Normal view

Arlind Qori shpjegon pse qeveria po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

By: redi
23 July 2026 at 22:01

Kryetari i ”Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, thotë se qytetarët shqiptarë kanë treguar një nivel të lartë emancipimi me protestën paqësore, ndërkohë që tha se pushteti po përgjigjet me dhunë, gjuhë agresive dhe banale, por shtoi se tashmë e vërteta ka dalë dhe nuk mund të manipulohet më. “Taulant Balla i ka quajtur protestuesit terroristë. Nuk e kam dëgjuar në 36 vite pluralizëm në Shqipërië që një…

Source

”Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri: Është kënga ime e preferuar, po përgatis fjalimin

By: redi
23 July 2026 at 21:45

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka postuar një video në Facebook, ku dëgjohen edhe zërat e protestuesëve ”Rama jepe dorëheqjen”, për të cilët thotë se është kënga e tij e preferuar. Po ashtu kreu i qeverisë ka treguar se po përgatit fjalimin që do të mbajë nesër në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, që do të lidhet edhe me situatën aktuale ku ndodhet vendi.

Source

Përkeqësohen kushtet e motit në jug, Policia me apel për mjetet e vogla lundruese

By: redi
23 July 2026 at 21:38

Policia e Shtetit apeloi sot për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve lundruese, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët, për shkak të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike. Sipas Policisë së Shtetit, duke filluar nga mesdita e datës 24 korrik 2026 deri në paraditen e datës 25 korrik 2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që…

Source

Garda e nxorri me forcë nga Kuvendi, Shehaj: U urdhëruan nga Balla, më penguan të hyja se vinte Rama

By: redi
23 July 2026 at 21:28

Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj që në orën e parë të seancës plenare, u përjashtua dhe më pas Garda e nxorri me forcë. Ai thotë se është një veprim i urdhëruar nga Taulant Balla, ndërsa e lidhi këtë, sipas tij, me praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj tha se sulmet ndaj tij janë intensifikuar për shkak të…

Source

Sherr mes aktivistit dhe deputetes socialiste, Mila: Keni goditur me vezë çdo deputet, më keni bullizuar

By: redi
23 July 2026 at 21:23

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, u përfshi në debat me aktivistin Ilir Xhemalaj, pasi deklaroi se protestuesit janë kundër “establishment”-it, por ia lakmojnë numrat Partisë Demokratike në protestë. Xhemalaj: Në grupin tonë organizator nuk ka asnjë eksponent të Partisë Demokratike. Në grupin tonë, si qytetar të lirë mund të vijë kushdo, edhe ju zonja Sara Mila jeni e mirëpritur të vini…

Source

Legjenda e njohur e futbollit në protestë: Rama është më i keq se Ramiz Alia

By: redi
23 July 2026 at 21:18

54 ditë protestë shënohet sonte dhe përballë Kryeministri ishte prezent edhe legjenda e njohur e futbollit shqiptar, Halit Gega. Ai u tregua i ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një njeri të pabesë. ”Mirëmbrëma vëllezër dhe motra. Jam Halit Gega ish-futbollist, rebel që kur kam lindur. Jam krenar për nga i kam rrënjët, jam prej Malësisë së Gjakovës. Ky është djali i Kristaq Ramës…

Source

22:56 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

By: EL
23 July 2026 at 22:56

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të dhënat e shpërndara për deputetët e mazhorancës tregojnë se reforma e vitit 2014 ka sjellë rezultate konkrete.

Sipas saj, në periudhën 2015–2025, shpenzimet vendore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë rritur nga 2.5% në 3.2%, çka, sipas Luarasit, tregon se ka pasur përmirësime.

“Unë nuk jam eksperte e reformës territoriale, por përmes materialit që na është shpërndarë si deputetë të mazhorancës, shifrat flasin. Midis viteve 2015 dhe 2025, për një dekadë, shpenzimet janë rritur nga 2.5% në 3.2% të PBB-së. Nuk mund të thuhet se nuk ka pasur përmirësim”, u shpreh ajo.

Luarasi theksoi se një nga efektet kryesore të reformës ishte ulja e kostove administrative, pasi para reformës 373 njësi vendore shpenzonin rreth 60% të buxheteve të tyre vetëm për paga.

“Sot kemi 61 bashki dhe buxheti për paga ka rënë në mënyrë drastike. Nuk zë më pjesën më të madhe të buxheteve, siç ndodhte me 373 komunat para reformës territoriale”, tha deputetja socialiste.

Ajo shtoi se edhe detyrimet e bashkive kanë rënë ndjeshëm gjatë kësaj dekade.

“Detyrimet e bashkive kanë rënë me 76% gjatë këtyre dhjetë viteve. Janë shifra që tregojnë se reforma e vitit 2014 pati efekt dhe solli këto rezultate”, deklaroi Luarasi.

Duke folur për nevojën e një reforme të re territoriale, deputetja e PS-së tha se kjo lidhet me ndryshimet demografike të evidentuara nga Censusi i vitit 2023.

“Arsyeja pse po flitet për një reformë të re territoriale është se Censusi i vitit 2023 tregoi një realitet të ri demografik. Ka bashki ku popullsia është tkurrur ndjeshëm dhe duhet parë nëse ka kuptim të vazhdojnë të ekzistojnë me këtë strukturë”, u shpreh ajo.

Luarasi hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria është një rast i veçantë në këtë proces, duke theksuar se edhe vende të tjera evropiane kanë ndërmarrë reforma të dyta territoriale.

“Nuk është e vërtetë që vetëm Shqipëria po e bën këtë. Letonia, Estonia dhe Holanda, pasi bënë reformën e parë territoriale, pas një dekade ndërmorën një tjetër reformë. Shqipëria nuk është një përjashtim. Ekspertët janë konsultuar edhe me legjislacionin dhe praktikat e vendeve të tjera”, përfundoi ajo./et

22:41 “ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

By: EL
23 July 2026 at 22:41

Last Updated on 23/07/2026 by EL

Një burrë që pretendon se këshillat mjekësore të marra nga ChatGPT e çuan në prag të vdekjes ka paditur OpenAI, kompaninë që qëndron pas chatbot-it të njohur me inteligjencë artificiale, si edhe themeluesin e saj, Sam Altman.

Padia është ngritur nga Scott Winters, një pastor 55-vjeçar nga Florida, i cili pretendon se ChatGPT e këshilloi vazhdimisht të mos kërkonte ndihmë mjekësore, pavarësisht simptomave që po përjetonte, pak para se të pësonte një emboli pulmonare që rrezikoi jetën e tij.

Ndrkohë OpenAI reagoi përmes zëdhënësit Drew Pusateri, i cili deklaroi për CBS News se “ChatGPT nuk është mjek dhe nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për kujdesin mjekësor, diagnozën apo trajtimin.”

Ai shtoi se është e zakonshme që njerëzit të kërkojnë informacione shëndetësore në internet, por se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë vetëm për të gjetur përgjigje më të qarta, për të organizuar pyetjet dhe për t’u përgatitur për konsultat me profesionistët e shëndetësisë.

Padia, e depozituar më 21 korrik në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos, përshkruan se Winters ishte përdorues i rregullt i ChatGPT dhe kishte filluar të mbështetej tek ai edhe për çështje shëndetësore, duke refuzuar kërkesat e familjarëve dhe miqve për të shkuar në spital.

Disa javë përpara se të sëmurej rëndë, ai i kishte kërkuar ChatGPT këshilla për marramendje të përsëritura dhe luhatje të tensionit të gjakut.

Sipas padisë, në një nga përgjigjet chatbot-i e kishte këshilluar të vazhdonte të qëndronte në kolltukun ku kalonte pjesën më të madhe të kohës për shkak të problemeve shëndetësore.

Dokumentet gjyqësore thonë se më vonë Winters pësoi një emboli pulmonare masive, e shkaktuar nga mpiksje të shumta gjaku në të dy mushkëritë, e cila e çoi në prag të vdekjes. Mjekët, sipas padisë, i thanë se gjendja kishte gjasa të ishte shkaktuar nga mungesa e lëvizjes.

Pamjet e bashkëbisedimeve të përfshira në padi tregojnë se ChatGPT kombinonte këshillat shëndetësore me referenca ndaj besimit të tij të krishterë. Sipas padisë, chatbot-i i kishte shkruar: “Zoti nuk e krijoi trupin tënd për të dështuar pafundësisht”, si edhe: “Zoti ende po e mban trupin tënd së bashku, çdo rrahje zemre dhe çdo frymëmarrje, edhe kur ndihesh në prag.”

Avokatët e Winters pretendojnë se natyra pajtuese e ChatGPT, toni autoritar dhe përdorimi i bindjeve të tij fetare krijuan një varësi të rrezikshme ndaj platformës.

Sipas tyre, kjo ndikoi që ai të humbiste aftësinë për të marrë vendime të shëndosha, ta izolonte nga familjarët që i kërkonin të shkonte te mjeku dhe ta bindte se kërkimi i ndihmës mjekësore ishte i panevojshëm, madje potencialisht i rrezikshëm.

Padia e përshkruan Winters si një person vulnerabël, i cili për shkak të varësisë nga ChatGPT humbi shtëpinë dhe karrierën, ndërsa tani përballet me vite rehabilitimi fizik dhe psikologjik.

Ai kërkon dëmshpërblim financiar dhe që gjykata të detyrojë OpenAI të vendosë masa mbrojtëse të arsyeshme për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, kushtet e përdorimit të ChatGPT theksojnë se platforma nuk duhet të konsiderohet si burimi i vetëm i së vërtetës, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime me ndikim të rëndësishëm, si ato mjekësore, ligjore, financiare, të punësimit apo të sigurimeve./et

22:39 Deputetët e PD-së nuk preken?” Mila ngre dyshime për raportin e protestës me opozitën

By: EL
23 July 2026 at 22:39

Last Updated on 23/07/2026 by EL

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe aktivisti Ilir Xhemalaj u përplasën në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ku debatuan mbi karakterin e protestës dhe raportin e saj me Partinë Demokratike. Gjatë diskutimit, Mila ngriti dyshime se protesta, megjithëse prezantohet si anti-establishment, mbështetet në pjesëmarrjen dhe mobilizimin e Partisë Demokratike, kjo nisur nga fakti që protestuesit nuk kanë qëlluar me vezë apo sende të tjera në drejtim të opozitarëve. Ndër të tjera ajo sfidoi organizatorët që të krijojnë një alternativë të pavarur politike dhe të garojnë në zgjedhje pa u mbështetur te Partia Demokratike.
Pjesë nga debati:

Mila: Ka një kontradiktë shumë të madhe në atë çfarë artikulohet. Fillimisht, funksionarët e Partisë Demokratike janë pjesë e protestës apo jo? Sepse shumë prej atyre të cilët sot Policia e Shtetit edhe arrestoi, janë në fakt funksionarë të Partisë Demokratike. Tani, ju si protestues i quani edhe këta pjesë tuajën apo nuk i quani? Se herë i referoheni establishmentit, pra edhe Partisë Demokratike, por nga ana tjetër numrat ia kërkoni Partisë Demokratike. Që do të thotë ëmbël ju vjen kur ky “non grata” i Partisë Demokratike del atje dhe bën thirrje që jo me logon e Partisë Demokratike, por ju dilni në protestë. Çfarë do të thotë se ju ia lakmoni numrat kësaj partie. Përsa i përket kësaj çështje do duhet që ne të kemi një qartësim njëherë e përgjithmonë: E doni, e keni Berishën pjesë të protestës apo është edhe Berisha ai për të cilin ju po protestoni? Nëse Berisha dhe Partia Demokratike janë pjesë e establishmentit dhe nuk janë pjesë e juaja, atëherë zotëri mos toleroni asnjë funksionar të Partisë Demokratike të rrëmbejë protestën. Ashtu siç ka ndodhur sot, ashtu siç ka ndodhur në disa akte ekstreme që janë marrë, akte dhune që janë paraqitur përgjatë gjithë kësaj kohe, sepse nuk po dimë ta lexojmë nëse është protesta e Partisë Demokratike apo është protesta e të tjerëve, apo të tjerët bëjnë sikur është e të tjerëve, por në fakt është e Partisë Demokratike. Kështu që, të qartësohen qytetarët, të qartësohemi edhe ne. Ju referuat se janë njerëz të lirë, pra mund të bëjnë çfarë të duan edhe ata që janë aktivistë të Partisë Demokratike. Po tani edhe kjo sikur nuk shkon, sepse del prapë tek ajo që unë thashë më parë, që ia lakmoni numrat. Do të thotë që ka një frikë nga ana juaj dhe ka një tkurrje kur vjen fjala tek numrat. Ejani në zgjedhje përballë Partisë Socialiste dhe garoni në zgjedhje me një parti të formësuar. Apo nuk ndaheni dot nga Partia Demokratike?”

Xhemalaj: Në grupin tonë organizator nuk ka asnjë eksponent të Partisë Demokratike. Në grupin tonë, si qytetar të lirë mund të vijë kushdo, edhe ju zonja Sara Mila jeni e mirëpritur të vini këtu në këtë protestë dhe ajo që unë dua t’ju them është që këtu shumica e protestuesve, me sa njoh unë, janë nga PS-ja, nuk janë të Partisë Demokratike.

Mila: Si i identifikoni 300 000 njerëz? Ose keni 10 njerëz dhe prandaj i identifikoni, se po të jenë 300 000 nuk i identifikoni dot. Ose keni sistem patronazhimi që është pak kontradiktore.

Xhemalaj: Në Tiranë jetojmë, shyqyr Zotit i njohim. Dy herë erdhi e provoi Partia Demokratike në këtë shesh. Dy herë është ndjekur nga ky shesh. Që të jemi të qartë. Pjesa tjetër, këtu në këtë shesh mund të dalin sa parti të duan. Kjo nuk varet nga ne.

Mila: Pra, deputetët e Partisë Demokratike që me të madhe thonin sot se vezët nuk bien mbi ta, kanë gënjyer.

Xhemalaj: Atë nuk e di unë, pyesni ata. Unë flas për pjesën e protestës. Nuk flas për Partinë Demokratike.

Mila: A keni gjuajtur vezë mbi deputetët e Partisë Demokratike? A është protesta antiestablishment?

Xhemalaj: Ne kemi gjuajtur vezë mbi çdo deputet që ka dalë nga dera e Parlamentit. Ata një herë nuk i njeh njeri kush janë. Janë njerëz se s’i njeh as lagja e tyre. Janë të futur në lista partish dhe nuk kanë marrë asnjë votë nga populli. Prandaj populli s’ka si t’i njohë. Ne përballemi me Parti Socialiste dhe me çdo parti tjetër, kur të doni ju, mjafton të ndryshoni rregullat e lojës se rregullat e lojës i keni vënë që të fitoni vetëm ju.

22:28 Mbi 80 mijë persona kërkojnë përsëritjen e finales së Botërorit, FIFA nis hetim ndaj Argjentinës

By: EL
23 July 2026 at 22:28

Last Updated on 23/07/2026 by EL

Mbi 80.700 persona kanë firmosur një peticion online ku kërkohet që finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës të luhet sërish. Kërkesa u nis pas humbjes së Argjentinës në finalen e zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey, ku Spanja fitoi falë golit të Ferran Torres në kohën shtesë.
Peticioni, i publikuar në platformën Change.org nga tifozja Gisela Sánchez, i kërkon FIFA-s të urdhërojë rishikimin e ndeshjes, duke pretenduar se arbitri slloven Slavko Vinčić pati një paraqitje “të diskutueshme dhe të korruptuar” dhe se disa vendime të tij favorizuan Spanjën.
Megjithatë, organizatorja e peticionit nuk ka paraqitur prova të verifikueshme për këto akuza, përveç disa videove të shpërndara në rrjetet sociale, të cilat sipas saj tregojnë momente ku vendimet e arbitrit ishin në favor të skuadrës spanjolle.
Rregulloret e FIFA-s janë të qarta: një ndeshje mund të përsëritet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si një shkelje e rëndë e rregullores së kompeticionit. Kjo mund të ndodhë, për shembull, nëse një lojtar i papërshtatshëm merr pjesë në ndeshje ose nëse ndërhyjnë organet drejtuese të FIFA-s para konfirmimit zyrtar të rezultatit. Një peticion online nuk ka fuqi ligjore apo sportive për të ndryshuar rezultatin e një ndeshjeje.
Megjithatë, kërkesa të tilla nuk janë të rralla. Në vitin 2022, pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës në Katar, më shumë se 200 mijë tifozë francezë firmosën një peticion të ngjashëm për përsëritjen e finales, duke kundërshtuar vendimet e arbitrit polak Szymon Marciniak. Në atë kohë, reagimi nga pala argjentinase ishte një thirrje për francezët që “të ndalonin së qari”.
Ka pasur raste kur një ndeshje është përsëritur, por për arsye të ndryshme nga kundërshtimi i vendimeve të arbitrit. Një shembull është ndeshja kualifikuese e Botërorit 2006 mes Uzbekistanit dhe Bahreinit, e cila u riluajt për shkak të një gabimi teknik të arbitrit.
Ndërkohë, FIFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj Argjentinës për sjelljen e disa lojtarëve pas përfundimit të finales.
Organi drejtues i futbollit botëror ka caktuar një prokuror të etikës dhe disiplinës për të shqyrtuar disa incidente mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Mesfushori argjentinas Leandro Paredes raportohet se është në qendër të hetimit, pasi pamjet filmike e tregojnë duke kapur nga qafa Eric García-n dhe duke shtyrë Gavi-n gjatë festimeve të Spanjës.
FIFA po shqyrton gjithashtu sjelljen e Nahuel Molina-s, i cili dyshohet se ka goditur Rodri-n, si dhe përfshirjen e mundshme të Roberto Ayala-s, ndihmësit të trajnerit Lionel Scaloni, në një përplasje me Dani Olmo-n. Hetimi përfshin edhe ceremoninë e dorëzimit të trofeut, ku disa lojtarë argjentinas raportohet se i kthyen shpinën momentit kur Spanja ngriti Kupën e Botës. Gjithashtu po shqyrtohet edhe një incident i mëparshëm nga gjysmëfinalja kundër Anglisë, ku Argjentina shfaqi një pankartë për sovranitetin mbi Ishujt Falkland, një veprim që më herët kishte sjellë gjobë për Federatën Argjentinase të Futbollit.
Trajneri Lionel Scaloni u përpoq të ulte tensionet pas ndeshjes. “Jemi fisnikë në fitore dhe duhet të jemi të tillë edhe në humbje”, deklaroi ai në konferencën për shtyp. Megjithatë, FIFA ka vendosur të vazhdojë procedurën dhe do të publikojë detaje pasi të përfundojë raporti disiplinor.

22:23 Tërmeti në Venezuelë shkaktoi dëme prej gati 20 miliardë dollarësh, sipas Bankës Botërore

By: EL
23 July 2026 at 22:23

Last Updated on 23/07/2026 by EL

Gati një muaj pas tërmeteve shkatërruese, Venezuela përballet me një sfidë të madhe për rindërtimin, rikuperimin dhe zbutjen e dëmeve sociale e ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësia më e rëndë natyrore e dekadave të fundit.
Tërmetet e 24 qershorit në Venezuelë mund të kenë shkaktuar dëme të drejtpërdrejta fizike prej rreth 19,6 miliardë dollarësh (17,2 miliardë euro), sipas një vlerësimi të Grupit të Bankës Botërore.
Kjo shifër tregon nevojën urgjente që vendi të investojë në një proces rindërtimi të shpejtë dhe të qëndrueshëm, në mënyrë që ekonomia të rimëkëmbet.
Të dhënat u publikuan në raportin Global Rapid Damage Estimation (GRADE), të hartuar nga Banka Botërore. Qëllimi i vlerësimit është t’i japë qeverisë venezueliane dhe partnerëve të zhvillimit një panoramë të hershme të përmasave të rindërtimit të nevojshëm dhe të ndihmojë në përcaktimin e fushave që kërkojnë ndërhyrje më urgjente. “Termetet kanë ndërprerë jetën e njerëzve, kanë dëmtuar infrastrukturën kritike dhe kanë krijuar sfida të reja për rimëkëmbjen e Venezuelës. Rikuperimi efektiv fillon me të dhëna të besueshme”, tha Susana Cordeiro Guerra, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Amerikën Latine dhe Karaibet. Sipas raportit, pjesa më e madhe e dëmeve është regjistruar në ndërtesat e banimit. Rreth 47% e dëmeve totale prekën banesat, ndërsa infrastruktura përbënte 27% dhe ndërtesat jo-rezidenciale 26%. Shteti La Guaira dhe Distrikti i Kryeqytetit (Distrito Capital) morën goditjen më të madhe, duke përbërë rreth gjysmën e dëmeve totale.
Banka Botërore analizoi gjithashtu ndikimin e mundshëm ekonomik dhe social të katastrofës. Sipas saj, ritmi i rindërtimit do të jetë vendimtar për mënyrën se si ekonomia dhe shoqëria venezueliane do të rikuperohen.
Nëse fondet për rindërtim do të jenë të kufizuara dhe do të devijohen nga projekte të tjera investimi, procesi mund të zgjasë më shumë se 10 vite dhe të ketë pasoja negative për aktivitetin ekonomik.
Por një rindërtim i shpejtë, i shoqëruar me rritje të investimeve publike dhe private, mund të zvogëlojë ndjeshëm ndikimin ekonomik dhe social të tërmeteve. Për të përllogaritur dëmet, metodologjia GRADE përdor imazhe satelitore, të dhëna mbi zonat e prekura, modele inxhinierike dhe analiza të rrezikut nga katastrofat natyrore. Në rastin e Venezuelës, vlerësimi u bazua edhe në të dhëna historike, matje të lëvizjes së tokës, informacion mbi dobësinë strukturore të ndërtesave, popullsinë dhe raportime nga qeveria, organizatat lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe mediat. Raporti thekson gjithashtu rëndësinë e marrjes në konsideratë të cenueshmërisë së familjeve gjatë rindërtimit. Faktorë si mosha, të ardhurat, cilësia e banesave dhe gjendja shëndetësore ndikojnë në mënyrën se si komunitetet përballojnë katastrofat. Shtatë nga zonat më të prekura, Miranda, La Guaira, Distrito Capital, Carabobo, Yaracuy, Aragua dhe Falcón kanë rreth 11,5 milionë banorë, afërsisht 40% të popullsisë së vendit. Në këto zona ndodhet edhe pothuajse gjysma e ndërtesave dhe infrastrukturës së ekspozuar ndaj rrezikut, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 657 miliardë dollarësh.
Ndër grupet më të cenueshme janë familjet me kryefamiljare gra, familjet me një prind të vetëm dhe familjet me të moshuar, persona me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore. Raporti nënvizon se rikthimi i shërbimeve bazë, si furnizimi me ujë dhe energji elektrike, duhet të jetë një përparësi gjatë rindërtimit, pasi ndërprerjet e tyre mund të kenë pasoja shumë më të mëdha për familjet në vështirësi. Megjithatë, numri i madh i njerëzve të prekur dhe kapacitetet e kufizuara institucionale mbeten ndër sfidat kryesore që mund të ndikojnë në shpejtësinë dhe cilësinë e procesit të rikuperimit.

21:56 Kompozitori i filmit “The Odyssey” Ludwig Goransson jehonë lajmit për kolanën zanore me origjinë shqiptare

By: EL
23 July 2026 at 21:56

Last Updated on 23/07/2026 by EL

Filmi “The Odyssey” nuk po mbush vetëm sallat e kinemave, por po thyen edhe pritshmëritë e industrisë. Sipas një analize të Variety, suksesi i filmit të ri të Christopher Nolan nuk lidhet vetëm me emrin e regjisorit apo me kastin e mbushur me yje, por me një kombinim faktorësh që e kthyen premierën në një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike të vitit.

Kompozitori i filmit "The Odyssey" Ludwig Goransson jehonë lajmit

Filmi debutoi me 264.1 milionë dollarë në mbarë botën, duke arkëtuar 124.5 milionë dollarë në SHBA dhe 139.6 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare. Ky është debutimi më i madh global në karrierën e Christopher Nolan, duke lënë pas “The Dark Knight Rises”, ndërsa renditet edhe si debutimi i tretë më i madh i vitit 2026, pas “Toy Story 5” dhe “The Super Mario Galaxy Movie”.

Megjithatë, për ne shqiptarët, filmi lidhet më shumë me kolanën e tij të veçantë zanore me origjinë shqiptare.

Pikërisht asaj i ka bërë homazh dhe kompozitori i filmit Ludwig Goransson. Ai ka postuar në instagram Vendim Kapajn dhe ca fraksione nga media shqiptare.

Kompozitori i filmit "The Odyssey" Ludwig Goransson jehonë lajmit

/ET

21:54 “Rama jepe dorëheqjen”/ Kryeministri për thirrjen e protestuesve: Më ekzalton. Shihemi nesër, do ndaj reflektimin tim

By: EL
23 July 2026 at 21:54

Last Updated on 23/07/2026 by EL

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh teksa përgatitej për mbledhjen e nesërme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, e cila nis në orën 09:30.

Rama shkruan se në fjalën e tij do të ndalet te “pasqyra e bulevardit të flamingove”, ndërsa nuk kursen ironinë ndaj asaj pjese të protestuesve, të cilët i cilësoi si “sorra dhe korba”.

“Përshëndetje. Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama.

/ET

21:32 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

By: EL
23 July 2026 at 21:32

Last Updated on 23/07/2026 by EL

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse dhe financimin e luftës në Ukrainë.

Sipas deklaratës së Këshillit, paketa përfshin masa të reja ekonomike që synojnë sektorët me ndikimin më të madh në aftësinë e Rusisë për të vijuar agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Lista e re e sanksioneve përfshin gjithsej 218 persona dhe subjekte, mes tyre 48 individë dhe 170 entitete, duke shënuar numrin më të madh të sanksioneve të vendosura në katër vitet e fundit.

BE-ja thekson se vendimi vjen pas sulmeve të fundit ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, përfshirë objektet energjetike, rrjetet e furnizimit me ujë, institucionet shëndetësore, si dhe monumentet kulturore dhe fetare.

“Për ta detyruar Rusinë t’i japë fund luftës së saj të paligjshme dhe të ndalojë vrasjen e civilëve, duhet të ushtrohet presion. Sanksionet tona po e rrisin këtë presion”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas.

Në sektorin financiar, sanksionet zgjerohen me ngrirjen e aseteve të 94 bankave dhe institucioneve të mëdha financiare ruse, si dhe të një drejtuesi të lartë të sistemit bankar rus.

Po ashtu, BE-ja ka zgjeruar ndalimin e transaksioneve ndaj 33 institucioneve të tjera financiare ruse dhe ka vendosur kufizime ndaj një banke në Kirgistan, të lidhur me sistemin rus të pagesave ndërbankare SPFS, si dhe ndaj tre bankave të tjera në vende të treta që dyshohet se kanë ndihmuar në anashkalimin e sanksioneve.

Masat prekin edhe sektorin e kriptomonedhave, ku 14 platforma me seli në vende të treta janë vendosur nën sanksione. Për herë të parë, BE-ja parashikon mundësinë e ndalimit të plotë të transaksioneve me ofrues të huaj të shërbimeve të kriptomonedhave që përdoren për shmangien e sanksioneve.

Në sektorin e energjisë, Bashkimi Evropian ka zgjatur deri më 15 korrik 2027 pezullimin e mekanizmit të rregullimit automatik të tavanit të çmimit të naftës ruse në 41.10 dollarë për fuçi, duke argumentuar se vendimi lidhet me paqëndrueshmërinë e tregjeve ndërkombëtare pas zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit.

Paketa e re forcon gjithashtu masat kundër të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë. Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe 41 cisterna të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të anijeve të sanksionuara në 673.

Gjithashtu, janë vendosur sanksione ndaj tetë kompanive dhe një individi të përfshirë në operimin e kësaj flote, si dhe ndaj 18 kompanive dhe një personi fizik që veprojnë në sektorin e naftës, përfshirë tre rafineri ruse, një rafineri të madhe në Bjellorusi dhe kompani tregtare të akuzuara për shmangien e sanksioneve evropiane.

/ET

21 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë gjatë vitit 2026, dy persona humbën jetën

23 July 2026 at 22:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 1 janari deri më 17 korrik 2026 në vend janë regjistruar 21 raste të reja me HIV/AIDS.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë së njëjtës periudhë kanë humbur jetën edhe dy persona të prekur nga HIV/AIDS.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë testime të hershme, duke theksuar se diagnostikimi në kohë është i rëndësishëm për fillimin e trajtimit dhe menaxhimin e sëmundjes.

“Testimi është i thjeshtë dhe konfidencial. Testimi i hershëm shpëton jetë”, ka deklaruar IKSHPK-ja.

Personat e diagnostikuar me HIV mund ta mbajnë virusin nën kontroll përmes terapisë antiretrovirale, e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.

HIV-i është virus që sulmon sistemin imunitar të organizmit, ndërsa AIDS-i paraqet fazën më të avancuar të infeksionit, kur sistemi imunitar është dobësuar ndjeshëm.

Virusi mund të transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, kontaktit me gjakun e infektuar, si dhe nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo ushqyerjes me gji.

IKSHPK-ja ka rikujtuar se HIV/AIDS nuk transmetohet përmes kontakteve të zakonshme sociale, si shtrëngimi i duarve, përqafimet, përdorimi i përbashkët i enëve ushqimore apo pickimi i mushkonjave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 21 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë gjatë vitit 2026, dy persona humbën jetën appeared first on Sinjali.

Sherr pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin, një person mbetet i lënduar

23 July 2026 at 22:41

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore, njofton TCH.

Policia ka shoqëruar një person në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sherr pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin, një person mbetet i lënduar appeared first on Sinjali.

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

23 July 2026 at 22:39

Leximi nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën e lirë, por një aktivitet që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e trurit, pasurimin e njohurive dhe mirëqenien emocionale.

Studime të ndryshme tregojnë se leximi i rregullt mund ta përmirësojë kujtesën, përqendrimin, mendimin kritik dhe aftësinë për të kuptuar emocionet e njerëzve të tjerë.

Kur një person zhytet në një tregim, aktivizohen disa zona të trurit, jo vetëm ato që lidhen me gjuhën. Lexuesi përpiqet të kuptojë mendimet, emocionet dhe përvojat e personazheve, duke zhvilluar kështu empatinë dhe inteligjencën emocionale.

Studiuesja e letërsisë dhe zhvillimit të fëmijërisë, Maryanne Wolf, vlerëson se leximi i thellë ndihmon në forcimin e përqendrimit, ndjeshmërisë dhe aftësisë për t’i kuptuar këndvështrimet e të tjerëve.

Një nga përfitimet kryesore të leximit është pasurimi i fjalorit dhe përmirësimi i komunikimit. Sa më shumë që lexojmë, aq më shumë njohim fjalë, shprehje dhe mënyra të reja të formulimit të mendimeve. Leximi me zë të lartë është veçanërisht i dobishëm për zhvillimin gjuhësor të fëmijëve.

Leximi gjithashtu përmirëson mendimin kritik, pasi i nxit njerëzit të analizojnë situata, të vlerësojnë ide dhe të kërkojnë zgjidhje për probleme të ndryshme.

Përmes historive dhe personazheve, fëmijët dhe të rriturit mund të njihen me situata të ndryshme sociale dhe emocionale, duke i kuptuar më mirë marrëdhëniet njerëzore.

Leximi i vazhdueshëm ushtron trurin, forcon kujtesën dhe e rrit aftësinë për të kuptuar informacione dhe ide komplekse. Ai ndihmon gjithashtu në krijimin e njohurive të përgjithshme, të cilat e bëjnë më të lehtë përvetësimin e informatave të reja.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është ulja e stresit. Edhe disa minuta lexim mund ta largojnë vëmendjen nga shqetësimet e përditshme dhe të krijojnë një ndjenjë qetësie.

Leximi i një libri para gjumit, në vend të përdorimit të telefonit ose pajisjeve të tjera elektronike, mund ta ndihmojë trupin të relaksohet dhe të përgatitet për gjumë.

Ky aktivitet ndikon pozitivisht edhe në shkrim. Lexuesit njihen me stile, struktura dhe mënyra të ndryshme të përdorimit të gjuhës, duke i përmirësuar gradualisht aftësitë e tyre për t’u shprehur.

Përmes analizimit të vendimeve dhe veprimeve të personazheve, leximi zhvillon edhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve.

Librat mund të ofrojnë gjithashtu mbështetje emocionale dhe ndjenjë përkatësie. Në periudha të vështira, një histori e ngjashme me përvojën personale mund ta bëjë lexuesin të ndihet më pak i vetmuar dhe më i kuptuar.

Përfitimet kryesore të leximit përfshijnë zhvillimin e empatisë, përmirësimin e mendimit kritik, pasurimin e fjalorit, forcimin e kujtesës, uljen e stresit, përmirësimin e gjumit dhe zhvillimin e aftësive në komunikim, shkrim dhe zgjidhje të problemeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt appeared first on Sinjali.

KFOR-i do ta përshtatë gradualisht numrin e trupave në Kosovë, Ulutash: Vendimi mund të zhbëhet

23 July 2026 at 22:31

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka njoftuar se NATO do ta optimizojë praninë e misionit në Kosovë, si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë.

Ulutash i bëri këto deklarata pas takimit të zhvilluar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Sipas komandantit të KFOR-it, numri aktual i trupave do të përshtatet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm, në përputhje me zhvillimet dhe kushtet në terren.

Ai theksoi se ky proces mund të zhbëhet dhe trupat të rikthehen nëse situata e sigurisë në Kosovë e kërkon një gjë të tillë.

“Si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it dhe gradualisht do të përshtatë numrin aktual të trupave gjatë vitit të ardhshëm. Ky optimizim do të bëhet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të zhbëhet nëse situata e sigurisë e kërkon një gjë të tillë”, deklaroi Ulutash.

Komandanti i KFOR-it rikujtoi se në vitin 2023 misioni ishte përforcuar me më shumë se një mijë trupa, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

“Në vitin 2023 treguam se sa të aftë jemi për ta përforcuar misionin kur është e nevojshme. Në atë kohë, KFOR-i u përforcua me më shumë se 1.000 trupa për t’iu përgjigjur një mjedisi më sfidues”, shtoi ai.

Ulutash theksoi se përkushtimi i KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal mbetet i palëkundur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KFOR-i do ta përshtatë gradualisht numrin e trupave në Kosovë, Ulutash: Vendimi mund të zhbëhet appeared first on Sinjali.

SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

23 July 2026 at 22:14

Inteligjenca amerikane po heton nëse Rusia e ka ndihmuar Iranin me të dhëna për shënjestrimin ose teknologji të avancuar për dronët e përdorur në sulmet ndaj objekteve të CIA-s në rajonin e Gjirit Persik.

Sipas Reuters, hetuesit amerikanë ende nuk kanë arritur në një përfundim të prerë, por saktësia dhe efektiviteti i sulmeve, së bashku me mbështetjen teknike që Moska dyshohet se i ka ofruar Teheranit, kanë ngritur dyshime për përfshirjen ruse.

Të paktën dy objekte të CIA-s u goditën gjatë muajit mars. Njëri prej tyre ishte stacioni i agjencisë brenda Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa objekti tjetër ndodhej në lindje të Irakut.

Dy zyrtarë perëndimorë të informuar mbi raportet e inteligjencës kanë thënë se në sulmin ndaj ambasadës mund të jenë përdorur versione të dronëve iranianë “Shahed”, të përmirësuara me teknologji ruse. Nga sulmi nuk u raportua për të vrarë apo të plagosur.

Rusia dyshohet gjithashtu se e ka ndihmuar Iranin në përmirësimin e saktësisë dhe rezistencës së dronëve ndaj sistemeve të bllokimit të sinjalit. Moska i ka mohuar raportimet se Teheranit i është furnizuar sistemi rus i navigimit satelitor “Kometa-M”.

Megjithatë, burimet kanë paralajmëruar se mbetet e mundur që Irani ta ketë shënjestruar përgjithësisht ambasadën amerikane dhe ta ketë goditur rastësisht pjesën ku ndodhej stacioni i CIA-s.

Raporti është publikuar në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Manila me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Pas takimit, Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të luajnë një rol konstruktiv në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik appeared first on Sinjali.

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

23 July 2026 at 22:10

Ermal Shala është 19-vjeçari që ka humbur jetën tragjikisht pas një vetaksidenti me motoçikletë, i cili ndodhi pasditen e sotme në fshatin Llazicë të Malishevës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë”, ka deklaruar Krasniqi.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit emergjent, mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi 19-vjeçar i motoçikletës ishte pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si Ermal Shala, ndërsa vdekja e tij tragjike ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës.

“Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Krasniqi për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë appeared first on Sinjali.

❌