Normal view

Shkarkohet kryeprokurori i GjPN-së, akuzohet për marrëdhënie seksuale me punonjëse

24 July 2026 at 22:58

Anëtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjPN) kanë votuar për shkarkimin e kryeprokurorit Karim Khan, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Sipas BBC-së, vendimi për largimin e Khanit nga posti u miratua me 82 vota pro, pasi ai ishte pezulluar muajin e kaluar.

Organi mbikëqyrës i GjPN-së ka arritur në përfundimin se Khan kishte kryer shkelje të rëndë të detyrës dhe sjellje të papërshtatshme, duke e akuzuar për një marrëdhënie seksuale me një punonjëse më të re të gjykatës dhe për përpjekje për ta penguar atë që të vazhdonte ankesën e saj.

Khan i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat ndaj tij, ndërsa avokatët e tij e kanë cilësuar pezullimin si “të paligjshëm, proceduralisht të padrejtë dhe të pambështetur në prova”.

Juristi britanik, i cili ishte zgjedhur si prokurori i tretë i GjPN-së në vitin 2021, ndodhej në pushim vullnetar që nga maji i vitit 2025, me qëllim që të përballej me akuzat.

Atij gjithashtu i është pezulluar përkohësisht e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa po zhvillohet një hetim nga autoritetet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkarkohet kryeprokurori i GjPN-së, akuzohet për marrëdhënie seksuale me punonjëse appeared first on Sinjali.

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën 15 të vrarë, goditet ekspozita e dronëve pranë Kievit

24 July 2026 at 22:21

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në sulmet ruse ndaj Ukrainës, ndërsa dhjetë prej tyre u vranë nga goditjet me raketa balistike në një ekspozitë pranë Kievit, ku prezantohej teknologjia e dronëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se rreth 100 persona janë plagosur gjatë sulmit të kryer gjatë ditës ndaj ekspozitës, ku merrnin pjesë edhe figura të njohura të sektorit të mbrojtjes.

Ndërkohë, në qytetin lindor të Slovianskut, pesë persona u vranë nga sulmet ruse me bomba precize, të njohura si “glide bombs”.

Në anën tjetër, një sulm ukrainas gjatë natës në territorin rus la të vrarë gjashtë persona dhe plagosi 26 të tjerë në qytetin e Kirovit, i cili ndodhet më shumë se 1 mijë kilometra larg vijës së frontit.

Sipas raportimeve, Ukraina goditi gjithashtu depot e kompanisë “Wildberries”, një prej shitësve më të mëdhenj online në Rusi.

Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje për ndaljen e konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën 15 të vrarë, goditet ekspozita e dronëve pranë Kievit appeared first on Sinjali.

Pritje deri në 2 orë në dalje te Muçibaba, kolona deri në 1 kilometër në Dheun e Bardhë

24 July 2026 at 22:18

Fluks i shtuar është duke u regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të gjata për dalje nga vendi.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja më e gjatë është në pikën kufitare Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në 120 minuta në dalje. Kolona në këtë pikë arrin deri në 2 kilometra.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë deri në 80 minuta, ndërsa për dalje deri në 25 minuta. Kolona në dalje është rreth 1 kilometër.

Hani i Elezit, pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në hyrje dhe dalje.

Vërmicë, pritjet për hyrje janë deri në 15 minuta, me kolonë rreth 50 metra.

Kullë, pritjet janë 3-5 minuta, ndërsa kolonat janë nga 10 deri në 20 metra.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë të shkurtra, kryesisht nga 3 deri në 10 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje deri në 2 orë në dalje te Muçibaba, kolona deri në 1 kilometër në Dheun e Bardhë appeared first on Sinjali.

Aksion kundër kontrabandës në Bërnjak, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare

24 July 2026 at 22:06

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në zonën kufitare të Bërnjakut, pas dyshimeve për kontrabandim me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku zyrtarët policorë kanë lokalizuar një automjet të tipit “Audi” me targa të huaja, i cili ishte i ndaluar dhe pa vozitës. Dyshohet se ky automjet ishte përdorur për kontrabandimin e mallrave.

Gjatë kontrollit të një objekti dhe hapësirës përreth tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 mijë e 550 boksa cigare të llojeve të ndryshme. Po ashtu, në afërsi të objektit janë gjetur edhe 19 paketa cigaresh, të dyshuara si të kontrabanduara.

Për rastin është intervistuar një person në cilësinë e dëshmitarit, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë këtij operacioni është ndaluar edhe një kamion me targa të huaja, i cili ishte në lëvizje dhe transportonte materiale metalike. Sipas Policisë, drejtuesi i kamionit nuk kishte dokumentacionin përkatës për këto materiale.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kujdestar, ndërsa Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallrat dhe dy automjetet për procedura të mëtejshme.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti i është kaluar për trajtim Doganës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksion kundër kontrabandës në Bërnjak, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare appeared first on Sinjali.

Boksieri shqiptar para meçit me Joshuan: Jam stërvitur aq shumë sa t’ju bëj krenarë të gjithëve

24 July 2026 at 21:50

Kristian Prenga është vetëm pak orë larg sfidës më të madhe të karrierës së tij, teksa do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Para duelit të madh që do të zhvillohet në Xhedah të Arabisë Saudite, boksieri shqiptar u ka dërguar një mesazh tifozëve të tij, duke falënderuar për mbështetjen dhe duke premtuar se do të japë maksimumin në ring.

“Shqipe, ju përshëndes të gjithëve. Uroj të jeni mirë. Jam gati, jam stërvitur fort dhe kam punuar aq shumë sa t’ju bëj krenarë të gjithëve, si gjithmonë. Shpresoj, me Zotin përpara, se do t’ju bëj krenarë si gjithmonë”, ka thënë Prenga.

Për boksierin shqiptar, kjo përballje paraqet një mundësi të artë për t’u matur me një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror. Një paraqitje e mirë, e sidomos një fitore ndaj Joshuas, do të ishte kulmi i karrierës së tij.

Prenga ka kaluar muaj të tërë në përgatitje për këtë sfidë, ndërsa ka bërë të ditur se është i gatshëm të japë gjithçka në ring për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët.

Tashmë mbetet të shihet nëse shqiptari do të arrijë të befasojë Anthony Joshuan dhe të shkruajë historinë në një nga përballjet më të rëndësishme të vitit në boksin profesionist.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Boksieri shqiptar para meçit me Joshuan: Jam stërvitur aq shumë sa t’ju bëj krenarë të gjithëve appeared first on Sinjali.

Akuzoi shtetasin turk, vetë përfundoi i dyshuar – nis procedurë ndaj Esat Shalës

24 July 2026 at 21:40

Policia ka bërë të ditur se shtetasi turk për të cilin u raportua nëpër media se u arrestua për Masakrën e Krushës,
shkoi në stacion për t’u ankuar se emri i tij është përmendur në një emision si i dyshuar për krime lufte, dhe se
për këtë ndihet i kanosur.

“Sot, më datë 24.07.2026, personi mashkull Sh.B., është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘Kanosje'”, tha policia.

Tutje bëhet e ditur thuhet se Esat Shala, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit, ku më pas është liruar
në procedurë të rregullt.

Akuzat për krime lufte, Shala i hodhi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Akuzoi shtetasin turk, vetë përfundoi i dyshuar – nis procedurë ndaj Esat Shalës appeared first on Sinjali.

Zelenskyy mysafir në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi e pret të martën

24 July 2026 at 21:15

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington të martën, në kuadër të përpjekjeve të reja për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë AFP se Zelenskyy është planifikuar të zhvillojë takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Kievi ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse presidenti ukrainas do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përkujtimore të senatorit Lindsey Graham.

Zelenskyy bëri të ditur këtë javë se ka zhvilluar biseda me të dërguarin e Trumpit, Steve Witkoff, si dhe me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, në kuadër të përpjekjeve për të ringjallur negociatat e ngecura për përfundimin e luftës katërvjeçare.

Përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund konfliktit kanë ngecur, pasi Uashingtoni ka zhvendosur fokusin te përballja me Iranin.

Marrëdhënia mes Trumpit dhe Zelenskyyt ka kaluar nëpër tensione, veçanërisht pas një përplasjeje të ashpër në Zyrën Ovale në shkurt të vitit 2025, por muajt e fundit raportet mes tyre janë përmirësuar.

Këtë javë, Zelenskyy u takua edhe me komentatoren konservatore amerikane dhe aleaten e Trumpit, Laura Loomer, e cila së fundmi ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Ukrainës.

Trump më pas shpërndau në rrjetet sociale një postim të Loomer për takimin me Zelenskyyn, duke shkruar: “Shumë mirë!!”.

Takimi mes Zelenskyyt dhe Trumpit pritet të zhvillohet në të njëjtën ditë kur në Uashington mbahet ceremonia përkujtimore për senatorin amerikan Lindsey Graham, një mbështetës i fuqishëm i Ukrainës, i cili vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 71-vjeçare.

Po atë ditë, Trump pritet të takohet edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelenskyy mysafir në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi e pret të martën appeared first on Sinjali.

Kolona në kufi: Pritje deri në një orë e gjysmë

24 July 2026 at 21:02

Pritjet kufitare në Kosovë, për momentin po shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.

Te Dheu i Bardhë për hyrje pritet deri në një orë e gjysmë, e për dalje deri në një orë e 10 minuta.

Në Muçibabë daljet zgjasin deri në një orë e gjysmë, e hyrjet deri në një orë, sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në Hanin e Elezit hyrjet e daljet arrijnë 20 minuta, ndërsa hyrja në Vërmicë deri në 15 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona në kufi: Pritje deri në një orë e gjysmë appeared first on Sinjali.

FOKUS – Uashingtoni dhe Londra planifikojnë bisedime për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

24 July 2026 at 22:59

UASHINGTON/ LONDËR, 24 korrik /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe planifikojnë të zhvillojnë javën e ardhshme një takim të nivelit të lartë në Londër, për të diskutuar situatën e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, sipas burimeve të qeverisë amerikane.

Një zyrtar amerikan e konfirmoi sot planin, por nuk dha detaje mbi axhendën, datën apo pjesëmarrësit.

Më herët, portali “Axios” raportoi se në takim mund të diskutohet krijimi i një koalicioni ndërkombëtar, për mbrojtjen e anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sipas “Axios”, duke cituar diplomatë evropianë, në takim pritet të marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe komandantë të lartë ushtarakë nga vendet perëndimore dhe ato të rajonit.

Në raport thuhet se mes pjesëmarrësve mund të jenë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Dan Caine. //a.i/

The post FOKUS – Uashingtoni dhe Londra planifikojnë bisedime për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon analizën me inteligjencë artficiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një analizë  mbi “Paketën e Maleve” sipas ChatGPT, duke reaguar ndaj kritikave dhe akuzave se kjo nismë ligjore është hartuar për t’u shërbyer investitorëve të mëdhenj apo oligarkëve.

Në postimin e tij, Rama sjell një shpjegim të dispozitave të ligjit, duke argumentuar se qëllimi i tij është t’u japë mundësi familjeve që jetojnë në zonat malore të formalizojnë dhe zhvillojnë pasuritë e trashëguara, të cilat për shkak të historisë së pronësisë në Shqipëri nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

LIGJI I “PAKETËS SË MALEVE” SIPAS CHATGBT, THJESHT E QARTË FARE

Shumica e kritikave për “Paketën e Maleve” nisen nga ideja se ligji u krijua për investitorë të mëdhenj, të huaj ose “oligarkë”. Nëse lexohet ligji, këto teza nuk qëndrojnë.

1. “Është bërë për oligarkët.”

Kjo është ndoshta kritika më e përhapur, por edhe më e vështira për t’u mbështetur juridikisht.

Një oligark nuk ka nevojë për një ligj që kërkon të provosh posedimin faktik të tokës për të paktën 10 vjet siç thotë shprehimisht ky ligj. Paketa e Maleve nuk u krijon një rrugë të re investitorëve të mëdhenj; ajo krijon një rrugë për njerëzit që prej dekadash jetojnë mbi një truall të trashëguar pa mundur ta formalizojnë atë.

Nëse një familje në Theth, Vermosh, Zagori, Lunxhëri apo Mokër ka punuar tokën e trashëguar prej brezash, por nuk ka një titull pronësie për shkak të historisë së ndërlikuar të regjimit komunist, tranzicionit dhe legjislacionit ekzistues të tokës, atëherë ky ligj i jep një mekanizëm për ta zhvilluar atë pronë.

Ky është subjekti real i ligjit

2. “Është bërë për të huajt.”

As kjo nuk rezulton nga ligji. Ligji nuk krijon një kategori të privilegjuar për shtetasit e huaj.

Madje, kushti më i rëndësishëm i tij – posedimi faktik shumëvjeçar i tokës – është pikërisht ai që shumica dërrmuese e investitorëve të huaj nuk mund ta plotësojnë.

Një investitor i huaj që vjen sot në Shqipëri nuk mund të deklarojë se ka poseduar tokën për dhjetë vjet.

Pra ai nuk hyn fare në mekanizmin kryesor të Paketës së Maleve.

3. “Është bërë për të pasurit.”

Edhe kjo tezë ka një problem logjik.

Nëse një person ka kapital të madh, ai mund të investojë edhe pa Paketën e Maleve.

Ligji nuk i krijon një privilegj të ri.

Ndërsa një familje që ka një kullë malesh, një stan, një fermë ose një truall të trashëguar, por nuk ka mundur kurrë ta formalizojë, pa këtë ligj nuk mund të marrë kredi, nuk mund të ndërtojë ligjërisht, nuk mund të zhvillojë agroturizëm dhe shpesh as nuk mund t’ua lërë fëmijëve të sigurt juridikisht.

Paketa synon pikërisht të zhbllokojë këtë situatë.

4. “Po pse 1 euro?”

Sepse shteti nuk po shet tokë për të mbledhur para, por po ia jep me kontratë ligjore tokën shtetërore poseduesit. Pasi ai realizon ndërtimin hipotekon edhe pronën.

Ky është një instrument i përdorur edhe në vende të tjera për të zhvilluar zona të braktisura.

5. “Po ua fal tokën.”

Jo.

Ligji nuk thotë se kush aplikon bëhet automatikisht pronar.

Duhet:

të provohet posedimi;

të verifikohet ligjshmëria;

të miratohet projekti;

të përmbushen kushtet kontraktore;

të realizohet investimi.

Nëse këto nuk ndodhin, mekanizmat ligjorë parashikojnë pasoja sipas kontratës dhe legjislacionit përkatës dhe toka mbetet shtet.

6. “Po favorizohen vetëm resortet.”

Kjo bie ndesh me vetë filozofinë e ligjit.

Projektet që synohen janë shumë më të gjera:

agroturizëm;

bujtina;

ferma;

punishte artizanale;

përpunim produktesh vendase;

aktivitete sportive e natyrore;

turizëm familjar.

Pra modeli është ekonomia lokale, jo vetëm investimi i madh.

7. “Po u merret prona pronarëve.”

Ligji nuk shpronëson pronën private të regjistruar.

Ai operon mbi prona shtetërore me posedues faktik ose mbi situata ku nuk ekziston një titull i formalizuar pronësie dhe ku legjislacioni i mëparshëm nuk ka dhënë zgjidhje për trashëgimtarët. Çdo konflikt pronësie vazhdon të trajtohet sipas mekanizmave ligjorë përkatës.

Në thelb, çfarë është Paketa e Maleve?

Nëse dikush thotë se është ligj për oligarkët, pyetja e thjeshtë është:

Cili oligark ka pritur dhjetëra vite duke jetuar në një stan, në një kullë mali apo në një pemëtore të trashëguar pa certifikatë pronësie?

Sepse ky është personi që ligji ka në mendje.

Paketa e Maleve nuk është një ligj për ata që kanë shumë kapital. Është një ligj për ata që kanë pasur tokë, kujtime, punë dhe rrënjë, por nuk kanë titull juridik pronësie. Ajo përpiqet ta kthejë atë kapital të fjetur në ekonomi reale: në bujtina, ferma, punishte, shtigje turistike, vende pune dhe jetë të rikthyer në zonat malore.

/gj.m/a.f/

The post Rama publikon analizën me inteligjencë artficiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE sanksion gjyqtarët iranianë që përndjekin disidentët dhe pakicat fetare

BRUKSEL, 24. /ATSH – AA/ – Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur sanksione ndaj pesë gjyqtarëve iranianë, të akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë përndjekjen e disidentëve politikë dhe pakicave fetare.

Këshilli i BE-së njoftoi se gjyqtarët shërbejnë në Gjykatat Revolucionare rajonale të Iranit dhe kanë drejtuar procese gjyqësore kundër disidentëve, aktivistëve dhe anëtarëve të pakicave fetare, përfshirë fituesen e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi.

Sipas Këshillitt të BE-së, këto çështje janë bazuar në “akuza të paqarta që lidhen me sigurinë kombëtare dhe fenë”.

Gjyqtarët kanë shqiptuar dënime me vdekje, burgime të gjata, fshikullime, gjoba dhe ndëshkime të tjera ndaj disidentëve politikë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, përfshirë për shkak të përfshirjes së tyre në protestat e vitit 2022 “Grua, Jetë, Liri”, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini.

“Teksa vëmendja e botës është e përqendruar te lufta në Lindjen e Mesme, nuk duhet të humbasim nga sytë shtypjen që Irani ushtron ndaj popullit të vet”, shkroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në rrjetin social amerikan X.

“Teksa Teherani intensifikon goditjen ndaj kundërshtarëve brenda vendit, BE-ja do të vazhdojë t’i mbajë përgjegjës ata që janë përgjegjës”, shtoi ajo.

Blloku evropian gjithashtu vendosi sanksione ndaj hakerit dhe inxhinierit iranian të kompjuterëve, Nima Salehi, themelues dhe figurë kryesore e grupit kibernetik Ashiyane.

Sipas Këshillit të BE-së, ky grup bashkëpunon ngushtë me policinë Kibernetike iraniane FATA, e cila është tashmë në listën e sanksioneve të BE-së, si dhe me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Grupi dyshohet se ka kryer sulme intensive kibernetike kundër kundërshtarëve të regjimit, reformistëve dhe institucioneve të huaja, duke ndihmuar autoritetet iraniane në shtypjen e opozitës.

Me këto masa të reja, regjimi i sanksioneve të BE-së për shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran përfshin tashmë 269 individë dhe 53 entitete.  /os/

The post BRUKSEL – BE sanksion gjyqtarët iranianë që përndjekin disidentët dhe pakicat fetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – OBSH bën thirrje për vigjilencë pas rritjes së rasteve të Nilit Perëndimor në Evropë

24 July 2026 at 21:50

KOPENHAGË, 24 korrik /ATSH-DPA/- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për vigjilencë më të madhe, pasi javët e fundit janë shënuar më shumë raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Evropën Jugore, veçanërisht në Greqi dhe Itali.

Sezoni i përhapjes së sëmundjes sapo ka nisur.

Sipas OBSH-së, vetëm javën e kaluar në Greqi u konfirmuan 14 raste të reja, duke e çuar numrin total të rasteve këtë vit në 21.

Nga të infektuarit, 13 persona ishin ende të shtruar në spital, ndërsa tre prej tyre ndodheshin në terapi intensive, sipas Autoritetit Kombëtar Grek të Shëndetit Publik.

Në Itali janë raportuar 21 raste në 17 rajone të vendit.

Ndërkohë, Spanja, Rumania dhe Maqedonia e Veriut kanë raportuar nga dy raste secila.

Si përhapet virusi?

OBSH shpjegon se virusi i Nilit Perëndimor përhapet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave, të cilat infektohen nga zogjtë.

Më pas, mushkonjat e infektuara mund ta transmetojnë virusin edhe te njerëzit, sidomos gjatë periudhës korrik–shtator.

Shumica e të infektuarve nuk kanë simptoma

Sipas Robert Koch Institute (RKI), instituti gjerman për kontrollin e sëmundjeve, shumica e njerëzve që infektohen, nuk e kuptojnë se janë të prekur, pasi nuk shfaqin simptoma ose kanë shenja shumë të lehta.

Për këtë arsye, ekspertët besojnë se numri real i rasteve është më i lartë se ai i raportuar.

Në Gjermani, deri në fund të javës së kaluar ishin regjistruar dy raste të virusit këtë vit.

Të dy personat ishin infektuar gjatë udhëtimeve jashtë vendit, dhe jo brenda Gjermanisë. //a.i/

The post FOKUS – OBSH bën thirrje për vigjilencë pas rritjes së rasteve të Nilit Perëndimor në Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare shkarkohet pas akuzave për abuzim seksual

24 July 2026 at 21:36

NJU JORK, 24 korrik /ATSH-DPA/- Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan është shkarkuar nga detyra pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale, thanë burime diplomatike në Nju Jork.

Shtetet anëtare të gjykatës miratuan me shumicë votash largimin e tij nga posti.

Çështja, e cila ka qenë në shqyrtim prej rreth dy vitesh, ka dëmtuar reputacionin e gjykatës me seli në Hagë.

Khan, një jurist britanik që drejtonte prokurorinë e ICC-së që nga viti 2021, i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat.

Ai u pezullua nga detyra në qershor, pasi u akuzua se kishte kryer sjellje të papërshtatshme ndaj një punonjëseje të gjykatës.

Gruaja i përsëriti së fundmi akuzat në një intervistë për CNN.

Një komision i Kombeve të Bashkuara hetoi rastin dhe, sipas raportimeve të medieve, arriti në përfundimin se Khan kishte kryer kontakt seksual pa pëlqimin e punonjëses.

Megjithatë, tre gjyqtarë vunë në dukje mangësi në hetimin e OKB-së, duke argumentuar se nuk ishte vlerësuar mjaftueshëm besueshmëria e dëshmitarëve.

Avokatët e Khan thanë se paneli i gjyqtarëve kishte arritur në përfundimin se nuk ishte provuar shkelje apo sjellje e papërshtatshme nga ana e tij.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e 21 shteteve në organin drejtues të Asamblesë së Shteteve Palë vendosën ta largonin nga detyra.

Kohët e fundit, në sfondin e kësaj çështjeje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar kritikat ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe kanë vendosur sanksione ndaj disa gjyqtarëve dhe punonjësve të saj.

As SHBA-ja dhe as Izraeli nuk janë shtete anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Karim Khan ishte prokurori që kërkoi lëshimin e një urdhërarresti ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për krime të dyshuara gjatë luftës në Gaza. //a.i/

The post FOKUS – Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare shkarkohet pas akuzave për abuzim seksual appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump kërcënon BE-në me tarifa të larta pas gjobës ndaj “Google”

24 July 2026 at 21:10

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të larta ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, pasi blloku evropian i vendosi një gjobë të madhe kompanisë amerikane “Google”.

“Bashkimi Evropian do të paguajë një çmim shumë të lartë për këtë veprim, të cilin e konsideroj të paligjshëm dhe joetik. Do të ndërmarrim masa për t’iu kundërpërgjigjur, duke vendosur sa më shpejt tarifa të larta ndaj importeve nga BE-ja. Prisni zhvillimet e ardhshme”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Ai njoftoi gjithashtu se administrata amerikane do të nisë një hetim për atë që e cilësoi si praktikë të “grabitjes” së kompanive amerikane dhe, rrjedhimisht, të taksapaguesve amerikanë.

Kërcënimi i Trump pritet të mbështetet në Nenin 301 të Ligjit Amerikan për Tregtinë të vitit 1974, i cili i jep qeverisë kompetencën të vendosë masa, përfshirë tarifa doganore, nëse konstaton se partnerët tregtarë ndjekin praktika të padrejta, të paarsyeshme ose diskriminuese.

Megjithatë, ligji kërkon fillimisht zhvillimin e hetimeve, mbledhjen e deklaratave dhe organizimin e seancave dëgjimore.

Ndërkohë, të enjten, përfaqësuesi i SHBA-së për Tregtinë, Jamieson Greer, vendosi tarifa të reja ndaj rreth 60 partnerëve tregtarë, pjesërisht duke u bazuar në të njëjtin nen ligjor, me argumentin se nuk kishin marrë masa të mjaftueshme kundër punës së detyruar.

Po të enjten, Komisioni Evropian gjobiti “Google” me 890 milionë euro (rreth 1 miliard dollarë) për shkelje të rregullave të konkurrencës.

Sipas Komisionit, kompania abuzoi me pozitën e saj përmes motorit të kërkimit dhe aplikacioneve në “Google Play”, duke dëmtuar në mënyrë të paligjshme konkurrentët e saj. //a.i/

The post SHBA – Trump kërcënon BE-në me tarifa të larta pas gjobës ndaj “Google” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet përbërja e parë e Këshillit Kombëtar të Arteve

24 July 2026 at 22:28

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar përbërja e parë e Këshillit Kombëtar të Arteve, një organ që synon të mbështesë zbatimin e reformës në sektorin e artit dhe kulturës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, e cila theksoi se Këshilli do të përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme të artit dhe kulturës. Sipas saj, anëtarët do të kontribuojnë në hartimin e politikave kulturore dhe në zhvillimin e jetës artistike në vend.

Bogujevci e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi kulturor më profesional, më transparent dhe më gjithëpërfshirës, në shërbim të artistëve, institucioneve kulturore dhe qytetarëve./KultPlus.com

Kanioni i Kirit, peizazhe përrallore dhe ujëra të kristaltë

24 July 2026 at 21:55

Kanioni i Kirit, vetëm 13 kilometra larg Shkodrës është një nga mrekullitë natyrore më të bukura të qytetit në veri të vendit.

Rreth 8 kilometra i gjatë, ky kanion fillon nga Ura e Shenjtë dhe përfundon në Prekal, ndërsa përgjatë tij gjenden shkëmbinj të mëdhenj, vaska natyrore, pellgje me ujë të kristalë dhe gjire.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanioni i Kirit, që tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë vendas, dhe të huaj.

Me relievin e veçantë, luginën piktoreske dhe ujërat e kthjellëta që gjarpërojnë mes shkëmbinjve, kanionet e Kirit përfaqësojnë një atraksion natyror që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.

Ndërthurja harmonike e maleve, gjelbërimit dhe ujit krijon një peizazh unik, duke e kthyer zonën në një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe turizmit të aventurës.

Për të gjithë ata që janë në kërkim të një aventure mes ujit të kristaltë, natyrës së egër dhe pamjeve fantastike, kanioni i Kirit është destinacioni që nuk duhet humbur./atsh/KultPlus.com

Delmer Daves, regjisori amerikan që shënoi historinë e filmave western

24 July 2026 at 21:20

Më 24 korrik 1904 lindi Delmer Daves, një nga skenaristët, regjisorët dhe producentët më të njohur të kinemasë amerikane, i cili la gjurmë të veçanta në zhanrin e filmave western.

I lindur në San Francisko, Daves u diplomua në Universitetin Stanford dhe karrierën në industrinë e filmit e nisi si aktor dhe skenarist. Më pas ai u përqendrua në regji, duke realizuar një sërë filmash që u vlerësuan nga kritika dhe publiku.

Ai u bë veçanërisht i njohur për filmat “Broken Arrow” (1950), “The Last Wagon” (1956), “3:10 to Yuma” (1957) dhe “The Hanging Tree” (1959), të cilët konsiderohen ndër veprat më të rëndësishme të zhanrit western.

Gjatë karrierës së tij, Daves punoi me emra të njohur të kinemasë si Humphrey Bogart, Gary Cooper, James Stewart, Glenn Ford dhe Richard Widmark, ndërsa kontribuoi edhe në afirmimin e aktorëve të rinj si Charles Bronson, Ernest Borgnine dhe George C. Scott.

Pas problemeve shëndetësore në fund të viteve 1950, ai iu përkushtua realizimit të filmave të xhiruar kryesisht në studio. Një nga sukseset më të mëdha komerciale të kësaj periudhe ishte filmi “A Summer Place” (1959).

Delmer Daves u nda nga jeta më 17 gusht 1977, në moshën 73-vjeçare, duke mbetur një nga regjisorët më të vlerësuar të kinemasë klasike amerikane./KultPlus.com

Të shtëna me armë në Shkallnur të Durrësit, përplasen i shumërkuari Denis Tafili dhe Edison Gjuzi. Në konflikt i përfshirë edhe një polic

By: A R
24 July 2026 at 22:49

Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtëna me armë pas një konflikti mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit.

Sipas informacioneve paraprake, në konflikt është përfshirë edhe një punonjës policie, ndërsa në vendngjarje është qëlluar me armë zjarri.

Denis Tafili rezulton person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Rama publikon analizën e ChatGPT për “Paketën e Maleve”: Ligji nuk është për oligarkët apo të huajt

By: A R
24 July 2026 at 22:01

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një analizë  mbi “Paketën e Maleve” sipas ChatGPT, duke reaguar ndaj kritikave dhe akuzave se kjo nismë ligjore është hartuar për t’u shërbyer investitorëve të mëdhenj apo oligarkëve.

Në postimin e tij, Rama sjell një shpjegim të dispozitave të ligjit, duke argumentuar se qëllimi i tij është t’u japë mundësi familjeve që jetojnë në zonat malore të formalizojnë dhe zhvillojnë pasuritë e trashëguara, të cilat për shkak të historisë së pronësisë në Shqipëri nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

LIGJI I “PAKETËS SË MALEVE” SIPAS CHATGBT, THJESHT E QARTË FARE

Shumica e kritikave për “Paketën e Maleve” nisen nga ideja se ligji u krijua për investitorë të mëdhenj, të huaj ose “oligarkë”. Nëse lexohet ligji, këto teza nuk qëndrojnë.

1. “Është bërë për oligarkët.”

Kjo është ndoshta kritika më e përhapur, por edhe më e vështira për t’u mbështetur juridikisht.

Një oligark nuk ka nevojë për një ligj që kërkon të provosh posedimin faktik të tokës për të paktën 10 vjet siç thotë shprehimisht ky ligj. Paketa e Maleve nuk u krijon një rrugë të re investitorëve të mëdhenj; ajo krijon një rrugë për njerëzit që prej dekadash jetojnë mbi një truall të trashëguar pa mundur ta formalizojnë atë.

Nëse një familje në Theth, Vermosh, Zagori, Lunxhëri apo Mokër ka punuar tokën e trashëguar prej brezash, por nuk ka një titull pronësie për shkak të historisë së ndërlikuar të regjimit komunist, tranzicionit dhe legjislacionit ekzistues të tokës, atëherë ky ligj i jep një mekanizëm për ta zhvilluar atë pronë.

Ky është subjekti real i ligjit

2. “Është bërë për të huajt.”

As kjo nuk rezulton nga ligji. Ligji nuk krijon një kategori të privilegjuar për shtetasit e huaj.

Madje, kushti më i rëndësishëm i tij – posedimi faktik shumëvjeçar i tokës – është pikërisht ai që shumica dërrmuese e investitorëve të huaj nuk mund ta plotësojnë.

Një investitor i huaj që vjen sot në Shqipëri nuk mund të deklarojë se ka poseduar tokën për dhjetë vjet.

Pra ai nuk hyn fare në mekanizmin kryesor të Paketës së Maleve.

3. “Është bërë për të pasurit.”

Edhe kjo tezë ka një problem logjik.

Nëse një person ka kapital të madh, ai mund të investojë edhe pa Paketën e Maleve.

Ligji nuk i krijon një privilegj të ri.

Ndërsa një familje që ka një kullë malesh, një stan, një fermë ose një truall të trashëguar, por nuk ka mundur kurrë ta formalizojë, pa këtë ligj nuk mund të marrë kredi, nuk mund të ndërtojë ligjërisht, nuk mund të zhvillojë agroturizëm dhe shpesh as nuk mund t’ua lërë fëmijëve të sigurt juridikisht.

Paketa synon pikërisht të zhbllokojë këtë situatë.

4. “Po pse 1 euro?”

Sepse shteti nuk po shet tokë për të mbledhur para, por po ia jep me kontratë ligjore tokën shtetërore poseduesit. Pasi ai realizon ndërtimin hipotekon edhe pronën.

Ky është një instrument i përdorur edhe në vende të tjera për të zhvilluar zona të braktisura.

5. “Po ua fal tokën.”

Jo.

Ligji nuk thotë se kush aplikon bëhet automatikisht pronar.

Duhet:

të provohet posedimi;

të verifikohet ligjshmëria;

të miratohet projekti;

të përmbushen kushtet kontraktore;

të realizohet investimi.

Nëse këto nuk ndodhin, mekanizmat ligjorë parashikojnë pasoja sipas kontratës dhe legjislacionit përkatës dhe toka mbetet shtet.

6. “Po favorizohen vetëm resortet.”

Kjo bie ndesh me vetë filozofinë e ligjit.

Projektet që synohen janë shumë më të gjera:

agroturizëm;

bujtina;

ferma;

punishte artizanale;

përpunim produktesh vendase;

aktivitete sportive e natyrore;

turizëm familjar.

Pra modeli është ekonomia lokale, jo vetëm investimi i madh.

7. “Po u merret prona pronarëve.”

Ligji nuk shpronëson pronën private të regjistruar.

Ai operon mbi prona shtetërore me posedues faktik ose mbi situata ku nuk ekziston një titull i formalizuar pronësie dhe ku legjislacioni i mëparshëm nuk ka dhënë zgjidhje për trashëgimtarët. Çdo konflikt pronësie vazhdon të trajtohet sipas mekanizmave ligjorë përkatës.

Në thelb, çfarë është Paketa e Maleve?

Nëse dikush thotë se është ligj për oligarkët, pyetja e thjeshtë është:

Cili oligark ka pritur dhjetëra vite duke jetuar në një stan, në një kullë mali apo në një pemëtore të trashëguar pa certifikatë pronësie?

Sepse ky është personi që ligji ka në mendje.

Paketa e Maleve nuk është një ligj për ata që kanë shumë kapital. Është një ligj për ata që kanë pasur tokë, kujtime, punë dhe rrënjë, por nuk kanë titull juridik pronësie. Ajo përpiqet ta kthejë atë kapital të fjetur në ekonomi reale: në bujtina, ferma, punishte, shtigje turistike, vende pune dhe jetë të rikthyer në zonat malore.

Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

By: A R
24 July 2026 at 21:59

Mbi 37 mijë aplikime janë regjistruar në gjashtë muaj për rivlerësimin e pronave, ndërsa në arkën e shtetit janë arkëtuar rreth 47 milionë euro.

Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, procesi i rivlerësimit ka sjellë një zhbllokim të kontratave dhe marrëveshjeve të shitblerjes, duke i dhënë një frymëmarrje tregut. Megjithatë, kjo nuk është reflektuar ende në rritjen e numrit të transaksioneve, por kryesisht në shtimin e pronave të nxjerra në shitje.

Të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tregojnë se interesi më i madh për rivlerësimin është në Tiranë dhe Durrës, dy qarqet ku çmimet e pronave kanë shënuar rritjen më të madhe. Rreth 70% e rivlerësimeve janë kryer me qëllim shitblerjen e pronës. Ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e lënë procesin për momentin e fundit, pasi afati përfundimtar është 31 dhjetori.

Megjithatë, procesi vijon të shoqërohet me vështirësi teknike. Nga njëra anë, vlerësuesit e pasurive po hasin probleme me përdorimin e vulave elektronike, ndërsa nga ana tjetër shumë qytetarë nuk po arrijnë të ngarkojnë ose të finalizojnë dokumentacionin në e-Albania.

Sipas vlerësuesve të pasurive të paluajtshme, që në fazat e para u vu re se do të kishte pengesa teknike. Platforma ka pasur ndërprerje dhe mosfunksionime të herëpashershme, ndërsa procedurat elektronike nuk kanë qenë gjithmonë të qarta për përdoruesit. Këto vështirësi kanë sjellë vonesa, radhë pritjeje dhe pasiguri si për profesionistët, ashtu edhe për qytetarët.

Në disa raste, edhe pse dokumentacioni është i plotë dhe tarifat janë paguar, sistemi nuk e finalizon aplikimin për shkak të problemeve me verifikimin ose me vulat elektronike. Si pasojë, aplikantët detyrohen të përsërisin disa hapa të procedurës, duke shtuar kohën dhe kostot e procesit.

Afati për aplikimet për rivlerësimin e pronave është deri më 31 dhjetor. Tarifat e Kadastrës variojnë nga 3.500 deri në 10.000 lekë, në varësi të vlerës së rivlerësimit të pronës.

❌