Natën e mirë!
1869 views
Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Teksa mijëra qytetarë ishin mbledhur në tubim, disa të rinj u shkëputën për pak çaste nga turma për të falur namazin. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë si një simbol i besimit dhe përkushtimit shpirtëror edhe në mes të një proteste masive. Për shumë prej pjesëmarrësve, gjesti përcolli mesazhin se njeriu duhet t’i qëndrojë besnik parimeve dhe bindjeve të tij, duke iu bindur para së gjithash Krijuesit dhe jo krijesave.
91.9K views
Një atmosferë tejet emocionuese dhe plot energji ka përfshirë mbrëmjen e sotme Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në mesin e protestës masive përpara selisë së qeverisë, mijëra qytetarë kanë krijuar një moment unik duke kënduar njëzëri këngën e njohur "Mora Fjalë". Pamjet e sheshit të ndriçuar nga dritat e telefonave, ndërsa këndohej kënga simbol, kanë dëshmuar një ndjenjë të fortë bashkimi dhe qëndrese, duke u kthyer menjëherë në një nga pamjet më kulmore të tubimit të sotëm në kryeqytet.
7391 views
Shumë qytetarë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur në një tubim proteste në rrugët e New York-ut. Të rrethuar nga flamujt kuqezi, pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj aktualitetit politik në Shqipëri përmes thirrjeve të drejtpërdrejta "Rama burg, Berisha burg". Ky tubim dëshmon një qëndrim kritik të një pjese të diasporës ndaj liderëve kryesorë politikë në vend, duke kërkuar një rotacion dhe reformim të plotë të klasës politike shqiptare.
31K views
Qindra shtetas shqiptarë që jetojnë në diasporë kanë zhvilluar një tubim proteste në Frankfurt të Gjermanisë. Pjesëmarrësit, të pajisur me flamuj kombëtarë dhe pankarta, kanë shprehur mbështetjen e tyre për tubimet që po zhvillohen paralelisht në Tiranë. Përmes thirrjeve të tyre, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në menaxhimin politik të vendit, duke u bërë pjesë e reagimit të shtrirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
80.7K views
Kryeqyteti është përfshirë nga një dallgë e fuqishme proteste në ditën e shtatë të tubimeve të njëpasnjëshme. Mijëra qytetarë të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” kanë nisur një marshim masiv drejt selisë së Kryeministrisë, duke krijuar atë që organizatorët e cilësojnë si njërën prej pjesëmarrjeve më të mëdha dhe më mbresëlënëse të ditëve të fundit. Kolona e gjatë e protestuesve po i drejtohet godinës qeveritare përmes disa akseve kryesore të Tiranës, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin por duke dëshmuar një organizim të shtrirë në të gjithë qytetin. Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe të ashpra dhe flamuj kombëtarë, duke artikuluar pa rreshtur kërkesën për ndryshime të thella politike në vend. Ky reagim qytetar vjen pas një jave të plotë qëndrese, ku kauzës i janë bashkuar jo vetëm banorë të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por edhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar posaçërisht për të qenë pjesë e këtij tubimi. Në qendër të kësaj revolte popullore qëndron një listë e qartë kërkesash drejtuar ekzekutivit. Pjesëmarrësit kërkojnë me ngulm dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe anulimin pa kushte të të gjitha projekteve që ata i konsiderojnë si të dëmshme për interesin publik dhe korruptive. Po ashtu, një tjetër pikë sensitive e këtij marshimi është mbrojtja e pasurive kombëtare, të cilat sipas protestuesve po tjetërsohen në dëm të qytetarëve.
24.1K views
Qindra shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Firence të Italisë në një protestë në mbështetje të lëvizjes qytetare që prej ditësh po zhvillohet në Tiranë kundër projektit turistik të parashikuar në zonën e Zvërnecit. Të pranishmit janë organizuar në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, duke mbajtur flamuj kuqezi, pankarta dhe simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një shenjë të mbrojtjes së lagunës së Nartës dhe kundërshtimit ndaj ndërhyrjeve në këtë zonë të mbrojtur. Protestuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndikimin që mund të ketë projekti në ekosistemin e zonës, duke kërkuar ndalimin e çdo ndërtimi që sipas tyre rrezikon natyrën dhe biodiversitetin. Ata kanë theksuar gjithashtu nevojën për transparencë të plotë mbi projektin dhe përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje në mbështetje të kauzës, përfshirë mesazhe solidariteti me protestuesit në Shqipëri, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se diaspora shqiptare po ndjek nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të mbështesë nismat qytetare që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesit publik. Organizatorët e protestës kanë bërë të ditur se mobilizimi nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë paralelisht me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të merret në konsideratë nga institucionet përgjegjëse.
59.5K views
Mes lotëve, dhimbjes dhe nderimeve të shumta nga familjarë, kolegë dhe qytetarë, këtë të premte iu dha lamtumira e fundit efektivit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, i shpallur “Dëshmor i Atdheut” pas rënies në krye të detyrës. Familjes së të ndjerit iu dorëzuan flamuri kombëtar, kapela e Policisë së Shtetit dhe certifikata e “Dëshmorit të Atdheut”, si simbol mirënjohjeje për shërbimin e tij të paharruar. Ndërkohë në këtë moment teje të vështirë dhe të rëndë për familjen Mekolli, një gjest prekës solidariteti ka ardhur nga Fondacioni Golden Eagle me në krye zotin Shaqir Palushi. Fondacioni ka dhuruar 10 mijë euro për bashkëshorten e Eneas dhe djalin e tyre vetëm 8 muajsh që sot nuk është vetëm pa baba, por pa shtyllën e familjes. Ky kontribut që shkon përtej ndihmës financiare, është një mbështetje më tepër. respekt dhe vlerësim për familjen e heroit që dha jetën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut.
4755 views
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngjallur kuriozitet dhe mijëra komente nga përdoruesit. Pamjet tregojnë një makinë luksoze Mercedes CLS, e cila lëviz në rrugë me bagazhin e hapur, ku duket një buqetë gjigante me lule dhe mbishkrimi romantik: “Marry Me?” (Martohu me mua?). Videoja është bërë menjëherë virale, ndërsa shumë qytetarë kanë nisur të hamendësojnë se kush mund të jetë vajza fatlume që do të marrë propozimin e veçantë për martesë. Deri tani nuk dihet identiteti i çiftit dhe as nëse propozimi është realizuar me sukses, por një gjë është e sigurt: videoja ka tërhequr vëmendjen e rrjetit
17.5K views
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të Novoselës. Sipas të dhënave paraprake, një person dyshohet se ka tentuar të kalojë autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në këtë segment rrugor. Për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së ndriçimit ai dyshohet se është përplasur edhe nga mjete të tjera dhe për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi që humbi jetën nuk është identifikuar ende, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një endacak. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Paralelisht po punohet edhe për identifikimin e viktimës.
18.5K views
Në protestën e pestë të zhvilluar nga populli para Kryeministrisë, një qytetar shprehu kundërshtimin e tij ndaj projektit të Zvërnecit dhe kritikoi qeverinë, duke deklaruar se kryeministri nuk po përfaqëson interesat e qytetarëve. “Nuk jemi dakord me Zvërnecin si shumë protestues të tjerë këtu. Rama është thjesht një person që nuk po i përfaqëson njerëzit. Prandaj ne duam që Rama të largohet. Ne nuk jemi këtu për ndonjë përfitim. Nuk kemi nevojë për Izraelin apo për asgjë tjetër. Ajo që dimë është se Rama duhet të largohet, Berisha duhet të largohet dhe të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të shkojnë në burg”, u shpreh ai para të pranishmëve.
57.1K views
Gjatë takimit të tij me banorët e Zvërnecit në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet me tone të ashpra dhe prerë zërave kritikë dhe protestave që po zhvillohen paralelisht në kryeqytet. Kreu i qeverisë u shpreh i palëkundur përballë tubimeve, duke deklaruar se numri i protestuesve në shesh nuk mund të përmbysë vullnetin e shumicës që e ka votuar atë dhe Partinë Socialiste në zgjedhje. Rama theksoi se projektet dhe investimet e qeverisë nuk janë të papritura, por pjesë e programit të shpallur që në fushatë, për të cilin ka marrë një mandat të qartë popullor. “Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë. Janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë,” u shpreh kryeministri. Kryeministri tregoi se sapo ishte kthyer nga Tivati në Malin e Zi për të ardhur direkt në takim, duke e marrë këtë zonë si shembull të transformimit përmes turizmit. “Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake. Në Tivat, të gjithë ata që takova atje ishin malazezë,” tha ai, duke nënkuptuar se zhvillimi turistik mban qytetarët në vend. Nga ana tjetër, Rama nuk i kursye ironitë për kërkesat ekonomike të protestuesve në Tiranë, duke pretenduar se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri janë tashmë konkurruese me rajonin. “Këta që kanë dalë të protestojnë i duan pagat si në Amerikë mbase. I duan si në Manhatan. Nuk e di çfarë duan këta. Pagat në sistemin e turizmit tonë janë si në Greqi, ose më shumë se në Greqi. Këtu nuk është: ‘Sa të të jap?’. Këtu është: ‘Hajde të punosh’,” përfundoi Rama.
42.1K views
Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra qytetarë kishin dalë për të protestuar. Gjatë tubimit të mbajtur në Sheshin e Flamurit, situata është tensionuar pas ndërhyrjes së një personi, i cili sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është pjesë e stafit të Gardës së Republikës. Një video e mbërritur në redaksi tregon momentin kur ky person, me mjaft arrogancë, i shkon pranë një vajze protestuese dhe i shkul me dhunë parrullën që ajo mbante në duar. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në zonën ku po zhvilloheshin aktivitetet e fushatës së Partisë Socialiste. Veprimi i personit që dyshohet se është punonjës i Gardës ka sjellë irritimin e menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, të cilët kanë dënuar sjelljen arrogante ndaj vajzës që po ushtronte të drejtën e saj për të protestuar. Mesazhi i qytetarit: "Përshëndetje JOQ! Shikoni si sillen me qytetarët. Tani sa është bërë te fushata e Partisë Socialiste, te Sheshi i Flamurit. Ky personi i Gardës është ai që e heq parrullën."
48.9K views
Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur sot në Mynih të Gjermanisë për t'iu bashkuar protestës dhe për të shprehur qëndrimet e tyre mbi çështjen për të cilën po organizohet tubimi. Pamjet e publikuara tregojnë pjesëmarrës me flamuj shqiptarë, ndërsa protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore me pjesëmarrjen e bashkëatdhetarëve nga zona të ndryshme.
121.1K views