❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bota “mban frymĂ«n”, sonte finalja e madhe e BotĂ«rorit Spanjë–ArgjentinĂ«

Sytë e gjithë botës së futbollit janë të kthyer nga finalja e madhe e Botërorit 2026, ku përballen dy superfuqi: Spanja dhe Argjentina. Ndeshja starton në orën 21:00 dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë sportiv.

Përballja merr edhe më shumë peshë pasi, rrallëherë në histori, vendi i parë dhe i dytë në renditjen e FIFA-s takohen drejtpërdrejt në finale. Spanja hyn në këtë duel si favorite në letër, falë organizimit të shkëlqyer dhe qëndrueshmërisë gjatë turneut.

Nga ana tjetër, Argjentina e Lionel Messit ka treguar një forcë të jashtëzakonshme karakteri, duke përmbysur situata të vështira dhe duke bindur me sulmin e saj të frikshëm.

Statistikat flasin qartë për dy stile të ndryshme: iberikët kanë pësuar vetëm një gol gjatë gjithë rrugëtimit të tyre drejt finales, ndërsa Argjentina ka shpërthyer në sulm me plot 19 gola të realizuar në shtatë ndeshje.

Një lajm pozitiv për të dyja skuadrat është mungesa e problemeve me dëmtimet, çka do të thotë se trajnerët do të kenë në dispozicion formacionet më të mira për këtë duel historik.

Gjithçka Ă«shtĂ« gati pĂ«r njĂ« finale qĂ« premton emocione, dramĂ« dhe histori – njĂ« pĂ«rballje qĂ« mund tĂ« mbetet gjatĂ« nĂ« kujtesĂ«n e tifozĂ«ve nĂ« mbarĂ« globin.

The post Bota “mban frymĂ«n”, sonte finalja e madhe e BotĂ«rorit Spanjë–ArgjentinĂ« appeared first on Publik Media.

Zbulohet bazë armatimesh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari

Një operacion i befasishëm i Policisë së Durrësit ka çuar në zbulimin e një baze armatimesh në zonën e Manzës, duke ngritur dyshime të forta për lidhje me aktivitet kriminal të organizuar.

Aksioni, i koduar “Baza”, u finalizua mĂ« 19 korrik, pas informacioneve tĂ« siguruara nĂ« rrugĂ« operative. GjatĂ« kontrollit nĂ« banesĂ«n e njĂ« 20-vjeçari me inicialet E.P., efektivĂ«t zbuluan njĂ« arsenal tĂ« konsiderueshĂ«m armĂ«sh dhe municionesh, tĂ« cilat dyshohet se pĂ«rdoreshin pĂ«r furnizimin e grupeve kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), 6 krehëra dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu u gjetën edhe një targë automjeti italiane dhe një aparat celular, që pritet të shërbejnë në hetime.

I riu u arrestua nĂ« flagrancĂ«, ndĂ«rsa ndaj tij rĂ«ndojnĂ« akuzat pĂ«r “prodhim dhe mbajtje pa leje tĂ« armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit”, si edhe pĂ«r armĂ«mbajtje pa leje tĂ« armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive.

Sipas PolicisĂ«, armĂ«t e sekuestruara do t’i nĂ«nshtrohen ekspertimit nĂ« Institutin e PolicisĂ« Shkencore, pĂ«r tĂ« verifikuar nĂ«se janĂ« pĂ«rdorur nĂ« ngjarje tĂ« mĂ«parshme kriminale.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

The post Zbulohet bazë armatimesh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari appeared first on Publik Media.

Plagosje në Bulqizë, autori mendoi se po qëllonte kafshë të egër

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë, ku një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një zonë bujqësore të fshatit. Sipas të dhënave paraprake, autori ka hapur zjarr me armë gjahu tip çifte, duke dyshuar se në parcelën e tij ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Vetëm pas të shtënave, ai ka kuptuar se kishte plagosur një person.

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autoritetet po mbledhin dëshmi dhe prova për të sqaruar dinamikën e incidentit, ndërsa ndaj autorit pritet të ndërmerren masa procedurale në përputhje me rezultatet e hetimeve.

The post Plagosje në Bulqizë, autori mendoi se po qëllonte kafshë të egër appeared first on Publik Media.

Sot dita e 50 e protestës, kërkohet largimi i gjithë klasës politike

Rezistenca qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 50-të, duke u kthyer në një nga mobilizimet më të gjata dhe më domethënëse të tre dekadave të fundit në Shqipëri. Ajo po shënon një kapitull të veçantë në historinë e pluralizmit, me një pjesëmarrje që vijon të mbetet e qëndrueshme dhe në rritje.

Çdo mbrĂ«mje, mijĂ«ra qytetarĂ« grumbullohen nĂ« bulevardin pĂ«rballĂ« godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«, ku mbahen fjalime dhe artikulohen kĂ«rkesa tĂ« drejtpĂ«rdrejta politike. Pas kĂ«saj, protesta zhvendoset nĂ« formĂ« marshimi nĂ« rrugĂ«t kryesore tĂ« TiranĂ«s, duke synuar ndĂ«rgjegjĂ«simin publik dhe rritjen e presionit ndaj institucioneve.

Mesazhi i protestuesve mbetet i qartĂ« dhe i pandryshuar: dorĂ«heqja e kryeministrit. Thirrje si “NesĂ«r mĂ« shumĂ«â€ dhe “Rama jep dorĂ«heqjen” shoqĂ«rojnĂ« pĂ«rfundimin e çdo marshimi, ndĂ«rsa gjatĂ« tubimeve dĂ«gjohen edhe slogane tĂ« tjera qĂ« shprehin pakĂ«naqĂ«si tĂ« thellĂ« ndaj qeverisjes dhe klasĂ«s politike nĂ« tĂ«rĂ«si.

VetĂ«m njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, nĂ« ditĂ«n e 49-tĂ« tĂ« protestĂ«s, pjesĂ«marrja ishte sĂ«rish e lartĂ«. Tubimi nisi nĂ« orĂ«n 19:00 nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, pĂ«r t’u zhvendosur mĂ« pas drejt KryeministrisĂ«, ku u mbajtĂ«n fjalime dhe u pĂ«rsĂ«ritĂ«n kĂ«rkesat pĂ«r ndryshim politik.

Marshimi vijoi nĂ« rrugĂ«t e kryeqytetit me thirrje tĂ« forta si “PoshtĂ« patronazhistĂ«t”, “Parlament analfabet” dhe “ShqipĂ«ria kĂ«rkon revolucion”, ndĂ«rsa nuk munguan edhe kĂ«rkesa pĂ«r hetime dhe pĂ«rgjegjĂ«si penale ndaj zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ«.

Organizatorët kanë bërë të qartë se protesta nuk do të ndalet. Sipas tyre, mobilizimi do të vazhdojë çdo ditë, deri në përmbushjen e kërkesave, duke e kthyer këtë lëvizje në një presion të vazhdueshëm politik dhe qytetar.

The post Sot dita e 50 e protestës, kërkohet largimi i gjithë klasës politike appeared first on Publik Media.

Degjenerimi nuk eshte ky, por ju qe shitet shtetin dhe drejtesine ne pazar!

Mentor Kikia

Del nje psikopat ne proteste, me flamur mbi supe, e thote se ne duam te hame, te pijme e te qi*me.

Dhe befas nje tufe batakcinjsh, jo psikopate, por maskarenj, zyrtare e ish zyrtare, qe ne hijen e shtetit dhe pushtetit, me nje barre mekatesh ne degeradimin e shtetit dhe drejtesise, qe duhet te ishin ne banken e te akuzuarve
. bertasin per degjenerimin e Gjenerates Z.

Ne mesin e njerezve te thjeshte ka e do te kete injorante sa te duash.
Por ata nuk i kane bere asgje te keqe ketij vendi.

Te keqen ia kane bere ata qe e shiten shtetin dhe drejtesine ne pazar, ata qe i vune cmim emerimit te cdo gjykatesi e prokurori(spo i ve emer tani per tani batakcinjve te ketij sektori).

Me pak fjale, ata qe kane ngrene, kane pire e kane q*re ne kurriz te shtetit e te popullit.
Pikerisht keta bertaskan sot per degjenerimin e gjenerates qe ka dale ne rruge te bertase kur gjenerates se degjeneruat te ketyre maskarenjve.

The post Degjenerimi nuk eshte ky, por ju qe shitet shtetin dhe drejtesine ne pazar! appeared first on Publik Media.

Kanye West: Autogol për turizmin!

Eksperti i turizmit: Koncerti i Kanye West u shoqërua me abuzime, hotelet shumëfishuan çmimet
Koncerti i Kanye West në Tiranë u shndërrua në një mundësi për të promovuar Shqipërinë, por sipas ekspertit të turizmit Isa Krasniqi, ai u shoqërua edhe me abuzime të mëdha në tregun e akomodimit, duke dëmtuar imazhin e vendit.
NĂ« njĂ« intervistĂ«, Krasniqi deklaroi se evente tĂ« tilla janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r turizmin shqiptar, pasi tĂ«rheqin mijĂ«ra vizitorĂ« tĂ« huaj, por theksoi se mĂ«nyra se si u menaxhuan çmimet e hoteleve nĂ« TiranĂ« ishte njĂ« “autogol” pĂ«r sektorin.
Sipas tij, rreth 25 mijë të huaj vizituan Shqipërinë për koncertin, por shumë prej tyre mbetën të pakënaqur për shkak të tarifave të larta të akomodimit.
“Festivale tĂ« tilla i duhen vendit, por hotelet nĂ« TiranĂ« abuzuan me çmimet. Ka pasur raste kur njĂ« hotel me tre yje kĂ«rkonte deri nĂ« 3 500 euro. U bllokua i gjithĂ« sistemi i akomodimit dhe pati shumĂ« ankesa. Nuk abuzoi DurrĂ«si, por Tirana,” u shpreh Krasniqi.
Eksperti vlerësoi se koncerti në vetvete nuk ishte një dështim, por kritikoi mungesën e kontrollit dhe të mbrojtjes së konsumatorit nga institucionet shtetërore.
Sipas tij, në disa raste çmimet e hoteleve u rritën deri në dhjetëfish, duke krijuar një përvojë negative për vizitorët e huaj dhe duke dëmtuar reputacionin turistik të Shqipërisë.
“Nuk mjafton tĂ« organizojmĂ« njĂ« koncert tĂ« madh. RĂ«ndĂ«si ka çfarĂ« pĂ«rfiton ShqipĂ«ria nga ai event. NĂ«se nuk mbrojmĂ« konsumatorin dhe lejojmĂ« abuzime tĂ« tilla, humbĂ«si mĂ« i madh do tĂ« jetĂ« turizmi shqiptar,” deklaroi Isa Krasniqi.

The post Kanye West: Autogol për turizmin! appeared first on Publik Media.

Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeç

dyshohet furnizim për grupe kriminale

NjĂ« bazĂ« armĂ«sh dhe municioni luftarak, e dyshuar se pĂ«rdorej pĂ«r furnizimin e grupeve kriminale, Ă«shtĂ« zbuluar nĂ« ManzĂ« tĂ« DurrĂ«sit gjatĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Baza”.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Gjatë ndërhyrjes u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Manzë.

Sipas Policisë, kontrolli në banesën e të riut çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municioni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), gjashtë krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular.

Policia dyshon se baza shĂ«rbente pĂ«r furnizimin me armĂ« tĂ« grupeve kriminale. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, tĂ« gjitha armĂ«t e sekuestruara do t’i nĂ«nshtrohen ekspertimit nĂ« Institutin e PolicisĂ« Shkencore, me qĂ«llim verifikimin nĂ«se janĂ« pĂ«rdorur nĂ« ngjarje kriminale tĂ« ndodhura mĂ« parĂ«.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për zbardhjen e plotë të rolit të secilit.

Ndaj 20-vjeçarit janĂ« ngritur akuzat pĂ«r veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”.

The post Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeç appeared first on Publik Media.

OPERACIONI “HALABAKU i sufllaqes”: TĂ« hamĂ«, tĂ« pimĂ«, tĂ« q*mĂ«

 

Zani Çaushi Ă«shtĂ« ‘flori’ pĂ«rpara gjĂ«mĂ«s qĂ« i bĂ«tĂ« ShqipĂ«risĂ«

Pas 49 ditĂ«sh protestĂ«, qeveria mĂ« nĂ« fund e gjeti “provĂ«n” qĂ« kĂ«rkonte.

Jo provën e korrupsionit që ka ngrënë shtetin. Jo provën e lidhjeve të pushtetit me oligarkët. Jo provën e shpopullimit, të rënies së arsimit, të mbylljes së shkollave apo të ikjes masive të të rinjve.

Nuk gjeti as shpjegimin pse ShqipĂ«ria ka humbur rreth 135 mijĂ« nxĂ«nĂ«s nĂ« dhjetĂ« vjet dhe pse janĂ« mbyllur afro 300 shkolla. Nuk gjeti asnjĂ« investitor tĂ« huaj strategjik qĂ« tĂ« justifikonte ligjin e famshĂ«m tĂ« “investimeve strategjike”. Nuk gjeti as iranianĂ«, as rusĂ«, as serbĂ« dhe as ndonjĂ« komplot ndĂ«rkombĂ«tar mes protestuesve.

Gjeti një halabak me mikrofon.

Dhe kjo mjaftoi që pushteti të shpallte fitoren.

Ministra, deputetĂ«, drejtorĂ«, kĂ«shilltarĂ«, analistĂ« oborri dhe e gjithĂ« brigada e propagandĂ«s u hodhĂ«n menjĂ«herĂ« nĂ« sulm. Videoja u shpĂ«rnda me njĂ« shpejtĂ«si qĂ« nuk shihet as kur publikohen vendimet e KĂ«shillit tĂ« Ministrave, as kur kryeministri poston “MirĂ«mĂ«ngjesin” nga bregdeti dhe as kur propaganda pretendon se njĂ« koncert i financuar nga taksat ka prodhuar miliona.

Entuziazmi ishte aq i madh, sa dukej sikur kishin kapur financuesin e protestës, organizatorin e një grushti shteti apo drejtuesin e një celule kriminale.

Në fakt, kishin gjetur një njeri që, me shumë gjasë, nuk përfaqësonte askënd përveç vetes.

Sa e brishtë duhet të jetë një qeveri që feston kaq shumë për një video të tillë?

Sa e frikësuar duhet të jetë një mazhorancë që, pas 49 ditësh proteste, e konsideron si armën e saj më të fortë një sharje të artikuluar në mikrofon?

Kjo është logjika e përmbysur e Rilindjes.

Kur një ministër përfshihet në skandal, përgjegjësia është personale. Kur një kryetar bashkie arrestohet ose akuzohet për korrupsion, përgjegjësia është personale. Kur një drejtor firmos tenderë të dyshimtë, sërish na thuhet se bëhet fjalë për një individ.

Mos guxoni ta gjykoni qeverinë nga një njeri i vetëm.

Por sapo një person i panjohur kap mikrofonin në një protestë dhe nxjerr nga goja një fjalor banal, ndodh mrekullia politike: përgjegjësia bëhet kolektive.

Papritur, ai përfaqëson mijëra qytetarë.

Papritur, një halabak bëhet zëri i një proteste të tërë.

Papritur, një fjali e tij përdoret për të zhvlerësuar çdo pensionist, çdo të papunë, çdo prind, çdo të ri dhe çdo qytetar që ka dalë në shesh për arsyet e veta.

Ky është standardi i pushtetit: krimi dhe korrupsioni individualizohen, ndërsa revolta qytetare kriminalizohet në bllok.

Edhe më qesharake është sjellja e ministrave.

Njerëz që drejtojnë institucione me buxhete qindra milionë euro, që duhet të japin llogari për shëndetësinë, arsimin, ekonominë, sigurinë dhe administrimin e pasurisë publike, kalojnë ditën duke ripostuar videon e një halabaku.

Ky është niveli ku është katandisur debati qeveritar.

Një ministre nuk flet për spitalet, por për një sharje në shesh. Një deputet nuk flet për varfërinë, por për një video. Një drejtor nuk jep llogari për institucionin, por shndërrohet në shpërndarës propagande.

Të gjithë në rresht. Të gjithë me të njëjtin postim. Të gjithë me të njëjtën fjali. Të gjithë të lumtur që më në fund gjetën armikun e popullit: një halabak me mikrofon.

Por pikërisht këtu nis dështimi i tyre.

Sepse një pushtet që ka në dorë qeverinë, administratën, buxhetin, policinë, televizionet, kontratat publike, patronazhistët dhe makinerinë propagandistike, por që përpiqet të shpëtojë nga një protestë duke kapur pas një videoje banale, është një pushtet pa argumente.

ËshtĂ« njĂ« pushtet i konsumuar.

ËshtĂ« njĂ« pushtet qĂ« nuk arrin mĂ« tĂ« bindĂ«, ndaj pĂ«rpiqet tĂ« njollosĂ«.

Nuk është ai personi me mikrofon që duhet të shqetësojë Shqipërinë. Shqipërinë duhet ta shqetësojë qeveria që ka shpopulluar vendin, ka rrënuar besimin te institucionet, ka kthyer pronën publike në plaçkë, ka shpërndarë bregdetin, ka ushqyer klientelën dhe ka prodhuar një shtet ku ligji është i fortë me të dobëtin dhe i pafuqishëm me të fortin.

PĂ«rpara kĂ«saj gjĂ«me, Zani Çaushi Ă«shtĂ« flori.

Sepse Zani Çaushi si ky halabaku i sufllaqes deklaronte tĂ« njĂ«jtĂ«n fjali : ne duam tĂ« hamĂ«, tĂ« pimĂ« dhe tĂ« q*mĂ«! Zani ishte njĂ« produkt kriminal i njĂ« kohe tĂ« çmendur. Ju jeni njĂ« sistem i organizuar pushteti qĂ« e keni kthyer dĂ«min nĂ« metodĂ« qeverisjeje.

Një halabak mund të turpërojë veten për disa minuta.

Një qeveri e korruptuar mund të turpërojë një vend për dekada.

Dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse “Operacioni Halabaku” nuk e shpĂ«ton dot Edi RamĂ«n.

Ai vetëm tregon sa poshtë ka rënë propaganda e tij.

The post OPERACIONI “HALABAKU i sufllaqes”: TĂ« hamĂ«, tĂ« pimĂ«, tĂ« q*mĂ« appeared first on Publik Media.

Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së: 968 milionë lekë dëm

rekomandime të injoruara dhe legalizime në shkelje të ligjit

Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s, institucioni qĂ« administron njĂ« nga asetet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shtetit – pronĂ«n – rezulton tĂ« jetĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« prej raporteve mĂ« kritike tĂ« Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit.

Auditimi i KLSH-së, i zhvilluar në terren nga 21 prilli deri më 30 maji 2025, mbi bazën e programit të auditimit të datës 15 prill 2025, dhe i publikuar me raport përfundimtar në janar 2026, evidenton jo vetëm shkelje administrative, por një dështim sistemik në zbatimin e ligjit dhe të mekanizmave të kontrollit brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

NĂ« fokus tĂ« auditimit ishin shtatĂ« drejtori vendore tĂ« ASHK-sĂ«: Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, KamĂ«z–VorĂ«, DurrĂ«s dhe ShkodĂ«r.

99% e masave disiplinore mbetën vetëm në letër

Gjetja më tronditëse e raportit lidhet me moszbatimin e rekomandimeve të vetë KLSH-së.

Sipas auditimit, nga 142 masa disiplinore të rekomanduara dhe të pranuara nga ASHK-ja, është zbatuar vetëm një.

Kjo do të thotë se 141 masa, ose 99.3%, nuk janë ekzekutuar.

Po aq problematik paraqitet edhe zbatimi i rekomandimeve në tërësi. Nga 300 rekomandime të rikërkuara nga audituesit, 193 rezultojnë ende të pazbatuara.

Raporti konstaton gjithashtu se asnjĂ« nga shtatĂ« drejtoritĂ« vendore nuk ka respektuar detyrimin ligjor pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur KLSH-sĂ« brenda afatit 20-ditor dhe nuk ka raportuar mbi ecurinĂ« e zbatimit tĂ« rekomandimeve brenda afatit gjashtĂ«mujor tĂ« parashikuar nga ligji.

Përgjegjësia nuk mbetet vetëm në drejtoritë lokale

Një prej rasteve të veçuara në raport është Drejtoria Vendore Tirana Jug, ku KLSH kishte kërkuar masa disiplinore për 18 punonjës, përfshirë edhe largime nga puna.

Megjithatë, audituesit konstatuan se Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Në këtë mënyrë, sipas raportit, përgjegjësia nuk mbetet vetëm tek drejtoritë vendore, por shtrihet edhe në administratën qendrore të drejtuar nga Lorena Goxhobelli.

Goxhobelli paraqet një panoramë tjetër

Rreth gjashtë muaj pas publikimit të raportit të KLSH-së, më 15 korrik 2026, drejtoresha e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, raportoi në Kuvend një situatë krejt tjetër.

Sipas saj, nga 123 rekomandime të verifikuara:

  • 90 janĂ« zbatuar (73.2%);
  • 33 nuk janĂ« zbatuar, pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« objektive.

Sipas raportimit të saj:

  • DurrĂ«s: 7 nga 8 rekomandime tĂ« zbatuara;

  • ShkodĂ«r: 1 i zbatuar, 1 nĂ« proces;

  • Tirana Jug: 9 tĂ« zbatuara, 10 jo;

  • Tirana Veri: 16 nĂ« proces, 7 tĂ« pazbatuara;

  • Tirana Rurale I: 13 tĂ« zbatuara pjesĂ«risht, 2 jo;

  • Tirana Rurale II: rreth 73% tĂ« zbatuara;

  • KamĂ«z–VorĂ«: rreth 79% tĂ« zbatuara ose pjesĂ«risht tĂ« zbatuara.

Ku ndryshojnë shifrat?

Mospërputhja nuk lidhet vetëm me numrat, por edhe me metodologjinë.

KLSH mat rezultatin përfundimtar: nëse rekomandimi nuk është realizuar plotësisht, ai konsiderohet i pazbatuar.

ASHK, nga ana tjetĂ«r, konsideron si progres edhe rastet kur janĂ« ndĂ«rmarrĂ« procedura ose kur zbatimi Ă«shtĂ« konsideruar “objektivisht i pamundur”.

Pikërisht për këtë arsye, KLSH vazhdon të mbajë qëndrimin se nga 142 masa disiplinore është zbatuar vetëm një, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pazbatuar.

Gati 1 miliard lekë dëm për financat publike

Auditimi nuk ndalet vetëm tek përgjegjësia administrative.

Raporti evidenton se vetëm rastet e përmbledhura përfaqësojnë 968 milionë lekë detyrime të paarkëtuara, të ardhura të munguara dhe dëme në administrimin e pronës publike.

Duke përfshirë edhe gjetjet e tjera financiare, vlera e dëmit kalon 1 miliard lekë.

Ndër rastet kryesore:

  • nĂ« KamĂ«z–VorĂ«, mbi 342 milionĂ« lekĂ« pĂ«r parcela ndĂ«rtimore tĂ« legalizimeve mbeten tĂ« papaguara;

  • nĂ« TiranĂ« Veri, rezultojnĂ« rreth 385 milionĂ« lekĂ« parcela tĂ« faturuara, por ende tĂ« palikuiduara;

  • raportohen gjithashtu taksa urbanistike tĂ« papaguara, qira tĂ« munguara tĂ« truallit shtetĂ«ror dhe dĂ«me tĂ« tjera financiare ndaj buxhetit.

Legalizime në kundërshtim me ligjin

Një kapitull i rëndësishëm i raportit trajton procesin e legalizimeve.

Sipas KLSH-së, janë konstatuar legalizime:

  • nĂ« zona tĂ« planifikuara pĂ«r shkolla;
  • pranĂ« linjave tĂ« tensionit tĂ« lartĂ«;
  • pranĂ« hekurudhĂ«s;
  • buzĂ« kanaleve kulluese;
  • mbi diga;
  • si edhe objekte tĂ« ndĂ«rtuara me materiale tĂ« pĂ«rkohshme qĂ« nuk plotĂ«sonin kriteret ligjore.

Edhe rekomandimet për shfuqizimin ose korrigjimin e këtyre vendimeve rezultojnë kryesisht të pazbatuara.

Rasti “K.D.” ShPK

NjĂ« prej rasteve mĂ« tĂ« detajuara tĂ« auditimit lidhet me njĂ« kompani private tĂ« identifikuar si “K.D.” ShPK.

Sipas raportit:

  • kompania ka pĂ«rfituar sipĂ«rfaqe trualli mĂ« tĂ« madhe nga ajo qĂ« lejonte ligji;
  • objekti Ă«shtĂ« futur nĂ« proces legalizimi edhe pse nuk duhej tĂ« pĂ«rfshihej nĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ«;
  • vetĂ«m nga mosarkĂ«timi i qirasĂ« sĂ« truallit shtetĂ«ror buxhetit i mungojnĂ« mbi 51 milionĂ« lekĂ«.

Edhe në këtë rast rekomandimi i KLSH-së nuk është zbatuar.

Pronat vazhdojnë të tjetërsohen

Raporti evidenton një tjetër fenomen shqetësues.

Në disa raste, ndërkohë që rekomandimet e KLSH-së nuk janë zbatuar, pronat janë bashkuar me pasuri të tjera dhe janë transferuar tek palë të treta, pa vendosur kufizimet e kërkuara.

Kjo, sipas auditimit, e vështirëson rikthimin e situatës në përputhje me ligjin.

Raporti dokumenton gjithashtu mungesë dokumentacioni për privatizime, si edhe raste që tashmë janë objekt hetimi nga SPAK dhe prokuroritë e zakonshme.

Eksperti Ilir Ciko: Problemi është institucional

Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, i cituar në analizën e Faktoje.al, vlerëson se raporti nuk dokumenton vetëm shkelje individuale, por një problem të thellë institucional.

Sipas tij, dëmi prek tre drejtime kryesore:

  • cenimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«s pĂ«rmes transferimeve tĂ« paligjshme;
  • dĂ«mtimin e regjistrit kadastral dhe sigurisĂ« juridike;
  • humbjen e besimit tĂ« qytetarĂ«ve dhe investitorĂ«ve tek institucionet.

Ai thekson se shteti humbet dy herĂ«: fillimisht nga vendimet e gabuara dhe mĂ« pas nga kostot pĂ«r t’i korrigjuar ato pĂ«rmes proceseve gjyqĂ«sore dhe kompensimeve.

Pyetja që mbetet

Raporti i KLSH-së nuk ngre vetëm dyshime mbi mënyrën si administrohet prona publike.

Ai ngre një pyetje shumë më të madhe: çfarë vlere kanë auditimet shtetërore nëse rekomandimet pranohen, por nuk zbatohen, përgjegjësit nuk ndëshkohen dhe pronat vazhdojnë të tjetërsohen?

KLSH kishte kërkuar që rekomandimet të zbatoheshin brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të raportit, një pjesë e konsiderueshme e tyre mbeten ende pa u ekzekutuar.

The post Kadastra e Goxhobellit nën lupën e KLSH-së: 968 milionë lekë dëm appeared first on Publik Media.

Basti i rrezikshëm i Ramës me familjen Trump! Deutsche Welle:

Shqipëria po shkëmben bregdetin për ndikim politik?

NjĂ« dokumentar i ri i Deutsche Welle e vendos ShqipĂ«rinĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« njĂ« debati qĂ« shkon pĂ«rtej njĂ« investimi turistik. NĂ« fokus Ă«shtĂ« projekti miliarda dollarĂ«sh i Jared Kushner, dhĂ«ndrit tĂ« Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe protesta qytetare e njohur tashmĂ« si “Revolucioni i Flamingove”, e cila kundĂ«rshton ndĂ«rtimin nĂ« zonĂ«n e mbrojtur tĂ« ZvĂ«rnecit.

Dokumentari ngre një pyetje thelbësore: a po përdor qeveria shqiptare bregdetin si monedhë shkëmbimi për të fituar ndikim gjeopolitik dhe lidhje më të forta me administratën Trump?

Në hyrje të dokumentarit, Deutsche Welle e përshkruan rezistencën ndaj projektit si një histori ku ndërthuren zhvillimi i pasurive të paluajtshme, interesat gjeopolitike, pakënaqësia qytetare ndaj qeverisë shqiptare dhe mbrojtja e një prej ekosistemeve më të rëndësishme të vendit.

Sipas dokumentarit, fondi i investimeve Affinity Partners, i drejtuar nga Jared Kushner, synon ta transformojë zonën në një resort luksoz me deri në 10 mijë dhoma hoteli. Për qeverinë shqiptare ky projekt paraqitet si një mundësi për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e profilit ndërkombëtar të vendit.

Megjithatë, autorët theksojnë se kundërshtarët nuk e konsiderojnë këtë një investim të zakonshëm. Sipas tyre, emri i Kushner nuk përfaqëson vetëm kapital privat, por edhe një lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën e pushtetit në Uashington.

“Emri Kushner nuk do tĂ« thotĂ« vetĂ«m para. Ai Ă«shtĂ« i martuar me Ivanka Trump, vajzĂ«n e presidentit. Kjo do tĂ« thotĂ« edhe akses i mundshĂ«m nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje e madhe pĂ«r njĂ« vend tĂ« vogĂ«l si ShqipĂ«ria”, thuhet nĂ« dokumentar.

Deutsche Welle rikujton se Jared Kushner ka qenë një nga figurat më me ndikim në rrethin e Donald Trump dhe se aktualisht ushtron një rol joformal si i dërguar për çështje ndërkombëtare, duke u angazhuar në negociata që lidhen me Gazën, Ukrainën dhe Iranin. Dokumentari thekson se ky rol nuk është konfirmuar nga Senati amerikan.

Një pjesë e rëndësishme e dokumentarit i kushtohet ndikimit mjedisor të projektit. Sipas autorëve, zhvillimi i resortit do të prekë një zonë të mbrojtur ku jetojnë flamingot, foka mesdhetare dhe breshkat e detit, duke e kthyer debatin në një përplasje mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës.

Dokumentari sjell edhe opinionin e një eksperti amerikan, i cili argumenton se ndërthurja e interesave politike dhe atyre të biznesit në familjen Trump është e pazakontë për standardet amerikane.

“Shkalla nĂ« tĂ« cilĂ«n interesat e biznesit dhe aktiviteti politik i familjes janĂ« ndĂ«rthurur nĂ« administratĂ«n e dytĂ« Trump Ă«shtĂ« ndoshta unike nĂ« Shtetet e Bashkuara”, shprehet eksperti.

Ai kujton se Jared Kushner nuk kishte eksperiencë në sektorin financiar kur themeloi Affinity Partners, por arriti të sigurojë miliarda dollarë investime nga fondet sovrane të Arabisë Saudite dhe Katarit, çka ka ngritur pikëpyetje nëse investitorët kërkonin vetëm përfitime ekonomike apo edhe ndikim politik përmes lidhjeve të tij.

Dokumentari ndalet edhe te pozicioni i kryeministrit Edi Rama. Sipas analizës së Deutsche Welle, për qeverinë shqiptare ky projekt përputhet me strategjinë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike me Perëndimin, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.

Një nga konkluzionet më të forta të dokumentarit është se:

“ShqipĂ«ria shkĂ«mben aksesin nĂ« tokĂ«n e saj – jo naftĂ« apo produkte – me shpresĂ«n pĂ«r tĂ« fituar para dhe akses nĂ« pushtetin politik.”

Në përfundim, Deutsche Welle e paraqet konfliktin për projektin e Zvërnecit jo thjesht si debat për ndërtimin e një resorti luksoz, por si një provë për mënyrën se si vendet e vogla përdorin asetet e tyre strategjike dhe nëse mund të negociojnë në kushte të barabarta me aktorë ekonomikë dhe politikë shumë më të fuqishëm.

The post Basti i rrezikshëm i Ramës me familjen Trump! Deutsche Welle: appeared first on Publik Media.

Në kulmin e sezonit turistik, Saranda zhytet në errësirë

Në kulmin e sezonit veror, kur mijëra turistë vendas dhe të huaj kanë mbushur hotelet, restorantet dhe shëtitoren bregdetare, qyteti i Sarandës është përballur me një ndërprerje të energjisë elektrike, duke shkaktuar probleme për bizneset dhe pushuesit. Sipas raportimeve, një defekt në rrjetin e shpërndarjes ka lënë pa energji zona të qytetit dhe rrethinave.  

Ndërprerja e energjisë në një prej destinacioneve kryesore turistike të vendit rikthen në vëmendje problematikën e infrastrukturës energjetike gjatë muajve të verës, pikërisht në periudhën kur konsumi arrin nivelet më të larta.

Bizneset e turizmit paralajmërojnë se ndërprerje të tilla dëmtojnë shërbimin ndaj turistëve, ndërsa pushuesit përballen me mungesë ndriçimi, vështirësi në përdorimin e ashensorëve, kondicionerëve dhe shërbimeve të tjera bazë.

Situata ngre pikëpyetje mbi gatishmërinë e rrjetit energjetik për të përballuar fluksin e sezonit turistik, në një qytet që çdo vit promovohet si një nga destinacionet kryesore të rivierës shqiptare. 

The post Në kulmin e sezonit turistik, Saranda zhytet në errësirë appeared first on Publik Media.

đŸ’Ÿ

đŸ’Ÿ

Gazetari ernrik Mehmeti humb jetën në një aksident fatal në Vlorë

Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit. Motori u rrokullis disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, i riu nuk arriti të mbijetojë.

The post Gazetari ernrik Mehmeti humb jetën në një aksident fatal në Vlorë appeared first on Publik Media.

Banditët e Ulsi Manjës dhunojnë protestuesit në sy të policisë

ndërsa Prokuroria arreston viktimën

Arben Llangozi

Më 5 korrik, mbi 20 protestues u arrestuan pas përplasjes së ndodhur gjatë protestës, ndërsa versioni zyrtar i Policisë dhe Prokurorisë i paraqiti qytetarët si shkaktarë të dhunës. Por pamjet e reja video hedhin dyshime të forta mbi këtë narrativë dhe tregojnë një dinamikë krejt tjetër: persona të identifikuar si badigardë të ish-ministrit Ulsi Manja shfaqen duke provokuar, sharë dhe goditur protestuesit në prani të efektivëve të policisë, ndërsa më pas prangat iu vendosën protestuesve.

Megjithatë, në vend që të hetoheshin personat që shfaqen duke ushtruar dhunë, organet proceduese arrestuan Gent Prognin dhe protedtuestuesit e tjerë, pa asnjë provë reale dhe mbi një version të manipuluar të ngjarjes.

Kjo nuk duket më si një gabim hetimor. Kjo ngre dyshime serioze për deformim të qëllimshëm të fakteve, manipulim të provave dhe përdorim të Policisë dhe Prokurorisë për të mbrojtur njerëzit e pushtetit dhe për të goditur protestuesit.

Edhe mĂ« skandaloze Ă«shtĂ« prania e punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« nĂ« vendngjarje. Ata shfaqen aty ndĂ«rsa protestuesit dhunohen, por nuk ndĂ«rhyjnĂ«, nuk ndalojnĂ« agresorĂ«t dhe, sipas pretendimeve, mĂ« pas lejojnĂ« qĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia t’u faturohet viktimave.

Nëse punonjësit e policisë kanë parë dhunën, nuk kanë ndërhyrë dhe kanë pasqyruar një version të rremë në aktet procedurale, atëherë ata nuk mund të trajtohen thjesht si dëshmitarë. Roli i tyre duhet të hetohet penalisht dhe përgjegjësit duhet të merren të pandehur.

Videoja duhet të administrohet menjëherë si provë, të krahasohet me procesverbalet, deklarimet dhe raportet e policisë dhe të verifikohet nëse janë fshehur, shtrembëruar apo fabrikuar fakte për të justifikuar arrestimin e Gent Prognit dhe protestueve të tjerë.

Drejtësia nuk mund të funksionojë si mburojë për badigardët e pushtetit dhe si kamxhik për qytetarët. Kur agresorët mbrohen, viktimat arrestohen dhe policia hesht, atëherë nuk kemi më zbatim ligji, por një skenar të organizuar për të përmbysur të vërtetën.

The post Banditët e Ulsi Manjës dhunojnë protestuesit në sy të policisë appeared first on Publik Media.

đŸ’Ÿ

Protesta hyn në ditën e 49-të

Mijëra njerëz janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës.

Grumbullimi i protestuesve ka nisur në orarin e zakonshëm, rth orës 19:00.

Me thirrjet “ShqipĂ«ri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorĂ«heqjen”, protestuesit nisĂ«n marshimin drejt KryeministrisĂ«.

Pavarësisht temperaturave të larta a kanë vijuar protestën e tire.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë current.

NjĂ« e re ka kundĂ«rshtuar zhvillimin e Kuvendit qytetar tĂ« mbajtur sot nĂ« TiranĂ«, duke deklaruar se qytetarĂ«t nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r struktura qĂ« pretendojnĂ« t’i pĂ«rfaqĂ«sojnĂ«.

“Secili nga ne pĂ«rfaqĂ«son veten. Nuk keni nevojĂ« pĂ«r Kuvend qytetar, pasi secili pĂ«rfaqĂ«son veten. Nuk duam populizma. PoshtĂ« diktatura”, u shpreh ajo.

Protesta e sotme ka hyrë në ditën e 49 të saj.

The post Protesta hyn në ditën e 49-të appeared first on Publik Media.

đŸ’Ÿ

Po lahej në det, ndërron jetë i moshuari te Shkëmbi i Kavajës

Dyshohet se viktima pësoi një atak kardiak në ujë. Mjekët konstatuan vdekjen në vend, ndërsa policia po heton rrethanat.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një person i moshuar ka humbur jetën teksa ndodhej në det.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte hyrĂ« nĂ« ujĂ« pĂ«r t’u larĂ«, kur dyshohet se ka pĂ«suar njĂ« problem tĂ« papritur shĂ«ndetĂ«sor. Burimet paraprake flasin pĂ«r njĂ« atak kardiak, i cili dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Pushuesit që ndodheshin në zonë kanë sinjalizuar menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa në vendngjarje mbërriti një autoambulancë. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, mjekët vetëm konstatuan vdekjen e të moshuarit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë.

The post Po lahej në det, ndërron jetë i moshuari te Shkëmbi i Kavajës appeared first on Publik Media.

Dyshime për lidhje me krimin, 10 drejtuesve të policisë u hiqet certifikata e sigurisë

AMP zbulon se 6 drejtues të nivelit të parë humbën certifikatën për dyshime mbi pastërtinë e figurës, ndërsa 19 oficerëve të tjerë iu refuzua pajisja me të.

Dhjetë efektivëve të Policisë së Shtetit, mes tyre gjashtë drejtues të nivelit të parë, u është hequr certifikata e sigurisë pas verifikimeve që kanë ngritur dyshime mbi pastërtinë e figurës së tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), një nga arsyet kryesore lidhet me indicie për kontakte ose lidhje me persona të përfshirë në aktivitet kriminal.

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje zyrtare pĂ«r TCH, AMP bĂ«n tĂ« ditur se gjatĂ« njĂ« viti, edhe 19 oficerĂ«ve tĂ« tjerĂ« – 11 prej tyre drejtues tĂ« nivelit tĂ« parĂ« – u Ă«shtĂ« refuzuar pajisja me certifikatĂ«n e sigurisĂ«. NdĂ«rkohĂ«, katĂ«r komisarĂ«ve u Ă«shtĂ« pezulluar pĂ«rkohĂ«sisht kjo certifikatĂ« deri nĂ« pĂ«rfundimin e proceseve gjyqĂ«sore ndaj tyre.

Certifikata e sigurisĂ« Ă«shtĂ« dokumenti qĂ« u mundĂ«son njĂ« kategorie tĂ« caktuar punonjĂ«sish tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit akses nĂ« informacionet e klasifikuara si “Sekret ShtetĂ«ror”. GjatĂ« procesit tĂ« verifikimit, Institucioni KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« e Informacionit tĂ« Klasifikuar, nĂ« bashkĂ«punim me ShĂ«rbimin Informativ tĂ« Shtetit (SHISH), AgjencinĂ« e InteligjencĂ«s dhe AgjencinĂ« e MbikĂ«qyrjes Policore, ka konstatuar se njĂ« pjesĂ« e aplikantĂ«ve nuk plotĂ«sojnĂ« kriteret e nevojshme pĂ«r t’u pajisur me kĂ«tĂ« certifikatĂ«.

Në total, kanë aplikuar 1,487 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa 33 prej tyre, përfshirë efektivë të rolit bazë dhe një punonjës të Ministrisë së Brendshme, kanë marrë vlerësim negativ.

Vendimet u janë përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, institucione që duhet të marrin masat përkatëse, duke i sistemuar këta punonjës në pozicione ku nuk do të kenë akses në informacion të klasifikuar.

Sa i përket procesit të vettingut në polici, AMP kujton se ai nisi në vitin 2018 me synimin për të rivlerësuar drejtuesit e Policisë së Shtetit. Megjithatë, ndryshimet e shpeshta në strukturat drejtuese, transferimet dhe emërimet e reja kanë ndikuar në ngadalësimin e këtij procesi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjashtë muajve të fundit janë zhvilluar 26 procese rivlerësimi. Prej tyre, 15 drejtues janë konfirmuar në detyrë, ndërsa për 11 të tjerë procesi është ndërprerë, pasi gjatë zhvillimit të verifikimeve ata nuk ushtronin më funksione drejtuese.

The post Dyshime për lidhje me krimin, 10 drejtuesve të policisë u hiqet certifikata e sigurisë appeared first on Publik Media.

Beqiraj i nxjerr “blof” 8.5 miliardĂ«t e RamĂ«s, sfidon publikisht Ibrahimajn

Një përplasje e fortë publike ka shpërthyer mes ish-zëvendësministres së Financave, Irena Beqiraj, dhe ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lidhur me interpretimin e shifrave ekonomike dhe arsyet e forcimit të lekut në Shqipëri.

Debati u ndez pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pretendoi se në ekonominë shqiptare kanë hyrë rreth 8.5 miliardë euro nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat. Kjo shifër u vu menjëherë në pikëpyetje nga Irena Beqiraj, e cila argumentoi se të dhënat zyrtare nuk e mbështesin këtë pretendim.

Sipas analizës së saj, bazuar në statistikat e Bankës së Shqipërisë, fluksi real neto nga këto burime arrin në rreth 4.6 miliardë euro. Ajo theksoi se diferenca prej disa miliardë eurosh nuk justifikohet me treguesit zyrtarë dhe ngriti dyshime se mund të lidhet me ekonomi informale apo burime të padeklaruara.

Reagimi i ministres Delina Ibrahimaj erdhi menjëherë, duke kundërshtuar interpretimin e Beqirajt. Ajo sqaroi se shifra prej 8.5 miliardë eurosh përfaqëson totalin bruto të hyrjeve valutore, duke përfshirë të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat, dhe jo vlerën neto. Sipas saj, debati lidhet me mënyrën e leximit të të dhënave dhe dallimin mes treguesve bruto dhe neto.

Megjithatë, polemika u thellua më tej. Në një reagim të dytë, Irena Beqiraj përdori tone më të ashpra, duke theksuar se nuk ka çështje personale me ministren, por se ajo po mbron një qëndrim politik që bie ndesh me analizën ekonomike.

Në fund, ish-zëvendësministrja i bëri thirrje Delina Ibrahimajt për një debat të hapur publik, duke propozuar një përballje televizive për të diskutuar në mënyrë të detajuar çështje kyçe si forcimi i lekut, investimet e huaja, produktiviteti, oferta monetare, politikat buxhetore dhe sistemi i pensioneve.

The post Beqiraj i nxjerr “blof” 8.5 miliardĂ«t e RamĂ«s, sfidon publikisht Ibrahimajn appeared first on Publik Media.

Dua Lipa mbështet protestat dhe shpërthen ndaj qeverisë Rama

Këngëtarja denoncon ligjin për zonat e mbrojtura

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka rikthyer sërish vëmendjen mbi zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri, duke shprehur publikisht qëndrimin e saj në mbështetje të qytetarëve protestues.

Artistja ka ripublikuar në Instagram Story një fragment nga podcasti i saj, ku e ftuar ishte shkrimtarja Lea Ypi. Në këtë episod, Dua Lipa ndalet te situata aktuale në vend, duke komentuar protestat që po zhvillohen dhe ndryshimet ligjore që kanë shkaktuar debat publik.

Postimi në Instagram Story

Ajo i cilëson protestat si një shenjë pozitive të angazhimit qytetar dhe ndërgjegjësimit shoqëror, duke theksuar se është frymëzuese të shohësh një pjesëmarrje kaq të gjerë të njerëzve që kërkojnë të dëgjohen. Sipas saj, reagimi i qytetarëve tregon një interes real për të ardhmen e vendit.

Nga ana tjetër, këngëtarja shprehet kritike ndaj mënyrës se si janë ndërmarrë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Ajo e konsideron shqetësuese faktin që vendime të tilla merren pa një proces të hapur konsultimi me publikun, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës dhe përfshirjes qytetare në vendimmarrje.

Qëndrimi i saj ka marrë reagime pozitive nga qytetarët që protestojnë çdo ditë, ndërsa ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Këto të fundit e kanë konsideruar mbështetjen e saj si një sinjal të fortë, që i jep jehonë më të gjerë kauzës së protestuesve shqiptarë në arenën globale.

The post Dua Lipa mbështet protestat dhe shpërthen ndaj qeverisë Rama appeared first on Publik Media.

‘Okazioni’ i qeverisĂ«: NdĂ«rto shtetin, merr detin nĂ« PalasĂ« dhe DhĂ«rmi

Investitorët duhet të ndërtojnë zyra për Policinë, Zjarrfikësen dhe Gardën dhe në këmbim marrin tokë shtetërore për hotele

NĂ«n sloganin e “modernizimit tĂ« shĂ«rbimeve publike”, po merr formĂ« njĂ« model i ri zhvillimi qĂ« po ngre pikĂ«pyetje tĂ« forta: nĂ«se njĂ« investitor dĂ«shiron tĂ« ndĂ«rtojĂ« struktura hoteliere nĂ« dy nga zonat mĂ« tĂ« shtrenjta tĂ« bregdetit shqiptar, PalasĂ« dhe DhĂ«rmi, mĂ« parĂ« duhet tĂ« ndĂ«rtojĂ« ambiente tĂ« reja pĂ«r PolicinĂ«, ZjarrfikĂ«sen dhe GardĂ«n. NjĂ« shkĂ«mbim qĂ« nĂ« letĂ«r prezantohet si bashkĂ«punim publik-privat, por qĂ« nĂ« thelb po shihet si njĂ« formulĂ« ku prona publike vihet nĂ« dispozicion tĂ« biznesit nĂ« kĂ«mbim tĂ« investimeve infrastrukturore.

Korporata e Investimeve ka hapur tenderin publik ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r projektin “Qendra e ShĂ«rbimeve Publike PalasĂ«â€. Sipas kĂ«tij projekti, investitori privat do tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r projektimin dhe ndĂ«rtimin e dy strukturave hoteliere nĂ« prona shtetĂ«rore nĂ« PalasĂ« dhe DhĂ«rmi. NĂ« kĂ«mbim, ai do tĂ« financojĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« kompleksi tĂ« ri shĂ«rbimesh publike pranĂ« rrethrrotullimit tĂ« PalasĂ«s.

MarrĂ«veshja parashikon qĂ«, pas pĂ«rfundimit tĂ« punimeve, njĂ« pjesĂ« e sipĂ«rfaqes sĂ« zhvilluar t’i kalojĂ« nĂ« administrim KorporatĂ«s si formĂ« kompensimi pĂ«r pĂ«rdorimin e pronĂ«s shtetĂ«rore. I gjithĂ« projekti Ă«shtĂ« konceptuar mbi modelin e sipĂ«rmarrjes sĂ« integruar dhe pĂ«rfshin tre zona tĂ« ndara: njĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r funksione publike dhe dy zona tĂ« dedikuara pĂ«r hoteleri dhe shĂ«rbime turistike.

Autoritetet e paraqesin këtë si një zgjidhje për të kombinuar investimet private me ndërtimin e infrastrukturës publike në një zonë me ritme të larta zhvillimi turistik në jug të vendit. Por kritikët e shohin ndryshe: si një mekanizëm që u jep investitorëve akses në prona me vlerë të lartë strategjike, në këmbim të ndërtimit të godinave shtetërore.

Projekti synon të transformojë rrethrrotullimin e Palasës në një qendër operative, duke e kthyer atë në një nyje funksionale për institucionet e sigurisë dhe emergjencave. Megjithatë, për investitorët, kjo shihet si një mundësi e artë për të hyrë në një treg ekskluziv, ku përfitimi potencial është i konsiderueshëm.

Një element tjetër i marrëveshjes është pjesëmarrja e shtetit në projekt, me një përqindje prej 35% të sipërfaqes së zhvilluar, duke e kthyer investimin në një formë bashkëpronësie mes sektorit publik dhe atij privat. Ky mekanizëm, i prezantuar si një mënyrë për të garantuar përfitime për shtetin, në praktikë ngre pyetje mbi mënyrën e përdorimit të këtyre hapësirave dhe ndikimin në zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

Për të rritur transparencën dhe standardin e projektit, është parashikuar hartimi i një masterplani, përfshirja e një jurie ndërkombëtare dhe një proces konkurrues për përzgjedhjen e investitorit. Megjithatë, debati mbetet i hapur: a është ky një model zhvillimi në interes të qytetarëve, apo një tjetër hap drejt privatizimit të hapësirave më të vlefshme të bregdetit?

Afati pĂ«rfundimtar pĂ«r aplikim Ă«shtĂ« 10 shtatori. Deri atĂ«herĂ«, mbetet pĂ«r t’u parĂ« se cilĂ«t investitorĂ« do tĂ« hyjnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« garĂ« dhe si do tĂ« ndikojĂ« ky projekt nĂ« tĂ« ardhmen e PalasĂ«s dhe DhĂ«rmiut.

Në çdo rast, një gjë duket e qartë: koncepti i zhvillimit në bregdet po ndryshon me shpejtësi, duke krijuar një realitet të ri ku kufiri mes hapësirës publike dhe asaj private bëhet gjithnjë e më i paqartë.

The post ‘Okazioni’ i qeverisĂ«: NdĂ«rto shtetin, merr detin nĂ« PalasĂ« dhe DhĂ«rmi appeared first on Publik Media.

E trishtë! Mjeshtri që çoi polifoninë në Hollywood, pastron rrugët e Vlorës

Vendim Kapaj, i dekoruar me titullin “MjeshtĂ«r i Madh” dhe njĂ« ndĂ«r figurat mĂ« tĂ« veçanta tĂ« muzikĂ«s tradicionale shqiptare, sot pĂ«rballet me njĂ« realitet qĂ« bie ndesh me kontributin e tij artistik. Kompozitori dhe instrumentisti me njĂ« karrierĂ« rreth 50-vjeçare, i njohur pĂ«r teknikĂ«n e rrallĂ« tĂ« interpretimit tĂ« fyellit me dhĂ«mbĂ«, aktualisht punon nĂ« shĂ«rbimet e pastrimit tĂ« qytetit pĂ«r tĂ« siguruar tĂ« ardhura pĂ«r familjen.

PavarĂ«sisht se emri i tij sĂ« fundmi u bĂ« i njohur gjerĂ«sisht pĂ«r pĂ«rfshirjen nĂ« kolonĂ«n zanore tĂ« filmit “The Odyssey”, njĂ« produksion i madh ndĂ«rkombĂ«tar me regji tĂ« Christopher Nolan dhe njĂ« kastĂ« tĂ« njohur aktorĂ«sh, realiteti i pĂ«rditshĂ«m i Kapajt mbetet larg vlerĂ«simit qĂ« do tĂ« duhej tĂ« kishte njĂ« artist i kĂ«tij niveli.

Në një intervistë për mediat, ai është shprehur se ka zgjedhur të punojë për të mos qenë i varur nga askush:
“E ndjej veten tĂ« ofenduar qĂ« t’ju shkoj nga mbrapa dhe t’u them ‘aman mĂ« çoni nĂ« filan vend’. Thjesht kĂ«rkoj punĂ«â€, u shpreh Kapaj.

Iso-polifonia shqiptare, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë kulturore, është bërë pjesë e kolonës zanore të këtij filmi prestigjioz. Regjistrimet janë realizuar në Vlorë, ku Kapaj ka interpretuar me fyell dhe culë dyjare në praninë e kompozitorit Ludëig Göransson. Procesi ka zgjatur rreth pesë orë dhe është zhvilluar në ambientet e Teqesë së Kuzum Babait.

Përfshirja e polifonisë labe në një projekt të tillë ka ngjallur emocione dhe krenari tek shqiptarët, duke dëshmuar se tingujt mijëravjeçarë të traditës sonë mund të arrijnë skenat më të mëdha botërore. Megjithatë, për vetë artistin që i solli këta tinguj në Hollivud, përditshmëria mbetet sfiduese dhe larg vëmendjes institucionale.

Në një kontrast të fortë, ndërkohë që qeveria shqiptare ka akorduar me urgjencë miliona euro për evente të mëdha artistike ndërkombëtare, figura si Kapaj, që mbajnë gjallë dhe promovojnë identitetin kulturor shqiptar në botë, vijojnë të mbeten në hije dhe pa mbështetjen e nevojshme.

The post E trishtë! Mjeshtri që çoi polifoninë në Hollywood, pastron rrugët e Vlorës appeared first on Publik Media.

❌