❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i Cermës. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të një mjeti bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet bujqësor.

Dyshohet se furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor, duke shkaktuar dëmtime të rënda për drejtuesin e tij.

I plagosuri është identifikuar si Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Cermë.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

The post Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real

✇Albeu
By: V K

Bizneseve nuk do t’u mjaftojĂ« mĂ« tĂ« regjistrojnĂ« vetĂ«m emrin e personit qĂ« paraqitet si pronar pĂ«rfitues.

Projektligji i ri “PĂ«r regjistrin e pronarĂ«ve pĂ«rfitues”, tashmĂ« nĂ« konsultim, kĂ«rkon qĂ« subjektet tĂ« dokumentojnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si kanĂ« identifikuar pronarin real, hallkat e strukturĂ«s sĂ« pronĂ«sisĂ« dhe mekanizmin pĂ«rmes tĂ« cilit ushtrohet kontrolli pĂ«rfundimtar.

Sipas draftit, subjektet raportuese duhet “tĂ« mbajnĂ« tĂ« dhĂ«na dhe dokumente shoqĂ«ruese tĂ« duhura, tĂ« sakta e tĂ« pĂ«rditĂ«suara”, mbi bazĂ«n e tĂ« cilave pĂ«rcaktohen pronarĂ«t pĂ«rfitues dhe lloji i kontrollit tĂ« ushtruar prej tyre.

Detyrimi nuk kufizohet te dokumentet qĂ« provojnĂ« zotĂ«rimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« aksioneve. Projektligji e pĂ«rkufizon pronarin pĂ«rfitues si individin qĂ« ka nĂ« pronĂ«si ose “kontrollon i fundit” njĂ« person juridik, pĂ«rmes aksioneve, kuotave, tĂ« drejtave tĂ« votĂ«s, pjesĂ«marrjes nĂ« kapital apo “kontrollit nĂ«pĂ«rmjet mjeteve tĂ« tjera”.

Për strukturat me disa kompani ndërmjetëse, drafti parashikon ndjekjen e pronësisë indirekte në të gjitha nivelet. Pjesëmarrjet në secilën hallkë të zinxhirit duhet të shumëzohen, ndërsa rezultatet e zinxhirëve të ndryshëm të mblidhen.

Teksti kĂ«rkon qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vlerĂ«sim tĂ« merren parasysh “tĂ« gjitha kuotat/aksionet nĂ« çdo nivel pronĂ«sie”. Kur aksionari i njĂ« kompanie shqiptare Ă«shtĂ« njĂ« person juridik tjetĂ«r, subjekti duhet ta ndjekĂ« strukturĂ«n deri te individi nĂ« fund tĂ« zinxhirit dhe tĂ« ruajĂ« dokumentet mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur llogaritja.

Projektligji trajton edhe rastet kur kontrolli nuk buron vetĂ«m nga pĂ«rqindja e kapitalit. NĂ« pĂ«rkufizimet e reja pĂ«rfshihen funksionet drejtuese e mbikĂ«qyrĂ«se dhe marrĂ«veshjet qĂ« mund t’i japin njĂ« personi ndikim mbi vendimmarrjen.

Drafti pĂ«rkufizon “marrĂ«veshjen formale tĂ« emĂ«rimit” si kontratĂ«n ku njĂ« person udhĂ«zon njĂ« tjetĂ«r tĂ« veprojĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« tij, pĂ«r shembull si drejtor, aksionar ose themelues. PĂ«r identifikimin e kontrollit real mund tĂ« marrin rĂ«ndĂ«si marrĂ«veshjet ndĂ«rmjet ortakĂ«ve, prokurat, kontratat e administrimit dhe aktet qĂ« tregojnĂ« se kush emĂ«ron ose udhĂ«zon drejtuesit. PĂ«r organizatat jofitimprurĂ«se, kontrolli i fundit efektiv lidhet me personin qĂ« pĂ«rcakton vendimet ose kontrollon zgjedhjen, emĂ«rimin dhe largimin e shumicĂ«s sĂ« organeve vendimmarrĂ«se apo ekzekutive.

Rregulla më të hollësishme vendosen edhe për trustet dhe organizimet ligjore të ngjashme. Për këto struktura duhet të identifikohen krijuesi, kujdestari ose i mirëbesuari, mbrojtësi, përfituesit dhe çdo individ tjetër që ushtron kontrollin përfundimtar.

Regjistri duhet të përmbajë gjithashtu të dhëna mbi aktin e themelimit, qëllimin, pasuritë e administruara dhe vendin nga ku drejtohet organizimi. Informacioni i deklaruar nuk do të qëndrojë i izoluar në regjistër. Sipas projektligjit, Regjistri i Pronarëve Përfitues duhet të mbledhë në kohë reale të dhëna nga regjistra të tjerë shtetërorë, ndërsa Qendra Kombëtare e Biznesit do të përgjigjet për administrimin, përpunimin dhe ruajtjen e tyre.

Kontrolli dokumentar merr peshë kur bankat, institucionet financiare ose subjektet e tjera të detyruara konstatojnë se informacioni në regjistër nuk përputhet me të dhënat e mbledhura gjatë verifikimit të klientit. Në këto raste, kompania duhet ta përditësojë informacionin, nëse mospërputhja është e saktë, ose të konfirmojë të dhënat ekzistuese.

Regjistri u krijua pas kërkesave ndërkombëtare për më shumë transparencë

Ligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues u miratua në kuadër të forcimit të transparencës së pronësisë dhe zbatimit të rekomandimeve ndërkombëtare kundër pastrimit të parave.

Në dhjetor 2018, MONEYVAL, organi i Këshillit të Europës që vlerëson sistemet kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i kërkoi Shqipërisë të përmirësonte efektivitetin e sistemit. Në qershor 2019, Kuvendi miratoi pesë ligje me synimin për të adresuar rekomandimet e këtij institucioni dhe për të forcuar kuadrin parandalues.

FATF, organizmi ndĂ«rqeveritar qĂ« vendos standardet globale kundĂ«r pastrimit tĂ« parave dhe financimit tĂ« terrorizmit, e pĂ«rfshiu ShqipĂ«rinĂ« nĂ« shkurt 2020 nĂ« listĂ«n e juridiksioneve nĂ«n monitorim tĂ« shtuar, e njohur si “lista gri”. ShqipĂ«ria doli nga ky monitorim mĂ« 27 tetor 2023, pasi FATF vlerĂ«soi se vendi kishte pĂ«rfunduar planin e veprimit.

Në të njëjtën periudhë u ngrit edhe kuadri ligjor për pronësinë përfituese. Komisioni Europian raportoi se ligji për krijimin e regjistrit u miratua në korrik 2020, ndërsa regjistri u bë funksional në fund të qershorit 2021, me të dhëna nga bizneset dhe organizatat jofitimprurëse.

Në qershor 2023, MONEYVAL vlerësoi se Shqipëria kishte përmirësuar përputhshmërinë teknike me Rekomandimin 25 të FATF-së, që lidhet me transparencën dhe pronësinë përfituese të trusteve dhe organizimeve të tjera ligjore.

Edhe raporti i Komisionit Europian pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2025 nĂ«nvizonte se “Regjistri i PronarĂ«ve PĂ«rfitues Ă«shtĂ« funksional” por njĂ« tjetĂ«r dokument tjetĂ«r zyrtar i Komisionit, i lidhur me programimin e financimit pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, evidentonte se pavarĂ«sisht kĂ«saj vijojnĂ« sfidat nĂ« zbatimin e ligjeve kundĂ«r pastrimit tĂ« parave dhe nĂ« zbatimin e plotĂ« tĂ« regjistrit./MONITOR

The post Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real appeared first on Albeu.com.

ShqipĂ«ria “jeton pĂ«r t’u ushqyer”, shpenzimet pĂ«r ushqime sa 20.4% e ekonomisĂ«, rekord nĂ« EuropĂ«

✇Albeu
By: V K

Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madhe e burimeve financiare përdoret ende për sigurimin e ushqimit.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit.

Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë.
Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e gjithë prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare, përdoret për blerjen e ushqimeve.

Pesha e lartë e ushqimeve tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të madhe të të ardhurave për nevojat bazë.

Në ekonomitë me të ardhura më të larta, ushqimet zënë një pjesë shumë më të vogël të shpenzimeve, pasi familjeve u mbeten më shumë para për strehim, transport, arsim, shëndetësi, kulturë dhe argëtim.

ÇfarĂ« mat treguesi

Të dhënat janë pjesë e bazës së Eurostat për barazinë e fuqisë blerëse, nivelet e çmimeve dhe shpenzimet sipas kategorive të konsumit.

Treguesi i pĂ«rdorur nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« “shpenzimi nominal si pĂ«rqindje e PBB-sĂ«â€ dhe mat vlerĂ«n totale tĂ« shpenzimeve pĂ«r ushqime nĂ« njĂ« vend, nĂ« raport me madhĂ«sinĂ« e ekonomisĂ« sĂ« tij.

Shqipëria mbi të gjithë rajonin

Shqipëria renditej e para në rajon në vitin 2025, me shpenzimet për ushqime sa 20.4% e PBB-së.

Shumë pranë saj ishte Mali i Zi, ku ushqimet përfaqësonin 19.9% të PBB-së, nga 19.3% në vitin 2024. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, pesha u rrit lehtë nga 19% në 19.1%.

Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet për ushqime zinin 17.9% të PBB-së në vitin 2025, me rënie nga 18.2% një vit më parë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, pa përfshirë Turqinë dhe Kosovën, ishte 15.9% e PBB-së, rreth 4.5 pikë përqindjeje më e ulët se në Shqipëri.

Serbia kishte një nivel dukshëm më të ulët se pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Shpenzimet për ushqime përbënin 12.8% të PBB-së në vitin 2025, nga 12.7% në vitin 2024.

Për Kosovën, tabela e publikuar nuk përmban të dhëna të veçuara.

Europa shpenzon shumë më pak për ushqime

Diferenca me Bashkimin Europian është edhe më e madhe. Në 27 vendet e BE-së, shpenzimet për ushqime përfaqësonin mesatarisht 6.2% të PBB-së në vitin 2025.

Në Shqipëri, pesha prej 20.4% ishte mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane. Diferenca arrinte në 14.2 pikë përqindjeje.

Edhe krahasuar me vendet më të varfra të BE-së, Shqipëria kishte një peshë shumë më të lartë. Në Rumani, ushqimet zinin 12.9% të PBB-së, në Bullgari 11%, ndërsa në Greqi 11.2%.

Në Kroaci, pesha ishte 10.2%, në Portugali 11.4%, ndërsa në Poloni 9%.

Në Itali, shpenzimet për ushqime përfaqësonin 7.9% të PBB-së, ndërsa në Spanjë 6.6%.

Në vendet me të ardhura më të larta, pesha e ushqimeve në ekonomi ishte shumë më e ulët.

Në Gjermani, shpenzimet për ushqime përbënin 5% të PBB-së, në Francë 5.8%, në Austri 4.6% dhe në Zvicër 4%. Në Danimarkë dhe Holandë, raporti ishte vetëm 4.4%, ndërsa në Norvegji 3.3%.

Nivelet më të ulëta u regjistruan në Luksemburg, me 2.8% të PBB-së, dhe në Irlandë, me vetëm 2.1%.

Çmimet e ushqimeve janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se mesatarja e BE-sĂ«, sipas fuqisĂ« blerĂ«se

Një nga faktorët që rrit buxhetin e familjeve për ushqime janë çmimet e shtrenjta të tyre, në raport me të ardhurat. Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se në 2025-n, çmimet e ushqimeve për herë të parë u bënë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Çmimet janĂ« rritur me shpejtĂ«si, nga 85% e mesatares sĂ« BE-sĂ« qĂ« ishin nĂ« 2022-n, nĂ« 99.6% nĂ« 2024-n, pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« 102.9% nĂ« 2025-n.

E thënë më thjesht, një shportë ushqimesh që mesatarisht kushton 100 euro në Bashkimin Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse, ndërkohë që të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më pak se gjysma e mesatares europiane (48%, sipas konsumit individual për frymë).

Shqipëria është dhe më e shtrenjta në rajon. Serbia renditet e dyta me një indeks prej 96.6, megjithëse edhe atje çmimet janë rritur gradualisht nga 91.5 në vitin 2022.

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nivel pothuajse të njëjtë çmimesh, përkatësisht 84.6, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet vendi më i lirë në rajon me 74.3% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

5 miliardë euro, një e pesta e ekonomisë, për tu ushqyer

Në terma nominalë, shpenzimet për ushqime në Shqipëri arrijnë në rreth 5 miliardë euro në vit. Për banor, çdo shqiptar, sipas Eurostat, shpenzoi 2349 euro në 2025-n, një shifër që është e krahasueshme me mesataren e Bashkimit Europian, prej 2576 euro.

Shqipërisë në rajon ia kalon vetëm Mali i Zi (2613 euro), por që ka paga gati 40% më të arta se në Shqipëri. Më pak në vlerë për tu ushqyer shpenzojnë maqedonasit (1666), Bosnjë Hercegovina (1620), Serbia (1735)./Monitor

 

The post ShqipĂ«ria “jeton pĂ«r t’u ushqyer”, shpenzimet pĂ«r ushqime sa 20.4% e ekonomisĂ«, rekord nĂ« EuropĂ« appeared first on Albeu.com.

Emër i madh i arbitrimit anglez, Taylor e mbyll me gjykimin

✇Albeu
By: V K

Arbitri i njohur i Premier League, Anthony Taylor, largohet nga detyra pas 16 vitesh në elitën e futbollit anglez. 47-vjeçari tërhiqet nga referimi pas 831 ndeshjesh të drejtuara në futbollin anglez, evropian dhe ndërkombëtar.

Ndeshja e tij e fundit që ka gjykuar ishte sfida e fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Spanjës.

NĂ« nivel kombĂ«tar, Taylor ka vendosur “drejtĂ«si” nĂ« tĂ« gjitha finalet kryesore tĂ« kupave angleze, si finalet e FA Cup nĂ« vitet 2017 dhe 2020, si dhe finalen e League Cup nĂ« vitin 2015. Gjithashtu, ai ka drejtuar 432 ndeshje nĂ« Premier League.

Taylor lĂ« arbitrimin pĂ«r shkak tĂ« rritĂ«s sĂ« presionit. “Presioni Ă«shtĂ« i madh dhe pĂ«rgjegjĂ«sia po ashtu e madhe. Ka ardhur koha tĂ« largohem”, tha Taylor.

The post Emër i madh i arbitrimit anglez, Taylor e mbyll me gjykimin appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me temperatura mbi normalen/ Qershori ndër më të nxehtët në Europë, rreziqet

✇Albeu
By: V K

Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura dukshëm më të larta se mesatarja klimatike, në një muaj që solli rekorde të reja të të nxehtit në Europë dhe në nivel global.

Harta e publikuar nga ShĂ«rbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus dhe e hedhur nĂ« faqen e Komisionit Europian tregon se, gjatĂ« periudhĂ«s 18–30 qershor 2026, temperaturat mesatare tĂ« ajrit nĂ« sipĂ«rfaqe nĂ« ShqipĂ«ri ishin pĂ«rgjithĂ«sisht rreth 2 deri nĂ« 4°C mbi mesataren e periudhĂ«s 1991–2020.

Anomalia ishte më e theksuar në pjesën veriore dhe qendrore të rajonit të Ballkanit, ndërsa Greqia dhe zonat më jugore shfaqën devijime më të kufizuara.

Edhe pse Shqipëria nuk ishte ndër zonat më ekstreme të kontinentit, harta tregon se vendi ishte pjesë e një brezi të gjerë të nxehti që shtrihej nga Gadishulli Iberik dhe Franca, përmes Europës Qendrore, deri në Europën Lindore.

Sipas Copernicus, qershori 2026 ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Europën Perëndimore dhe i dyti më i nxehtë në nivel global.

Temperatura mesatare globale arriti nĂ« 16.54°C, ose 0.56°C mbi mesataren e viteve 1991–2020 dhe 1.39°C mbi nivelin e vlerĂ«suar tĂ« periudhĂ«s paraindustriale 1850–1900.

Europa Perëndimore, deri në 9°C mbi normalen

Situata më e rëndë u regjistrua në Europën Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të qershorit, pjesë të Francës dhe Gjermanisë përjetuan temperatura mesatare deri në 9°C mbi normalen klimatike.

Harta e Copernicus e paraqet FrancĂ«n, Beneluksin, GjermaninĂ«, ZvicrĂ«n dhe pjesĂ« tĂ« EuropĂ«s Qendrore me ngjyrat mĂ« tĂ« errĂ«ta, qĂ« sinjalizojnĂ« devijime prej 7–9°C mbi mesataren e periudhĂ«s 1991–2020.

Temperatura mesatare në Europën Perëndimore arriti në 20.74°C gjatë qershorit, 3.05°C mbi normalen mujore, duke tejkaluar edhe rekordin e vendosur vetëm një vit më parë, në qershor 2025.

Vetëm Qiproja dhe Malta regjistruan temperatura afër niveleve normale, sipas Komisionit Europian.
NĂ« SpanjĂ« dhe Portugali, temperaturat ishin kryesisht 3–6°C mbi mesataren, ndĂ«rsa nĂ« BritaninĂ« e Madhe devijimi arriti nĂ« disa zona 5–7°C.

Italia, vendet e Adriatikut dhe pjesa më e madhe e Ballkanit u përfshinë gjithashtu nga temperatura mbi normalen, por me intensitet më të ulët se Europa Perëndimore. Në pjesën më të madhe të Italisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, harta tregon devijime përgjithësisht nga 2°C në 4°C.

NĂ« EuropĂ«n Qendrore dhe Lindore, brezi i temperaturave tĂ« larta u shtri nĂ« Poloni, vendet baltike, UkrainĂ« dhe nĂ« pjesĂ«n perĂ«ndimore tĂ« RusisĂ«, ku nĂ« disa zona anomalitĂ« arritĂ«n 5–7°C.

Copernicus raportoi se temperatura mesatare mbi tokën europiane gjatë qershorit ishte e dyta më e lartë e regjistruar për këtë muaj. Nxehtësia u shoqërua edhe me temperaturat më të larta të sipërfaqes së detit të regjistruara ndonjëherë globalisht për një muaj qershor.

Thatësira dhe rreziku nga zjarret

Temperaturat e larta u shoqëruan me kushte më të thata në pjesë të Europës, duke shtuar rrezikun e zjarreve në pyje dhe kullota. Copernicus vlerëson se thatësira kontribuoi në përhapjen e zjarreve në Europë, Amerikën e Veriut dhe Rusi gjatë muajit.

Për Shqipërinë, temperaturat mbi normalen në fund të qershorit përkojnë me fillimin e sezonit të zjarreve, kur mungesa e reshjeve, bimësia e tharë dhe erërat mund ta përshpejtojnë përhapjen e flakëve.

Të dhënat e reja konfirmojnë se valët e të nxehtit po shfaqen më herët, po zgjasin më shumë dhe po përfshijnë zona gjithnjë e më të gjera të kontinentit. Copernicus paralajmëron se akumulimi i vazhdueshëm i nxehtësisë në sistemin klimatik po rrit intensitetin e valëve të të nxehtit dhe rreziqet për shëndetin, ekosistemet dhe infrastrukturën. /Monitor

 

The post Shqipëria, me temperatura mbi normalen/ Qershori ndër më të nxehtët në Europë, rreziqet appeared first on Albeu.com.

Vetëflijimi i 66-vjeçarit në Korçë, flet familjari: Shqetësimi i vetëm ishte legalizimi i banesës

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, pasi dyshohet se i ka vënë flakën vetes mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës.

Një familjar i viktimës, jashtë kamerave, ka treguar se shqetësimi kryesor që ai kishte pasur lidhej me problemet për legalizimin e banesës.

Sipas tij, 66-vjeçari i kishte dokumentet për shtëpinë, por për një dritare nuk po arrinte të merrte legalizimin, çka e kishte shqetësuar prej kohësh.

“Problemi i vetĂ«m qĂ« ka pasur ka qenĂ« fakti qĂ« nuk po i legalizohej banesa. I kishte tĂ« gjitha dokumentet, por pĂ«r njĂ« dritare nuk ia legalizonin. MĂ« herĂ«t ka qenĂ« emigrant nĂ« Greqi. Ka qenĂ« njeri i rregullt dhe i qetĂ«, aspak agresiv”, shprehet familjari i viktimĂ«s jashtĂ« kamerave.

The post Vetëflijimi i 66-vjeçarit në Korçë, flet familjari: Shqetësimi i vetëm ishte legalizimi i banesës appeared first on Albeu.com.

Tenderat 30 milionë euro, Erion Isai dhe 14 zyrtarët përballen me seancën paraprake në GJKKO

✇Albeu
By: V K

Nis në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehur të tjerë nga Bashkia Kolonjë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Çështja lidhet me njĂ« hetim tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme pĂ«r tre procedura prokurimi tĂ« zhvilluara gjatĂ« vitit 2020, me njĂ« vlerĂ« totale qĂ« kalon 30 milionĂ« euro.

GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes në gjykim. Gjykata mund të vendosë pranimin e kërkesës dhe nisjen e procesit gjyqësor, kthimin e çështjes për plotësim hetimesh ose pushimin e saj.

Në listën e të pandehurve janë:

Erion Isai – Kryetar i BashkisĂ« KolonjĂ«

Eljona Mydini – Ish-zĂ«vendĂ«skryetare e BashkisĂ« KolonjĂ«

Erjon Cenko – PunonjĂ«s i BashkisĂ« KolonjĂ«

EngjĂ«ll Dine – PunonjĂ«s i BashkisĂ« KolonjĂ«

Ermal Zylfo – PunonjĂ«s i BashkisĂ« KolonjĂ«

Armand Tafil – PunonjĂ«s i BashkisĂ« KolonjĂ«

Muharrem Tartari – PunonjĂ«s i BashkisĂ« KolonjĂ«

ShpĂ«tim Liço – PunonjĂ«s i BashkisĂ« KolonjĂ«

Ergys Verdho – Ish-kreu i ARRSH-sĂ«

Erald Elezi – Ish-drejtor nĂ« ARRSH

Genti Raça – PĂ«rgjegjĂ«s preventivi nĂ« ARRSH

DonikĂ« Shehu – Ish-specialiste nĂ« ARRSH

Klarita Konomi – Ish-specialiste nĂ« ARRSH

Nikollaq Mihali – Specialist nĂ« ARRSH

Erdit Salillari – PĂ«rgjegjĂ«s sektori nĂ« ARRSH

Sipas hetimit të SPAK, procedurat e prokurimit të vitit 2020 janë objekt i dyshimeve për shkelje të rregullave të tenderimit dhe favorizim të mundshëm gjatë zhvillimit të tyre.

Seanca paraprake do të përcaktojë nëse dosja do të kalojë për gjykim në themel, nëse do të kërkohen veprime të tjera hetimore apo nëse çështja do të mbyllet në këtë fazë.

The post Tenderat 30 milionë euro, Erion Isai dhe 14 zyrtarët përballen me seancën paraprake në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj, priti pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« KĂ«shillave NdĂ«rfetarĂ« tĂ« EvropĂ«s, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« TiranĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Kreu i shtetit, gjatë takimit, vlerësoi rëndësinë e forumit për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Evropë.

Begaj deklaroi se Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare dhe mikpritjes, duke i cilësuar këto si pjesë të identitetit kombëtar.

“ShqipĂ«ria pĂ«rbĂ«n njĂ« model tĂ« harmonisĂ«, bashkĂ«jetesĂ«s ndĂ«rfetare si dhe mikpritjes. KĂ«to vlera janĂ« pjesĂ« e identitetit tonĂ« dhe uroj qĂ«, gjatĂ« qĂ«ndrimit tuaj, t’i prekni nga afĂ«r”, u shpreh Presidenti gjatĂ« bashkĂ«bisedimit me pĂ«rfaqĂ«suesit e KĂ«shillave NdĂ«rfetarĂ«.

Gjithashtu, Begaj u ndal edhe te periudha e diktaturës komuniste, gjatë së cilës Shqipëria u shpall vend ateist dhe objektet e kultit u shembën ose iu ndryshua funksioni.

“MegjithĂ«se regjimi diktatorial e shpalli ShqipĂ«rinĂ« vendin e parĂ« ateist nĂ« botĂ«, shembi objektet e kultit apo ndryshoi destinacionin e tyre, ai nuk arriti dot tĂ« zhbĂ«nte besimin e shqiptarĂ«ve nĂ« Zot”, deklaroi Begaj.

Presidenti vlerësoi rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare.

Sipas tij, në një kohë kur bota përballet me polarizim, konflikte dhe sfida të shumta, dialogu ndërfetar mbetet një mjet i rëndësishëm për ndërtimin e besimit, solidaritetit dhe paqes.

Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj, duke promovuar modelin e harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore.

The post Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me kamionin, raportohet për katër të plagosur

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, një tjetër aksident është regjistruar në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

The post Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Automjeti përplaset me kamionin, raportohet për katër të plagosur appeared first on Albeu.com.

Protestuesit “armatosen” me vezĂ«, shkruajnĂ« nĂ« to emrin e kryeministrit Rama dhe tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ« (FOTOT)

✇Albeu
By: V K

QytetarĂ«t janĂ« mbledhur pĂ«rpara Kuvendit, ndĂ«rsa pritet qĂ« tĂ« nisĂ« seanca plenare e parashikuar nĂ« orĂ«n 12:00. Ata janĂ« “armatosur” me vezĂ« pĂ«r tĂ« shĂ«njestruar deputetĂ«t qĂ« do tĂ« hyjnĂ« brenda institucionit.

Në to kanë shënuar edhe emrat e tyre.

Në disa foto, shihet se është shkruar emri i kryeministrit Edi Rama, i Anila Denajt dhe zyrtarëve të tjerë.

 

The post Protestuesit “armatosen” me vezĂ«, shkruajnĂ« nĂ« to emrin e kryeministrit Rama dhe tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ« (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

“Do tĂ« spastroja etnikisht KosovĂ«n”/ Opozita propozon dĂ«nimin e thirrjeve tĂ« ministres serbe, socialistĂ«t nĂ« Komisionin e JashtĂ«m votojnĂ« kundĂ«r

✇Albeu
By: V K

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave të ministres serbe, e cila deklaroi se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht.

Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhorancën për mungesën e një qëndrimi të qartë kundër këtyre deklaratave, e ftoi atë të rishikojë qëndrimin dhe të miratojë rezolutën që e mban pezull prej disa vitesh, ku dënohen krimet serbe.

“Patriotizmi nuk Ă«shtĂ« retorikĂ« politike, por qĂ«ndrime dhe akte dinjitoze nĂ« mbrojtje tĂ« qytetarĂ«ve”, tha Vokshi.

Në këtë frymë opozita i propozoi Komisionit edhe daljen me një deklaratë kundër ministres serbe dhe nisjen e procedurave për dënimin ndërkombëtar të saj për shkak të evokimit të gjenocidit të Millosheviçit, propozim ky që u rrezua nga ana e mazhorances.

Deklarata e propozuar:

Komisioni pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, shqyrtoi me shqetĂ«sim dhe revoltĂ« tĂ« thellĂ« deklaratat e bĂ«ra publikisht nga ministrja e QeverisĂ« sĂ« SerbisĂ«, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, “po tĂ« ishte nĂ« vendin e Sllobodan Millosheviçit nĂ« vitin 1998, do tĂ« kishte kryer spastrim etnik nĂ« KosovĂ«â€.

Si Komisioni përgjegjës për politikën e jashtme në Kuvend, shpreh qëndrimin e mëposhtëm dhe deklaron qëllimin e tij për të ndjekur këto drejtime veprimi:

1. Komisioni dënon në mënyrë të prerë dhe ashpërsisht këto deklarata, të cilat përbëjnë lavdërim të hapur të një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, spastrimit etnik në Kosovë, dhe shpërfaqin nostalgji të neveritshme për politikat e regjimit të Millosheviçit, të dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

2. Komisioni rikujton dhe dĂ«non vendosmĂ«risht krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat paramilitare serbe kundĂ«r popullsisĂ« civile shqiptare tĂ« KosovĂ«s gjatĂ« viteve 1998–1999, masakrat, dĂ«bimet masive tĂ« mbi 800 mijĂ« shqiptarĂ«ve, dhunimet sistematike, djegien e fshatrave, krime tĂ« dokumentuara nga Tribunali i HagĂ«s dhe tĂ« regjistruara pĂ«rgjithmonĂ« nga historia dhe drejtĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare si pjesĂ« e njĂ« fushate kriminale spastrimi etnik ndaj popullit shqiptar.

3. Komisioni përkulet me nderimin më të thellë përpara kujtimit të martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës, civilë, gra, fëmijë e pleq, si dhe luftëtarë të rënë në mbrojtje të lirisë e mbijetesës së kombit, dhe shpreh mirënjohje ndaj heronjve të gjallë, ish-luftëtarëve, të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, që me sakrificën e tyre kanë ruajtur të vërtetën historike dhe kanë kontribuar pakthyeshmërisht në ndërtimin e Republikës së Kosovës si shtet i lirë e sovran.

4. Komisioni vlerëson se çdo deklaratë që lavdëron, minimizon apo relativizon këto krime përbën fyerje të rëndë ndaj kujtimit të viktimave dhe nxitje të rrezikshme ringjallëse të ideologjive gjenocidale në rajon, dhe shpreh solidaritet të plotë me Republikën e Kosovës, duke përshëndetur vendimin e autoriteteve kosovare për të shpallur ministren Paunoviç persona non grata, si dhe qëndrimet e ShBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian ndaj deklaratës së saj.

4/1 Komisioni vlerëson se deklarata e ministres Paunoviç minojnë frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet popujve të rajonit, duke rihapur plagë historike dhe duke dëmtuar besimin e ndërtuar përmes proceseve të dialogut rajonal.

4/2 Gjithashtu kjo retorike minon rrugën e integrimit evropian të Serbisë, pasi bie ndesh me vlerat themelore mbi të cilat ngrihet Bashkimi Evropian dhe me kriteret politike të kërkuara për vendet kandidate, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të kaluarës historike

4/3 Komisioni i kërkon Kuvendit miratimin e projektrezolutës së propozuar nga Partia Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, si shprehje e unitetit përtej ndarjeve politike në mbrojtje të kujtesës kombëtare.

5. Komisioni i kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të shpallë ministren Snezhana Paunoviç persona non grata, duke i ndaluar hyrjen dhe tranzitimin në territorin shqiptar.

6. Komisioni nxit qeverinë shqiptare për të eksploruar rrugët ligjore ndaj Ministres Paunoviç, dhe referimin e saj për nxitje publike të spastrimit etnik/gjenocidit, parashikuar në nenin III, pika c, të Konventës së OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (1948).

7. Komisioni i bën thirrje Qeverisë së Serbisë të distancohet publikisht dhe pa mëdyshje nga këto deklarata, të marrë masa të menjëhershme institucionale ndaj çdo zyrtari që promovon ideologji të tilla, dhe të përballet sinqerisht me të kaluarën, si kusht themelor për besueshmërinë e proceseve të normalizimit rajonal dhe integrimit evropian.

8.Komisioni për Punët e Jashtme rithekson se e vërteta historike dhe kujtesa e viktimave janë të panegociueshme, se nderimi ndaj martirëve e heronjve të Kosovës mbetet detyrim moral e kombëtar i përhershëm për gjithë shqiptarët, dhe se paqja rajonale mund të ndërtohet vetëm mbi ndarjen e vërtetë e të pakthyeshme nga politikat konfliktuale e gjenocidale të së kaluarës.

9. Komisioni deklaron gatishmërinë e tij në mbrojtje të parimeve të fqinjësisë së mirë, dialogut konstruktiv dhe reciprocitetit mbi të cilat bazohet paqja, stabiliteti dhe bashkëjetesa në Ballkanin Perëndimor.

The post “Do tĂ« spastroja etnikisht KosovĂ«n”/ Opozita propozon dĂ«nimin e thirrjeve tĂ« ministres serbe, socialistĂ«t nĂ« Komisionin e JashtĂ«m votojnĂ« kundĂ«r appeared first on Albeu.com.

Spanja shpĂ«rblehet pas triumfit nĂ« BotĂ«ror/ Çdo lojtar pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« kĂ«tĂ« bonus marramendĂ«s

✇Albeu
By: V K

Triumfi i Spanjës në Botëror nuk sjell vetëm trofeun e dytë në histori për kombëtaren, por edhe një shpërblim të konsiderueshëm financiar për lojtarët.

Pas fitores ndaj Argjentinës në finale, futbollistët e La Roja pritet të përfitojnë një bonus rekord nga suksesi në turne.

FIFA do t’i akordojĂ« FederatĂ«s MbretĂ«rore Spanjolle tĂ« Futbollit (RFEF) 50 milionĂ« dollarĂ«, shumĂ« e lidhur me pjesĂ«marrjen dhe fitimin e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s.

Sipas marrëveshjes mes kapitenëve të ekipit dhe Federatës, 45% e kësaj shume do të shkojë për bonuset e lojtarëve. Kjo përqindje përllogaritet në rreth 19.67 milionë euro.

Shuma do të ndahet mes 26 futbollistëve të grumbulluar në kombëtare, duke sjellë një përfitim prej afërsisht 756 mijë euro bruto për secilin lojtar.

Ky sukses pĂ«rfaqĂ«son njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r SpanjĂ«n, e cila fitoi titullin e dytĂ« botĂ«ror pas atij tĂ« vitit 2010. PĂ«rveç arritjes sportive, triumfi sjell edhe tĂ« ardhura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r FederatĂ«n, e cila do t’i pĂ«rdorĂ« fondet edhe pĂ«r mbulimin e shpenzimeve tĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« turne.

The post Spanja shpĂ«rblehet pas triumfit nĂ« BotĂ«ror/ Çdo lojtar pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« kĂ«tĂ« bonus marramendĂ«s appeared first on Albeu.com.

Kontroll, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein

✇Albeu
By: V K

Një grua që pretendon se ka punuar si asistente e financierit amerikan Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje nga vitet që, sipas saj, ka kaluar nën ndikimin e tij, duke e përshkruar marrëdhënien me të si një sistem të ndërtuar mbi kontrollin psikologjik, emocional dhe financiar.

Gruaja, e identifikuar me pseudonimin Anya për të ruajtur identitetin e saj, thotë se jetoi për disa vite në një nga apartamentet e Epstein në Manhattan, ku qëndronin edhe gra të tjera që punonin pranë tij.

Sipas dëshmisë së saj, pak ditë pas vdekjes së Epstein në vitin 2019, vëllai i tij Mark Epstein i kërkoi të largohej nga apartamenti. Mark Epstein ka mohuar më herët se kishte pasur dijeni për aktivitetet kriminale të të vëllait.

Anya thotë se ende po përpiqet të kuptojë atë që ka përjetuar gjatë viteve nën ndikimin e financierit. Ajo e përshkruan kontrollin e tij si një formë abuzimi që nuk ishte gjithmonë e dukshme.

“Ende po pĂ«rpiqem tĂ« pajtohem me faktin se jam abuzuar pĂ«r vite me radhĂ«. ZinxhirĂ«t nuk ishin tĂ« dukshĂ«m, por ishin aty”, ka rrĂ«fyer ajo.

Sipas saj, Epstein kishte krijuar një rreth të ngushtë grash që vareshin prej tij në shumë aspekte të jetës dhe vendimet e tyre kontrolloheshin prej tij.

“Ai ishte si udhĂ«heqĂ«si i njĂ« sekti. Gjithçka sillej rreth tij”, Ă«shtĂ« shprehur Anya.

Ajo tregon se gjithçka nisi kur ishte modele në Evropë. E lindur në Rusi dhe e rritur në një familje që i jepte rëndësi arsimit, ajo kishte ndërtuar një karrierë në industrinë e modës dhe kishte punuar për marka të njohura si Fendi dhe Chanel.

Sipas saj, njohja me Epstein erdhi përmes skautit të modeleve Daniel Siad, i cili i kishte premtuar mundësi të reja në botën e modës. Në atë kohë, Anya mendonte se po përballej me një mundësi të rëndësishme profesionale.

“MĂ« parĂ« pyesja veten çfarĂ« do tĂ« kishte ndodhur nĂ«se nuk do tĂ« kisha hyrĂ« atĂ« ditĂ« nĂ« agjenci. Sot besoj se ishte njĂ« kurth i planifikuar”, ka deklaruar ajo.

Avokati i Daniel Siad ka mohuar më herët se klienti i tij kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein.

Takimi i parë mes tyre u zhvillua në apartamentin e Epstein në Paris. Anya thotë se nuk u ndje e kërcënuar, pasi aty ndodheshin edhe gra të tjera. Sipas saj, Epstein u interesua për jetën personale, familjen dhe ambiciet e saj, duke krijuar përshtypjen se e kuptonte dhe e mbështeste.

Ajo rrëfen se për muaj me radhë ai e mbajti të lidhur përmes premtimeve për mundësi në industrinë e modës, ndërsa njëkohësisht kontrollonte mënyrën e paraqitjes së saj dhe i bënte komente për pamjen fizike.

Sipas dëshmisë së saj, për afro një vit ajo u përpoq të arrinte standardet që Epstein kërkonte për trupin e saj, duke besuar se kjo do ta ndihmonte në karrierë.

Më vonë, ajo zbuloi se disa prej premtimeve për kontrata modelingu nuk kishin qenë reale dhe se ishte mbajtur me shpresa të rreme.

“E kuptova se gjithçka kishte qenĂ« njĂ« manipulim shumĂ« i sofistikuar”, Ă«shtĂ« shprehur ajo.

Anya rrëfen gjithashtu se pas një takimi me Epstein në Palm Beach, ku ai po vuante një dënim të mëparshëm, ajo përjetoi një situatë që e përshkruan si abuzim seksual. Sipas saj, reagimet e njerëzve përreth e bënë të dyshonte edhe te përjetimi i saj.

Ajo thotë se pikërisht kjo pasiguri dhe manipulimi emocional ishin ndër faktorët që e mbajtën të lidhur me Epstein për një kohë të gjatë.

The post Kontroll, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj/ Policia jep detaje: 7 persona të plagosur, mes tyre dy të mitur

✇Albeu
By: V K

Policia ka dhĂ«nĂ« informacion zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar paraditen e kĂ«saj tĂ« diele nĂ« aksin RrĂ«shen–Skuraj, nĂ« vendin e quajtur Fang, ku dy automjete u pĂ«rplasĂ«n me njĂ«ri-tjetrin.

Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe pesë pasagjerë, mes tyre edhe dy të mitur të moshave 12 dhe 9 vjeç.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Milot/Informacion paraprak

MĂ« datĂ« 19.07.2026, rreth orĂ«s 11:00, nĂ« aksit rrugor RrĂ«shen–Skuraj, nĂ« vendin e quajtur Fang, automjeti me drejtues shtetasin D. L. Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin tjetĂ«r me drejtues shtetasin A. L.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12-vjeç dhe 9-vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj/ Policia jep detaje: 7 persona të plagosur, mes tyre dy të mitur appeared first on Albeu.com.

I nxehti ekstrem, temperaturat deri në 43°C! Ja kur merr fund vala përvëluese

✇Albeu
By: V K

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor do të vijojë edhe në ditët e para të javës, duke sjellë temperatura ekstremisht të larta që në disa zona pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, e hëna do të shënojë temperatura maksimale prej 40-41°C, ndërsa të martën termometri mund të ngjitet në 41-42°C, me vlera lokale që mund të prekin edhe 43°C. Edhe e mërkura do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit intensiv.

Megjithatë, nga e enjtja, më 23 korrik, sinoptikanët parashikojnë një ndryshim të situatës atmosferike. Depërtimi i masave më të freskëta të ajrit pritet të sjellë ulje të temperaturave, ndërsa në disa zona të Ballkanit jugperëndimor mund të ketë reshje shiu dhe stuhi të izoluara.

Evropa po përjeton një nga verat më të nxehta të viteve të fundit. Temperaturat rekord kanë goditur veçanërisht vendet e rajonit, ndërsa që nga muaji qershor raportohet se mbi 12 mijë persona kanë humbur jetën në kontinent si pasojë e valëve ekstreme të të nxehtit.

The post I nxehti ekstrem, temperaturat deri në 43°C! Ja kur merr fund vala përvëluese appeared first on Albeu.com.

U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet mes lotëve për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

✇Albeu
By: V K

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta ditën e djeshme, pas një aksidenti tragjik rrugor në Vlorë.

Pas homazheve nĂ« teatrin “Petro Marko” tĂ« qytetit, ku nuk munguan mijĂ«ra qytetarĂ«, miq, kolegĂ«, tĂ« afĂ«rm dhe deri kryeministri Edi Rama, rreth oprĂ«s 14:00, gazetarit kurajoz tĂ« News24 iu dha lamtumira e fundit, duke e pĂ«rcjellĂ« pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit.

Gazetari Enrik Mehmeti, humbi jetën pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksideti me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec.

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike.

Ai njihej për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacionin e verifikuar, edhe në situata të vështira.

Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj.,

Më herët edhe kreu i PD, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Blushi dhanë mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale.

 

The post U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet mes lotëve për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti appeared first on Albeu.com.

I quajti “qenie tĂ« pĂ«shtira”, Lutfi Dervishi: Patronazhisti fut hundĂ«t nĂ« jetĂ«n private tĂ« shqiptarĂ«ve, ua studion hallet dhe frikĂ«rat dhe i shndĂ«rron nĂ« monedhĂ« shkĂ«mbimi pĂ«r njĂ« votĂ«!

✇Albeu
By: V K

Me anĂ« tĂ« njĂ« shkrimi tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka reaguar pas debatit tĂ« krijuar nga deklarata e tij pĂ«r patronazhistĂ«t, tĂ« cilĂ«t i cilĂ«soi si “qenie tĂ« pĂ«shtira”, duke sqaruar arsyet e kĂ«tij qĂ«ndrimi.

Dervishi bëri një krahasim mes personit që hap varre dhe patronazhistit, duke argumentuar se ndërsa i pari kryen një punë të vështirë dhe të dhimbshme, i dyti, sipas tij, ndërhyn në jetën private të qytetarëve dhe i përdor nevojat e tyre për interesa politike.

“Patronazhisti fut hundĂ«t nĂ« jetĂ«n private tĂ« njerĂ«zve, mbledh tĂ« dhĂ«nat e tyre personale, ua studion hallet, frikĂ«rat dhe varĂ«sitĂ«, pastaj i shndĂ«rron tĂ« gjitha nĂ« monedhĂ« shkĂ«mbimi pĂ«r njĂ« votĂ«. U kĂ«rkon punonjĂ«sve tĂ« administratĂ«s lista me familjarĂ« e tĂ« afĂ«rm, duke ua matur besnikĂ«rinĂ« politike me numra dhe jo me dinjitet”, shkroi Dervishi.

POSTIMI I PLOTË:

Sqarim pĂ«r “qenien e pĂ«shtirĂ«â€

Kanuni i LekĂ« Dukagjinit thotĂ« se ka punĂ« pĂ«r tĂ« cilat nuk thuhet kurrĂ« “puna e mbarĂ«â€. NjĂ«ra prej tyre, e njohur prej shekujsh, Ă«shtĂ« hapja e varreve.

PikĂ«risht kjo traditĂ« mĂ« erdhi nĂ« mendje kur dikush mĂ« pyeti sot pse i kam quajtur patronazhistĂ«t “qenie tĂ« pĂ«shtira”. PĂ«r mua, nĂ« fakt, ekzistojnĂ« vetĂ«m dy kategori njerĂ«zish qĂ« nuk e meritojnĂ« kĂ«tĂ« urim: ai qĂ« hap varre dhe patronazhisti.

Dikush mund tĂ« thotĂ« se krahasimi Ă«shtĂ« i padrejtĂ«. VarrmihĂ«si kryen njĂ« punĂ« tĂ« nevojshme, ndĂ«rsa patronazhisti thjesht bĂ«n fushatĂ«, si gjithkush tjetĂ«r nĂ« politikĂ«. Por dallimi Ă«shtĂ« i madh: varri hapet pĂ«r atĂ« qĂ« s’mund ta shmangĂ«sh, vdekjen; patronazhisti tĂ« hap derĂ«n e poshtĂ«rimit. I pari kryen njĂ« rit tĂ« dhimbshĂ«m mbi tĂ« vdekurit. I dyti kryen njĂ« proces degradues mbi tĂ« gjallĂ«t, duke i trajtuar sikur tĂ« ishin numra, jo njerĂ«z.

Patronazhisti fut hundët në jetën private të njerëzve, mbledh të dhënat e tyre personale, ua studion hallet, frikërat dhe varësitë, pastaj i shndërron të gjitha në monedhë shkëmbimi për një votë. U kërkon punonjësve të administratës lista me familjarë e të afërm, duke ua matur besnikërinë politike me numra e jo me dinjitet.

Dhe nuk e bën këtë për bindje ideologjike apo për të përhapur një filozofi politike. Nuk e bën nga idealizmi, por nga interesi i ngushtë person. E bën për të siguruar një vend pune në shtet, një ngritje në karrierë, një tender, një emërim, një favor për veten ose për të afërmit. Pikërisht ky është degradimi më i madh: kur dinjiteti i tjetrit shitet për përfitimin tënd.

Ka profesione të rënda e të rëndomta që i shërbejnë shoqërisë dhe meritojnë respekt maksimal. Varrmihësi e ka fituar këtë respekt. Varrmihësi është njeri. Patronazhisti është qenie e pështirë.

The post I quajti “qenie tĂ« pĂ«shtira”, Lutfi Dervishi: Patronazhisti fut hundĂ«t nĂ« jetĂ«n private tĂ« shqiptarĂ«ve, ua studion hallet dhe frikĂ«rat dhe i shndĂ«rron nĂ« monedhĂ« shkĂ«mbimi pĂ«r njĂ« votĂ«! appeared first on Albeu.com.

Plazhet pa vrojtues/ Pushuesit të shqetësuar në Durrës, apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm

✇Albeu
By: V K

Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më shqetësuese në vijën bregdetare të Vlorës mbetet mungesa e vrojtuesve të plazhit.

Si nĂ« plazhet publike ashtu edhe nĂ« ato private, kullat e vrojtimit janĂ« bosh. NĂ« shumĂ« raste, ato pĂ«rdoren nga pushuesit thjesht si vende pĂ«r t’u ulur ose pĂ«r tĂ« gjetur pak hije, ndĂ«rsa personeli qĂ« duhet tĂ« garantojĂ« sigurinĂ« nĂ« det mungon.

Të moshuarit, të cilët frekuentojnë çdo ditë këtë plazh publik, kërkojnë që siguria të mos mbetet vetëm në tabela paralajmëruese, por të garantohet me praninë e vrojtuesve të trajnuar.

Kjo situatë përsëritet prej vitesh në vijën bregdetare të Vlorës, ndonëse legjislacioni parashikon që stacionet e plazhit të jenë të pajisura me vrojtues të certifikuar.

The post Plazhet pa vrojtues/ Pushuesit të shqetësuar në Durrës, apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm appeared first on Albeu.com.

U nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare/ Nisin homazhet nĂ« teatrin “Petro Marko” nĂ« VlorĂ«, nĂ« nder tĂ« gazetarit Enrik Mehmeti

✇Albeu
By: V K

Homazhet pĂ«r gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetĂ«n tragjikisht mbrĂ«mjen e djeshme si pasojĂ« e njĂ« aksidenti rrugor, po zhvillohen nĂ« teatrin “Petro Marko”, nĂ« VlorĂ«. Mehmeti u shuan nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare, ndĂ«rsa la pas njĂ« karrierĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« media dhe televizion. Homazhet nĂ« nderim tĂ« gazetarit do tĂ« mbahen nga ora 12:00-14:00, ndĂ«rsa pĂ«rcjellja pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit do tĂ« bĂ«het nĂ« orĂ«n 14:00.

Në homazhe kanë marrë pjesë miq, të afërm, kolegë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Dajlanit, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore.

Dyshohet se gazetari ka humbur kontrollin e një motomjeti me katër rrota, i cili më pas është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Në motomjet ndodhej si pasagjer edhe një 18-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post U nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare/ Nisin homazhet nĂ« teatrin “Petro Marko” nĂ« VlorĂ«, nĂ« nder tĂ« gazetarit Enrik Mehmeti appeared first on Albeu.com.

FIFA jep dritën jeshile për Argjentinën? Ndizet finalja me propozimin e fundit që thyen rregullat

✇Albeu
By: V K

Lojtarët e Argjentinës, mund të hapin mesazhe ku pretendojnë se Ishujt Falkland i përkasin atyre, nëse fitojnë Botërorin.

Ky raportim vjen nga “Sky Sport”.

Grupi i posaçëm i punës për FIFA-n në Shtëpinë e Bardhë e dha dritën jeshile. Drejtuesit i grupit, Andrju Xhuliani, beson se lojtarët argjentinas gëzojnë të drejtën të shprehin mendimin e tyre.

“Malvinas janĂ« argjentinase”, ishte mesazhi i hapur pas eliminimit tĂ« AnglisĂ«. Ky veprim u pa si politik dhe madje kishte mendime se FIFA do tĂ« marrĂ« masa.

FIFA ndërkohë ka vendosur që ta gjykojë si episod pas këtij Botërori. Më parë ndërkohë janë parë edhe pezullime me raste të ngjashme.

The post FIFA jep dritën jeshile për Argjentinën? Ndizet finalja me propozimin e fundit që thyen rregullat appeared first on Albeu.com.

❌