Reading view

Nuk ka më firma “me dorë”, por a është Shqipëria gati për nënshkrimin elektronik?

Shqipëria është drejt një prej hapave më të rëndësishëm të transformimit digjital: nënshkrimi elektronik po bëhet realitet. Një projektligj i ri, tashmë në konsultim publik nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, përcakton kuadrin për identifikimin elektronik, portofolin digjital të qytetarit dhe eliminimin e nevojës për firmën fizike në një sërë procesesh që shkojnë nga aplikimi në universitet, te hapja e një llogarie bankare, regjistrimi i pronës apo edhe kontratat e qirasë apo shit-blerjes.

Në letër, duket se po bëhemi si vendet e Bashkimit Europian. Dhe kjo është një gjë e mirë. Por në praktikë, Shqipëria ka shumë punë përpara për ta bërë këtë sistem jo vetëm të funksionojë, por edhe të besohet.

Përfitimet që do të sillte nënshkrimi elektronik janë të mëdha dhe të padiskutueshme. Duke eliminuar nevojën për firmë fizike dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë në sportele, qytetarët mund të kursejnë kohë, para dhe stres. Administrata publike mund të përqendrohet më shumë në ofrimin e shërbimeve dhe më pak në letrat e pafundme.

Për bizneset, kjo reformë do të thotë më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe më pak pengesa në transaksione e kontraktime. Për diasporën, një kategori që shpesh has vështirësi për të kryer veprime administrative nga larg, ky hap përfaqëson një lehtësim real.

Po ashtu, nëse zbatohet siç duhet, sistemi do të jetë i përputhshëm me standardet e BE-së, duke mundësuar identifikim dhe firmosje elektronike edhe përtej kufijve, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar. Është një lloj pasaporte digjitale e qytetarit që i hap rrugën një ere të re shërbimesh.

Por a mund të funksionojë realisht në Shqipëri?

Këtu vjen pjesa më e vështirë. Nënshkrimi elektronik, në vetvete, nuk është vetëm një teknologji. Është një sistem besimi. Dhe këtu Shqipëria ka një histori që i flet vetë.

1. Korrupsioni dhe kapja e institucioneve

Shteti shqiptar ka dështuar në mënyrë të përsëritur në ndërtimin e sistemeve digjitale që janë të pavarura, të besueshme dhe të mbrojtura nga ndikimet politike. Nëse nënshkrimi elektronik do të varet nga punonjës të patronazhuar, institucione të korruptuara dhe tendera të dyshimtë, atëherë ai rrezikon të jetë një “vulë elektronike” që përdoret për të legjitimuar abuzimet, jo për të ofruar drejtësi dhe eficiencë.

2. Hakerime dhe rrjedhje të të dhënave

Në vitet e fundit, qytetarët shqiptarë kanë përjetuar rrjedhje masive të të dhënave personale, nga hakerimet iraniane, numri i sigurimeve shoqërore, paga, targat, e deri te sistemi TIMS. Si mund të kemi besim te nënshkrimi elektronik në një shtet ku të dhënat nuk mbrohen dot dhe ku vetë institucionet janë cak i sulmeve kibernetike?

3. Mungesa e edukimit digjital

Ndërkohë që projektligji flet për “portofol digjital” dhe “shërbime të besuara”, një pjesë e madhe e qytetarëve ende nuk përdor as email, nuk ka akses të sigurt në internet ose nuk është në gjendje të navigojë faqet e administratës publike. Nëse nuk shoqërohet me një fushatë masive edukimi, ky sistem do të mbetet i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë.

4. Varësia nga sistemi dhe mungesa e alternativave

Nëse sistemi digjital bie, a kemi një plan B? Në një vend ku edhe uebfaqet e institucioneve bien për orë të tëra dhe ku energjia elektrike ndërpritet rregullisht, një sistem i tillë kërkon një infrastrukturë që Shqipëria ende nuk e ka të garantuar.

Digjitalizimi është i pashmangshëm, por duhet të jetë i besueshëm

Nënshkrimi elektronik është një hap përpara, një mjet që mund ta transformojë marrëdhënien e qytetarit me shtetin. Por ai nuk është një magji që zgjidh vetë problemet. Në një shtet me institucione të forta dhe të paanshme, funksionon si duhet. Në një shtet të dobët dhe të kapur, mund të bëhet një mjet abuzimi më i sofistikuar.

Ajo që i mungon Shqipërisë nuk është teknologjia, por garancia që teknologjia do të përdoret drejt. Kjo kërkon më shumë se një ligj të mirë: kërkon institucione që funksionojnë, vullnet politik, transparencë, edukim dhe mbikëqyrje reale nga publiku dhe media.

Shqipëria nuk mund të ecë drejt së ardhmes me një mouse në dorë dhe një sistem të kalbur në prapaskenë. Nënshkrimi elektronik do të ketë vlerë vetëm nëse ndërtojmë një shtet që meriton të nënshkruhet; digjitalisht apo jo. Deri atëherë, mund të firmosim pa stilolaps, por do të duhet kohë derisa të firmosim me besim.

The post Nuk ka më firma “me dorë”, por a është Shqipëria gati për nënshkrimin elektronik? appeared first on iconstyle.al.

  •  

Kirurgët plastikë: “Ju lutemi, mos kërkoni më ndërhyrje në gjoks si të Kylie Jenner”

Kylie Jenner ndau në Tik-Tok detajet e ndërhyrjes së saj më të fundit në gjoks: 445 cc, profil i moderuar, gjysma nën muskul, silikon, kirurgu Garth Fisher. Dhe rrjeti shpërtheu. Komente, video reagimesh nga kirurgë plastikë, analistë estetikash, dhe me dhjetëra vajza që tashmë futen në konsultë mjekësore duke kërkuar të njëjtën “porosi”.

Duket si diçka e thjeshtë, apo jo? Si një recetë për kek që e lexon në Tik-Tok. Por realiteti është shumë më kompleks dhe shumë më i rrezikshëm.

Kirurgët janë alarmuar. Jo përse Kylie ndau detajet e saj. Por për mënyrën si u trajtua një procedurë kaq serioze; si të ishte një listë pazari: cc, profil, pozicion, silikon. Ka një arsye pse çdo trup është unik dhe çdo ndërhyrje duhet të jetë e personalizuar. Nuk ka asgjë “standard” në kirurgjinë plastike. Nuk ka “i dua si të Kylie-t”. Pikërisht kjo është ajo që shumë vajza po harrojnë.

445 cc është një implant i madh. Shumë më i madh sesa shumica e trupave mund ta përballojnë natyrshëm. Në trupin e Kylie-t, ndoshta nuk duken aq masive, për shkak të përmasave të tjera që ajo ka ndryshuar, përfshirë (siç dyshohet gjerësisht) një Brazilian Butt Lift. Pa këto, gjoksi i saj do të dukej shumë më i madh se ç’është. Trupi i saj është një balancë e punuar me kujdes. Po trupi yt?

Ndërhyrjet e mëdha nuk janë vetëm çështje estetike. Ato sjellin rreziqe për shëndetin: dhimbje në qafë e shpatulla, dëmtime të nervave, deformim të indeve të gjirit, zhvendosje të implantit apo ngurtësim të tyre. Disa gra në të 40-at, vijnë tek kirurgët për t’i hequr implantet pikërisht për shkak të dhimbjeve që kanë pasur për vite me radhë.

Ka edhe një tjetër problem që pak përmendet: veshjet. Me këto përmasa, është shumë e vështirë të gjesh rroba që të rrinë mirë. Asgjë “off the rack” nuk do të përshtatet. Çdo gjë duhet të jetë elastike, shumë e ngushtë pas trupit, ose e qepur me masë. Ndryshe, do të jesh gjithnjë në luftë me dollapin. Për shumë vajza që nuk kanë stilist personal apo buxhet Kardashian, ky është kufizim.

Dikur, vajzat sillnin tek kirurgët fotografi të Pamela Anderson. Pastaj ishte radha e Kim Kardashian. Tani është Kylie. Por çfarë kanë të përbashkët këto gra? Të gjitha kanë trupa që janë modeluar ndër vite me procedura të shumta. Janë jo vetëm të paarritshme përmes dietave dhe palestrës, por edhe të rrezikshme nëse imitohen verbërisht.

Kirurgët nuk janë kundër ndryshimit. Përkundrazi. Janë kundër kopjimit të verbër. Sepse çdo trup është ndryshe. Ka trupa që kërkojnë më shumë projeksion, të tjerë që kanë lëkurë më të lirshme, ka gra që kanë bërë ndërhyrje më parë e të tjera që janë në fillim. Dhe ky ndryshim i vogël në anatomi bën një ndryshim të madh në rezultat.

Në fund të ditës, ajo që ka rëndësi nuk është të dukesh si dikush tjetër, por të dukesh si versioni më i mirë i vetes tënde.

Kirurgjia plastike nuk është trend TikTok-u. Është një vendim serioz, i shtrenjtë dhe që ka pasoja. Vendosja e një objekti të huaj në trup sjell jo vetëm pamje të re, por edhe përgjegjësi: mirëmbajtje, ndjekje, ndërhyrje të ardhshme. Është diçka që duhet menduar thellë, jo kërkuar si porosi fast food-i.

Mesazhi nuk është “mos e bëj”. Është “dije çfarë po bën dhe pse po e bën”. Mos i jep kirurgut një foto dhe prit që të të kthejë një trup që s’të përket. Fillo duke pyetur: Çfarë dua unë për veten time? Çfarë më shkon mua? Çfarë mund të përballojë trupi im?

Kylie është Kylie. Ti je ti. Dhe kjo është mëse e mjaftueshme!

The post Kirurgët plastikë: “Ju lutemi, mos kërkoni më ndërhyrje në gjoks si të Kylie Jenner” appeared first on iconstyle.al.

  •  

Po ndodh: Prindërit mund të zgjedhin embrionin me jetëgjatësinë, inteligjencën dhe pamjen më të mirë përmes një platforme gjenetike

Në një hap që ndan historinë e riprodhimit njerëzor në “para” dhe “pas”, një teknologji e re po sjell atë që deri dje dukej si skenar i një filmi fantastiko-shkencor.

Kompania amerikane Nucleus Genomics ka krijuar një sistem që u jep prindërve mundësinë të analizojnë dhe të zgjedhin embrionin më të “përsosur” sipas një game të gjerë karakteristikash gjenetike, duke përfshirë jetëgjatësinë e parashikuar, rrezikun për sëmundje si kanceri apo Alzheimer, nivelin e inteligjencës, gjatësinë, ngjyrën e syve dhe më shumë.

Shërbimi kushton 5,999 dollarë dhe përfshin analizimin e deri në 20 embrioneve të krijuara përmes fertilizimit in vitro (IVF). Ajo që e bën këtë teknologji revolucionare është se nuk kufizohet vetëm në identifikimin e sëmundjeve të njohura të trashëgueshme, siç ndodhte deri më sot me testet tradicionale të gjenetikës.

Në vend të kësaj, Nucleus përdor analizë poligjenike, e cila vlerëson mijëra gjene në të njëjtën kohë për të dhënë një pamje të përgjithshme mbi rrezikun, potencialin dhe karakteristikat fizike dhe kognitive të çdo embrioni.

Prindërit marrin akses në një panel dixhital, ku secili embrion renditet në bazë të pikëve të marra për faktorë të ndryshëm. Për shembull, embrioni X mund të ketë rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, jetëgjatësi të projektuar më të lartë dhe IQ mbi mesataren.

Ky “ranking” gjenetik u jep prindërve mundësinë të zgjedhin, jo më thjesht një jetë të mundshme, por një jetë që, teorikisht, ka avantazhe të dukshme biologjike ndaj të tjerëve.

Sipas informacioneve zyrtare, mbi 120,000 embrione janë analizuar tashmë përmes partneritetit të Nucleus me laboratorin Genomic Prediction, i cili bashkëpunon drejtpërdrejt me klinikat IVF në SHBA. Prindërit mund të kërkojnë të dhënat gjenetike të embrioneve nga klinika ku po trajtohen dhe t’i ngarkojnë në platformën e Nucleus për analizë të mëtejshme.

Ky shërbim i ri është një përmbysje e mënyrës se si kemi konceptuar shtatzëninë, lindjen dhe fatin gjenetik deri tani. Aty ku më parë përzgjedhja e embrioneve kufizohej në eliminimin e sëmundjeve të rënda si sindroma Down apo sëmundja Tay-Sachs, tani kemi të bëjmë me përzgjedhje aktive të potencialit gjenetik, bazuar në algoritme që parashikojnë tipare të ndërlikuara si performanca mendore, prirja ndaj sëmundjeve kronike, gjatësia dhe jetëgjatësia.

Sigurisht që kjo nuk është një shkencë perfekte. Parashikimet janë probabilistike, jo të sigurta, dhe saktësia ndryshon nga një tipar në tjetrin. Megjithatë, gjithçka në mjekësi funksionon mbi bazën e probabiliteteve. Ajo që ofron Nucleus nuk është garancia e përsosmërisë, por një kontroll i ri dhe i pashembullt mbi të ardhmen biologjike të pasardhësve tanë.

Por me këtë avancim ngrihen edhe pikëpyetje të mëdha etike: A po hyjmë në një botë ku fëmijët nuk janë më të papërcaktuar, por të përzgjedhur në mënyrë inteligjente për të qenë më të shëndetshëm, më të gjatë, më të mençur? A po nisim një garë të re biologjike ku “zgjedhja e embrionit” bëhet pjesë e strategjisë për mbijetesë sociale dhe konkurrencë njerëzore?

Një nga komentet më të fuqishme që po qarkullon në rrjet është ky:

“Nuk je i detyruar të zgjedhësh embrionin më të zgjuar apo më të shëndetshëm. Por dikush tjetër do ta bëjë. Dhe kur kjo garë të nisë, nuk ka më kthim pas.”

Po të kishe mundësinë të zgjidhje për fëmijën tënd një jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më të lehtë, a do ta bëje? Dhe nëse jo… a do ishe i qetë që dikush tjetër ta bënte përpara teje?

Teknologjia është këtu. E ardhmja nuk është më “e largët”. Është në ekranin tënd, në klinikat e fertilizimit, dhe në duart e prindërve të rinj që sot po zgjedhin më shumë se një jetë, po zgjedhin një version të përmirësuar të saj.

The post Po ndodh: Prindërit mund të zgjedhin embrionin me jetëgjatësinë, inteligjencën dhe pamjen më të mirë përmes një platforme gjenetike appeared first on iconstyle.al.

  •  

10 milionë euro për një startup të huaj, qeveria kërkon firmën e deputetëve, por jo transparencën

Investimi prej 10 milionë eurosh në startup-in “Thinking Machines Lab” të bashkëthemeluar nga Mira Murati ka kaluar sot për diskutim në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, duke sqaruar se fondi i është kaluar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, me qëllim financimin e këtij projekti.

Sipas Malajt, ky është një investim që duhet parë në këndvështrimin afatgjatë të përfitimeve ekonomike dhe të “historive të suksesit shqiptar”.

Ministri është përpjekur të sigurojë opinionin publik se deficiti buxhetor nuk preket, dhe se fondi mbulohet përmes rritjes së të ardhurave jotatimore, konkretisht nga të ardhurat e mbledhura nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara. Ai ka theksuar se urgjenca e aktit normativ erdhi për shkak të një afati të ngushtë kohor dhe për rëndësinë strategjike të pjesëmarrjes shqiptare në këtë fazë të hershme të një kompanie që mund të arrijë vlera deri në 50 miliardë dollarë në të ardhmen, sipas tij.

Por këto justifikime nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet thelbësore që ka shtruar ky vendim, që nga momenti kur u mor në heshtje totale, pa asnjë debat publik dhe me zero transparencë institucionale.

Kujtojmë se startup-i “Thinking Machines Lab” është themeluar nga Mira Murati, një emër i njohur ndërkombëtarisht në fushën e inteligjencës artificiale, e cila ka qenë drejtoreshë teknologjike e OpenAI dhe ka luajtur rol kyç në zhvillimin e ChatGPT, DALL·E dhe GPT-4. Së bashku me Sam Altman, ajo krijoi këtë projekt të ri në San Francisko, duke tërhequr një ekip elitë nga kompanitë më të mëdha teknologjike si Meta, OpenAI, Mistral dhe Character.AI.

Për shumëkënd, fakti që një shqiptare është bashkëthemeluese e këtij startup-i është burim krenarie. Por duhet thënë e vërteta: Mira Murati është një histori suksesi e një refugjateje shqiptare që iku nga vendi që nuk ofronte as siguri, as arsim, as mundësi. Ajo është formuar dhe afirmuar në SHBA, jo në Shqipëri. Dhe nëse sot qeveria shqiptare e përdor emrin e saj si justifikim për të shpërndarë 10 milionë euro pa garë, atëherë e gjitha kthehet në një farsë të radhës, ku dështimi i brendshëm maskohet me lavdi të huaj.

Ndërkohë, qindra startup-e të themeluara nga shqiptarë nuk marrin as edhe një aplikim të hapur për fonde. Nuk u jepet mundësia të prezantojnë një ide, një projekt, një plan zhvillimi. Sepse në këtë vend, fondet për startup-e i marrin vetëm patronazhistët, njerëzit e lidhur me pushtetin dhe familjarët e atyre që kontrollojnë thesarin e shtetit.

Mungesa e transparencës është e plotë. Nuk ka një plan biznesi të bërë publik. Nuk dihet se çfarë përfiton Shqipëria nga kjo pjesëmarrje. A merr qeveria shqiptare aksione në kompani? Në çfarë përqindje? Nëse po, kush i administron? Nëse jo, çfarë ka blerë me 10 milionë euro? Askush nuk e di. Nuk dihet nëse ka një analizë risku, një vlerësim ekspertësh, një audit të brendshëm. Thjesht thuhet që është një investim i rëndësishëm dhe kaq duhet të mjaftojë.

Paratë nuk janë marrë nga një program zhvillimi të teknologjisë vendase, por nga pasuritë e sekuestruara, nga një fond që në parim duhet të shkojë për interesa të përbashkëta sociale. Më keq akoma, gjithçka është bërë përmes një akti normativ, që i shmanget Kuvendit dhe kontrollit parlamentar, një metodë që është kritikuar edhe nga institucionet ndërkombëtare për abuzim të rregullave demokratike.

Nëse këtë e quajmë “strategji të re zhvillimi”, atëherë jemi duke firmosur përfundimisht fundin e çdo iniciative vendase dhe kthimin e shtetit në një arkë xhepi për klientelën e vet. Nuk është hera e parë që qeveria përdor një kauzë të bukur, si teknologjia, për të justifikuar shpërndarjen e parave publike në mënyrë selektive dhe të mbyllur.

Pse u përdor akt normativ dhe jo një ligj i zakonshëm?

Pse nuk u shpall një thirrje publike për kompani të interesuara në fushën e teknologjisë?

Cilat janë detyrimet konkrete të kompanisë përballë shtetit shqiptar?

A është zhvilluar një analizë e pavarur risku dhe përfitimi?

A do të ketë kontroll real mbi mënyrën se si do të përdoren fondet?

Kush është përgjegjës nëse kjo kompani dështon ose nëse shteti shqiptar humb paratë e investuara?

Të kërkosh përgjigje për këto pyetje është kërkesë minimale që një vend normal duhet t’i bëjë qeverisë së vet sa herë që preken miliona euro të qytetarëve. Nëse s’e bëjmë, do të jemi bashkëfajtorë në heshtjen që legjitimon zhdukjen e çdo standardi ligjor në emër të PR-it politik.

The post 10 milionë euro për një startup të huaj, qeveria kërkon firmën e deputetëve, por jo transparencën appeared first on iconstyle.al.

  •  

Të pasmet në ofertë: Personazhet shqiptare shesin trupin për algoritëm/ Si na ndikon në psikologji?

Zgjedhja është e jona. Çdo klik, çdo pëlqim, çdo follow është votë për llojin e kulturës që duam. Ndoshta është koha të riprogramojmë jo vetëm algoritmet e mediave sociale, por edhe ato të mendjes sonë kolektive.

Kur Enca Haxhia u shfaq sërish në një videoklip me të pasmet plotësisht të ekspozuara për të disatën herë, rrjeti shpërtheu. Për disa ishte thjesht një moment artistik. Për të tjerë, një tjetër provokim i tepruar. Por Enca nuk është e vetmja. Artiste të tjera si dhe shumë influencuese të reja që ndërtojnë imazhin publik mbi ekspozimin trupor, janë pjesë e një modeli që po bëhet trend dominant në industrinë e famës.

Ky trend po shndërrohet në një model që riformaton të gjithë mënyrën si përkufizohet vlera dhe suksesi, sidomos për vajzat e reja. Jemi përballë një fenomeni që po prodhon pasoja reale, të dukshme dhe të dokumentuara në mënyrë shkencore.

Në botën e rrjeteve sociale, trupi i zhveshur ka vlerë të matshme. Një analizë e vitit 2021 nga Social Media Examiner tregoi se përmbajtjet me ekspozim seksual gjenerojnë mesatarisht 40 deri në 60% më shumë aktivitet sesa postimet neutrale. Algoritmet favorizojnë këtë lloj përmbajtjeje. Sa më shumë lëkurë, aq më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje. Ky sistem e kthen trupin në instrument për sukses të menjëhershëm dhe të matshëm.

Këngëtaret dhe personazhet publike që ndjekin këtë rrugë janë produkte të një industrie që përfiton direkt nga seksualizimi. Në këtë sistem, zhveshja nuk është më zgjedhje personale, por kërkesë për t’u vënë re. Dhe kur shpërblimi për ekspozimin është fama, vështirë që dikush të zgjedhë të mbulohet pa u zhdukur nga vëmendja.

Pasojat psikologjike dhe vetëobjektifikimi

Raporti i American Psychological Association mbi seksualizimin e vajzave në media ka sjellë disa nga alarmet më të mëdha në dekadën e fundit. Sipas këtij raporti, vajzat që rriten duke konsumuar përmbajtje që paraqet trupin e femrës në mënyrë seksuale janë më të prirura të vuajnë nga vetëobjektifikimi, ankthi, depresioni, çrregullime të të ngrënit dhe rënie të vetëbesimit.

Vajza të moshës 13-17 vjeç ndihen të detyruara të duken “më seksi” në rrjetet sociale për të qenë të pranuara nga rrethi i tyre. Ky presion është një përzierje e nevojës për vëmendje dhe modelit të vazhdueshëm të një sjelljeje që shpërblehet.

Ekspozimi i vazhdueshëm në forma seksuale, kur bëhet mënyra e vetme për të komunikuar me botën, lidhet me çrregullime që janë trajtuar edhe në literaturën klinike.

Ekshibicionizmi, për shembull, është një çrregullim psikoseksual, që shpesh vjen si reagim ndaj traumave, pasigurive të thella dhe mungesës së ndjesisë së kontrollit. Edhe kur nuk flasim për diagnoza të qarta, shumë psikiatër e psikologë bien dakord se sjelljet e këtij lloji janë mekanizma kompensues për boshllëkun emocional dhe varësinë ndaj vëmendjes.

Like-u nuk është më vetëm një klikim, është formë miratimi, është dozë dopamine. Psikologët e zhvillimit e krahasojnë këtë ndjesi me efektin e një substance stimuluese. Sa më shumë like e komente, aq më shumë truri përforcon modelin që i solli ato. Dhe kur modeli është “trego trupin për të marrë dashuri”, çdo herë do të kërkosh ta bësh pak më tepër. Një spirale e rrezikshme që nis si zgjedhje personale, por përfundon si model i imponuar.

Në këtë kuadër, nuk kemi më të bëjmë me liri, por me një detyrim të heshtur për të qenë i dukshëm. Trupi i femrës është kthyer në monedhë sociale. Nëse nuk ekspozohesh, nuk vlen. Nëse nuk të shohin, nuk ekziston. Nëse nuk e përdor trupin, askush nuk të dëgjon mendjen.

Nëse sot një adoleshente mendon se për të qenë e bukur duhet të dalë nudo, kjo është pasojë e një kulture që po rrit fëmijë në një realitet ku seksi është më i rëndësishëm se identiteti. Një kulturë që nuk ofron alternativa, nuk promovon diversitet idesh apo vlerash, por vetëm një standard: tërheqjen fizike. Shoqëria hesht. Media e shet. Ne të gjithë bëhemi bashkëpunëtorë të një gënjeshtre të përmasave kulturore.

Kur ekspozimi i trupit vjen pa edukim për pasojat që sjell, krijojmë një brez që nuk ka më mjete të tjera për të ndërtuar vetveten. Vajzat ndihen më shumë si produkte sesa si persona. Dhe kur arrijnë në një moshë ku kërkojnë kuptim më të thellë, e gjejnë veten të zbrazëta në një shoqëri që vetëm i shikoi, por asnjëherë nuk i dëgjoi.

Zgjedhja është e jona. Çdo klik, çdo pëlqim, çdo follow është votë për llojin e kulturës që duam. Ndoshta është koha të riprogramojmë jo vetëm algoritmet e mediave sociale, por edhe ato të mendjes sonë kolektive.

Ky artikull nuk synon të gjykojë individë specifikë, por të analizojë një fenomen kulturor që na prek të gjithëve. Çdo person ka të drejtën e zgjedhjes së lirë. Por sa të lira janë vërtet zgjedhjet tona në epokën e algoritmeve manipuluese?

The post Të pasmet në ofertë: Personazhet shqiptare shesin trupin për algoritëm/ Si na ndikon në psikologji? appeared first on iconstyle.al.

  •  

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

Nëse deri dje qarkullimi me monopatinë elektrike në rrugët e Tiranës shihej si një mënyrë e lirë dhe moderne për të shmangur trafikun, sot ai po shndërrohet në një burim serioz rreziku për jetën. Policia Rrugore ka dhënë alarmin: në rreth 35% të aksidenteve të ndodhura kohët e fundit, fajtorët janë drejtuesit e monopatinave dhe motomjeteve. Për këtë arsye, kushdo që kapet pa kaskë mbrojtëse do të gjobitet, dhe ky nuk është më një paralajmërim.

Sipas shefit të Komisariatit Rrugor të Tiranës, Lorenc Shehu, vetëm këtë vit janë vendosur mbi 7 mijë gjoba për persona që qarkullonin pa kaskë. Kodi Rrugor shqiptar, konkretisht neni 188, parashikon masa administrative që variojnë nga 250 deri në 1 000 lekë për mosmbajtjen e kaskës, si për drejtuesit e motomjeteve, ashtu edhe për ata të monopatinave. Në kuadër të ligjit të ri për trafikun rrugor, i hyrë në fuqi në prill të këtij viti, janë shtuar kufizime të tjera për këtë kategori: ndalohet qarkullimi në trotuare, kufizohet shpejtësia në 25 km/h dhe për të miturit nën 16 vjeç është ndaluar përdorimi i monopatinave. Gjithashtu është në proces ideimi një sistem regjistrimi me kod unik për secilën pajisje.

Por, sa të mjaftueshme janë këto masa? Po të krahasojmë me vendet e tjera, Shqipëria është ende shumë prapa kur bëhet fjalë për disiplinën rrugore në këtë fushë. Italia, për shembull, ka miratuar një ligj të posaçëm që detyron kaskën për të gjithë pa përjashtim, kërkon sigurim civil dhe regjistrim të detyrueshëm për çdo monopatinë, ndërsa gjoba për shkelje të tilla mund të arrijë deri në 3 100 euro. Në Singapor, shkelësit gjobiten deri në 2 000 dollarë dhe monopatina mund të konfiskohet menjëherë. Në Australi, drejtuesit e monopatinave pa kaskë ndëshkohen me afro 400 dollarë, ndërsa në Barcelonë, një gjobë prej 500 eurosh vendoset nëse ecet në trotuar apo pa mbrojtje të detyrueshme.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të përballet me këtë valë aksidentesh me një ligj të butë. Në këtë kontekst, Iconstyle i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin reforma urgjente në legjislacionin rrugor për mikromobilitetin!

Duke u bazuar në nivelin mesatar të të ardhurave në Shqipëri, përllogaritja e gjobave që propozojmë është në një proporcion të arsyeshëm ekonomikisht, por vendimmarrja për masat përfundimtare i takon autoriteteve kompetente; ne si media po ngremë këtë shqetësim dhe japim një sugjerim konkret, duke shpresuar që siguria rrugore të trajtohet me seriozitetin që meriton.

Pra, do të ishte e arsyeshme një gjobitje me 50 000 lekë herën e parë, 75 000 lekë në përsëritjen e dytë dhe 100 000 lekë në shkeljen e tretë, shoqëruar me konfiskim të mjetit për të paktën 15 ditë.

Hera e parë (50 000 lekë): Një gjobë që është rreth 75 % e një page mesatare mujore, do t’i kujtonte menjëherë drejtuesit se bëhet fjalë për çështje jete-a-vdekjeje.

Hera e dytë (75 000 lekë): Një rritje 50 % mbi gjobën e parë, që tregon se shkelësi po insiston në sjellje rrezik-prurëse.

Hera e tretë (100 000 lekë + konfiskim): Masa maksimale, ku shtohet konfiskimi për një periudhë. Kjo tregon se personi nuk meriton të qarkullojë përkohësisht pa treguar disiplinë.

Po kështu, duhet të ndalohet me ligj qarkullimi në trotuar, të bëhet regjistrimi i detyrueshëm i monopatinave dhe të vendoset kufizim maksimal shpejtësie në 25 km/h.

Kjo është një çështje që lidhet me jetën, jo me komoditetin. Nuk mund të flasim për qytete inteligjente e moderne nëse vazhdojmë të lëmë rrugëve dhjetëra të rinj që lëvizin pa asnjë pajisje sigurie dhe pa asnjë pasojë për shkeljet. Ligji duhet të jetë serioz, ndëshkues dhe i padiskutueshëm. Një jetë e humbur në rrugë nga mungesa e kaskës nuk është aksident, por dështim i shtetit. Dhe ky dështim mund të parandalohet tani.

The post Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri appeared first on iconstyle.al.

  •  

Reklamat valojnë! Dita Botërore Kundër Duhanit kaloi në heshtje në Shqipëri, ndërsa bota ndalon cigaret elektronike

Dita Botërore Kundër Duhanit u shënua dje në të gjithë botën me thirrje të forta për mbrojtjen e brezave të rinj dhe ndërgjegjësimin për rreziqet e duhanpirjes. Në vende si Mbretëria e Bashkuar, kjo ditë erdhi me një masë konkrete dhe të guximshme: nga sot, 1 qershor 2025, do të ndalohet plotësisht shitja dhe furnizimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe.

Ky ndalim përfshin të gjitha pajisjet njëpërdorimëshe, me ose pa nikotinë dhe zbatohet si për shitjet në dyqane, ashtu edhe për ato online. Qëllimi është i qartë: të mbrohet shëndeti i të rinjve dhe të ndalet ndotja mjedisore nga miliona pajisje të tilla që përfundojnë çdo javë në mbeturina. Dhe Mbretëria e Bashkuar nuk është e vetme. Masa të ngjashme janë ndërmarrë nga Franca, Gjermania, Belgjika, Australia, Zelanda e Re, Filipinet dhe qytete si New York dhe Roma.

Ndërkohë në Shqipëri? Asnjë masë. Asnjë reflektim. Asnjë reagim institucional. Edhe këtë vit, Dita Botërore Kundër Duhanit kaloi pa asnjë fjalë nga institucionet shtetërore, pa ndonjë nismë konkrete, pa ndërgjegjësim dhe pa asnjë përpjekje për të ndalur një epidemi të re: promovimin agresiv të cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Ligji nr. 9636, datë 6.11.2006, i ndryshuar me ligjin nr. 56/2019 dhe së fundmi me ligjin nr. 92/2024, ndalon çdo formë reklamimi, promovimi apo sponsorizimi të produkteve të duhanit, përfshirë cigaret elektronike dhe pajisje si iQOS, si në media të shkruara, transmetime televizive, platforma online, ashtu edhe në hapësira publike.

Në realitet, produktet si iQOS reklamohen lirshëm në rrugët e Tiranës, në televizione kombëtare, në portale online dhe rrjete sociale. Reklamat shfaqen në hapësira publike me kontrata të dyshimta, të zbukuruara me mesazhe që i shesin këto produkte si “më të sigurta” apo “më të sofistikuara”. Në fakt, kjo fushatë e gjerë reklamimi është bërë e mundur përmes një aleance të qartë mes kompanive të mëdha dhe një pjese të mirë të mediave shqiptare.

Janë vetë mediat ato që janë bërë pjesë aktive e shkeljes së ligjit. Jo vetëm që transmetojnë dhe publikojnë reklama të ndaluara me ligj, por përfitojnë drejtpërdrejt nga kompani të fuqishme që operojnë me fonde publike, tenderë bashkiakë apo sponsorizime të lidhura me pushtetin. Këto media nuk janë më thjesht vëzhguese: ato janë bashkëpjesëmarrëse në një sistem ku ligji në fuqi shpërfillet, në këmbim të përfitimeve financiare dhe ndikimit politik.

Reklamat e cigareve elektronike nuk janë më incidente të izoluara. Ato janë pjesë e një infrastrukture të ndërtuar me qëllim të qartë: të krijojë një treg fitimprurës, të mbajë të varura redaksitë dhe gazetarët dhe të shtrembërojë realitetin. Disa prej mediave që shfaqin këto reklama janë të njëjtat që janë përmendur në hetimet e SPAK për ndërhyrje në drejtësi, manipulim tenderash, pastrim parash dhe përdorim abuziv të fondeve publike.

Në këtë mjedis të kalbur, kompanitë që shpërndajnë produkte si iQOS, të financuara shpesh nga rrjete ndërkombëtare me interesa të mëdha tregtare, kanë gjetur terren të përkryer. Asnjë institucion nuk i ndalon. Asnjë autoritet nuk i kontrollon. Dhe kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së ligjit, por për shkak të mungesës së vullnetit për zbatim dhe për shkak të bashkëfajësisë së atyre që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët.

Kujtojmë se cigaret elektronike nuk janë “më të sigurta”. Studime të shumta, përfshirë ato të botuara në Journal of the American College of Cardiology, kanë treguar qartë se pajisje si iQOS rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, dëmtim të qelizave të enëve të gjakut, madje edhe rrezik të shtuar për atak kardiak. OBSH ka paralajmëruar prej kohësh se këto produkte nuk të ndihmojnë të heqësh dorë nga nikotina. Përkundrazi: janë dizajnuar për të forcuar varësinë.

Ndërkohë, në Shqipëri, këto paralajmërime shpërfillen çdo ditë. Çdo cep i Tiranës, përfshirë zona të frekuentuara nga të rinjtë si ajo përreth Piramidës, është zaptuar nga reklama për iQOS.

Dje ishte Dita Botërore Kundër Duhanit. Shqipëria nuk tha asgjë. As Ministria e Shëndetësisë, as ndonjë institucion tjetër nuk dha asnjë mesazh. Asnjë masë. Asnjë aksion. SPAK, që ka në dorë dosje të tëra për abuzime të ngjashme, deri më tani nuk ka marrë asnjë hap konkret për këtë shkelje flagrante të ligjit.

Ndërkohë, qytetarët po ekspozohen çdo ditë ndaj reklamave të ndaluara, produktet e rrezikshme po shiten lirshëm, të miturit i konsumojnë si lodra dhe kompanitë ndërkombëtare si Philip Morris, përfaqësuesit e të cilit janë të lidhur me çdo hallkë të pushtetit vendor dhe mediatik, forcojnë çdo ditë ndikimin e tyre në Shqipëri.

Një gjë është e sigurt: në këtë vend, ku ligji zbatohet vetëm për të dobëtit dhe ku shëndeti publik shitet për një fushatë marketingu, qytetarët janë ata që humbasin. Përballë një skeme që po helmon një brez të tërë, heshtja institucionale është bashkëfajësi.Ky është krim shëndetësor dhe duhet trajtuar si i tillë!

The post Reklamat valojnë! Dita Botërore Kundër Duhanit kaloi në heshtje në Shqipëri, ndërsa bota ndalon cigaret elektronike appeared first on iconstyle.al.

  •  

FBI premton të publikojë videon tronditëse që provon se Jeffrey Epstein nuk u vra, por i dha vetë fund jetës së tij!

FBI do të publikojë së shpejti një video që rrëzon çdo teori konspiracioni: Jeffrey Epstein nuk e vranë, por vdiq nga vetëvrasja. Ky ishte premtimi që zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, bëri të enjten në emisionin “Fox & Friends”. “Do të shihni me sytë tuaj: ai ishte i vetëm në qeli kur ndodhi gjithçka,” tha ai, duke nënvizuar se do të jepet versioni origjinal i incizimit, pa manipulime. Edhe pse ky lajm duket qetësues në sipërfaqe, historia e Epstein-it mbetet e mbushur me mister, akuza dhe dyshime që nuk kanë marrë kurrë prehje.

Jeffrey Epstein nuk ishte thjesht një emër në botën e financës; ai përfaqësonte një rrjet interesash politike dhe miliarderësh. Rrëmujat nisën pas arrestimit të tij në korrik 2019, kur akuzohej për trafikimin e minoreneve për përfitime seksuale. Para se gjyqi të niste, ai u gjend i vdekur në qelinë e tij në Metropolitan Correctional Center në Manhattan më 10 gusht 2019. Autoritetet federale deklaruan menjëherë se shkaku ishte vetëvrasja; por mënyra se si ndodhi vdekja dhe disa pakujdesi proceduriale zgjuan dyshime të mëdha.

Së pari, dy gardianë u zbuluan të “përgjumur” në momentin që duhej të kontrollonin qelinë e tij çdo 30 minuta. Së dyti, dy kamerat në korridorin përballë qelisë, që do të regjistronin çdo lëvizje, ishin “jashtë funksioni” ose kishin probleme teknike ditët përpara. Për më tepër, Epstein kishte tentuar të kryente vetëvrasje rreth tre javë më parë, ndaj kishte qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm, por ky vëzhgim u hoq pak ditë më parë.

Kur trupi i tij u gjet me një çarçaf të lidhur rreth qafës, mjeku ekzaminues e klasifikoi menjëherë si vetëvrasje. Megjithatë, familja e tij nuk pranoi menjëherë këtë version. Ata sollën patologun e njohur Michael Baden, i cili, duke iu referuar shenjave në qafë dhe formës së plagëve, deklaroi se “shanset për një vrasje ishin shumë më të larta se ato të vetëvrasjes”. Ky konkluzion i dha flakë edhe më shumë spekulimeve: nëse dikush donte ta heshtte, kush përfitonte nga humbja e një burri që mund të ekspozonte zërin e shumë politikanëve e biznesmenëve të lidhur me rrjetin e tij?

Megjithatë, hetuesit federalë mbetën te teoritë zyrtare. Ata thonë se nuk u gjetën asnjë gjurmë ADN-je të huaj në qeli, asnjë provë audio, as gishta të tjerë në vendngjarje, as dëshmi të komplotit. “Nëse keni ndonjë informacion, jepeni; por aty nuk kishte askënd tjetër”, tha Dan Bongino, duke insistuar se nuk ekzistonte asgjë që të mbështeste një skenar tjetër. Sidoqoftë, ato pyetje mbetën pezull, sepse publiku tashmë nuk besonte si më parë versionin zyrtar të “Misterit të Qelisë 9W”.

Edhe pse në 2008 Epstein kishte shpëtuar nga akuzat për trafikim seksual në Florida me një marrëveshje tepër të diskutueshme (një dënim prej vetëm 13 muajsh burgu) ai vazhdoi të lëvizte me lehtësi nëpër sallonet e elitës. Miliarderë, politikanë e figura të larta kishin ruajtur miqësi me të, madje dhe bënin “udhëtime të veçanta” në pronat e tij luksoze. Kur u arrestua sërish në korrik 2019, pas një hetimi që zbardhi rrjetin e tij global të trafikimit të minoreneve, bota u trondit keq.

Në mëngjesin e 10 gushtit 2019, trupi i tij u gjet i varur me një çarçaf në qeli. Edhe familja besonte se “diçka nuk shkonte” dhe kërkoi sqarime të mëtejshme. Michael Baden deklaroi publikisht se të dhënat i bindnin drejt një vrasjeje. “S’ka dyshim se dikush donte ta ndalte, sepse ai kishte shumë informacion”, thoshte ai.

Sidoqoftë, dyshimet nuk zbehen vetëm me një video.

Ndërsa presim çdo deklaratë e çdo detaj të ri nga zyrtarët, mbetet një realitet i pamohueshëm: çdo informacion i vogël mund të jetë çelësi që ndriçon të gjithë këtë intrigë.

A do na bindë video se vërtet Epstein ndërmori atë veprim fatal i vetëdijshëm, apo do të ngrejë edhe më shumë dyshime për ata që ishin gati të bënin gjithçka për ta ndalur? Kush na siguron se në këtë periudhë ku Inteligjenca Artificiale po “pushton” botën, video nuk do të jetë e krijuar me AI?

The post FBI premton të publikojë videon tronditëse që provon se Jeffrey Epstein nuk u vra, por i dha vetë fund jetës së tij! appeared first on iconstyle.al.

  •  

10 vite më parë festoi në fushë me të/ Luis Enrique nderoi të bijën e ndjerë pas fitores së Ligës së Kampionëve dhe bota shpërtheu në lot

Herën e fundit që Luis Enrique ishte në një finale të Ligës së Kampioneve, vajza e tij, Xana, ishte ende gjallë. Një fëmijë plot jetë, që mbante një flamur të Barcelonës në fushën e Berlinit pas finales së vitit 2015;  një moment që do të ngjizej përgjithmonë në kujtesën e trajnerit spanjoll.

Dhjetë vjet më vonë, historia përsëritet… por me boshllëk. Këtë herë, Xana nuk është më aty për të vrapuar drejt tij, por është në çdo hap, në çdo frymëmarrje, në çdo kujtim që e shtyn përpara.

Në vitin 2019, Xana u diagnostikua me kancer në kocka. Ajo ishte vetëm nëntë vjeç. Brenda pesë muajve fatkeqësisht ndërroi jetë. Luis Enrique hoqi dorë nga posti i trajnerit të Spanjës, pa bujë, pa deklarata. U zhduk nga dritat e kamerave për të qenë pranë saj. Dhe kur ajo u largua, bota e tij nuk ishte më ajo që ishte. Por Enrique vendosi që nuk do të qëndronte në errësirë. Ai do ta kthente dhimbjen në një dritë që udhëzon të tjerët.

Së bashku me familjen, krijuan Fondacionin “Xana”, që ofron mbështetje për familjet me fëmijë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ishte një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin e saj, për ta shndërruar tragjedinë në diçka të dobishme, në një kauzë që nuk vdes.

Dhe tani, në vitin 2025, Luis Enrique shkruan përsëri historinë. Ai i prin Paris Saint-Germain drejt një fitoreje historike në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Inter Milan, me rezultatin spektakolar 5–0. Është hera e parë që PSG fiton këtë trofe dhe është më shumë se një triumf sportiv: është një histori shprese, dhimbjeje dhe dashurie që nuk shuhet.

Pas ndeshjes, gjatë festimeve në stadium, Enrique shihej me një bluzë ku ishte ilustrimi i tij me Xana-n. Një homazh i heshtur, por rrënjësisht i fuqishëm. Kujtimi i finales së Berlinit ishte ende gjallë, por këtë herë, flamuri nuk u mboll fizikisht në fushë. Ai u mboll në zemrën e një babai që nuk harroi kurrë.

“Nuk është më fizikisht me ne,” ka thënë Luis Enrique më parë, “por e kujtojmë çdo ditë.”

Fitorja e PSG-së nuk është thjesht një trofe në vitrinën e klubit, por një nderim për një vajzë që u bë simbol i forcës së heshtur dhe dashurisë që mbijeton gjithçka. Pa Mbappé, pa yje të mëdhenj në skuadër, vetëm një ekip i bashkuar, i udhëhequr nga një njeri që e di çfarë do të thotë të luftosh deri në fund.

Kjo është historia e një babai që e çoi vajzën e tij në një tjetër finale, këtë herë jo për dore, por në zemër.

Dhe aty, në zemër, Xana do të jetë gjithmonë.

/iconstyle.al

The post 10 vite më parë festoi në fushë me të/ Luis Enrique nderoi të bijën e ndjerë pas fitores së Ligës së Kampionëve dhe bota shpërtheu në lot appeared first on iconstyle.al.

  •  

Rrjeti po zien: “The Wizard Liz” tradhtohet nga i fejuari 4 muajshe shtatzënë – nga idhulli i dashurisë në zemërthyerjen që preku miliona ndjekës

Kur e gjithë bota e rrjeteve sociale i adhuronte si çiftin perfekt të internetit, askush nuk e priste që për pak orë gjithçka do shembej. “The Wizard Liz”, influencuesja e famshme për vetëvlerësim dhe fuqizimin e grave, zbuloi publikisht se ishte tradhtuar nga i fejuari i saj, YouTuberi Landon Nickerson – dhe kjo pikërisht kur ajo është katër muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Në një seri storiesh shpërthyese në Instagram, Liz u shfaq e zemëruar, e zhgënjyer, por e qartë në vendimet e saj. “Sa e çuditshme që intuita më bërtiste fort në këtë video”, shkroi ajo, duke iu referuar një videoje të mëparshme me Landon, ku tregonte si do ta vazhdonte jetën e saj, nëse ndonjëherë ndahej nga partneri. “Faleminderit Zotit për atë që mësova sot. Kam kaluar më të vështira në jetë. Kjo sigurisht që nuk do të më thyejë. Gra, zgjidhni veten dhe largohuni që herën e parë.”

Screenshot

Çfarë ndodhi realisht? Sipas rrëfimit të vetë Liz, Landon kishte krijuar një llogari të fshehtë në Snapchat për t’iu afruar një vajze tjetër, me qëllim që të takoheshin. Këtë e bëri ndërkohë që sapo ishte kthyer nga Londra, ku e kishte vizituar Liz dhe i kishte bërë “një libër të tërë premtimesh” për dashurinë që ndiente ndaj saj. Ishte vajza tjetër që kontaktoi mikeshën e Liz, duke i dhënë prova konkrete të mesazheve të Landon-it.

Ai e quajti marrëdhënien tonë ‘të rreme’”, shkruan Liz, “ndërkohë që qentë e mi janë me të në Dallas, gjithë gjërat e mia janë në apartamentin tonë, dhe oh… jam 4 muajshe shtatzënë.” Fjalë që vështirë t’i lexosh pa ndjerë dhimbjen që ajo përpiqet ta mbulojë me dinjitet. “Ai thotë se është jashtëzakonisht i penduar, por ndershmërisht ndiej sikur nuk e kam njohur kurrë. Ndihem budallaqe që injorova shenjat dhe ëndrrat që kisha – ia thashë madje dhe ai më tha se isha e çmendur. (Dëgjojeni intuitën tuaj, gra.)

Në një deklaratë që po bëhet virale, Liz shton: “Burrat duan të udhëheqin botën, por nuk janë në gjendje të kontrollojnë epshin e tyre. Kjo është dobësi. Një burrë që nuk kontrollon dëshirat e tij, nuk mund të udhëheqë kurrë.”

Screenshot

Ajo theksoi se nuk do të sajojë kurrë një narrativë të rreme për rrjetet sociale, dhe se gjithçka që ndan me ndjekësit është e vërtetë. “Jam thellësisht e lënduar dhe e shokuar. Ata që më urrejnë, le të festojnë – është qesharake. Por e di që unë do të jem ajo që qesh e fundit. Ai humbi gjithçka, ndërsa unë fitova gjithçka. Faleminderit Zot.”

Në një gjest simbolik për të dhënë një mesazh më të gjerë shoqëror, Liz deklaroi se do të shesë unazën e fejesës që vlen rreth 100 mijë dollarë dhe do t’i dhurojë paratë për nënat beqare. “Më shumë fuqi për gratë. Amin.”

Screenshot

Në një mesazh të fundit, ku përpiqet të mbajë ekuilibrin midis lëndimit dhe përgjegjësisë emocionale, ajo u kërkoi ndjekësve të mos e urrejnë Landon-in: “Ju lutem mos i dërgoni urrejtje Landon-it. Ende ndiej njëfarë përgjegjësie për ndjenjat e tij, edhe pse ai sigurisht nuk mendoi për mua apo për fëmijën tonë kur vendosi të hapte atë llogari në Snapchat. Jam plotësisht e tronditur dhe e shokuar. Është si një ëndërr e keqe nga e cila dua të zgjohem – por nuk mundem, sepse ky është realiteti. Ndoshta nuk duhet të ndaj kaq shumë, por ndiej një lidhje me ju. Ju ndjej si familjen time tani. E dua ende… por duhet të zgjedh veten.”

Screenshot

Landon Nickerson, i vënë nën presionin e rrjeteve sociale dhe kritikave të ashpra, reagoi në Instagram duke e quajtur veprimin e tij “një gabim njerëzor” dhe duke minimizuar gjithçka si “vetëm 5–10 minuta mesazhesh me një vajzë tjetër”.

Ai pranoi se sjellja e tij ishte e papërshtatshme, por këmbënguli se nuk kishte ndodhur asgjë më shumë. “Nuk do të ulem këtu dhe të mohoj që bëra një gabim të madh,” tha ai, “por ishin vetëm disa minuta mesazhesh. Kaq. E pranoj që ishte e gabuar – por dua që njerëzit të kuptojnë që edhe njerëzit bëjnë gabime.”

Kjo deklaratë u prit me zemërim nga shumë ndjekës, të cilët e panë si një përpjekje për të relativizuar tradhtinë dhe për të shmangur përgjegjësinë në një moment kaq delikat për partneren e tij shtatzënë.

Historia e tyre, që nisi si një dashuri e ëmbël në sytë e publikut, me video virale, përkushtim të përbashkët dhe një fejesë të ëndërruar në shtator 2024, është kthyer në një reflektim të ashpër për realitetin e marrëdhënieve. Liz dhe Landon shpesh postonin momente intime, biseda të thella, këshilla për çiftet – ata ishin shembulli i dashurisë moderne. Por, siç ndodh shpesh në jetë, pamja e jashtme nuk pasqyron gjithmonë të vërtetën.

Dhe ndoshta, më shumë se çdo dramë, kjo histori e Liz është një kujtesë për të gjitha gratë: nuk ka rëndësi sa e bukur, sa e zgjuar apo sa e mirë je – kur dikush vendos të të tradhtojë, kjo flet më shumë për të se për ty. Dhe nuk ka asgjë më të fuqishme se një grua që zgjedh veten në mes të dhimbjes!

/iconstyle.al

The post Rrjeti po zien: “The Wizard Liz” tradhtohet nga i fejuari 4 muajshe shtatzënë – nga idhulli i dashurisë në zemërthyerjen që preku miliona ndjekës appeared first on iconstyle.al.

  •  

Capital Point bëhet përfaqësuesi i vetëm ekskluziv nga Shqipëria në Forbes Global Properties!

Forbes Global Properties, rrjeti ndërkombëtar i agjencive të pasurive të paluajtshme luksoze, ka zgjeruar praninë e tij në Shqipëri duke mirëpritur Capital Point në radhët e veta.

Capital Point, e njohur për qasjen e saj novatore dhe portofolin e pronave ekskluzive, tashmë do të përfaqësojë ekskluzivisht markën Forbes Global Properties në Shqipëri. Ky është një hap domethënës që integron tregun shqiptar të pasurive luksoze në rrjetin global të Forbes.

Capital Point ka luajtur një rol kyç në transformimin e tregut imobiliar shqiptar që prej themelimit të kompanisë. Kompania ka vendosur standarde të reja në segmentin high-end të pasurive të paluajtshme, duke ofruar një portofol të kuruar pronash bregdetare luksoze, vila private dhe zhvillime prestigjioze.

Në krye të Capital Point qëndron themeluesja dhe CEO, Ilda Zaloshnja, e cila e ka drejtuar kompaninë që prej vitit 2009. Njëkohësisht, Zaloshnja mban detyrën e nënkryetares së Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), duke vazhduar të avokatojë për avancimin e industrisë. Ajo ka kontribuar në përafrimin e praktikave të tregut vendas me standardet ndërkombëtare përmes bashkëpunimeve me organizata globale si National Association of Realtors (NAR) në SHBA dhe European Association of Real Estate Professions (CEPI) në Evropë.

Lidershipit të saj i bashkohet edhe eksperienca e Brandan Mativi, një strateg biznesi me mbi 40 vite përvojë në fushën e real estate-it dhe investimeve ndërkombëtare.

“Bashkimi me Forbes Global Properties është një moment përcaktues për ne. Ai shënon kapitullin e ardhshëm në misionin tonë për të ngritur prezencën e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe për të lidhur klientët tanë me blerësit më kërkues në botë,” u shpreh Ilda Zaloshnja, duke vënë në dukje rëndësinë e këtij partneriteti për kompaninë dhe vendin.

Nga ana e saj, Forbes Global Properties e ka mirëpritur zgjerimin në Shqipëri me optimizëm.

“Ne jemi të entuziazmuar që mirëpresim Capital Point në Forbes Global Properties. Udhëheqja vizionare, përqendrimi te ekselenca dhe kuptimi i thellë i tregut shqiptar në zhvillim e bëjnë këtë kompani një partner të çmuar në rrjetin tonë global,” deklaroi Michael Jalbert, CEO i Forbes Global Properties.

Ndërkohë, Brandan Mativi, bashkëthemelues dhe këshilltar strategjik i Capital Point, e sheh këtë arritje si një hap kyç në realizimin e vizionit afatgjatë të kompanisë.

Si partner ekskluziv i revistës Forbes për pasuritë e paluajtshme rezidenciale, Forbes Global Properties numëron agjenci anëtare në 28 vende dhe mbi 600 lokacione në mbarë botën. Anëtarësimi në këtë rrjet elitar i mundëson Capital Point qasje në audiencën globale të Forbes, e cila arrin mbi 167 milionë lexues dhe ndjekës në muaj.

Ky zhvillim do të forcojë pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion kryesor për investimet në pasuri të paluajtshme luksoze në rajon. Po ashtu, pritet të zgjerojë lidhjet e tregut vendas me investitorët globalë dhe të nxisë rritjen e standardeve profesionale në industrinë e pasurive të paluajtshme brenda vendit.

The post Capital Point bëhet përfaqësuesi i vetëm ekskluziv nga Shqipëria në Forbes Global Properties! appeared first on iconstyle.al.

  •  

E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund

U bë nami në rrjet pak ditë më parë, kur fansat e filmave horror u përfshinë nga paniku: kukulla e frikshme “Annabelle” thuhej se ishte zhdukur. Komente, meme dhe teori të çuditshme pushtuan TikTok-un, Instagram-in dhe forume të tëra kushtuar fenomeneve paranormale. Por çfarë ndodhi realisht me kukullën që thuhet se është e pushtuar nga një shpirt i lig?

Historia e saj e çuditshme nisi që në vitet ’70, kur një infermiere në Hartford, Connecticut mori një kukull të thjeshtë Raggedy Ann si dhuratë. Ajo që dukej si një lodër e pafajshme, shumë shpejt nisi të sillte shqetësime të pazakonta: lëvizte vetë, linte mesazhe të frikshme me shkrim dore dhe – sipas dëshmive – sulmoi fizikisht një person. Këto ngjarje sollën në skenë çiftin e njohur të hetuesve të paranormales, Ed dhe Lorraine Warren, të cilët e identifikuan si një rast të ndërlikuar posedimi demonik. Dhe kështu, “Annabelle” hyri në legjendë, duke frymëzuar filma të njohur si “The Conjuring”.

Që nga ajo kohë, kukulla origjinale ruhej në një kuti të mbyllur në Muzeun Okult të familjes Warren. Por për shkak të popullaritetit të saj, ajo u bë pjesë e ekspozitës lëvizëse “Devils on the Run” që nisi këtë muaj në SHBA. Ky ishte pikërisht çasti kur interneti shpërtheu me teori: “Annabelle ka ikur nga kutia!”, “Është zhdukur gjatë turneut!”, “Kukulla e mallkuar është në rrugë të lirë!”. Kaosi u përhap më shpejt se çdo film horror.

Pas ditësh spekulime të egra, u desh një video në Tik-Tok nga Dan Rivera – hetuesi kryesor i Shoqatës së Re të Kërkimeve Psikike – për të kthyer gjërat në vendin e vet. “Jam këtu, në muze,” thotë ai në video. “Po ju tregoj me sytë tuaj: Annabelle është në vendin e saj. Nuk është në Chicago. Nuk është zhdukur. Asnjëherë s’ka qenë.” Kamera e tij ndalet përballë kutisë së drunjtë të mbyllur – brenda saj, Annabelle, e qetë dhe po aq e frikshme.

Shoqata postoi gjithashtu një njoftim në Facebook: “Janë vetëm thashetheme… Annabelle nuk është vjedhur. Është në vendin e saj të sigurt në Muzeun Okult të Warrens.”

Ndërkohë që ekspozita vazhdon të udhëtojë, ka pasur edhe zëra kundërshtues. Një koleksionist i kukullave të mallkuara – që sipas tij strehon 54 “shpirtra” – ka deklaruar se një objekt si Annabelle nuk duhet të lëvizë nga vendi. Por për fansat e horrorit, lajmi i mirë është se ata që janë në Illinois mund ta shohin nga afër më 4 tetor në “Rock Island Roadhouse Esoteric Expo”.

Ky nuk është hera e parë që “Annabelle” nxit panik në internet. Në vitin 2020, Tony Spera – dhëndri i Ed dhe Lorraine Warren – publikoi një video për të mohuar lajmet se kukulla kishte “ikur”. Ai shfaqej me kamerën në dorë, duke thënë me një ironi të lehtë: “Jo, nuk ka udhëtuar. Nuk ka marrë avionin. Nuk ka shkuar të takojë të dashurin.” Më pas e kthen kamerën dhe e shfaq kukullën brenda qelisë së saj të qelqtë.

Pra ja ku është. Le të mbyllim këto thashetheme, njerëz. E kuptoj shqetësimin tuaj – sepse nëse Annabelle me të vërtetë do të ikte, nuk do të ishte aspak për të qeshur.”

Në një epokë ku një meme mund të kthehet në panik masiv brenda orësh, Annabelle vazhdon të mbetet një nga figurat më të famshme (dhe të frikshme) të legjendave urbane moderne. Dhe pavarësisht se e dimë që është thjesht një kukull… një pjesë e vogël brenda nesh gjithmonë do të dyshojë. Sepse kur bëhet fjalë për Annabelle, asgjë nuk është krejtësisht e qartë.

/iconstyle.al

The post E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund appeared first on iconstyle.al.

  •  

Vëllai heton vëllanë: Kur drejtësia për helmimin në Gramsh bëhet çështje familjare

Ndërsa prindërit në Gramsh ende presin përgjigje për helmimin e 70 fëmijëve të tyre, lajmi i fundit ka ardhur si një goditje tjetër në besimin e tyre tek drejtësia. Hetimin e kësaj ngjarjeje tragjike e ka marrë përsipër Prokuroria e Elbasanit, ku kryeprokuror është Kreshnik Ajazi, vëllai i kryetarit të Bashkisë Gramsh, Besion Ajazit. Po- vëllai do të hetojë vëllanë.

Ky fakt përbën një konflikt të qartë interesi dhe ka ngjallur dyshime të forta për ndërhyrje në procesin hetimor.

Në një deklaratë publike, kreu i bashkisë tentoi të minimizojë situatën, duke e cilësuar si disa “raste të izoluara” të fëmijëve që janë paraqitur në spital me simptoma të dyshimta. Ai mohoi çdo helmim masiv dhe theksoi se analizat ende nuk janë përfunduar. Por kjo qasje zyrtare po shihet nga opinioni publik si përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe për të shmangur përgjegjësinë institucionale.

Në vend që të merreshin masa të menjëhershme për të zbardhur shkaqet dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve në institucionet publike, situata rrezikon të mbyllet në mënyrë të paracaktuar, përmes një sistemi drejtësie që po përdoret si mburojë për të mbrojtur pushtetin vendor.

Shqetësimi i tanishëm është vetëm një hallkë e zinxhirit të gjatë që ka nisur shumë më herët

Historia filloi me kompaninë që helmoi fëmijët – “Nelsa SHPK”, që ka një të shkuar të zezë sa shtrihet për vite. Ajo është në pronësi të Elsa Kamberit, por themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare jo për arsye pozitive. Në vitin 2016, Balla u arrestua së bashku me biznesmenë të tjerë dhe zyrtarë të lartë të burgjeve për një skandal të madh korrupsioni që përfshinte manipulimin e tenderëve për ushqimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Pas këtij skandali, për të siguruar vijimësinë e aktivitetit ekonomik, Balla i kaloi pronësinë vajzës së tij Elsës, një manovër e njohur në botën e bizneseve të lidhura me korrupsionin për të shmangur penalizimet ligjore dhe për të ruajtur kontratat publike. Kjo kompani problematike vazhdon të furnizojë jo vetëm kopshtet dhe çerdhet në Bashkinë Gramsh, por edhe spitalet dhe burgjet, duke përhapur rrezikun në të gjithë sistemin.

Shumë nga tenderët e “Nelsa SHPK” janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike, një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurrencë të dobët ose dyshime për parregullsi në procedura. Megjithatë, AKU dhe institucionet e tjera përgjegjëse kanë heshtur përballë këtyre sinjalizimeve.

Zinxhiri i korrupsionit u përforcua edhe më shumë pak ditë pas faljes së gjithë gjobave nga ana e qeverisë, vendim i miratuar vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit. Të gjitha gjobat për ndërtime pa leje, parkime të gabuara, tejkalim shpejtësie, mos respektim të masave anti-COVID apo ndëshkime të lidhura me prodhimin bujqësor zhduken nga sistemi brenda 80 ditësh. Kështu, kompanitë që kanë shkelur vazhdimisht standardet e sigurisë ushqimore morën një “amnisti” të plotë, ndërsa pasojat i paguajnë fëmijët tanë me shëndetin e tyre.

Ndërsa fëmijët vuajnë dhe prindërit jetojnë në ankth, Agjencia e Kontrollimit Ushqimor nën drejtimin e Olsi Komicit vazhdon të heshtë. Ky institucion ka një histori të gjatë skandalesh që janë raportuar vazhdimisht, fatkeqësisht pa asnjë masë konkrete. (Lexoji rastet këtu)

Ky është një krim i organizuar kundër shëndetit të qytetarëve dhe kërkon veprim të menjëhershëm. Ndërsa qeveria fal gjobat për të fituar vota, fëmijët tanë paguajnë me shëndetin e tyre!

The post Vëllai heton vëllanë: Kur drejtësia për helmimin në Gramsh bëhet çështje familjare appeared first on iconstyle.al.

  •  

70 fëmijë në spital dhe asnjë përgjegjës: Kur qeveria zgjedh votat para shëndetit

Si një kompani me histori zezë vazhdon helmojë fëmijët tanë pa pasoja

Imagjinoni të dërgoni fëmijën tuaj në kopsht në mëngjes dhe në drekë merrni një telefonatë që janë në gjendje të rënduar. 70 prindër Gramsh e jetuan këtë makth, pasi fëmijët e tyre u helmuan nga ushqimi që ju shërbye në kopsht. E gjitha kjo, në fakt, është pasoja e një sistemi të korruptuar që vë biznesin para jetës së fëmijëve tanë.

Plot Twist i papritur: Qeveria fal gjitha gjobat para zgjedhjeve

Vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, qeveria shqiptare mori një vendim të pabesueshëm: faligjitha gjobat nga viti 2015 deri në nëntor 2024. Çdo gjobë për ndërtime pa leje, tejkalim shpejtësie, mos respektim të COVID-19 apo shkelje sigurisë ushqimore.

Kompanitë që kanë vrarë me ushqime të prishura tani janë të lira si zogjtë. Zero përgjegjësi, zero pasoja.

Kush ështëNelsa sh.p.k.”? Historia duhet ta dinë gjithë

Kompania që sapo helmoi 70 fëmijë quhet Nelsa sh.p.k. dhe ka një të shkuar që do ta bënte çdo prind të nervozohet. Pronarja është Elsa Kamber (Balla), por historia e vërtetë fillon me babain e saj, Nexhmi Balla.

Rikthim në 2016: Balla u arrestua për korrupsion në tenderët e ushqimit të burgjeve. Të arrestuar ishin edhe drejtori i burgjeve dhe disa biznesmenë të tjerë. Skandali ishte i madh, por zgjidhja ishte “gjeniale” – babai ia kaloi kompaninë vajzës për të shmangur penalizimet.

Alarm: Kjo kompani “problematike ende furnizon kopshet, spitalet dhe burgjet. Po, e lexove mirë – spitalet!

Red flags everywhere, por askush nuk sheh

Shumë nga tenderët e “Nelsa SHPK” janë shënuar me flamuj të kuq në sistemin e prokurimeve – që në thelb do të thotë”ALARM, DIÇKA NUK ËSHTË NË RREGULL”. Por AKU dhe institucionet e tjera heshtin.

Prindërit flasin, autoritetet s’bëjnë

Kur fëmijët filluan të helmoheshin, prindërit dolën në protesta. Dëshmitë e tyre janë tronditëse:

“Ne si prindër kërkojmë drejtësi, zbardhet kjo çështje. Tenderi i është dhënë një kompanie jashtë qytetit tonë.”

Unë nuk jam i sigurt për ta çuar prapë fëmijën atë kopsht, pasi nesër mund ndodhë prapë.”

Erald Çarçiu, prind i dy vajzave binjake, zbuloi se ka 14 rasteme salmonelë, jo 4 siç raportonin autoritetet:

Akoma vazhdojnë ta mbajnë mbuluar, mënyrë sekrete nëpër e-mail personale. Nuk arrij ta kuptoj pse është ky mbulim.”

AKU: Agjencia që nuk kontrollon asgjë

Olsi Komici, drejtori i AKU, është “profesionist” në dështim e skandale. Ka anashkaluar skandalin e:

Mandarinave shqiptare plot pesticide të ndaluara (çdo ngarkesë e kontrolluar në BE ishte e ndotur)

Mishit KFC me salmonelë (1,535 kg i kontaminuar, vetëm177 kg u gjetën)

13.2 ton akullore me oksid etileni (shkakton kancer dhe leucemi)

Minjve mbi thasët e miellit të kompanisë “Diamond”

E fundit: shumë ushqime helmuese rrugë

Ndërsa po shkruajmë këtë artikull, 985 kg acuge me parazitë të rrezikshëm dhe 4,516 kg fileto derri me salmonelë kanë hyrë në treg. AKU refuzon të thotë se çfarë ndodhi me mishin e kontaminuar – mund jetë pjatën tuaj.

35 pesticide kancerogjene

Një investigim zbuloi se 35 pesticide shkaktojnë kancer janë në brioshë, drithëra, vaj ulliri dhe erëza. Anila Denaj, Ministrja e Bujqësisë, thotë se AKU “nuk ka informacion” për këto pesticide.

Pra: Nuk e dinë çfarë po hanë fëmijët tanë, por është “konfidenciale”.

Qeveria na vret për vota

Pas faljes së gjobave, kompanitë si “Nelsa SHPK” kanë dritë të gjelbër për të vazhduar helmimin pa pasoja. Prindërit në Gramsh thanë se kishin frikë protestonin sepse mund të humbnin punën.

Ky është realiteti ynë: Një qeveri që zgjedh votat para shëndetit të fëmijëve, kompani korruptive që vazhdojnë të operojnë, dhe institucione që mbyllin sytë ndërsa ne helmohemi çdo ditë.

SPAK duhet hetojë menjëherë zinxhirin e korrupsionit nga fermeri tek zyrtarët e lartë. Ky është krim i organizuar kundër shëndetit dhe kërkon veprim urgjent.

Sepse nëse ne nuk bëjmë zhurmë, fëmijët tanë do vazhdojnë paguaj me shëndetin e tyre për vota!

The post 70 fëmijë në spital dhe asnjë përgjegjës: Kur qeveria zgjedh votat para shëndetit appeared first on iconstyle.al.

  •  

Hëna e Re në Binjakë: Çfarë sjell për secilën shenjë horoskopi?

Më 26 maj 2025, në orën 11:02 PM EST (5:02 AM më 27 maj sipas orës së Shqipërisë), ndodh Hëna e Re në Binjakë në 6°05’. Kjo ngjarje shënon një fillim të ri në ciklin hënor dhe sjell energji të fuqishme për komunikim, mendim të qartë dhe ndryshime të papritura.

Kjo Hënë e Re është një kohë e përshtatshme për të vendosur qëllime të reja, për të filluar projekte të reja dhe për të pastruar mendjen nga mendimet e vjetra që nuk na shërbejnë më.

Ndikimi i saj është veçanërisht i theksuar për Binjakët, Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Peshqit .

✨ Çfarë sjell Hëna e Re në Binjakë?

Kjo Hënë e Re është një ftesë për të rishikuar mënyrën se si mendojmë, komunikojmë dhe ndërveprojmë me botën përreth nesh. Binjakët, të sunduar nga Mërkuri, nxisin kureshtjen, fleksibilitetin dhe dëshirën për të mësuar. Kjo Hënë e Re është një kohë e përshtatshme për të vendosur qëllime të reja, për të filluar projekte të reja dhe për të pastruar mendjen nga mendimet e vjetra që nuk na shërbejnë më.

♈♉♊ Ndikimi për çdo shenjë

♈ Dashi

Fokusi është në komunikim dhe lidhje. Kjo është një kohë e mirë për të ndarë idetë tuaja dhe për të ndërtuar ura të reja me të tjerët. Mund të ndiheni të frymëzuar për të mësuar diçka të re ose për të udhëtuar.

♉ Demi

Çështjet financiare dhe vetëvlerësimi janë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni të nxitur për të rishikuar buxhetin tuaj ose për të kërkuar mënyra të reja për të rritur të ardhurat.

♊ Binjakët

Kjo është Hëna juaj e Re personale, duke sjellë mundësi për rritje personale dhe fillime të reja. Është një kohë e shkëlqyer për të vendosur qëllime dhe për të ndjekur pasionet tuaja.

♋ Gaforrja

Një kohë për reflektim dhe për të lënë pas të kaluarën. Mund të ndiheni të nxitur për të pastruar mendjen dhe për të përgatitur veten për një fillim të ri.

♌ Luani

Miqësitë dhe rrjetet sociale janë në fokus. Kjo është një kohë e mirë për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror dhe për të bashkëpunuar në projekte të reja.

♍ Virgjëresha

Karriera dhe qëllimet afatgjata janë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni të nxitur për të ndjekur një rrugë të re profesionale ose për të rishikuar qëllimet tuaja.

♎ Peshorja

Kjo Hënë e Re sjell një dëshirë për të zgjeruar horizontet tuaja përmes udhëtimeve, studimeve ose eksplorimit të ideve të reja. Është një kohë e mirë për të ndjekur pasionet tuaja intelektuale.

♏ Akrepi

Çështjet e intimitetit dhe financave të përbashkëta janë në fokus. Mund të ndiheni të nxitur për të thelluar lidhjet tuaja ose për të rishikuar marrëdhëniet financiare.

♐ Shigjetari

Marrëdhëniet personale dhe bashkëpunimet janë në qendër të vëmendjes. Kjo është një kohë e mirë për të forcuar lidhjet ekzistuese ose për të filluar partneritete të reja.

♑ Bricjapi

Fokusi është në shëndetin dhe rutinën tuaj të përditshme. Mund të ndiheni të nxitur për të përmirësuar zakonet tuaja ose për të filluar një regjim të ri shëndetësor.

♒ Ujori

Kjo Hënë e Re sjell energji kreative dhe romantike. Është një kohë e mirë për të ndjekur pasionet tuaja artistike ose për të thelluar lidhjet romantike.

♓ Peshqit

Çështjet familjare dhe shtëpia janë në fokus. Mund të ndiheni të nxitur për të bërë ndryshime në ambientin tuaj të jetesës ose për të forcuar lidhjet familjare.

🔮 Rekomandime për të përfituar nga kjo Hënë e Re

  • Shkruaj: Shkruani mendimet dhe ndjenjat tuaja për të pastruar mendjen dhe për të vendosur qëllime të qarta.
  • Pastrim fizik dhe mendor: Pastroni hapësirën tuaj dhe largoni mendimet negative që nuk ju shërbejnë më.
  • Meditim dhe reflektim: Kaloni kohë në qetësi për të dëgjuar zërin tuaj të brendshëm dhe për të reflektuar mbi rrugën tuaj.
  • Vendosja e qëllimeve: Përdorni këtë kohë për të vendosur qëllime të reja dhe për të planifikuar hapat për t’i arritur ato.

Kjo Hënë e Re në Binjakë është një mundësi e shkëlqyer për të filluar një kapitull të ri në jetën tuaj. Përdorni energjinë e saj për të pastruar mendjen, për të vendosur qëllime të reja dhe për të ndjekur pasionet tuaja me entuziazëm dhe besim.

The post Hëna e Re në Binjakë: Çfarë sjell për secilën shenjë horoskopi? appeared first on iconstyle.al.

  •  

Meshkujt kanë menopauzën e tyre – ja çfarë nuk ju kanë treguar

Shumë prej nesh e njohin menopauzën si një fazë normale në jetën e një gruaje – një periudhë ndryshimesh të mëdha hormonale dhe emocionale. Por pak flitet për një proces të ngjashëm që ndodh edhe tek meshkujt: andropauza.

Po, burrat gjithashtu kalojnë nëpër një “ndryshim të madh” – vetëm se ndodh më ngadalë, është më i heshtur dhe shpesh shpërfillet.

Andropauza është termi që përshkruan rënien graduale të niveleve të testosteronit tek meshkujt, zakonisht duke nisur nga mosha 40 deri në 55 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët ose më vonë, në varësi të stilit të jetesës, shëndetit dhe faktorëve gjenetikë.

Ndryshe nga menopauza, e cila ndodh në mënyrë të menjëhershme me ndërprerjen e menstruacioneve, andropauza nuk është një ngjarje e papritur. Është një proces që mund të zgjasë për shumë vite dhe ndikon jo vetëm në trupin, por edhe në emocionet dhe jetën e përditshme të një burri.

Shenjat e para? Janë më të zakonshme se sa mendoni, por shpesh ngatërrohen me stresin, lodhjen apo thjesht “plakjen”. Lodhje e vazhdueshme, rënie e dëshirës seksuale, çrregullime të humorit, pagjumësi, shtim në peshë, humbje të masës muskulore dhe përqendrim i vështirë – janë vetëm disa prej simptomave që lidhen me andropauzën. Disa meshkuj përjetojnë edhe depresion të lehtë ose ndjeshmëri më të lartë emocionale, gjë që mund t’u duket e papritur apo “e çuditshme”.

A ka mënyra për ta lehtësuar këtë periudhë? Patjetër që po.

Hapi i parë është ndërgjegjësimi. Të dish çfarë po ndodh në trupin tënd është çelësi për ta menaxhuar më mirë. Aktiviteti fizik i rregullt është ndër “armët” më të fuqishme kundër efekteve të andropauzës – ndihmon në ruajtjen e masës muskulore, përmirëson humorin dhe rrit energjinë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është ushqyerja e shëndetshme. Dieta e pasur me proteina, omega-3, fruta dhe perime ndihmon në stabilizimin e niveleve hormonale. Gjumi cilësor dhe reduktimi i stresit janë gjithashtu thelbësorë. Në disa raste, mjekët mund të rekomandojnë terapi hormonale me testosteron, por kjo duhet bërë vetëm pas analizave të sakta dhe konsultimeve të plota mjekësore.

Andropauza nuk është fundi i energjisë apo virilitetit mashkullor – është thjesht një fazë e re, që kërkon mirëkuptim, kujdes ndaj vetes dhe ndonjëherë një ritëm të ri jete.

Është koha ta normalizojmë këtë diskutim. Ashtu si gratë kanë të drejtë të flasin lirshëm për menopauzën, edhe burrat meritojnë të kuptojnë dhe të flasin për andropauzën. Sepse shëndeti mendor, emocional dhe fizik i meshkujve është po aq i rëndësishëm – dhe nuk duhet të fshihet pas heshtjes.

The post Meshkujt kanë menopauzën e tyre – ja çfarë nuk ju kanë treguar appeared first on iconstyle.al.

  •  

5 vjet nga vdekja e George Floyd/ Çfarë ndryshoi nga lëvizja Black Lives Matter?

Më 25 maj 2020, bota ndaloi frymën. Një video tronditi ndërgjegjen kolektive: George Floyd, një afro-amerikan në Minneapolis, u vra nga një oficer policie që i mbajti gjurin mbi qafë për mbi 9 minuta e 29 sekonda. Fjalët e tij të fundit, “I can’t breathe” – “Nuk mund të marr frymë” – u dëgjuan nga miliona njerëz dhe ndezën një zjarr që u përhap në të gjithë globin.

Black Lives Matter u bë më shumë se një slogan, u kthye në një thirrje botërore për drejtësi, barazi dhe ndërgjegjësim. Protesta masive, murale të fuqishme, mbështetje nga figura publike dhe korporata të mëdha: për pak muaj, dukej se po jetonim një moment historik që do ndryshonte përfundimisht trajtimin e racës në Amerikë. Disa analistë shkuan aq larg sa të thoshin se ndikimi i kësaj lëvizjeje ishte vendimtar për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

Por, pesë vjet më vonë, realiteti është më i ftohtë. Çfarë ndryshoi vërtet?

Sipas statistikave të vitit 2024, pabarazia racore në SHBA mbetet e thellë. Afro-amerikanët përbëjnë rreth 14% të popullsisë, por 32% të të burgosurve. Shkalla e tyre e arrestimeve është pesë herë më e lartë se ajo e të bardhëve. 75% e tyre thonë se janë përballur me diskriminim racor dhe 80% besojnë se sistemi i drejtësisë është ndërtuar për t’i penguar, jo për t’i mbrojtur.

Në arsim, shëndetësi, strehim dhe kredi bankare – hendeku vijon të jetë i dukshëm. Edhe vlera e një shtëpie në një lagje me shumicë afro-amerikane është mesatarisht, 23% më e ulët se një shtëpi në një lagje të bardhë, pavarësisht kushteve të ngjashme.

Ndërkohë, mbështetja publike për BLM ka rënë: nga 67% në vitin 2020, sot ka zbritur në 51%. Disa shtete kanë shkurtuar fondet për programet antiraciste dhe disa politikanë i kanë shpallur “politikisht të padobishme”. Retorika publike ka ndryshuar dhe beteja për barazi është zëvendësuar nga heshtja.

Administrata Trump ka qenë e qartë në qëndrim: ka ndërprerë programe për diversitetin, mentorimin për studentët afro-amerikanë dhe ka mbrojtur policët e akuzuar për dhunë. Megjithatë, një detaj i befasishëm: rreth 30% e meshkujve afro-amerikanë nën moshën 45 vjeç votuan për Trump në zgjedhjet e fundit, dyfishuar nga viti 2020. Kjo tregon një lodhje të thellë ndaj premtimeve boshe dhe një kërkim për alternativa të reja, sado të diskutueshme.

Sot, Black Lives Matter nuk është zhdukur – por është më pak i dukshëm, më pak i dëgjuar. Në një Amerikë gjithnjë e më të polarizuar, rruga drejt një ndryshimi të vërtetë është ende e gjatë, e vështirë dhe për shumë njerëz, e pasigurt.

The post 5 vjet nga vdekja e George Floyd/ Çfarë ndryshoi nga lëvizja Black Lives Matter? appeared first on iconstyle.al.

  •  

Bota po e kërkonte me ngulm! Kirurgu sekret i transformimit të Kris Jenner tashmë ka një emër!

Kur Kris Jenner zbriti në pistën e festës së Lauren Sánchez në Paris me pamjen e saj të rinovuar, menjëherë të gjithë sytë u fokusuan te fytyra e saj e tendosur. Fotot nga nata u përhapën me shpejtësi, duke ndezur mijëra komente. “A është vërtet 69 vjeç?”, “Cili është sekreti pas këtij transformimi?”. E gjithë bota sociale dëshironte të zbulonte se si Jenner arriti të sfidojë kohën me një pamje kaq rinore.

Zbulohet mjeshtri i transformimit

Pas ditësh vëzhgimesh dhe spekulimesh, misteri u zgjidh: Dr. Steven Levine, kirurgu i njohur i Upper East Side në New York, ka qenë arkitekti i këtij rezultati mahnitës. Me diplomë nga NYU Medical School dhe mes të preferuarve të emrave më të mëdhenj të Hollywood-it, Dr. Levine ka ndërtuar një reputacion të pathyeshëm falë qasjes së tij precize, ku “më pak është më shumë”. Ai realizon ndërhyrje estetike që ruajnë natyralitetin, duke forcuar linjat e fytyrës pa humbur ngjyrat e emocioneve që secili prej nesh reflekton.

Rruga drejt rinisë së përjetshme

Në klinikën e tij private, Dr. Levine ofron një gamë të plotë procedurash, nga lifting i fytyrës, mini apo i plotë, e deri te blefaroplastika (e njohur ndryshe si “eyelid lift” në gjuhën popullore), trajtime me fillers, peeling kimik dhe dermabrazioni për zbutje të linjave të imëta. Çdo paketë ndërhyrjesh përpunohet me detaje të hollësishme, duke filluar nga konsultimi fillestar e deri te kujdesi post-operativ, në mënyrë që çdo pacient të përfitojë rezultatet më të mira pa humbur thelbin e pamjes së vet.

Pasion për përkujdesje të vazhdueshme

Kris Jenner e sheh kujdesin estetik si një mënyrë jetese. Botox-i, masazhet e specializuara dhe trajtimet rinovuese kanë hyrë prej kohësh në rutinën e saj ditore. “Më pëlqen të ndihem e kuruar dhe e re çdo ditë”, ka thënë ajo, duke e kthyer kujdesin ndaj vetes në artin e të sfiduarit të kohës. Për Jenner, çdo seancë bukurie është një hap drejt përmirësimit të vazhdueshëm, jo vetëm për pamjen, por edhe për energjinë dhe vetëbesimin që refletohet në çdo kthesë të jetës.

Megjithatë, Dr. Levine dhe Kris Jenner na kanë dhënë provën se ndërhyrjet estetike janë një mjet për të theksuar bukurinë tonë, jo një standard që duhet të normalizojmë. Ato mbeten një zgjedhje personale, një mënyrë për t’u ndjerë më komod në lëkurën tonë. Por ajo çka na mbetet thelbësore, është vetëvlerësimi dhe dashuria për versionin tonë natyral; baza e çdo shndërrimi të vërtetë. Në fund të ditës, e bukura nuk përcaktohet vetëm nga rinia e dukshme, por nga ajo siguri dhe energji që vazhdon të rritet me çdo hap të përkujdesjes ndaj vetes.

/iconstyle.al

The post Bota po e kërkonte me ngulm! Kirurgu sekret i transformimit të Kris Jenner tashmë ka një emër! appeared first on iconstyle.al.

  •  

Cila kafshë të ngjan më shumë, sipas shenjës së horoskopit?

Shenjat e horoskopit na japin disa pista për personalitetin tonë – dhe kur i lidhim me botën shtazore, rezultati është çuditërisht i saktë! Lexo më poshtë për të zbuluar se cila kafshë përfaqëson më mirë karakterin tënd sipas horoskopit.

♈ Dashi – Tigri

I guximshëm, energjik dhe gjithmonë gati për sfida. Tigri përfaqëson shpirtin luftarak të Dashit. Ashtu si kjo kafshë e egër, Dashi është lider natyral dhe nuk heziton të marrë vendime të shpejta – ndonjëherë edhe impulsive.

♉ Demi – Panda 🐼

I qetë, i butë dhe dashamirës i rehatisë. Si panda, Demi adhuron komoditetin, ushqimin e mirë dhe ambientet e ngrohta. Paqësor në natyrë, por kur provokohet, tregon forcën e tij të vërtetë. Stili i jetës? Slow, steady & classy.

♊ Binjakët – Dhelprat

Të zgjuar, të shkathët dhe plot kuriozitet. Binjakët ngjajnë me dhelprat; kafshë që dinë të përshtaten në çdo situatë, të shpejta në mendim dhe gjithmonë me një plan rezervë.

♋ Gaforrja – Breshka

E ndjeshme, e kujdesshme dhe shumë e lidhur me shtëpinë. Breshka, që mbart shtëpinë në kurriz, është kafsha që përfaqëson më mirë shpirtin mbrojtës dhe emocional të Gaforres.

♌ Luani – Luan (sigurisht!)

Krenar, karizmatik dhe lider. Nuk ka asnjë kafshë që përfaqëson më mirë Luanin sesa vetë luani – mbreti i xhunglës. Shkëlqen në qendër të vëmendjes dhe ka një zemër të madhe, por edhe ego të ndjeshme.

♍ Virgjëresha – Qeni

Besnik, i organizuar dhe gjithmonë në shërbim të të tjerëve. Virgjëresha ngjan me qenin, mikun më të mirë të njeriut. Ka një ndjeshmëri të veçantë për pastërtinë dhe ndershmërinë.

♎ Peshorja – Dallëndyshja

E dashur, harmonike dhe me një sens të lindur për estetikën. Peshorja ngjan me dallëndyshen; simbol i bukurisë, balancës dhe bashkëjetesës. U pëlqen gjithmonë të sjellin paqe kudo shkojnë.

♏ Akrepi – Gjarpri

Misterioz, intensiv dhe magnetik. Akrepi është si gjarpri – i heshtur, por i rrezikshëm nëse provokohet. Ka një forcë të fshehtë që mund të transformojë gjithçka rreth vetes.

♐ Shigjetari – Kali

I lirë, aventurier dhe gjithmonë në kërkim të horizonteve të reja. Kali përfaqëson shpirtin eksplorues të Shigjetarit; një kombinim i fuqisë dhe lirisë.

♑ Bricjapi – Dhia e maleve

E qëndrueshme, e disiplinuar dhe e fokusuar në qëllime. Si dhia që ngjitet në majat më të larta, Bricjapi nuk ndalet kurrë derisa të arrijë suksesin, edhe në terren të vështirë.

♒ Ujori – Delfini

Inovativ, altruist dhe shumë social. Delfini është simbol i zgjuarsisë dhe empatisë; si Ujori, ai e sheh botën ndryshe dhe ndihmon të tjerët të shohin përtej sipërfaqes.

♓ Peshqit – Peshku ylber

I ëmbël, ëndërrimtar dhe me një botë të brendshme të pasur. Peshku ylber përfaqëson natyrën poetike të Peshqve; të ndjeshëm dhe shpesh herë të lidhur me universin në mënyrë unike.

The post Cila kafshë të ngjan më shumë, sipas shenjës së horoskopit? appeared first on iconstyle.al.

  •  

Kur lëvdata kthehet në kritikë: Ç’tregon sjellja e Justin Bieber ndaj Hailey-t dhe si ta njohim e shmangim një partner toksik

Në një moment që duhej të ishte triumfal për Hailey Bieber, një prej figurave më në zë të modës dhe bashkëshortja e një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës pop, ajo u gjend në epiqendrën e një debati të nxehtë në rrjet. Shkaku? Një koment i papritur, i çuditshëm dhe emocionalisht i ngarkuar nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber.

Hailey, në mënyrë të merituar, zbukuroi kopertinën e revistës prestigjioze Vogue, një arritje e jashtëzakonshme për çdo modele apo personazh publik. Por përkundër pritshmërive që partneri i saj do të shpërthente në krenari dhe mbështetje publike, Justin zgjodhi të ndante një kujtim të pakëndshëm dhe kritik nga e kaluara e tyre.

Në postimin e parë në Instagram, ai shkroi:

“Yo, kjo më kujton kur Hailey dhe unë patëm një zënkë të madhe. I thashë se nuk do ishte kurrë në kopertinën e Vogue. Yikes, e di, shumë e ulët. Për një arsye u ndjeva i nënvlerësuar dhe doja t’ia ktheja. Më pas kuptova që kur hakmerremi, në të vërtetë vetëm shtyjmë atë që duam më shumë – afërsinë dhe lidhjen.”

Ky reagim, edhe pse më vonë u fshi dhe u zëvendësua me katër emoji pa koment, shkaktoi një furtunë reagimesh në rrjet. Mijëra ndjekës, fansa dhe analistë të showbiz-it vunë re kontrastin e madh me mënyrën si ai e kishte uruar Kendall Jenner-in për të njëjtën arritje disa vite më parë, me fjalë të ngrohta, të drejtpërdrejta dhe mbështetëse:

“Urime Ken, dukesh e mrekullueshme.”

Përse një burrë që deklaron publikisht dashurinë për bashkëshorten e tij, zgjedh të kujtojë një moment ku e ka nënvlerësuar, dhe madje, t’i kujtojë botërisht se kishte dyshuar në aftësitë e saj?

Për të analizuar këtë sjellje, duhet të futemi në mendësinë që ndonjëherë shfaqet në marrëdhënie romantike: ajo e egoizmit të fshehur pas ndjeshmërisë, dhe e manipulimit emocional që maskohet si “sinqeritet”.

Ky është një shembull klasik i një sjelljeje pasive-agresive. Në vend që të shprehë krenari të pastër, Justin e mbështjell komplimentin me kujtime negative dhe vetëjustifikime që e vendosin në qendër të historisë. Ai e përdor momentin e lavdisë së Hailey-t për të reflektuar mbi gabimet e tij, në dukje si mënyrë për të treguar rritje personale, por në thelb duke errësuar arritjen e saj. Kjo është një mënyrë shumë e rafinuar për të rikthyer kontrollin emocional dhe vëmendjen nga partnerja tek vetja.

Nga një këndvështrim psikologjik, kjo sjellje mund të lidhet me pasiguri personale, nevojë për validim, apo edhe një dëshirë të nënvetëdijshme për të mos u lënë në hije nga suksesi i partneres. Njerëz me këto tendenca shpesh e ndiejnë veten të kërcënuar kur partneri shkëlqen në mënyrë të pavarur, dhe kjo i shtyn drejt sjelljeve që në vend të mbështetjes, krijojnë tension emocional.

Si ta njohim këtë lloj sjelljeje në marrëdhënie?

Partneri minimizon arritjet tona ose i vendos në kontekst negativ (“Nuk e besoja se do arrije deri këtu…”)

Në momente kyçe për ne, ai/ajo rikthen kujtime të këqija ose konflikte të kaluara.

Ndjen gjithmonë nevojën të jetë pjesë e historisë suaj personale, edhe kur nuk ka kontribuar drejtpërdrejt.

Komplimentet vijnë me kushte, krahasime, ose me një ton “më vjen keq që gabova”.

Çfarë duhet të bëjmë për t’i shmangur këto dinamika?

Vendosni kufij të shëndetshëm emocionalë

Nuk është detyrë e juaja të mbështesni vazhdimisht një partner që e ndien veten të kërcënuar nga suksesi juaj.

Komunikoni qartë

Nëse vini re që partneri ju ul moralin në momente të rëndësishme, shprehni qartë që kjo ju lëndon dhe nuk është e pranueshme.

Vlerësoni koherencën

Një partner që është krenar për ju, duhet të tregojë të njëjtin entuziazëm para jush dhe para të tjerëve. Nëse lavdërimi është vetëm në privat, mund të ketë një problem më të thellë.

Mos e romantizoni manipulimin emocional

Justifikime si “është i ndjeshëm”, “ka pasur një ditë të keqe”, apo “ai s’është mirë me veten” nuk duhet të jenë arsye për të toleruar sjellje që ju lëndojnë.

Justin mund të ketë dashur të tregojë se ka reflektuar, por mënyra se si e bëri këtë, në një moment që duhej të ishte 100% për Hailey-n, zbulon një aspekt të nënvlerësimit që shumë njerëz, veçanërisht gra, përjetojnë në marrëdhëniet e tyre.

Në fund të ditës, dashuria e vërtetë nuk kërkon të jetë qendra e skenës kur tjetri ndriçon. Ajo feston pa kusht, mbështet pa krahasime dhe lavdëron me gjithë zemër. Dhe ky është standardi që secili prej nesh duhet të kërkojë; në jetë, në punë dhe në dashuri.

/iconstyle.al

The post Kur lëvdata kthehet në kritikë: Ç’tregon sjellja e Justin Bieber ndaj Hailey-t dhe si ta njohim e shmangim një partner toksik appeared first on iconstyle.al.

  •  
❌