëshminë e dhënë tek Ndini Tavani në vitin 2011 nga Hejsek, ku e bën të qartë që s’i kujtohej emri konkret. Edhe ajo çështja me 200 mijë euro bëhet vetëm për manipulim të opinioni publik, nuk ka asnjë përgjigje. Po ashtu, duhet të sqaroj se kreu i AKEP zgjidhet nga Kuvendi dhe Kryeministri, që ka qenë Edi Rama. Nuk e propozojnë partitë politike. Unë jam këtu për të mbajtur përgjegjësi për çdo veprim timin individual, nuk jam as për të marrë e as për të dhënë. Unë mbaj përgjegjësi për të miat, znj. Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA,” përfundoi Meta para trupës së GJKKO-së.

Mblidhet Komiteti i Monitorimit, ministri Salla: Prioritet IPARD III dhe mbështetja financiare për fermerët

By: E B
5 June 2026 at 16:09

Riakreditimi i Programit IPARD III dhe mbështetja financiare për fermerët ishin në qendër të mbledhjes së katërt të Komitetit të Monitorimit, ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me përfaqësues të Komisionit Europian, Delegacionit të BE-së në Shqipëri, strukturave zbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë takimit u diskutua progresi i arritur në përmbushjen e detyrimeve për Kapitujt 11, 12 dhe 13 të negociatave me Bashkimin Europian, si dhe hapat që do të ndiqen për modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural.

Salla u shpreh se Programi IPARD III mbetet një nga instrumentet kryesore për mbështetjen e fermave dhe industrisë agro-përpunuese, me fokus rritjen e konkurrueshmërisë, forcimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Sipas ministrit, krahas fondeve të IPARD, mbështetja për sektorin do të vijojë edhe përmes Skemës Kombëtare 2026 dhe Instrumentit të Garancisë Sovrane, të cilat synojnë të krijojnë më shumë mundësi financimi dhe investimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.

Teherani në ofensivë: Marina iraniane detyron anijet e SHBA-së të tërhiqen!

By: E B
5 June 2026 at 16:02

Teherani ka njoftuar se marina e Iranit detyroi anijet amerikane që të largoheshin nga Gjiri i Omanit.

Lajmin e bëri të ditur agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare të vendit.

“Marina iraniane, duke qëlluar raketa paralajmëruese dhe dronë, i detyroi shkatërruesit dhe transportuesit e avionëve amerikanë të largoheshin nga Gjiri i Omanit drejt Oqeanit Indian”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare.

Televizioni iranian transmetoi pamje që pretendon se përshkruajnë momentin kur u qëlluan të shtënat paralajmëruese.

Imazhet tregojnë momentin kur u lëshua droni. Sipas deklaratës së ushtrisë iraniane, të shtënat paralajmëruese u qëlluan “si pjesë e operacioneve të kryera nga Marina e Shteteve të Bashkuara për të luftuar aktet e vandalizmit dhe ngacmimit në det, si dhe rrëmbimin e anijeve tregtare dhe cisternave të naftës”.

Shpallet fituesi i Milot–Balldren! Karakaçi jep lajmin, gati të nisë puna për një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend

By: E B
5 June 2026 at 15:52

Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi në një komunikim publik.

Ky vendim vjen pas përfundimit të procesit të vlerësimit të ofertave të paraqitura në garën e zhvilluar nga autoritetet shqiptare. Procedura u mbyll në muajin tetor me tre oferta në garë dhe pa asnjë ankesë, ndërsa në muajt e fundit është zhvilluar shqyrtimi i dokumentacionit teknik dhe financiar të operatorëve pjesëmarrës.

Sipas vendimit, kompania fituese do të marrë përsipër ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor për një periudhë 35-vjeçare.

Aksi Milot–Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin aktual të kategorisë C. Projekti nis në nyjen e Milotit, ku lidhet me aksin Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit, ndërsa përfundon në Balldren, në lidhje me aksin Tiranë–Shkodër.

Segmenti konsiderohet një hallkë strategjike e Korridorit Adriatiko–Jonian dhe pjesë e zgjerimit të rrjetit europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor.

Familjarëve të Enea Mekollit u dorëzohet titulli “Dëshmor i Atdheut”

By: E B
5 June 2026 at 15:38

Gjatë ceremonisë mortore ku u përcoll për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli, i cili u vra në Maliq ndërsa ishte në krye të detyrës, Hita u ka dhënë flamurin shqiptar, kapelën e policisë dhe certifikatën e Dëshmorit të Atdheut familjarëve të tij.

Në ceremoninë mortore morën pjesë kolegë të tij, po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon prehjen në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Trump njofton investim 700 milionë dollarë për qymyrin, parashikon miniera dhe termocentrale të reja

By: E B
5 June 2026 at 15:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi një paketë investimi prej 700 milionë dollarësh për industrinë amerikane të qymyrit, me synimin të mbështetet funksionimi i minierave ekzistuese dhe ndërtimi i dy termocentrale të reja me bazë qymyrin.

Gjatë një konference për shtyp, Trump bëri të ditur se investimi do të përfshijë dhjetëra miniera e termocentrale, të vendosura kryesisht në shtetet që e mbështetën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Qymyri është një burim energjie të pastër. Si rezultat i investimit prej 700 milionë dollarësh që po njoftoj sot, ne do të mbrojmë 14 termocentrale me qymyr dhe 42 miniera qymyrguri, një numër ky i jashtëzakonshëm, dhe do të ndërtojmë dy termocentrale të reja me qymyr si dhe një terminal të madh eksporti. Ne po eksportojmë qymyr, që është një biznes vërtet i madh, dhe kjo është një energji reale”, u shpreh Trump.

Sipas presidentit amerikan, fondet do të mundësojnë modernizimin e infrastrukturës ekzistuese, zgjatjen e jetëgjatësisë së saj për dekada dhe garantimin e furnizimit me energji të besueshme me kosto të ulët për qytetarët amerikanë.

Ai shtoi se një pjesë e investimit do të përdoret për ndërtimin e një terminali të madh eksporti të qymyrit në Oakland, Kaliforni, me synimin për të forcuar pozicionin e SHBA-së në tregjet ndërkombëtare.

Plani ka hasur menjëherë në kritika të forta nga demokratët dhe organizatat mjedisore.
Koalicioni për Energjinë dhe Mjedisin e Qëndrueshëm, që përfaqëson rreth 100 ligjvënës demokratë, e akuzoi administratën Trump se po favorizon industrinë e qymyrit në dëm të interesit publik.

Samiti në Tivat, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në foton familjare para punimeve

By: E B
5 June 2026 at 15:14

Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Në fotografinë zyrtare u bashkuan drejtuesit e institucioneve europiane, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, pak para nisjes së sesioneve të punës kushtuar zgjerimit të BE-së, sigurisë dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në samit marrin pjesë liderë të rëndësishëm europianë, mes tyre presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, si dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari Merz: BE ka bërë edhe gabimet e veta, nuk ka pranuar asnjë anëtar të ri prej 13 vitesh

By: E S
5 June 2026 at 15:02

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se Bashkimi Europian duhet të tregojë se është i gatshëm për zgjerim, duke pranuar se vonesat e viteve të fundit nuk janë përgjegjësi vetëm e vendeve kandidate.

“Kjo pjesë e Europës është pjesë e Bashkimit Europian në të ardhmen dhe nëse nuk kemi pranuar asnjë vend të ri për 13 vjet, mund të themi se BE-ja ka bërë edhe gabimet e veta”, u shpreh Merz para gazetarëve.

Ai tha se zgjerimi europian është vonuar prej vitesh dhe se këtë çështje e ka diskutuar edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

Sipas tij, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një propozim konkret për hapat e ardhshëm që duhet të ndjekin vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit.

“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por këto detyra janë të arritshme dhe duam të shohim përparim të shpejtë në këtë proces, veçanërisht me Malin e Zi”, tha Merz.

I vuri thikën në qafë policit të rrugores që ishte në detyrë, në pranga autori! Efektivi: Më erdhi nga pas!

By: E S
5 June 2026 at 14:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një person i identifikuar si Dorjan Kasa, i ka vendosur thikën në qafë një efektivi të Policisë Rrugore.

Efektivi i rrugores ka qenë te vizat e bardha pranë qendrës tregtare dhe po orintonte këmbësorët për të kaluar. Në një moment, sipas dëshmisë së tij, një person i ka shkuar nga pas dhe i ka vendosur thikën në qafë.

“Për një moment nuk e kuptoja se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pash që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, ka sqaruar efektivi.

Pas kësaj autori Dorjan Kasa u arrestua por në polici nuk jep asnjë deklarim apo të shpjegojë motivet dhe arsyen pse tentoi të godasë me thikë oficerin.

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

By: E S
5 June 2026 at 14:47

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka arrestuar një burrë nga komuna e Graçanicës pranë kryeqytetit Prishtinë, nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Policia deklaroi se gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si dhe ka marrë në pyetje dy dëshmitarë.

Derisa Policia nuk tregoi se kush është i arrestuar, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviç nga fshati Uglarë.

Ajo e dënoi arrestimin e tij si “trysni shtesë ndaj popullit serb me qëllim që Albin Kurti (kryeministri në detyrë i Kosovës) ta ndihmojë të preferuarin e tij Nenad Rashiç në garën zgjedhore”.

Policia njoftoi se personi i ndaluar, sipas hetimeve zyrtare, u kishte bërë thirrje qytetarëve të shkonin në një lokal në fshatin Uglar, ku do t’u jepte udhëzime që të votonin për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.

“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim.

Policia konfirmoi se të dyshuarit i është caktuar ndalimi deri në 48 orë

Nga subjektet politike serbe në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë vetëm Lista Serbe, partia kryesore e serbëve që vepron me mbështetjen e Beogradit dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit, i cili deri tani ka qenë pjesë e Qeverisë së Kurtit.

Ndërkohë, Trajkoviç është gjithashtu në krye të Organit të Përkohshëm Komunal të Fushë Kosovës, i cili funksionon në sistemin e Serbisë.

Autoritetet kosovare kanë mbyllur pothuajse të gjitha institucionet që në Kosovë funksionojnë sipas sistemit serb, pasi i konsiderojnë ato paralele dhe ilegale, por Beogradi shumicën prej tyre vetëm i ka zhvendosur në qytete kufitare në territorin e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, tha se Trajkoviçit i është caktuar paraburgim prej 48 orësh dhe se “narrativët e rremë me të cilët Prishtina përpiqet ta diskreditojë nuk do të kalojnë”.

Më herët janë ndaluar edhe shtatë drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që në territorin e komunës së Graçanicës funksionojnë në sistemin serb, ndërsa atyre u është caktuar paraburgim njëmujor për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve.

Këto ndalime vijnë pasi Rashiç pretendoi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë pushuar nga puna, për çka ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fillim të qershorit u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për Listën Serbe, gjë që është praktikë para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës.

Po ashtu, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u ka bërë thirrje personave të zhvendosur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet kosovare, ndërsa Petkoviç po viziton qytete në Serbi ku bisedon me të zhvendosurit dhe i fton të votojnë për Listën Serbe.

Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend e fitoi Rashiç./ REL

“Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit”, xhaxhai i Enea Mekollit: Ishin 6 policë në aksion, më vonë shkuan të tjerët!

By: E S
5 June 2026 at 14:38

Xhaxhai i Enea Mekollit, ka folur sërish për ngjarjen e rëndë që tronditi dje opinionin publik, ku efektivi i policisë u vra në krye të detyrës.

Ai tha se personi që dha urdhrin për operacionin për kapjen e Violand Braçellari, duhet të përgjigjet para ligjit, pasi nuk janë marrë masa.

Madje ai dha një version krejt të kundërt nga ai i kryepolicit, Skënder Hita, që tha se ishin 40 efektivë në aksion.

Xhaxhai tha se ishin vetëm 6 policë si fillim në vendin e ngjarjes.

“Nuk ka pasur asnjë lloj mbrojtje. Personi që ka urdhëruar, duhet të përgjigjet. Ai që dha urdhrin, duhet të përgjigjet. 6 veta kanë qenë në operacion, më vonë kanë vajtur të tjerët”, tha ai.

Skema e Bujqësisë, grante edhe për të rinjtë/ Jaupllari: Nxisim prodhim pa pesticide për tregun ndërkombëtar

By: E S
5 June 2026 at 14:24

Prej muajit maj janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë e cila parashikon 12 masa direkte dhe investimesh.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari ndalet tek perfitimet e të rinjve nga kjo skemë.

Skema e këtij viti vjen me një fond prej 5.2 miliardë lekësh dhe synon financimin edhe të fermave të vogla, por dhe mjaft avantazhe të tjera.

Teksa Shqipëria synon anëtarësimin në BE, në fokus janë edhe prodhimet bujqësore e blegtorale për tregun ndërkombëtar.

Aplikimet për të gjithë fermerët janë të hapura deri më 25 qershor.

Momente nga salla para samitit të Tivatit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

By: E S
5 June 2026 at 14:16

Para nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, liderët e pranishëm shkëmbyen biseda të shkurtra në sallën e mbledhjes.

Në një moment, teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiç po fliste me presidentin francez Emmanuel Macron, presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, iu afrua kryeministrit Edi Rama dhe e përshëndeti me një përqafim.

Pamjet janë regjistruar pak çaste para fillimit të punimeve të samitit, ku në fokus janë zgjerimi i Bashkimit Europian dhe marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘Kosova meriton statusin e vendit kandidat’, Haxhiu nga Samiti i Tivatit: E ardhmja jonë është në BE

By: E S
5 June 2026 at 14:08

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian dhe se Prishtina pret hapa konkretë në procesin e integrimit.

“Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Europian. Një BE më e madhe dhe më e bashkuar është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që duan të krijojnë paqëndrueshmëri në Europë. Kosova kërkon trajtim të drejtë dhe të barabartë gjatë gjithë këtij procesi. Ne kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe po punojmë për të ardhmen tonë europiane.

Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse dhe rezultate pozitive. Kosova meriton pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat. Besoj se integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik, por ka të bëjë me paqen dhe demokracinë”, u shpreh Haxhiu.

Samiti i Tivatit/ Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

By: E S
5 June 2026 at 13:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë shumë të mirë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në prag të fillimit të samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat.

“Edhe Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit”, tha Von der Leyen.

Ajo iu referua procesit të zgjerimit të BE-së, për të cilin do të diskutohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në samit, duke thënë se “BE-ja po i hap dyert, kandidatët duhet të përmbushin reformat. Me reformat vijnë investimet dhe kjo është pjesa e parë e diskutimeve të sotme”.

“Procesi i zgjerimit duhet të jetë më i shpejtë dhe kredibil”, tha zyrtarja evropiane duke folur për hapat e ardhshëm të Bashkimit Evropian lidhur me vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor.

Ajo shtoi se ky proces në vendet kandidate duhet të jetë “më i dukshëm” në mënyrë që “t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre përfitimet e zgjerimit”, të cilat nënkuptojnë “më shumë siguri dhe përparim”.

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

By: E S
5 June 2026 at 13:50

Horoskopi i javës në vijim duket të jetë i përfshirë nga një klimë pozitive.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri, ka bërë parashikimin e horoskopit për datat 8-14 qershor, në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan. Tri ditët e para të kësaj jave priten të jenë ndër më të mirat dhe më favorizueset për çështjet e pronave dhe ato familjare.

Por, kërkohet pak kujdes në komunikim, mos u tregoni kokëfortë.

Këtë muaj, Jupiteri përpara se të përshëndesë Gaforren, ka vendosur të ndajë dhurata, sidomos në ditët 8-11 qershor. Efekti më i madh i këtyre ‘dhuratave’ do të jetë në datën 9 qershor.

Sakaq, më 13 qershor Afërdita kalon në shenjën e Luanit, kështu që do të dalim nga një periudhë kur ishim më të ndjeshëm dhe do të kemi më shumë dëshirë të shkëlqejmë, të festojmë, të dashurojmë, të krijojmë…

Dashi

Java pozitive favorizon aspektet familjare, pronën apo dhe zgjidhjen e problematikave. Ambienti familjar është mjaft i ngrohtë dhe nuk përjashtohet mundësia e ardhjes së një bebeje së shpejti. Fokusohuni në sferën financiare, vazhdoni të bëni kontakte e të zgjeroni rrjetin tuaj social duke promovuar punën tuaj. Këto ditë pozitive, sidomos në datat 9-10, mos hyni në kontradiktë me familjen tuaj. Kalimi i Afërditës do t’ju sjellë shanse unike në sferën emocionale.

Demi

Periudhë pozitive, me të cilën do të keni shanse të bëni udhëtime. Do të gjeni njerëz të përshtatshëm që do t’ju japin mbështetje dhe këshillat e duhura, do të keni takime shumë interesante për jetën tuaj emocionale, apo që do të favorizojnë sferën financiare. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm me fjalët.

Binjakët

Jeni futur në fazën e ndryshimeve, sidomos ata të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, të cilat nuk janë në kontrollin tuaj. Këto ndryshime kanë të bëjnë me karrierën, punën, por edhe me ambientin familjar. Fillimi i javës krijon shanse unike për të marrë ndihmë financiare, për të rritur të ardhurat përmes një pune të re.

Gaforrja

Periudha është unike për ju. Shumë të favorizuar janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Të lindurit në datat 3-4-5 korrik duhet të jeni më të kujdesshëm në sferën profesionale dhe në kontakte apo në biseda që do të bëni me njerëz që janë më lart se ju. Jupiteri në qershor do t’ju ndajë edhe dhuratat e fundit, të cilat do të jenë shumë të mira e premtojnë zhvillim në çdo fushë të jetës.

Luani

Kjo javë premton zhvillime në pjesën e parë të saj, që do t’i bëni në mënyrë intime. Mund të bëni disa biseda profesionale me një njeri të rëndësishëm, apo premton mbështetje në planet tuaja. Do të keni shanse për të pasur mbështetje nga familja. Vazhdoni të jeni sa më aktivë në jetën sociale, sepse do të bëni disa ndryshime në synimet që keni vendosur.

Virgjëresha

Një periudhë pozitive edhe për ju, ku ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, sidomos ata të datave 16-19 shtator, do të keni shanse shumë të mira në fillim të javës për të gjetur mbështetje nga miqtë dhe njerëzit e rrjetit tuaj social. Ata do të kontribuojnë fuqimisht në përparimin tuaj. Mund të keni shanse në një event për t’u njohur me një person, i cili do të hyjë fuqimisht në jetën tuaj. Më të kujdesshëm në bisedat lidhur me financat, apo me një mbështetje që ju kërkoni. Fokusohuni te gjëja e mirë e gjithë situatës dhe mos i hyni në detaje diçkaje negative që ju shihni. Do të keni ndryshime karmike në sferën emocionale dhe profesionale. Largohuni nga përsëritja e motiveve që ju lënë pas.

Peshorja

Një periudhë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, që kanë filluar që në fillim të vitit. Vazhdon të jetë një nga fushat më të rëndësishme të jetës suaj. Përfitoni për të kapur shanset që ju ofrohen, siç mund të jetë një punë më e mirë, pasi jeni në një fazë që do të sjellë ndryshime pozitive në jetën tuaj. Më të favorizuar do të jenë të lindurit nga datat 16-22 tetor. Më të kujdesshëm ju të lindurit në datat 4-5-6 tetor.

Akrepi

Rrugë të reja do të hapen sidomos për ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Jeni shumë të favorizuar, mund të bëni një udhëtim jetësor, ku atje do të merrni vendime serioze për jetën. Mund të vendosni për një kurorë, për një sukses profesional, apo për një çështje ligjore që ju preokupon, së cilës do t’i dilni fitues. Kujdes në vendimet që mund të merrni, nuk është nevoja t’u hyni aq shumë thellë gjërave, por kapuni nga e mira. Më të favorizuar do të jenë të lindurit më 15-19 nëntor.

Shigjetari

Një nga fushat e jetës që ju kërkon të jeni më të kujdesshëm është ajo e marrëdhënieve, pasi aty do të keni ndryshime dhe do të hyjnë njerëz të rinj në jetën tuaj, ose mund të rishfaqen nga e kaluara. Në përditshmërinë tuaj duhet të keni kujdes, teksa në pjesën e parë të javës duhet të përfitoni në maksimum nga një mbështetje financiare që vjen nga njerëz të cilëve ua kërkoni. Kjo mbështetje mund të ketë për qëllim investimet tuaja, ose investime që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përparimin në jetën tuaj. Kërkohet një plan sa më i saktë dhe të jeni sa më të përmbajtur. Kalimi i Afërditës në Luan krijon kushte ideale për të planifikuar më mirë të ardhmen.

Bricjapi

Jeni në një fazë shumë të mirë, ku mund të përfitoni në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Do të keni shanse për të vendosur për një kurorë, apo bashkëpunim fitimprurës. Shumë të favorizuar do të jenë të lindurit në datat 13-14 janar. Shumë të kujdesshëm të jenë ata të lindurit në ditët e para të shenjës, duhet të dëgjojnë me kujdes të afërmit. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm dhe shanse do të keni në jetën erotike.

Ujori

Një periudhë pozitive që ofron shanse në përditshmërinë tuaj, si në organizimin e punës. Për ata që kanë biznesin e tyre, do të kenë shanse të bëjnë rregullime në shtëpi e të përfitojnë, sidomos ata që janë të preokupuar me prona. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm në ndryshimet që doni të bëni në jetën tuaj. Periudha do të jetë mjaft erotike.

Peshqit

Jeni nga ata më me fat të kësaj periudhe, pasi Afërdita dhe Jupiteri janë në shtëpinë tuaj të pestë. Kështu që ju sjell gëzime nga fëmijët. Është një periudhë fertiliteti, ju sjell një dashuri, sukses në një krijimtari për të cilën jeni lodhur gjatë kësaj periudhe. Më të kujdesshëm në sferën financiare. Gjithë ky entuziazëm të mos ju bëjë të humbisni kontrollin e sferës financiare. Jeni ju ata që në këtë fazë kanë filluar ndryshimet në jetën tuaj, me shtëpinë, familjen, që lidhen me përparimin tuaj.

Duke u ndalur tek Peshqit, një moment i këndshëm mbushi studion e “Shije Shtëpie” me buzëqeshje, pasi për herë të parë, astrologia Kalogeri na njeh me qenushin e saj. Edhe ai i përket Peshqve dhe ka mbushur plot 13 vite.

❌
❌