Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Papa është me të gjithë, por…” Ati i Shenjtë shuan dilemat dhe zbulon skuadrën që mbështet në Spanjë

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Papa Leo XIV është pyetur se cilin ekip mbështet, Real Madrid-in apo Barcelonën dhe përgjigja e tij ishte sa e qartë, aq edhe me humor.

Në një bisedë të lirë gjatë fluturimit papal, Ati i Shenjtë u vu përpara zgjedhjes së vështirë mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll. Ai deklaroi: “Real Madrid apo Barcelona? Kjo është e lehtë… Papa Leo XIV është për të gjitha ekipet, por Prevost (emri real përpara se të bëhej Papë, është Robert Prevost)) është për Real Madrid-in.”
Kjo përgjigje e mprehtë dhe plot finesë bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shpërfaqur edhe një herë anën e ngrohtë dhe njerëzore të Pontifikut.

Papa Leo XIV, i cili pak më shumë se një vit më parë mbante titullin e Kardinalit Robert Francis Prevost përpara se të zgjidhej në krye të Selisë së Shenjtë, mbërriti në Spanjë nga Roma në kuadër të udhëtimit të tij apostolik. Gjatë kësaj vizite, ai pritet të ndalojë në Madrid, Barcelonë, Montserrat, Gran Canaria dhe Tenerife.
Përzgjedhja e stadiumit “Santiago Bernabéu” si një nga vendet kryesore për zhvillimin e takimeve të tij nuk është e rastësishme. Renovimi i fundit dhe modernizimi i shtëpisë së madrilenëve, veçanërisht impianti me çati të tërheqshme, garanton që ngjarjet e mëdha fetare të mund të mbahen në kushte maksimale sigurie, pavarësisht faktorëve atmosferikë.
Kujtojmë që si Real Madrid-i, ashtu edhe FC Barcelona, e patën uruar zyrtarisht Papën Leo XIV vitin e kaluar pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike, duke i uruar një papat të mbarë dhe të ndritshëm.

The post “Papa është me të gjithë, por…” Ati i Shenjtë shuan dilemat dhe zbulon skuadrën që mbështet në Spanjë appeared first on Albeu.com.

KQZ publikon të dhënat nga votimi në Kosovë, deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit deri në mesditë me pjesëmarrjen e votuesve në procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet në Kosovë.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, sipas këtyre të dhënave, deri në orën 13:00 kanë votuar gati gjysma e shtetasve të regjistruar për votim fizik në ambasada e konsullata në 18 vende të botës.
“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë janë hapur për votim edhe përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

The post KQZ publikon të dhënat nga votimi në Kosovë, deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata appeared first on Albeu.com.

Protesta e Zvërnecit ndryshon edhe skenarin e opozitës, Berisha: Kishim në plan të organizonim tonën, por nuk do rivalizojmë me tubimin në bulevard

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndryshuar skenarin e partisë pas protestave në Zvërnec.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale Berisha u shpreh se ata kishin pasur në projekt të thërrisnin protestën kombëtare, por shtoi se nuk do donin të rivalizonin me tubimin në bulevard.
“Ne kemi patur në projekt të thërrasim protestën kombëtare, por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve.

Iu kemi dhënë atyre, në respekt të tyre i kemi dhënë përparësi, ndërkohë demokratët, të gjithë ata që kanë dashur të protestojnë kanë shkuar dhe kanë protestuar. Ky është qëndrimi.
Pra, as nuk kemi bërë përpjekje, kemi respektuar e kanë thirrur të tjerë, dhe kanë meritën e tyre, e kam quajtur të jo të arsyeshme që ne të rivalizojmë me një protestë, por përkundrazi të bëhet gjithçka për suksesin e saj në pjesëmarrjen qytetare, si qytetar.
Kështu që nuk mund të them se ne e ndjekim me shumë angazhim këto zhvillime, shohim që kriza po thellohet në mënyrë të pandalshme.
Shohim qëndrimet e Edi Ramës bëhen çdo ditë e më të papërgjegjshme. Por ne, thashë, jemi të gatshëm në çdo moment, në çdo kohë, të vazhdojmë përmbushjen e misionit tonë.
Përsa i përket mbledhjes, këtë javë mblidhet Këshilli Kombëtar, këtë javë zgjidhet Kryesia e Partisë Demokratike, këtë javë pra plotësohen të gjitha.
Është lënë edhe pak kohë se ka patur ndonjë ankesë dhe shpresoj që çdo njeri që ka dyshimin më të vogël në numërimin e votave, është i ftuar nga unë të vijë të rinumërojë votë për votë votat e tij”, u shpreh Berisha.

The post Protesta e Zvërnecit ndryshon edhe skenarin e opozitës, Berisha: Kishim në plan të organizonim tonën, por nuk do rivalizojmë me tubimin në bulevard appeared first on Albeu.com.

Kosova drejt kutive të votimit, DW: Pa kompromis ndërpartiak, zgjedhjet do të dështojnë sërish

Kosova hyn këtë të diel në një tjetër test elektoral për të përballuar krizën institucionale që e ka shoqëruar vendin gjatë 16 muajve të fundit.

Analistët paralajmërojnë se pa një kompromis ndërpartiak, bllokada politike mund të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve. Këto janë të tretat zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare brenda pak më shumë se një viti.
Ato vijnë pas krizave të njëpasnjëshme politike dhe paaftësisë së partive për të arritur konsensus mbi çështjet e institucioneve, përfshirë zgjedhjen e presidentit. Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, theksoi nevojën për institucione të qëndrueshme që mund të realizojnë reformat. Ai u shpreh se BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund të zëvendësojë përgjegjësitë e saj: “Kosova ka nevojë për institucione të forta për të realizuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.”

Analistët politikë shprehin skepticizëm lidhur me frekuencën e lartë të zgjedhjeve parlamentare, duke paralajmëruar se kjo dëmton zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendit. Artan Muhaxhiri i tha DW se tejzgjatja e bllokadës 16 mujore i ka tejkaluar kufijtë e normalitetit politik. Sipas tij “nëse nuk do të ketë ndryshime radikale në rezultate, bllokada e njëjtë do të vazhdojë edhe pas 7 qershorit, sepse s’ka asnjë indikacion të ndonjë përmirësimi kualitativ për t’i braktisur qasjet e mbrapshta të aktorëve që e kanë sjellë vendin në këtë pikë”.
Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, theksoi rëndësinë që Kosova të mbetet një demokraci funksionale. Pas zgjedhjeve, BE-ja pret formimin e institucioneve dhe një qeveri të qëndrueshme me shumicë parlamentare, e aftë të realizojë kompromise ndërpartiake, të zgjedhë presidentin dhe të avancojë axhendën e reformave.

The post Kosova drejt kutive të votimit, DW: Pa kompromis ndërpartiak, zgjedhjet do të dështojnë sërish appeared first on Albeu.com.

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

Kryeministri Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetin e tij në Facebook një shembull invetimi elitar në turizën, në një zonë të mbrojtur në Portugali.

Me këtë paralelizëm Rama është shprehur se “Shqipëria e rilindur turistike do hyjë me se s’bën në ligën e kampionëve të turizmit botëror dhe Europa e bota do të na vlerësojë përfundimisht si vend i bekuar jo i mallkuar”.
“RIA FORMOSA DHE REVOLUCIONI PORTUGEZ I TURIZMIT

Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shumëkush e paraqet debatin si një zgjedhje të detyrueshme mes natyrës dhe ekonomisë.
Por ka vende që tregojnë se realiteti mund të jetë krejt tjetër.
Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm.
Dhe pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë.
Pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.
Kështu lindën destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, të vendosura pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Europës.
Jo përkundër natyrës.
Falë natyrës.
Rezultati?
Miliarda euro investime private. Mijëra vende pune direkte dhe indirekte. Rritje e ndjeshme e vlerës së pronave. Të ardhura shumë më të larta për çdo turist. Një sezon turistik që zgjat gjatë gjithë vitit. Transformimi i Algarve në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës.
Dhe ndërkohë:
Flamingot janë ende aty.
Shpendët migratorë janë ende aty.
Laguna është ende aty.
Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik. Vizitorët nuk shkojnë në Algarve pavarësisht Ria Formosa-s. Ata shkojnë edhe për shkak të saj.
Mësimi është i thjeshtë.
Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.
Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë.
Sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit.
Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës.
Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.
Është një histori suksesi që mund të shihet me sy të lirë.
E PRA, BOLL I KEMI PAGUAR HARAÇ BUDALLALLËKUT TONË 100 VITE!
SHQIPËRIA E RILINDUR TURISTIKE DO HYJË ME SE S’BËN NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR DHE EUROPA E BOTA DO TË NA VLERËSOJË PËRFUNDIMISHT SI VEND I BEKUAR JO I MALLKUAR”, shkruan Rama në Facebook.

The post Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar appeared first on Albeu.com.

Protestat/ Spiropali godet Ramën: Rotacioni s’duhet të shihet si katastrofë dhe fitorja jo si pronësi. Shqipëria të tregojë që di të ndërtojë shtet!

Nga Elisa Spiropali

Një Marrëveshje e re për Shqipërinë
Isha fëmijë kur nga pëshpërimat e familjarëve dhe ecejaket e farefisit mora vesh se në Sheshin Skënderbej diçka e pabesueshme, por e vërtetë kishte ndodhur.
Më vonë kuptova se diçkaja e jashtëzakonshme që deri atë ditë nuk mund as të ëndërrohej, ishte një fakt kokëfortë, një realitet i prekshëm, një “herezi” që askujt nuk i lejohej ta shihte as në ëndërr: ishte një protestë spontane dhe e heshtur e qytetarëve të Tiranës kundër regjimit diktatorial të asaj kohe.

Protestat e zhurmshme dhe krijuese të këtyre ditëve, krahasuar me protestën e heshtur të atëhershme, nuk janë lapsus psikologjik, nuk janë déjà vu, nuk janë lajthitje cerebrale. Janë fakte sa të ndryshme dhe të ngjashme, që në kohën dhe rrethanat e tyre, kanë secila rëndësinë dhe efektet e veta, për të nxjerrë mësimet respektive, dhe, si të tilla, duhen shqyrtuar me seriozitetin dhe përgjegjësinë që meritojnë.

What’s done cannot be undone. Ç’u bë, nuk mund të ç’bëhet, thotë Lady Makbeth në skenën somnambul tek ecën në gjumë me qiri në dorë.
Është kollaj protestave të sotme t’u sillesh rrotull me llafe boshe, me konspiracione dhe hamëndje shterpe: Cilin krim kreu Lady Makbethi, pse i iku gjumi, pse ngrihej natën somnambul, pse mbante qiri në dorë?

Tani që të gjithë Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë hapur dhe kanë hyrë në lojë, tani që vrasja është bërë, gjaku është derdhur, ndërgjegjet janë tronditur, gjumi është prishur, çfarë duhet bërë diçka tjetër? Jo diçka dosido. Diçka shekspiriane. Diçka e qëndrueshme. Diçka që po u bë, nuk zhbëhet.
Për fat, kjo pyetje ka përgjigje.

Çka duhet bërë sot është një marrëveshje e re për Shqipërinë.
Çdo epokë ka pyetjen e vet themelore. Për shumë vite pyetja e Shqipërisë ishte si të ndërtonte shtetin. Sot pyetja është tjetër. Si ta bëjë shtetin më të madh se pushteti dhe Institucionin më të fortë se ai që e ushtron pushtetin. Pikërisht këtu fillon nevoja për një marrëveshje të re për Shqipërinë.

Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të historisë së saj ku sfida më e madhe nuk është më ndërtimi i pushtetit. Pushteti është ndërtuar. Institucionet ekzistojnë. Administrata ekziston. Ligjet ekzistojnë. Ekonomia është më e fortë se dikur. Demokracia është më e konsoliduar se në vitet e para të tranzicionit. Shqipëria e ka rritur reputacionin e saj në botë dhe duhet ta mbrojë me çdo kusht emrin e saj. Sfida e kohës sonë është diçka tjetër. Është aftësia e pushtetit për të vendosur kufij brenda vetvetes.

Për më tepër se tridhjetë vjet Shqipëria ka jetuar me ankthin e mungesës. Mungonin institucionet. Mungonin rrugët. Mungonin investimet. Mungonte siguria. Mungonte shteti. Breza të tërë u rritën me bindjen se problemi kryesor i vendit ishte, në mos mungesa e shtetit, dobësia e shtetit.

Sot për herë të parë po përballemi me një pyetje tjetër. Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat e po atij shteti që duhet ta kontrollojnë. Çfarë ndodh kur problemet e administratës shtohen më shpejt se llogaridhënia. Çfarë ndodh kur stabiliteti fillon të ngatërrohet me shkaqe dhe pasoja pa lidhje, të pa adresuara.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me vetveten.

Një marrëveshje ku forca e shtetit të mos matet vetëm nga ajo që ndërton, por edhe nga pakësimi i aftësisë për të kontrolluar, ose ajo që me vetdijë pranon të mos kontrollojë. Një marrëveshje ku institucionet që mbikëqyrin pushtetin të jenë po aq, dhe më të afta se vetë pushteti.

Një marrëveshje ku parlamenti të mos jetë vetëm vendi ku miratohen vendime, por vendi ku dëgjohet shoqëria.

Një marrëveshje ku republika parlamentare të ushtrojë të gjitha funksionet e saj përfaqësuese, kontrolluese dhe monitoruese, sepse demokracia dobësohet sa herë që një pushtet rritet më shpejt se kontrolli mbi të.

Në zemër të kësaj marrëveshjeje qëndron një ide e thjeshtë. Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është nën ligjin. Të tre pushtetet duhet të qëndrojnë brenda kufijve të tyre kushtetues.

Drejtësia duhet të ketë forcën të hetojë dhe gjykojë. Parlamenti duhet të ketë forcën të kontrollojë. Qeveria duhet të ketë forcën të qeverisë. Por asnjëri nuk duhet të marrë pushtetin e tjetrit. Sepse aty fillon deformimi i shtetit.

Një shoqëri demokratike nuk matet vetëm nga qeveria që ka. Matet edhe nga opozita që prodhon. Opozita nuk është aksident i sistemit. Nuk është pengesë për zhvillimin. Nuk është problem për stabilitetin. Opozita është shqisa që paralajmëron kur pushteti humbet kontaktin me realitetin. Shoqëritë që humbin opozitarizmin nuk humbin vetëm debatin. Humbin aftësinë për të korrigjuar vetveten.

Prandaj Shqipëria ka nevojë për më shumë garë, dhe jo për më pak. Ka nevojë për një sistem të ri zgjedhor që prodhon përfaqësim real dhe jo vetëm riprodhim të elitave ekzistuese. Ka nevojë për zgjedhje ku qytetari të ndjejë se vota e tij ndryshon ekuilibrat, dhe jo vetëm statistikat. Ka nevojë për një kulturë politike ku rotacioni nuk shihet si katastrofë dhe fitorja nuk shihet si pronësi.

Po aq e rëndësishme është liria e medias. Sepse nuk ka demokraci të fortë me media të pabesueshme. Nuk ka qytetar të lirë pa informacion të lirë. Nuk ka kontroll mbi pushtetin kur informacioni bëhet i varur nga pushteti ose dezinformimi. Shqipërisë i duhet një hapësirë publike ku gazetari të mos ketë nevojë për leje për të pyetur dhe ku media të mos ketë nevojë për favore për të mbijetuar.

Në të njëjtën mënyrë duhet të ndryshojë edhe marrëdhënia mes ekonomisë dhe politikës. Vitet e ardhshme nuk do të fitohen nga ai që ka më shumë asete. Do të fitohen nga ai që ka më shumë dije.

Nga ai që ka më shumë teknologji. Nga ai që ka më shumë ide. Shqipëria nuk mund të mbetet një vend ku afërsia me pushtetin vlen më shumë se aftësia për të krijuar vlerë. Një ekonomi moderne fillon në momentin kur fiton ai që prodhon më mirë e më lirë, dhe jo ai që favorizohet nga pushteti.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me brezin e ri. Shqipëria nuk ka më luksin të humbasë njerëzit e saj më të aftë. Gara, merita, mundësia, dhe jo kontrolli, janë thelbi i ndryshimit. Çdo i ri që largohet nuk merr me vete vetëm një vend pune. Merr me vete energji, dije, kreativitet dhe të ardhme. Vendi ka nevojë të krijojë kushte që mendja, puna dhe talenti të kenë më shumë vlerë se lidhja, ndërhyrja, inventarizimi apo privilegji.

Po aq vendimtare është cilësia e shërbimeve publike. Arsimi nuk mund të vazhdojë të trajtohet si sektor administrativ. Ai është fabrika ku prodhohet e ardhmja e vendit. Ai është thelbi i gjithçkaje që na rrethon, në të tashmen dhe në të ardhmen. Shëndetësia nuk mund të matet vetëm me shifrat e investimeve, godina, mjete etj. Ajo matet me sigurinë që ndien qytetari kur ka nevojë për të.

Një shtet modern nuk ndërtohet vetëm me llaç e tulla. Ndërtohet me dije, shëndet, besim dhe dinjitet.

Pikërisht këtu fillon edhe beteja kundër korrupsionit. Jo vetëm në sallat e gjyqeve. Jo vetëm në dosjet hetimore. Por në kulturën e përditshme të shtetit. Korrupsioni është bindja e ngulitur se rregulli mund të anashkalohet pa pasoja. Se ligji mund të negociohet. Se pushteti mund të përdoret si privilegj. Se abuzimi mund të normalizohet dhe të glorifikohet. Lufta kundër tij është mbi të gjitha një betejë morale për mënyrën si e kuptojmë shtetin.

Shqipëria ka hyrë në një moment ku nuk i duhet të provojë se dëshiron të ecë përpara. Këtë e ka dëshmuar. Ka nevojë të tregojë se di të ndërtojë një shtet që funksionon edhe kur pushteti ndryshon, edhe kur interesat përplasen, edhe kur askush nuk e vëren.

Një vend nuk bëhet europian kur bind të tjerët për atë që europian është. Bëhet europian kur qytetarët e tij ndihen të mbrojtur nga e drejta, të respektuar nga shteti, të lirë për të ndërtuar jetën e tyre pa kërkuar leje nga askush.

Kjo është marrëveshja e re të cilën Shqipëria duhet ta realizojë brenda vetes.

The post Protestat/ Spiropali godet Ramën: Rotacioni s’duhet të shihet si katastrofë dhe fitorja jo si pronësi. Shqipëria të tregojë që di të ndërtojë shtet! appeared first on Albeu.com.

“Dorëheqje e Ramës”/ Me flamuj kuq e zi, pankarta dhe flamingo, shqiptarët në Itali mbushin sheshin në Milano, mbështesin revoltën e Tiranës (VIDEO)

Qindra shqiptarë në Itali kanë dalë në protestë në mbështetje të tubimeve që po zhvillohen në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec dhe politikave të qeverisë.

Me flamuj kuq e zi, pankarta dhe simbolin e flamingos, që është kthyer në një nga ikonat e kundërshtimit ndaj projektit në zonën e Nartës dhe Zvërnecit, protestuesit marshuan në rrugët e qytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se do të vijojnë të mbështesin protestat dhe kauzat qytetare në Shqipëri.

The post “Dorëheqje e Ramës”/ Me flamuj kuq e zi, pankarta dhe flamingo, shqiptarët në Itali mbushin sheshin në Milano, mbështesin revoltën e Tiranës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kolonjës pasi ka dhunuar një shtetas.

Sipas informacioneve, mësohet se dy ditë më parë, një 31 vjeçar ka goditur një shtetas me grushte e shkelma në trup dhe kokë, çka i kanë shkaktuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje ndërsa ka qenë e vështirë zbardhja e rrethanave pasi autori ka pretenduar që e ka gjetur të shtrirë të plagosurin ndërkohë që u dokumentua se ishte vetë autori që e ka dëmtuar rëndë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, ku mori mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Policia e Kolonjës ka zbardhur të gjitha rrethanat ndërsa mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet lidhur me ngjarjen.

The post Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë appeared first on Albeu.com.

Protesta për projektin e Zvërnecit, dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, vërehet nisja e grumbullimit të protestuesve, të cilët duket se janë më të paktë numër në krahasim me tubimet e tjera.
Kujtojmë protestat kundër projektit të Zvërnecit nisën të shtunën e javës së kaluar pas incidentit ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy punonjës të një kompanie private sigurimi.

The post Protesta për projektin e Zvërnecit, dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit appeared first on Albeu.com.

U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës tashmë është stabël.

Në njoftimin nga Spitali i Traumës, i siguruar nga Top Channel thuhet se efektivi Edison Adri është ende i intubuar, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
“Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.

The post U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

Një 44-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet nga GJKKO për vrasjen e një shtetasi në Mamurras në vitin 2020.

Interpol Tirana bën me dije se nga Italia është ekstraduar, Sajmir Kolaveri, i cili nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të një grupi, për vrasjen e shtetasit Klevis Lleshi., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Njoftim i plotë:

Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal.
Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras.
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit:
-Sajmir Kolaveri., 44 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 05.08.2020, shtetasi S. K. ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e shtetasit K. Ll., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.

The post I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Me not nga Sazani drejt Nartës, mesazhi i Eva Buzos për ruajtjen e mjedisit

Zvërneci dhe Laguna e Nartës janë kthyer në epiqendrën e debatit publik mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Prej ditësh, qytetarë, aktivistë dhe organizata mjedisore po kundërshtojnë projektin e planifikuar në këtë zonë, duke e konsideruar atë një kërcënim për një nga ekosistemet më të rëndësishme të vendit.

Sipas tyre, Laguna e Nartës dhe ishulli i Sazanit përfaqësojnë një pasuri kombëtare me rëndësi të veçantë për biodiversitetin dhe shpendët migratorë të Mesdheut.

Në mbështetje të kësaj kauze është organizuar, këtë të shtunë, 6 qershor, një aktivitet sensibilizues që do të bashkojë aktivistë, sportistë dhe qytetarë.

Në qendër të tij është notarja e njohur Eva Buzo, e cila do të realizojë një not simbolik nga Sazani drejt Nartës, me synimin për të tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemit.

Emri i Eva Buzos është bërë i njohur për publikun shqiptar pas sfidës historike të vitit 2024, kur ajo realizoi me sukses kalimin e Kanalit të Otrantos, nga Italia drejt brigjeve shqiptare.

Organizatorët e nismës thonë se ky aktivitet nuk ka karakter politik, por synon të përcjellë një mesazh të qartë për ruajtjen e pasurive natyrore dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjet që prekin mjedisin.

Ndërsa debati mbi të ardhmen e Zvërnecit vazhdon, çështja ka kaluar kufijtë e një projekti të vetëm, duke u shndërruar në një diskutim më të gjerë mbi balancën mes zhvillimit ekonomik, mbrojtjes së natyrës dhe besimit të qytetarëve tek institucionet.

The post Me not nga Sazani drejt Nartës, mesazhi i Eva Buzos për ruajtjen e mjedisit appeared first on Albeu.com.

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe/ Zbulohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve konkurrues (EMRAT)

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Sipas renditjes, Adriatik Tafçiu kryeson i pari me 86 pikë, i ndjekur nga Ervin Hodaj me 85 pikë dhe Edvin Ndreu me 84 pikë.

Në vendet pasuese renditen Artion Duka dhe Erion Ahmeti me nga 74.32 pikë secili.

1. Adriatik Tafçiu – 86 pikë
2. Ervin Hodaj – 85 pikë
3. Edvin Ndreu – 84 pikë
4. Artion Duka – 74.32 pikë
5. Erion Ahmeti – 74.32 pikë
6. Arben Nasufi – 74 pikë
7. Ylli Doda – 74 pikë
8. Alket Shatro – 74 pikë
9. Ermal Muçaj – 73.32 pikë
10. Ardrit Elmazi – 73.32 pikë
11. Ndue Doçi – 73.32 pikë
12. Gjovalin Loka – 73.32 pikë
13. Xhevahir Karaj – 73 pikë
14. Dashamir Spaho – 73 pikë
15. Hergis Jica – 72.32 pikë
16. Lorenc Shehu – 72 pikë
17. Lorenc Meta – 72 pikë
18. Alfred Elezi – 72 pikë
19. Arjanit Arapi – 72 pikë
20. Erzen Cera – 71 pikë
21. Alfred Nomani – 71 pikë

The post Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe/ Zbulohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve konkurrues (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Rreth orës 03:00, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një banese dykatëshe.

Sipas të dhënave të para, shtëpia ku u vendos tritoli është në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.
Mësohet se në momentin e shpërthimit të fuqishëm, çifti i bashkëshortëve ndodhej brenda në banesë. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të këtij sulmi me eksploziv.

The post VIDEO/ Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda appeared first on Albeu.com.

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku reagon ashpër: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë? Prona publike po trajtohet si private!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet e saj sociale lidhur me projektin për ndërtimin e një kulle pas Pallatit të Kongreseve në kryeqytet. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Tabaku sqaroi se qëndrimi i saj nuk lidhet me ndonjë ndjenjë nostalgjie për të shkuarën, por me mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve.

“Asnjë nostalgji për reliket e vjetra të komunizmit. Vetëm respekt për pronën publike dhe pasurinë publike,” shkruan deputetja demokrate, duke vënë theksin te menaxhimi i këtyre hapësirave nga institucionet shtetërore.

Tabaku ka lëshuar akuza të forta ndaj Korporatës së Investimeve, duke deklaruar se ky institucion po sillet me pronat e përbashkëta sikur t’i kishte private. Ajo ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mungesën e transparencës në vendimmarrje, duke listuar edhe zona të tjera të vendit ku po ndodh e njëjta gjë.

“Korporata e investimeve sillet me pronën publike si ta kenë pasurinë e tyre. Kush janë këta që i marrin vendimet pa asnjë proces transparent? E njëjta situatë në Zvërnec, në aeroportin e Vlorës, në Durrës, etj. Nuk ka asnjë vendimmarrje transparente,” nënvizon Tabaku.
Sipas deputetes së PD-së, kjo mënyrë veprimi e pushtetit, e cila përqendron pasurinë në duart e një pakice, po i detyron qytetarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Ky sistem i nxjerr njerëzit në rrugë për të protestuar. Sistemi që ka përqendruar pasuritë tek pakica, sistemi që e trajton pronën publike si private. Duhet të ketë meritokraci edhe në ekonomi,” mbyll reagimin e saj Jorida Tabaku.

The post Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku reagon ashpër: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë? Prona publike po trajtohet si private! appeared first on Albeu.com.

Grushte e sende të forta/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.

Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushta e sende të forta.

Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas ndërkohë që mësohet se të dëmtuar janë paraqitur edhe në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Grushte e sende të forta/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? ‘Hidhini një sy” këmbimit valutor për ditën e sotme

Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe shitet me 82.6 lekë.

Euro blihet me 94.8 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.
Franga zvicerane blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 104.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik blihet me 109.3 lekë dhe shitet me 110.3 lekë.

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi, gratë drejtojnë 31,6% të sipërmarrjeve
Dollari kanadez këmbehet me 58.4 lekë në blerje dhe me 59.6 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

The post Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? ‘Hidhini një sy” këmbimit valutor për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

FUNDJAVA ME QIELL TË KTHJELLËT! E shtuna nën rrezet e diellit, njihuni me kushtet atmosferike në vend

Moti i qëndrueshëm do të shoqërojë vendin gjatë ditës së shtunë.

Sipas parashikimit, dita do të nisë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe paradites.
Pas mesditës, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 6 metrash në sekondë.

Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

The post FUNDJAVA ME QIELL TË KTHJELLËT! E shtuna nën rrezet e diellit, njihuni me kushtet atmosferike në vend appeared first on Albeu.com.

“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë!”/ Dafina Zeqiri thumbon motrën pas deklaratës së saj

Besa Tafari ka folur së fundmi në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.

Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te raporti me motrën e saj, këngëtaren Dafina Zeqiri, një marrëdhënie që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Pas pjesëmarrjes së Besës në dasmën e Dafinës, shumë fansa e interpretuan këtë moment si një shenjë të një afrimi apo ribashkimi të shumëpritur mes dy motrave.

Megjithatë, Besa foli me plotë dashuri për raportin e tyre, duke theksuar se respekti vazhdon të jetë për motrën.

“E respektoj dhe e dua motrën time pafund. Nëse nesër marr një telefonatë ku dikush më thotë ‘motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t’ia dhënë”, është shprehur ajo.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale ishte një reagim nga Dafina Zeqiri. Këngëtarja publikoi në Threads një mesazh të fortë, ku shkruhej:

“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë, në fund do të fillojë të bëjë performancë në vend që të jetojë të vërtetën.”

Ky postim është interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh thumbues ndaj motrës së saj, megjithëse Dafina nuk përmendi asnjë emër në postim

The post “Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë!”/ Dafina Zeqiri thumbon motrën pas deklaratës së saj appeared first on Albeu.com.

“Shiko atë gruan tënde që…”/ Përpl*sje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit

Tensionet në fermë mes Mozës dhe Ilirit vazhdojnë të rriten dhe këtë herë situata ka kapur sërish një pikë kritike.

Gjatë një debati të ashpër mes tyre, dy konkurrentët kanë shkëmbyer fyerje të rënda, duke përfshirë në debat edhe familjarët.

Gjithçka u ndez kur Moza ka ofenduar Ilirin për periudhën e tij të jetesës në Itali, ndërsa ky i fundit i është kthyer me një term fyes:

Moza: “Injorant italie je ti. Ke mësuar ato gjërat e italianëve kujton se ça je tu bo.”
Iliri: “Po ti ça gjërash ke mësuar ti, nga i ke mësuar ti? Nga shkijat i ke mësuar ti gjërat?”
Pas kësaj deklarate, Moza ka shpërthyer keq duke përmendur bashkëshorten dhe fëmijën e Ilirit, gjë që ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm dhe të revoltuar të tij:

Moza: “Shkija e satëme. More vesh? Shih atë gruan tënde dhe fëmijën tënd që nuk di asnjë fjalë shqip. Ta dhashë përgjigjen se u kruajte vetë.”

Iliri: “Kalamanit tim t’i marrësh të ligat ti, nga gjuha deri te ajo që bën çdo ditë.”

The post “Shiko atë gruan tënde që…”/ Përpl*sje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit appeared first on Albeu.com.

❌