Reading view

“Do të ishte dita më e turpshme e Presidentit”, Gjergj Leka beson lajmin e rremë për dekorimin e Çiljeta Xhilagës, këngëtarja i përgjigjet ashpër

Një postim satirik në rrjetet sociale ka ndezur një debat të fortë mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës.

Gjithçka nisi pasi në internet qarkulloi një montazh ku pretendohej në mënyrë të rreme se Presidenti i Republikës kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Postimi u shpërnda gjerësisht dhe mori edhe reagimin e Gjergj Lekës, i cili komentoi:

“Duhet të jetë sarkazma e vitit…”, ndërsa më pas shtoi se, nëse nuk do të ishte humor, “do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”.


Reagimi i këngëtares nuk vonoi. Çiljeta sqaroi se bëhej fjalë për një lajm të rremë dhe iu drejtua publikisht Gjergj Lekës me një koment të gjatë, ku u shpreh se nuk ka marrë asnjë dekoratë dhe e cilësoi të turpshme mënyrën se si ai reagoi.

“Qetësohu Gjergj… është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar dhe aktruar… Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri”, shkroi ajo.

Pas kësaj, Gjergj Leka vendosi t’i përgjigjej sërish. Ai deklaroi se e vlerëson Çiljetën si njeri, por jo për kontributin e saj në artin shqiptar.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. P.S. Përsa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të qesh…”, shkroi ai, duke e mbyllur replikën.


Debati mes dy artistëve ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Çiljetën për reagimin e saj dhe atyre që e konsiderojnë komentin e Gjergj Lekës thjesht një ironi ndaj një lajmi të rremë.

The post “Do të ishte dita më e turpshme e Presidentit”, Gjergj Leka beson lajmin e rremë për dekorimin e Çiljeta Xhilagës, këngëtarja i përgjigjet ashpër appeared first on iconstyle.al.

  •  

Ky është aksesori që nuk duhet t’ju mungojë këtë verë, një Swatch ndryshon të gjithë look-un

Vera është stina kur garderoba bëhet më e lehtë, ngjyrat më të guximshme dhe aksesorët marrin rolin kryesor. Mjafton një detaj i zgjedhur mirë për ta kthyer një veshje të thjeshtë në një kombinim që bie në sy. Pikërisht këtu hyn në lojë një orë Swatch.

Swatch nuk është thjesht një orë që tregon kohën. Është një aksesor që shpreh personalitetin, energjinë dhe stilin tuaj. Me dizajne moderne, ngjyra të gjalla dhe modele që përshtaten me çdo kombinim, ajo bëhet shoqëruesja ideale për pushimet, shëtitjet buzë detit, mbrëmjet verore apo aventurat spontane.

Nëse preferoni stil minimalist, do të gjeni modele me linja të pastra dhe nuanca elegante. Nëse ju pëlqen të eksperimentoni me modën, koleksionet me ngjyra intensive, transparencë dhe dizajne ikonike janë krijuar pikërisht për të tërhequr vëmendjen. Çdo model sjell një karakter të veçantë, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët: e bëjnë verën edhe më plot stil.

Një Swatch kombinohet lehtësisht me çdo veshje, nga rrobat e plazhit dhe look-u casual i përditshëm, deri te një darkë verore me miqtë. Është ai aksesor që nuk ka nevojë për shumë për t’u vënë re dhe që i jep një prekje moderne çdo paraqitjeje.

Në fund të fundit, stili nuk qëndron vetëm te rrobat. Janë detajet ato që bëjnë diferencën dhe një orë Swatch është një prej tyre. Praktike, e rehatshme dhe plot ngjyra, ajo është aksesori që nuk duhet të mungojë në këtë sezon.

Koleksionet Swatch mund t’i gjeni online nga rehatia e shtëpisë tuaj në www.bybest.shop, ose fizikisht në Qendrën Metropol, Rruga Sami Frashëri, Tiranë.

The post Ky është aksesori që nuk duhet t’ju mungojë këtë verë, një Swatch ndryshon të gjithë look-un appeared first on iconstyle.al.

  •  

Si ta freskosh shtëpinë këto ditë të nxehta? Tre koleksione Villeroy&Boch që i japin kuzhinës dhe tryezës elegancë, dritë dhe atmosferë

Ka diçka magjike te ditët e verës. Drita hyn më lehtë në shtëpi, tavolina bëhet vendi ku mblidhet familja, ndërsa edhe një kafe e thjeshtë në mëngjes apo një darkë e qetë në ballkon marrin një tjetër kuptim. Pikërisht për këtë arsye, edhe detajet bëjnë diferencën.

Një servis i zgjedhur me kujdes, ngjyrat e duhura dhe format elegante mund ta transformojnë tërësisht atmosferën e shtëpisë, pa qenë nevoja të ndryshoni mobilimin apo dekorin. Mjafton tavolina e duhur për t’i dhënë freski, dritë dhe stil çdo ambienti.

Për këtë sezon, sugjerojmë tre koleksione Villeroy&Boch që përshtaten në mënyrë perfekte me ditët e nxehta të verës, secili me personalitetin dhe bukurinë e vet.

Pura është zgjedhja ideale për ata që adhurojnë minimalizmin. Format organike, linjat e pastra dhe porcelani premium krijojnë një tavolinë elegante, të qetë dhe moderne. E bardha e pastër reflekton dritën natyrale dhe i jep kuzhinës një ndjesi pastërtie e freskie, duke e bërë çdo vakt të duket më i veçantë.

Nëse preferoni një atmosferë romantike dhe plot ngrohtësi, Old Luxembourg mbetet një klasik që nuk del kurrë nga moda. Motivi i tij karakteristik blu mbi porcelanin e bardhë sjell hijeshi, finesë dhe atë ndjesinë e mëngjeseve të qeta verore, ku tryeza mbushet me fruta të freskëta, lule dhe momente të bukura me familjen.

Ndërsa për ata që duan ta sjellin natyrën në shtëpi, French Garden është koleksioni që mishëron verën. Motivet shumëngjyrëshe të frutave, nuancat e gjelbra dhe dizajni i frymëzuar nga kopshtet franceze krijojnë menjëherë një atmosferë të gjallë, mikpritëse dhe plot energji pozitive. Është koleksioni që të fton të shijosh çdo mëngjes, drekë apo darkë sikur të ishe në një vilë mes gjelbërimit.

Në fund të fundit, bukuria e një shtëpie nuk qëndron vetëm te mobilimi, por te atmosfera që krijon. Një tavolinë e shtruar me kujdes, porcelani cilësor dhe detajet elegante janë ato që i japin çdo dite një ndjesi më të veçantë dhe e bëjnë verën të ndihet edhe brenda shtëpisë.

Koleksionet Pura, Old Luxembourg dhe French Garden mund t’i gjeni online nga rehatia e shtëpisë tuaj në www.bybest.shop, ose fizikishtnë Qendrën Metropol, Rruga Sami Frashëri, Tiranë.

The post Si ta freskosh shtëpinë këto ditë të nxehta? Tre koleksione Villeroy&Boch që i japin kuzhinës dhe tryezës elegancë, dritë dhe atmosferë appeared first on iconstyle.al.

  •  

Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë të vajzës

Modelja me origjinë shqiptare, Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard kanë ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tyre. Çifti është bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kleofina dhe Pavard publikuan fotot e para familjare, ku shfaqen së bashku me të voglën, duke emocionuar mijëra ndjekës dhe miq të tyre.

Çifti ka zbuluar gjithashtu edhe emrin që i kanë vendosur vogëlushes, Lena Rose Pavard, një emër elegant që ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Historia e dashurisë mes Kleofina Pnishit dhe Benjamin Pavard ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes. Pas dasmës së tyre madhështore, ky është një tjetër kapitull i rëndësishëm në jetën e çiftit, i cili tashmë ka nisur rrugëtimin si familje me tre anëtarë.

Fotot e publikuara janë mbushur me urime nga fansa, miq dhe personazhe të njohur, të cilët kanë përgëzuar çiftin për ardhjen në jetë të Lena Rose Pavard.

The post Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë të vajzës appeared first on iconstyle.al.

  •  

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, në jetë vjen djali i tyre Aleksandër

Një lajm i bukur ka sjellë gëzim në familjen mbretërore shqiptare. Sipas informacioneve të raportuara nga burime pranë çiftit, Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë që mban emrin Aleksandër.

Raportohet se vogëlushi ka lindur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 05:30, dhe gëzon shëndet të mirë. Emri Aleksandër konsiderohet një zgjedhje me simbolikë të veçantë për familjen mbretërore shqiptare.  

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në Sllovaki.  

Ky është fëmija i parë i çiftit, ndërsa për Princ Lekën është përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është gjithashtu babai i princeshës Geraldinë nga martesa e tij e mëparshme me Elia Zaharian.  

Deri në këto momente, lajmi është raportuar nga disa media duke iu referuar burimeve pranë familjes, ndërsa vetë Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar në rrjetet e tyre sociale.  

The post Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, në jetë vjen djali i tyre Aleksandër appeared first on iconstyle.al.

  •  

Ndërron jetë Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit legjendar “Total Eclipse of the Heart”, në moshën 75 vjeçare

Bota e muzikës është në zi. Bonnie Tyler, këngëtarja britanike me zërin karakteristik të ngjirur, e cila u bë e pavdekshme me hitin “Total Eclipse of the Heart”, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e saj, e cila njoftoi se artistja ndërroi jetë në një spital në Portugali, ku po trajtohej për një sëmundje të rëndë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Tyler ishte shtruar në spital në muajin maj pas një operacioni urgjent në zorrë dhe për një periudhë u mbajt në koma të induktuar. Në mesin e qershorit familja kishte bërë të ditur se ajo ishte zgjuar nga koma, por gjendja e saj shëndetësore mbetej shumë e rëndë.  

E lindur si Gaynor Hopkins në Uells, Bonnie Tyler ndërtoi një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada. Ajo u bë një ikonë botërore në vitin 1983 me këngën “Total Eclipse of the Heart”, e cila u ngjit në krye të klasifikimeve ndërkombëtare dhe mbetet edhe sot një nga baladat më të famshme në historinë e muzikës pop. Në repertorin e saj spikasin edhe hitet “Holding Out for a Hero” dhe “It’s a Heartache”.  

Zëri i saj i veçantë u kthye në markën e saj personale pas një operacioni në kordat vokale në vitet ’70. Gjatë karrierës, Tyler publikoi 18 albume, mori tre nominime për çmimin Grammy, përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2013 dhe në vitin 2022 u nderua me titullin MBE për kontributin e saj në muzikë.  

Në deklaratën e familjes thuhet se ata janë “zemërthyer” nga humbja e artistes dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë. Me ndarjen nga jeta të Bonnie Tyler, muzika humbet një nga zërat më të veçantë dhe më të dashur të dekadave të fundit, ndërsa këngët e saj pritet të mbeten pjesë e historisë së muzikës botërore.  

The post Ndërron jetë Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit legjendar “Total Eclipse of the Heart”, në moshën 75 vjeçare appeared first on iconstyle.al.

  •  

Ironia e Bryan Johnson: Njeriu që investon miliona për të mos u plakur diagnostikohet me një sëmundje kronike pa kurë

Nëse ka një person në botë që është bërë simbol i kujdesit ekstrem për shëndetin, ai është Bryan Johnson. Sipërmarrësi amerikan ka shpenzuar miliona dollarë për projektin e tij të famshëm “Blueprint”, duke monitoruar çdo detaj të trupit, nga analizat e gjakut dhe organet e brendshme, deri te cilësia e gjumit, ushqimi dhe ritmi i zemrës, me një qëllim të vetëm: të ngadalësojë plakjen dhe të jetojë sa më gjatë.

Por edhe për dikë që kontrollon pothuajse çdo aspekt të organizmit të tij, jeta mund të sjellë surpriza.

Johnson ka zbuluar se është diagnostikuar me gastrit autoimun, një sëmundje kronike në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e stomakut. Lajmin e bëri publik vetë ai, duke shkruar: “Stomaku im po e sulmon vetveten.”

Diagnoza u konfirmua vetëm në muajin maj, pas një endoskopie dhe analizave me biopsi. Sipas Johnson, ai nuk e di prej sa kohësh e kishte këtë sëmundje, pavarësisht se prej vitesh kryen kontrolle shëndetësore shumë më të detajuara se shumica e njerëzve.

Gastriti autoimun është një sëmundje e rrallë kronike që dëmton qelizat përgjegjëse për prodhimin e acidit të stomakut dhe të faktorit intrinsik, një proteinë thelbësore për përthithjen e vitaminës B12. Si pasojë mund të shfaqen mungesa të rëndësishme të vitaminës B12 dhe hekurit, anemi, lodhje kronike, probleme neurologjike dhe, në afat të gjatë, rritje e rrezikut për disa forma të kancerit të stomakut.

Aktualisht nuk ekziston një kurë që e eliminon këtë sëmundje. Trajtimi përqendrohet në korrigjimin e mungesave ushqyese, kontrollin e komplikacioneve dhe monitorimin e vazhdueshëm.

Johnson ka treguar gjithashtu se vuan nga hipotiroidizmi që prej moshës 21 vjeç dhe beson se procesi autoimun mund të ketë qenë aktiv për shumë vite pa u zbuluar.

Historia e tij është një kujtesë interesante se edhe teknologjia më e avancuar, analizat më të sofistikuara dhe një stil jetese pothuajse perfekt nuk mund të garantojnë zbulimin e hershëm të çdo sëmundjeje. Trupi i njeriut mbetet ende shumë më kompleks sesa mund të kontrollohet plotësisht.

Megjithatë, Bryan Johnson nuk ka ndërmend të ndalet. Ai ka bërë të ditur se do të investojë kohë, para dhe burime për të studiuar më thellë gastritin autoimun, në bashkëpunim me mjekë dhe studiues nga e gjithë bota, duke premtuar se do të ndajë publikisht çdo zbulim të ri.

Ironikisht, njeriu që është bërë sinonim i luftës kundër plakjes po përballet sot me një sëmundje që nuk ka ende një kurë. Dhe pikërisht kjo e bën historinë e tij kaq domethënëse: kujdesi maksimal për shëndetin mund të ulë rreziqet, por nuk e bën askënd të paprekshëm.

The post Ironia e Bryan Johnson: Njeriu që investon miliona për të mos u plakur diagnostikohet me një sëmundje kronike pa kurë appeared first on iconstyle.al.

  •  

Në pritje të binjakëve, pamjet nga baby shower i Juliana Nurës

Juliana Nura ka ndarë me ndjekësit pamje nga baby shower-i i saj, duke konfirmuar zyrtarisht se është në pritje të binjakëve.

E veshur me një fustan të bardhë dhe tejet elegante, Juli u shfaq e rrethuar nga një atmosferë festive, ndërsa ky moment vjen pas aludimeve të shumta që kishin qarkulluar prej kohësh.


Së fundmi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes pasi foli hapur për vendimin për t’u bërë nënë e vetme përmes procedurës IVF me një donator shqiptar.

Ndërkohë, javë më parë në rrjet qarkulluan pamje nga festa e zbulimit të gjinisë, ku u raportua se Juli pret një djalë dhe një vajzë. Megjithatë, ajo vetë ka zgjedhur të mos flasë ende publikisht për gjininë e foshnjave, deri në këtë konfirmim në babyshower.

The post Në pritje të binjakëve, pamjet nga baby shower i Juliana Nurës appeared first on iconstyle.al.

  •  

Ermonela Jaho interpreton për herë të fundit rolin e saj ikonik

Një epokë në karrierën e sopranos shqiptare Ermonela Jaho mori fund në skenën e Teatro Costanzi në Romë. Artistja interpretoi për herë të fundit Violetën në operën “La Traviata” të Giuseppe Verdit, rolin me të cilin është identifikuar në teatrot më prestigjioze të botës dhe që e ka shndërruar në një nga interpretueset më të vlerësuara të këtij personazhi.

Pas afro 300 interpretimeve të Violetës në skena si Royal Opera House në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Opéra National de Paris, Bayerische Staatsoper dhe Teatro Real në Madrid, Jaho vendosi t’i japë lamtumirën rolit që është konsideruar kulmi i karrierës së saj artistike. Për më shumë se dy dekada, interpretimi i saj është vlerësuar nga publiku dhe kritika për intensitetin emocional, ndërtimin dramatik të personazhit dhe ndjeshmërinë e rrallë skenike.

Edhe në Romë, kritika e cilësoi paraqitjen e saj si një interpretim të jashtëzakonshëm. Sipas vlerësimeve, Jaho nuk interpreton thjesht Violetën, por e jeton atë në çdo detaj, duke e shndërruar fjalën, gjestin dhe frazën muzikore në emocion të pastër. Veçanërisht u vlerësua akti i tretë i operës, ku interpretimi i saj u konsiderua një nga momentet më prekëse të krijuara ndonjëherë në këtë rol.

Produksioni, i cili shënon dhjetë vjet në repertorin e Operës së Romës, mban firmën e regjisores Sofia Coppola, me skenografi të Nathan Crowley dhe kostume të realizuara nga Valentino Garavani, ndërsa drejtimin muzikor e mbajti dirigjenti Francesco Ivan Ciampa. Në role të tjera interpretuan tenori Dmitry Korchak si Alfredo dhe baritoni Amartuvshin Enkhbat si Giorgio Germont.

Për kritikët ndërkombëtarë, Ermonela Jaho mbetet Violeta më domethënëse e dy dekadave të fundit, falë aftësisë së saj për të bashkuar virtuozitetin vokal me një interpretim të rrallë njerëzor. Lamtumira e saj nga ky personazh nuk shënon vetëm fundin e një roli, por mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në historinë e operës bashkëkohore, duke lënë një trashëgimi artistike që do të mbetet pikë referimi për brezat e ardhshëm.

The post Ermonela Jaho interpreton për herë të fundit rolin e saj ikonik appeared first on iconstyle.al.

  •  

Lotina dhe Mozzik në pritje të një djali, çifti zbulon se e mbajti të fshehtë shtatzëninë për 6 muaj

Një lajm i bukur ka ardhur nga Lotina dhe Mozzik. Çifti ka zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi plot emocion në rrjetet sociale.

Në imazhet e publikuara, Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Mozzik-ut, ndërsa çifti ka konfirmuar se shumë shpejt do të bëhen prindër.

Lotina tregoi gjithashtu në Instagram se e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë për gjashtë muaj, edhe pse gjatë kësaj periudhe ka qenë vazhdimisht aktive në televizion dhe në daljet publike. Ajo rrëfeu se po pret një djalë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Për Lotinën, ky do të jetë fëmija i parë, ndërsa për Mozzik është fëmija i dytë. Reperi është gjithashtu baba i Hanës, vajzës së tij nga marrëdhënia e mëparshme me Loredana Zefin.

Lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga miqtë, kolegët dhe mijëra ndjekës të çiftit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me urime për familjen e tyre që shumë shpejt do të zgjerohet.

The post Lotina dhe Mozzik në pritje të një djali, çifti zbulon se e mbajti të fshehtë shtatzëninë për 6 muaj appeared first on iconstyle.al.

  •  

“Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer: Nuk isha gati ta tregoja më herët

Pas videove të qeta ku përgatiste bukë, ëmbëlsira dhe vakte për familjen e saj, askush nuk e imagjinonte se pas kamerës Nara Smith po jetonte një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së saj.

Modelja dhe influencerja me miliona ndjekës ka zbuluar se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy Lou, u diagnostikua me kancer në fund të vitit të kaluar, një lajm që, siç thotë vetë ajo, i ndryshoi përgjithmonë jetën.

Në një rrëfim prekës, Nara tregon se gjithçka nisi kur instinkti i saj si nënë i tha se diçka nuk shkonte me të voglën. Fillimisht e çuan në urgjencë, por përgjigjet nuk ishin të qarta. Më pas pediatri kërkoi që Whimsy të dërgohej menjëherë në një spital pediatrik, ku iu nënshtrua analizave të shumta, radiografive, ekografive dhe në fund një biopsie.

Përgjigjja ishte ajo që asnjë prind nuk dëshiron ta dëgjojë.

Mjekët konfirmuan se Whimsy kishte kancer dhe se sëmundja ishte përhapur, duke bërë të nevojshme nisjen e menjëhershme të kimioterapisë.

Nara rrëfen se ajo dhe bashkëshorti i saj, modeli Lucky Blue Smith, vendosën ta mbanin gjithçka larg syrit të publikut. Jo sepse donin ta fshihnin, por sepse nuk ishin gati ta përjetonin edhe përballë miliona njerëzve.

“Duhej të ishim vetëm prindër. Çdo energji tonën e kishim për vajzën,” shpjegon ajo.

Nara e përshkruan atë periudhë si më të vështirën e jetës së saj. Në të njëjtën kohë kujdesej për katër fëmijë shumë të vegjël, sapo kishte sjellë në jetë vajzën e saj më të vogël, përpiqej të vazhdonte punën dhe kalonte ditë të tëra në spitale, duke ndjekur trajtimet e Whimsy.

Edhe pse deri tani nuk ka bërë publik llojin e kancerit që ka vajza dhe as detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore, Nara vendosi ta ndajë historinë për një arsye të vetme: të inkurajojë prindërit të mos injorojnë kurrë instinktin e tyre.

“Nëse ndjeni se diçka nuk shkon me fëmijën tuaj, vazhdoni të kërkoni përgjigje. Besojini vetes”, ishte mesazhi i saj.

Historia e Narës ka prekur miliona njerëz në mbarë botën, sidomos sepse deri më sot ajo ishte njohur si simbol i një jete familjare të qetë dhe harmonike. Modelja 24-vjeçare u bë fenomen në TikTok dhe Instagram me videot ku përgatit nga e para receta të ndërlikuara për familjen e saj, ndërsa bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, është një nga modelet meshkuj më të njohur në industrinë ndërkombëtare të modës.

Dyshja u njoh në Javën e Modës në Milano në vitin 2019 dhe vetëm pak muaj më vonë vendosën të martoheshin. Ata kurorëzuan dashurinë më 21 shkurt 2020 dhe sot janë prindër të katër fëmijëve: Rumble Honey, Slim Easy, Whimsy Lou dhe Fawnie Golden.

Një nënë e gjendur që përballë frikës më të madhe zgjodhi të flasë, me shpresën se përvoja e saj mund të ndihmojë edhe familje të tjera që po kalojnë të njëjtën betejë të heshtur.

The post “Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer: Nuk isha gati ta tregoja më herët appeared first on iconstyle.al.

  •  

Mos u çudit nëse të shkruan ish-i! Mërkuri hyn në retrogradë në Gaforre dhe asnjë shenjë nuk shpëton

Telefonata nga ish-i? Mesazhe që nuk duhej të dërgoheshin? Keqkuptime me njerëzit më të afërt? Nëse ditët e fundit gjithçka të duket paksa më emocionale se zakonisht, astrologët kanë një shpjegim: Mërkuri ka hyrë në retrogradë në shenjën e Gaforres.

Nga 29 qershori deri më 23 korrik, planeti që në astrologji lidhet me komunikimin, mendimin, teknologjinë dhe udhëtimet “ecën mbrapsht” në mënyrë të dukshme, duke krijuar një periudhë që konsiderohet ideale për reflektim, por jo gjithmonë për vendime impulsive.

Duke qenë se kjo retrogradë zhvillohet në Gaforre, një shenjë e lidhur me familjen, kujtimet, dashurinë dhe sigurinë emocionale, pritet të sjellë rikthime nga e kaluara, biseda të papërfunduara dhe emocione që mendonim se i kishim lënë pas.

Dashi
Shtëpia dhe familja do të jenë në qendër të vëmendjes. Mund të rikthehen tema të vjetra që kërkojnë zgjidhje. Mos reagoni në momentin e parë.

Demi
Fjalët kanë më shumë peshë se zakonisht. Kontrolloni mesazhet para se t’i dërgoni dhe mos merrni si të mirëqenë atë që dëgjoni.

Binjakët
Kujdes me portofolin. Mund të shfaqen shpenzime të papritura ose pagesa që i kishit harruar.

Gaforrja
Është momenti juaj për të reflektuar. Mund të ndryshoni mënyrën si e shihni veten dhe marrëdhëniet tuaja. Mos nxitoni të merrni vendime të mëdha.

Luani
Do të ndjeni nevojën për më shumë qetësi. Pushoni, shkëputuni nga drama dhe dëgjoni intuitën tuaj.

Virgjëresha
Një mik nga e kaluara mund të rikthehet. Edhe planet në grup mund të ndryshojnë në minutën e fundit.

Peshorja
Puna mund të ecë më ngadalë, por kjo nuk do të thotë se po dështoni. Rishikoni objektivat dhe mos u stresoni për çdo vonesë.

Akrepi
Mund të lindë dëshira për një udhëtim ose për të nisur diçka që e kishit lënë pezull. Kontrolloni mirë rezervimet dhe dokumentet.

Shigjetari
Emocionet do të jenë më të forta. Mos merrni vendime të nxituara në dashuri apo financa.

Bricjapi
Partneri ose një person i rëndësishëm mund të kërkojë më shumë vëmendje. Dëgjoni para se të përgjigjeni.

Ujori
Rutina mund të prishet nga ndryshime të vogla, por të bezdisshme. Organizimi do t’ju shpëtojë nga stresi.

Peshqit
Kreativiteti është në kulm, por edhe nostalgjia. Një histori e vjetër mund të trokasi sërish në derë.

Nëse besoni apo jo te astrologjia, një gjë është e sigurt: retrograda e Mërkurit është gjithmonë një kujtesë për të ngadalësuar ritmin, për të menduar dy herë para se të flasim dhe për të mos marrë vendime të nxituara. E ndoshta, në vend që të pyesni “Pse po më ndodh kjo?”, është momenti të pyesni “Çfarë po përpiqet të më mësojë kjo periudhë?”.

The post Mos u çudit nëse të shkruan ish-i! Mërkuri hyn në retrogradë në Gaforre dhe asnjë shenjë nuk shpëton appeared first on iconstyle.al.

  •  

Kur heshtja bëhet qëndrim: muaji që zbuloi raportin e “VIP-ave” me publikun

Ka një lloj heshtjeje që mund të kuptohet.

Jo çdo njeri është aktivist. Jo çdo artist, influencer, biznesmen apo figurë publike ka detyrimin të reagojë për çdo debat politik. Një shoqëri normale nuk duhet të kërkojë deklarata me detyrim nga kushdo që ka ndjekës.

Por ka momente kur heshtja nuk është më thjesht zgjedhje private.

Një muaj protestë nuk është një debat i zakonshëm në rrjete sociale. Nuk është një zhurmë e ditës. Nuk është një përplasje e vogël mes palësh politike që mund të kalohet me fjalinë: “Nuk merrem me politikë”.

Kur qytetarët dalin për javë të tëra në rrugë, kur flitet për tokën publike, zonat e mbrojtura, ligjet, institucionet, korrupsionin, pushtetin dhe mënyrën si qeveriset vendi, heshtja e njerëzve që jetojnë nga vëmendja e publikut merr tjetër peshë.

Askush nuk detyrohet të flasë.

Por askush nuk mund t’i kërkojë publikut dashuri, ndjekje, bileta, klikime, blerje, duartrokitje dhe besim, ndërsa zhduket pikërisht kur publiku ngrihet për dinjitetin e vet.

Ky muaj ka ndarë shumë gjëra.

Ka treguar kush foli kur ende nuk dihej nëse protesta do të bëhej e madhe.

Ka treguar kush foli vetëm pasi protesta u kthye në trend.

Ka treguar kush u tërhoq sapo presioni u bë më serioz.

Ka treguar kush priti të shihte nga po frynte era.

Dhe ka treguar kush nuk foli fare.

Kjo nuk do të thotë se çdo njeri që hesht është armik. Heshtja ka shumë arsye: frikë, interesa, kontrata, varësi ekonomike, presion, bindje politike, rehati, oportunizëm ose thjesht mungesë karakteri publik.

Por qytetari nuk ka pse t’i analizojë gjithmonë arsyet.

Qytetari sheh rezultatin. Në një moment kur publiku kërkoi zë, shumë nga ata që jetojnë prej publikut nuk dhanë zë.

Prandaj kjo protestë nuk është vetëm test për qeverinë. Është test për gjithë skenën publike shqiptare: artistë, influencerë, figura televizive, biznese, media, sportistë, intelektualë dhe njerëz që për vite kanë marrë famë, status, para dhe vëmendje nga publiku.

Një shoqëri e pjekur nuk ka pse t’i kërcënojë. Nuk ka pse t’i linçojë. Nuk ka pse t’u kërkojë deklarata me detyrim.

Por ka të drejtë të mbajë mend.

Nëse një figurë publike zgjedh të jetë e kujdesshme kur qytetarët janë në rrugë, edhe qytetarët kanë të drejtë të jenë të kujdesshëm kur ajo figurë kërkon sërish vëmendjen e tyre.

Çështja nuk është pse nuk foli çdo “VIP”. Por kur publiku pati nevojë për zë, kush u bë zë dhe kush zgjodhi të bëhej hije?

The post Kur heshtja bëhet qëndrim: muaji që zbuloi raportin e “VIP-ave” me publikun appeared first on iconstyle.al.

  •  

Heroina e tërmetit në Venezuelë: Bashkëshortja e futbollistit humbi jetën duke mbrojtur me trup vajzën e tyre 1-vjeçare

Mes mijëra historive tragjike që la pas tërmeti shkatërrues në Venezuelë, njëra ka prekur zemrat e njerëzve në mbarë botën. Është historia e Andrea Bellos, e cila humbi jetën duke mbrojtur me trupin e saj vajzën e vogël, Alana, vetëm 1 vjeç e 8 muajshe.

Andrea ishte bashkëshortja e futbollistit venezuelian Héctor “Kike” Bello, mbrojtës i klubit Marítimo de La Guaira. Më 24 qershor, kur dy tërmete shumë të fuqishme goditën Venezuelën dhe shembën ndërtesa të tëra, banesa ku ndodhej familja u rrëzua. Në ato çaste, Andrea bëri atë që instinkti i një nëne e shtyn të bëjë: mbuloi vajzën e saj me trupin e vet.  

Kur ekipet e shpëtimit arritën mes rrënojave, Andrea nuk kishte më shenja jete. Poshtë trupit të saj u gjet Alana, e gjallë. Vogëlushja kishte pësuar disa lëndime të lehta dhe po trajtohet në spital, ndërsa pritet të rikuperohet plotësisht.  

Lajmin e dhimbshëm e bëri publik vetë Héctor Bello, i cili i kushtoi bashkëshortes një mesazh që preku miliona njerëz.

“Ti do të jesh gjithmonë heroina jonë e preferuar. Do të bëj që vajza jonë të kujtojë gjithmonë sa e mrekullueshme ishe dhe sa shumë e doje.”

Në një tjetër pjesë të dedikimit ai shkroi:

“Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove, se si dhe jetën tënde për vajzën tonë, se ishe një grua e guximshme që edhe në frymën e fundit nuk e braktise kurrë.”  

Historia e Andreas është kthyer në një nga simbolet më prekëse të tragjedisë që goditi Venezuelën. Mes dhimbjes dhe shkatërrimit, akti i saj i fundit mbetet dëshmia më e fortë e dashurisë së pakushtëzuar të një nëne për fëmijën e saj.  

The post Heroina e tërmetit në Venezuelë: Bashkëshortja e futbollistit humbi jetën duke mbrojtur me trup vajzën e tyre 1-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

  •  

“Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

Një moment i veçantë ka shënuar jetën personale të gazetarit Osman Stafa. Përmes një surprize romantike në bregdet, ai i ka propozuar për martesë partneres së tij, Kristina Belba, e cila i ka thënë “Po”.

Vetë gazetari ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar pamje nga propozimi mes luleve të bardha, qirinjve dhe perëndimit të diellit.

“Ajo tha: ‘Po.’ 😍 Është fryma, që kur s’e ke, nuk jeton. Është ajo, më e bukura e dheut. Kristina ime. Të dua”, shkruan Stafa krahas videos së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Osman Stafa (@osman_stafa)

Osman Stafa është një nga zërat më të njohur të gazetarisë shqiptare, i angazhuar prej vitesh në denoncimin e problematikave sociale, veçanërisht atyre që lidhen me sistemin publik shëndetësor. Së fundmi, ai është bërë edhe një nga figurat më të spikatura të protestës qytetare që prej 26 ditësh zhvillohet në Tiranë.

Pak javë më parë, gjatë një interviste në emisionin “S’e luan topi”, gazetari foli rrallë për jetën e tij private dhe partneren, Kristina Belba.

“Ajo pa te unë jo bukurinë, ndaj e vlerësoj”, u shpreh ai me humor dhe dashuri.

Në të njëjtën intervistë ishte vetë Kristina ajo që zbuloi se çifti planifikonte të shpallte fejesën në fund të muajit. Ndërsa Osman Stafa iu përgjigj me batutë:

“Derisa e thotë Kristina, është e vërtetë, por shpalljen e fejesës do ta bëj në protestë.”

Mesa duket, surpriza erdhi pak më ndryshe nga sa ishte paralajmëruar. Propozimi romantik tashmë është bërë realitet dhe Kristina ka thënë “Po”, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri për çiftin. Urime! ❤

The post “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres appeared first on iconstyle.al.

  •  

“Old money”: Thonjtë natyralë janë së fundmi simboli i ri i elegancës

Nëse dikur manikyri perfekt lidhej me thonj të gjatë, ngjyra të forta dhe dizajne që binin menjëherë në sy, tani luksi po flet shumë më qetë.

Trendi i ri që po dominon estetikën “old money” dhe “quiet luxury” është manikyri natyral. Thonj të shkurtër, të pastër, të kuruar me kujdes dhe në nuanca të buta nude, rozë qumështi apo transparente. Pa gurë, pa dizajne të ngarkuara, pa forma dramatike. Vetëm pastërti, finesë dhe një ndjesi elegance që nuk ka nevojë të bërtasë për t’u vënë re.

Ky stil po shihet gjithnjë e më shumë te vajzat e famshme, influencueset dhe rrethet e modës që diktojnë trendet e bukurisë. Në vend të manikyrit ekstravagant, fokusi është zhvendosur te duart e kujdesura, lëkura e hidratuar, forma natyrale e thonjve dhe pamja “clean girl” që lidhet me një luks më të heshtur.

Në thelb, thonjtë natyralë nuk janë mungesë manikyri. Përkundrazi, janë manikyri më i vështirë për t’u fshehur pas trukeve. Ata kërkojnë rregullsi, kujdes, higjienë dhe një estetikë shumë të pastër. Prandaj edhe po konsiderohen si simbol i ri i elegancës: sepse duken të thjeshtë, por japin menjëherë idenë e një njeriu të kuruar.

Nuancat më të kërkuara janë “milky nude”, rozë shumë e lehtë, bezhë transparente, shkëlqim natyral dhe manikyr francez shumë minimalist. Edhe format janë më të buta: ovale, të rrumbullakëta ose “soft square”, gjithmonë me gjatësi të shkurtër ose mesatare.

Në një kohë kur rrjetet sociale kanë qenë të mbushura me trende të zhurmshme, ky rikthim te natyralja duket si një lloj pushimi estetik. Më pak përpjekje për të tërhequr vëmendjen, më shumë kujdes për detajin. Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron sekreti i “old money nails”: duken sikur nuk janë menduar shumë, por në fakt janë menduar deri në detajin e fundit.

The post “Old money”: Thonjtë natyralë janë së fundmi simboli i ri i elegancës appeared first on iconstyle.al.

  •  

Për herë të parë në Hollandë, një fëmijë nën 12 vjeç i nënshtrohet eutanazisë/ Historia që po trondit botën

Një lajm që ka hapur një debat të fortë etik dhe njerëzor në mbarë botën vjen nga Hollanda. Për herë të parë që prej hyrjes në fuqi të rregullave të reja, një fëmijë nën moshën 12 vjeç është lejuar t’i nënshtrohet eutanazisë, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe përjetonte dhimbje të vazhdueshme, të rënda dhe pa asnjë shpresë për përmirësim.

Lajmi u konfirmua nga ministrja holandeze e Shëndetësisë, Sophie Hermans, në një letër drejtuar parlamentit, ku bëri të ditur se procedura ishte kryer në fund të vitit 2025. Autoritetet nuk kanë bërë publik asnjë detaj mbi identitetin, moshën e saktë apo sëmundjen e fëmijës, për të mbrojtur privatësinë e familjes.  

Ky është rasti i parë që zbatohet pas ndryshimit të rregullores në vitin 2024. Deri atëherë, në Holandë eutanazia lejohej vetëm për foshnjat nën një vjeç në raste shumë të veçanta dhe për personat mbi 12 vjeç, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Fëmijët nga 1 deri në 12 vjeç ndodheshin në një boshllëk ligjor, edhe kur vuanin nga sëmundje terminale dhe dhimbje të padurueshme.  

Sipas rregullave të reja, eutanazia mund të kryhet vetëm në rrethana jashtëzakonisht të kufizuara. Fëmija duhet të jetë i sëmurë në mënyrë të pashërueshme, vuajtjet duhet të konsiderohen të padurueshme dhe pa asnjë mundësi reale shërimi, ndërsa vendimi kërkon pëlqimin e prindërve, konsultimin me mjekë të pavarur dhe një proces të gjatë vlerësimi mjekësor e ligjor. Pas çdo rasti, dosja i kalon automatikisht autoriteteve për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.  

Kur ndryshimi hyri në fuqi, qeveria holandeze kishte parashikuar se ai do të zbatohej vetëm për një numër shumë të vogël rastesh, rreth pesë deri në dhjetë fëmijë në vit, pikërisht për situata ku, sipas autoriteteve, nuk ekziston më asnjë alternativë tjetër për t’i dhënë fund vuajtjeve të fëmijës.  

Megjithatë, lajmi ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga debatet më të ndjeshme në botë. Për shumë njerëz, bëhet fjalë për një akt mëshire ndaj një fëmije që përjeton dhimbje të papërballueshme. Për të tjerë, vendimi ngre pyetje të thella morale dhe etike mbi kufijtë e ndërhyrjes së mjekësisë dhe të drejtën për t’i dhënë fund jetës, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë.

Pavarësisht polemikave, rasti shënon një moment historik në zbatimin e legjislacionit holandez dhe pritet të vazhdojë të ushqejë diskutime të forta në mbarë botën mbi kufirin mes dhembshurisë, etikës dhe së drejtës për të vendosur mbi fundin e jetës.

The post Për herë të parë në Hollandë, një fëmijë nën 12 vjeç i nënshtrohet eutanazisë/ Historia që po trondit botën appeared first on iconstyle.al.

  •  

A do të mbajnë vërtet Dua Lipa dhe Callum Turner një dasmë të tretë në Tiranë? Ja çfarë dihet deri tani

Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat po ziejnë nga një thashethem që ka ngjallur kureshtje të madhe, sidomos në Shqipëri. Sipas zërave që po qarkullojnë, Dua Lipa dhe Callum Turner mund të organizojnë një dasmë tradicionale në Tiranë në fund të korrikut.

Por sa e vërtetë është kjo histori?

Ajo që dihet me siguri është se çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre pas muajsh spekulimesh dhe paraqitjesh publike së bashku. Fillimisht ata zhvilluan një ceremoni private civile, ndërsa më pas organizuan një festë madhështore në Itali, ku morën pjesë miq dhe të afërm të çiftit.

Megjithatë, menjëherë pas publikimit të fotove nga ceremonia luksoze, në disa faqe të huaja të showbiz-it dhe në rrjete sociale nisën të qarkullojnë pretendime se historia e dasmës nuk përfundon aty. Sipas këtyre raportimeve, Dua dhe Callum mund të jenë duke planifikuar edhe një festë të tretë, këtë herë me elementë tradicionalë shqiptarë dhe me Tiranën si destinacion.

Thashethemi është përhapur me shpejtësi, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në faqe të huaja të dedikuara për jetën e personazheve të famshëm. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Dua Lipa, Callum Turner apo përfaqësuesit e tyre.

As data e përfolur në fund të korrikut dhe as vendi i mundshëm i organizimit nuk janë konfirmuar publikisht.

Kjo nuk do të ishte aspak e habitshme për fansat e këngëtares. Dua ka treguar vazhdimisht krenarinë për rrënjët e saj shqiptare dhe lidhjen e fortë me Kosovën dhe Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ideja e një ceremonie tradicionale shqiptare duket mjaft e besueshme në sytë e publikut.

Megjithatë, për momentin gjithçka mbetet në nivelin e spekulimeve.

Pra, nëse po pyesni nëse Dua Lipa dhe Callum Turner do të martohen sërish në Tiranë, përgjigjja është: ende nuk e dimë. Zërat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, por deri tani nuk ka asnjë provë apo deklaratë që ta konfirmojë këtë lajm.

Deri atëherë, fansave nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin nëse një nga çiftet më të komentuar të momentit do të zgjedhë vërtet Shqipërinë për kapitullin e radhës të historisë së tyre të dashurisë.

The post A do të mbajnë vërtet Dua Lipa dhe Callum Turner një dasmë të tretë në Tiranë? Ja çfarë dihet deri tani appeared first on iconstyle.al.

  •  

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

Në mes të tensioneve të ditëve të fundit, ku protesta, diaspora dhe reagimet publike janë kthyer në temën më të nxehtë të debatit, Einxhel Shkira ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që janë bërë pjesë e zhvillimeve në Tiranë.

Përplasja nisi pas një postimi të Ramës, ku ai shkruante se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nuk mund të quhen “diasporë” e Shqipërisë, duke theksuar se ata kanë shtetet e tyre dhe nuk janë mërgimtarë në vende të huaja. Sipas tij, kur shqiptarë nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”, ata bëhen pjesë e një loje politike që nxit përçarje.

Ky qëndrim ka sjellë reagimin e Einxhel Shkirës, e cila e ka cilësuar hipokrizi ndarjen e shqiptarëve në këtë mënyrë, sidomos kur sipas saj, suksesi i tyre përtej kufijve është përdorur shpesh për krenari kombëtare.

“Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri, sepse ky shtet na qenka i joti dhe ata përkasin diku tjetër”, shkruan Einxhel në reagimin e saj.

Ajo vijon më tej duke kujtuar se shqiptarët kudo ku janë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi, janë pjesë e së njëjtës histori dhe identiteti kombëtar.

“Kur dikush prej tyre ka arritje ndërkombëtare, vrapon i pari t’i marrësh një copëz nga suksesi, duke u krenuar me shqiptarët e tu. Ndërsa sot, që kanë ardhur në një tokë që i takon sa ty dhe atyre, na qenkan të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi”, shkruan ajo.

Reagimi i saj u ashpërsua edhe më shumë në një tjetër story, ku Einxhel e akuzoi Ramën se po përdor bullizimin dhe intimidimin ndaj figurave publike si mënyrë për të zbehur zërat kritikë.

“Gjithçka po bën s’të ka hije, si burrë shteti që ke marrë 800 mijë vota, po përpëlitesh aq rëndë sa edhe pak mbase do i dhimbesh njerëzve”, shkruan ajo.

Më tej, Einxhel shton se kjo strategji nuk do të funksionojë, pasi sipas saj, njerëzit publikë janë mësuar tashmë me sulme, etiketime dhe ofendime.

“Strategjia e intimidimit nëpërmjet bullizimit e ofendimit të influencers nuk do të funksionojë”, shkruan ajo, duke shtuar se “jemi totalisht imun ndaj çdo lloj forme bullizimi”.

Reagimi i Einxhel vjen në një moment kur protesta ka marrë një dimension më të gjerë publik, jo vetëm për shkak të qytetarëve në shesh, por edhe për shkak të përfshirjes së diasporës, shqiptarëve nga trojet dhe figurave të njohura që po marrin qëndrim hapur.

Në thelb, përplasja nuk është më vetëm politike. Është kthyer në një debat për identitetin, për të drejtën e shqiptarëve për të reaguar ndaj asaj që ndodh në Shqipëri dhe për mënyrën se si pushteti i trajton zërat që nuk i kontrollon dot.

Dhe Einxhel e mbyll reagimin me një mesazh të qartë ndaj kryeministrit: nëse intimidimi ishte karta e fundit, ajo sipas saj nuk funksionon më.

The post Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri” appeared first on iconstyle.al.

  •  

Wonder in Every Detail: Swarovski sjell një tjetër mbrëmje magjike në Qendrën Metropol

Në një atmosferë ku eleganca takohej me shkëlqimin, Swarovski mblodhi miq të brandit, klientë besnikë dhe të ftuar të veçantë në një tjetër mbrëmje të paharrueshme në Qendrën Metropol, në zemër të Tiranës.

Nën konceptin “Wonder in Every Detail”, çdo element i eventit ishte menduar për të reflektuar universin e Swarovski. Drita, kristalet dhe detajet e kuruara me kujdes krijuan një ambient të ngrohtë dhe njëkohësisht magjik, ku bukuria e çdo krijimi merrte jetë në mënyrën më të veçantë.

Gjatë mbrëmjes, të pranishmit patën mundësinë të zbulojnë nga afër koleksionet më të reja Swarovski, duke eksploruar dizajne që kombinojnë mjeshtërinë e kristalit me trendet bashkëkohore të modës. Çdo vitrinë, çdo reflektim drite dhe çdo detaj dukej sikur tregonte historinë e vet.

Mes bisedave, fotografive dhe momenteve të bukura të ndara së bashku, atmosfera u mbush me energji pozitive dhe frymëzim. Të ftuarit përjetuan nga afër atë që e ka bërë Swarovski një nga emrat më të dashur në botën e luksit dhe aksesorëve: aftësinë për ta kthyer çdo detaj në emocion.

Bizhuteritë Swarovski shkëlqyen në çdo lëvizje, duke tërhequr vëmendjen me elegancën dhe dritën e tyre karakteristike. Nga varëset ikonike te vathët, byzylykët dhe unazat më të reja, çdo krijim ishte një ftesë për të shprehur stilin personal në mënyrën më të rafinuar.

Mbrëmja u shoqërua me surpriza speciale, momente të këndshme dhe një mikpritje që e bëri përvojën edhe më të veçantë për të gjithë të pranishmit. Një event ku Swarovski nuk prezantoi thjesht koleksione, por krijoi një eksperiencë të plotë rreth bukurisë, stilit dhe artit të kristalit.

Sepse për Swarovski, mrekullia nuk qëndron vetëm te shkëlqimi. Ajo fshihet në çdo detaj. ✨💎

The post Wonder in Every Detail: Swarovski sjell një tjetër mbrëmje magjike në Qendrën Metropol appeared first on iconstyle.al.

  •  
❌