Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 7 Qershor 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite shume e trazuar dhe e mbushur me debate te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume persona do ndërhyjnë ne jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën. Beqaret nuk do jene te qarte për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do i pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do arrini t’i zgjidhni shpejt problemet.

Demi

Sot do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift dhe do bëni gjithçka qe atmosfera te mbetet e ngrohte ne çdo moment. Beqaret do jene te paparashikueshëm. E sigurte është qe asgjë nuk do jete ashtu si me pare dhe do përjetoni kënaqësi te mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para qe keni. Matuni disa here para se te veproni.

Binjaket

Te dashuruarit do merren vesh mire me njeri-tjetrin dhe atmosfera do ngrohet me shume se kurrë me pare. Ne orët e mesditës mund te ndodhin edhe emocione me te mëdha. Beqaret do joshin çdo person qe do ju vije rreth e rrotull dhe do e ndryshojnë statusin me shpejt nga sa kishin menduar. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Beni kujdes!

Gaforrja

Priten shume përmirësime sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do jete gati te beje edhe sakrifica vetëm për t’iu lumturuar sa me shume. Beqaret do ja kalojnë mire me miqtë e tyre te ngushte dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën për te ndryshuar statusin. Gjendja e financave do jete e mire dhe aspak problematike. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

Luani

Çiftet do bëjnë mire te mos rrezikojnë shume gjate kësaj dite sepse mund te gabojnë rende. Merrini gjerat shtruar dhe për çdo gjë bëni parashikime. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do jete paksa zhgënjyes. Gjendja financiare do jete e paparashikuar dhe do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni. Nëse kryeni shpenzime te konsiderueshme do keni edhe tronditje.

Virgjeresha

Nëse jeni ne një lidhje, sot duhet te përgatiteni për emocione te njëpasnjëshme. Partneri do ju surprizoje ne momentet qe me pak e prisni dhe do ndiheni me te dashuruar se kurrë. Beqaret do kenë një dite delikate dhe pa ndonjë mundësi reale për takime. Kujdes! Financat do jene goxha me te mira. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investimet e dëshiruara.

Peshorja

Do ndani çdo mendim dhe ide me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite prandaj dhe marrëdhënia mes jush do jete me fantastike. Beqaret do jene pasionante dhe gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për ta bere për vete atë qe pëlqejnë. Me financat duhet te tregoheni shume here me te kujdesshëm. Gabimi me i vogël do ju kushtoje shume me shtrenjte nga sa e keni menduar.

Akrepi

Dite shume e zakonshme dhe pa te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do Benit mire t’i merrnit gjera si t’iu vinin dhe te mos nguteshit për asgjë. Beqaret do fillojnë një marrëdhënie te ngrohte me një person qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar do përballeni me goxha probleme delikate.

Shigjetari

Do keni konflikte te njëpasnjëshme sot ju qe jeni ne një lidhje dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe as qe do e kenë mendjen për te filluar një lidhje. Do ju bien me shkelm mundësive qe do iu jepen. Gjendja e financave do jete e mire dhe aspak problematike. Kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Bricjapi

Do e konsolidoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Gjerat do ju ecin ashtu si i kishit ëndërruar. Beqaret do jene te përqendruar tek një çështje qe ka lidhje me punën dhe nuk do dëshirojnë te dalin neper takime. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni për gjerat me te nevojshme.

Ujori

Do jeni shume te përqendruar sot ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni çdo gjë qe marrëdhënia juaj te jete e ngrohte. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim dhe do e gjejnë shume shpejt princin tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht ne jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohe. Mundohuni te shpenzoni me kursim.

Peshqit

Do jeni shume te përkushtuar ndaj partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë te ndihet me se miri. edhe ai nga ana e tij do ju dashuroje pa fund dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do ndihen aq mire me miqtë e tyre saqë nuk do e ndiejnë mungesën e dikujt ne krah. Çështjet e financave do jene te mira sepse do dini si te kujdeseni sa me shume.

The post Horoskopi 7 Qershor 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

E quajti Mozën shkije, Arbër Sulstarova: Iliri nuk e kishte në konotacion negativ, nga kaosi del paqja

✇Albeu
By: M C

Një debat i ashpër mes konkurrentëve Moza dhe Iliri ka tërhequr vëmendjen e publikut në Ferma VIP, ku diskutimi mbi nacionalitetin dhe identitetin degradoi në akuza dhe ofendime personale.

Gjatë debatit, Iliri e cilësoi Mozën si “antishqiptare” dhe përdori termin “shkije”, ndërsa në spektaklin e mbrëmjes së djeshme ai u shpreh se ishte ndier i ofenduar nga komentet e saj ndaj Italisë. Sipas tij, situata u përkeqësua në momentin kur Moza përmendi vajzën e tij, e cila nuk flet gjuhën shqipe.

Për këtë përplasje ka reaguar në “Ferma Club” edhe miku i Ilirit, Arbër Sulstarova, i cili e minimizoi konfliktin, duke e cilësuar atë si një debat mes miqsh.

“Edhe në një tavolinë me miq e kalojmë limitin kur kemi kontradikta. Nga kaosi del paqja. Po ta shohësh historinë, ka kaos e më pas paqe. Jam shumë i sigurt që jashtë Iliri dhe Moza do jenë shokë shumë të mirë. Iliri e ka thënë në konotacion jo negativ”, u shpreh Sulstarova.

Duke komentuar garën, ai dha edhe parashikimin e tij për finalen e spektaklit, duke deklaruar se dy finalistët që do të përballen kokë më kokë për çmimin e madh do të jenë pikërisht Moza dhe Iliri. “Ilir në finale patjetër, me këmbët e veta dhe trurin e vet. Iliri, Moza, janë dy finalistët e fundit. ”, tha ai.

The post E quajti Mozën shkije, Arbër Sulstarova: Iliri nuk e kishte në konotacion negativ, nga kaosi del paqja appeared first on Albeu.com.

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban brenda 48 orësh

✇Albeu
By: M C

Ushtria izraelite njoftoi sonte se kishte goditur “rreth 150” pozicione të Hezbollahut në 48 orë në Libanin jugor.

Presidenti Joseph Aoun denoncoi “sulmet e pandërprera izraelite, të cilat mbeten të pandëshkuara” pavarësisht një armëpushimi që supozohet se është në fuqi.

Synimet përfshinin kryesisht “depo armësh, seli dhe lançues” raketash, thuhet në një deklaratë ushtarake izraelite.

The post Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban brenda 48 orësh appeared first on Albeu.com.

Disfata me Luksemburgun, Hysaj reagon pas ndeshjes së tij të 100-të: Jam i lumtur dhe i zhgënjyer, duhej të fitonim

✇Albeu
By: M C

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk arriti ta shijonte siç dëshironte paraqitjen e tij të 100-të me fanellën kuqezi, pasi Shqipëria nuk shkoi më shumë se një rezultat zhgënjyes ndaj Luksemburgut në miqësoren e zhvilluar këtë mbrëmje.

Mbrojtësi shqiptar u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, duke theksuar se ekipi duhej të kishte marrë fitoren në një ndeshje të tillë.

“Sigurisht që do të doja ta festoja ndryshe këtë moment të veçantë. Jam mes gëzimit për 100 ndeshjet me Kombëtaren dhe zhgënjimit për rezultatin. Duhej të fitonim dhe më vjen keq që nuk ia dolëm”, deklaroi Hysaj për “SuperSport”.

Ai komentoi edhe atmosferën në stadium, duke pranuar se mungesa e tifozëve u ndje, por shtoi se skuadra duhet të fokusohet te e ardhmja dhe të korrigjojë gabimet e bëra.

Sipas Hysajt, fundi i sezonit ka ndikuar te forma e disa futbollistëve, duke qenë se shumë prej tyre vijnë pas një kalendari të ngarkuar, ndërsa të tjerë e kanë mendjen te pushimet verore. Megjithatë, ai theksoi se profesionalizmi duhet të mbetet prioritet kur bëhet fjalë për Kombëtaren.

Mbrojtësi kuqezi foli edhe për periudhën e tranzicionit pas ndryshimit në pankinë, duke e cilësuar si një moment delikat për grupin. Ai zbuloi se ka biseduar me lojtarët për të ruajtur fokusin dhe për të mos lejuar që skuadra të humbasë drejtimin në këtë fazë.

Duke analizuar ndeshjen, Hysaj pranoi se kundërshtari kishte studiuar mirë pikat e dobëta të Shqipërisë dhe se gabimet në organizimin e presingut u shfrytëzuan nga Luksemburgu. Sipas tij, kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi, por mungesa e konkretizimit vazhdon të mbetet një problem.

“Në futboll, nëse nuk jep maksimumin, çdo kundërshtar mund të të ndëshkojë. Kemi pasur raste për të shënuar, por nuk i shfrytëzuam. Shpresoj që sulmuesit të gjejnë sa më shpejt golin dhe të dalim nga kjo situatë”, përfundoi Hysaj.

The post Disfata me Luksemburgun, Hysaj reagon pas ndeshjes së tij të 100-të: Jam i lumtur dhe i zhgënjyer, duhej të fitonim appeared first on Albeu.com.

Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje, ja kush është juristi që do të udhëheqë demokratët

✇Albeu
By: M C

Gentian Çela është zgjedhur kryetar i degës së PD-së në Lushnjë, pas procesit të brendshëm zgjedhor të zhvilluar së fundmi nga kjo strukturë lokale.

Çela ishte kandidat i PD në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në listën e hapur, ku siguroi rreth 7,800 vota, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar në qark.

Me profesion jurist, ai ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe në institucione shtetërore.

Gjatë karrierës së tij ka ushtruar detyrën e juristit në Posta Sh.A., ka shërbyer si inspektor në Shërbimin e Provës, si dhe ish-inspektor në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

The post Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje, ja kush është juristi që do të udhëheqë demokratët appeared first on Albeu.com.

Zhgënjejnë përsëri kuqezinjtë, Shqipëria humbet 0-1 edhe ndaj Luksemburgut

✇Albeu
By: M C

Shqipëria ka pësuar sonte humbjen e pestë radhazi në ndeshjet e të gjitha kompeticioneve. Pasi ka humbur tri ditë më parë ndaj Izraelit (0-1), Kombëtarja kuqezi është mposhtur edhe në miqësoren ndaj Luksemburgut, e luajtur në Air Albania.

Ndeshja nisi shumë keq për skuadrën e Rolando Maran, pasi pësoi gol që në minutën e 8-të, me një kundërsulm jo fort të shpejtë të kundërshtarëve, por me shumë dhurata rrugës nga skuadra jonë, që në fund u finalizua me Sinanit, që e dërgoi topin në rrjetë.

Pasi u ndëshkua, skuadra jonë mori “frerët” e lojës në dorë, por miqtë ishin shumë të kujdesshëm dhe fanatikë në mbrojtje dhe në menaxhimin e situatave të lojës.

Pjesa e parë u mbyll pa shumë rrezik për tanët. Në pjesën e dytë Shqipëria ishte më e rrezikshme, sidomos pas hyrjes së Brojës, Shehut apo Seferit, por sërish “muri” luksemburgas rezultoi i pakalueshëm. Ndeshja përfundoi 1-0 për Luksemburgun.

Nisje aspak pozitive në këtë debutim të qershorit për trajnerin Maran, i cili e nis me dy humbje radhazi aventurën e tij kuqezi, ndaj Izraelit dhe e sotmja ndaj Luksemburgut, të dyja kombëtare më të dobëta në letër, krahasuar me tonën.

The post Zhgënjejnë përsëri kuqezinjtë, Shqipëria humbet 0-1 edhe ndaj Luksemburgut appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier-Levan/ Automjetet përplasen kokë më kokë, plagosen tre persona

✇Albeu
By: M C

Një aksident kokë më kokë mes dy automjeteve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Kthesa e Liqenit” në aksin Fier-Levan.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Bëhet me dije se pasagjerët që ndodheshin në automjetin “Fiat” po ktheheshin nga një dasmë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Fier-Levan/ Automjetet përplasen kokë më kokë, plagosen tre persona appeared first on Albeu.com.

Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin: Nesër më shumë

✇Albeu
By: M C

Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mijëra qytetarë kanë qëndruar në sheshin para kryeministrisë me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë Rama.

Ndërsa pritet që ditët në vijim numri i tyre të rritet, aktivistët lajmëruan se nesër do jenë të pranishëm edhe studentët nga diaspora.

The post Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin: Nesër më shumë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shqipëria zhgënjen në miqësore, Luksemburgu fiton në “Air Albania”

✇Albeu
By: M C

Pritej një reagim nga kombëtarja pas humbjes 1-0 përballë Izraelit, por Shqipëria zhgënjen edhe në miqësoren ndaj Luksemburgut, të cilën e humbet me rezultatin 1-0. Në një atmosferë të vakët në “Air Albania”, ku binte në sy mungesa e tifozëve, djemtë kuqezi nuk arrijnë që të evitojnë humbjen e dytë radhazi në “epokën Maran”.

Tekniku nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidën ndaj Izraelit, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë Pllanën, Bajramin dhe Uzunin.

Shqipëria nis mirë ndeshjen dhe i afrohet golit me Laçin. Por rrugën e rrjetës e gjejnë miqtë me Sinanin në minutën e 8-të. SHIKONI GOLIN! Kuqezinjtë mundohen të reagojnë, por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën kundërshtare. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Luksemburgut.

Në pjesën e dytë Maran hedh në fushë Shehun, Ajetin, Shpendin dhe Seferin, por pavarësisht përpjekjeve, goli i barazimit nuk vjen.

Tenton Asllani nga distanca, por pa gjetur kuadratin. Ndërsa Seferi nuk arrin që të mposhtë portierin mik.

Mbyllet me fitoren 1-0 të Luksemburgut miqësorja në “Air Albania”. Brenda pak ditësh kombëtarja pëson humbjen e dytë dhe tekniku Maran duhet të presë edhe pak kohë, që të provojë shijen e fitores në krye të kombëtares shqiptare.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Alen Sherri, Elseid Hysaj, Ilir Pllana, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni.

Trajner: Rolando Maran.

The post VIDEO/ Shqipëria zhgënjen në miqësore, Luksemburgu fiton në “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin

✇Albeu
By: M C

Protestuesit dhe aktivistët kanë sqaruar edhe njëherë publikisht arsyet e vërteta të organizimit të këtij tubimi.

Një nga aktivistët e kësaj proteste ka deklaruar se, qytetarët nuk janë mbledhur vetëm për çështjen e projektit të Zvërnecit për të cilën janë kundër, por gjithashtu për taksat dhe korrupsionin.

Nën sloganin “Free Albania”, pjesa e tjetër e protestuesve e kanë konfirmuar qëllimin me të cilin janë unifikuar.

The post Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin appeared first on Albeu.com.

“Protestat janë produkt i amplifikimit artificial”/ Rama- CNN: Pjesëmarrje e ulët, s’e kaloi kurrë 8000 njerëz

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë për çështjen e “Zvërnecit”.

Rama u është drejtuar medieve ndërkombëtare, më saktë CNN.

Reagim i plotë:

Për@CNN Ndërkombëtare dhe të gjitha mediave të pafundme, të mëdha e të vogla, së bashku me të gjithë prodhuesit e përmbajtjes me qëllime të mira të Facebook, X, Instagram, TikTok dhe çdo platforme tjetër që tani formëson bisedën globale, do të doja shumë t’ua kaloja postimin e mëposhtëm: Ndërsa flasim, protesta e sotme ka tërhequr afërsisht 2,000 pjesëmarrës. Është pjesëmarrja më e ulët deri më tani, por edhe në kulmin e saj, pjesëmarrja nuk i kaloi kurrë 8,000 njerëz. Pra, si është e mundur që ajo që pjesa më e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të kaluara duket kaq e madhe, kaq dramatike, kaq dërrmuese? Në një moment, kur histeria dixhitale e projektuar e këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë ftohur, bota demokratike duhet të shqyrtojë më nga afër se si hendeku midis realitetit dhe përfaqësimit të tij u bë kaq i madh. Jo vetëm si çështje e këtij rasti të veçantë, por si një simptomë e diçkaje shumë më të madhe. Si mund të bëhet një vend i vogël lajm global për arsye kaq të shkëputura nga realiteti në terren? Si mund të transformohet një protestë lokale që përfshin disa mijëra njerëz në një spektakël ndërkombëtar? Si mund të bëhen supozimet fakte, narrativat vendime dhe spekulimet e vërteta të pranuara para se të përcaktoheshin faktet themelore? Dhe ndoshta më e rëndësishmja, çfarë thotë kjo për ekosistemin tonë të informacionit kur perceptimi mund të udhëtojë nëpër botë më shpejt se vetë realiteti? Sepse realiteti është se ende nuk ka asnjë projekt. Ende nuk ka leje ndërtimi. Ende nuk ka ndërtim. Ende nuk ka as një projekt përfundimtar. Ekziston vetëm një vizion dhe një plan: ta transformojmë Shqipërinë në destinacionin më tërheqës të turizmit të nivelit të lartë në këtë pjesë të botës, duke krijuar njëkohësisht një zhvillim pozitiv mjedisor që, sipas vizionit aktual, në fund të fundit do të rezultonte në afërsisht 25% më shumë pemë dhe hapësira të gjelbra sesa ekzistojnë sot, së bashku me përmirësime të matshme në tregues të shumtë të biodiversitetit. Ambicia nuk është thjesht të ndërtohet. Ambicia është të tregohet se zhvillimi dhe përmirësimi mjedisor mund të shkojnë dorë për dore. Pikërisht për këtë arsye disa nga ekspertët kryesorë në botë në ekologji, biodiversitet, arkitekturë peizazhi, inxhinieri mjedisore dhe turizëm të qëndrueshëm po punojnë mbi këto koncepte dhe parametra. Nëse ato do të kenë sukses apo do të dështojnë, është një çështje për vlerësim të ardhshëm, shkencë, shqyrtim publik dhe debat transparent. Por paraqitja si një katastrofë mjedisore e diçkaje që ende nuk ekziston, ende nuk është projektuar, ende nuk është lejuar dhe objektivi i deklaruar i së cilës është në fakt të prodhojë rezultate pozitive mjedisore, nuk është një kontribut serioz në diskutimin publik. E megjithatë, nga ky realitet i thjeshtë doli një uragan histerie dixhitale, titujsh apokaliptikë, zemërimi të sajuar dhe përfundimesh gjithëpërfshirëse të paraqitura si fakte të përcaktuara. Gjatë rrugës dolën deepfakes, imazhe të manipuluara, pretendime të sajuara, amplifikim i koordinuar,rrjetet anonime dhe sjellja online që mbart shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit që gjithnjë e më shumë formëson debatin publik në të gjitha shoqëritë demokratike. Edhe më e habitshme është se platformat e mediave sociale regjistruan një shpërthim në aktivitet rreth kësaj teme, me angazhimin në gjuhën shqipe që u rrit disa herë brenda vetëm pak ditësh. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje të papritur duket se është nxitur jo nga një zgjerim organik i pjesëmarrjes publike, por nga përhapja e shpejtë e profileve të sapokrijuara, llogarive anonime dhe faqeve me pak ose aspak histori të identifikueshme, duke ngritur pyetje legjitime në lidhje me amplifikimin artificial dhe prodhimin e momentit dixhital.

The post “Protestat janë produkt i amplifikimit artificial”/ Rama- CNN: Pjesëmarrje e ulët, s’e kaloi kurrë 8000 njerëz appeared first on Albeu.com.

Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Luksemburg, i bashkohen protestës qytetare kundër qeverisë Rama

✇Albeu
By: M C

Ndërsa Kombëtarja shqiptare zbret këtë mbrëmje në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, e programuar të luhet në orën 20:00, Tifogrupi “Tifozët Kuqezi” ka vendosur të mos jetë i pranishëm në stadium.

Përmes një qëndrimi publik, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares ka zgjedhur të bojkotojn sfidën dhe të marrë pjesë në protestën qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tifozët Kuqezi do t’i bashkohen qytetarëve të mbledhur në shesh, në atë që shënon ditën e shtatë radhazi të protestave. Sipas organizatorëve, tubimet po vijojnë me kërkesa që lidhen me çështje të interesit publik dhe kundërshtimin e politikave të qeverisë.

Mbështetja për protestën nuk ka ardhur vetëm nga qytetarët, por edhe nga figura dhe individë të njohur të botës së sportit në Shqipëri, të cilët janë solidarizuar me kauzën e protestuesve.

Kështu, në mbrëmjen kur vëmendja sportive është përqendruar te ndeshja Shqipëri-Luksemburg, një pjesë e tifozërisë kuqezi ka zgjedhur të japë një mesazh jashtë fushës së lojës, duke marrë pjesë në protestën qytetare.

The post Tifozët Kuqezi bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Luksemburg, i bashkohen protestës qytetare kundër qeverisë Rama appeared first on Albeu.com.

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

✇Albeu
By: M C

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Elbasan, në vijim të protestave që nisën kundër projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit dhe që tashmë kanë zgjeruar fokusin edhe te çështje të tjera që banorët kërkojnë të ndryshohen.

Krahasuar me ditën e djeshme, kur u zhvillua protesta e parë në qytet me një pjesëmarrje më të ulët, sot është vërejtur një numër më i madh protestuesish.

Gjatë tubimit, qytetarët kanë shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj problematikave që prekin komunitetin. Në protestë morën pjesë të rinj, të moshuar dhe fëmijë, të cilët u bashkuan në thirrjet për ndryshim dhe respektim të të drejtave të tyre.

Organizatorët theksuan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkojnë që institucionet të dëgjojnë shqetësimet e ngritura nga qytetarët.

The post Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre appeared first on Albeu.com.

“Poshtë diktatura, rroftë revolucioni”/ Qytetari nga Kosova i bashkohet tubimit në shesh: Kosova është me nënën Shqipëri

✇Albeu
By: M C

Një qytetar nga Kosovë i është bashkuar protestës së sotme në shesh kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama.

Gjatë fjalës së tij në podium, ai deklaroi se, ka ardhur nga Prishtina për të thënë se Kosova është me nënën Shqipëri.

Në përfundim të fjalës së tij, qytetari u bëri thirrje protestuesve të mos dorëzohen.

“Kam ardhur nga Prishtina! Vetëm një lutje kam për ju, mos u dorëzoni, rezistoni dhe do fitoni! Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai mes brohoritjeve të zjarrta të turmës.

The post “Poshtë diktatura, rroftë revolucioni”/ Qytetari nga Kosova i bashkohet tubimit në shesh: Kosova është me nënën Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e tij”, Soni flet pas surprizës nga Flori: Prisja një gjë të vogël, jo aq

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka përjetuar së fundmi brenda fermës një nga momentet më emocionuese të jetës së saj, e cila është surprizuar nga ish-partneri, Flori Mumajesi.

Flori i dërgoi asaj 300 dronë, të cilët ndriçuan qiellin me foton e saj dhe dedikime speciale për të. Soni është shfaqur e emocionuar nga ky gjest i bukur.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Soni foli hapur për ndjesitë që i dhuroi kjo surprizë.

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskret dhe jet privat e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.

Soni tregoi edhe për përjetimin që pati kur pa spektaklin e dronëve që ndriçoi qiellin me portretin e saj.

“Mbrëmë dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë,” theksoi ajo.

The post “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e tij”, Soni flet pas surprizës nga Flori: Prisja një gjë të vogël, jo aq appeared first on Albeu.com.

“Rrjolli nuk hesht”, Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

✇Albeu
By: M C

Vala e protestave në kryeqytet është përhapur edhe në Shkodër.

Një numër i madh qytetarësh po protestojnë përballë bashkisë së Shkodrës duke kërkuar ‘Revolucion’.

Me pankarta që kujtojnë protestat e Rrjollit, shkodranët kanë zgjedhur të tregojnë pakënaqësinë ndaj qeverisë.

The post “Rrjolli nuk hesht”, Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion! appeared first on Albeu.com.

Protestuesit grumbullohen në shesh në ditën e shtatë, mijëra në bulevard, përshkallëzohet revolta: Të konfiskohen edhe pasuritë, jo vetëm burg

✇Albeu
By: M C

Protestuesit janë mbledhur sot (6 qershor) për të shtatën ditë në Tiranë në protestën masive kundër qeverisë dhe për shkak të projektit të Zvërnecit.

Mijëra qytetarë, mes tyre edhe gra e fëmijë, të rinj e të moshuar, shoqëria civile dhe zëra të tjerë të pavarur, janë mbledhur së bashku në orën 18:00.

Pjesëmarrësit ishin me mijëra që u derdhën bulevardit. Nuk munguan thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe deri konfiskimin e pasurive.

Ndërsa kërkoi kujdes me aktet e dhunës, pasi tha se protesta ishte paqësore si dhe kujdes me flakadanët apo tymueset për shkak të dëmtimit të shëndetit, organizatori deklaroi se protesta nuk do të ndalet, duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

“Ne nuk duam vetëm burgun, por edhe konfiskimin e pasurive, konfiskim të vërtetë. Ne duam konfiskimin e pasurisë që i përket popullit shqiptar”, tha ai mes të tjerash.

Thirrjet ishin nga më të ndryshmet:

“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Berisha në burg, Rama në burg”. “Qeveria e krimit”, “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “Dorëheqje, dorëheqje”.

Më pas ata u derdhën në bulevard nga “Sheshi Skënderbej” për t’u grumbulluar para kryeministrisë.

Nga të gjitha anët e qytetit, protestuesit po marshojnë me pankarta në duar, flamuj kuqezi dhe thirrje të forta drejtuar politikës.protestaaa

Atmosfera në rrugë është e ndezur, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Nuk munguan as thirrjet “Poshtë komunizmi!”, “Poshtë diktatura!”, “Poshtë qeveria” apo “O sa mirë me qenë shqiptar ohej!”.

Të gjitha këto të shoqëruara ehde me pankarta e parulla, ku nuk mungonte sarkazma dhe ironia ndaj qeverisë dhe kryeministrit.

The post Protestuesit grumbullohen në shesh në ditën e shtatë, mijëra në bulevard, përshkallëzohet revolta: Të konfiskohen edhe pasuritë, jo vetëm burg appeared first on Albeu.com.

Vala e protestave të diasporës nuk ndalet! Në Firenze të Italisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

✇Albeu
By: M C

Qindra shqiptarë në Firenze të Italisë janë mbledhur në një protestë masive, duke iu bashkuar revoltës kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama. Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta me thirrje të ashpra, protestuesit kanë bërë përgjegjës Ramën për një sërë politikash abuzive.

Fokusi i pakënaqësisë së tubimit në Firence ka qenë mbrojtja e pasurive kombëtare, me theks të veçantë te kundërshtimi i projekteve si ai në Zvërnec, të cilat protestuesit i cilësojnë si shkatërruese për mjedisin dhe interesin publik.

Ky tubim në qytetin italian është pjesë e tubimeve të protestave të njëpasnjëshme në qendra të rëndësishme si Uashingtoni, Londra, Berlini, Vjena dhe Milano.

The post Vala e protestave të diasporës nuk ndalet! Në Firenze të Italisë, kërkohet dorëheqja e Ramës appeared first on Albeu.com.

Kërkojnë largimin e Ramës! Protestë nga shqiptarët e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

✇Albeu
By: M C

Vala e protestave të diasporës shqiptare kundër qeverisë dhe projekti të Zvërnecit, janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpara selisë diplomatike shqiptare, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin e Kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për situatën në vend.

Kjo protestë vjen në vazhdën e demonstratave të ngjashme në qytete të ndryshme të Evropës dhe revoltës së vazhdueshme qytetare në Tiranë.

The post Kërkojnë largimin e Ramës! Protestë nga shqiptarët e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) do të vazhdojë të mbështetet tek Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për mirëmbajtjen dhe sigurinë e platformës online për publikimin e rezultateve zgjedhore, e cila do të përdoret edhe për zgjedhjet e 7 qershorit.

Platforma, përmes së cilës publiku do të mund të përcjellë në kohë reale rezultatet preliminare pas mbylljes së procesit të votimit dhe nisjes së numërimit të votave, u zhvillua vitin e kaluar me mbështetje britanike dhe do të përdoret sërish në këtë proces zgjedhor.

Komisioni kishte hasur në telashe të mëdha me platformën në të kaluarën, si për shembull në zgjedhjet e shkurtit 2025, kur serveri dhe ueb-faqja zyrtare binin vazhdimisht në ditën e zgjedhjeve.

Ambasada britanike në Prishtinë thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se – derisa vitin e kaluar ndihmoi në zhvillimin e softuerit të ri për tabelimin dhe publikimin e votave – në zgjedhjet e kësaj të diele do ta mbështesë komisionin në përdorimin e tij.

Ajo shton se kjo po bëhet përmes një projekti të financuar nga Qeveria britanike, derisa softueri është zhvilluar nga një kompani ndërkombëtare me seli në Angli, në bashkëpunim me një kompani lokale të Teknologjisë Informative në Kosovë.

“Kjo organizatë (BAE Systems Digital Intelligence) ka kryer gjithashtu testime të infrastrukturës IT të sistemeve me qasje të jashtme dhe do të ofrojë monitorim të avancuar gjatë gjithë periudhës zgjedhore, me qëllim mbrojtjen nga sulmet kibernetike që ndodhin gjatë zgjedhjeve”, thekson Ambasada britanike.

Kastriot Fetahaj, inxhinier i sigurisë kibernetike, thotë se KQZ-ja duhet të investojë që të mos ketë probleme me platformën, qoftë me numërimin e votave, qoftë në publikimin e tyre.

“Është shumë e rëndësishme që sistemi të jetë i qasshëm pikërisht në kohën e publikimit të rezultateve. Platforma duhet të përballojë një numër të madh vizitash njëkohësisht dhe të bllokojë sulmet eventuale”, thotë ai.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se platforma e rezultateve është pronë e komisionit zgjedhor dhe “paraqet një komponent të rëndësishëm të infrastrukturës sonë zgjedhore”.

Sipas tij, tani Qeveria britanike është duke e mbështetur KQZ-në aspektin e mirëmbajtjes dhe avancimit të funksionaliteteve të platformës.

Mbështetja britanike ka ndikuar në rritjen e transparencës, besueshmërisë dhe sigurisë së procesit zgjedhor, sipas Elezit, i cili iu referua raportit të KQZ-së të vitit të shkuar, që u dërgua në Kuvendin e Kosovës.

As Ambasada britanike e as KQZ-ja nuk treguan se cila është vlera financiare e realizimit të këtij projekti, duke thënë se ai nuk ka “kosto specifike për KQZ-në”.
Ndërkohë, sipas Elezit, platforma online e KQZ-së do të publikohet gjatë fundjavës.

“Në platformën e KQZ-së do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 911 Qendra të Votimit me gjithsej 2,498 vendvotime në të cilat zhvillohet votimi i rregullt si dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike, pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime”, deklaroi Elezi.

KQZ-ja thotë se synon të vazhdojë me zhvillimin dhe përmirësimin e platformës, me qëllim rritjen e transparencës, efikasitetit dhe qasjes së publikut në rezultatet zgjedhore.

Ndërkohë, Ambasada britanike shton se po shqyrtohen aktivitete të ardhshme në fushën e sigurisë kibernetike në Kosovë, përfshirë këtu edhe ato në mbështetje të “qëndrueshmërisë dhe rezistencës afatgjatë institucionale”.

“Çdo mbështetje e ardhshme do të shqyrtohet në këtë kontekst më të gjerë, krahas planeve të vetë institucioneve të Kosovës për mirëmbajtjen dhe forcimin e këtyre sistemeve”, thekson ajo.

Në shkurt të vitit të shkuar, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme nuk ishin të qasshme për publikun, pasi platforma online e KQZ-së për disa orë ishte jashtë sistemit. Ajo u rikthye një ditë pas zgjedhjeve, por u përcoll me telashe të kohëpaskohshme.

Fetahaj thotë se vonesat në numërimin e votave dhe shfaqjen e rezultateve, shkaku i mosfunksionimit të duhur të platformës, ndikojnë në integritetin dhe besueshmërinë e procesit.
Ai thotë se, megjithëse platforma nuk është pika e vetme ku numërohen votat, sistemi duhet të funksionojë mirë që rezultatet të jenë sa më të shpejta, të sakta dhe të besueshme./REL

The post Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore appeared first on Albeu.com.

❌