Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Momente tensioni dhe përplasjeje kanë përfshirë stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ajo që duhej të ishte një...

Momente tensioni dhe përplasjeje kanë përfshirë stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ajo që duhej të ishte një sfidë festive, ka degjeneruar në një sherr në fushë dhe reagim të ashpër nga shkallët e stadiumit pas një episodi provokues. Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 73-të, kur futbollisti izraelit, Gloukh, shfrytëzoi një rast të kuqezinjve për të marrë një top dhe për të shënuar golin e avantazhit për Izraelin. Megjithatë, situata u nxeh menjëherë pas përfundimit të aksionit. Gjatë festimit të golit, Gloukh iu drejtua tifozëve shqiptarë duke u bërë me shenjë “të heshtnin”, ndërsa në të njëjtën kohë u tregoi me krenari stemën e Izraelit në fanellë. Ky gjest provokues nuk është pritur mirë nga mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të kërkuar llogari. Kaq ka mjaftuar që situata të dalë jashtë kontrollit dhe futbollistët e të dyja skuadrave të përplasen fizikisht në fushë. Pas qetësimit të gjakrave, arbitri i ndeshjes vendosi të ndëshkojë me karton të verdhë si Hysajn, ashtu edhe Gloukh. Gjesti i futbollistit izraelit ka irrituar në masë edhe tifozët e pranishëm në “Air Albania”. Menjëherë pas provokimit dhe përplasjes në fushë, i gjithë stadiumi ka shpërthyer në thirrje të fuqishme politike, duke brohoritur në kor: “Palestinë! Palestinë!”, si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj lojtarit mik. Ditët në vijim pritet të shihet nëse ky incident do të sjellë penalizime apo gjoba nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.

80.5K views


💾

Debati mbi projektin turistik të Jared Kushner në Shqipëri ka kaluar kufijtë e diskutimit lokal, duke u bërë pjesë edhe e përplasjes politike në Shtet...

Debati mbi projektin turistik të Jared Kushner në Shqipëri ka kaluar kufijtë e diskutimit lokal, duke u bërë pjesë edhe e përplasjes politike në Shtetet e Bashkuara. Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka përmendur investimin e familjes Trump në vendin tonë gjatë një reagimi të ashpër ndaj figurave të afërta me kampin republikan. Në një postim në rrjetin social X, Hunter Biden kritikoi disa prej aleatëve dhe anëtarëve të familjes së Donald Trump, duke ndalur vëmendjen edhe te projekti që Jared Kushner dhe Ivanka Trump po zhvillojnë në Shqipëri. “Pra, ta kuptoj mirë. Jake Tapper është i fokusuar të sulmojë nënën time. Jared dhe Ivanka po ndërtojnë një parajsë private në një zonë të mbrojtur në Shqipëri. Don Jr. u martua me vajzën e bankierit të Epstein-it dhe një startup i mbështetur nga fondi i tij sapo siguroi një hua rekord prej 620 milionë dollarësh nga Pentagoni. Eric po nxjerr në bursë një kompani izraelite dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë, në mes të një lufte me Iranin që askush nuk e donte”, shkroi ai. Deklarata e Hunter Biden vjen në një kohë kur investimi i lidhur me Jared Kushner në bregdetin shqiptar është kthyer në një nga çështjet më të debatuara në opinionin publik. Prej ditësh, qindra qytetarë dhe aktivistë po protestojnë kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke shprehur shqetësime për ndikimin që ai mund të ketë mbi mjedisin dhe mbi statusin e zonave të mbrojtura.

26K views


💾

Në protestën masive që u zhvillua sot në kryeqytet kundër qeverisë dhe opozitës klasike, vëmendjen e qytetarëve dhe vëzhguesve e ka tërhequr një simbo...

Në protestën masive që u zhvillua sot në kryeqytet kundër qeverisë dhe opozitës klasike, vëmendjen e qytetarëve dhe vëzhguesve e ka tërhequr një simbol i pazakontë. Mes flamujve kombëtarë kuqezi dhe pankartave të ndryshme politike, në duart e shumë të rinjve është parë një flamur i zi me një kafkë që mban një kapelë kashte. Për këdo që nuk e njeh kulturën popullore apo botën e animacionit, ky detaj mund të dukej i çuditshëm. Megjithatë, bëhet fjalë për flamurin e serialit të famshëm japonez “One Piece” (i njohur si flamuri i piratëve të “Straw Hat”), i cili përgjatë viteve 2025 dhe 2026 është shndërruar në një nga simbolet më të fuqishme të lëvizjeve rinore në mbarë botën. Nga një serial Anime, në simbol global rezistence Flamuri i njohur si “Jolly Roger” vjen nga manga dhe animeja e krijuar nga Eiichiro Oda. Në qendër të kësaj historie, protagonisti Monkey D. Luffy dhe ekuipazhi i tij luftojnë kundër një qeverie botërore korruptive dhe autoritare, duke mbrojtur lirinë dhe popujt e shtypur. Kjo narrativë ka bërë që brezi "Gen Z" ta përqafojë këtë simbol si një mjet për të kundërshtuar abuzimin me pushtetin. Përdorimi i tij politik shpërtheu fillimisht në Indonezi në vitin 2025, gjatë protestave studentore kundër korrupsionit dhe ndikimit ushtarak në jetën civile. Sipas studiuesve të Universitetit Gadjah Mada, ky flamur funksionon si një formë “rezistence simbolike” dhe shprehjeje të pastër qytetare. Që nga ajo kohë, ky fenomen është përhapur me shpejtësi në vende të ndryshme të botës: Azi: Në Nepal (ku protestat rinore çuan në rrëzimin e qeverisë) dhe në Filipine. Europë & Amerikë: Në Francë, Itali, Meksikë, si dhe në protestat e Londrës. Media Ndërkombëtare: Gjigantë mediatikë si CNN, BBC, Time, The Guardian dhe Washington Post e kanë cilësuar tashmë këtë flamur si simbolin e ri të gjeneratës Gen Z kundër autoritarizmit dhe pabarazisë. Pse po e zgjedhin të rinjtë dhe çfarë do të thotë për Shqipërinë? Arsyeja kryesore pse ky flamur po korr sukses në sheshe është neutraliteti i tij partiak. Ai nuk lidhet me asnjë forcë apo ideologji politike tradicionale. Përkundrazi, ai përfaqëson universalisht lirinë kundër kontrollit të pushtetit, refuzimin e elitave të vjetra dhe solidaritetin mes njerëzve të thjeshtë. Prania e tij në protestën e sotme në Tiranë tregon se rinia shqiptare po rreshtohet krahas një trendi dhe fenomeni global. Për të rinjtë që e ngritën atë sot në shesh, ai nuk është thjesht një element i kulturës anime, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për të shprehur revoltën ndaj korrupsionit, padrejtësisë dhe të gjithë klasës politike vendase, pa pasur nevojë të identifikohen me asnjë parti të caktuar.

6684 views


💾

Partia Demokratike ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e saj kundër protestave që po zhvillohen prej katër ditësh kundër projektit turistik në Zvërn...

Partia Demokratike ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e saj kundër protestave që po zhvillohen prej katër ditësh kundër projektit turistik në Zvërnec. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka sulmuar ashpër organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës, duke i cilësuar ata si të lidhur me rrjetin e George Soros dhe të angazhuar në një betejë politike kundër presidentit amerikan Donald Trump. Përmes një reagimi publik, Noka pretendon se shqetësimi i protestuesve nuk lidhet me mbrojtjen e mjedisit apo të ekosistemit të zonës së Zvërnecit, por me interesa politike që, sipas tij, kanë në shënjestër familjen Trump dhe investimin e planifikuar në jug të vendit. “Mercenarët e Sorosit e kanë me familjen Trump, se për flamingot nuk ua ndjen fare. Flamingot, florën dhe faunën e asaj zone i ka dëmtuar Aeroporti i Vlorës, por organizatat që sot protestojnë nuk reaguan kurrë”, deklaron Noka. Numri dy i demokratëve shkon edhe më tej, duke pretenduar se pas protestave qëndrojnë individë të afërt me qeverinë. Ai përmend faktin se bashkëshorti i një ministreje të kabinetit qeveritar është mes organizatorëve të protestës, duke e interpretuar këtë si provë se lëvizja po përdoret politikisht. Në reagimin e tij, Noka akuzon gjithashtu organizata të shoqërisë civile dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut për standarde të dyfishta. Ai sjell në vëmendje raste të ndryshme që kanë tronditur opinionin publik gjatë viteve të fundit, duke pretenduar se për to nuk ka pasur reagim të mjaftueshëm nga organizatat që sot janë aktive në kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. Deklarata e Nokës vjen në një moment kur protestat kundër projektit turistik po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha. Qytetarë, aktivistë mjedisorë dhe organizata të ndryshme kanë dalë për katër ditë radhazi në rrugë duke kërkuar anulimin e investimit, të cilin e konsiderojnë një kërcënim për një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.

24.2K views


💾

Një 83-vjeçar ka humbur prej 7 ditësh në Fier. Isuf Shahaj ka dalë nga shtëpia rreth orës 8 të darkës dhe prej 7 ditësh nuk është kthyer më. I moshuar...

Një 83-vjeçar ka humbur prej 7 ditësh në Fier. Isuf Shahaj ka dalë nga shtëpia rreth orës 8 të darkës dhe prej 7 ditësh nuk është kthyer më. I moshuari i cili jeton në Patos vuan edhe nga skleroza dhe familjarët janë shumë të shqetësuar për fatin e tij. Ata kanë bërë edhe denoncim në polici, por ende asnjë gjurmë prej tij pasi për shkak të moshés ai nuk ruan as bagëti apo të bëjë punë të tjera. Nëse dikush e ka parë ose e sheh është i lutur të kontaktojë në numrin: 0692926327

32.4K views


💾

Një skenë që ka shkaktuar reagime dhe indinjatë është regjistruar në rrugë, ku drejtuesi i një automjeti BMW ka refuzuar t’i hapë rrugën një ambulance...

Një skenë që ka shkaktuar reagime dhe indinjatë është regjistruar në rrugë, ku drejtuesi i një automjeti BMW ka refuzuar t’i hapë rrugën një ambulance që po lëvizte me sinjalet emergjente të ndezura, duke lënë të nënkuptohet se korisnë e rrugës e ka me tapi. Pavarësisht sirenave dhe dritave paralajmëruese, shoferi ka vijuar rrugën pa krijuar hapësirën e nevojshme për kalimin e ambulancës, duke penguar mjetin e emergjencës në një moment kur çdo sekondë mund të jetë jetike për një jetë njerëzore. Sipas Kodit Rrugor, automjetet e emergjencës kanë përparësi absolute gjatë kryerjes së shërbimit dhe çdo drejtues mjeti është i detyruar të lirojë menjëherë rrugën për kalimin e tyre. Një veprim i tillë nuk përbën vetëm shkelje të rregullave të qarkullimit, por mund të rrezikojë drejtpërdrejt jetën e personave që kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. Në fund të fundit, ambulanca mund të jetë duke transportuar një të afërm, mik apo familjar të kujtdo prej nesh.

131.2K views


💾

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndryshojë pjesërisht vendimin e shkallës së parë në lidhje me ...

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndryshojë pjesërisht vendimin e shkallës së parë në lidhje me sekuestrimin preventiv të pasurive të disa prej të pandehurve në dosjen e njohur si ajo e AKSHI-t. Vendimi prek ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët vijojnë të jenë në kërkim. Gjykata e Apelit ka vendosur të heqë masën e sekuestros për një apartament në pronësi të Mirlinda Karçanajt, si edhe për një apartament që i atribuohet Ergys Agasit. Po ashtu, Apeli ka rrëzuar disa nga sekuestrimet preventive të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme për pasuri dhe asete të tjera të të pandehurve në këtë çështje. Për Gëzim Hoxhën, gjykata ka shfuqizuar sekuestron mbi asetet e një shoqërie private në vlerën 123.6 milionë lekë. Në rastin e Andis Papës, janë zhbllokuar fondet e dy subjekteve të ndryshme, me vlera përkatësisht 410.5 milionë lekë dhe 94.4 milionë lekë. Ndërsa për Elision Jorgjin, Apeli ka vendosur heqjen e sekuestros preventive mbi asetet e kompanisë së tij, të vlerësuara në rreth 100.8 milionë lekë. Vendimi i fundit përbën një ndryshim të pjesshëm të masave të sigurisë pasurore të vendosura më herët nga Shkalla e Parë, ndërsa procesi gjyqësor për dosjen e AKSHI-t vijon ende.

19.5K views


💾

Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe pushuesve në Ksamil, ku qielli është parë të marrë nuanca të forta ngjyrash të ngjashme me ...

Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe pushuesve në Ksamil, ku qielli është parë të marrë nuanca të forta ngjyrash të ngjashme me ato të ylberit, ndërsa vetë ylberi nuk është formuar qartë në horizont. Banorët thonë se ngjyrat janë shfaqur për disa minuta në shtresat e reve gjatë mesditës, duke krijuar një efekt optik të rrallë që i ka bërë njerëzit të ndalen dhe të fotografojnë fenomenin. Megjithatë, ndryshe nga një ylber klasik, nuk është vërejtur harku tipik i tij. Meteorologët shpjegojnë se ky lloj efekti mund të ndodhë kur drita e diellit shpërndahet në mënyrë të veçantë nga kristalet e akullit në retë e larta ose nga lagështia atmosferike, duke krijuar ngjyrosje të pjesshme të qiellit pa formimin e një ylberi të plotë. Fenomeni konsiderohet i rrallë dhe zakonisht lidhet me kushte të veçanta të motit që zgjasin pak minuta.

42.7K views


💾

Aktivisti dhe avokati Altin Goxhaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet se protestat e zhvilluara në Zvërne...

Aktivisti dhe avokati Altin Goxhaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet se protestat e zhvilluara në Zvërnec dhe në Tiranë janë organizuar nga Arlind Qori apo nga Lëvizja Bashkë. Sipas Goxhajt, protestat janë iniciuar fillimisht nga shoqata ambientaliste dhe jo nga forca politike. Ai thekson se Qori nuk ka qenë as fizikisht i pranishëm në protestën e zhvilluar përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe s'ka lidhje me protestën. Në reagimin e tij, Goxhaj përmend si thirrës dhe organizatorë të protestës Alben Kolën, Luciana Kokën dhe Klajdi Bellon, duke nënvizuar se asnjëri prej tyre nuk është pjesë e Lëvizjes Bashkë. “Mos dekurajoni protestuesit sikur janë komunistë! Protesta është e të gjithëve pa asnjë parti politike”, shkruan ai, duke kundërshtuar etiketimet politike të pjesëmarrësve. DEKLARATA E PLOTË ARLIND QORI DHE MEDIAT MASHTROJNË! Ai nuk është organizator i protestave as në Zvërnec dhe as në Tiranë! Protestat fillimisht u thirrën nga shoqatat ambjentaliste! Qori nuk ishte as fizikisht në protestën përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë! Thirrësit dhe organizatorët ishin Alben Kola, Luciana Koka dhe Klajdi Bello! Asnjëri prej tyre nuk është pjesë e Lëvizjes Bashkë! Mos dekurajoni protestuesit sikur janë komunistë! PROTESTA ËSHTË E TË GJITHËVE PA ASNJË PARTI POLITIKE!!! SOT TË GJITHË NË 18:00 SHESHIN SKËNDERBEJ “TË RRËZOJMË QEVERINË QË PO SHET VATANIN!”

16.2K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel për ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit, lidhur me gjendjen e një mbikalimi në...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel për ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit, lidhur me gjendjen e një mbikalimi në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Qytetari shprehet se mbikalimi ndodhet në gjendje të vjetër dhe të amortizuar, duke paraqitur rrezik serioz për kalimtarët dhe turistët që frekuentojnë zonën gjatë sezonit turistik. Ai thekson se struktura e mbikalimit është e dëmtuar nga koha dhe mungesa e mirëmbajtjes, çka e bën kalimin mbi të të pasigurt. Në mesazhin e tij, ai shprehet se vizitorët dhe turistët janë të frikësuar për ta kaluar këtë mbikalim, për shkak të gjendjes së përkeqësuar dhe mungesës së masave mbrojtëse apo sinjalizimit të rrezikut. “Ju lutem shperndajeni që të merren masa”, thuhet në apelin e qytetarit, i cili kërkon që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më shpejt për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Banorët dhe vizitorët e zonës i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të inspektojnë situatën dhe të ndërhyjnë për rehabilitimin ose sigurimin e menjëhershëm të mbikalimit, duke qenë se ajo ndodhet në një zonë të frekuentuar nga turistët.

8825 views


💾

Mariela Berisha është paraqitur këtë të martë, më 2 qershor, në ambientet e SPAK, si pjesë e personave të thirrur në kuadër të hetimeve për procedimin...

Mariela Berisha është paraqitur këtë të martë, më 2 qershor, në ambientet e SPAK, si pjesë e personave të thirrur në kuadër të hetimeve për procedimin penal ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me një organizatë të dyshuar si e përfshirë në trafikun e mbi 7 tonëve kokainë, e shtrirë në disa shtete të Amerikës Latine dhe Europës, përfshirë Belgjikën dhe Holandën. Sipas dosjes hetimore, aktiviteti i grupit dyshohet se është zhvilluar gjatë viteve 2019–2021 dhe përfshin të paktën tetë episode të trafikut të sasive të mëdha të lëndës narkotike. SPAK ka lëshuar gjithsej 11 masa sigurie ndaj anëtarëve të dyshuar të këtij rrjeti kriminal. Mes emrave të përfshirë janë Jetmir Pepaj (alias Jetmir Marashi), Aleks Pepaj (alias Shkëlqim Pepaj), si dhe persona të tjerë si Albert Pjetri, Fatjon Marku, Anton Marku, Florjan Vuka, Kristjan Lleshi, Klevi Leka, Lulzim Pepa, Anton Kola dhe Ilir Lazri. Sipas hetimeve, vëllezërit Pepa dyshohet se kishin ndërtuar një rrjet të gjerë ekonomik përmes kompanisë “Pepa Group”, e cila është përfshirë në sektorin e ndërtimit, koncesioneve dhe përfitimeve nga fondet publike. Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar mbi 230 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë edhe kuota në disa shoqëri me seli në Tiranë.

11.7K views


💾

Raportohet se oligarku i Shëndetësisë Klod Allajbeu me anë të një profili anonim në TikTok, duke fshehur dorën, ka dalë në një sulm anonim ndaj Ivanka...

Raportohet se oligarku i Shëndetësisë Klod Allajbeu me anë të një profili anonim në TikTok, duke fshehur dorën, ka dalë në një sulm anonim ndaj Ivanka Trump. Është e pashpjegueshme se nga buron ky zemërim i oligarkut shtatvogël me të bijën e Trump... E bija e presidentir ende nuk ka reaguar, ndoshta sepse nuk është në dijeni që po sulmohet nga një profil anonim me një emër përdoruesi që ndryshon çdo 24 orë. Mbase informacionet në këtë lajm janë shumë të thella për disa, por burime të sigurta nga persona të afërt me Allajbeun, sugjerojnë se ky angazhim i papritur frymëzohet nga aleanca e oligakut me frontin Gylen–Soros. Interesant është fakti që në rrjet ditët e fundit u përhap një info e shoqëruar me një foto të rreme e gjeneruar me inteligjencë artificiale e gardhit me tela me gjemba që ndante Zvërnecin dhe pjesa e përcaktuar do i shitej Izraelit për t'i bërë qytetarët ta besonin. Pasi u vërtetua se investitorët janë myslimanë nga Katari, të paktë janë ata që janë në dijeni të faktit se Spitali Amerikan i Klodian Allabeut është i kamufluar pas disa izraelitëve të cilët po thithin fondet publike të Shëndetësisë nëpërmjet thesit QSUT. Oligarku i vetëbinjakëzuar me Izraelin bëri shqiptarët të hanin karremin se po i shesim tokë të pafeve. Allajbeu mashtroi edhe Ramën duke bërë koalicion me Lul Bashën e pastaj ndërmjet nje izraeliti mashtroi vetë Bashën duke e bërë të besonte që do të fitonte zgjedhjet e 2021.

13.2K views


💾

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksi, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si trajtohen qytetarët në disa institucione shëndetësore publ...

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksi, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si trajtohen qytetarët në disa institucione shëndetësore publike. Rasti i fundit vjen nga Spitali i Kamzës, ku një prind pretendon se është përballur me neglizhencë, mungesë profesionalizmi dhe sjellje fyese nga personeli infermieror. Sipas qytetarit, ai iu drejtua spitalit për t’i siguruar ndihmë mjekësore vajzës së tij të sëmurë, por në vend të kujdesit që priste për fëmijën, u përball me një situatë që e cilëson të papranueshme. Në videon e dërguar në redaksi, dëgjohet një infermiere që në momentet e para i drejtohet qytetarit me tone kërcënuese, duke i thënë se do t’ia “thyejë telefonin në kokë”. Ndërkohë, edhe pse fëmija shihet duke qarë dhe familjarët kërkojnë ndërhyrje pasi serumi nuk po funksiononte, infermieret vijojnë bisedat mes tyre, pa treguar reagimin e pritshëm ndaj situatës. Pamjet bëhen edhe më tronditëse në fund të videos, ku një prej infermiereve përdor gjuhë të rëndë dhe fyese ndaj qytetarit, duke e degraduar edhe më tej komunikimin me familjarët që kishin kërkuar ndihmë, ajo dëgjohet tek thotë, "të q**sha robt. Ky nuk është rasti i parë që ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e shërbimit në sistemin shëndetësor publik. Vetëm pak kohë më parë u publikuan pamje nga një pavion psikiatrik, ku një infermiere dëgjohej duke ofenduar rëndë një paciente. Ndërsa delirantja e shëndetësisë flet për reforma, investime dhe modernizim të sistemit, raste të tilla vijojnë të ekspozojnë një realitet krejt tjetër për qytetarët, të cilët shpesh përballen me mungesë kujdesi, arrogancë dhe sjellje që nuk kanë vend në një institucion shëndetësor. Në fund të fundit, pacientët nuk kërkojnë privilegje, por shërbimin dhe respektin minimal që u takon.

728.7K views


💾

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen skandaloze të mbeturinave në terminalin e autobusëve në kryeqytet, duke e cilësuar situatën si pro...

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen skandaloze të mbeturinave në terminalin e autobusëve në kryeqytet, duke e cilësuar situatën si problematike dhe të papërshtatshme për një hapësirë që shërben për udhëtarë vendas dhe të huaj. Ai ka treguar se pak ditë më parë ka qenë duke shoqëruar disa vizitorë të huaj në terminal por duke parë gjendjen e mbeturinave të shpërndara kudo ata janë shprehur të habitur dhe të pakënaqur nga pamja. Qytetari thotë se në çdo cep të terminalit ka grumbullime mbeturinash, duke krijuar një ambient të papastër dhe të pakëndshëm. “U skandalizuan nga ky pisllik. O Zot çfarë tmerri. Mbeturina në të gjitha anët, ngjan si landfill dhe jo terminal autobusesh. Është e turpshme,” – citohet qytetari në denoncim. Terminali i Autobusëve në Tiranë shërben si një nga nyjet kryesore të lëvizjes ndërqytetase, duke pritur çdo ditë një numër të lartë udhëtarësh vendas dhe të huaj, por pamje të tilla janë vërtetë zhgënjyese për një kryeqytet që mburret si më i miri në rajon e më gjerë.

35K views


💾

❌