Reading view

Flet babai i oficerit të Policisë të arrestuar nga AMP: Pretendimet janë të pavërteta, hoteli është i ligjshëm

Flet babai i oficerit të Policisë të arrestuar nga AMP: Pretendimet janë të pavërteta, hoteli është i ligjshëm. Babai i oficerit të Policisë Ajdin Islamaj, i arrestuar në kuadër të hetimeve të AMP-së, ka reaguar publikisht duke kundërshtuar pretendimet e ngritura nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.     Në një deklaratë publike, Gani […]

The post Flet babai i oficerit të Policisë të arrestuar nga AMP: Pretendimet janë të pavërteta, hoteli është i ligjshëm appeared first on Saranda Web.

  •  

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Habilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh.

Sipas të njëjtave burime, arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës.

Në momentin e arrestimit, Habilaj ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin dhe rrethanat e arrestimit në orët në vijim.

  •  

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke marshuar në mënyrë paqësore.

Qytetarët fillimisht nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë në protestën e 14-të.

Ditën e sotme u thirrur për herë të dytë protestë kombëtare, teksa gjatë protestës emigrantët shqiptarë morën fjalën.

  •  

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre që protestojnë në Tiranë.

“Mund të flitet për këtë qeveri dhe për këtë njeri ditë të tëra, por t’ju them të vërtetën, koha ka ardhur që çdo shqiptar të kontribuojë për t’i dhënë një shtytje dhe për ta hequr nga ai vend ku është. Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre të rinjve që janë sot në ferma, unë e di se lodheni gjatë ditës, por bëni gjithçka të jeni tek bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë. Se ata po firmosin historinë, po shpëtojnë Shqipërinë nga regjimi më i keq që ka patur pas Enver Hoxhës gjer sot”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Berisha shtoi se “bujqësia sot dhe blegtoria ka minimumin e minimumit të kreditimit”.

“Në një kohë kur sistemi i kreditit për fermerin është jetik. Sistemi i vendosur nga të tjerët absolutisht edhe 90 vite para dhe plotësisht i mundshëm për t’u vendosur në Shqipëri. 1% i totalit të kredive të vendit shkon në bujqësi dhe në ferma. Asgjë pra. Ne marrim përsipër dhe do marrim përsipër të shumëfishojmë kreditin dhe shteti të marrë përsipër një pjesë të interesave, në mënyrë që kreditë tuaja të jenë të buta, të leverdishme. Pa një sistem kreditimi të mundshëm për ju, është e pamundur të zhvillohet. Do bëjmë gjithçka për përmirësimin e farërave, fidanëve, inputeve bujqësore, për nxitjen e serave dhe intensifikimin e prodhimit në sera. Një agjenci do ngrihet vetëm për t’u orientuar ju drejt tregut. E domosdoshme kjo agjenci për orientimin e fermerëve tanë në kohë reale për tregun. TVSH-ja do unifikohet, e njëjtë në shitje dhe blerje. Përfituesi i saj do jeni ju, fermerët. Siç janë në gjithë botën përveçse në Shqipëri. Pra do bëjmë gjithçka për organizimin e këshillës për fermerët. Këshillës falas për fermerët. Do shtrihet në të gjithë vendin sistemi i këshillimit”, tha Berisha.

  •  

22:59 El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

Shkencëtarët në SHBA kanë njoftuar se zyrtarisht ka nisur El Niño, një fenomen natyror klimatik në Oqeanin Paqësor që zakonisht shoqërohet me rritje të temperaturave globale.

Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) konfirmoi se kushtet e El Niño janë tashmë të pranishme në Paqësorin tropikal, ku temperatura e sipërfaqes së detit është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Zhvillimi nuk ishte i papritur. Meteorologët e kishin parashikuar këtë fazë ngrohjeje pas përfundimit më herët gjatë vitit të La Niña-s, fenomenit “motër” më të ftohtë të El Niño-s.

Shumë parashikime sugjerojnë se ky mund të jetë një i ashtuquajtur “super” El Niño, madje një ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë.

I kombinuar me dekadat e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, ky fenomen mund të çojë në një tjetër vit rekord sa i përket temperaturave – me gjasë në vitin 2027 – si dhe në çrregullime të mëdha të kushteve atmosferike, furnizimit me ushqime dhe ekonomive botërore. Pasojat e tij pritet të ndihen gjerësisht dhe në mënyrë të thellë gjatë atij viti.

Konfirmimi i shkencëtarëve

Temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin qendror dhe tropikal tashmë kanë tejkaluar pragun prej 0.5°C mbi mesataren, nivel që shkencëtarët amerikanë e përdorin si tregues për shpalljen e El Niño-s.

Në një njoftim të saj, NOAA thekson se “kushtet për El Niño janë zhvilluar gjatë muajit të kaluar, siç tregojnë temperaturat mbi mesatare në sipërfaqen e detit në pjesën qendrore dhe lindore të Paqësorit ekuatorial”.

Agjencia amerikane gjithashtu vëren se erërat mbi Paqësorin ekuatorial po fillojnë të ndryshojnë drejtim dhe intensitet, çka shihet si një sinjal i rëndësishëm se atmosfera po reagon ndaj ngrohjes së oqeanit – dhe jo thjesht se oqeani po ngrohet në mënyrë të izoluar.

Modelet parashikojnë fuqi rekord

Ajo që ka befasuar studiuesit është niveli i lartë i sigurisë që tashmë tregojnë modelet kompjuterike në lidhje me fuqinë e këtij fenomeni. Intensiteti i El Niño-s matet sipas rritjes së temperaturës së sipërfaqes së detit mbi mesataren në një zonë kyçe të Paqësorit.

Një ngjarje konsiderohet e fortë kur temperatura rritet mbi 1.5°C mbi mesataren, ndërsa një shumë e fortë kur kalon 2°C.

Sipas parashikimit të qershorit të NOAA-s, ekziston një probabilitet prej 63% që gjatë periudhës nëntor–janar të ndodhë një El Niño shumë i fortë. Një zhvillim i tillë do ta rendiste atë ndër ngjarjet më ekstreme të regjistruara që nga viti 1950, kur edhe fillojnë të dhënat moderne klimatike.

Që nga ajo kohë, tre nga El Niño-t më të fuqishëm kanë ndodhur në vitet 1982/83, 1997/98 dhe 2015/16.

Ndërkohë, disa nga modelet më të fundit amerikane dhe evropiane shkojnë edhe më tej, duke sugjeruar se deri në fund të vitit temperaturat në Paqësorin tropikal mund të rriten edhe mbi 3°C mbi mesataren.

Megjithatë, agjencia amerikane ka bërë thirrje për kujdes në interpretimin e parashikimeve. “Edhe ngjarjet shumë të forta të El Niño-s nuk sjellin domosdoshmërisht të njëjtat pasoja në çdo rajon, por ngjarjet më intensive mund të rrisin ndjeshëm gjasat për zhvillime dhe ndikime tipike të këtij fenomeni,” thuhet në deklaratë.

Ngrohja globale po i përforcon pasojat

Shqetësimi më i madh, sipas ekspertëve, është se i gjithë ky fenomen po ndodh në një planet që tashmë është dukshëm më i ngrohtë.

“Duhet të shqetësohemi për pasojat”, tha profesori Adam Scaife, udhëheqës i parashikimeve në Met Office të Britanisë.

Ai shtoi se “El Niño aktual po mbivendoset mbi ngrohjen globale të konsiderueshme. Kjo do të thotë se temperaturat në rajonet e prekura mund të jenë të paprecedenta, pasi ngrohja e shkaktuar nga El Niño i shtohet ndryshimeve klimatike ekzistuese”.

Sipas tij, një El Niño i fortë zakonisht rrit temperaturat globale të ajrit me rreth 0.2°C, duke çliruar në atmosferë nxehtësinë e akumuluar në oqeane.

Ky ndikim shtesë po godet një botë që tashmë po shënon rekorde të njëpasnjëshme të temperaturave.

Viti 2024 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, i ndikuar nga një El Niño që nuk konsiderohej veçanërisht i fortë. Ndërkohë, pavarësisht efektit ftohës të fenomenit La Niña, viti 2025 mbeti ende i treti më i nxehtë në histori – madje më i nxehtë edhe se viti 2016, kur u regjistrua një nga El Niño-t më të fuqishëm.

“Deri në fund të këtij viti dhe në vitin 2027 ka gjasa të shohim temperatura shumë të larta globale”, tha profesori Adam Scaife.

Ai shtoi se “në vitin 2027 mund të përballemi me një valë të re ekstreme nxehtësie, mbi ngrohjen globale ekzistuese, gjë që mund të çojë lehtësisht në një tjetër vit ku temperatura mesatare globale tejkalon 1.5°C krahasuar me nivelet e fundit të shekullit XIX”.

Thatësira, përmbytje dhe zjarre në mbarë botën

Asnjë El Niño nuk është i njëjtë, por efektet e tij zakonisht ndihen më fort në zonat tropikale.

Përmbytjet janë të shpeshta në veri të Perusë dhe në jug të Ekuadorit, ndërsa ndikime të tjera mund të shtrihen edhe në pjesë të Afrikës lindore, Azisë qendrore dhe jugut të Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, rritet rreziku i thatësirave dhe zjarreve pyjore në zona të gjera të Australisë, Indonezisë dhe në pjesën veriore të Amerikës së Jugut. Këto ndryshime mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta në bujqësi dhe në sigurinë globale të ushqimit.

El Niño zakonisht sjell edhe një ulje të aktivitetit të uraganeve në Atlantik, dhe parashikuesit tashmë presin një sezon më të qetë se mesatarja.

“Edhe pse kjo mund të tingëllojë si lajm i mirë, për Amerikën Qendrore do të thotë më pak reshje dhe rrezik i shtuar për thatësira”, tha Liz Stephens, profesoreshë e rrezikut klimatik në Universitetin e Reading.

Për shumë njerëz, kjo parashikim nuk mbetet thjesht një çështje abstrakte. “Shpallja e El Niño-s nuk është vetëm një tjetër parashikim moti – për miliona njerëz është një alarm serioz që duhet marrë shumë seriozisht”, tha Mohamed Adow, drejtor i organizatës Power Shift Africa.

Ai shtoi se kjo situatë nënkupton mungesë reshjesh, dështim të të korrave, rritje të çmimeve të ushqimeve dhe shtyrje të familjeve drejt kufijve të mbijetesës. Sipas tij, në Afrikën Lindore veçanërisht, ndikimet do të jenë të ndjeshme, duke goditur komunitete që tashmë janë përballur me thatësira dhe përmbytje në vitet e fundit.

Nuk janë të gjitha agjencitë të një mendimi

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) ndan të njëjtin vlerësim me NOAA-n, duke konsideruar se kushtet për El Niño tashmë janë të pranishme dhe duke shtuar se ato pothuajse me siguri do të vazhdojnë deri në vjeshtë. Megjithatë, jo të gjitha agjencitë janë ende të gatshme ta shpallin zyrtarisht fenomenin.

Ndryshe nga JMA dhe NOAA, Zyra Australiane e Meteorologjisë (BoM) përdor një kriter më të rreptë për shpalljen e El Niño-s, duke kërkuar që temperaturat e sipërfaqes së detit të jenë të paktën 0.8°C mbi mesataren

Këtë javë, autoritetet meteorologjike kanë njoftuar se Paqësori tropikal “po i afrohet kushteve të El Niño-s”, pasi temperaturat në Paqësorin qendror tashmë kanë kaluar pragjet përkatëse. Megjithatë, ato janë përmbajtur nga shpallja zyrtare e fillimit të fenomenit, duke theksuar se ai pritet të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti dhe mund të jetë i fortë.

El Niño shfaqet zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet dhe zgjat rreth një vit. Aktualisht, nuk ka prova përfundimtare që ndryshimet klimatike po e bëjnë këtë fenomen më të shpeshtë apo më intensiv, por një planet që po ngrohet mund t’i përforcojë ndjeshëm efektet e tij. /ET

  •  

22:50 Farage për ‘La Repubblica’: Të bardhët diskriminohen, një ditë do jem kryeministër

“Mirë se vini! E dini që gjithçka filloi nga këtu?”

Nigel Farage priti stafin e gazetarëve të La Repubblica në zyrën e tij në Clacton-On-Sea, një qytet bregdetar dhe i varfër në Essex, në juglindje të Anglisë, ku është zgjedhur deputet në Westminster pas tetë dështimesh.

“Shumë njerëz janë shpërngulur këtu nga Londra Lindore, ku nuk duan më t’i rrisin fëmijët e tyre”.

Me tapet Union Jack, xhaketë jeshile dhe pantallona mustardë, “mbreti i Brexit-it” dhe lideri i partisë së djathtë Reform UK, në krye të sondazheve, zgjodhi La Repubblica për intervistën e tij të vetme ndërkombëtare në prag të 10-vjetorit të referendumit që sanksionoi daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

La Repubblica: Le të nisim nga 23 qershori 2016…

Farage: Në mëngjes isha pikërisht këtu në Clacton dhe isha shumë i bindur. Pastaj u ktheva në Londër dhe një sondazh na nxirrte dhjetë pikë mbrapa. U demoralizova, pas 23 vitesh fushatë për Brexit-in… piva një gotë verë dhe prita rezultatet në orën 22:00″.

La Repubblica: Kur ju dolët në televizion dhe shpallët humbjen. Por nuk ishte e vërtetë dhe pati akuza se po spekulonit në tregje.

Farage: Budallallëqe. Në orën 4 të mëngjesit e kuptova që ne, brexiter-at, kishim fituar. Shkova për mëngjes me shampanjë në hotelin Ritz. U ndjeva mirë. Çfarë krenarie. E kam pritur këtë moment që kur isha 20 vjeç… pa mua, pa fushatat e mia si eurodeputet në Bruksel, pa YouTube që filloi të shpërndante videot e mia duke anashkaluar mediat tradicionale, Brexit-i nuk do të kishte ndodhur kurrë!.

La Repubblica: A është 23 qershori 2016 dita më e bukur e jetës suaj?

Farage: Profesionalisht po.

La Repubblica: Dhe personalisht?

Farage: Jo. Edhe unë jam njeri normal: katër fëmijë dhe tre nipër.

La Repubblica: 10 vjet më vonë, mendoni se Brexit është zbatuar?

Farage: Sa i përket politikës së jashtme, jemi edhe më me ndikim.

La Repubblica: Por si? Britania e Madhe është edhe më e izoluar në një botë gjithnjë e më të rrezikshme.

Farage: Nuk është e vërtetë. Nuk kishim asnjë peshë në BE. Ndërsa sot, për Ukrainën jemi në vijën e parë. Por pse banorët e Clacton-it dhe shumë të tjerë votuan për Brexit? “To take back control” – për të rimarrë kontrollin.

La Repubblica: Por kjo nuk ka ndodhur.

Farage: E vërtetë. Sepse nuk e kemi dashur ne. Shihni fluksin e madh të migrantëve pas Brexit-it. Sepse konservatorët e tradhtuan vendin. Theresa May? Një katastrofë. Për të mos folur për Boris Johnson-in. Prandaj konservatorët po zhduken. Ligjet tona për bizneset ende ndjekin BE-në. Dhe i kemi shitur të drejtat e peshkatarëve britanikë evropianëve për 11 vite të tjera në këmbim të asgjëje! Kjo më zemëron shumë.

La Repubblica: Por tani Labour në pushtet kërkon t’i afrohet sërish BE-së dhe madje kryebashkiaku i Londrës, Khan, dëshiron rikthim në Bashkim.

Farage: Nuk do të ndodhë kurrë. Edhe Labour do të zhdukej nëse do ta bënte. Brexit mbetet gjëja e duhur për Mbretërinë e Bashkuar. Evropianët nuk e kuptojnë sa të parëndësishëm janë globalisht. Më habit që euroskepticizmi nuk po përhapet… por do të shohim çfarë bëjnë Bardella në Francë dhe AfD në Gjermani….

La Repubblica: Edhe Giorgia Meloni ishte euroskeptike, tani shumë më pak.

Farage: E vërtetë, por të paktën ajo stabilizoi politikën italiane dhe i dha vendit besim. Prandaj nuk doni urdhra nga Brukseli: euroskepticizmi do të rikthehet në modë në Itali. Gjithsesi, personalisht dua marrëdhënie të mira me BE-në, por jo përmes rregullave të Brukselit. Për shembull, në 2015 u thashë të gjithëve në Parlamentin Evropian se ligjet e reja për refugjatët do të hapnin dyert për miliona migrantë të paligjshëm nga Mesdheu. Idiotë! Idiotë!.

La Repubblica: Por Farage, para Brexit-it ju akuzonit migrantët e Europës Lindore. Shumë prej tyre u larguan dhe tani ju e keni me miliona ardhur nga Afrika dhe Azia. Nuk do të ishte më mirë të mbaheshin polakët?

Farage: Është e vërtetë, nga ana kulturore jemi më të afërt. Dhe çdo polak që takoj këtu më thotë se voton për mua, dhe shumë italianë gjithashtu… Por problemi ishte se europiano-lindorët ishin shumë. Shumë. Dhe tani, për shkak të Johnson-it, miliona kanë hyrë pa punë. Do të na kushtojnë të paktën 200 miliardë.

La Repubblica: Ju keni thënë se doni t’u hiqni retroaktivisht shumë migrantëve edhe lejet e qëndrimit të përhershëm. Edhe europianëve?

Farage: Për pjesën tjetër të botës qëndrimi ynë është i qartë. Për europianët duhet të negociojmë me BE-në. Sepse rezidenca e përhershme përfshin përfitime dhe banesa sociale. Tashmë ka lagje në Londër ku 50% e banesave sociale u jepen të huajve që ndonjëherë nuk flasin asnjë fjalë anglisht. Prandaj klasa punëtore e majtë tani po na voton masivisht».

La Repubblica: Po europianët që jetojnë në Britani, a do të jenë të sigurt me ju në qeveri?

Farage: Po, por nuk do të kenë mirëqenie të garantuar, përveç nëse punojnë dhe kontribuojnë.

La Repubblica: Por kjo shkel marrëveshjen ligjore me BE-në.

Atëherë duhet ndryshuar. Duhet të negociojmë… por problemi real janë ata që vijnë nga Pakistani, një katastrofë ekonomike dhe kulturore. Ka qytete britanike ku Islami radikal po përhapet, ku sistemi i ndihmës sociale po shpërthen, ku martesat mes kushërinjve sjellin pasoja shëndetësore.

La Repubblica: A jeni penduar për deklaratat tuaja pas vrasjes së 18-vjeçarit të bardhë Henry Nowak?

Farage: Aspak!

La Repubblica: As pas trazirave të fundit në Belfast?

Farage: Do të kishin ndodhur gjithsesi. Është për të ardhur keq që këta huliganë të maskuar i dhanë justifikim politikanëve të shmangin problemin… Kam zgjedhur fjalët me kujdes: “zemërim i pastër dhe i ftohtë”.

La Repubblica: A mendoni se jemi vetëm në fillim të trazirave më të mëdha?

Farage: Patjetër, nëse nuk gjejmë zgjidhje.

La Repubblica: A diskriminohen vërtet të bardhët?

Farage: Pa dyshim. Flisni me policët anglezë: kanë frikë të quhen racistë dhe të pezullohen.

La Repubblica: Çfarë u përgjigjeni atyre që ju quajnë racist?

Farage: I injoroj. Dua një sistem meritokratik.

La Repubblica: Çfarë mendoni për Elon Musk që “i hedh benzinë zjarrit” të revoltave?

Farage: Edhe politikanët britanikë komentuan George Floyd.

La Repubblica: Por Musk ju injoron dhe mbështet Tommy Robinson…

Farage: Sepse unë nuk jam njeri që i bindem askujt. Askush nuk mund të më blejë.

La Repubblica: As me pesë milionë paund në kriptovaluta?

Farage: Jo. Jam individualist.

La Repubblica: Por ju keni ndryshuar disa herë version për atë donacion.

Farage: Ishte një dhuratë pa kushte.

La Repubblica: Keni frikë nga Rupert Lowe?

Farage: Nuk do të zgjasë.

La Repubblica: Pse?

Farage: Sepse nuk ka strukturë pas tij.

La Repubblica: A mendoni se do të bëheni kryeministër?

Farage: Po. Përveç nëse vjen dikush më i mirë se unë../ET

  •  

22:40 Gjashtë arsyet pse Anglia nuk do ta fitojë Kupën e Botës 2026

Për Anglinë, “30 vitet e dhimbjes” duhej të përfundonin në Euro 1996, kur futbolli pritej të “kthehej në shtëpi”. Megjithatë, edhe pas tre dekadash, “Tre Luanët” nuk kanë fituar asnjë trofe madhor që nga Kupa e Botës 1966. Tani, para Botërorit 2026, optimizmi është rikthyer.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel e siguroi kualifikimin me fitore në të gjitha ndeshjet dhe pa pësuar asnjë gol. Anglia renditet e katërta në botë dhe ka arritur dy finale radhazi të Kampionatit Evropian. Me emra si Declan Rice, Jude Bellingham dhe Harry Kane, që konsiderohet ndër favoritët për Topin e Artë, shpresat janë të mëdha.

Megjithatë, ka disa arsye pse ëndrra për t’i dhënë fund pritjes 60-vjeçare mund të dështojë.

Mbrojtja ngre pikëpyetje

Pavarësisht tetë ndeshjeve kualifikuese pa pësuar gol, mbrojtja e Anglisë nuk bind plotësisht. Mungesa e një mbrojtësi të majtë natyral, varësia nga forma fizike e John Stones dhe Reece James, si dhe eksperienca e kufizuar e alternativave në prapavijë, mund të bëhen problem në momentet vendimtare.

Temperaturat e larta

Kushtet klimatike në SHBA pritet të kenë ndikim të madh. Gjatë Kupës së Botës për Klube, shumë lojtarë dhe trajnerë u ankuan për vapën ekstreme. Edhe pse FIFA ka vendosur pauza për freskim gjatë ndeshjeve, temperaturat mund të jenë një sfidë e madhe për një ekip që vjen nga një klimë shumë më e ftohtë.

Forma e Bukayo Sakas

Bukayo Saka ishte lojtari më i rrezikshëm i Anglisë në Euro 2024, por sezonin e kaluar u përball me disa dëmtime. Tuchel ka pranuar se ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga problemi në tendinën e Akilit, duke ngritur dyshime për ndikimin e tij në turne.

Mungesa e lojtarëve që ndryshojnë ndeshjet

Stoli anglez nuk duket aq i pasur me lojtarë që mund të bëjnë diferencën në momentet kritike. Vendimet për të lënë jashtë emra si Phil Foden dhe Cole Palmer kanë reduktuar opsionet kreative të skuadrës.

Varësia nga Harry Kane

Vetë Tuchel e ka pranuar se, pa Kane, Anglia humbet një pjesë të madhe të rrezikshmërisë së saj. Sulmuesi i Bayern Munich mbetet pika kryesore e referimit në sulm dhe një dëmtim apo formë e dobët e tij mund të ndikojë ndjeshëm te shanset e ekipit.

Presioni i historisë

Pavarësisht potencialit, Anglia vazhdon të mbajë mbi supe barrën e dështimeve të së kaluarës. Edhe në epokën e Gareth Southgate, skuadra arriti dy finale evropiane, por nuk ia doli të fitonte trofeun. Presioni i pritshmërive të mëdha mund të jetë sërish një kundërshtar i fortë për “Tre Luanët”.

Në letër, Anglia ka një nga skuadrat më të forta të Botërorit 2026. Megjithatë, problemet në mbrojtje, kushtet e vështira klimatike, varësia nga Kane dhe pesha e historisë mund ta pengojnë edhe një herë drejt lavdisë së shumëpritur./ET

  •  

22:30 Peshkaqeni sulmon një grua në Sidnei, plagoset rëndë 35-vjeçarja! Mbyllen disa plazhe

Një grua është plagosur rëndë pasi është kafshuar nga një peshkaqen në një plazh në Sidnei, tha policia.

Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se shërbimet e emergjencës u thirrën në plazhin Coogee në lindje të qytetit të shtunën në mëngjes.

Gruaja 35-vjeçare u “nxor nga uji nga anëtarë të publikut të cilët filluan ndihmën e parë”, tha policia, dhe pësoi “lëndime serioze në krahë dhe këmbë”.

Ajo u transportua më pas me helikopter në spital. Disa plazhe në zonë u mbyllën si masë paraprake.

Kjo vjen pasi një zhytës mashkull vdiq javën e kaluar pasi u kafshua nga një peshkaqen i dyshuar 4.5 metra i gjatë në juglindje të Perthit, Australia Perëndimore.

Në maj, një baba i dy fëmijëve u vra nga një peshkaqen pranë Perthit.

Sulmet e peshkaqenëve në Australi janë më të zakonshme sesa në shumë pjesë të tjera të botës, megjithëse shpesh nuk janë fatale.

Që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1791, në Australi janë regjistruar pothuajse 1,300 sulme nga peshkaqenë, me më shumë se 260 prej tyre që kanë rezultuar me vdekje.

Vendet e njohura për not dhe surf në Australi kanë tendencë të kenë masa mbrojtëse kundër sulmeve të peshkaqenëve./ET

  •  

22:20 Jelekë ftohës, ventilatorë dhe staf mjekësor: Gjermania në betejë me temperaturat e Botërorit

Kombëtarja e Gjermanisë po përballet me temperatura përvëluese gjatë qëndrimit të saj në kampin bazë në Winston-Salem, ku termometri ka arritur deri në 41 gradë Celsius.

Për t’i ndihmuar lojtarët të përballojnë kushtet e vështira klimatike, janë ndërmarrë masa të shumta nga stafi teknik dhe partnerët e ekipit.

Prodhuesi i pajisjeve sportive Adidas u ka siguruar futbollistëve jelekë specialë për ftohje, të cilët përdoren gjatë stërvitjeve dhe periudhave të rikuperimit.

Po ashtu, në ambientet stërvitore janë vendosur ventilatorë të posaçëm që lëshojnë avull uji për të ulur temperaturën dhe për të krijuar kushte më të favorshme për lojtarët.

Për shkak të rrezikut që paraqesin temperaturat e larta, ekipet mjekësore janë në gatishmëri të vazhdueshme gjatë seancave stërvitore, si masë parandaluese ndaj çdo problemi të mundshëm shëndetësor.

Përzgjedhësi Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka vendosur gjithashtu një strategji interesante për përshtatjen e ekipit me klimën amerikane.

Ai u ka kërkuar lojtarëve të shmangin qëndrimin e gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar dhe të kalojnë sa më shumë kohë jashtë.

Sipas teknikut gjerman, ekspozimi gradual ndaj temperaturave të larta do t’i ndihmojë futbollistët të adaptohen më shpejt me kushtet që do të hasin gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Vapa ekstreme pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha të këtij Botërori dhe Gjermania duket se nuk po lë asgjë rastësisë në përgatitjet e saj për turneun./ET

  •  

22:07 Skandal në Kupën e Botës – yjet e Turqisë kapen duke pirë duhan

Last Updated on 13/06/2026 by EL

Përgatitjet e kombëtares së Turqisë për Kupën e Botës janë përfshirë nga polemika pas publikimit të një videoje që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pamjet, të cilat filluan të qarkullojnë në platformën X gjatë fundjavës, dyshohet se tregojnë disa lojtarë të ekipit kombëtar në ballkonin e një hoteli pak orë para ndeshjes hapëse të Grupit D kundër Australisë në Vancouver.

Ende nuk është konfirmuar se çfarë substance po përdornin lojtarët në video. Materiali është shpërndarë me shpejtësi online, ndërsa spekulimet variojnë nga duhani deri te substanca të tjera, por pa asnjë konfirmim zyrtar.

Në video shihen tre anëtarë të skuadrës turke, ku njëri prej tyre është i identifikueshëm si mbrojtësi i qendrës dhe lojtari i Fenerbahces, Caglar Soyuncu. Dy lojtarët e tjerë nuk mund të identifikohen qartë.

According to this video and reports, Çağlar Söyüncü and 2 other national team players, who aren’t clearly recognizable, were caught smoking.

Some say it was a joint, others say cigarettes.

Unbelievable.

You already don’t deserve to be at the National Team and now you smoke.🤨 pic.twitter.com/LxF8dcjUEz
— Turk Scout (@ScouTurk) June 13, 2026

Përfshirja e Soyuncut ka marrë vëmendje të veçantë, duke qenë se ai është një nga lojtarët kryesorë të përzgjedhësit Vincenzo Montella dhe ishte parashikuar të ishte titullar në ndeshjen ndaj Australisë.

Ngjarja ka ndezur debat të madh në Turqi, me tifozë që shprehin shqetësim për disiplinën dhe përqendrimin e skuadrës para një ndeshjeje vendimtare në turne.

Skuadra turke është vendosur fillimisht në Arizona Athletic Grounds në Mesa gjatë përgatitjeve, përpara se të udhëtonte drejt Kanadasë për ndeshjen hapëse.

Pas Australisë, Turqia përballet me Paraguain në ‘Levi’s Stadium’ më 19 qershor, ndërsa ndeshja e fundit e grupit është ndaj Shteteve të Bashkuara më 25 qershor në ‘SoFi Stadium’./T/ET

  •  

21:59 ChatGPT blen për ju, Visa sjell pagesa të automatizuara me AI

Gjigandi i pagesave Visa ka integruar rrjetin e tij brenda ChatGPT, duke i lejuar chatbot-it të blejë dhe të kryejë transaksione në mënyrë të pavarur në emër të përdoruesve, në një veprim që shënon një zgjerim të konsiderueshëm të tregtisë së mundësuar nga Al.

Ky bashkim do të thotë që agjentët e Al jo vetëm që mund të rekomandojnë produkte, por edhe të kryejnë blerje te çdo tregtar që pranon Visa.

OpenAI do të ofrojë teknologjinë që u lejon agjentëve të bashkëveprojnë, të marrin vendime dhe të fillojnë blerjet përmes ChatGPT.

Visa, rrjeti më i madh i pagesave në botë jashtë Kinës, do të merret me autorizimin e pagesave dhe monitorimin e mashtrimeve.

“Ndërsa agjentët e Al bëhen pjesëmarrës aktivë në ekonomi, fokusi i Visa-s është të sigurojë që transaksionet të jenë të besueshme, të sigurta dhe pa probleme”, tha Jack Forestell, drejtori kryesor i produktit dhe strategjisë së kompanisë.

Duke folur në një aktivitet të kompanisë në San Francisko, Forestell dha shembullin e një klienti që i kërkonte ChatGPT të gjente kufje nën 136 euro.

Chatbot-i do të gjente një palë të përshtatshme dhe do t’i blinte në emër të klientit.

Ndryshe, kjo nuk është përpjekja e parë e OpenAI në tregtinë elektronike.

Kompania lansoi Instant Checkout në fund të vitit të kaluar, duke i lejuar ChatGPT të kërkonte në internet për artikuj specifikë.

Por kjo veçori ishte e prirur ndaj gabimeve, nuk u pranua gjerësisht nga tregtarët të cilët kundërshtuan një tarifë transaksioni prej 4% dhe u tërhoq në mars.

Visa dhe OpenAI nuk i zbuluan kushtet financiare të marrëveshjes së re dhe as nuk dhanë detaje për ndonjë tarifë për tregtarët ose klientët./ET

  •  

21:59 Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Last Updated on 13/06/2026 by EL

Nga Fatos Çoçoli

7 orë më parë, rrjeti mediatik ndërkombëtar CNN publikoi një video reportazh me titull “Protestuesit duan që zhvillimi luksoz në Shqipëri të ndalohet”

Në fakt, protestuesit kanë bërë kërkesa të tjera shumë mët të forta dhe shumë më politike për vendin, por vetëm kjo kërkesë ka rëndësi, me sa duket, për mediat e njohura botërisht të jenë shumë kritike ndaj Presidentit amerikan Trump, si CNN dhe MSNow në SHBA, apo Deutsche Welle dhe France 24 në Evrope.

Protestat e zhvilluara në Tiranë gjatë periudhës 31 maj – 13 qershor 2026 kanë hyrë tashmë në historinë e debatit politik dhe publik shqiptar si një nga mobilizimet më të gjata dhe më intensive të viteve të fundit. Në qendër të tyre kanë qenë kërkesat politike për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, të shoqëruara me akuza për keqqeverisje, mungesë transparence dhe krizë besimi ndaj institucioneve.

Megjithatë, tek këto media ndërkombëtare dhe shumë të tjera, vëmendja në mbulimin e protestave nuk është përqendruar tek këto kërkesa kryesore politike, por tek kundërshtimi ndaj projekteve të turizmit të luksit në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, projekte të cilat janë lidhur me interesat investuese të Jared Kushner dhe Ivanka Trump(Sazani), ose me lobimin e tyre për gjetjen e investuesve strategjikë për zhvillimin e projektit (Zvërneci).

Kjo ka bërë që në Shqipëri të ngrihet me të drejtë pyetja: a po përdoren protestat në Tiranë si një “xhol” në debatin më të gjerë ndërkombëtar rreth figurës së Donald Trump dhe familjes së tij? Po pse ngrihet kjo pyetje?

Së pari, është e pamohueshme se figura e Presidentin amerikan Donald Trump mbetet një nga temat më polarizuese në mediat globale. Për shumë redaksi ndërkombëtare, çdo zhvillim që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me emrin e Trump përbën lajm me interes të lartë publik. Në këtë kuptim, fakti që projektet në Sazan dhe Zvërnec janë lidhur në raportime me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, ka rritur automatikisht vëmendjen ndërkombëtare ndaj protestave shqiptare.

Së dyti, për fat të keq, ky fokus ka deformuar natyrën reale të protestave, krahas rrezikimit të realizimit të projekteve(Shqipërisë i ikin 5.4 miliardë euro), nga publiciteti negativ ndërkombëtar.

Së treti, sipas mediave ndërkombëtare kritike me Presidentin Trump, mijëra qytetarë, shumica dërrmuese të rinj, që po dalin për dy javë rrjesht në bulevardin dhe rrugët e Tiranës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë shqiptare, u paraqitën para publikut ndërkombëtar, praktikisht para gjithë botës, kryesisht si kundërshtarë të investimeve të lidhura me familjen Trump. Dhe kjo nuk është e vërtetë, ose është një gjysëm e vërtetë, pra më keq se një gënjeshtër.

Protestuesit e kane me mungesën e transparencës së qeverisë për këto projekte, dhe jo me faktin se pas tyre janë anëtarë të familjes Trump. Protestuesit nuk janë kryqtarë të largimit të investimeve serioze nga vendi. Këtë kryqëzatë anti-Trump në Shqipëri po e shpik vetëm media ndërkombëtare anti-Trump.

Së katëri, në këtë mënyrë, kërkesat politike për ndryshim qeverisjeje mbetën në plan të dytë ose u anashkaluan pothuajse tërësisht nga shumë media të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga ky këndvështrim, protestat shqiptare u përdorën si një element që ushqente një narrativë tashmë ekzistuese në disa media ndërkombëtare: atë të shqyrtimit kritik të çdo aktiviteti ekonomik apo politik që lidhet me Presidentin Trump apo me rrethin e tij familjar. Kështu, Shqipëria u shndërrua në “xhol” në duart e anti-trumpistëve, në sfondin e një debati global që ka në qendër, duke shfrytëzuar protestat në Tiranë, më shumë Trump-in, se sa realitetin shqiptar.

Redaksitë ndërkombëtare që po e përdorin këtë “xhol” mund të argumentojnë se zgjedhja editoriale për të evidentuar lidhjen e projekteve me Kushner dhe Ivanka Trump, buron nga rëndësia publike e këtyre figurave dhe nga interesi për çështjet që ndërthurin investimet private, mjedisin dhe politikën.

Po këkesat politike të protestuesve në Tiranë, ku shkuan?!

Në fakt, problemi nuk është dhe aq ekzistenca e këtij këndi raportimi mediatik, sesa dominimi i tij, në dëm të raportimit të së vërtetës së plotë, për atë ç’ka po ngjet në Shqipëri me protestat.

Gazetaria profesionale kërkon që ngjarjet komplekse të pasqyrohen në të gjitha dimensionet e tyre. Në rastin e protestave të Tiranës, kjo do të nënkuptonte trajtimin njëkohësisht të kërkesave politike të protestuesve, debatit mbi zhvillimin turistik, shqetësimeve mjedisore dhe interesit ndërkombëtar për përfshirjen e figurave të njohura amerikane.

Kuptohet që vendi ynë, si vend i vogël, e ka shumë të vështirë të kontrollojë narrativën e ngjarjeve të tij me protestën, në arenën ndërkombëtare. Zhvillimet e brendshme interpretohen shpesh përmes lenteve të konflikteve, ndasive dhe interesave globale. Dhe sot rrymat anti-Trump janë të fuqishme, sidomos në Evropë.

Kjo ka çuar në një mospërputhje mes mënyrës se si një ngjarje përjetohet nga qytetarët e vendit tonë dhe mënyrës se si ajo paraqitet për publikun ndërkombëtar.

Prandaj dhe pyetja nëse protestat e Tiranës u bënë një “xhol” i mediave ndërkombëtare kritike ndaj Trump-it, merr, për fat të keq të së vërtetës së plotë me Shqipërinë sot, një përgjigje të pozitive.

Ajo që mbetet e padiskutueshme është se protestat e 31 majit – 13 qershorit 2026 nuk mund të kuptohen plotësisht vetëm përmes një prizmi të vetëm. Qoftë edhe atij të nxitur dhe fryrë nga mediat ndëkombëtare. Zhvillimet me protestën tek ne përfaqësojnë një ndërthurje të pakënaqësive politike të brendshme, debateve mbi modelet e zhvillimit, shqetësimeve mjedisore dhe ndikimit që kanë narrativat ndërkombëtare, në mënyrën se si perceptohen ngjarjet shqiptare në botë. Vetëm një analizë e balancuar dhe e shumëanshme mund t’i japë publikut një pasqyrë sa më pranë realitetit.

Sfida e gazetarisë profesionale, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj, mbetet pikërisht kjo: të shmangë reduktimin e fenomeneve komplekse në narrativa të thjeshtuara dhe të ofrojë një pasqyrë sa më të plotë të realitetit.

Pavarësisht interpretimeve të ndryshme, protestat e Tiranës kanë dëshmuar se Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm debati publik. Mënyra se si ato do të mbahen mend në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar, do të varet jo vetëm nga zhvillimi i tyre, por edhe nga aftësia e medias për të pasqyruar me ekuilibër të gjitha dimensionet e kësaj ngjarjeje: politike, shoqërore, mjedisore dhe institucionale.

  •  

21:50 Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

Last Updated on 13/06/2026 by EL

Nga Jakin Marena

Protesta e qytetarëve, e cila filloi për mbrojtjen e Flamingove, Pelikanit Kaqurel dhe zogjve të tjerë në Zvërnec dhe po vijon me axhenda të tjera, nga ato politike për rrëzimin e Ramës dhe futjen në burg bashkë me Berishën e deri te ato anti-investim të huaj, anti-kapitalizëm në tërësi, anti-Trump, anti-SHBA, anti-semite dhe islamike, vijon të refuzojë çdo negociatë me qeverinë!
Ka një konglomerat axhendash, idesh dhe grupimesh që mblidhen në bulevardin qëndror të kryeqytetit, për hir të së vërtetës duhet pranuar se janë të qeta por janë dhe në të drejtën e tyre për t’u tubuar, por që për gati dy javë me radhë po vijojnë pa ndërprerje! E mbi të gjitha po vijojnë deri më tani bashkë, me gjithë fërkimet e sporadike mes grupimeve të caktuara, duke filluar nga ato të partive të vogla të Qorit, Lapaj e Shehut, e deri tek përplasjet me protestuesit e PD, të cilët e ngritën një ‘oktavë’ më lart zërin, teksa dërguan në protestë Stresin bashkë me të atin e grupin që i shoqëronte, me dy gishtat lart! Si qytetarë ishin në protestë sipas pretendimit të tyre! Pavarësisht se kishte kontestime për ta. Fundja kontestime kishin dhe për një të ri që kishte nxjerrë në shëtitje qenin, derisa e dëbuan! Me këta të PD s’para ‘kruhen’ shumë për fatin e tyre!
Teksa lufta hibride vijon me kapacitet të plotë, me përfshirjen dhe të vetë qeverisë iraniane, teksa vijojnë replikat e kryeministrit Rama jo vetëm me iranianët por me të gjithë ata që po tentojnë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në botë, duke dëmtuar turizmin në radhë të parë si dhe investimet e mëdha të huaja në vend, përfshirë dhe ato në Sazan e Zvërnec, me pjesëmarrjen dhe të vajzës e dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, teksa tentojnë të dëmtojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, protesta në Tiranë s’ndalet por vijon me një ‘pult komandimi’ sekret!
Pavarësisht interesimit të mediave, pavarësisht kërkesës së pjesës më të madhe të protestuesve, të cilët kërkojnë deri dhe krijimin e një Kuvendi kombëtar për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm deri në një rezultat përfundimtar, sipas tyre qëllimi është rrëzimi i qeverisë e i kësaj klase politike dhe marrja në dorë nga vetë rinia të fateve të vendit, bërthama e organizimit vijon të jetë pa emër! Askush nuk merr përsipër të dalë në publik, duke e zhytur akoma më shumë në mister axhendën reale dhe qëllimin final të këtij grupimi që qëndron në ilegalitet, teksa janë nxitur dhe teoritë konspirative! Të cilat nuk po i përmendim! Publikohen lista me emra në fakt ditë pas dite si pjesë e grupit nismëtar, duke përfshirë dhe nga Kosova, që nga Ron Gjonovci e deri tek Shkëlzen Gashi e këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, por gjithshka përgënjeshtrohet brenda disa minutave!
Teksa kërkohet nga qytetarët në bulevard transparencë për të gjitha vendimet e qeverisë, anulimin e të gjitha vendimeve të ndërmarra deri më tani dhe zhbërjen e tërë sistemit politik, në ditën e 14-të të protestës qytetare, protesta nuk ka asnjë lloj transparence se nga kush drejtohet. Nuk shtyhemi thjeshtë nga kurioziteti për të ditur emrin e liderit apo pjesëtarëve të grupit që bën lidershipin e kësaj proteste! Për hir të së vërtetës pak a shumë emrat dihen, që nga bankierë, gazetarë me qendër në Tiranë apo diku jashtë vendit, ndonjë këshilltar nga përtej Atlantikut apo ndonjë ish zyrtar i lartë nga Vendet e Ulta të Evropit, pa përjashtuar të ‘deleguarit’ e Albinit, që sillen si fantazma nëpër bulevardin qëndror të kryeqytetit, për ‘ti vënë punët në vijë’ siç i ka vënë Albini në Kosovë, këtu e tre vite pa qeveri e institucione dhe izolim ndërkombëtar, e deri tek influencerë, për habi nuk ka hallexhinj të Zvërnecit në grupimin kryesor drejtues, por ama shqiptarët duhet të dinë se kujt ti besojnë ‘vakancën’ që kërkojnë, që referuar kutit të protestuesve do të krijohet pas largimit të politikës së vjetër dhe sistemit aktual politik!
Sepse shqiptarët kanë arritur në atë farë pike reflektimi dhe qytetarie, ka të shkolluar dhe këtu në Shqipëri e jashtë vendit, të cilët nuk bëjnë influencerin por që kontribuojnë me mënyrën e tyre për të ardhmen e këtij vendi pa qënë në protestë, pra kanë arritur në atë shkallë ndërgjegjësimi shqiptarët sa për të kuptuar se asgjë nuk bëhet sipas parimit ‘e ndryshojmë njëherë, pastaj shohim e bëjmë, dhe atëherë do të zbardhet lidershipi që do të marrë në dorë fatet e vendit’! Shqiptarët kanë kalamaj, kanë prindër dhe familjarë të tjerë, të cilët nuk mund ta çojnë as nëpër mend që t’i lënë kaq lirë dhe badihava në dorë të një grupi misterioz që po lëviz fijet e protestës, në një rast hipotetik! Qofshin dhe më të mirët e botës, apo me qëllimin më të mirë dhe më brilant për shqiptarët e Shqipërinë, por që nuk mund të flasin asesi në emër të shqiptarëve! Të paktën të votohen njëherë, dhe shalqiri blihet me provë!
Është shumë për të besuar kështu verbërisht, në mënyrë indirekte dhe pa i parë gjërat me sy e pa i peshuar të gjithë elementët që vërtitën sot e kësaj dite në lojën politike! Qoftë dhe armiku më i egër i Ramës, Berishës dhe tërë klasës politike, kërkon një çikë garanci, dhe si garanci kërkon që lideri apo grupi drejtues i protestës të jetë si ‘kolateral’ politik i lënë në ‘bankën e sigurisë politike’, për të qënë pika ku nesër të drejtohen, nëse diçka nuk shkon sipas parashikimit!
Mungesa e një lidershipi, paqartësia e kërkesave dhe mbi të gjitha tendenca për të dalë jashtë kontrollit përmes thirrjeve anti Trump, anti-amerikane, anti-semite, anti-kapitalizëm me metoda marksiste, kërcënimet ndaj çdo mendimi ndryshe apo kundër protestës, e pasuar kjo me linçimin e kërcënimet non stop të kritikëve të caktuar dhe familjarëve të tyre në rrjetet sociale, si dhe përvetësimi i axhendës së protestës nga ana e iranianëve, të majtëve radikale e deri të fqinjëve tanë konkurrentë në turizëm, ka rritur mosbesimin ndaj tyre dhe axhendës që përfaqësojnë! Pasi në Shqipëri, në të vetmin vend të rajonit që ka stabilitet e siguri, vitin e ardhshëm zhvillohet samiti i NATO-s, me pjesëmarrjen dhe të vetë presidentit amerikan, Donald Trump!
Një situatë e tillë pa rrugë dhe pa krye e kësaj proteste, me sa duket ka ftilluar dhe axhendat politike në vendet anëtare të BE dhe mbi të gjitha në SHBA, që ta shohim më me seriozitet këtë situatë për të arritur në konkluzionin se Shqipëria është shumë e vogël dhe nuk e ka takatin për ta mbajtur një përplasjeje të linjave politike mes vendeve dhe për të qënë ‘sheshi i betejës’ ku mund të përplasen axhendat e të majtës ekstreme anti-Trump nga SHBA e Evropa! Sepse ne nuk na llogarit kush për hir të së vërtetës! Madje dhe kryeministri Edi Rama, teksa është shprehur në festën e 35 vjetorit të themelimit të PS se reagimet ndërkombëtare për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, janë një luftë politike e ideologjike që nuk i takon Shqipërisë.
Duke përmendur deklaratën e senatorit demokrat amerikan, bëhet fjalë për Sanders i cili shquhet si një përfaqësues i ekstremit të majtë brenda demokratëve amerikanë, Rama tha se interesi i senatorit është lufta ndaj presidentit Trump dhe jo Zvërneci, apo dëmtimi i mjedisit. Pasi sipas Ramës, nëse ndonjë senator amerikan do të ishte i interesuar për mbrojtjen e natyrës apo të drejtës së pronës, do të kishte reaguar më parë për protestat që kundërshtojnë resortin që do të ndërtohet në Rrjoll, duke nënvizuar se ‘tani kanë çfarë kanë të tjerët me Presidentin e SHBA, nuk mund ta importojnë në Shqipëri dhe mbi të gjitha nuk mund të përdorin shqiptarët si mish për top. Nuk mund t’i përdorin shqiptarët që shqiptarët t’i dalin kundër vetes, t’i dalin kundër të ardhmes, t’i dalin kundër rrugëve të rritjes mirëqenies”.
Njëherësh, kryeministri Rama reagoi dhe këtë të shtunë, teksa nënvizoi se “fakti është se po bie pak e nga pak histeria ndërkombëtare e rrjeteve sociale, e cila nuk ka asnjë lidhje me natyrën e Shqipërisë, me Zvërnecin a me flamingot e Nartës, por ushqehet nga kundërshtira ideologjike të sojsoshme, ku padyshim kundërshtia ndaj Presidentit amerikan është kryesorja fare – se ndryshe dyshoj shumë që një ndërkombëtar i vetëm do të merrej me një projekt zhvillimi turistik në Shqipëri. E s’ka si ndodh ndryshe, do bjerë pak e nga pak, sepse Shqipëria është një shesh shumë i vogël për përsheshin global anti-Trump”!
Pra bëhet fjalë për axhenda ideologjike të luftës politike në vende të tjera, qofshin këto dhe vendet aleate tonat, por që ishte një luftë e cila nuk na takon ne, nuk është e jona! Dhe për më tepër, shoqatat mjedisore, me sa dimë ne nuk protestojnë nëpër kryeqtetet larg lagunave dhe baltës që përmbajnë ato, por pikërisht në vendngjarje! Dhe nëse nuk përtojnë apo nuk kanë frikë se bëhen me baltë, le të shkojnë në Zvërnec apo në Rrjoll, të protestojnë paqësisht për atë që kanë në mendje, të vendosin dhe lule e të bëjnë shëtitje bregut të detit në Lagunë apo në zonën e Rrjollit, por me kushin që të mos dhunojnë policinë, të mos linçojnë forcat e rendit, pronarët apo bizneset! Këtu në Tiranë, për hir të së vërtetës, nuk është ‘lufta jonë’ kjo përpjekje e tyre kundër investimeve të huaja dhe nuk bëjmë mëkat nëse deklarohemi se jemi kundër! Prandaj jemi në demokraci! Nëse duan ta ngrenë nivelin në luftë politike, të zgjedhin grupin nismëtar, të bëjnë partinë dhe të zgjedhin liderin! Fundja ‘kryeministrin’ Pilinci aty e kanë, të gatshëm që të marrë detyrën! Është vetëshpallur kryeministër ai, lëviz me truporoja, e në cep të trotuarit rri çdo natë!
Ndërkohë shqiptarët në shumicë janë pozicionuar fort pro SHBA e pro BE, pavarësisht se kush është në krye tek aleatët tanë të mëdhenj! Pasi Amerika dhe Evropa, si me drejtues të majtë ashtu dhe të djathtë, të njejtën gjë ka bërë: Ka qënë në mbrojtje të shqiptarëve, me pikë kulminante bombardimin e Beogradit, çlirimin e Kosovës dhe mbështetjen e shtetit më të ri shqiptar në Evropë, Kosovën! E nisën republikanët e Bushit plak në SHBA me ‘vijën e kuqe’ për serbët, e vijuan demokratët me Klinton me bombardimin e çlirimin e Kosovës dhe e përmbyllën me republikanët me Bushin e ri, që mbështeti zyrtarisht shpalljen e pavarësisë! Kështu dhe Evropa!
Aleatët tanë veprojnë me qetësi e pa ngutje, në lidhje me qëndrimin ndaj protestës amalgamë në Tiranë, e cila është në ditën e 14-të, teksa nuk shohin askënd që të dalë e të marrë përgjegjësinë e organizimit të saj! Dhe mesazhet amerikane e evropiane jepen me sinjale, veprime dhe deklarata, pa përmendur protestën! Kështu ndodhi me dhënien e vizës për Berishën, anipse nuk i është hequr ‘non grata’, e cila nuk do t’i hiqet kurrë me sa shihet! Mori thjeshtë një vizë të shkurtër dhe të përkohshme për një vizitë mjekësore, ka ndonjë ftohje apo do të bëhet ndonjë vizitë më e thelluar për majasallin ose dhe për trutë, pak rëndësi ka!
Viza për Berishën ngjan më atë ‘liridaljen’ që merrnin ushtarët në kohën e karantinës, disaditore dhe më pas riktheheshin sërish në territorin e repartit, duke mbajtur veshur uniformën ushtarake! Dhe Berisha do të mbajë sërish të veshur ‘kostumin’ e non gratës nga SHBA e Britania, pa e hequr kurrë deri sa të shkojë tek i Plotfuqishim! Ndoshta, protestat anti-Trump e prodhuan dhe këtë sinjal, me Berishën në ‘liridalje’! Po ashtu dhe gjermanët, teksa shefi i diplomacisë deklaroi mbështetjen pa ekuivok për Shqipërinë në BE! Pikërisht në të njejtën ditë u dhanë këto sinjale të qarta, të cilët duhen lexuar nga ata që qëndrojnë në prapaskenë të protestës e po na marrin erzin!
Pasi është një luks i tepërt që bota demokratike të lejojë krijimin e një vatre të re konflikti në Shqipëri e Ballkan, për disa flamingo që pretendohet se rrezikohen dhe që janë harruar që ditën e dytë të protestës, apo për një zemërim qytetar që mendohet se është krijuar ndaj qeverisë dhe opozitës e deri te axhendat e konkurencës rajonale për turizëm, luftës hibridë iraniane, përplasjes së majtistëve e goditjet ndaj Trump e familjes së tij! E thënë më thjeshtë, kjo protestë, megjithëse elementët e bukur që ka pasur brenda saj por edhe linçimin e fortë ndaj kritikëve dhe çdo zëri kundër, nuk ka bindur jo vetëm shqiptarët por as partnerët tanë ndërkombëtarë, që nga SHBA e deri te vendet e anëtare të BE e Britania e Madhe, madje as ‘sponsorët’! Përkundrazi!
Për më tepër që artikulimi në këtë protestë, ata që janë artikuluar, ka lënë shumë për të dëshiruar, pasi fillohet me futjen në burg apriori të liderëve të politikës pa pyetur gjykatat e drejtësinë, për të cilat kjo protestë ka kërkuar që të shkrihen, e deri kërcënimet me vdekje të liderëve aktualë politikë, shkrirjen e politikës aktuale në tërësi, pa pasur në axhendë deri më tani asnjë emër apo grup emrash që do të marrin në dorë fatet e vendit! Thuhet se do ta marrë populli në dorë qeverisjen, është utopi! Eshtë një film i parë që herët nga shqiptarët dhe aleatët tanë të mëdhenj! Kështu ka qënë dhe Partia Komuniste, në ilegalitet në kohën e Luftës së Dytë Botërore! Populli njihte vetën Spiro Moisiun si drejtues të luftës, aleatët me atë komunikonin, ndërsa Enver Hoxha as që njihej. Ishte komisar politik! PKSH ishte në ilegalitet, por që luajti fijet në prapaskenë teksa vrau e dëboi të gjithë rivalët politikë. Dhe në zgjedhjet e 1945-sës pala fituese u përfaqësua nga Fronti Demokratik, jo nga PKSH! Deri në vitin 1948 kështu vijoi, komunistët në ilegalitet!
Shqiptarët u ‘dogjën’ nga drejtimi me ‘pult sekret’ i komunistëve, pa i njohur ata, dhe vuajtën nën izolim e diktaturë për 45 vite me radhë! Po ashtu dhe aleatët u ‘dogjën’ me shqiptarët! Eshtë shumë e vështirë që historia të përsëritet dy herë njëlloj! Ndaj dyshojmë që ‘valvulat’ e shkarkimit u ‘liruan’ dhe për Berishën! I cili deklaroi se u hoq non grata, megjithëse rezulton ende në faqen zyrtare të DASH si i tillë familjarisht! Dhe një gjë e tillë nuk është aspak e mirë as për protestën dhe as për PD-në dhe opozitën, të cilët janë të detyuar të kenë si të ardhmen e tyre, Sali Berishën, deri sa të vdesë! Me afat trashëgimie tek familjarët dhe pas vdekjes!
Ndërkohë që këtë javë pritet të vijë ambasadori i ri amerikan, gjeneralit në pension Eric Wendti emëruar nga Trump, pikërisht nga Presidenti, betejën ndaj të cilit palët ideologjike e kanë zhvendosur në Tiranë, duke përdorur protestën për Zvërnecin si ‘kavie’ të eksperimetit të tyre, për qëllime politike! Mbetet mister se çfarë përmban ‘valixhja diplomatike’ që sjell me vete ambasadori i ri amerikan! Por e sigurtë është se ai nuk ka kurrfarë axhende anti-Trump! Përkundrazi, është në mbrojtje të vendit të vet dhe të Presidentit të vet!

  •  

21:50 Google padit hakerët kinezë që përdorën Gemini për mashtrime online

Google ka ngritur padi kundër një rrjeti kriminal kinez të krimit kibernetik, i cili ka përdorur inteligjencën artificiale të kompanisë, Gemini, për të kryer mashtrime masive në internet.

Gjiganti teknologjik është bashkuar me FBI-në (Federal Bureau of Investigation) dhe me operatorë kryesorë të telekomunikacionit në SHBA për të goditur këtë operacion kriminal dhe për ta çmontuar atë.

Kompania po ashtu ka bërë thirrje për ndryshime ligjore që të përballen më lehtë sulmet e krijuara nga inteligjenca artificiale.

Sipas Google, kjo është padi e parë e koordinuar e këtij lloji, gjë që tregon për përmasat e mëdha të skemës së mashtrimit.

Hetimi tregon se një grup i quajtur “Outsider Enterprise” ka përdorur teknologjinë e Google dhe emrin e saj për aktivitete kriminale, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të rrjetit.

Grupi dyshohet se ka përdorur Gemini për të krijuar faqe interneti të rreme që imitonin Google, YouTube dhe institucione shtetërore amerikane, përfshirë Shërbimin Postar të SHBA-së dhe sistemin e pagesave të taksave rrugore në New York.

Sipas të dhënave, kjo skemë ka prekur qindra mijëra viktima, me humbje financiare që arrijnë në miliona dollarë. Kriminelët kanë krijuar rreth 9.000 faqe të rreme dhe rreth 1 milion linke mashtruese, si dhe dhjetëra mijëra mesazhe spam me qëllim mashtrimi.

Google thotë se ky është një shembull i qartë i mënyrës se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të “përforcuar” krimin kibernetik në shkallë të gjerë. /ET

  •  

Arsim Archives

Saturday / June 13 / 2026 Shop Nga Vendi Biznes Ekonomi Financa Kosova Bota Europa Azi SHBA Lindja e Mesme Të Tjera Rajoni Video Monitor Brief Insight Monitor Ekonomi Business Plus Podcast Revista Revista Javore Numrat Specialë Revista Anglisht Monitor Top List Top Companies Revenue Top Companies Profit Hyrje Abonohuni Abonohuni Hyrje mbyll Kreu Ekonomi […]

The post Arsim Archives appeared first on 24 ore.

  •  

Nga PDK thonë se s’bëjnë koalicion me LVV-në, analistët skeptikë për ofertën e Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duket se nuk është e gatshme të futet në koalicion me Vetëvendosjen në qeverinë e re. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një prononcim për KosovaPress ka thënë se asnjë deklaratë e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, përfshirë atë të djeshmen për çështjen e presidentit, […]

The post Nga PDK thonë se s’bëjnë koalicion me LVV-në, analistët skeptikë për ofertën e Kurtit appeared first on 24 ore.

  •  

Shkollimi në shtëpi po përhapet me shpejtësi

Arsim Bota Lajmet Kryesore Shkollimi në shtëpi po përhapet me shpejtësi   Publikuar më: June 13, 2026, 10:00 PM Share Copy embed code Pas pandemisë së Covid-19, gjithnjë e më shumë prindër po zgjedhin t’i arsimojnë vetë fëmijët   Disa muaj pasi dy fëmijë sulmuan me shkopinj djalin e Enna Pink në kopsht, ai nisi […]

The post Shkollimi në shtëpi po përhapet me shpejtësi appeared first on 24 ore.

  •  

Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë

Arsim Lajmet Kryesore Nga Vendi Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë Publikuar më: June 13, 2026, 10:04 PM Share Copy embed code Testimi Global PISA në vitin 2022 tregoi rënie të fortë të njohurive të nxënësve 15-vjeçare shqiptarë, por një analize e hollësishme e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim […]

The post Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë appeared first on 24 ore.

  •  

Siri merr përmirësimin më të madh në histori – sfidat për Apple sapo kanë filluar

Siri më në fund po merr përmirësimin e madh të Al që Wall Street ka pritur. Por është vetëm fillimi. Apple njoftoi të hënën Siri AI, një ripërtëritje e madhe që kompania shpreson se do ta nxjerrë në pah asistentin e saj digjital, afërsisht 15-vjeçar, së bashku me ChatGPT të OpenAI dhe Gemini të Google. […]

The post Siri merr përmirësimin më të madh në histori – sfidat për Apple sapo kanë filluar appeared first on 24 ore.

  •  

Ministri Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë: SHBA, partneri më strategjik i Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Pentagon, më 11 dhe 12 qershor. Takimet u kryesuan nga pala amerikane nga Alton Buland, zëvendësndihmës Sekretar i Ushtrisë së SHBA-së, përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s dhe delegacioni shqiptar u udhëheq nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Nufi. Gjatë bisedimeve u […]

The post Ministri Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë: SHBA, partneri më strategjik i Shqipërisë appeared first on 24 ore.

  •  
❌