Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 June 2026@joq - TikTok

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksi në këto orë të vona, një rast që ngre pikëpyetje serioze si për mënyrën e trajtimit të pacientes, ashtu e...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksi në këto orë të vona, një rast që ngre pikëpyetje serioze si për mënyrën e trajtimit të pacientes, ashtu edhe për reagimin e institucioneve. Sipas denoncuesit, nëna e tij, e cila vuan nga diabeti, probleme me frymëmarrjen dhe ka një plagë në këmbë, ka pësuar një episod shëndetësor për të cilin është kërkuar ndihma e ambulancës. Djali pretendon se infermieri i ambulancës i ka bërë dy injeksione pacientes, por ka refuzuar t’u tregojë familjarëve se çfarë medikamentesh po administronte. Denoncuesi thotë se ka kërkuar disa herë të mësojë emrin e medikamentit, por është përballur me përgjigjen se nuk lejohej ta tregonte. Në cilin sistem normal shëndetësor familjarët nuk kanë të drejtë të dinë se çfarë po i injektohet një të afërmi të tyre? Sipas tij, pas injeksioneve gjendja e nënës është përkeqësuar dhe ajo ka shfaqur episode konfuzioni e deliriumi. Në fund të videos, ai shfaq edhe një ampulë medikamenti të gjetur në tokë, për të cilën pretendon se është përdorur gjatë trajtimit të nënës së tij. Familjarët thonë se edhe pasi policia mbërriti në banesë, personeli shëndetësor nuk tregoi se çfarë medikamenti ishte përdorur. Më pas, kur babai i denoncuesit është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzim, përgjigjja që pretendon se ka marrë ka qenë: “Provo përsëri, kthehu nesër.” Këto janë pretendime të familjarëve dhe presin verifikim nga institucionet përkatëse. Por pyetja mbetet: kur qytetari pretendon se po i mohohet informacioni mbi trajtimin mjekësor të një të afërmi dhe kur dera e policisë nuk hapet për të marrë një kallëzim, kujt duhet t’i drejtohet? Sepse për disa ka gjithmonë një “kthehu nesër”, ndërsa për disa të tjerë zgjidhjet gjenden sot. Ndoshta problemi nuk është urgjenca e rastit, por sa të mbushur janë xhepat e atij që kërkon përgjigje.

1971 views


💾

Flakë të mëdha janë raportuar gjatë natës në një zonë malore pranë aksit Rubik–Milot. Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një vatë...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Flakë të mëdha janë raportuar gjatë natës në një zonë malore pranë aksit Rubik–Milot. Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një vatër të konsiderueshme zjarri në mal, e dukshme edhe nga rruga. Pas publikimit të denoncimit, në redaksi kanë mbërritur informacione të tjera nga qytetarë, të cilët bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë në zonën e Berzanës, pranë Urës së Zogut. Sipas informacioneve paraprake, shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet ende nëse flakët kanë shkaktuar dëme apo nëse situata është vënë plotësisht nën kontroll. JOQ Albania mbetet në pritje të informacioneve të mëtejshme nga autoritetet dhe qytetarët e zonës.

3570 views


💾

Atmosfera e protestës qytetare që prej 13 ditësh ka mbushur rrugët e Tiranës duket se po reflektohet edhe përtej shesheve të protestës. Gjatë koncerti...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Atmosfera e protestës qytetare që prej 13 ditësh ka mbushur rrugët e Tiranës duket se po reflektohet edhe përtej shesheve të protestës. Gjatë koncertit të këngëtarit të njohur Ylli Limani, të mbajtur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, një pjesë e të rinjve të pranishëm kanë shpërthyer në thirrje në kor: "Rama, jep dorëheqjen!" Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur mes muzikës dhe entuziazmit të koncertit dëgjohen qartë thirrjet e të rinjve, të cilat janë bërë tashmë të zakonshme në protestat e zhvilluara para Kryeministrisë dhe në marshimet në rrugët e Tiranës. Prej gati dy javësh, mijëra qytetarë po protestojnë kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të demokracisë, duke ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, padrejtësitë sociale, emigrimin masiv të të rinjve, mungesën e mundësive dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare. Ndërkohë, mesazhet e pakënaqësisë duket se po gjejnë jehonë edhe në ambiente të tjera publike, duke treguar se zëri i protestës po shtrihet përtej organizimeve të mirëfillta qytetare. Protestat në Tiranë kanë hyrë tashmë në ditën e 13-të, ndërsa manifestime të ngjashme janë zhvilluar edhe nga shqiptarët e diasporës në qytete të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse deri dje thirrjet dëgjoheshin vetëm në shesh, mbrëmjen e së premtes ato u dëgjuan edhe në një koncert, mes qindra të rinjve të mbledhur në kryeqytet.

25.7K views


💾

Një ngjarje me fund të lumtur është regjistruar këtë të premte në bregdetin e jugut, në Drimadhë, ku një i ri ka rrezikuar të mbytet pasi është marrë ...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Një ngjarje me fund të lumtur është regjistruar këtë të premte në bregdetin e jugut, në Drimadhë, ku një i ri ka rrezikuar të mbytet pasi është marrë larg nga bregu nga dallgët e forta dhe era e fuqishme që ka përfshirë zonën gjatë ditës. Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, i riu kishte dalë në det me një varkë me pedale, por për shkak të kushteve të rënduara të motit dhe rrymave të forta detare, ai ka përfunduar shumë larg bregut, pa mundur të kthehej. Për fat të mirë, situata është vënë re nga disa të rinj që ndodheshin në det me jet ski, të cilët kanë reaguar menjëherë. Mes tyre ishte edhe Alonso Selmanaj, i cili së bashku me miqtë e tij është nisur drejt të riut në vështirësi dhe ka arritur ta nxjerrë atë nga rreziku. Në videon e mbërritur në redaksinë tonë shihet momenti kur Alonso e sjell me jet ski drejt bregut të riun që kishte rrezikuar jetën. Sipas dëshmive, i shpëtuari ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe u ka thënë të pranishmëve se nuk i besohej që sapo kishte shpëtuar nga një tragjedi. Ngjarja vjen në një ditë kur jugu i vendit është përballur me erëra të forta dhe dallgë të mëdha, duke krijuar vështirësi serioze në det. Kujtojmë se më herët gjatë ditës, edhe trageti i linjës Korfuz–Sarandë nuk arriti të ankorohej në portin e Sarandës pikërisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Mes lajmeve të shumta negative, ky rast sjell një histori shprese dhe humanizmi. Reagimi i shpejtë dhe guximi i Alonsos dhe miqve të tij bënë diferencën mes jetës dhe vdekjes, duke e kthyer këtë ndërhyrje në një shembull të admirueshëm të solidaritetit dhe ndihmës ndaj tjetrit.

41.1K views


💾

Një biznes në Durrës ka denoncuar një vjedhje të regjistruar nga kamerat e sigurisë. Në video shihet një person që kalon pranë arkave të vendosura jas...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Një biznes në Durrës ka denoncuar një vjedhje të regjistruar nga kamerat e sigurisë. Në video shihet një person që kalon pranë arkave të vendosura jashtë ambientit dhe largohet me njërën prej tyre. Pamjet tregojnë se gjithçka ndodh brenda pak sekondash. Personi nuk duket i shqetësuar dhe as nuk përpiqet të fshehë veprimin. E merr arkën dhe vazhdon rrugën me qetësi, sikur po transportonte një send të zakonshëm. Pronari i biznesit ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shfaqet në pamje. Nëse e njihni ose keni informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, kontaktoni autoritetet përkatëse.

895 views


💾

Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh ka përfshirë hyrjen e qytetit të Laçit, duke shkaktuar një trafik kilometrik që ka paralizuar qarkullimin. Pam...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh ka përfshirë hyrjen e qytetit të Laçit, duke shkaktuar një trafik kilometrik që ka paralizuar qarkullimin. Pamjet e fundit të siguruara përmes një videoje tregojnë radhë të pafundme makinash, ndërsa mijëra besimtarë po dynden njëkohësisht drejt Kishës së Shna Ndout.

154K views


💾

Një incident i rëndë që ka agravuar në përplasje verbale dhe ndjekje me vrap ka ndodhur gjatë protestës së ditës së sotme. Në qendër të situatës së te...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Një incident i rëndë që ka agravuar në përplasje verbale dhe ndjekje me vrap ka ndodhur gjatë protestës së ditës së sotme. Në qendër të situatës së tensionuar është përfshirë djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, i cili po kalonte në zonën ku po zhvillohej tubimi i shoqëruar nga një qen i racës Pitbull. Sipas dëshmive nga vendngjarja, ai ka provokuar dhe ofenduar fillimisht një influencere të pranishme në protestë, duke iu drejtuar me tone ironike: "E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?" Pasi influencerja i është përgjigjur shkurt me "Po", situata ka degraduar akoma më tej. Djali i ish-deputetit i është kthyer turmës së protestuesve me ofendime të rënda dhe thirrje politike, duke bërtitur: "Rroftë Rama, i hani atë...". Këto provokime në mes të turmës kanë sjellë irritimin e menjëhershëm të qytetarëve. Pasi situata ka agravuar dhe tensionet kanë arritur pikën kulmore, djali i ish-deputetit është detyruar të largohet me vrap nga zona. Disa nga protestuesit e indinjuar i janë vënë menjëherë në ndjekje, por pas disa sekondash tension, janë rikthyer sërish në shesh për të vijuar tubimin. Aktivistët kanë bërë thirrje që të ruhet qetësia dhe të mos bie pre e provokimeve të tilla që synojnë të dëmtojnë protestën.

15.6K views


💾

Një incident i vogël ka ndodhur sot gjatë protestës, ku disa pjesëmarrës janë parë duke u larguar me vrap nga vendngjarja. Për të shmangur përshkallëz...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Një incident i vogël ka ndodhur sot gjatë protestës, ku disa pjesëmarrës janë parë duke u larguar me vrap nga vendngjarja. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, aktivistët kanë bërë thirrje të vazhdueshme përgjatë tubimit që qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

4903 views


💾

Momente tensioni janë regjistruar para fjalimit të Edi Ramës, ku policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndaluar një qytetare. Kjo e fundit po tenton...

By: @joq
13 June 2026 at 11:03

Momente tensioni janë regjistruar para fjalimit të Edi Ramës, ku policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndaluar një qytetare. Kjo e fundit po tentonte të shpaloste një pankartë proteste, gjë që ka shkaktuar përplasje në terren përpara nisjes zyrtare të tubimit.

10.8K views


💾

Yesterday — 12 June 2026@joq - TikTok

Sot shënohet dita e 13 e protestës popullore në Tiranë kundër qeverisë në pushtet, ndërsa paralelisht në anën tjetër të qytetit zhvillohet edhe “jeta ...

By: @joq
13 June 2026 at 04:00

Sot shënohet dita e 13 e protestës popullore në Tiranë kundër qeverisë në pushtet, ndërsa paralelisht në anën tjetër të qytetit zhvillohet edhe “jeta normale politike” me aktivitetet e zakonshme të strukturave. Po sot Partia Socialiste ka organizuar një takim në “Sheshin Italia” me anëtarët dhe simpatizantët e saj, ku nuk mungon as fryma e besnikërisë ndaj “Sulltanit”. Pjesëmarrja në këtë aktivitet paraqitet e ndarë, ku disa persona shkojnë pas thirrjeve dhe presioneve për të marrë pjesë, ndërsa një pjesë tjetër shkon me dëshirë dhe angazhim politik, duke e mbështetur aktivitetin në mënyrë vullnetare. Në rrjet qarkullon edhe një video ku një i ri, i identifikuar si punonjës i OSHEE-së, shfaqet duke drejtuar automjetin me telefon në dorë dhe pa rrip sigurimi, ndërsa filmon veten dhe shprehet në mbështetje të qeverisë, duke ironizuar edhe sloganin e protestës “më shumë nesër”.

16.7K views


💾

Një burrë që po përpiqej të shiste makinën e tij në internet përfundoi duke u bërë viral për arsyet e gabuara, pasi pa dashje përfshiu një foto shumë ...

By: @joq
13 June 2026 at 04:00

Një burrë që po përpiqej të shiste makinën e tij në internet përfundoi duke u bërë viral për arsyet e gabuara, pasi pa dashje përfshiu një foto shumë personale mes fotografive të automjetit. Ajo që nisi si një njoftim i zakonshëm shitjeje u kthye shpejt në komedi interneti, me mijëra njerëz që shpërndanë pamje të ekranit dhe bënë shaka se fotografia e papritur zbulonte shumë më tepër sesa vetë makina. Postimi u përhap me shpejtësi në rrjet përpara se, sipas raportimeve, të hiqej.

27.3K views


💾

Kjo histori nuk është vetëm për ata që duan kafshët. Kjo histori është për të gjithë ne. Sepse kur sheh pamjet dhe dallon se shoferi e ka parë qenin, ...

By: @joq
13 June 2026 at 04:00

Kjo histori nuk është vetëm për ata që duan kafshët. Kjo histori është për të gjithë ne. Sepse kur sheh pamjet dhe dallon se shoferi e ka parë qenin, ka ngadalësuar dhe më pas ka vazhduar drejt tij, pyetja që lind nuk është çfarë ndodhi me qenin. Pyetja është: çfarë lloj njeriu bën diçka të tillë? Gabimet ndodhin. Aksidentet ndodhin. Por kur një veprim duket i menduar dhe i kryer me vetëdije, nuk po flasim më për pakujdesi. Po flasim për një mungesë të frikshme empatie. Shpesh dëgjojmë se shoqëria duhet të shqetësohet jo vetëm nga krimet e mëdha, por edhe nga sjelljet që tregojnë shpërfillje totale ndaj jetës. Dhe është e vështirë të mos mendosh pikërisht këtë kur sheh dikë që zgjedh të kalojë mbi një kafshë të pambrojtur. Ndoshta problemi më i madh nuk është vetë akti. Problemi është ideja se dikush mund ta bëjë këtë dhe ta konsiderojë krejt normale. Kjo është ajo që të trondit. Jo vetëm fati i qenit, por fakti që në rrugët e qytetit lëvizin njerëz që duket se nuk ndjejnë as minimumin e dhembshurisë për një qenie të gjallë. Dhe nëse këto pamje nuk na shqetësojnë, atëherë kemi një problem më të madh se sa mendojmë.

5353 views


💾

Një reshje e fortë shiu ka shkaktuar probleme në Durrës, ku brenda pak minutash disa rrugë dhe zona të qytetit janë mbuluar nga uji. Pamjet e mbërritu...

By: @joq
13 June 2026 at 04:00

Një reshje e fortë shiu ka shkaktuar probleme në Durrës, ku brenda pak minutash disa rrugë dhe zona të qytetit janë mbuluar nga uji. Pamjet e mbërritura tregojnë akumulim të ujit në akset kryesore dhe rrugët e brendshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Qytetarët raportojnë se reshjet intensive kanë mjaftuar vetëm pak minuta për të krijuar situata problematike në disa lagje të qytetit, duke rikthyer shqetësimet e përhershme për sistemin e kullimit të ujërave. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat e prekura nga përmbytjet.

78.9K views


💾

Botërori ka nisur me emocione, gola dhe tension të lartë. Në ndeshjen hapëse të turneut, Meksika triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, duk...

By: @joq
13 June 2026 at 04:00

Botërori ka nisur me emocione, gola dhe tension të lartë. Në ndeshjen hapëse të turneut, Meksika triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, duke marrë tre pikët e para dhe duke dhënë një sinjal të fortë për rivalët. Përballja u karakterizua jo vetëm nga dominimi i meksikanëve në rezultat, por edhe nga numri i lartë i ndërhyrjeve të ashpra dhe incidenteve në fushë. Gjyqtari u detyrua të nxirrte plot tre kartonë të kuq gjatë takimit, duke e kthyer sfidën në një betejë të vërtetë sportive. Meksika arriti të shfrytëzojë më mirë rastet e krijuara dhe të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa Afrika e Jugut nuk arriti të reagojë pavarësisht përpjekjeve për të rihapur ndeshjen. Me këtë fitore 2-0, Meksika e nis në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Botëror, ndërsa Afrika e Jugut do të kërkojë të rikuperohet në sfidat e ardhshme të grupit.

9067 views


💾

Rezistenca qytetare që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar ka kaluar kufijtë, duke tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore. Prestigj...

By: @joq
13 June 2026 at 04:00

Rezistenca qytetare që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar ka kaluar kufijtë, duke tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore. Prestigjiozja britanike "The Guardian" ka përzgjedhur një nga pamjet më domethënëse të protestave në Tiranë për ta përfshirë në rubrikën e saj të njohur “Foto e Ditës”. Imazhi i përzgjedhur është realizuar gjatë protestës së 10-të radhazi, ku mijëra qytetarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e establishmentit aktual. Media britanike e ka veçuar këtë shkrepje mes fotografive më të rëndësishme nga e gjithë bota, duke vënë theksin te pjesëmarrja masive dhe qëndresa disaditore e protestuesve në Shqipëri. Ky vlerësim nga "The Guardian" i jep tubimeve një jehonë të fuqishme ndërkombëtare. Mobilizimi i pandërprerë i qytetarëve po kthehet në një kryelajm jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, ku mediat e huaja po ndjekin me interes vazhdimësinë dhe masivitetin e kësaj vale protestash. Foto nga Vlasov Sulaj.

57K views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të kryejnë sonte sulme të mëdha ndaj Iranit, duke përfshirë pushtimin e ishullit Kharg dhe godi...

By: @joq
13 June 2026 at 04:00

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të kryejnë sonte sulme të mëdha ndaj Iranit, duke përfshirë pushtimin e ishullit Kharg dhe goditjen e pikave të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës. Në një postim në rrjetin Truth Trump, ai deklaroi se veprimet synojnë marrjen e kontrollit të tregjeve të naftës dhe gazit, duke krahasuar situatën me Venezuelën, dhe e përshkroi operacionin si një hap që do të sjellë përfitime si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për vendet e prekura. "Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin me forcën maksimale sonte. Në një të ardhme jo shumë të largët, ne do të pushtojmë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës, duke marrë kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç bëmë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Turth.

14.6K views


💾

❌
❌