Normal view

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

By: e xh
7 July 2026 at 22:28

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald Trump ndikoi në vendimin e FIFA-s për të anuluar pezullimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun pas kartonit të kuq.

Balogun luajti në ndeshjen e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës, ku Shtetet e Bashkuara u mposhtën 4-1 nga Belgjika.

Sipas një letre që po qarkullon në Parlamentin Evropian dhe që është siguruar nga Euronews, eurodeputetët u bëjnë thirrje 27 federatave të futbollit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të kërkojnë zyrtarisht nga FIFA një hetim mbi procesin që çoi në anulimin e pezullimit të Balogun.

“Besojmë se ka ardhur koha që federatat evropiane të futbollit, të gjitha anëtare të FIFA-s, të ndërhyjnë dhe të kërkojnë një hetim mbi mënyrën se si u mor ky vendim”, thuhet në letër.

Eurodeputeti irlandez Barry Andrews, një nga nismëtarët e dokumentit, deklaroi për Euronews se “edhe një herë Gianni Infantino dhe FIFA iu nënshtruan kërkesave të administratës Trump”, duke e cilësuar vendimin si “një turp dhe një shtrembërim të drejtësisë”.

Balogun mori një karton të kuq të diskutueshëm në ndeshjen e SHBA-ve kundër Bosnje-Hercegovinës javën e kaluar. Sipas rregullave, kartoni i kuq sjell automatikisht një pezullim prej një ndeshjeje, çka do ta linte sulmuesin jashtë sfidës vendimtare ndaj Belgjikës.

Trump pranoi më vonë se kishte telefonuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të diskutuar kartonin e kuq të Balogun, të cilin e konsideroi të padrejtë, por mohoi se kishte ushtruar presion ose kërkuar favorizim.

Më pas, FIFA pezulloi zbatimin e dënimit duke përdorur një mekanizëm ligjor që, sipas raportimeve, nuk ishte përdorur kurrë më parë në një Kupë Bote që prej futjes së kartonëve të kuq.

Presidenti amerikan falënderoi publikisht Infantinon për, siç u shpreh ai, “korrigjimin e një padrejtësie të madhe”. Nga ana e tij, Infantino deklaroi se gjatë bisedës i kishte sqaruar Trump se organi disiplinor i FIFA-s është i pavarur.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në Evropë.

UEFA e cilësoi atë si “të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, ndërsa Federata Belge e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare duke vënë në dyshim të drejtën e Balogun për të luajtur në atë ndeshje.

Edhe Komisioneri Evropian për Sportin, Glenn Micallef, e quajti anulimin e pezullimit “një vendim të gabuar”.

Ndërkohë, William Gaillard, ish-drejtor për Komunikimin dhe Çështjet Publike në UEFA, deklaroi për Euronews se vendimi “bie tërësisht ndesh me rregullat dhe statutin e FIFA-s” dhe e cilësoi atë “një skandal”.

Letra është iniciuar nga eurodeputetët Barry Andrews (Renew Europe), Lara Wolters dhe Niels Fuglsang (Socialistët dhe Demokratët) dhe po mbledh nënshkrime deri në afatin e caktuar.

Nënshkruesit kërkojnë që federatat evropiane të sigurojnë mbajtjen përgjegjëse të drejtuesve të lartë të FIFA-s, nëse provohet se kanë shkelur rregullat e neutralitetit politik.

Ata rikujtojnë gjithashtu një tjetër letër, të nënshkruar nga 50 eurodeputetë, ku kërkohej hetim për vendimin e FIFA-s për t’i akorduar presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes të FIFA-s.

22:59 Adam Levine puth vajzën nga skena gjatë koncertit

By: Monika
7 July 2026 at 22:59

Një moment i ëmbël familjar dhuroi Adam Levine për publikun e tij gjatë një koncerti, kur këngëtari u përkul nga skena dhe puthi vajzën e tij 9-vjeçare.

Gjatë performancës live të Maroon 5 në festivalin BST Hyde Park në Londër, më 3 korrik, ndërsa këndonte hitin “Girls Like You”, Levine iu afrua bashkëshortes së tij, Behati Prinsloo, e cila mbante në krahë vajzën e tyre 9-vjeçare, Dusty Rose.

Këngëtari e përkëdheli vajzën në kokë dhe i dha një puthje, në një moment që u filmua dhe më pas u publikua në rrjetet sociale.

Adam Levine dhe bashkëshortja e tij shihen për herë të parë pas skandalit të tradhtisë

Artisti dhe modelja e Victoria’s Secret janë të martuar që prej vitit 2014 dhe së bashku kanë tre fëmijë: Dusty Rose, 8-vjeçaren Gio Grace dhe një djalë 3-vjeçar.

Në një intervistë për revistën People në dhjetor të vitit 2023, Adam Levine kishte folur për rëndësinë që ka familja e tij në jetën e tij.

“Familja ime do të thotë më shumë se karriera ime. Në të njëjtën kohë, të kem të dyja është një dhuratë. Mendoj se nuk i vlerëson vërtet gjëra të tilla derisa të rritesh pak. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më emocional bëhem”, ishte shprehur ai.

Nga ana tjetër, Behati Prinsloo kishte zbuluar në një intervistë për E! News se dy vajzat e tyre kënaqen duke e parë atë teksa ecën në pasarelën e Victoria’s Secret.

“Për vajzat është gjithmonë argëtuese të shohin krahët dhe gjithë atë shkëlqim”, kishte thënë ajo, duke shtuar se për momentin ato nuk tregojnë interes për të ndjekur profesionin e prindërve të tyre.

“Janë ende shumë të vogla dhe nuk mendoj se po mendojnë se çfarë do të bëjnë në të ardhmen. Në këtë periudhë, vajza ime e madhe thotë se dëshiron të bëhet piktore ose të luajë basketboll”, kishte përfunduar Prinsloo./mxh

22:47 Norvegjia përballet me një valë gripi para çerekfinales me Anglinë: disa lojtarë me kollë dhe vështirësi në frymëmarrje

By: Monika
7 July 2026 at 22:47

Vetëm pak ditë përpara sfidës historike ndaj Anglisë në çerekfinalet e Kupës së Botës, kombëtarja e Norvegjisë po përballet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në përgatitjet e ekipit.

Trajneri Ståle Solbakken konfirmoi se disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit janë prekur nga një virozë, e cila ka shkaktuar simptoma si kollë, vështirësi në frymëmarrje, ngjirje zëri dhe lodhje të përgjithshme. Vetë tekniku u shfaq duke kollitur gjatë konferencës së fundit për shtyp.

Sipas Solbakken, vetëm Jørgen ka shfaqur temperaturë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit po përballet me simptoma më të lehta. Edhe përpara ndeshjes ndaj Brazilit disa futbollistë nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike, por situata është përhapur më tej ditët e fundit.

Pavarësisht shqetësimit, trajneri siguroi se gjendja mbetet nën kontrollin e stafit mjekësor dhe e lidhi përhapjen e virozës me lodhjen nga udhëtimet e shumta, fluturimet dhe ndryshimet e vazhdueshme të ambienteve.

“Vetëm Jørgen pati temperaturë. Të tjerët kanë pasur kollë dhe ngjirje zëri. Me kondicionerët, fluturimet dhe faktin që jemi më shumë se 50 persona së bashku, do të ishte e pazakontë që askush të mos sëmurej”, u shpreh Solbakken.

Norvegjia do të kërkojë të rikuperojë sa më shpejt lojtarët e prekur, ndërsa përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit të saj./mxh

22:38 Jonathan Anderson flet për herë të parë për fustanin e nusërisë së Taylor Swift: “Ishte një përvojë shumë emocionale”

By: Monika
7 July 2026 at 22:38

Drejtori kreativ i Christian Dior, Jonathan Anderson, ka ndarë për herë të parë detaje mbi krijimin e fustanit të nusërisë së Taylor Swift, duke e cilësuar bashkëpunimin me këngëtaren si një nga përvojat më të veçanta të karrierës së tij.

Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madison Square Garden në New York, në praninë e rreth 1.000 të ftuarve, mes të cilëve figura të njohura nga muzika, kinemaja dhe sporti. Dasma u konfirmua zyrtarisht në mbrëmje, ndërsa në ekranet gjigante jashtë arenës u shfaq mesazhi “JUST T&T MARRIED”, që tërhoqi vëmendjen e fansave.

Përmes një deklarate të publicistes së Swift, Tree Paine, u bë e ditur se çifti kishte zgjedhur veshje të personalizuara nga Christian Dior Haute Couture. Megjithatë, shtëpia e modës ka vendosur të ruajë privatësinë e ceremonisë dhe deri më tani nuk janë publikuar fotografi zyrtare të fustanit të nuses.

Në një intervistë për revistën WWD, Anderson tregoi se procesi krijues ishte i mbushur me emocion.

“Puna me Taylor ishte një kënaqësi e vërtetë. Gjatë këtij rrugëtimi krijuam një miqësi të bukur dhe është gjithmonë diçka e veçantë të realizosh fustanin e dasmës së dikujt”, u shpreh ai.

Megjithëse pamja e plotë e fustanit mbetet ende e panjohur për publikun, disa detaje u zbuluan nga Adam Aron, drejtori ekzekutiv i AMC dhe një nga të ftuarit në ceremoni. Në një postim në rrjetin X, i cili u fshi më pas, ai e përshkroi krijimin si një fustan të bardhë elegant me bisht të gjatë dhe vello klasike, duke e cilësuar atë “mahnitës”.

Sipas informacioneve të publikuara, Taylor Swift kompletoi pamjen me bizhuteri Cartier, ndërsa si ajo ashtu edhe Travis Kelce zgjodhën këpucë të realizuara posaçërisht nga Christian Louboutin.

Kjo nuk është hera e parë që Jonathan Anderson firmos një fustan nusërie për Dior. Stilisti ka krijuar më parë edhe veshjet e dasmës për modelen Ming Xi dhe influencuesen braziliane Elisa Zarzur.

Në ditët para ceremonisë, fansat kishin vënë re se Taylor Swift po shfaqej shpesh me çanta të dizajnuara nga Anderson për Dior, duke spekuluar se kjo ishte një shenjë se ai do të ishte edhe autori i fustanit të saj të dasmës.

Ceremonia mblodhi një numër të madh të famshëmish, mes tyre Selena Gomez, Sabrina Carpenter, Steven Spielberg, Bradley Cooper, Gigi Hadid dhe Karlie Kloss. Ndërkohë, sipas raportimeve, aktori Adam Sandler drejtoi ceremoninë, ndërsa Taylor zgjodhi që në vend të një shoqërueseje tradicionale të kishte vëllanë e saj, Austin Swift, në rolin e “man of honor”.

Pamjet e publikuara pas dasmës treguan se Madison Square Garden ishte transformuar në një ambient përrallor, i dekoruar me gjelbërim, harqe elegante dhe elemente luksoze, ndërsa në hyrje ishin vendosur fotografi që rrëfenin historinë e dashurisë së çiftit, nga momentet e para deri te propozimi për martesë./mxh

22:26 Dy shqiptarë në fushë, publikohen formacionet e Zvicër-Kolumbi

By: Monika
7 July 2026 at 22:26

Kombëtaret e Zvicrës dhe Kolumbisë do të ndeshen në përballjen e fundit të fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës.

Përfaqësuesja helvete vjen në këtë sfidë pas një ecurie mjaft pozitive, ku suksesi i fundit 2-0 ndaj Algjerisë shënoi fitoren e tretë radhazi për herë të parë në historinë e këtij ekipi në këtë kompeticion.

Skuadra e drejtuar nga Murat Yakin nuk njeh humbje prej shtatë ndeshjesh, e mbështetur te një fazë defensive e mirëorganizuar dhe një lojë e balancuar.

Në krahun tjetër, Kolumbia vjen pas një rrugëtimi që përfshiu ndeshje të luajtura në të tre shtetet organizatore të këtij Botërori. Pas triumfit minimal 1-0 ndaj Ganës, ekipi i Amerikës Latine vërtetoi qëndrueshmërinë e tij në prapavijë, duke regjistruar tre takime radhazi pa pësuar asnjë gol.

Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të gjejë në fazën çerekfinale Argjentinën, e cila eliminoi Egjiptin.

Pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të të dyja ekipeve. Të Zvicra e nisin titullarë dy lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari./mxh

22:19 Kryeministrja daneze i përgjigjet Trumpit: Groenlanda i përket Danimarkës dhe nuk shitet

By: Monika
7 July 2026 at 22:19

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është në shitje.

Frederiksen e bëri deklaratën nga Ankaraja, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti dëshirën e tij për ta vënë Groenlandën, një ishull gjysmë-autonom Arktik që i përket Danimarkës, nën kontrollin e Uashingtonit./mxh

22:10 Miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE: Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet

By: Monika
7 July 2026 at 22:10

Parlamenti Evropian miratoi të martën rregulloret e përditësuara të të drejtave të pasagjerëve ajrorë që synojnë të shpejtojnë procedurat e kompensimit, të sigurojnë ulëse falas për fëmijët dhe t’u kërkojnë kompanive ajrore të përfshijnë tarifat e bagazheve të dorës në çmimet e biletave.

Rregullat e reja, të dakorduara me Këshillin e BE-së, u miratuan nga ligjvënësit me një votim 646-12 me tre abstenime.

Legjislacioni, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 2004, është krijuar për të forcuar mbrojtjen për pasagjerët që përballen me ndërprerje të udhëtimit, duke përfshirë fluturimet e vonuara ose të anuluara ose të refuzimit të hipjes.

Sipas rregullave të rishikuara, pasagjerët do të vazhdojnë të kenë të drejtën e rimbursimit ose ndryshimit të rrugës në rast anulimesh dhe do të mbeten të pranueshëm për kompensim për vonesat që kalojnë tre orë, anulimet e shpallura më pak se 14 ditë para nisjes dhe refuzimin e hipjes.

Pasagjerët do të marrin 250 euro për fluturime deri në 1.500 kilometra, 400 euro për fluturime brenda BE-së që kalojnë 1.500 km dhe udhëtime të tjera midis 1.500 dhe 3.500 km dhe 600 euro për fluturime më të gjata.

Rregullat e përditësuara paraqesin një sistem më të thjeshtë rimbursimi dhe kompensimi.

Pasagjerët do të kenë nëntë muaj kohë për të paraqitur kërkesat për kompensim, ndërsa linjat ajrore do të kenë 30 ditë për të paguar kompensimin ose për të shpjeguar pse një kërkesë refuzohet dhe për të informuar pasagjerët për procedurat e ankesës.

Rregullat gjithashtu paraqesin të drejta të reja për udhëtarët, duke përfshirë lejimin e pasagjerëve me bileta kthimi për të marrë fluturimin e tyre të kthimit edhe nëse kanë humbur fluturimin në dalje, pa tarifa shtesë.

Linjave ajrore do t’u kërkohet të përfshijnë koston e bagazhit të dorës në tarifat e shfaqura në fillim të procesit të rezervimit.

Pasagjerëve që zgjedhin të udhëtojnë pa bagazh dore mund t’u ofrohen ende tarifa më të ulëta.

Tarifat shtesë për korrigjimin e gabimeve të vogla drejtshkrimore të emrave ose marrjen e një karte fluturimi të printuar pas regjistrimit nuk do të lejohen më.

Pasagjerët do të kenë gjithashtu të drejtën për të marrë një kartë hipje digjitale pa pasur nevojë për një aplikacion specifik të linjës ajrore ose llogari përdoruesi.

Legjislacioni kërkon që linjat ajrore të ulin pranë fëmijës një person që shoqëron një fëmijë nën 14-vjeç pa tarifa shtesë./mxh

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

By: E S
7 July 2026 at 23:00

Franca dhe Britania e Madhe do të prezantojnë planet për krijimin e një misioni detar shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit, gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe vendeve arabe të Gjirit, sipas “Reuters”.

Takimi zhvillohet në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara dhe përfshin përfaqësues nga Bahrejni, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, diplomatët thonë se kundërshtimi i Iranit, e bën të vështirë arritjen e një zgjidhjeje për këtë zonë strategjike.

Rriten tensionet në Hormuz

Tensionet në këtë rrugë detare, janë shtuar pavarësisht një marrëveshjeje të përkohshme paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Agjencia britanike për sigurinë detare njoftoi se një anije cisternë me nafte, u godit pranë brigjeve të Omanit.

Sipas raportimeve, Garda Revolucionare iraniane ka qëlluar me raketa ndaj disa anijeve tregtare që kalonin në Ngushticën e Hormuzit.

Kjo ngushticë është një nga rrugët më të rëndësishme energjetike në botë, pasi rreth një e pesta e furnizimit global me naftë kalon aty.

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë mision për sigurinë detare

Londra dhe Parisi po përpiqen të krijojnë një koalicion prej rreth 12 vendesh, për të garantuar lëvizjen e sigurt të anijeve, pas uljes së tensioneve ose përfundimit të konfliktit.

Megjithatë, çdo marrëveshje afatgjatë do të kërkonte miratimin e Iranit, i cili kundërshton praninë ushtarake të vendeve të huaja në rajon.

Trump kritikon aleatët e NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi disa aleatë të NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë, duke thënë se nuk e mbështetën SHBA-në, në konfliktin me Iranin.

Ai deklaroi se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë, por kritikoi aleatët se kishin refuzuar të angazhoheshin në konflik, përpara se t’u kërkohej.

Roli i Omanit

Britania e Madhe dhe Franca shpresojnë që misioni fillestar të zhvillohet në Gjirin e Omanit, një zonë që lidh Detin Arabik me Ngushticën e Hormuzit.

Omani ka deklaruar se do të bashkëpunojë për të garantuar sigurinë e lundrimit në ujërat e tij territoriale.

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

By: E S
7 July 2026 at 22:53

Psikologia Valbona Treska deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se familja është e para përgjegjëse, sa i përket ngjarjes së fundit të dhunës mes adoleshentëve.

Treska thekson se përgjegjësia kryesore fillon nga familja, e cila luan rol themelor në formimin e personalitetit të fëmijëve që në fazat më të hershme të jetës.

“Do ta nisja në fakt që në vegjëli. Është një marrëdhënie dashurie pa dashje, marrëdhënie që janë të deformuara, marrëdhënie që nuk janë të ndërtuara të sigurta, marrëdhënie që lënë për të dëshiruar… marrëdhënie që pa dashur prodhojnë këto skema në psikën e individit, të cilat janë gjithashtu të deformuara, që kërkojnë konfirmim vazhdimisht nga bashkëmoshatarët, nga më të rriturit, sepse flasim për një vetëvlerësim që nuk është i formuar ashtu siç duhet”, – u shpreh psikologia Treska.

Ajo nënvizon se jo çdo individ në situata të vështira zhvillon sjellje agresive ose dhunuese.

“A do ta bënte këtë gjë kushdo? Unë mendoj që jo. Jo çdo individ që ndodhet në një situatë të tillë do ndërmerrte të njëjtën sjellje”, tha Treska, duke shtuar se ata që ushtrojnë dhunë shpesh tregojnë mungesë empatie dhe prirje për të denigruar të tjerët.

Psikologia sqaroi se kur flet për individë “të pashëndetshëm”, nuk i referohet domosdoshmërisht sëmundjeve psikike, por gjendjes psikologjike dhe emocionale.

“Kur themi i shëndetshëm, flas i shëndetshëm psikologjikisht dhe emocionalisht. Jo çdo individ do bënte një sjellje të tillë”, tha ajo.

Treska pranon se të gjithë në njëfarë mënyre janë viktima të rrethanave, por kjo nuk i përjashton përgjegjësitë individuale dhe familjare.

“Kështu që kur thuhet që në fakt të gjithë janë viktima të të gjithëve, është e drejtë, sepse po të marrësh secilën prej tyre — mënyrën si është rritur, mungesën e vëmendjes, situatën sociale… mungesën e vëmendjes edhe nga mësueset, nga shkolla, nga persona që kanë mundësi të ndihmojnë… Por pa dyshim familja është e para”, nënvizoi Treska.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku duhet të fillojë adresimi i problemit, Treska u shpreh kategorikisht: “Shiko, familja padyshim është e para… Por pa dyshim familja ngelet thelbi. Një person nuk formohet 15 vjeç, as 17, as 10. E ka marrë formimin që në familje, që kur është në barkun e nënës… pesë vjeç, ka krijuar një pjesë të madhe të personalitetit”.

Ajo përfundoi me një thirrje të fortë: “Kështu që mos presim që atë fëmijën 15 vjeç, mbas gjithë problematikave që mund të ketë pasur familja, mbas gjithë pavëmendjes që ka pasur familja, ta lëshojmë në botën e madhe t’i themi ‘tani mbijeto’. Ai do mbijetojë në mënyrë jo të drejtë ndoshta”.

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

7 July 2026 at 22:45

Nga Jovan Plaku*

Para disa ditësh, mora një ftesë me titull “Krimi të mos bëhet harrim”, me rastin e 50 vjetorit të dënimit të “grupit të sabotatorëve të naftës” nga regjimi komunist, ku një nga personat e dënuar dhe ekzekutuar të atij grupi ka qenë babai im, Koço Plaku.

Në ftesën për këtë “qokë” të organizuar nga Departamenti i të Përndjekurve të PD-së, cilësohej se do të marrë pjesë edhe Prof. Dr. Sali Berisha, gjë që më detyroi të shkruaj këto rreshta, pasi si biri i njërit prej tyre, e ndiej të domosdoshme të them hapur atë që mbaj brenda prej vitesh dhe më mundon shumë.

Sali Berisha nuk identifikohet dot me të përndjekurit politikë nga regjimi komunist. Të përndjekurit nuk përfaqësohen dot as në kauzën e tyre, as në politikë nga Sali Berisha. Ata janë gjenetikisht të kundërt me njëri-tjetrin, ndaj nga kjo “martesë” nuk ka se si të lindë diçka e dobishme.

Mendoj se Berisha i ka përdorur të përndjekurit si hambar votash, që i komandonte me vështrim, kjo falë një grupi eksponentësh të shquar të shtresës, të cilët i patën dhënë besën e burrit dhe vërtet e mbajtën si burrat, derisa i hoqi qafe në një mënyrë ose një tjetër. Sot, pas 35 vitesh, kur Berishës nuk i bëjnë derman votat, mendoj se ai po tenton sërish t’i mbajë për gryke të përndjekurit e regjimit komunist, sepse ata i duhen si pudër për të mbuluar vrragat e thella që i ka lënë e shkuara e tij prej komunisti të devotshëm. Ai urren në mënyrë gjenetiko-patologjike të gjithë njerëzit që nuk i përkasin apo nënshtrohen makutërisë së tij biblike për plaçkë e pasuri. Të gjitha këto vrraga sot i lexohen në fytyrë nga i madh e i vogël, shqiptar dhe i huaj.

Në 35 vite pluralizëm, Berisha ka qenë në pushtet për rreth 13 vjet, konkretisht 1992-1997 si president dhe 2005-2013 si kryeministër.

Gjatë periudhës kur ai ka qenë president, unë kam qenë student. Vazhdimisht i kam shkruar për të mësuar mbi fatin e babait tim apo gjetjen e eshtrave të tij (pasi mësova në rrugë jozyrtare për ekzekutimin e tij), por asnjëherë nuk kam marrë përgjigje. Unë nuk mund të dalloja nga përfaqësuesit e tjerë të sërës sime. Gjatë gjithë periudhës së tij në pushtet, Berisha nuk u ka qarë asnjëherë hallin të përndjekurve dhe familjeve të tyre, fëmijëve të tyre. A jetonin këta njerëz? Nëse po, si jetonin? A ishin shëruar plagët e tyre? A i kishin kapërcyer traumat e humbjes, dhunës, persekutimit e zhgënjimit?

Berisha ka bërë vetëm sikur. Ka bërë sikur, edhe kur shpërndante fletushka dhe dekorata apo organizonte simpoziume shkencore për viktimat e komunizimit. Një të tillë ia ka dhënë edhe babait tim të ndjerë në vjeshtën e vitit 1996, me titull “Martir i Demokracisë”, për veprën dhe qëndrimin e tij heroik gjatë hetuesisë e deri në momentin e ekzekutimit. Koço Plaku e meritonte atë titull dhe gjithë nderin që mbart emri i tij. Por Berisha nuk e bënte për të lartësuar një nga viktimat më të zëshme të regjimit komunist. E bënte që të mbulohej vetë me pelerinën e nderit që mbante emri i Koço Plakut dhe i inxhinierëve të tjerë të burgosur e të ekzekutuar.

Berisha ka bërë sikur edhe kur në vitin 2007, kur miratoi ligjin “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, ku familjeve të të pushkatuarve të regjimit u njohu të drejtën për dëmshpërblim, por i futi në kalvarin e pafund të procedurave idiote apo kur faturën e dëmshpërblimit ia la në derë qeverisë së socialistëve për ta shlyer. Luga që na dha Berisha me këtë ligj ishte bosh, përqafimi i tij ishte cinik dhe i rrejshëm. Ndërkohë që i kishte të gjitha mundësitë të krijonte strukturat për evidentimin, përllogaritjen dhe shpërndarjen e dëmshpërblimit për çdo ish të përndjekur, mundësisht deri në shtëpi, i detyroi këta njerëz të mjerë që të kthehen nëpër vendet ku kishin vuajtur dënimet, për të numëruar edhe njëherë ditët e vuajtjeve për ca qindarka të ndyra, nuk e bëri. Thjesht nuk donte ta bënte.

Unë jam ndjerë gjithmonë i braktisur, sa herë kam kërkuar ndihmë shtetërore për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të tim eti. Por kulmin e kam parë në regjimin e dytë të Berishës. Me kërkimet e mia, munda të lokalizoja vendin ku ishte ekzekutuar babai im dhe fillova të gërmoja për të gjetur eshtrat e tij. Për këtë, nga shteti që drejtonte Berisha, u shoqërova në polici dhe m’u kërkua llogari pse kisha gërmuar dhe zbuluar pa leje eshtra të pushkatuarish. Gjetja e eshtrave të disa të pushkatuarve të diktautrës ia trazoi ditën Berishës, sepse edhe Evropa reagoi, madje pagoi ca qindra mijë euro për këtë çështje.

Berisha, gjatë kohës që ka qenë në pushtet kurrë nuk ka respektuar apo shfaqur empati për inxhinierët e naftës, nuk ka treguar kurrë përkujdesje për familjarët e tyre. Ama për naftën e zbular prej tyre, po. Për naftën ka pasur gjithmonë edhe kohë, edhe energji, edhe para publike për të shpenzuar.

Familjet e inxhinierëve të naftës, fëmijët e tyre nuk e kanë parë kudesin shtetëror as në fushën e strehimit, pavarësisht se Epoka e Berishës ka bërë me shtëpi qindra zyrtarë të tij të preferuar.

Unë vetë kam ndjerë përbuzje, (në fakt urrejtje) nga pushteti i Berishës. Betimi i tij si kryeministër më gjeti me punë në doganën Rinas, ku kisha mundur të sajoja me shumë peripeci një vend, meqenëse vazhdoja të isha fëmija i një “armiku” të ekzekutuar nga pushteti popullor.

Në muajt e parë të vitit 2006, u pushova nga puna, pa një arsye të qenësishme. U pushova në të njëjtën ditë me një mikun dhe kolegun tim, biri i një ish sekretari të parë, burrë i nderuar. Më dhembi dhe ende më dhemb kur e kujtoj që më tha: mirë mua, se dihej që do më pushonin, po me ty ç’patën…? Sigurisht që e fitova të drejtën në gjykatë, por punën e humba. Meqë sot m’u dha rasti të të pyes, po të pyes: Ç’pate me mua o Sali Berisha, që më pushove nga puna pa absolutisht asnjë të drejtë??? Apo të mjaftonte që unë nuk kisha bërtitur dhe blerë vota që ti të vije në pushtet?

Pas shumë hallakatjeve, falë miqve të mi, fillova përsëri punë, përsëri në shtet.

Rënia e Berishës nga pushteti në vitin 2013 më gjeti në punë dhe sigurisht, u pushova përsëri që në muajt e parë të qeverisjes socialiste. Përsëri i fitova me gjyq të drejtat e mia, por përsëri familja ime mbeti pa të ardhura. Megjithatë, për këtë rast nuk më vjen keq, sepse, siç thonë ca vargje të vjetra, ku pema i drejtohet sëpatës që e preu: “…Nuk më vjen keq për hekurin, se e kam armik, ndaj s’ndiej pikëllim; por më vjen keq për bishtin, se është dru nga druri im…”

Për ironi të fatit, ka rreth një vit që jam pushuar përsëri nga puna, pa asnjë arsye ligjore, nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucion ku kam shërbyer për rreth 10 vjet. Arsyeja është e thjeshtë. Kryetari aktual është bir i një ish prokurori të diktaturës, ndërsa unë jam bir i një ish të ekzekutuari nga diktatura. Historia vazhdon, persekutimi po ashtu. Ku ishe ti Sali, kur u votua nga parlamenti që kryetar i KLSh-së të vendosej ky person, i cili e ka katandisur në ditë të hallit një nga institucionet më të mira dhe më serioze në vend??? Sigurisht që nuk do bëje asgjë, sepse ti kujdesesh vetëm për lëkurën tënde dhe tarafin tënd, por le të themi “nejse”. Sot, KLSh-ja është sulltanat i vetëm një personi, i cili ndjek modelet e sigurimit të shtetit dhe ku mund të flitet për çfarëdo lloj gjëje, përveçse për auditime. Në kuptimin e mirëfilltë të auditimit. Aktualisht, çështjen e kam fituar në shkallën e parë dhe tani është në apel. Ndoshta do jem gjallë derisa të mbarojë apeli…

Pa u zgjatur më shumë, deri sot, të gjitha organizimet dhe eventet të cilat i kam vlerësuar dhe për të cilat jam tejet mirënjohës, kanë qenë nga nisma personale, sigurisht edhe të personave publikë e politikë, por zyrtarisht, asnjëherë, asnjë qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të gjetur eshtrat e babait tim dhe të ekzekutuarve të tjerë nga diktatura. Kjo mbetet një plagë e hapur, jo vetëm për familjen time, por për të gjithë familjet e të pushkatuarve që ende presin një përgjigje dhe ende presin të rivendoset dinjiteti i tyre në vend. Jo me fjalë, por me veprime konkrete.

Në planin personal, as unë e as familja ime nuk kemi ndjerë ndonjëherë kujdes apo vëmendje të veçantë institucionale për shkak të kësaj tragjedie, as nga shteti dhe as nga forcat politike që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e të përndjekurve politikë.

Nuk e kundërshtoj kujtesën për krimet e komunizmit përkundrazi, e mbështes fort. Por kujtesa nuk mund të jetë vetëm ceremoniale. Duhet që ftesat për përkujtim të shoqërohen me veprime reale: ngritjen e zërit për gjetjen e eshtrave të të pushkaturve dhe respektimin e dinjitetit e të drejtave të pasardhësve të tyre në jetën e përditshme, jo vetëm kur lind nevoja për elektorat, nëpër podiume.

Sot, me këtë përkujtimore, ju z. Berisha më kujtoni një personazh nga libri “Harku i Triumfit”, i Remarkut. Një personazh shumë interesant, mgjs në plan të dytë apo të tretë. Remarku e kishte quajtur “kukuvajka”. Kukuvajka ishte një emigrant, i cili kishte një intuitë pothuajse shtazarake për të parandjerë afrimin e luftës. Ma kujtoni në disa këndvështrime. Më i dhimbshmi, është që ju i bëtë të gjithë shqiptarët si kukuvajka e Remarkut, të marrin rrugët e botës, sepse ashtu iu tha intuita. Edhe mesa duket, ua paska thënë mirë. Pavarësisht kohës se kur kanë ikur dhe që po vazhdojnë të ikin, jeni ju që e mbollët këtë lloj fare, si në administratë, ashtu edhe në mendjen dhe sjelljen e njerëzve në përgjithësi. Ju filluat ta korrni vetë, por një Zot e di se sa kohë do vazhdojë të infektojë këtë vend fara që mbollët ju.

Ndërsa qasja tjetër nuk lidhet aq fort me kukuvajkën, përveçse nga sjellja juaj personale. Ju po nuhasni si korrbat kërmën mundësinë për t’u rikthyer në pushtet, ndaj ju shkon mendja edhe për të vdekurit. Korb mbete o Sali, i zi dhe ogurzi. Edhe nga aty ku janë (nga ku nuk dihet ku janë) kërkon të marrësh kredo politike dhe nder, nga nderi dhe emri i tyre.

Ti nuk je kapiten i mirë o Sali Berisha. Të është mbytur disa herë anija. Si rregull, kapiteni mbytet bashkë me anijen, por ti i ke mbytur apo lënë të mbyten të gjithë njerëzit që të vinin nga pas dhe të shikonin si perëndi, të cilët ishin gati edhe të vdisnin për ty. Vetë, si pelivan që je, ia ke dalë të gjesh bregun.

Ti, Sali Berisha, me veprimet dhe mosveprimet e tua je përgjegjës dhe shkaktar kryesor (nuk je i vetëm) për katraurën në të cilën ndodhet sot administrata publike, për krimin që kontrollon shtetin, për eksodin masiv të të rinjve dhe jo vetëm. Ti je personi që fike dritat e rinisë dhe rindeze luftën e klasave. Ti ke pjesën tënde (ndoshta më të madhen) në gjithë dhimbjen dhe lëngimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, me gjithithçka që ke bërë dhe nuk ke bërë. Edhe ato pak gjëra që ke bërë, i ke bërë keq. Asnjëherë nuk e kam kuptuar inatin tënd patetik ndaj këtij vendi dhe këtyre njerëzve.

Unë jam djali i Koço Plakut, i cili e donte shumë fort atdheun e tij. Koço Plaku nuk u tremb nga pushkatimi dhe i qëndroi ballas plumbit, me këngë e priti, sepse e dinte që puna e tij në dobi të vendit nuk do të harrohej kurrë, se vendi do të bëhej më i pasur dhe më i begatë falë kontributit të tij dhe se brezat do të ishin mirënjohës. Po ju, z. Berisha e thoni dot të njëjtën gjë për veten tuaj? Juve nuk ju lidh asgjë me Koço Plakun dhe inxhinierët e persekutuar të naftës.

Jo, zoti Berisha, kursesi im atë, Koço Plaku dhe inxhinierët e persekutuar të naftës nuk mund të rrinë në të njëjtën sallë me ju. Ata nuk i përdorni dot si makiazh. Thjesht nuk mundeni!

Kam shumë e shumë të tjera për të të thënë, por nuk e di nëse do mundesh ta lexosh deri në fund… Gjithsesi, kam thënë mjaftueshëm!/TemA

*Jovan Plaku është djali i inxhinierit të naftës, Koço Plaku.

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

By: E S
7 July 2026 at 22:37

Parlamenti Evropian miratoi të martën rregulloret e përditësuara të të drejtave të pasagjerëve ajrorë që synojnë të shpejtojnë procedurat e kompensimit, të sigurojnë ulëse falas për fëmijët dhe t’u kërkojnë kompanive ajrore të përfshijnë tarifat e bagazheve të dorës në çmimet e biletave.

Rregullat e reja, të dakorduara me Këshillin e BE-së, u miratuan nga ligjvënësit me një votim 646-12 me tre abstenime.

Legjislacioni, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 2004, është krijuar për të forcuar mbrojtjen për pasagjerët që përballen me ndërprerje të udhëtimit, duke përfshirë fluturimet e vonuara ose të anuluara ose të refuzimit të hipjes.

Sipas rregullave të rishikuara, pasagjerët do të vazhdojnë të kenë të drejtën e rimbursimit ose ndryshimit të rrugës në rast anulimesh dhe do të mbeten të pranueshëm për kompensim për vonesat që kalojnë tre orë, anulimet e shpallura më pak se 14 ditë para nisjes dhe refuzimin e hipjes.

Pasagjerët do të marrin 250 euro për fluturime deri në 1.500 kilometra, 400 euro për fluturime brenda BE-së që kalojnë 1.500 km dhe udhëtime të tjera midis 1.500 dhe 3.500 km dhe 600 euro për fluturime më të gjata.

Rregullat e përditësuara paraqesin një sistem më të thjeshtë rimbursimi dhe kompensimi.

Pasagjerët do të kenë nëntë muaj kohë për të paraqitur kërkesat për kompensim, ndërsa linjat ajrore do të kenë 30 ditë për të paguar kompensimin ose për të shpjeguar pse një kërkesë refuzohet dhe për të informuar pasagjerët për procedurat e ankesës.

Rregullat gjithashtu paraqesin të drejta të reja për udhëtarët, duke përfshirë lejimin e pasagjerëve me bileta kthimi për të marrë fluturimin e tyre të kthimit edhe nëse kanë humbur fluturimin në dalje, pa tarifa shtesë.

Linjave ajrore do t’u kërkohet të përfshijnë koston e bagazhit të dorës në tarifat e shfaqura në fillim të procesit të rezervimit.

Pasagjerëve që zgjedhin të udhëtojnë pa bagazh dore mund t’u ofrohen ende tarifa më të ulëta.

Tarifat shtesë për korrigjimin e gabimeve të vogla drejtshkrimore të emrave ose marrjen e një karte fluturimi të printuar pas regjistrimit nuk do të lejohen më.

Pasagjerët do të kenë gjithashtu të drejtën për të marrë një kartë hipje digjitale pa pasur nevojë për një aplikacion specifik të linjës ajrore ose llogari përdoruesi.

Legjislacioni kërkon që linjat ajrore të ulin pranë fëmijës një person që shoqëron një fëmijë nën 14-vjeç pa tarifa shtesë.

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

7 July 2026 at 22:30

Nga Fatos Çoçoli

Një protestë mund të jetë e gjatë, e zhurmshme dhe e vendosur. Por kjo nuk mjafton që ajo të jetë edhe më bindëse për qindra mijëra qytetarët e Tiranës, që ende nuk i janë bashkuar. Pas 38 ditësh protesta të përditshme në Tiranë, pyetja që shtrohet nuk është vetëm nëse ajo ka arritur të ushtrojë presion politik, por edhe nëse ka ruajtur frymën me të cilën nisi.

Shumë qytetarë që e ndoqën protestën me kërshëri dhe simpati në ditët e para të saj (praktikisht në javën e parë), panë një lëvizje që kërkonte të artikulonte pakënaqësi politike dhe sociale. Mesazhi ishte i drejtpërdrejtë, kërkesat ishin të qarta dhe vëmendja ishte e përqendruar te kauza. Tani, pas gati një muaji e dhjetë ditësh, qytetarët që flasin në bulevard duket sikur më shumë bëjnë një biznes politik. Mungojnë vetëm molotovët e protestave të opozitës sonë parlamentare.

Çdo protestë lind me një kauzë. Ajo fiton mbështetje kur qytetarët e kuptojnë qartë se përse njerëzit kanë dalë në rrugë. Por një protestë mund të humbasë gradualisht përqëndrimin dhe vlerën e saj, kur kauza zëvendësohet nga spektakli dhe simbolika fillon të dominojë mbi argumentin.

Në javën e parë, në qendër të vëmendjes ishin çështje konkrete, përfshirë debatet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe projektet e zhvillimit, me rrezikun e largimit nga habitati i tyre i shpendëve shtegtarë në Lagunën e Nartës, pelikanëve dhe flamingove. Prandaj dhe u quajt revolucioni i flamingove. Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme mbi këtë çështje, mesazhi kryesor kishte një identitet të dallueshëm.

Pastaj, për fat të keq, qendra e gravitetit e protestës nisi të zhvendosej. Në vend të argumentit, gjithnjë e më shumë hapësirë zunë provokimi, simbolika e fortë dhe veprimet që prodhojnë tituj mediatikë.

Fillimisht erdhi dhunimi i mjediseve të Universitetit publik Politeknik të Tiranës, për të vendosur një pankartë të protestës, me një protestues me flakadan të zi në shkallët e jashtme të Universitetit, që bëri xhiron e botës si lajm.

Pastaj erdhën vezët e hedhura në drejtim të deputetëve dhe automjeteve të deputetëve pranë Kuvendit. Për shumë qytetarë ky veprim u perceptua si një formë e panevojshme përshkallëzimi, që e largonte misionin e protestës debatin nga argumentet politike.

Më pas erdhi arkivoli i shëtitur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit, në protestën kombëtare të 4 korrikut 2026. Shumë qytetarë e panë si një simbolikë të tepërt, e cila prodhoi pasiguri dhe solli një ngjashmëri të padëshërueshme me një moment të erret të historisë sonë politike, ngjarjet e dhunshme të 14 shtatorit 1998. Për fat të keq, sikurse dhe dihej se do të ndodhte, vëmendja e opinionit publik nuk u përqendrua më tek kërkesat e protestës, por te vetë arkivoli si simbol.

Kur media dhe rrjetet sociale fillojnë të flasin më shumë për vezët, arkivolin apo gjestet provokuese sesa për arsyet që sollën njerëzit në bulevard, atëherë protesta rrezikon të humbasë betejën për narrativën publike.

Historia e protestave në botë tregon se sa më gjatë zgjasin ato, aq më i madh bëhet rreziku i ndryshimit të vëmendjes. Me kalimin e kohës, në to bashkohen individë dhe grupe me ide, interesa dhe metoda të ndryshme veprimi. Nëse organizatorët nuk arrijnë ta ruajnë disiplinën e mesazhit, protesta fillon të identifikohet me episodet më të bujshme, dhe jo me kauzën e saj.

Në fund, qytetarët nuk kujtojnë gjithmonë kërkesat. Shpesh kujtojnë simbolin.

Një protestë që nisi për të ngritur një debat publik mbi çështje politike dhe shoqërore rrezikon të mbahet mend për vezët e hedhura dhe për një arkivol në mes të bulevardit. Kjo nuk do të thotë se kërkesat e saj janë zbehur, por se ato janë lënë në hije, për shkak të formës së protestës.

Demokracia ka nevojë për protesta të forta, këmbëngulëse dhe të guximshme. Por po aq shumë ka edhe nevojë që këto protesta të jenë të afta të ruajnë koherencën e tyre. Simbolet mund të kenë vendin e tyre në jetën politike, por ato nuk duhet të zëvendësojnë argumentin.

Një protestë nuk matet vetëm me numrin e ditëve që zgjat. Ajo matet me aftësinë për të bindur ata që e mendojnë ndryshe, por që sërisht kanë mbledhur shumë pakënaqësi në këta 36 vite tranzicion.

Nëse pas gati një muaj e dhjetë ditë të fillimit të protestës, qytetarët flasin më shumë për flamingon e harruar, për vezët mbi deputetë dhe për një arkivol në Bulevard, sesa për programin, alternativat dhe zgjidhjet që ofron protesta, atëherë është koha për një reflektim të sinqertë.

Jo sepse protesta ka humbur të drejtën e saj për të ekzistuar, por sepse çdo lëvizje qytetare rrezikon të humbasë ndikimin, kur forma fillon të mbizotërojë mbi përmbajtjen e saj.

Kauzat që lënë gjurmë në histori janë ato që mbahen mend për idetë që përfaqësuan, jo vetëm për simbolet që përdorën. Ky është testi me të cilin përballet çdo protestë që synon të ndryshojë realitetin politik dhe shoqëror të vendit.

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

By: E S
7 July 2026 at 22:22

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, i cili po zhvillohet në Ankara.

Samiti ka nisur këtë të martë dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke mbledhur liderët e vendeve anëtare të Aleancës për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në pritjen dhe darkën zyrtare mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u mirëprit nga Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan.

Ceremonia, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortët e liderëve pjesëmarrës, përbën një nga momentet simbolike dhe tradicionale të samiteve të NATO-s, përpara zhvillimit të sesioneve zyrtare të punimeve.

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

By: E S
7 July 2026 at 22:14

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u renditën një sërë arsyesh për të cilat protestohet.

Si çdo ditë grumbullimi i protestuesve ka nisur në sheshin Skëndërbej, e mandej tubuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe thirrje me megafon, ata kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike.

Edhe këtë të martë dëgjoheshin thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.

“Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën, të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Secili mund të ketë ndonjë defekt, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar dhe të vijojmë protestën. Patjetër jam shumë falënderuese dhe besoj të gjithë bashkë jemi falënderues ndaj atyre që bëjnë një punë fantastike duke shpërndarë protestën, por mos përgojoni njerëz pa ditur të vërtetën”, tha protestuesja Luçiana Kokaj.

Pas disa orësh te Kryeministria protestuesit kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet.

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

By: E S
7 July 2026 at 22:06

Protesta para Kryeministrisë, e cila prej javësh është prezantuar si një lëvizje kundër qeverisë, ka prodhuar sot një tjetër moment të pazakontë nga podiumi.

Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve vendosi ta përdorte mikrofonin jo vetëm për mesazhe politike, por edhe për një përshëndetje personale.

“Përfitoj nga rasti të përshëndes doktor Arian Hamitin… Ata që e njohin, s’ka gjë”, u shpreh ai nga podiumi.

Momenti u prit me habi dhe humor, pasi për disa sekonda podiumi i protestës u kthye më shumë në një foltore përshëndetjesh sesa në një hapësirë artikulimi politik.

Terras në Kosovë, takon Hamzën, Abdixhikun e Gjinin: Çfarë diskutuan?

7 July 2026 at 22:48

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka qëndruar të martën në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me krerët institucionalë të vendit dhe liderët e partive politike.

Eurodeputeti estonez, përmes një postimi në platformën sociale X, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por ka theksuar se rruga drejt anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave.

“Po punojmë në këtë drejtim”, ka shkruar Terras.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Terras ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Në takimin me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe nevojën për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve funksionale.

Hamza ka vlerësuar raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën, duke theksuar se ai konfirmon perspektivën evropiane të vendit dhe mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të humbasë më kohë për shkak të krizave politike dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve.

“Kosovës i nevojiten institucione funksionale që marrin vendime, zbatojnë reforma dhe rindërtojnë besimin me partnerët ndërkombëtarë. Stabiliteti nuk duhet të nënkuptojë vetëm formimin e institucioneve, por edhe qeverisjen demokratike, dialogun politik dhe respektimin e Kushtetutës”, u shpreh Hamza.

Ndërkaq, në takimin me eurodeputetin Terras, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka diskutuar për situatën politike pas zgjedhjeve, procesin e certifikimit të rezultateve dhe domosdoshmërinë e konstituimit të institucioneve të reja.

Abdixhiku ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm për krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale, duke nënvizuar se respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe standardeve demokratike mbetet parakusht për avancimin e vendit.

Ai ka vlerësuar gjithashtu raportin e Parlamentit Evropian, duke e cilësuar atë si mbështetje për vazhdimin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Edhe kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe për rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve funksionale.

Ai ka theksuar se integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet mbi çdo interes tjetër për Kosovën, duke shtuar se AAK vazhdon të jetë e përkushtuar në këtë orientim strategjik.

“Integrimi në NATO dhe BE është mbi të gjitha interesat e tjera për Kosovën. Ashtu si gjithmonë, Aleanca vazhdon të qëndrojë fuqishëm në orientimin e saj për arritjen e këtyre caqeve”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kosova po përballet me një periudhë të vështirë si pasojë e, siç e cilësoi ai, papërgjegjësisë politike, duke përmendur humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian, rrezikimin e proceseve integruese, si dhe sfidat ekonomike dhe institucionale.

Gjini ka falënderuar eurodeputetin Terras për punën e tij dhe angazhimin që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian.

E falënderova raportuesin Terras për punën e tij dhe për insistimin që Kosova të bëjë hapa përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së”, ka deklaruar Gjini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Terras në Kosovë, takon Hamzën, Abdixhikun e Gjinin: Çfarë diskutuan? appeared first on Sinjali.

AI po e pasuron Amerikën, por po e thellon hendekun mes të pasurve dhe të varfërve

7 July 2026 at 22:48

Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale (AI) po nxit rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, por njëkohësisht po e zgjeron dallimin mes të pasurve dhe të varfërve, paralajmërojnë ekspertët.

Sipas një analize të publikuar nga CNN, investimet miliardëshe në industrinë e AI-së kanë krijuar një shtresë të re punonjësish dhe investitorësh me të ardhura shumë të larta, ndërsa shumë familje me të ardhura të ulëta dhe të mesme vazhdojnë të përballen me rritjen e kostos së jetesës.

San Francisko shihet si shembulli më i qartë i këtij fenomeni. Ndërsa kompanitë e mëdha të inteligjencës artificiale tërheqin miliarda dollarë investime dhe paguajnë paga të larta, çmimet e banesave dhe qiratë janë rritur ndjeshëm. Në të njëjtën kohë, në një qendër komunitare të qytetit, mbi 200 persona ndodhen në listën e pritjes për ndihma ushqimore.

Ekonomia amerikane u rrit me 2.1 për qind në tre muajt e parë të vitit, kryesisht falë investimeve në AI. Megjithatë, besimi i konsumatorëve mbetet i ulët, ndërsa punëtorët me të ardhurat më të ulëta kanë regjistruar rritjen më të dobët të pagave.

Ekspertët thonë se përfituesit kryesorë janë themeluesit e kompanive të inteligjencës artificiale, investitorët e hershëm dhe punonjësit e sektorit të teknologjisë, ndërsa të rinjtë që kërkojnë punë, familjet me të ardhura të ulëta dhe punonjësit e industrive kreative po e ndiejnë më shumë presionin ekonomik.

Sipas ekonomistëve, nëse përjashtohen investimet në inteligjencën artificiale, investimet e bizneseve në sektorët tradicionalë do të ishin në rënie, duke treguar se zhvillimi i AI-së po mbështet ekonominë, por njëkohësisht po krijon një model ku përfitimet përqendrohen te një numër i vogël njerëzish.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AI po e pasuron Amerikën, por po e thellon hendekun mes të pasurve dhe të varfërve appeared first on Sinjali.

Netanyahu i kërkon SHBA-së: Mos i shitni F-35 Turqisë, Ankaraja është “regjim i infektuar”

7 July 2026 at 22:20

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dalë kundër mundësisë që Shtetet e Bashkuara t’i shesin Turqisë avionët luftarakë F-35, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po e shqyrton një vendim të tillë.

Në një intervistë për CNN, Netanyahu tha se shitja e avionëve më të avancuar amerikanë Turqisë do të “shkatërronte ekuilibrin e pushtetit në Lindjen e Mesme”.

Ai shtoi se ia ka kërkuar personalisht Trumpit të mos e miratojë një marrëveshje të tillë.

“Turqia nuk është një shtet mik i Shteteve të Bashkuara”, tha Netanyahu, duke e cilësuar Ankaranë si “një regjim të infektuar me Vëllazërinë Myslimane”.

Kryeministri izraelit akuzoi gjithashtu presidentin turk Recep Tayyip Erdogan se kërcënon Izraelin, duke thënë se ai “nuk është pikërisht një aleat shembullor i Shteteve të Bashkuara”.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes Turqisë dhe Izraelit. Javën e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se Izraeli është “bërë një barrë që njerëzimi nuk mund ta durojë më”, ndërsa shefi i diplomacisë izraelite i cilësoi këto komente si “nxitje të gjenocidit”.

Më herët gjatë ditës, Trump tha se administrata e tij do të marrë së shpejti një vendim lidhur me shitjen e avionëve F-35 Turqisë, pavarësisht kundërshtimeve të mëparshme nga Kongresi amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Netanyahu i kërkon SHBA-së: Mos i shitni F-35 Turqisë, Ankaraja është “regjim i infektuar” appeared first on Sinjali.

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

7 July 2026 at 22:02

Një shtetas kosovar i kërkuar me letërrreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë, raporton Sinjali

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, ekstradimi është realizuar më 7 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërrreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave”.

Sipas Policisë, i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë para arrestimit të tij nga autoritetet hungareze.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar appeared first on Sinjali.

BE-ja shpenzoi 43 miliardë euro për renovimin e shtëpive, por rezultatet zhgënjejnë

7 July 2026 at 22:02

Bashkimi Evropian ka investuar 43 miliardë euro për përmirësimin e efikasitetit energjetik të banesave private pas pandemisë, por programi nuk ka sjellë rezultatet e pritura, thuhet në një raport të publikuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA).

Sipas raportit, fondet nuk janë orientuar gjithmonë te projektet që kursenin më shumë energji, ndërsa në shumë raste prioritet u janë dhënë projekteve që mund të përfundonin më shpejt, në vend të investimeve më të thella dhe me ndikim afatgjatë.

Auditorët kritikojnë Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare për mungesë të monitorimit të rezultateve dhe të efektivitetit të shpenzimeve, duke theksuar se nuk është matur se sa energji është kursyer për çdo euro të investuar, shkruan Euronews, përcjell Sinjali.

“Fondet e BE-së për renovimin e banesave duhej të përqendroheshin te projektet me potencialin më të madh për uljen e konsumit të energjisë. Shumë shpesh ato u përdorën aty ku ishte më e lehtë të shpenzoheshin, e jo aty ku do të kishin ndikimin më të madh”, tha anëtari i ECA-së, Nikolaos Milionis.

Raporti vëren se programi favorizoi investime si vendosja e paneleve diellore, ndërrimi i dritareve dhe përmirësimi i sistemeve të ngrohjes, ndërsa projektet më gjithëpërfshirëse, si izolimi i plotë i ndërtesave, mbetën prapa për shkak të kostos dhe kohës më të gjatë të realizimit.

Auditorët ngritën shqetësime edhe për mënyrën e matjes së kursimit të energjisë. Sipas tyre, certifikatat e performancës energjetike nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht konsumin real të energjisë, çka mund të çojë në vlerësime të pasakta të rezultateve.

Raporti veçon edhe rastin e Italisë, ku skema “Superbonus”, që rimbursonte deri në 110 për qind të kostos së renovimit, konsiderohet shembull i përdorimit joefikas të fondeve publike. Sipas auditorëve, kjo skemë i kushtoi taksapaguesve rreth 123 miliardë euro.

Gjykata Evropiane e Auditorëve paralajmëron se programet e ardhshme të Bashkimit Evropian për renovimin e ndërtesave duhet të bazohen më shumë në rezultate konkrete dhe në efektivitetin e investimeve, në mënyrë që fondet publike të përdoren më mirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja shpenzoi 43 miliardë euro për renovimin e shtëpive, por rezultatet zhgënjejnë appeared first on Sinjali.

❌