Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2026Abc News

Brukseli më afër, PD e mban larg/ Bejko: PD e tradhton elektoratin. Nura: Berisha është kritikuar brenda partisë për bojkotin

By: Re Nato
20 July 2026 at 23:37

Brukseli duket afër, por Tirana mbetet larg. Qeveria shtyn para për Europën dhe drejtësinë, opozita u rikthye për të penguar e bllokuar si integrimin edhe SPAK.

Ish anëtari demokrat, Roland Bejko tha se PD u kthye në Kuvend, edhe pse kishte deklaruar se do vijonte bojkotin derisa qeveria të përmbushte kërkesat e protestës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD e ka tradhtuar disa herë elektoratin.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha është kritikuar brenda partisë për bojkotin në parlament.

Roland Bejko: Pse u kthye PD në parlament? Kishte deklaruar se do e bojkotonte derisa parlamenti të miratonte kërkesat e protestës. Nuk është hera e parë që PD thyen premtimin që bën para elektoratit, por pse e bëri këtë gjë? Kjo të lë të dyshosh për pazare në të ardhmen. PD është kthyer në sipërmarrje fitimprurëse për kryetarin e saj. PD u kthye për të bërë retorikë politike. Ky është autogol elektoral për PD. Pazaret me qeverinë këtu janë evidente.

Artur Nura: Këtu kemi një strategji të çuditshme të atyre që e drejtojnë PD. Berisha tentoi të merrte protestën, u tha njerëzve shkoni në protestë. Kjo tregoi edhe përplasjet që i ndryshoi filozofinë protestës. shtë interpretim. Njerëzit e Berishës e konvertuan të dhunshme, përplasje me policinë. Berisha e kuptoi që nuk funksionoi kjo gjë. Nuk është fare i qartë. Berisha po shkon drejt zbythjes. Brenda organeve të partisë është kritikuar bojkoti./abcnews.al

Mbretërit festojnë në Madrid/ Dy milionë tifozë në rrugë për të pritur kampionët e rinj të botës

By: Re Nato
20 July 2026 at 23:11

Në aeroport mbërritën në mesditë.

Kampionia e re e botës, Spanja, u kthye triumfatore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me trofeun e artë të FIFA-s, dhe me të vetmen gjë të mbetur në program, festimin.

“Furitë e Kuqe” patën një të hënë krejt të veçantë në kryeqytetin Madrid, pasi përfunduan me sukses aventurën e tyre në Botërorin e Amerikës së Veriut.

Nuk kishin kaluar aq shumë orë që nga mbyllja e finales së fituar 1-0 ndaj Argjentinës në Nju Xhersi, kur nisi shfaqja e madhe.

Pasi u vendosën në hotelin e përcaktuar për ta në Sheshin e Spanjës, futbollistët dhe stafi teknik u nisën për në takim në Pallatin Mbretëror, në Zarzuela, në audiencë me Mbretin Filipi I Gjashtë.

Familja Mbretërore foli me seleksionin, bëri foto me të, ndërsa Mbreti e quajti epike fitoren në Kupën e Botës, e deklaroi se kur luan kombëtarja, luan e gjithë Spanja.

Në orën 17:45 ishte radha për t’u pritur në rezidencën e kryeministrit Pedro Sançez, në Pallatin Monkloa, dhe vetëm në orën 19:00 nisi itinerari I shëtitjes nëpër Madrid me autobusin e hapur tradicional.

Edhe pse ishte parashkuar që heronjtë të mbërrinin në Sheshin Sibeles në orën 20:45, kjo ishte e pamundur.

Autobusi eci me shpejtësi tepër të ulët për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të njerëzve që kishin dalë nëpër rrugë.

Sipas gazetave sportive në Madrid, dhe sipas qeverisë, vlerësohen deri në 2 milionë tifozë e qytetarë që ishin në takim me kombëtaren.

Vetëm në Sheshin Sibeles ishin 120 000.

Një kremtim I merituar, më I madh edhe se për triumfet e Realit apo Barcelonës, sepse Spanja po e feston e bashkuar këtë ditë të shënuar, pavarësisht ndarjeve në kastilianë, katalanas apo baskë.

“Furitë e Kuqe” të trajnerit Luis De La Fuente fituan titullin botëror me 7 fitore e një barazim, me vetëm një gol të pësuar, dhe kjo dy vjet pasi u shpallën kampionë të Europës.

Lamallari: Dronë e kamera në rrugë. Ministri i Brendshëm paralajmëron ndëshkime për shkelësit e kodit rrugor

By: Re Nato
20 July 2026 at 23:05

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen disa drejtues mjetesh duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Pamjet evidentojnë sjellje të rrezikshme që cenojnë sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Përmes kësaj publikimi, ministri ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se përdorimi i dronëve nga Policia e Shtetit do të vijojë për monitorimin e shkeljeve

Lamallari bëri të ditur gjithashtu se së shpejti në akset kombëtare dhe rrugët kryesore të vendit do të shtohen edhe kamerat inteligjente të sistemit “Smart City”, të cilat do të përdoren për evidentimin e shkeljeve./abcnews.al

VIDEO/ Të shtënat me armë në Elbasan, kjo është tavolina ku ishin ulur dy nga të plagosurit

By: Re Nato
20 July 2026 at 23:01

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mançe 31 vjeç, në momentin kur ndodhën të shtënat mbrëmjen e së hënës në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit, në verandën e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, teksa i plagosur mbeti dhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha 19 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

Yesterday — 20 July 2026Abc News

Regjimenti ukrainas zë rob lufte 64 ushtarë rusë

By: Re Nato
20 July 2026 at 22:49

Regjimenti i 225-të i Ukrainës thotë se trupat e saj kapën 64 ushtarë rusë gjatë një operacioni për të larguar grupet ruse që po infiltroheshin nga disa vendbanime në rajonin e Zaporizhzhia.

Sipas regjimentit, trupat ruse ishin ngarkuar me detyrën e infiltrimit pas pozicioneve ukrainase pa u përfshirë në luftime.

Misioni i tyre i raportuar ishte të gjenin ekipet e dronëve ukrainas, të mblidhnin inteligjencë dhe të vendosnin flamuj rusë në fshatra për “pamje propagandistike” që i portretizonin në mënyrë të rreme vendbanimet si të kapura nga forcat ruse.

Trupat ukrainase thanë se zbuluan dhe larguan grupet infiltruese nga zonat e Ternuvate, Kosivtseve, Rizdvianka, Verkhnia Tersa dhe Vozdvyzhivka në rajonin Zaporizhzhia.

Regjimenti tha se operacioni rezultoi në kapjen e 64 ushtarëve rusë, të cilët i janë shtuar grupit të të burgosurve të luftës të Ukrainës, të disponueshëm për shkëmbime të ardhshme.

Njësia gjithashtu publikoi një video që supozohet se tregonte disa nga ushtarët rusë të kapur duke folur pas kapjes së tyre.

Një i burgosur lufte tha para kamerës se i ishte thënë të shmangte luftimet e afërta “për të minimizuar viktimat”.

Një tjetër tha se atyre iu ofrua mundësia të dorëzoheshin dhe më pas u “ushqyen menjëherë” dhe u larguan nga vija e frontit.

Lëvizjet në qeverinë ukrainase/ Krisafi: Zelensky po luan në disa fronte. Shala: Ndryshimet janë të nevojshme

By: Rovena
20 July 2026 at 22:33

Ndryshimet e fundit në qeverinë ukrainase nga presidenti Volodymyr Zelensky po shihen nga ekspertët si lëvizje strategjike në disa fronte njëkohësisht.

Sipas ekspertit të çështjeve ndërkombëtare Ledion Kristafi, Zelensky po kërkon ndalimin e luftës ndërsa po konsolidon pozitën e tij të brendshme për të shmangur rivalët e ardhshëm presidencialë.

Ledion Kristafi: Zelensky është duke luajtur shumë lojërat në të njëjtën kohë. Nga njëra anë kërkoj që të ndalojë luftën, por nga ana tjetër po bën një luftë të brendshme për veten, që të mos ketë kandidatë kundërshtarë për postin e presidentit në të ardhshme.

Nga ana tjetër, eksperti Xhavit Shala vlerëson se këto ndryshime ishin të nevojshme dhe me kosto politike, por treguan gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur akuzave ruse mbi mungesën e legjitimitetit. Këto lëvizje pasqyrojnë sfidën e dyfishtë të udhëheqjes ukrainase mes menaxhimit të konfliktit dhe ruajtjes së stabilitetit politik.

Xhavit Shala: Ndryshimet janë të nevojshme, ai po luan me koston e vet politike. Rusët gjithmonë e kërcënonin për zgjedhje dhe mungesë legjitimiteti, Zelensky u tregua i gatshëm.

Përmbytje në Afganistan/ Të paktën 20 viktima, më shumë se 100 të zhdukur

By: Re Nato
20 July 2026 at 22:25

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 80 të plagosur në përmbytjet që goditën provincën Nuristan të Afganistanit, tha të hënën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Në Parun, kryeqytetin e provincës, 105 persona të tjerë, përfshirë kryetarin e bashkisë, rezultojnë të zhdukur, tha Feraidon Samim, një zëdhënës i guvernatorit të Nuristanit.

Gazetarët e njohur me zonën e largët verilindore thanë se një treg, dyqane dhe ndërtesa të tjera ndodheshin pranë bregut të lumit Parun.

Ashiqullah Safi, kreu i një OJQ-je me seli në qytet, tha se përmbytjet kishin “shkatërruar plotësisht komunën”, duke përfshirë hotele dhe dhjetëra dyqane.

Ai shtoi se ujërat e përmbytjeve kishin lënë shkëmbinj të mëdhenj në qytet dhe banorët po kërkonin të zhdukurit pa pajisje.

Agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive të Afganistanit tha se përmbytjet kishin shkaktuar “humbje të rënda financiare dhe njerëzore” në Parun, ku po bëheshin përpjekje për të shpëtuar të plagosurit dhe për të rikuperuar trupat e të vrarëve.

Zabihullah Mujahid, zëdhënësi kryesor i qeverisë afgane, postoi në X për të konfirmuar raportet për vdekje dhe dëme materiale në Nuristan.

Më parë këtë muaj, kreu i agjencisë së mbrojtjes së mjedisit të Afganistanit, Matiul Haq Khalis, tha se përmbytjet në vend ishin rritur.

Ai tha se problemet mjedisore “kanë prekur rëndë popullin afgan dhe kanë kontribuar në një krizë humanitare në vend”.

Reshjet ekstreme të shiut janë bërë më të zakonshme dhe më intensive në pjesën më të madhe të botës për shkak të krizës klimatike të shkaktuar nga njeriu.

Kjo për shkak se ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë avuj uji, duke çuar në reshje më të mëdha shiu.

Luftimet e nxehta të verës, Rusi-Ukrainë, Shala: Palët po konsumojnë në thellësi njëra-tjetrën

By: Rovena
20 July 2026 at 22:24

Intensifikimi i luftës gjatë sezonit të verës po shfaq një përplasje të ashpër ku palët po konsumojnë në thellësi kapacitetet e njëra-tjetrës.

Prof. Assoc. Xhavit Shala thotë se goditjet ndaj rafinerive ruse po shkaktojnë goditje ekonomike dhe probleme sociale brenda Rusisë, duke dëmtuar seriozisht reputacionin e Putinit.

Nga ana tjetër, Ukraina po forcon mbrojtjen dhe goditjet me dronë falë përvojës së saj dhe mbështetjes nga Perëndimi. Sipas ekspertit të sigurisë, ky intensitet i lartë luftarak nga ana e Ukrainës pritet ta detyrojë Rusinë të marrë në konsideratë një armëpushim apo ngrirje të konfliktit. Kjo pauzë taktike do t’i hapte më pas rrugën nisjes së një procesi dialogu mes palëve.

Goditja e kapaciteteve rafinerisë të naftës kanë dëme të tjera për ushtrinë, por hapen edhe probleme sociale. Rusët po ndjejnë jo vetëm bombat që po shkojnë afër shtëpisë së tyre, por edhe shikojnë rënie në anën ekonomikë.

Nga ana tjetër kemi një Ukrainë që po përqendrohet në forcat e veta, por edhe me një mbështetje nga Perëndimi. Ukraina ka një mbrojtje të mirë të dronëve, kanë një lloj eksperience. Rusia do të bëjë përpjekje për të arritur në tokë, sepse në këto dëme që po shkaktohen reputacioni i Putinit brenda dhe jashtë vendit ka rënë.

Në këto kushte mund të themi që palët po konsumojnë njëra-tjetrën në thellësi dhe me këtë intensitet lufte që po bën Ukraina, do të detyrojë patjetër Rusinë që të mendojë për një ngrirje, armëpushim me afat për t’i hapur më pas rrugën një dialogu”, tha Xhavit Shala.

 

Elbasan/ Qëllohet me armë në drejtim të 3 personave në një lokal, autori në kërkim (EMRAT)

By: Re Nato
20 July 2026 at 21:45

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e së hënës në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit, në verandën e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mançe 31 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri dhe dy të tjerë

By: Re Nato
20 July 2026 at 21:06

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së hënës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur kamarieri i një lokali dhe dy të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja. Forcat e policisë ndodhen në zonë./abcnews.al

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

By: Re Nato
20 July 2026 at 20:47

Ligjvënësit francezë janë në një garë për të gjetur një kompromis që do të lejojë që projektligji për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç të hyjë në fuqi me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator.

Koha po mbaron ndërsa pushimet verore të Parlamentit po afrohen. Shtatë anëtarë të Asamblesë Kombëtare dhe shtatë senatorë duhej të takoheshin në një komision të përbashkët të hënën për të arritur një marrëveshje që mund të hidhej në votim brenda javës. Megjithatë, Komisioni Evropian ka vendosur që versioni i fundit i projektligjit nuk është plotësisht në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbështetur fuqimisht ndalimin, i cili mund të jetë një nga masat e fundit të mëdha të miratuara nën udhëheqjen e tij përpara se të largohet nga detyra vitin e ardhshëm.

Ku qëndron mospajtimi?

Pika kryesore e mosmarrëveshjes midis Asamblesë Kombëtare dhe Senatit ka të bëjë me fushëveprimin e platformave që do të mbulohen nga ndalimi. Asambleja Kombëtare votoi në favor të ndalimit të të gjitha shërbimeve të rrjeteve sociale online, ndërsa senatorët propozuan krijimin e një “liste të zezë” të platformave specifike.

Enciklopeditë online, katalogët arsimorë dhe shkencorë, si dhe platformat e zhvillimit dhe ndarjes së softuerëve me burim të hapur do të përjashtohen nga ndalimi.

Projektligji, i cili gjithashtu ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​e mesme, u hartua për t’u përputhur me Aktin Evropian të Shërbimeve Dixhitale, i cili vendos një sërë kërkesash të rrepta që synojnë mbrojtjen e përdoruesve të internetit.

Komisioni Europian bën thirrje për ndryshime

Edhe pse ndan objektivin e mbrojtjes më të mirë të të miturve, Komisioni Evropian konsideroi se legjislacioni francez i propozuar përputhet me Aktin Evropian dhe u kërkoi autoriteteve franceze ta ndryshojnë draftin .

Megjithatë, Senati argumenton se Komisioni nuk e kundërshtoi vetë “listën e zezë”. Sipas tij, vetëm dispozitat që i japin autoritetit rregullator francez për komunikimin audiovizual dhe dixhital u konsideruan problematike.

“Të gjithë duhet të ngrihen në nivelin serioz të çështjes në fjalë, e cila nuk është gjë tjetër veçse mbrojtja e shëndetit fizik dhe mendor të fëmijëve tanë”, tha Senati në një deklaratë.

Nëse arrihet një marrëveshje, projektligji mund të paraqitet para të dyja dhomave për një votim përfundimtar që të martën. Megjithatë, ligji nuk mund të miratohet para 10 gushtit, për shkak të periudhës së njoftimit të kërkuar nga ligji i BE-së.

10 të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

By: Rovena
20 July 2026 at 20:39

Numri i viktimave nga sulmi rus ndaj një anijeje mallrash në brigjet e qytetit ukrainas të Odesës është rritur në 10, sipas autoriteteve ukrainase.

Anija Golden Leo, me flamur të Guinea-Bissau, u godit të dielën nga raketa lundrimi ruse, duke shkaktuar një zjarr të madh. Pas sulmit u zhvillua një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati gjatë gjithë natës.

Autoriteti portual i Ukrainës njoftoi se nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot i portit humbën jetën. Më vonë, India konfirmoi se katër nga viktimat ishin shtetas të saj.

Rajoni i Odesës ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura ruse javët e fundit. Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, vetëm gjatë muajit korrik 28 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore ruse në këtë rajon.

Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë intensifikuar. Sulmi ndaj anijes Golden Leo konsiderohet si më vdekjeprurësi i këtij lloji deri më tani.

Ministria e Jashtme e Indisë dënoi sulmin, duke theksuar se rrezikimi i jetës së anëtarëve të ekuipazhit dhe cenimi i lirisë së lundrimit janë të papranueshme dhe duhet të shmangen.

Spanja, në “çatinë e botës”/ Zalla: Spanjollët e merituan botërorin. Tahiri: Ishte ekipi më i fortë

By: Re Nato
20 July 2026 at 20:27

Spanja fitoi titullin botëror pasi fitoi një finale të cilën e dominoi plotësisht, duke përballuar edhe provokimet e kundërshtarit.

Një gol në shtesë nga Ferran Torres vendosi fatin e sfidës në stadiumin e Nju Xhersit, përballë një Argjentine të pafuqishme, që kishte dalë në fushë vetëm për t’u mbrojtur.

Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari sportiv Lirim Zalla deklaroi se Spanja e meritoi botërorin. Zalla shtoi se spanjollët të imponojnë lojën e tyre.

Ndërsa trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Spanja ishte ekipi më i fortë dhe pësoi vetëm një gol gjatë gjithë kompeticionit.

Lirim Zalla: Spanja e meritoi, sepse rrugën për ta fituar botërorin, e shtroi me Fancën. Për mua, do të ishte finale më e bukur Spanjë-Angli, sesa me këta argjnetinasit grindavecë. Godit ti tjetrin kur mbaron ndeshja? Spanja të detyron që t’i të luash modulin e saj të lojës. Kjo kërkon përgatitje të madhe teknike dhe fizike. Ata luajnë lojën e tyre, ti je i detyruar ta pranosh. Shiko me Francën, çfarë i bëri Francës. Ndeshja e mbrëmshme ishte finale. Po ta shikosh me Francën, ajo ishte Spanja e vërtetë.

Ermal Tahiri: Spanja ka ekip më të mirë, luajti më fortë futboll. E meritoi ekipi më i mirë, që pësoi vetëm një gol dhe që ishte më kompakt. Jo vetëm mbrojtjen më të fortë, por në të gjithë fushën ishin më të fortë. Në të gjitha ndeshjet erdhën duke u rritur. I gjithë futbolli spanjoll ka të njëjtin stil loje. Këta janë në një cikël të vazhdueshëm. /abcnews.al

Trump paralajmëron hakmarrje të fortë kundër Iranit pas vdekjeve në SHBA

By: Rovena
20 July 2026 at 20:09

Presidenti Donald Trump po paralajmëron për hakmarrje të fortë për vdekjet e ushtarëve amerikanë të shkaktuar nga Irani pas një fundjave vdekjeprurëse për anëtarët e shërbimit amerikan.

“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do të paguajnë për atë vrasje shumëfish”, shkroi ai në Truth Social të hënën.

Ai tha se ia kishte komunikuar udhëzimet e tij krerëve të lartë ushtarakë.

“Kjo direktivë i është përcjellë Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët, Daniel Caine, dhe çdo Udhëheqësi në Ushtri”, shkroi ai.

Pentagoni konfirmoi tre vdekje në SHBA gjatë fundjavës, përfshirë dy në një bazë ushtarake në Jordani dhe një në Irakun verior.

Ushtria vazhdon të shqyrtojë mbetjet e paidentifikuara të gjetura në vendin e sulmit në Jordani, një tregues se numri i të vdekurve mund të rritet.

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

By: Re Nato
20 July 2026 at 19:56

Shtetet e Bashkuara akuzuan Kubën për zhvillimin e një fushate spiunazhi dhe përmbysjeje prej dekadash, duke pretenduar se Havana ka infiltruar nivelet më të larta të qeverisë amerikane.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se regjimi kubanez ka zhvilluar për afro shtatë dekada një fushatë të vazhdueshme kundër SHBA-së, e cila, sipas tij, ka përfshirë infiltrimin në institucionet amerikane, rekrutimin e aktivistëve, mbështetjen e terrorizmit të krahut të majtë dhe operacione të gjera të inteligjencës.

Sipas deklaratës, Kuba ka ndërtuar një model të luftës së fshehtë të bazuar në spiunazh, infiltrime, sabotim dhe rrjete të ndërmjetësuara, me synimin për të dobësuar Shtetet e Bashkuara nga brenda.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, reagoi në platformën X, duke deklaruar se raporti “ekspozon historinë e plotë të spiunazhit dhe përmbysjes kubaneze në vendin tonë”.

Autoritetet kubaneze nuk kanë reaguar ende ndaj akuzave të ngritura nga Uashingtoni.

Sulmohet ndërtesa federale në New York/ Një burrë i vë flakën një gjykate për emigracionin në Manhatan, arrestohet

By: Re Nato
20 July 2026 at 19:21

Ja teksti i korrigjuar vetëm për gabime drejtshkrimore, pikësimi dhe përdorim të shkronjave të mëdha, pa i ndryshuar përmbajtjen apo formulimin:

Pamjet që po shihni në këto momente në ekran tregojnë momentin kur një burrë, i njohur më parë nga autoritetet amerikane për aktivitete kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së, i vë zjarrin një ndërtese federale në Manhattan, ku ndodhet një gjykatë emigracioni, sipas asaj që konfirmuan autoritetet.

FBI-ja ka konfirmuar se autori, tashmë i arrestuar, hodhi një lëng jashtë ndërtesës dhe përdori një çakmak për të ndezur flakët. Dy persona, një punonjës federal dhe një qytetar, pësuan plagë të lehta. Ata morën ndihmë mjekësore dhe më pas u larguan nga spitali.

Zyrtari i lartë i FBI-së në Nju Jork, James Barnacle, e përshkroi ngjarjen si një “sulm kundër qeverisë ndaj një objekti federal”. Ai tha se i dyshuari kishte me vete një pajisje ndezëse, një armë me fishekë ajri dhe një pankartë me mbishkrimin: “Agjencia e Emigracionit dhe Doganave të qëndrojë larg rrugëve tona”.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e cilësoi ngjarjen si “shumë shqetësuese”. Ai tha se ishte i lehtësuar që askush nuk u plagos rëndë dhe se i dyshuari ndodhet tashmë në duart e autoriteteve.

“Administrata jonë do të vazhdojë të punojë për të garantuar sigurinë e çdo banori të Nju Jorkut dhe për të mbajtur përgjegjës këdo që kërcënon këtë siguri”, tha Mamdani.

Operacionet kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA nga Administrata Trump janë përballur me protesta të shumta nga qytetarët amerikanë, të cilët thonë se mënyra sesi po realizohen këto operacione është e padrejtë dhe e papranueshme./abcnews.al

Irani merr përgjegjësinë për sulmet e fundit në Gjirin Persik

By: Rovena
20 July 2026 at 19:13

Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka kryer sulme të njëkohshme në tre fronte duke synuar asetet amerikane në Lindjen e Mesme.

Në atë që e quan një “goditje të rëndë” ndaj Uashingtonit, IRGC, në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve Fars dhe Tasnim, merr përgjegjësinë për:

një sulm ndaj objekteve të magazinimit dhe riparimit të dronëve që Irani thotë se i përkisnin njësive amerikane të stacionuara në Aeroportin Al Sakhir në Bahrein, duke rezultuar në shkatërrimin e tyre;

një sulm ndaj objekteve për përgatitjen e dronëve detarë në Portin Salman në Bahrein, i cili thotë se rezultoi në shkatërrimin e tyre dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në anije;

një sulm që “shkatërroi plotësisht” objektet për vendosjen, mbështetjen dhe pajisjen e forcave speciale komando detare në bazën Arifjan në Kuvajt.

Deklarata thotë se sulmet vazhdojnë “në hakmarrje dhe në përgjigje të agresioneve” të ushtrisë amerikane.

Donald Trump tha se SHBA-të e kishin goditur Iranin “shumë fort” në atë që ishte nata e nëntë radhazi e sulmeve në vend, duke shtuar se Teherani kishte “humbur pothuajse gjithçka ushtarakisht”, duke përfshirë raketat dhe dronët.

Në një përgjigje të dukshme të drejtpërdrejtë ndaj këtyre komenteve, deklarata e IRGC-së vazhdon: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili ka rrëfyer vazhdimisht mungesën e vetëdijes dhe mençurisë së tij për çështjet botërore… deklaron se vetëm disa raketa dhe dronë kanë mbetur për Iranin dhe se numri i tyre po zvogëlohet. Ai duhet ta dijë se, me hirin e Zotit, edhe nëse kjo luftë zgjat për disa vite, deri në ditën e fundit, raketat dhe dronët tanë do të bien”.

❌
❌