Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

The protest is bigger than the resort, but now it needs structure

Albania’s protest began with outrage over a Kushner-linked resort near protected nature.

But it has grown into something much larger: a revolt against public land treated as private property, captured institutions, political monopolies, pressure on public workers, and an electoral system that keeps recycling the same ruling class.

Now the movement faces its next test.

Not numbers. It has numbers.

The test is structure.

A civic protest cannot be led by improvised microphones, unclear marches, self-appointed figures or party machines trying to enter through the back door.

If Albania’s protest remains peaceful, disciplined and politically clear, it can become the most serious democratic movement the country has seen in decades.

The message is still:

Albania is not for sale.

But now it must also be:

The protest is not for capture either.

The post The protest is bigger than the resort, but now it needs structure appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi e tmerrshme në Brazil/ Harrojnë t’i lidhin litarin e sigurisë, 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe bie 40 metra drejt vdekjes

Një ngjarje tronditëse ka shokuar Brazilin dhe rrjetet sociale në mbarë botën. Maria Eduarda Rodrigues de Freitas, vetëm 21 vjeçe, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi organizatorët e një kërcimi ekstrem dyshohet se harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë para se ta hidhnin nga një urë.

Sipas mediave braziliane, e reja po merrte pjesë në një aktivitet të organizuar të kërcimit me litar nga e ashtuquajtura “Ura e Skeletit” në qytetin Limeira. Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Maria shihet duke u përgatitur për kërcimin, pa e ditur se pas saj fshihej një gabim fatal.

Momente më vonë, ajo hidhet nga ura dhe bie rreth 40 metra në humnerë, pasi litari i sigurisë nuk ishte lidhur. Në video, sipas raportimeve, litari mund të shihet i mbetur në tokë, ndërsa 21-vjeçarja bie drejt vdekjes.


Ironikisht, pak para tragjedisë, Maria kishte publikuar foto dhe video nga aktiviteti në rrjetet sociale. Në një prej postimeve të saj, ajo kishte shkruar me humor:

“Kush ishte ai person i çmendur që më la të hidhem nga një urë?”

Një fjali që pas ngjarjes është kthyer në detajin më rrëqethës të gjithë historisë.

Policia ka arrestuar tre persona dhe ka nisur hetime për të zbardhur përgjegjësitë. Sipas autoriteteve, dy personat që po përgatisnin të renë për kërcimin nuk kanë arritur të shpjegojnë se si ndodhi gabimi dhe kush kishte detyrën të kontrollonte lidhjen e litarit të sigurisë.

Autoritetet kanë bërë me dije se nuk ishte kërcimi i parë i ditës. Dhjetëra persona të tjerë kishin kryer të njëjtin aktivitet pa asnjë incident, çka e bën tragjedinë edhe më të rëndë.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë njerëz kërkojnë ndëshkim maksimal për personat përgjegjës për vdekjen e 21-vjeçares.

The post Tragjedi e tmerrshme në Brazil/ Harrojnë t’i lidhin litarin e sigurisë, 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe bie 40 metra drejt vdekjes appeared first on iconstyle.al.

Rama humbi gratë e Shqipërisë, elektoratin që mendoi se do ta kishte përgjithmonë!

Për vite me radhë, Edi Rama i trajtoi gratë si bastionin e sigurt të pushtetit. Me fjalë të bukura, me kuota, me emërime dhe me propagandën e pafund të “grave në vendimmarrje”, ai u përpoq të krijonte idenë se kishte fituar besimin e tyre.

Shumë prej tyre u përdorën si fasadë e një sistemi ku firmat delegoheshin, përgjegjësitë shpërndaheshin dhe propaganda shitej si emancipim.

Por gratë e këtij vendi nuk jetojnë në postera. Jetojnë me faturat, me çmimet, me pagat, me emigrimin e fëmijëve, me pasigurinë dhe me padrejtësitë e përditshme.

Prandaj sot, për herë të parë pas shumë kohësh, janë pikërisht ato që po i kthejnë shpinën.

Mjafton të shohësh protestat e ditëve të fundit. Vajza, studente, nëna, gra profesioniste. Një prani masive e tyre, që rrallë është parë në Shqipëri.

Gratë mund t’i duartrokasësh për vite me radhë. Mund t’u bësh premtime, t’u japësh slogane dhe t’u shesësh iluzione. Por kur ato humbin besimin, nuk ka propagandë që i kthen pas. Dhe kur gratë dalin në shesh kundër teje, dije se fundi ka nisur!

The post Rama humbi gratë e Shqipërisë, elektoratin që mendoi se do ta kishte përgjithmonë! appeared first on iconstyle.al.

Spektakël Madhështor në Tiranë, kurorëzohen Fitueset e Miss Universe Albania 2026

Stadiumi Olimpik në Tiranë u kthye në qendrën e bukurisë, elegancës dhe talentit shqiptar, ku u zhvillua edicioni i shumëpritur i Miss Universe Albania 2026, që u finalizua me kurërizimin e më të bukurës shqiptare Jogersa Beqiri.

Mbrëmja gala mblodhi së bashku personalitete të artit, modës dhe medias, duke sjellë një spektakël të veçantë për publikun.

Eventi u prezantua nga Albert Dumani, Teni Vllacaj, Deta Kokomani dhe Edisa Demollari, të cilët udhëhoqën me profesionalizëm dhe energji të gjithë ceremoninë.

Pas një gare të fortë mes konkurrenteve, juria shpalli fitueset në kategoritë përkatëse:

* Miss Inteligjenca 2026 – Evisa Pacolli
* Miss Social Media 2026 – Jogersa Beqiri
* Miss Fotozhenia 2026 – Aurora Loki
* Miss Eleganca 2026 – Erisa Murati
* Miss Best Model 2026 – Alesia Arapi
* Miss Produksioni 2026 – Flavia Arifi
* Miss World Albania 2026 – Alba Tirtja


* Miss Tourism Kosova 2026 – Blerta Isufi

Kurorat kryesore të mbrëmjes iu besuan:

* Miss Universe Kosova 2026 – Evisa Pacolli


* Miss Universe Montenegro 2026 – Maria Aleksandra Ivezaj

Ndërkohë, në renditjen finale të konkursit për Shqipërinë u shpallën:

* Shoqëruesja e Dytë 2026 – Grejsi Hasi


* Shoqëruesja e Parë 2026 – Erisa Murati

Mbrëmja u karakterizua nga performanca artistike, sfilata elegante dhe emocione të forta, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e këtij eventi në promovimin e bukurisë, kulturës dhe përfaqësimit shqiptar në skenat ndërkombëtare.

Miss Universe Albania 2026 përfundoi me sukses, duke kurorëzuar fitueset që do të përfaqësojnë vendet e tyre në kompeticione prestigjioze ndërkombëtare gjatë vitit në vazhdim.

The post Spektakël Madhështor në Tiranë, kurorëzohen Fitueset e Miss Universe Albania 2026 appeared first on iconstyle.al.

Dea Mishel shpërthen ndaj Zegjine Çaushit: “Nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip”, deputetja i përgjigjet: “Të bësh ironi ti, shëmtirë…”

Një debat që nisi pas deklaratave të Edi Ramës për influencerët që mbështetën protestat për Zvërnecin, është kthyer në një përplasje të fortë mes Dea Mishel dhe deputetes së PS-së, Zegjine Çaushi.

Dea reagoi ashpër ndaj kryeministrit, duke mbrojtur influencerët dhe duke sulmuar deputeten socialiste me akuza të forta për nivelin e saj arsimor dhe publik.

Por përgjigjja nuk vonoi. Sipas postimeve që po qarkullojnë në rrjet, Zegjine Çaushi i ka shkruar në privat ish-banores së Big Brother, duke e ofenduar dhe duke e cilësuar si “shëmtirë” për ironitë e saj.

Përplasja ka ndezur rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe, mes atyre që mbështesin Dean dhe atyre që rreshtohen në krah të deputetes.

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot

The post Dea Mishel shpërthen ndaj Zegjine Çaushit: “Nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip”, deputetja i përgjigjet: “Të bësh ironi ti, shëmtirë…” appeared first on iconstyle.al.

Mos kërkoni protestë perfekte, kërkoni protestë të madhe!

Një protestë e madhe nuk është kurrë e pastër, e rregullt, e filtruar dhe e kuruar sipas shijes së secilit. Aty do ketë njerëz që nuk mendojnë njësoj, që nuk votojnë njësoj, që nuk flasin njësoj, që nuk mbajnë të njëjtat pankarta dhe nuk kanë të njëjtën histori politike.

Do ketë qytetarë pa parti, demokratë, socialistë të zhgënjyer, njerëz të majtë, të djathtë, aktivistë, emigrantë, të rinj, të moshuar, figura publike, ata që këndojnë e hedhin valle, njerëz që kanë qenë aty prej muajsh dhe njerëz që sapo janë zgjuar. Kjo është pikërisht arsyeja pse protesta bëhet e rrezikshme për pushtetin.

Nëse fillojmë të themi “këta jo”, “ata të ikin”, “ky grup nuk na duhet”, “ai fjalim nuk më pëlqeu”, “ajo pankartë më bezdisi”, në fund do mbetemi pak. Dhe pushteti nuk ka frikë nga një protestë perfekte me pak veta. Ka frikë nga një protestë e madhe, e gjerë dhe e pamundur për t’u kontrolluar.

Duhet të ketë vend për të gjithë ata që duan të njëjtën gjë: fundin e një sistemi që ka marrë peng vendin.

Mos e zvogëloni protestën duke kërkuar që të gjithë t’ju ngjajnë. Numrat kanë rëndësi. Bashkimi ka rëndësi. Perfeksioni nuk rrëzon pushtete. Masa po.

The post Mos kërkoni protestë perfekte, kërkoni protestë të madhe! appeared first on iconstyle.al.

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit

Asnjë pushtet nuk mbahet vetëm nga ata që dalin në ekrane, firmosin tendera, japin urdhra apo bëjnë propagandë. Një sistem mbahet në këmbë edhe nga hallkat e vogla që e mbajnë çdo ditë në lëvizje: zyrat, administrata, bashkitë, institucionet, policia, njerëzit që e dinë çfarë ndodh, por janë mësuar të heshtin.

Shumë prej tyre nuk janë pjesë e abuzimit. Janë njerëz që kanë familje, paga, kredi, frikë, presion. Janë njerëz që ndoshta e shohin më qartë se kushdo tjetër se si funksionon ky mekanizëm. E dinë kur një urdhër është politik. E dinë kur një vendim është i padrejtë. E dinë kur institucioni kthehet në vegël partie.

Por një sistem fillon të bjerë jo vetëm kur qytetarët mbushin sheshet. Fillon të bjerë kur ata që janë brenda tij nuk pranojnë më të jenë hallka të bindura. Kur nuk pranojnë më të përdoren kundër qytetarëve. Kur nuk pranojnë më të mbajnë në këmbë një pushtet që i ka kthyer institucionet në pronë private.

Nuk kërkohet heroizëm. Kërkohet ndërgjegje. Kërkohet që secili, aty ku është, të kuptojë se shteti nuk është partia, rroga nuk është zinxhir dhe frika nuk mund të jetë arsye për të mbajtur në këmbë padrejtësinë.

Nëse hallkat nuk këputen nga brenda, sistemi do vazhdojë të shtypë nga jashtë. Dhe sot, më shumë se kurrë, kush punon në shtet ka një zgjedhje përpara: të jetë pjesë e heshtjes që e mban këtë sistem, apo pjesë e guximit që mund ta ndryshojë.

The post Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit appeared first on iconstyle.al.

“U kurova falë rrjeteve sociale, jo falë sistemit”/ Dajana Kalo i përgjigjet Ramës: Po qytetarët e zakonshëm që nuk kanë zë, kush i dëgjon dhe kush i shpëton?

Reagimi i influenceres dhe modeles Dajana Kalo ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për blogerët dhe influencerët ka ndezur debat në rrjetet sociale.

Por ndryshe nga shumë reagime të tjera, fjala e saj vjen nga një histori personale që pak muaj më parë tronditi opinionin publik.

Në janar të këtij viti, Dajana Kalo u përball me një nga betejat më të vështira të jetës së saj, pasi pësoi një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV), një gjendje e rëndë që kërkonte ndërhyrje të specializuar urgjente. Në atë kohë, familjarët e saj denoncuan publikisht vonesat dhe mungesën e shërbimit në QSUT, ndërsa rasti i saj u kthye në simbol të debatit mbi gjendjen e sistemit shëndetësor shqiptar. Sipas denoncimeve të bëra atëherë, 25-vjeçarja qëndroi për javë të tëra në pritje të procedurave të nevojshme, ndërsa familja u detyrua të kërkonte ndihmë publike për trajtimin e saj.  

Historia e saj preku mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Përmes një fushate GoFundMe dhe ndihmës së mbledhur në rrjetet sociale, u siguruan qindra mijëra euro për trajtimin dhe operacionin e saj jashtë vendit. Më vonë, vetë Dajana njoftoi se ndërhyrja kishte rezultuar me sukses dhe se kishte nisur rrugën e rikuperimit.  

Pikërisht për këtë arsye, deklarata e Ramës duket se e ka prekur drejtpërdrejt.

Pas fjalëve të kryeministrit, i cili ironizoi blogerët duke deklaruar se “ata na tregojnë korrupsionin, ndërsa unë e kam treguar trupin para tyre”, Dajana reagoi me një seri postimesh të gjata në Instagram.

“Po, unë u kurova falë rrjeteve sociale, falë shqiptarëve që dhanë nga zemra, falë njerëzve që nuk më njihnin fare. Sepse po të prisja nga sistemi, kush e di si do kisha përfunduar. Dhe ky është turpi më i madh i një shteti: që një i sëmurë të detyrohet të kërkojë ndihmë në Instagram për të shpëtuar jetën.”

Ajo theksoi se problemi më i madh nuk është fakti që një person publik arrin të sensibilizojë opinionin, por fakti që mijëra qytetarë të zakonshëm nuk kanë këtë mundësi.

“Po ai që nuk ka rrjete sociale? Po ai që nuk është influencer, nuk është person publik dhe nuk ka mijëra njerëz që t’i dëgjojnë zërin? Po ai që nuk ka mundësi të shkojë jashtë vendit për t’u kuruar? Si ia bën ai? Kujt i drejtohet? Kush e dëgjon? Kush e shpëton?”

Në reagimin e saj, Kalo solli edhe historinë personale të familjes së saj, duke kujtuar prindërit e ndjerë.

“Prindërit e mi që ndërruan jetë nuk ishin as influencer, as bloger. Ata nuk kishin mijëra ndjekës, nuk kishin mundësinë që historia e tyre të bëhej virale. Shpresa që kishin te mjekësia këtu në Shqipëri u shua bashkë me ta. Ja pra zoti Kryeministër, për këto dalim dhe protestojmë. Për ata që nuk kanë zë. Për ata që nuk kanë mundësi.”

Më tej, ajo doli në mbrojtje të influencerëve, blogerëve dhe krijuesve shqiptarë të përmbajtjes, duke argumentuar se shpeshherë ata kanë qenë ndër të parët që kanë sensibilizuar publikun dhe kanë ndihmuar njerëz në nevojë.

“Dhe po, duhet të jeni falënderues për influencerat, blogerët, modelet dhe krijuesit shqiptarë. Sepse nuk janë vetëm fytyra të bukura në rrjetet sociale. Janë njerëz me zemër të madhe që kanë treguar se kur vjen puna të ndihmojnë, të sensibilizojnë dhe të shpëtojnë jetë, janë të parët që ngrihen.”

Reagimi i Dajanës ka marrë mbështetje të gjerë në rrjetet sociale, jo vetëm si një përgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit, por edhe si rikthim i debatit mbi një pyetje që historia e saj ngriti muaj më parë: çfarë ndodh me qytetarët që nuk kanë famë, nuk kanë ndjekës dhe nuk kanë mundësi të mbledhin para në internet për të shpëtuar jetën?

The post “U kurova falë rrjeteve sociale, jo falë sistemit”/ Dajana Kalo i përgjigjet Ramës: Po qytetarët e zakonshëm që nuk kanë zë, kush i dëgjon dhe kush i shpëton? appeared first on iconstyle.al.

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Një tragjedi ka goditur futbollin. Fatjon Bunjaku, sulmuesi 22-vjeçar i AF Elbasanit, ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur pas mesnatës në aksin Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmi i hidhur ka shkaktuar tronditje të madhe në botën e sportit, ndërsa mesazhet e ngushëllimit kanë vërshuar nga klube, futbollistë, tifozë dhe personalitete të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë.

Klubi AF Elbasani reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit të ri, i cili kishte dhënë kontributin e tij me fanellën verdheblu.

“Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin”, shkruan AF Elbasani.

Fatjon Bunjaku konsiderohej një nga futbollistët e rinj me perspektivë. Përveç aktivizimit me AF Elbasanin, ai kishte luajtur edhe për disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa kishte qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Vdekja e papritur e 22-vjeçarit ka lënë një boshllëk të madh te të afërmit dhe te komuniteti sportiv, duke ndërprerë në mënyrë tragjike karrierën dhe ëndrrat e një lojtari që kishte ende shumë për të dhënë në fushën e blertë.

Në këto momente të vështira, familja, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij po përballen me një humbje të rëndë, ndërsa futbolli shqiptar i jep lamtumirën një talenti të ri që u nda nga jeta shumë herët.

The post E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku appeared first on iconstyle.al.

BOJKOTO OLIGARKËT

Ka vetëm diçka që oligarkët e kuptojnë më mirë se protestat, deklaratat dhe postimet në rrjetet sociale:

Paratë.

Prandaj, nëse beson se po dëmtojnë këtë vend, mos i financo.

Mos ua jep paratë e tua.

Mos mbush karburant te ta. Mos përdor bizneset e tyre. Mos bli produktet e tyre. Mos kliko mediat që u shërbejnë interesave të tyre.

Nuk ka kuptim të ankohesh për oligarkët dhe njëkohësisht t’i bësh më të pasur.

Çdo lek që shpenzon është një zgjedhje.

Çdo klikim është një zgjedhje.

Çdo blerje është një zgjedhje.

Dhe nëse mijëra qytetarë bëjnë të njëjtën zgjedhje, ndikimi është më i madh se çdo protestë disa-ditore.

Në fund të fundit, pushteti mund të presë që zemërimi të kalojë.

Por asnjë biznes nuk mund të injorojë humbjen e klientëve.

Mos i financoni më!

The post BOJKOTO OLIGARKËT appeared first on iconstyle.al.

Jo vetëm Zvërneci: Ka ende 100 arsye të tjera për të vazhduar protestën

Po bëjmë të njëjtin gabim që kemi bërë gjithmonë. Po sillemi sikur problemi është vetëm i Zvërnecit.

Po nuk ishte vetëm problemi i Rrjollit. Nuk ishte vetëm Fushë Kruja dhe Kruja, ku banorët dolën në rrugë për të drejtën e tyre për akses dhe lëvizje. Nuk ishte vetëm Bërxulla dhe Thumanë-Kashari, ku qytetarët u ngritën kundër projekteve që prekën pronat dhe jetën e tyre.

Nuk ishte vetëm Jala, ku njerëzit kërkonin ndihmë mes rrënojave të ndërtimeve të shembura nga shteti. Nuk ishte vetëm Dukati, Kanina, Martaneshi apo Vlora, ku qytetarët protestuan për mungesën e ujit të pijshëm dhe shërbimeve bazë.

Nuk ishte vetëm shembja e Teatrit Kombëtar. Nuk ishte vetëm Butrinti. Nuk ishte vetëm mbyllja e TikTok-ut. Nuk ishte vetëm protesta kundër çmimeve të larta, që prekën çdo familje shqiptare. Jo vetëm protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Nuk ishte vetëm protesta e fermerëve që kërkonin mbështetje për të mbijetuar. Nuk ishte vetëm protesta e pensionistëve që kërkonin dinjitet. Nuk ishte vetëm protesta e pedagogëve, e studentëve të Mjekësisë apo e mësuesve.

Nuk ishte vetëm protesta e banorëve të “5 Majit” për shtëpitë e tyre.

Nuk ishte vetëm protesta pas vrasjes së Klodian Rashës. Nuk ishte vetëm protesta për Jonadën në Himarë. Nuk ishte vetëm protesta për Martin Canin.

Nuk ishte vetëm protesta për Egli Progën. Nuk ishte vetëm revolta për skandalin e Onkologjikut. Nuk ishte vetëm protesta për fëmijët e helmuar në Gramsh. Nuk ishte vetëm protesta kundër dhunës ndaj grave e fëmijëve.

Dhe nuk është vetëm Zvërneci.

Ka edhe arsye të tjera që as nuk kanë arritur të kthehen në protesta të mëdha kombëtare. Mos harroni masakrën e Portit të Durrësit e Vlorës.

Ka pyetje pa përgjigje për mënyrën si po menaxhohen pronat publike, bregdeti, pasuritë natyrore dhe hapësirat që u përkasin të gjithë shqiptarëve.

Problemi është se çdo herë ndodh e njëjta gjë.

Dalim për disa ditë. Zemërohemi për disa ditë. Flasim vetëm për disa ditë.

Ndërsa ata që janë përballë nesh mësojnë të njëjtin mësim: mjafton të presësh pak dhe shqiptarët lodhen vetë.

Prandaj kjo nuk duhet të jetë vetëm protesta e Zvërnecit.

Sepse edhe sikur nesër Zvërneci të mos preket më, Shqipëria mbetet plot me kauza të pambyllura, padrejtësi të pazgjidhura dhe pyetje pa përgjigje.

Nëse protesta ndalet te Zvërneci, do të humbasë si shumë të tjera para saj.

Nëse vazhdon përtej Zvërnecit, atëherë për herë të parë mund të mos harrojmë gjithçka sapo të shuhet zhurma!

The post Jo vetëm Zvërneci: Ka ende 100 arsye të tjera për të vazhduar protestën appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shalqiri, një nga frutat më të preferuara të verës, mund të ofrojë më shumë përfitime shëndetësore sesa mendohej më parë. Studime të fundit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i shalqirit mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës dhe në uljen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas kërkimeve, personat që konsumojnë më shpesh shalqi kanë tendencë të marrin sasi më të larta të lëndëve ushqyese të rëndësishme si fibra, kaliumi, magnezi, vitamina C dhe A, si dhe likopeni, një antioksidant i fuqishëm i lidhur me shëndetin e zemrës. Këto elemente kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së dietës si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët.

Një analizë e publikuar së fundmi ka nxjerrë në pah se shalqiri është i pasur me aminoacidin L-citrulinë, i cili mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ekspertët besojnë se kjo substancë ndikon pozitivisht në funksionimin e enëve të gjakut dhe mund të luajë rol në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Përveç kësaj, shalqiri përmban mbi 90 për qind ujë, duke e bërë një zgjedhje ideale për hidratim gjatë ditëve të nxehta. Konsumimi i tij është lidhur gjithashtu me përmirësimin e tretjes, uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve muskulore.

Specialistët rekomandojnë që shalqiri të përfshihet në një regjim ushqimor të balancuar. Ai mund të konsumohet i freskët, në smoothie, sallata verore apo i kombinuar me kos grek dhe fruta të tjera. Megjithatë, ekspertët theksojnë se asnjë ushqim i vetëm nuk mund të zëvendësojë një dietë të shëndetshme dhe stil jetese aktiv për mbrojtjen e zemrës.

The post Studimi: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës appeared first on iconstyle.al.

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

Jennifer Lopez ka folur hapur për jetën e saj si beqare dhe ka pranuar se do të kishte dashur të pranonte këtë fazë më herët. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare konfirmoi se aktualisht është beqare, duke shtuar me humor dhe sinqeritet: “Duhej ta bëja më herët. Gjithçka e kam bërë gabim… më beso”.

Lopez u pyet gjithashtu nëse do të merrte pjesë në ndonjë program takimesh televizive, si “The Bachelor”, por ajo hodhi poshtë idenë, duke theksuar se nuk do të bënte asgjë që mund t’i prishte gjendjen e mirë që ka tani. “Ndjehem fantastike”, tha ajo. Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi mundësinë e një lidhjeje të re në të ardhmen, duke shtuar se mund të njohë dikë “nëse është mjaftueshëm i mirë”.

Këngëtarja rikujtoi edhe ndarjen nga Ben Affleck, me të cilin kishte nisur një romancë në 2021 dhe u martuan në korrik 2022, por kërkesa për divorc u paraqit në gusht 2024, pak më shumë se dy vjet më pas.

Jennifer Lopez është nënë e binjakëve Max dhe Emme nga martesa e saj me Marc Anthony, ndërsa Ben Affleck ka tre fëmijë nga ish-bashkëshortja Jennifer Garner. Lopez ka treguar më parë se pas divorcit ka bërë një pauzë nga jeta sentimentale për t’u fokusuar tek vetja dhe mirëqenia e saj personale.

The post Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare babai i ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Rexhep Meta. Lajmi i trishtë ka prekur jo vetëm familjen e Metës, por edhe qarqet politike dhe shoqërore që e njohën atë.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka kërkuar leje që klienti i tij të mund të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Ceremonia do të mbahet në fshatin Çepan, në rrethin e Skraparit. Burimet bëjnë me dije se për këtë kërkesë, përveç autoriteteve të burgut, është nevoja që të merret miratimi edhe nga SPAK. Sipas informacionit jozyrtar, kjo leje është miratuar dhe procedurat për lirimin e përkohshëm të Metës janë duke u finalizuar.

Avokati Cakrani ka theksuar se qëllimi i kësaj kërkese është që Ilir Meta të mund të nderojë dhe përcjellë në banesën e fundit babanë e tij, duke respektuar traditën dhe ndjenjat familjare. Burimet nga institucioni penitenciar konfirmojnë se po punohet për të organizuar gjithçka në mënyrë që pjesëmarrja e tij të jetë e sigurt dhe e rregullt ligjërisht.

Ngjarja ka mobilizuar vëmendjen e publikut dhe mediave, duke u bërë një moment reflektimi mbi humbjen dhe respektin për të afërmit, pavarësisht statusit politik apo sfidave ligjore të individit.

The post Ndërron jetë babai i Ilir Metës appeared first on iconstyle.al.

Punonjësit që fshehin emocionet në punë kanë më shumë gjasa të konsumojnë alkool pas orarit të punës

Një studim i publikuar në Journal of Occupational Health Psychology ka ngritur shqetësime mbi ndikimin që mund të ketë fshehja e emocioneve në vendin e punës. Sipas studiuesve, punonjësit që detyrohen të buzëqeshin dhe të shfaqen të lumtur, edhe kur ndihen të stresuar apo të lodhur, kanë më shumë gjasa të konsumojnë alkool në sasi të mëdha pas përfundimit të orarit të punës.

Studimi u zhvillua nga psikologia Alicia Grandey dhe ekipi i saj kërkimor, duke analizuar të dhënat e mbledhura nga 1,592 punonjës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studiuesit u fokusuan te fenomeni i njohur si “surface acting”, që përshkruan përpjekjen e individëve për të fshehur emocionet e vërteta dhe për të shfaqur një sjellje pozitive për shkak të kërkesave të punës.

Rezultatet treguan se kontrolli i vazhdueshëm i emocioneve konsumon energjinë psikologjike dhe vetëkontrollin e individit. Si pasojë, pas punës, disa persona kanë më pak aftësi për të menaxhuar sjellje të tjera, përfshirë konsumimin e alkoolit.

Megjithatë, studiuesit vunë re se ky efekt nuk ishte i njëjtë për të gjithë. Ai rezultoi më i dobët tek punonjësit që kishin më shumë autonomi në punë, më pak prirje impulsive ose që e konsideronin punën e tyre kuptimplotë dhe të vlefshme për shoqërinë.

Gjetjet e studimit kanë nxitur diskutime mbi politikat e kompanive që kërkojnë nga stafi të ruajë vazhdimisht një sjellje të gëzuar dhe pozitive. Ekspertët theksojnë se mirëqenia emocionale e punonjësve duhet të marrë më shumë vëmendje, pasi presioni për të fshehur emocionet reale mund të ketë pasoja të padukshme në jetën e tyre personale dhe shëndetin mendor.

The post Punonjësit që fshehin emocionet në punë kanë më shumë gjasa të konsumojnë alkool pas orarit të punës appeared first on iconstyle.al.

“Backrooms” shpërthen në kinema, debuton me shifra rekord në SHBA

Filmi Backrooms është kthyer në surprizën më të madhe të sezonit kinematografik, duke regjistruar një debutim mbresëlënës në tregun amerikan dhe duke vendosur një rekord të ri për studion A24.

Produksioni i drejtuar nga Kane Parsons, i frymëzuar nga seria virale që e bëri regjisorin të njohur në internet, ka tërhequr një numër të madh shikuesish që në ditën e parë të shfaqjes. Sipas raportimeve nga industria e filmit, “Backrooms” siguroi mbi 30 milionë euro të ardhura vetëm gjatë së premtes, ndërsa parashikimet sugjerojnë se fundjava e parë mund të mbyllet me afro 80 milionë euro në arkëtime.

Filmi ndjek historinë e një pronari dyqani mobiliesh, i cili zbulon rastësisht një hyrje drejt një realiteti të panjohur dhe misterioz, duke u përfshirë në ngjarje që sfidojnë logjikën dhe kufijtë e botës së zakonshme. Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë Chiwetel Ejiofor, Renate Reinsve dhe Mark Duplass.

Ndërkohë, filmat e tjerë të rinj të fundjavës nuk arritën të rivalizojnë suksesin e “Backrooms”. Komedia familjare The Breadwinner dhe drama historike Pressure nisën me rezultate më modeste në arkë.

Në mesin e titujve që vazhdojnë të tërheqin publikun, Michael mbetet një nga sukseset më të mëdha të muajve të fundit, duke vijuar të mbledhë të ardhura të konsiderueshme në kinematë e Amerikës së Veriut. Për momentin, megjithatë, vëmendja e publikut dhe e industrisë është përqendruar te fenomeni i ri i quajtur “Backrooms”.

The post “Backrooms” shpërthen në kinema, debuton me shifra rekord në SHBA appeared first on iconstyle.al.

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

Një moment i papritur gjatë një interviste televizive ka bërë që aktori Michael Fassbender të zbulojë pa dashje një detaj që ai dhe bashkëshortja e tij, Alicia Vikander, e kishin mbajtur larg syrit të publikut për vite me radhë.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin The One Show, ku po promovonte filmin Toy Story 5 së bashku me aktorë të tjerë të njohur, Fassbender foli për sfidat e prindërimit në epokën digjitale. Teksa diskutonte për përdorimin e telefonave inteligjentë nga fëmijët, ai përmendi rastësisht emrin e djalit të tij.

“Ai është pothuajse pesë vjeç dhe tashmë më kërkon telefonin e vet”, tha aktori, duke iu referuar djalit të tij Frey. Komenti tërhoqi menjëherë vëmendjen, pasi çifti nuk kishte folur më parë publikisht për këtë detaj.

Fassbender shtoi se përvoja e të qenit prind e ka bërë më të vetëdijshëm për kohën që kalon para ekranit. Sipas tij, shembulli personal është po aq i rëndësishëm sa rregullat që u vendosen fëmijëve.

Çifti u njoh gjatë xhirimeve të filmit The Light Between Oceans dhe kurorëzoi lidhjen me martesë në vitin 2017. Që prej asaj kohe, ata kanë zgjedhur ta mbajnë jetën familjare larg mediave dhe rrallëherë ndajnë informacione për fëmijët e tyre.

Djali i tyre i parë lindi në vitin 2021, ndërsa familja u zgjerua sërish me ardhjen e fëmijës së dytë, një lajm që gjithashtu u mbajt larg vëmendjes publike për një periudhë të gjatë.

The post Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive appeared first on iconstyle.al.

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

Këngëtari i njohur i muzikës R&B, Peabo Bryson, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të përfaqësuesve të artistit, të cilët konfirmuan se fituesi i dy çmimeve Grammy po merr trajtimin e nevojshëm.

Në deklaratë thuhet se Bryson, i njohur si zëri i këngëve fituese të Oscar-it nga filmat Disney, po përballet me këtë sfidë shëndetësore, ndërsa familja ka kërkuar respektimin e privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Gjithashtu, familjarët falënderuan miqtë dhe fansat për mbështetjen, lutjet dhe mesazhet e tyre.

75-vjeçari është një nga emrat më të njohur të muzikës soul dhe R&B. Ai fitoi famë ndërkombëtare falë dueteve të suksesshme si kënga Beauty and the Beast me Celine Dion dhe A Whole New World me Regina Belle, të cilat u bënë kolona zanore të filmave të famshëm Disney.

Karriera e Bryson nisi në vitet 1970 dhe përfshin një sërë hitesh të njohura si “Feel the Fire”, “Reaching for the Sky”, “If Ever You’re in My Arms Again” dhe “Can You Stop the Rain”. Për dekada me radhë ai ka qenë një nga zërat më të vlerësuar të muzikës romantike amerikane.

Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore. Fansat në mbarë botën po shprehin mbështetjen dhe urimet për shërim të shpejtë të artistit të dashur.

The post Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru appeared first on iconstyle.al.

3 sinjale që tregojnë se rutina juaj e kujdesit për lëkurën ka nevojë për ndryshim

Shumë njerëz krijojnë një rutinë të përditshme për kujdesin ndaj lëkurës dhe i qëndrojnë besnikë për vite me radhë. Megjithatë, ekspertët e dermatologjisë theksojnë se nevojat e lëkurës nuk mbeten të njëjta përgjithmonë dhe, në disa raste, produktet që dikur jepnin rezultate mund të mos jenë më të përshtatshme.

Një nga shenjat më të qarta se rutina juaj ka nevojë për përditësim është mungesa e rezultateve. Nëse papritur vini re puçrra, yndyrë të tepërt, tharje apo humbje të shkëlqimit natyral të lëkurës, kjo mund të tregojë se produktet aktuale nuk po i përgjigjen më nevojave tuaja. Specialistët këshillojnë që në raste të tilla të kërkohet mendimi i një dermatologu.

Një tjetër faktor që ndikon drejtpërdrejt është ndryshimi i stinëve. Temperaturat e larta të verës dhe kushtet e ftohta të dimrit ndikojnë ndryshe në lëkurë. Për këtë arsye, produktet që funksionojnë gjatë muajve të ftohtë mund të mos jenë zgjedhja ideale gjatë verës. Ekspertët rekomandojnë përshtatjen e hidratimit dhe përdorimin e vazhdueshëm të kremit mbrojtës ndaj diellit gjatë gjithë vitit.

Gjithashtu, me kalimin e viteve, vetë lloji i lëkurës mund të ndryshojë. Lëkura mund të bëhet më e ndjeshme, më e thatë ose më e prirur ndaj irritimeve. Në këto raste, mund të jetë e nevojshme të zgjidhen produkte me formulime të reja dhe përbërës më të përshtatshëm.

Ekspertët sugjerojnë gjithashtu të kontrollohen datat e skadencës së produkteve, pasi efektiviteti i tyre mund të ulet me kalimin e kohës. Kujdesi i duhur nis duke dëgjuar sinjalet që jep vetë lëkura.

The post 3 sinjale që tregojnë se rutina juaj e kujdesit për lëkurën ka nevojë për ndryshim appeared first on iconstyle.al.

Pas shtatë vitesh, “Euphoria” mbyllet me një kthesë tragjike

Pas vitesh suksesi dhe diskutimesh të shumta, seriali “Euphoria” ka ulur siparin me një finale që ka shkaktuar reagime të forta mes fansave në mbarë botën.

Episodi përmbyllës i sezonit të tretë solli tension, dramë dhe zhvillime të papritura, duke e çuar historinë drejt një fundi që pak shikues e kishin parashikuar. Qendra e ngjarjeve mbeti Rue Bennett, personazhi i interpretuar nga Zendaya, e cila gjatë gjithë serialit është përballur me varësinë, problemet emocionale dhe sfidat e jetës personale.

Në episodin final, ngjarjet marrin një ritëm të vrullshëm, teksa personazhet përballen me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Atmosfera e errët dhe dramatike e serialit arrin kulmin në momentet e fundit, duke sjellë një mbyllje tronditëse për historinë e Rue.

Përtej zhvillimeve në ekran, sezoni i fundit i “Euphoria” ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për temat e forta që trajton, skenat kontroverse dhe debatet e vazhdueshme në rrjetet sociale. Seriali ka vazhduar të eksplorojë çështje si varësia, shëndeti mendor, marrëdhëniet komplekse dhe presioni i brezit të ri, elementë që e kanë bërë një nga produksionet më të diskutuara të dekadës.

Ndërkohë, reagimet pas finales kanë qenë të ndara. Disa e kanë vlerësuar për guximin artistik dhe realizmin emocional, ndërsa të tjerë kanë kritikuar tonin tepër të errët të mbylljes.

Pavarësisht debateve, “Euphoria” largohet nga ekrani si një nga serialet që ka lënë gjurmë në kulturën pop dhe ka ndikuar në mënyrën se si televizioni trajton historitë e brezit të ri.

The post Pas shtatë vitesh, “Euphoria” mbyllet me një kthesë tragjike appeared first on iconstyle.al.

❌