❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

22:59 Zgjedhjet në Kosovë/ Abdixhiku dhe Osmani në konferencë: LDK arriti rezultat të mirë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa Osmani kanë dalë në një deklaratë për mediat lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura sot në Kosovë.

Abdixhiku u shpreh gjatë fjalës së tij se ka pasur rritje të numrit të votuesve për LDK-në, ndërsa shtoi se kjo forcë politike ka siguruar 20 mandate.

Po ashtu, ai u shpreh se humbja e 200 mijë votave nga LVV-ja tregon se populli kërkon një përfaqësim tjetër.

“MĂ« lejoni tĂ« shpreh mirĂ«njohjen pĂ«r qytetarĂ«t e KosovĂ«s. Kosova foli sot qartĂ«. NjĂ« falĂ«nderim shumĂ« i veçantĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kontribuuan qĂ« qytetarĂ«ve tanĂ« t’u respektohej vullneti i tyre. NĂ« vetĂ«m njĂ« muaj fushatĂ«, numri ynĂ« ka arritur nĂ« 20 mandate. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« rritje qĂ« ne e konsiderojmĂ« prej 5 pikĂ« pĂ«rqindjeje. Ky nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« numĂ«r, por njĂ« shenjĂ« e qartĂ« se ky vizion po merr mbĂ«shtetje qytetare. Me 20 mandate, LDK-ja ka njĂ« tĂ« ardhme shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«rpara. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« detyrĂ« pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara.
Kjo nuk ishte njĂ« garĂ« e barabartĂ«. PĂ«rballĂ« kishim propagandĂ«n e pushtetit. PamĂ« edhe keqpĂ«rdorime parazgjedhore, ndĂ«rhyrje dhe pĂ«rpjekje pĂ«r blerje vote. PĂ«rballĂ« gjithĂ« kĂ«saj, ne ndoqĂ«m njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r. Nuk zhvilluam njĂ« fushatĂ« urrejtjeje, por njĂ« fushatĂ« moderne. Sot, qytetarĂ«t tanĂ« dhanĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« qartĂ«. PamĂ« edhe njĂ« refuzim tĂ« qartĂ« ndaj kĂ«tij stili qeverisĂ«s. Humbja e 200 mijĂ« votave nga partia nĂ« pushtet tregon se ky popull kĂ«rkon njĂ« pĂ«rfaqĂ«sim tjetĂ«r”, u shpreh Abdixhiku.
Ish-presidentja Vjosa Osmani shtoi se, edhe pse koha e fushatës ishte e shkurtër, LDK-ja shënoi rritjen më të madhe të votave krahasuar me çdo subjekt tjetër politik.

Osmani komentoi edhe pjesëmarrjen e ulët në votime, duke thënë se qytetarët janë lodhur nga proceset e shumta zgjedhore dhe krizat politike në vend.

“Dua t’i falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t pĂ«r pĂ«rkrahjen, tĂ« cilĂ«t, pavarĂ«sisht kohĂ«s sĂ« shkurtĂ«r qĂ« kishim nĂ« dispozicion pĂ«r fushatĂ«, e rritĂ«n LDK-nĂ« me 5% mĂ« shumĂ« vota, rritja mĂ« e madhe qĂ« ka pasur çdo subjekt politik. Ky Ă«shtĂ« hapi i parĂ« drejt ringritjes. Besoj se nĂ« muajt nĂ« vijim kjo forcĂ« politike do tĂ« vazhdojĂ« kĂ«tĂ« ringritje.
PjesĂ«marrja ishte e ulĂ«t dhe kjo Ă«shtĂ« normale, duke qenĂ« se qytetarĂ«t janĂ« lodhur nga proceset e shumta zgjedhore dhe krizat. Duke nisur qĂ« nga nesĂ«r, tĂ« gjithĂ« angazhimin tonĂ« do ta pĂ«rqendrojmĂ« te krijimi i institucioneve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta nxjerrim KosovĂ«n nga kriza. Qytetari ka ndihmuar qĂ« tĂ« ribalancohet skena politike. Koha e ringritjes ka filluar dhe nuk ka asgjĂ« qĂ« e ndal”, tha Osmani.
Deri më tani janë numëruar 97.64% e votave, ku LVV-ja kryeson me 43.01%, ose 293.710 vota./mxh

22:45 Përsëritet momenti dramatik, Christian Eriksen rrëzohet sërish në mes të fushës; ndërhyn stafi mjekësor!

Një moment dramatik tronditi sot botën e futbollit. Mesfushori danez Christian Eriksen u rrëzua në minutën e 65-të të ndeshjes miqësore midis Danimarkës dhe Ukrainës në stadiumin Nature Energy Park në Odense. Skena solli menjëherë kujtime të tmerrshme të incidentit të vitit 2021. Eriksen, i cili nuk ishte në posedim të topit, vendosi papritur të dy duart në sternumin e tij përpara se të binte pranë zonës së penaltisë.

Lojtarët e të dy skuadrave, stafi mjekësor dhe arbitri norvegjez Sigurd Kringstad reaguan menjëherë. Ndeshja u ndërpre dhe më pas u anulua plotësisht, me Danimarkën që po udhëhiqte 2-1. Federata Daneze e Futbollit (DBU) dhe mjeku i kombëtares, Morten Boesen, dhanë lajme inkurajuese pak orë më vonë.
Eriksen është i ndërgjegjshëm, eci vetë drejt ambulancës dhe u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme.

“Christian po shkon mirĂ« nĂ« rrethanat aktuale. Ai e rifitoi shpejt ndĂ«rgjegjen dhe defibrilatori i tij funksionoi siç pritej”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare.
Ky incident riktheu automatikisht në mendje ngjarjen tragjike të Euro 2020. Më 12 qershor 2021, në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandës në Kopenhagë, Eriksen pësoi një atak kardiak të rëndë. Ai u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor. Pas kësaj, atij iu implantua një defibrilator nënlëkuror (ICD), pajisje që monitoron ritmin e zemrës dhe ndërhyn automatikisht nëse është e nevojshme. Pas asaj ngjarjeje, Eriksen bëri një rikthim të jashtëzakonshëm: luajti për Brentford, Manchester United (ku fitoi FA Cup dhe EFL Cup), dhe aktualisht mbronte ngjyrat e VfL Wolfsburg në Bundesliga. Ai ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares daneze edhe në Euro 2024./mxh

22:16 Irani sulmon Izraelin me raketa dhe mbyll hapësirën ajrore, reagon Tel Avivi: Teherani duhet të digjet sonte

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur sërish pasi Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, duke shënuar sulmin e parë që nga armëpushimi i vendosur në prill. Sipas ushtrisë izraelite, raketat u drejtuan fillimisht nga veriu i vendit, ndërsa sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona.

Autoritetet izraelite njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin disa raketa balistike, ndërsa më pas u identifikuan edhe lëshime të tjera. Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme të konsiderueshme. Raportime të mediave ndërkombëtare flasin edhe për goditje iraniane në zonën e Tel Avivit.

Pas sulmit, Irani urdhĂ«roi mbylljen e hapĂ«sirĂ«s ajrore, ndĂ«rsa disa fluturime civile u devijuan ose u anuluan. Teherani kishte paralajmĂ«ruar mĂ« herĂ«t se do t’i pĂ«rgjigjej sulmit ajror izraelit nĂ« periferinĂ« jugore tĂ« Bejrutit, ku humbĂ«n jetĂ«n dy persona dhe u plagosĂ«n tĂ« paktĂ«n 11 tĂ« tjerĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, Izraeli ka pezulluar aktivitetin mĂ«simor nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin dhe ka vendosur kufizime pĂ«r tubimet publike. Ministri i SigurisĂ« KombĂ«tare, Itamar Ben-Gvir, reagoi ashpĂ«r pas sulmit, duke shkruar nĂ« rrjetet sociale: “Sonte Teherani duhet tĂ« digjet”. Sipas mediave amerikane, edhe presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, Ă«shtĂ« informuar pĂ«r zhvillimet e fundit./mxh

22:10 Anatomia e një zemërimi kolektiv

Last Updated on 07/06/2026 by Monika

Psikologe Sonila Gruda

ZhurmĂ«, zhurmĂ«, sa zhurmĂ«, shumĂ« zhurmĂ«â€, thoshte dikur njĂ« kĂ«ngĂ« e njohur e West Side Family dhe Kryeministrit tonĂ« tĂ« sotĂ«m.

Sot, ndërsa qytetarët ecin në bulevardet e qyteteve shqiptare dhe jo vetëm, ka ditë që hasin pikërisht këtë zhurmë ushtuese, një tingull që të futet brenda në trup si korrent elektrik, të përshkon çdo qelizë. Protestat po mbushin rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

Ashtu si dy shpatulla qĂ« pĂ«rplasen padashje nĂ« njĂ« turmĂ«, kjo revoltĂ« po tĂ«rheq vĂ«mendjen e tĂ« gjithĂ«ve. ËshtĂ« njĂ« pĂ«rplasje qĂ« fillimisht tĂ« acaron. NĂ« syrin e tjetrit, secili shihet si armik, si i shitur. Aty gjen revoltuesin qĂ« dikur vetĂ« e votoi qeverinĂ« kundrejt sĂ« cilĂ«s sot po pĂ«rleshet; por gjen edhe kalimtarin e rastĂ«sishĂ«m, atĂ« qĂ« qĂ«ndron aty si mbĂ«shtetĂ«s i idealeve qĂ« nuk fituan me vota, ose thjesht si njĂ« nihilist mosbesues.

Për një vëzhgues të jashtëm, revolta mund të ketë imazhin e thjeshtë të një reagimi kundër projekteve turistike private. Mund të duket si një luftë e kotë për ekosistemin e një ishulli, apo si një revoltë ndaj mospërfilljes së një vendimi qeveritar nga ana e atyre që vetë e zgjodhën atë pushtet, duke harruar se ai nuk erdhi si Mesia.

Por kush zgjedh t’i shpĂ«rfillĂ« kĂ«to protesta, harron tĂ« pĂ«rdorĂ« lenten e zmadhimit. Po ta vĂ«shtronte botĂ«n pĂ«rmes saj, do tĂ« kuptonte se kjo kryengritje ka rrĂ«njĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« thella. Ajo nuk fillon dhe as nuk mbaron nĂ« Sazan, nĂ« ZvĂ«rnec, nĂ« NartĂ« apo nĂ« VlorĂ«.

Ajo fillon aty ku nis çdo histori: tek “Na ishte njĂ« herĂ«â€Šâ€, ku si fabul qĂ«ndron kujtesa kolektive qĂ« shqiptarĂ«t e mbartin nĂ« shpirt prej shekujsh.

Keqmenduesit hipotizojnë se ky revolucion po bëhet vetëm për shkak të një resorti dhe protestuesit janë etiketuar si komunistë, nazistë e plot emërtime të tjera. Por një popull nuk ngrihet për hiçe të tilla; ai derdhet në rrugë atëherë kur ndien se zëri i tij është mbytur në heshtje, kur kupton se shpirti dhe fjala e tij vlejnë më pak se interesat e ethshme të atyre që mbartin pushtetin.

Populli ngrihet e rebelohet kur mbi supe i peshon ajo bindje e zymtë se e ardhmja po thuret në fshehtësi, larg syve të tij, duke e lënë jashtë portave të fatit të vet.

Ajo qĂ« dikur quhej “mallkim” apo “fat i shkruar”, sot zbĂ«rthehet si traumĂ« transgjeneracionale, njĂ« rrĂ«fim i padukshĂ«m se si dĂ«shpĂ«rimet dhe plagĂ«t e mĂ«dha historike udhĂ«tojnĂ« nĂ«pĂ«r breza duke kĂ«rkuar rrugĂ«n drejt shĂ«rimit.

KĂ«to ngjarje nuk transmetohen thjesht pĂ«rmes gojĂ«dhĂ«nave apo tregimeve tĂ« gjyshĂ«rve; ato gjejnĂ« strehĂ« thellĂ« brenda nesh, tĂ« koduara si emocione tĂ« pashpjegueshme, si frikĂ«ra qĂ« s’kanĂ« emĂ«r dhe si njĂ« thjerrĂ«z e padukshme pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s syri zgjedh ta shohĂ«, ta interpretojĂ«, por edhe ta sfidojĂ« botĂ«n.

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pikĂ«risht ky truall vuajtjesh – njĂ« epigraf epigjenetik i jetĂ«s sonĂ« brez pas brezi. NjĂ« tokĂ« e rrahur nga stuhitĂ« e egra tĂ« pushtimeve, e copĂ«tuar nga gjeopolitika, e ngrirĂ« nga izolimi i gjatĂ«, e vrarĂ« nga varfĂ«ria dhe e lodhur nga tranzicionet e pafundme e tĂ« dhimbshme.

Kohët kanë ndryshuar dhe brezat kanë ndërruar, por disa plagë kanë mbetur të hapura, duke pikuar ende në heshtje brenda psikikës sonë kolektive. Përballë kësaj dhimbjeje shekullore, lekoplasti i harresës nuk mban më; ka ardhur koha që këtë trashëgimi dhimbjeje ta shndërrojmë në një vetëdije çliruese.

Kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë të burgosur të së shkuarës. Përkundrazi, do të thotë se e kaluara është një prani e padukshme që ende ecën krahas nesh, duke hedhur dritëhije mbi mënyrën se si e jetojmë dhe e interpretojmë të sotmen.

Prandaj, debati i madh për Sazanin, Zvërnecin, Lagunën e Nartës nuk është thjesht një ekuacion ekonomik apo një shqetësim mjedisor. Për shumë njerëz, ai ishull nuk është vetëm tokë e rrethuar nga uji; ata shohin aty diçka tjetër, një histori të vjetër që rizgjohet.

ËshtĂ« ajo historia e pĂ«rhershme e njĂ« vendi ku vendimet e mĂ«dha dhe fatet e pĂ«rbashkĂ«ta shkruhen nĂ«pĂ«r zyra tĂ« mbyllura nga njĂ« grusht njerĂ«zish, ndĂ«rsa shumica ftohet nĂ« skenĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« duartrokitur pĂ«rfundimin e tragjikomedisĂ«.

Nga kjo pikëpamje, Zvërneci me flamingot e vet shndërrohet në simbolin e fundit të një përplasjeje titanike, në konfliktin e amshuar midis qytetarit dhe ndjenjës mbytëse të pafuqisë.

Ndoshta pikërisht këtu buron magjia dhe dhimbja e protestave të këtij viti, të cilat kanë një përbërje të pazakontë, pothuajse poetike në trishtimin e tyre. Atje nuk ka vetëm zëra dhe flamuj aktivistësh politikë.

NĂ« ato sheshe sheh bashkimin e skajeve tĂ« jetĂ«s, ku studenti qĂ« kĂ«rkon tĂ« ardhmen ecĂ«n krah pĂ«r krah me pensionistin qĂ« mbron tĂ« shkuarĂ«n. NĂ« kĂ«to protesta sheh prindĂ«rit qĂ« mbajnĂ« pĂ«r dore fĂ«mijĂ«t e tyre, nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« fundit pĂ«r tĂ« thyer mallkimin e sĂ« kaluarĂ«s dhe pĂ«r t’u thĂ«nĂ« se ky vend u pĂ«rket edhe atyre.

Në ato sheshe, Shqipëria nuk po mbron thjesht një ishull, por po mbron dinjitetin e saj.

Sheshet e Shqipërisë së vitit 2026 po shndërrohen në një mozaik njerëzor që thyen çdo parashikim: artistë, punëtorë, emigrantë të kthyer përkohësisht dhe qytetarë që nuk kanë protestuar kurrë më parë.

Madje, në mënyrë simbolike, në këto tubime duket sikur kanë hyrë edhe ata që nuk kanë zë për të folur: flamingot, pelikanët, breshkat, peshqit, lagunat dhe pyjet.

Në shikim të parë, ky reagim mund të duket si një çështje thjesht ekologjike, por në të vërtetë bëhet fjalë për një shtresëzim të thellë psikologjik. Kur njerëzit ndiejnë se zëri i tyre mbytet nga mospërfillja, ata shpesh fillojnë të flasin në emër të natyrës, duke i kthyer kafshët dhe mjedisin në pasqyra të vetë ndjesisë së tyre të pambrojtur.

Flamingot, në këtë kontekst, nuk janë më thjesht shpendë shtegtarë; ata shndërrohen në simbolin e brishtësisë dhe të gjithçkaje që nuk mund të mbrojë veten përballë forcës së pushtetit, duke u gdhendur si një nga figurat më të fuqishme të kësaj rezistence.

Për vite me radhë, shqiptarët janë përshkruar si një popull që kalon kohën nëpër kafene, një stereotip i përdorur shpesh për të treguar pasivitet apo mungesë iniciative. Mirëpo sot, shoqëria duket se e ka marrë kafen me vete në shesh, duke mos qëndruar më ulur në pritje, por duke e kthyer atë në një ftesë të hapur për dialog.

“Ulu me ne, na dĂ«gjo, shpjego dhe bisedo”, Ă«shtĂ« thirrja e heshtur qĂ« buron nga ky revolucion. NĂ« thelb, çdo protestĂ« Ă«shtĂ« njĂ« ftesĂ« e dĂ«shpĂ«ruar pĂ«r komunikim, njĂ« urĂ« qĂ« tentohet tĂ« ngrihet pikĂ«risht aty ku mungesa e dialogut ka lĂ«nĂ« zbrazĂ«ti.

Kjo përpjekje gjen jehonë edhe në mitet tona të hershme, ku Mbretëresha Teuta mbetet një nga figurat më komplekse të kujtesës historike. Përtej fakteve apo legjendave që e rrethojnë, ajo përfaqëson idenë e një sovraniteti të kërcënuar dhe të një besimi të tradhtuar.

Pa e përmendur drejtpërdrejt, shumë qytetarë sot po përballen me të njëjtën pyetje ekzistenciale që ka përshkuar shekujt: Kush vendos në të vërtetë për Shqipërinë? Kjo është pyetja që qëndron pas çdo pankarte, pas debateve të ndezura, pas zemërimit dhe, mbi të gjitha, pas shpresës.

Përtej revoltës ekziston gjithmonë shpresa. Shqipëria e sotme ngjan me vazon e hapur të Pandorës, nga ku kanë dalë në sipërfaqe të gjitha plagët e grumbulluara: korrupsioni, varfëria, emigracioni, pensionet e ulëta, pasiguria dhe mosbesimi.

Megjithatë, ashtu si në mitologjinë greke ku shpresa mbeti në fund si dritë shpëtimi, mes këtyre vështirësive po lind dëshira e patjetërsueshme për dinjitet.

Dinjiteti nuk Ă«shtĂ« njĂ« luks apo njĂ« privilegj i rezervuar pĂ«r pak njerĂ«z, por nevojĂ« themelore e çdo individi dhe e çdo populli pĂ«r t’u ndier i respektuar.

Prandaj, këto protesta nuk mund të kuptohen thjesht si një reagim kundër një projekti apo një qeverie të caktuar. Ato janë një kryengritje shpirtërore kundër ndjesisë së përhershme se të tjerët vendosin dhe qytetari vetëm duhet të përshtatet.

Kjo qĂ« po shohim Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« e fuqishme pĂ«r pjesĂ«marrje, pĂ«r respekt dhe pĂ«r dinjitet, sepse ky vend nuk po kĂ«rkon vetĂ«m tĂ« mbrojĂ« njĂ« ishull, njĂ« lagunĂ«, njĂ« “rezervat natyror tĂ« menaxhuar” apo njĂ« “peizazh tĂ« mbrojtur”, por po pĂ«rpiqet tĂ« rifitojĂ« tĂ« drejtĂ«n legjitime pĂ«r tĂ« qenĂ« autor i historisĂ« sĂ« vet.

22:08 “ShĂ«nim pĂ«r ata qĂ« kujtojnĂ« se ka mbetur ambientalizĂ«m nĂ« protestĂ«â€/ Rama i pĂ«rgjigjet komentuesve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e tij në aktivitetin e zhvilluar në Elbasan për 35 vjetorin e PS-së.

NĂ« reagimin e tij, Rama shkruan se ku protestuesit mblidhen nĂ« bulevard Ă«shtĂ« “ShqipĂ«ria e re” ndĂ«rsa kur mblidhen njerĂ«zit diku tjetĂ«r duhet tĂ« shahen dhe ofendohen nĂ«pĂ«r platforma tĂ« rrjeteve sociale.

Më tej thekson përsëri se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen, por sipas tij do të bëhen motorët e një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

SHËNIM I DETYRUAR
Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerĂ« e influencera qĂ« vijnĂ« nĂ« bulevard pĂ«r tĂ« marrĂ« follouersa e llajke mbi tribunĂ«, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhĂ«tarĂ« imagjinarĂ«, kundĂ«r projektesh imagjinare, pĂ«r tĂ« mbrojtur natyrĂ«n nga shkatĂ«rrimi imagjinar e pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo Ă«shtĂ« “ShqipĂ«ria e Re”, “ShqipĂ«ria e ShqiptarĂ«ve”, “ShqipĂ«ria qĂ« nuk shitet”, ndĂ«rsa kur mblidhen tĂ« tjerĂ«t ju i jepni vetes tĂ« drejtĂ«n t’i shani, ofendoni, pĂ«shtyni, siç bĂ«ni me tĂ« tĂ«rĂ« ata qĂ« marrin kurajon tĂ« shprehin ndonjĂ« mendim ndryshe nĂ« faqet e tyre dhe duhet tĂ« marrin mbrapsht furinĂ« e gjuhĂ«s mĂ« anti-ambientaliste tĂ« mundshme.
KĂ«to bashkĂ«ngjitur janĂ« vetĂ«m disa prej mbetjeve tĂ« gojĂ«s suaj, nĂ« adresĂ« tĂ« socialistĂ«ve tĂ« Elbasanit sot, tĂ« cilat po ia bashkĂ«ngjis kĂ«tij shĂ«nimi pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kujtojnĂ« gabimisht se ka mbetur mĂ« ambientalizĂ«m nĂ« atĂ« protestĂ« tĂ« stisur me ndjenjat e shumĂ«kujt, duke i siguruar tĂ« tĂ«rĂ« njerĂ«zit e mirĂ« e tĂ« shqetĂ«suar pa dallim, se projektet e ZvĂ«rnecit dhe Sazanit nuk do tĂ« ndalen kurrĂ«sesi, po do tĂ« bĂ«hen shembĂ«lltyra krenarie kombĂ«tare, motorĂ« tĂ« rinj tĂ« njĂ« ekonomie tĂ« denjĂ« pĂ«r njĂ« vend tĂ« Bashkimit Europian, pasqyra shembullore tĂ« zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe destinacione qĂ« do t’i shohĂ« me admirim mbarĂ« bota./mxh

21:56 Sondazhi i ARD/ Auron Dodi: 85% e gjermanëve e shohin ekonominë si problem më të madh se migrimi

ARD “Deutschlandtrend” (Dojçlandtrend), njĂ« sondazh i madh i opinionit publik nĂ« Gjermani, konstaton se tani gjermanĂ«t e shohin ekonominĂ« si problem mĂ« tĂ« madh se migrimi. 85 pĂ«r qind e gjermanĂ«ve e vlerĂ«sojnĂ« gjendjen ekonomike tĂ« vendit si jo tĂ« mirĂ« – kaq pak optimizĂ«m pati sĂ« fundi vetĂ«m gjatĂ« krizĂ«s sĂ« euros.

Për të mësuar më shumë, Auron Dodin nga DW, sjell detajet.

A kemi të bëjmë me shqetësim të justifikuar apo thjesht me frikësim të gjermanëve?
A.Dodi: Kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« dobĂ«si reale aktuale tĂ« ekonomisĂ« gjermane, por qĂ« duket mĂ« dramatike nga ç’ështĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«. Vendimtare janĂ« dy nivele, qĂ« ndahen nga njĂ«ri-tjetri. GjermanĂ«t e vlerĂ«sojnĂ« gjendjen e vendit tĂ« tyre si tĂ« zymtĂ«, por janĂ« tĂ« qetĂ« pĂ«r situatĂ«n personale tĂ« tyre. MĂ« shumĂ« se gjysma e gjermanĂ«ve tĂ« pyetur presin pĂ«r veten njĂ« vit stabil. ËshtĂ« pikĂ«risht ky hendek nĂ« pĂ«rgjigje, qĂ« Ă«shtĂ« domethĂ«nĂ«s. DIW, njĂ« institut kryesor gjerman pĂ«r kĂ«rkimet ekonomike, ka bĂ«rĂ« njĂ« pĂ«rmbledhje tĂ« qartĂ« tĂ« situatĂ«s: gjendja shpirtĂ«rore te njerĂ«zit Ă«shtĂ« mĂ« e zymtĂ« se realiteti. Sondazhe tĂ« tilla, pra, masin mbi tĂ« gjitha ndjenjat, jo sa para u mbeten njerĂ«zve vĂ«rtet nĂ« portofol. Shifrat kanĂ« regjistruar frikĂ«n, jo mirĂ«qenien.

Po pse është gjendja shpirtërore në Gjermani më e keqe se në vende të tjera?
Ky është konstatimi më befasues i të dhënave. Pesimizmi i tepruar në Gjermani është më i thellë se p.sh. në Itali apo Greqi. Megjithëse atje njerëzit kanë pasur humbje reale të mirëqenies. Gjermanët, si mesatare e popullatës, janë objektivisht më mirë se ata. Por megjithë këtë, ata shohin me pesimizëm më të madh drejt së ardhmes së tyre. Një analiste e njohur gjermane, Florence Gaub, që jeton në Itali, citon një shpjegim të italianëve, pse i marrin italianët gjërat pa alarm: sepse përballja gjithmonë me probleme të shumta, u kishte treguar se dikur të gjitha zgjidhen. Po një pjesë e pesimizmit te gjermanët ushqehet edhe nga mediat sociale. Aty, lajmet negative, tërheqin më fort vëmendjen dhe mbeten më gjatë në mendje.

Por recesioni ekonomik në Gjermani ka qenë real. A nuk paraqitet Gjermania vërtet më keq se shtete të tjera evropiane?
Këtu duhet të ndajmë dy gjëra: ritmin e rritjes dhe nivelin e mirëqënies. Për sa i përket ritmit të rritjes, Gjermania paraqitet jo kënaqshëm. Rritja në Gjermani së fundi ishte e vogël, megjithëse është rritje e një ekonomie shumë të madhe, e së tretës në botë. Po Bashkimi Evropian në tërësi u rrit më fuqishëm. Spanja, Franca dhe Polonia kanë pasur rritje më të madhe.

Tani, mirĂ«qenia e njerĂ«zve mat nivelin e arritur – sa e mirĂ« Ă«shtĂ« gjendja e njerĂ«zve nĂ« terma absolutĂ«. Dhe kĂ«tu Gjermania qĂ«ndron ende shumĂ« lart: ka papunĂ«si tĂ« ulĂ«t, ka paga reale nĂ« rritje, tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« i ka nga mĂ« tĂ« lartat nĂ« EvropĂ«. NjĂ« vend mund tĂ« rritet ngadalĂ« ekonomikisht, e prapĂ«seprapĂ« tĂ« jetĂ« i pasur. Veç kĂ«saj: Gjermania nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« recesion, qĂ« nga fillimi i vitit 2026 ka rritje ekonomike. JanĂ« mbi tĂ« gjitha eksportet dhe konsumi privat qĂ« e mbĂ«shtesin rimĂ«kĂ«mbjen. Po, ende nuk kemi njĂ« kthesĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, por kemi njĂ« bazĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

Te sondazhi “Deutschlandtrend” kĂ«tĂ« herĂ« migrimi nuk Ă«shtĂ« mĂ« temĂ« kryesore. A Ă«shtĂ« qetĂ«suar objektivisht kjo çështje?
Për sa u përket thjesht shifrave, po, dhe ndjeshëm. Aplikimet për herë të parë për azil në vitin 2025 gati u përgjysmuan. Ky është niveli më i ulët që nga koha e Coronës. Njëkohësisht u rrit numri i dëbimeve, me rreth një të pestën. Shkaqet kryesore janë kontrollet kufitare dhe një linjë më e rreptë e qeverisë.
MegjithatĂ« njĂ« detaj ndikon nĂ« kĂ«tĂ« tablo: janĂ« rritur aplikimet e reja pas njĂ« refuzimi fillestar pĂ«r azil. Po nĂ« fund tĂ« fundit, nĂ« Gjermani kanĂ« ardhur dukshĂ«m mĂ« pak migrantĂ«. Ndoshta prandaj u qetĂ«sua edhe debati i nxehtĂ« – shqetĂ«simet pĂ«r ekonominĂ« e spostuan shqetĂ«simin pĂ«r migrimin.

Pra, mund të flitet për sukses të plotë përsa i përket problemit të migrimit?

Fjala “sukses” kĂ«tu Ă«shtĂ« koncept delikat, sepse Gjermania ka nevojĂ« urgjente pĂ«r imigracion. Ka nevojĂ« pĂ«r shkak tĂ« demografisĂ«: brezi i Babyboomer-Ă«ve po del nĂ« pension. Ky Ă«shtĂ« brezi me lindshmĂ«ri tĂ« lartĂ« i viteve 1960. Çdo vit largohen nga tregu i punĂ«s rreth 300.000 njerĂ«z mĂ« shumĂ« sesa hyjnĂ«. Instituti DIW llogarit qĂ« pa imigracion, potenciali i rritjes shpejt do tĂ« binte nĂ« zero. Edhe njĂ« fakt: qĂ« nga viti 2023, numri i tĂ« punĂ«suarve tĂ« regjistruar me kontribute shoqĂ«rore po rritet vetĂ«m pĂ«rmes tĂ« huajve. Arsyeja Ă«shtĂ« se dalin nĂ« pension mĂ« shumĂ« gjermanĂ« tĂ« moshuar sesa punĂ«sohen gjermanĂ« tĂ« rinj.

Pa imigracion, numri i fuqisë punëtore deri në vitin 2040 do të binte me dhjetë për qind. Veçanërisht kujdesi shëndetësor, shëndetësia dhe zejtaria vuajnë që tani. Pra, pensionet dhe mirëqenia varen drejtpërdrejt nga migrimi.

Si pĂ«rputhen tĂ« gjitha kĂ«to – dhe çfarĂ« do ta ndihmonte GjermaninĂ« tani mĂ« shumĂ«?
Mendoj se duhet tĂ« ndajmĂ« qartĂ« dy gjĂ«ra. NjĂ«ra Ă«shtĂ« migrimi pĂ«r azil, qĂ« ka rĂ«nĂ« sĂ« fundi. Tjetra Ă«shtĂ« migrimi pĂ«r punĂ«, qĂ« Gjermania e kĂ«rkon me ngulm. Nisur nga kjo, njĂ« rrugĂ« e zgjuar pra nuk do tĂ« ishte mĂ« pak migrim, por mĂ« shumĂ« nga migrantĂ«t qĂ« nevojiten. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« ndihmon Ligji i reformuar pĂ«r Imigrimin e SpecialistĂ«ve tĂ« Kualifikuar, qĂ« synon t’ia lehtĂ«sojĂ« fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar rrugĂ«n drejt GjermanisĂ«. PĂ«rveç kĂ«saj do tĂ« ndihmonin reforma tĂ« thella, jo vetĂ«m paratĂ«: mĂ« pak burokraci, leje mĂ« tĂ« shpejta, energji me çmim tĂ« pĂ«rballueshĂ«m. Dhe njĂ« braktisje e pesimizmit tĂ« tepruar. Sepse edhe Instituti ekonomik DIW paralajmĂ«ron: VetĂ« pesimizmi mund ta sjellĂ« krizĂ«n qĂ« duam tĂ« parandalojmĂ«./mxh

21:46 Izraeli njofton urdhër evakuimi për banorët në disa zona në Liban

Ushtria izraelite ka dhënë urdhër evakuimi për banorët e Tiros në Liban dhe zonat përreth.

Forcat ushtarake izraelite kanë paralajmëruar për sulme, për goditjen e grupit terrorist Hezbollah.

Ushtria izraelite më herët deklaroi se kishte kapur dy raketa që kishin kaluar në territorin izraelit nga Libani pasi sirenat ranë në zonat e vendbanimeve rurale të Gifta dhe Ramot Naftali.

Grupi i armatosur libanez Hezbollah nuk mori përgjegjësinë për raketat./mxh

21:36 Trump shpërthen ndaj gazetares së NBC: Ose je budallaqe, ose e korruptuar! Ndërpret intervistën (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu një intervistë me gazetaren e NBC-së, Kristen Welker, pasi debati mes tyre u tensionua për çështjen e zgjedhjeve në Kaliforni.
GjatĂ« emisionit “Meet the Press”, Trump pretendoi se zgjedhjet nĂ« Kaliforni janĂ« tĂ« manipuluara dhe se ka parregullsi nĂ« procesin e numĂ«rimit tĂ« votave. Kur Welker i kĂ«rkoi prova pĂ«r kĂ«to pretendime, presidenti amerikan nuk paraqiti fakte konkrete, duke thĂ«nĂ« se bazohej nĂ« atĂ« qĂ« “shihte dhe dĂ«gjonte”.

Debati u pĂ«rshkallĂ«zua kur Trump akuzoi gazetaren, median dhe vetĂ« emisionin se janĂ« tĂ« korruptuar. “Ose je budallaqe, ose e korruptuar”, i tha ai moderatores, duke refuzuar argumentet e saj se procesi i numĂ«rimit tĂ« votave nĂ« Kaliforni ndjek procedurat e zakonshme tĂ« shtetit.

NĂ« fund, Trump vendosi t’i japĂ« fund intervistĂ«s. “Le ta lĂ«mĂ« kĂ«tu, sepse u mĂ«rzita. Faleminderit, e dashur, kalofsh mirĂ«â€, tha ai, ndĂ«rsa hoqi mikrofonin dhe u largua, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« gazetares pĂ«r tĂ« vazhduar bisedĂ«n./mxh

21:28 Procesi drejt fundit/ Numërohen 89% e votave për subjektet politike në Kosovë

Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shkon drejt fundit. Deri më tani janë numëruar 89.11 % e votave, më konkretisht 2226 kuti votimi nga 2498 gjithsej.

Lëvizja Vetëvendosje prin rezultatet me 43.75% ose 269 083 vota, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.61% ose 132 913 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.06% ose 111 111 vota./mxh

21:20 Nëse ndihesh i përjashtuar në punë, lexo këtë artikull para se të fajësosh veten (Lifestyle)

Shkolla mund tĂ« ketĂ« mbaruar prej kohĂ«sh, por pĂ«r disa njerĂ«z, ndjesia e tĂ« qenit “i preferuari i mĂ«suesit” vazhdon t’i ndjekĂ« edhe nĂ« vendin e punĂ«s. Ndoshta ju quajnĂ« “nerd”, “i dituri i zyrĂ«s” apo personi qĂ« i bĂ«n tĂ« tjerĂ«t tĂ« duken mĂ« pak tĂ« aftĂ« vetĂ«m sepse performon mirĂ«. Dhe papritur e gjeni veten sĂ«rish nĂ« rolin e adoleshentit tĂ« vetmuar qĂ« qĂ«ndron nĂ« cep tĂ« njĂ« feste, ndĂ«rsa tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t duken sikur pĂ«rshtaten nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rkryer.
Dyshimi në vetvete është një reagim normal. Megjithatë, para se të thoni se problemi qëndron tek të tjerët, ndaloni dhe bëjini vetes disa pyetje të sinqerta: A funksiononi si pjesë e ekipit? A ndani meritat? A i festoni sukseset e kolegëve tuaj? A bashkëpunoni dhe u krijoni hapësirë të tjerëve për të shkëlqyer?

NĂ«se pĂ«rgjigjja pĂ«r disa prej kĂ«tyre pyetjeve Ă«shtĂ« “jo”, atĂ«herĂ« mund tĂ« ketĂ« vend pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim. NdonjĂ«herĂ«, ndryshime tĂ« vogla nĂ« qĂ«ndrimin dhe komunikimin tonĂ« mund tĂ« transformojnĂ« atmosferĂ«n e pĂ«rgjithshme nĂ« punĂ«.

Por ka edhe raste kur problemi nuk Ă«shtĂ« tek ju. Ndoshta thjesht ndodheni nĂ« “festĂ«n” e gabuar. NĂ«se jeni tĂ« sigurt se po jepni mĂ« tĂ« mirĂ«n tuaj, po bashkĂ«punoni me profesionalizĂ«m dhe po silleni me respekt ndaj tĂ« gjithĂ«ve, por sĂ«rish ndiheni tĂ« “ndĂ«shkuar” pĂ«r pĂ«rkushtimin tuaj, ka disa mĂ«nyra pĂ«r ta pĂ«rballuar situatĂ«n.

Mbroni qetësinë tuaj mendore
Imagjinoni një mur të padukshëm midis jush dhe kritikave të padrejta. Jo çdo koment meriton vëmendjen tuaj. Lejoni që vërejtjet dashakeqe të kalojnë pa ju prekur dhe mos i lejoni të cenojnë vetëvlerësimin tuaj. Jo çdo opinion i të tjerëve është një e vërtetë që duhet ta mbani mbi supe.

Investoni në aleatë
Një koleg pozitiv mund të bëjë një ndryshim të madh. Kërkoni njerëz që ju kuptojnë, ndani përvojat tuaja dhe ndërtoni marrëdhënie profesionale të shëndetshme. Mbështetja e ndërsjellë ju kujton se nuk jeni vetëm dhe se ka njerëz që vlerësojnë kontributin tuaj.
Reagoni me qetësi dhe vendosmëri
MĂ«soni tĂ« dalloni se cilat komente duhen injoruar dhe cilat kĂ«rkojnĂ« njĂ« pĂ«rgjigje. NĂ«se keni sens humori, pĂ«rdoreni atĂ«. PĂ«r shembull, nĂ«se dikush ju thotĂ« me ironi: “Ti punon shumĂ«â€, mund tĂ« pĂ«rgjigjeni me buzĂ«qeshje: “Po, Ă«shtĂ« pjesĂ« e asaj qĂ« bĂ«jmĂ«, ndaj dhe paguhemi.”
Por kur njĂ« koment kalon kufijtĂ« e respektit, qĂ«ndroni tĂ« qetĂ« dhe tĂ« vendosur. Mund tĂ« thoni: “Nuk e kuptoj çfarĂ« do tĂ« thuash, mund ta shpjegosh?” ose “Nuk jam dakord me kĂ«tĂ« dhe mendoj se kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n.”
Ata që gjykojnë shpesh do të vazhdojnë ta bëjnë, por ju keni të drejtën të mbroni veten dhe profesionalizmin tuaj.
Shiheni punën si një mësim
Çdo pĂ«rvojĂ« pune ofron mundĂ«si zhvillimi. Pyeteni veten: ÇfarĂ« dua tĂ« fitoj nga kjo periudhĂ«? AftĂ«si teknike? PĂ«rvojĂ« profesionale? Apo aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« menaxhuar personalitete tĂ« vĂ«shtira?
PavarĂ«sisht sfidave, ju jeni ai qĂ« pĂ«rcakton rrugĂ«n e zhvillimit tuaj. Çdo situatĂ« mund tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r t’u rritur.
Mos kini frikë të largoheni
Eksperti i menaxhimit Peter Drucker ka thĂ«nĂ«: “Kultura e ha strategjinĂ« pĂ«r mĂ«ngjes.” NĂ«se ndodheni nĂ« njĂ« mjedis qĂ« nuk vlerĂ«son punĂ«n, pĂ«rkushtimin dhe profesionalizmin, mos hezitoni tĂ« kĂ«rkoni mundĂ«si tĂ« reja.
Aftësitë tuaja meritojnë të jenë në një vend ku vlerësohen, jo në një ambient që ju bën të ndiheni fajtorë për suksesin tuaj.
Pranimi nga kolegët nuk është matësi i vetëm i suksesit. Jo çdo vend pune është i duhuri për ju dhe kjo është krejtësisht normale. Gjithmonë keni zgjedhje, të mbroni qetësinë tuaj mendore, të mbroni pozicionin tuaj, të mësoni nga përvoja ose të hapni një kapitull të ri profesional.
Integriteti, përkushtimi dhe qëndrueshmëria juaj janë asete të vlefshme. Kërkoni mjedise ku këto cilësi festohen dhe vlerësohen, jo vende ku ju bëjnë të pendoheni që i zotëroni./mxh

20:57 Palermo në festë për Dua Lipën, dasma luksoze që pushtoi Siçilinë

Last Updated on 07/06/2026 by Monika

Palermo u kthye për tre ditë në qendrën e vëmendjes së mediave ndërkombëtare, teksa ylli i muzikës pop, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në zemër të Siçilisë.

Qindra të ftuar nga bota e artit, modës dhe muzikës mbushën ambientet e vilës historike Valguarnera në Palermo. Ceremonia u zhvillua në kopshtet monumentale të pallatit të shekullit të 18-të, të dekoruara sipas traditave siçiliane me bajame të ëmbla, shami të qëndisura me dorë dhe aksesorë të punuar artizanalë.

Mes tĂ« ftuarve tĂ« njohur ishin kĂ«ngĂ«tarja Charli XCX dhe stilistja e famshme Donatella Versace. Pas shkĂ«mbimit tĂ« betimeve, legjenda e muzikĂ«s Elton John interpretoi njĂ« version special tĂ« kĂ«ngĂ«s sĂ« tij tĂ« njohur, “Your Song”, kushtuar çiftit.

Festimet vazhduan me një darkë të përgatitur nga shefa kuzhine me yje Michelin dhe më pas me performancat e DJ-ve të njohur ndërkombëtarë, mes tyre Carl Cox, Martin Garrix, David Guetta dhe Peggy Gou. Mbrëmja u mbyll me një spektakël fishekzjarrësh që u pa në të gjithë qytetin.

Një ditë më parë, çifti organizoi një festë në qendër të Palermos, duke transformuar një nga sheshet historike të qytetit në një librari të stilit vintage, si simbol i historisë së tyre të dashurisë. Të ftuarit u shoqëruan nga banda muzikore tradicionale dhe patën mundësinë të vizitonin ambiente kulturore të qytetit.

Martesa vjen vetëm pak ditë pasi Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan zyrtarisht lidhjen e tyre në një ceremoni civile në Londër.

Sipas mediave italiane, festimet pritet të kenë sjellë një ndikim ekonomik prej qindra milionë eurosh për zonën e Palermos. Megjithatë, ngjarja nuk kaloi pa polemika, pasi disa grupe protestuesish kundërshtuan organizimin e aktiviteteve luksoze në hapësira publike.

Pavarësisht kritikave, autoritetet lokale e cilësuan dasmën si një promovim të rëndësishëm ndërkombëtar për qytetin e Palermos dhe për turizmin në Siçili./mxh

20:56 Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fushë, ndërpritet ndeshja Danimarkë-Ukrainë (VIDEO)

Skena tronditëse u panë mbrëmjen e së dielës në ndeshjen miqësore ndërmjet Danimarkës dhe Ukrainës, kur mesfushori danez Christian Eriksen u rrëzua papritur në fushë gjatë pjesës së dytë të takimit.

Momenti dramatik ndodhi nĂ« minutĂ«n e 65-tĂ«, kur 34-vjeçari humbi ekuilibrin dhe mbeti i shtrirĂ« nĂ« fushĂ«. ShokĂ«t e skuadrĂ«s e kuptuan menjĂ«herĂ« seriozitetin e situatĂ«s, ndĂ«rsa stafi mjekĂ«sor hyri me urgjencĂ« pĂ«r t’i ofruar ndihmĂ«n e nevojshme.
LojtarĂ«t danezĂ« formuan njĂ« rreth rreth Eriksenit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« privatĂ«si ekipit mjekĂ«sor gjatĂ« ndĂ«rhyrjes, ndĂ«rsa nĂ« stadium mbizotĂ«roi heshtja dhe ankthi.

Sipas mediave daneze, atmosfera ishte jashtëzakonisht e rëndë. Disa futbollistë nuk i fshehën emocionet, ndërsa tifozët ndiqnin me shqetësim zhvillimet në fushë.

Pas disa minutash pasigurie, erdhën lajme më pozitive. Federata Daneze e Futbollit (DBU) konfirmoi se Eriksen ishte i vetëdijshëm, lajm që u prit me duartrokitje të gjata nga mijëra tifozët e pranishëm në stadium.

Ndeshja nuk vazhdoi më dhe u ndërpre para përfundimit të saj. Rezultati në ato momente ishte 2-1 në favor të Danimarkës, por futbolli kaloi në plan të dytë përballë shqetësimit për gjendjen e lojtarit.

Eriksen u largua nga stadiumi me ambulancĂ«, i shoqĂ«ruar nga bashkĂ«shortja dhe pjesĂ«tarĂ« tĂ« ekipit kombĂ«tar, pĂ«r t’iu nĂ«nshtruar ekzaminimeve tĂ« mĂ«tejshme nĂ« spital.

Ngjarja riktheu menjëherë kujtimet e dhimbshme të Euro 2020, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës. Pas një beteje të gjatë dhe rikuperimi të suksesshëm, ai u rikthye në futbollin profesionist në vitin 2022, duke u bërë një simbol i forcës dhe këmbënguljes në sport./mxh

20:47 Numërohen mbi 1000 kuti votimi në Kosovë/ LVV kryeson bindshëm

Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë.

Deri më tani janë numëruar 1005 kuti votimi nga 2 498 gjithsej.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 41.24% ose 97 017 vota.

E dyta vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21.93% ose 51 584 vota. E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.08% të votave ose 42 548 vota./mxh

20:35 “Nuk jemi indiferentĂ«, jemi qytetarĂ«â€/ Qindra qytetarĂ« nĂ« protestĂ«n e tretĂ« nĂ« Korçë

Qindra qytetarë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në Zonën Këmbësore të Korçës, duke vijuar protestat kundër qeverisë.

Me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit kërkuan ndryshim politik dhe reagim më të gjerë qytetar ndaj problematikave që, sipas tyre, po përball vendi.

Njëri prej qytetarëve që mori fjalën gjatë tubimit u bëri thirrje shqiptarëve, përfshirë edhe punonjësit e administratës publike, të bashkohen në protestë. Ai tha se askush nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë situatës, duke treguar edhe një përvojë personale.

“Edhe vĂ«llai im tĂ« jetĂ« nĂ« administratĂ«, duhet tĂ« dalĂ« kĂ«tu, ta lĂ«rĂ« punĂ«n. Sepse nĂ« qoftĂ« se mund tĂ« jenĂ« 1,000 veta qĂ« ai mund t’i heqĂ«, nĂ« qoftĂ« se bĂ«hen 100,000, ata nuk mund t’i heqin tĂ« tĂ«rĂ«. Tani, unĂ« kam pasur mamin, e kam pasur nĂ« doganĂ«n e Tre Urave. E vetmja gjĂ« qĂ« kĂ«rkonin nĂ« punĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« futeshe aktivist dhe tĂ« bĂ«nim sa mĂ« shumĂ« vota. Ka qenĂ« njĂ« turp edhe pĂ«r mua qĂ« e kam bĂ«rĂ« i pari. E kuptuam gabimin sepse nuk mund tĂ« shesim moralin pĂ«r njĂ« pagĂ« prej 400,000 apo 500,000 lekĂ«â€, shprehet qytetari.
Ai shtoi se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes protestave më të mëdha dhe angazhimit të të gjithë qytetarëve, duke theksuar se sakrificat e sotme do të shërbejnë për të ardhmen e brezave të rinj.

Një tjetër qytetare, e cila ishte pjesë e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë, tha se pjesëmarrja në Korçë tregoi se qyteti nuk është indiferent ndaj zhvillimeve në vend.

“Erdha pas 6 ditĂ«sh proteste intensive nĂ« TiranĂ«, ku tĂ« gjithĂ« thoshin: ‘Po me Korçën? Ç’bĂ«het me Korçën? Sepse korçarĂ«t janĂ« indiferentĂ«.’ Dhe sot, me praninĂ« tuaj kĂ«tu, jam shumĂ« e lumtur t’ju tregoj qĂ« ne nuk jemi indiferentĂ«, ne jemi qytetarĂ«. Ngrihemi atĂ«herĂ« kur ndihemi tĂ« shtypur! ProtestojmĂ« kundĂ«r arrogancĂ«s, kundĂ«r hajdutĂ«risĂ«â€, tha qytetarja.
Ajo u ndal edhe tek ngjarjet që, sipas saj, kanë nxitur reagimin qytetar, duke përmendur rastin e protestuesit të tërhequr zvarrë në Zvërnec.

“Nuk ishte vetĂ«m ajo ngjarje, sepse nĂ«pĂ«rmjet asaj ngjarjeje ne nuk pamĂ« thjesht atĂ« protestues qĂ« zvarritej, pamĂ« tĂ« gjithĂ« jetĂ«n tonĂ« gjatĂ« kĂ«tyre 35 viteve. Na kanĂ« zvarritur, na kanĂ« vjedhur, kanĂ« tĂ«rhequr zvarrĂ« pensionistĂ«t me atĂ« pak pension qĂ« nuk jep as dinjitet pĂ«r ta. KanĂ« tĂ«rhequr zvarrĂ« tĂ« rinjtĂ« qĂ« u kanĂ« shuar shpresĂ«n”, shtoi ajo.
Mes thirrjeve të vazhdueshme kundër qeverisë, protestues të tjerë akuzuan kryeministrin për mashtrim dhe keqqeverisje gjatë viteve të fundit, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

“TĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t i njohin bĂ«mat e kryeministrit tonĂ«. PĂ«r 13 vjet, ai na ka mashtruar, na ka vjedhur, na ka pĂ«rbuzur, na ka ofenduar, prandaj ka ardhur koha t’i themi stop. Sepse u zgjua populli, i cili kĂ«rkon dorĂ«heqjen e tij. Populli Ă«shtĂ« i lodhur, i mĂ«rzitur dhe nuk e duron dot mĂ«. Prandaj ik, largohu! Rama ik! Rama ik! Rama shporru!”, janĂ« shprehur protestues.
Protesta u zhvillua pa incidente dhe nën monitorimin e forcave të policisë. Organizatorët deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të zgjeruar pjesëmarrjen qytetare në protestat kundër qeverisë./mxh

20:21 Nis numërimi i votave për partitë në Kosovë/ Kreu i KQZ-së zbulon se kur do të dalin rezultatet preliminare

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniç në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se procesi i zgjedhjeve në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente.

Radoniç u shpreh se shifra përfundimtare e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 19:00 ishte 712 148 votues 36.33%. Ndërkohë bëhet me dije se ka nisur dhe numërimi i votave për subjektet politike.

“Procesi zgjedhor Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt dhe nuk janĂ« evidentuar incidentet qĂ« mund tĂ« cĂ«nonin mbarĂ«vajtjen e zgjedhjeve. Numri i qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« votuar deri ne orĂ«n 19:00 ishte 712 148 votues 36.33%. NĂ« tĂ« gjitha vendvotimet ka nisur numĂ«rimi i votave pĂ«r subjektet politike”, u shpreh kreu i KQZ-sĂ«.

I pyetur për rezultatet preliminare, ai tha se do të dalin mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.

“Rezultatet preeliminare do tĂ« dalin sonte, rreth orĂ«s 21:30-22:00. NĂ« mĂ«nyrĂ« formale do tĂ« dalim dhe do tĂ« komunikojmĂ« rezultatin preliminar”, tha ai./mxh

20:10 Mbyllja vendvotimeve, reagon Kurti: Të mbrohet vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke u bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të kujdesen për integritetin e procesit të numërimit të votave.

Përmes një mesazhi publik, Kurti tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme ndodhet tashmë brenda kutive të votimit dhe se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.

“Vullneti i qytetarĂ«ve i shprehur nĂ« zgjedhjet e sotme Ă«shtĂ« brenda kutive tĂ« votimit. Mbrojtja e tij Ă«shtĂ« kusht i pandashĂ«m i legjitimitetit dhe kredibilitetit tĂ« procesit zgjedhor”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se në këto momente vëmendja është e përqendruar te komisionerët dhe vëzhguesit, të cilët, sipas tij, mbajnë një përgjegjësi të lartë institucionale në këtë fazë të procesit.

“NĂ« kĂ«to momente, sytĂ«, veshĂ«t dhe vĂ«mendja jonĂ« janĂ« te ju komisionerĂ« dhe vĂ«zhgues. Mbi juve peshon njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e lartĂ« institucionale dhe fisnike”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit, Kurti i falënderoi komisionerët dhe vëzhguesit për angazhimin e tyre, duke u uruar punë të mbarë në numërimin e çdo vote./mxh

19:59 Flamuri nuk është dekor, është simbol i kombit

Last Updated on 07/06/2026 by Monika

Kjo foto, e shkrepur gjatë protestës për Zvernecin, ka ngjallur reagime të shumta. Në të shihet flamuri kombëtar i përdorur si mbulesë mbi një person dhe një qen.

Për shumë qytetarë, kjo është një mënyrë e papërshtatshme përdorimi e simbolit më të rëndësishëm kombëtar. Protestat kanë kauzat e tyre dhe secili ka të drejtë të shprehë mendimin e vet.

Por flamuri kuqezi meriton respekt. Mund të flasin çfarë të duan. Mund të mbrojnë çdo kauzë. Me flamurin nuk mund të sillesh kështu. Ai përfaqëson historinë, sakrificat dhe identitetin e një kombi./mxh

19:45 Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Ja sa ishte pjesëmarrja

Last Updated on 07/06/2026 by Monika

ËshtĂ« mbyllur procesi i votimit pĂ«r zgjedhjet e parakohshme nĂ« KosovĂ«. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pĂ«rditĂ«suara lidhur me pjesĂ«marrjen nĂ« kĂ«to zgjedhje.

Bëhet me dije se nga ora 07:00, i cili është dhe orari zyrtar i hapjes së qendrave të votimit deri në orën 19:00 kanë votuar 35.78% e votuesve.

Më konkretisht në zgjedhje kanë votuar 701,340 persona. Në krahasim më zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar pjesëmarrja ka qenë 10% më e ulët.

Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në komunat: Ranillug, Zveccan, Zubin Potok dhe Novobërdë. Procesi zgjedhor u zhvilluar në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,498 vendvotime në të gjithë Kosovën. /Mxh

19:38 Selin Bollati dedikim për ditëlindjen e Ardit Gjebreas: Me fat që Zoti më solli tek ty!

NjĂ« urim tejet i ngrohtĂ« dhe plot mirĂ«njohje ka ardhur nga fituesja e “Big Brother”, Selin Bollati, pĂ«r njĂ« nga figurat mĂ« ikonike tĂ« ekranit shqiptar, moderatorin, kĂ«ngĂ«tarin dhe producentin e njohur Ardit Gjebrea, me rastin e ditĂ«lindjes sĂ« tij.

PĂ«rmes njĂ« postimi prekĂ«s nĂ« rrjetet sociale, tĂ« shoqĂ«ruar me njĂ« foto krah tij nĂ« skenĂ«n e magjishme tĂ« “KĂ«nga Magjike”, Selin nuk i ka kursyer fjalĂ«t e ndjera pĂ«r njeriun qĂ« e konsideron mentorin e saj.

“GĂ«zuar DitĂ«lindjen Ardit! Sa dashuri mban zemra ime pĂ«r ty, kĂ«tĂ« as nuk e pĂ«rshkruaj dot, as fjalĂ« mjaftueshĂ«m nuk ka
 PĂ«rjetĂ« mirĂ«njohĂ«se dhe absolutisht me shumĂ« fat qĂ« Zoti mĂ« solli tek ty. Festofsh 100-ra ditĂ«lindje tĂ« tjera, Mentor!” – ka shkruar ajo.

Ky mesazh tregon qartë lidhjen e fortë profesionale dhe emocionale që balerina gëzon me Gjebrean, duke e vlerësuar lart udhëheqjen dhe mbështetjen e tij në rrugëtimin e saj televiziv./mxh

19:16 “Sa turp”/ Spaho me kritika tĂ« ashpra pĂ«r PD-nĂ«: Ndjen erĂ«n e kĂ«rmĂ«s dhe vrapon pĂ«r copĂ«n e radhĂ«s

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike lidhur me qëndrimet e përfaqësuesve dhe anëtarëve të saj për protestën në Tiranë.

Spaho shprehet se PD e ka humbur besimin e shqiptarĂ«ve, ndĂ«rsa shton se pa parime dhe pa turp “tĂ« zezĂ«s i thoni e bardhĂ« dhe tĂ« bardhĂ«s e zezĂ«â€.

Ai shkruan më tej se kjo forcë politike e ka mbyllur misionin e saj, sipas tij, vetëm për arsyen se ka braktisur interesat e qytetarëve dhe është kthyer në barrikadë e interesave të familjes.

Postimi i plotë:

A ka turp kjo forcë politike?
Si mund të jesh kaq e pamoralshme dhe e pafytyrë?
Në mëngjes deklarohet kundër protestës dhe pro investimit në Zvërnec.
Në drekë deklarohet pro protestës dhe kundër investimit në Zvërnec.
Ndjen erën e kërmës dhe vrapon për copën e radhës.
Karrigia e pushtetit vlen mbi çdo gjë. Vërtet do ju pranojnë në protestë?
E keni humbur besimin e shqiptarëve dhe jeni katandisur si karavidhe.
Pa parime, pa turp, as skuqeni e as zverdheni, të zezës i thoni e bardhë dhe të bardhës e zezë.
A keni kokĂ«, a keni logjikĂ«, a keni mendje pĂ«r tĂ« menduar, e aftĂ« t’ju ndalojĂ« pĂ«r tĂ« mos u turpĂ«ruar dhe diskredituar kaq shumĂ«?
Kur flisni marrëzira, a mendoni për sakrificat 35-vjeçare të qindra mijëra demokratëve, të cilët ju kanë besuar juve?
Kjo forcë politike e mbylli misionin e saj, sepse prej kohësh ka braktisur interesat e qytetarëve dhe është kthyer në barrikadë e interesave të familjes.
Koha, historia dhe njerëzit po ju hedhin në kosh të plehrave, duke ju zëruar edhe ato të mira që i keni bërë vendit që nga themelimi i PD.
Sa keq! Sa turp!/mxh

❌