Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

✇27.al
By: 27

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Adriatik Tafçiu kryeson i pari me 86 pikë, i ndjekur nga Ervin Hodaj me 85 pikë dhe Edvin Ndreu me 84 pikë. Në vendet pasuese renditen Artion Duka dhe Erion Ahmeti me nga 74.32 pikë secili.

Lista përfshin 21 kandidatë që kanë marrë pjesë në procesin e konkurrimit për postet drejtuese në 4 qarqet.

Lista e kandidateve

1. Adriatik Tafçiu – 86 pikë
2. Ervin Hodaj – 85 pikë
3. Edvin Ndreu – 84 pikë
4. Artion Duka – 74.32 pikë
5. Erion Ahmeti – 74.32 pikë
6. Arben Nasufi – 74 pikë
7. Ylli Doda – 74 pikë
8. Alket Shatro – 74 pikë
9. Ermal Muçaj – 73.32 pikë
10. Ardrit Elmazi – 73.32 pikë
11. Ndue Doçi – 73.32 pikë
12. Gjovalin Loka – 73.32 pikë
13. Xhevahir Karaj – 73 pikë
14. Dashamir Spaho – 73 pikë
15. Hergis Jica – 72.32 pikë
16. Lorenc Shehu – 72 pikë
17. Lorenc Meta – 72 pikë
18. Alfred Elezi – 72 pikë
19. Arjanit Arapi – 72 pikë
20. Erzen Cera – 71 pikë
21. Alfred Nomani – 71 pikë

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

✇27.al
By: 27

Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një kompleks modern të ndërtuar nga kompania “Eurocol” e biznesmenit, Pandeli Carapuli.

Vila me nr.F6 ndodhet në një nga zonat elitare të Dhërmiut. Ndërsa ngjitur me vilën e Ballukut, burime pranë SPAK pohuan se është dhe vila e vartëses së saj, Viola Haxhiademi, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Ish-zv/kryeministria e vendit, brenda një kohe të shkurtër prej vetëm 8 muaj, është marrë 3 herë e pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK, duke thyer çdo rekord hetimor për korrupsion dhe abuzim me detyrën që është vendosur ndaj një zyrtari të lartë që SPAK ka hetuar gjatë ekzistencës së tij 6 vjeçare.

Çështja e tretë, është pikërisht dosja Nr.136 e regjistruar nga SPAK në vitin 2025 dhe se tashmë në fillim të muajit qershor 2026, hetimi u konkretizua me sekuestrimin e vilës luksoze që juridikisht figuron në emrin e sportistit të njohur të Kombëtares Shqiptare, Igli Tare.

Por që në realitet përdorej, kontrollohej, administrohej pikërisht nga Belinda Balluku dhe familjarët e saj. Një anëtar i grupit hetimor të kësaj dosje u shpreh për gazetarin Elton Qyno se:

“…Balluku, është përpjekur të luajë bukur këtë ndeshje me qëllim fitimin e vilës luksoze në Gjilekë të Dhërmit, që është një nga zonat bregdetare më të të lakmuara të momentin. Në këtë lojë, ajo ka futur dhe ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Igli Tare, me qëllimin finalizimin ‘e golit’, për marrjen e vilës. Ndërkohë nga ana tjetër vetë Belinda, ka qëndruar në fushë si një lojtare ‘Pykë’, duke qarkulluar pa top dhe është përpjekur të mos lerë prova që e implikojnë atë me këtë pasuri…”.

Ndërkohë rasti i përfitimit të vilës luksoze është investiguar nga BKH-ja dhe SPAK në disa drejtime dhe të gjitha rrugët të çonin pikërisht tek Belinda Balluku.

Kjo e fundit në një dalje publike me stafin e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës u shpreh se:

“…Unë nuk kam dhe s’kam pasur kurrë lidhje me korrupsion dhe nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh dhe që nuk e kam penguar kurrë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Nuk kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as 1 as 2 jahte, as limuzina as helikopterë e avionë. As nuk e kam penguar drejtësinë dhe nuk do e bëj sepse e besoj dhe e kam mbështetur”.

Por hetimi i thelluar i kryer gjatë këtyre muajve ka nxjerrë zbuluar manovrat e përdorura nga zyrtarja e lartë, Belinda Balluku. SPAK, ka marrë një sinjalizim se ish-zv/kryeministria e vendit gëzonte një vilë të fshehur në kompleksin turistik “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut.

Sinjalizimi që besohet se ka ardhur në SPAK nga një ambasadë e huaj që vepron në Shqipëri, sqaronte se Vila luksoze i ishte dhuruar Belinda Ballukut, nga biznesmeni Pandeli Carapuli.

Kjo aferë korruptivë që është trajtuar si dhuratë, është bërë në këmbim të paracaktimit si fitues të kompanisë “Eurocol” të Carapulit në dy tendera me vlerë rreth 1 miliard lekë tek “Albcontrol” që në atë periudhë drejtohej nga Belinda Balluku.

Kjo e fundit në cilësinë e drejtueses së intitucionit ka pilotuar tenderat përmes kryetarit të njësisë së prokurimit në “Albcontrol”, Evis Berberi dhe anëtarëve të kësaj njësie shtetasit me inicialet S.P., E.N. dhe A.M.

Të 4 këta persona kanë parcaktuar fituesin “Eurocol” sipas direktivave që u ka dhënë drejtuesja Belinda Balluku. Aktualisht të 4 personat po ndiqen penalisht nga SPAK për këtë çështje për akuzën e “Shkeljes së brazisë në tendera dhe ankande publike”.

Teksa kompania e Carapulit ka fituar dy tenderat, kanë filluar të rrjedhin dhe pagesat financiare nga “Albcontrol” tek shoqëria “Eurocol”.

Mirëpo në pamundësi për të marrë vilën luksoze në emrin e saj apo familjarëve të afërm, Belinda Balluku në atë kohë drejtoreshë, ka zgjedhur një figurë të njohur të sportit shqiptar dhe atij italian.

Emri i futbollistit Igli Tare, shfaqet në 5 dhjetor 2018 në një kontratë porosie, të lidhur para noterit publik mes ish-kapitenit të kombëtares Shqiptare dhe kompanisë “Eorocol” të biznesmenit Carapuli.

Vlera e kësaj kontrate porosie të firmosur mes Tares dhe Carapulit në atë kohë ishte 145 mijë euro. Verifikimet e kryera nga SPAK, kanë zbuluar se Igli Tare ka paguar përmes një banke të Nivelit të Dytë në Shqipëri, shumën 70 mijë euro.

Ndërsa pjesa tjetër e mbetur si diferenca prej 75 mijë euro, nuk ka asnjë gjurmë se në çfarë mënyre është paguar, pasi nuk ka një transaksion bankar.

Hetimi i SPAK ka provuar se Tare nuk e ka paguar vetë shifrën 70 mijë euro, por ka autorizuar me prokurë vëllain e tij, Agron Tare, që të kryente transaksionin 70 mijë euro në bankë.

SPAK, pretendon se Tare nuk ka qënë asnjëherë dhe s’ka jetuar në vilën luksoze në Gjilekë. Dhe këtë fakt grupi i hetimit e mbështet në deklarimet e punonjësve të kompleksit, mirëmbajtësit e vilës, që tregojnë se në atë pasuri nuk e kanë parë kurrë, Igli Taren.

Sipas punonjëse në këtë pasuri vinte Belinda Balluku dhe ata e kanë krijuar bindjen se vila i përkiste pikërisht kësaj zyrtareje.

Gjithashtu, Igli Tare, nuk është marë fare as me mobilimin dhe arredimin e kësaj Vile luksoze, pasi me një gjë të tillë është marrë vetë, Belinda Balluku dhe familjarët e saj.

Një fakt i tillë sipas dosjes së SPAK, është provuar nga gjetja e komunikimeve me shkrim, mesazheve zanore dhe fotografive në telefonat e personave në hetim, ku faktohet qartazi që mobilimin e ka ndjekur Balluku dhe rrethi i saj miqësor.

Ndërkohë kur kishin kaluar 3 vite e 5 muaj nga firmosja e kontratës së porosisë me Carapulin dhe kur Igli Tare, nuk kishte shkuar asnjëherë të shikonte vilën luksoze që kishte blerë, çuditërisht ai firmos një kontratë dore jo para noterit, ku pranonte që i jepte me qira pasurinë vilën F-6, shtetases Joana Bushi.

Joana Bushi, ishte vartësja e Belinda Ballukut pasi ka shërbyer si drejtore kabineti tek “Albcontrol”. Mësohet se SPAK, nuk ka konstatuar mandate pagesash apo transaksione bankare të kryera nga Joana Bushi në drejtim të llogarive bankare të ish-futbollistit, Igli Tare. Është pretenduar se pagesat janë bërë në rrugë informale.

Por pavarësisht se juridikisht në letra prona është në emër të Igli Tares dhe ky i fundit nuk ka shkuar asnjëherë, por ja ka lënë me qira Joana Bushit, vilën luksoze e gëzon Belinda Balluku dhe familjarët e saj.

Ndaj prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, në datën 3 qershor 2026 vendosën të sekuestrojnë këtë vilë, si të provuar se i përket, Belinda Ballukut.

Njëherësh vendosën nën hetim Belinda Ballukun, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë publikë” dhe “Fshehje dhe mosdeklarim pasurie”.

Ndërsa ish-futbollisti i njohur Igli Tare dhe Joana Bushi, u vendosën nën akuzë për “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Kurse biznesmeni Pandeli Carapuli është vënë nën hetim për akuzën e “Korrupsion aktiv ndaj funksonarit të lartë publik” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Evis Berberi dhe 3 zyrtarët e tjerë të njësisë së prokurimit në “Albcontrol”, janë vënë nën akuzë për “Shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike”. Hetimet për dosjen me Nr. 136 vijojnë dhe pritet që shumë shpejt prokuroria e posaçme të identifikojë dhe prona të tjerë të fshehura të Belinda Ballukut.

Nga ana tjetër tashmë SPAK, ka hyrë në një fazë të re me këtë çështje, duke i lindur e drejta juridike ti ridrejtohet edhe njëherë tjetër Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë të dytë.

Duke provuar të marrë autorizimin për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, pasi në dosjen e tretë kundër saj akuzat janë më të rënda se në dy dosjet e para, ajo e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë. /Elton Qyno – Syri.net

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

✇27.al
By: 27

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive në ujërat e Jonit.

Këtë herë, ajo u nis nga Radhima me destinacion ishullin e Sazanit, ku zhvilloi një notim sfidues rreth ishullit më të madh të Shqipërisë. E shoqëruar fillimisht nga anëtarë të stafit mbështetës dhe ekipit të sigurisë, Buzo vijoi më pas e vetme rrugëtimin e saj në det, duke përshkuar vijën bregdetare të Sazanit, e cila shtrihet në rreth 15 kilometra.

Sfida u zhvillua në kushte të hapura detare dhe kërkoi përgatitje të lartë fizike e psikologjike, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e sportistes në disiplinat e notit në distanca të gjata.

Nuk është hera e parë që Eva Buzo zgjedh Vlorën dhe bregdetin shqiptar për sfidat e saj sportive. Dy vite më parë, ajo tërhoqi vëmendjen e publikut brenda dhe jashtë vendit me një arritje të jashtëzakonshme, kur realizoi notimin nga brigjet e Italise drejt gadishullit të Karaburununit. Ky udhëtim i gjatë në ujëra të hapura u konsiderua një sukses i rëndësishëm personal dhe sportiv, duke vendosur një rekord në karrierën e saj, ndërsa shërbeu edhe si një promovim i bukur i natyrës, peizazheve dhe potencialit turistik të rivierës shqiptare.

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

✇27.al
By: 27

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një 16-vjeçar.

Mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin D. Cauli, 16 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

I mituri është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku është konstatuar se ka thyer këmbën dhe se dëmtime të tjera të lehta. Pritet transportimi i tij drejt Tiranës.

Drejtuesi i mjetit është shprehur se dyshon se makina e tij është fërkuar me një mjet tjetër, ndaj ka dalë nga rruga por nuk kishte memorie të qartë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje.

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

✇27.al
By: 27

Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës, pasi përmend fillimet e angazhimit politik të tij, shpreh zhgënjimin për rrugëtimin në pushtet.

Në shkrimin e tij të gjatë, ai kujton njohjen me Ramën në fillim të viteve ’90, angazhimin e tij në lëvizjen studentore dhe qëndrimet kritike ndaj regjimit komunist.

Ai tregon se e ka njohur Ramën si një njeri që e vlerësonte lirinë dhe që kishte hezitim për të marrë postë të larta shtetërore, por shton se “mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.”

REAGIMI I PLOTE:

REQUIEM PËR NJË BESIM

Edi Rama,

Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që të ka njohur para se pushteti të bëhej pjesë e jetës tënde.

Po të shkruaj sepse ndiej se mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.

Më kujtohet dhjetori i vitit 1990. U ktheve nga Korfuzi dhe shkove drejt Qytetit Studenti, asaj që ishte bërë Meka e Lirisë shqiptare. Ti vije nga bota e artit, nga “Refleksionet”, me bindjen se duhej të ishe pjesë e asaj lëvizjeje që po ndryshonte historinë.

Por dera nuk t’u hap.

Po atë natë erdhe në shtëpinë time. Më tregove se Gramos Pashko dhe Arben Imami të kishin propozuar të shkoje në Shkodër për të organizuar strukturat e para të Partisë Demokratike. Nuk kishe pranuar. Me atë ironinë tënde karakteristike the se nuk ishe Vasil Shanto që të bredhje me motor për të krijuar një parti.

Në atë përgjigje kishte diçka që më pëlqeu: Refuzimin për t’u bërë ushtar i verbër i kujtdo.

Pak kohë më vonë, në mitingun e madh para Stadiumit “Qemal Stafa”, më kërkove të ndërhyja që të merrje fjalën. Lista e folësve ishte mbyllur. Kur mbarova fjalimin tim, të ftova para turmës.

Ti fole.

Dhe në fund the fjalinë që atëherë bëri bujë:

“Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë. Enver Hitler.”

Ishte një nga deklaratat më të forta që ishin dëgjuar deri në atë moment. Dikush pranë meje tha: “E pe sa radikal është?”

Po, ishe radikal. Por ishte radikalizmi i njeriut që kërkonte ndryshim.

Më vonë të pashë të plagosur, të goditur barbarisht, dhe shumë prej nesh u gjendëm pranë teje.

Të pashë edhe kur pranove të bëheshe ministër. Më kujtohet shqetësimi yt i asaj kohe.

Më kujtohet kur, i mbyllur në dhomë, i mbingarkuar nga përgjegjësia, më the:

“Si pranova të bëhem ministër? Ku e bëj dot unë këtë punë?”

Dhe pikërisht atë njeri besuam.

Nuk besuam vetëm artistin.

Besuam njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të.

Kur më pas u ngjite në majat e politikës shqiptare, të mbështeta. Kam menduar dhe kam thënë se Shqipëria kishte nevojë për më shumë emancipim, për më shumë liri shpirtërore dhe qytetare, sesa për moralizma provinciale.

Por vitet kaluan.

Dhe bashkë me to u grumbulluan akuza për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes suaj.

Dy zëvendëskryeministra u bënë simbol i një krize të rëndë besimi. U krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike.

Ndoshta disa prej këtyre perceptimeve janë të drejta, ndoshta disa jo.

Por një gjë është e sigurt: ato ekzistojnë.

Dhe kur një perceptim pushton mendjen e një pjese të madhe të shoqërisë, ai bëhet realitet politik.

Mjafton të shohësh zemërimin, mosbesimin dhe reagimin publik për ta kuptuar.

Prandaj sot nuk po shkruaj një aktakuzë politike.

Po shkruaj një requiem për një besim.

Sepse të kam njohur kur nuk të linin të flisje.

Të kam njohur kur dyshoje nëse mund të mbaje mbi supe peshën e një detyre.

Të kam njohur kur liria të dukej më e rëndësishme se pushteti.

Dhe pikërisht për këtë arsye pyetja ime është e thjeshtë:

Përse na zhgënjeve?

NE QË TË BESUAM !!!!

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

✇27.al
By: 27

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e Lezhës.

Lënda plasëse është vendosur në banesën e Mirash Gjonit, në fshatin Rrilë.

Bëhet me dije se nga ky shpërthim ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.

Rasti vjen pak kohë pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme në të njëjtën zonë, ku më 21 maj një lëndë shpërthyese ishte vendosur në vilën e Tom Çungut, duke shkaktuar gjithashtu dëme materiale dhe duke mbetur pa autor deri tani

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

✇27.al
By: 27

Protesta kundër investimit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë.

Ditën e sotme, e shtunë 6 qershor, shqiptarët kanë njoftuar se do të mblidhen në Frankfurt për të kundërshtuar planin e qeverisë Rama për të ndërtuar për resort në Zvërnec.

Tubimi do të zhvillohet në Opernplatz të qytetit gjerman në ora 18:15.

Sipas organizatorëve lejohet vetëm flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës me vete, dhe i asnjë shteti tjetër përfshi këtu edhe flamurin e UÇK-së, pasi mund të merret si provokim.

Qindra shqiptarë janë mbledhur dje, duke protestuar edhe në kryeqytetin e Gjermanisë,  Berlin.

Pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë, duke theksuar se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

Me pankartat “Shqipëria është e shqiptarëve”, “Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri” si dhe flamuj nëpër duar, ata iu bashkuan “zërit” të mijërave që janë ngritur prej gjashtë ditësh në Tiranë.

Edhe në Mynih të Gjermanisë, një numër i madh qytetarësh u mblodhën për të mbështetur protestën dhe për të dërguar mesazhin se “Shqipëria është e shqiptarëve”.

protesta ne berlin

 

 

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me 95.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.3 lekë.

 

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

✇27.al
By: 27

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga lidershipi aktual i socialistëve.

Malaj e konsideroi qeverinë Rama si “të babëzitur” dhe me synime për një pushtet absolut politik, veprime këto që po vrasin të ardhmen e Shqipërisë.

Ai theksoi se ngjarjet e fundit janë thjesht një fotokopje e metodave të vjetra, të ngjashme me kohën kur shpalleshin “armiq të partisë” pikërisht ata që e kishin themeluar atë.

” Kam deklaruar publikisht dhe deklaroj që unë nuk marr asnjë vlerësim nga një lider aktual i cili është përfaqësues i një qeverie të babëzitur, për pushtet absolut dhe politik, duke vrarë të ardhmen e Shqipërisë.

Kështu që unë kam integritetin tim, respektoj të gjithë ata që më kanë mbështetur që ditën e parë kur kam qenë nënkryetar i Partisë Socialiste në Vlorë.

Nuk më habisni këto sepse janë të njëjtat fotokopje të qëndrimeve të dikurshme kur shpalleshin armiq të partisë ata që e themeluan partinë. Por nuk do ta pranoja kurrë dhe publikisht nuk do ta merrja. Kështu që s’kam asnjë keqardhje”, tha ai.

Kryeministrër që vetëm gënjen –

✇27.al
By: 27

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me projektin e shmëpërfolur, për të cilin janë zhvilluar dhe protesta.

Teksa po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’, në përfundim të takimit, Rama u përball me disa pyetje të gazetarit italian të “La7”, Danilo Lupo.

Lupo e ka pyetur Ramën duke i thënë ‘a nuk ju duket se i përuleni pak si shumë udhëheqësve perëndimorë?’, ndërsa në përgjigje Rama i tha se i ulet në gjunjë vetëm kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Por ndërkohë fotot në rrjet kanë nxjerrë zbuluar Ramën.

Në një postim në rrjete sociale, deputeti Edi Paloka, ka nxjerrë pamjet, ku Rama i ulet në gjunjë edhe kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel

“E pyet gazetari italian : A nuk ju duket se i gjunjëzoheni si shumë liderve të huaj? Ky i përgjigjet “Vetëm Gorgia Melonit” Edhe për këtë gënjen…”,- shkruan Paloka krahas fotove.

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

✇27.al
By: 27

Dashi

Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për dashuri, ndonëse në fakt dukeni të mbyllur dhe qëndroni në mbrojtje… Hapeni veten! Jeni mirë në punë, por rezultatet do t’i shihni me kalimin e kohës. Jini paksa të durueshëm.

Demi

Nëse arrini të mbani nën kontroll ankthin do të jeni në gjendje të përjetoni një kohë vërtet të bukur dhe emocionuese. Do të jetë e vështirë të mos dashuroheni. Mund të ketë një mundësi të mirë edhe në punë. Duhet të prisni.

Binjakët

Për ju dita premton të jetë shumë më pozitive sesa ato të mëparshmet: nëse keni nevojë të sqaroni diçka, bëjeni. Keni një dëshirë për t’u rikthyer në punë, përfshirë edhe rrezikun.

Gaforrja

Përpiquni të mos kërkoni shumë nga të tjerët dhe të mos keni pritje shumë të mëdha. Në dashuri, mund të gjeni përsëri dialogun me partnerin tuaj, por duhet të punoni më shumë.

Luani

6 Qershori do të jetë një ditë intriguese për dashurinë, një parathënie e një shtatori vërtet të bukur për ndjenjat, me Marsin dhe Venusin në tranzit të shkëlqyeshëm. Edhe në punë, dita do të jetë pozitive.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë fantastike për dashurinë: ata që duan një fëmijë ose duan të të qëndrojë pranë njeriut të tyre të dashur mund të provojnë më vendosmërisht. Një ditë ideale gjithashtu për të filluar projekte të reja pune, si për ata që punojnë individualisht, ashtu edhe për ata që punojnë me të tjerë.

Peshorja

Një ditë nervoze dhe e nënshtruar premton të jetë për ju, shtyni diskutimet dhe gjithçka që mund t’ju bezdisë. Mund të jeni duke u interesuar për diçka në jetën tuaj. Në punë, nëse diçka është e ngadaltë, mos u zemëroni.

Akrepi

Hëna e favorshme dhe Afërdita do t’iu ndihmojnë në dashuri si dhe në rikuperimin e bashkëpunimit në çift. Nëse keni mosmarrëveshje të hapura ligjore është më mirë të gjeni një zgjidhje miqësore. Në punë nëse keni biznesin tuaj, do t’iu duhet të bëni edhe zgjedhje.

Shigjetari

Jeni disi i hutuar në dashuri, ndoshta për diskutime në lidhje me paratë… Mundohuni të shmangni emocionet negative. Në këtë periudhë shpenzimet po rriten, mbase keni projekte në lidhje me shtëpinë që parashikojnë shumë shpenzime. Kërkoni një zgjidhje.

Bricjpai

Nëse keni ndonjë problem të vogël dashurie, është koha më e mirë për t’i zgjidhur ato. Jupiteri pozitiv dhe Saturni, ju japin një dorë për të zgjidhur problemet financiare ose ato të punës.

Ujori

Sipas horoskopit të Paolo Fox, çiftet në krizë do të duhet të angazhohen për të zgjidhur problemet e tyre. Gjatë ditës mund të përballesh me një fatkeqësi në punë: duhet vendosmëri për ta zgjidhur atë.

Peshqit

Hëna do të jetë e favorshme, jetoni ditën me qetësi dhe lehtësi. Lërini të largohen gjërat negative. Ju duhet qetësi shpirtërore. Shqetësimi i vetëm mund të jetë i një natyre ekonomike.

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

✇27.al
By: 27

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten intervale të gjata me diell, më të dukshme në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore moti do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Edhe pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin, pa reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë sërish rritje.

Vlera minimale pritet të regjistrohet në Ersekë me 12°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34°C në disa zona të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.  Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026 appeared first on 27.

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit, kur u përball me disa pyetje të gazetarin italian të “La7”, Danilo Lupo.

Gazetari italian, i është drejtuar kryeministrit me pyetjen ‘nëse është e mundur të investohet në Shqipëri’, duke iu referuar protestave që kundërshtojnë ndërtimin në Zvërnec.  Rama i është përgjigjur se Shqipëria është një vend demokratik.

Më tej Lupo e ka pyetur Ramën duke i thënë ‘a nuk ju duket se i përuleni pak si shumë udhëheqësve perëndimorë?’.

Rama i është përgjigjur me humor se i ulet në gjunjë vetëm kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Danilo Lupo: Zoti kryeministër mirëmbrëma! Si ia çoni! A është e mundur të investohet ende në Shqipëri?

Rama: Çfarë?

Danilo Lupo: A është e mundur të investohet ende në Shqipëri?

Rama: Pse çfarë ka ndodhur?

Danilo Lupo: Sepse janë këto protestat…

Rama: Shqipëria është një vend demokratik.

Danilo Lupo: Edhe kjo është e rëndësishme.

Rama: Jeta ecën përpara, punët po ashtu.

Danilo Lupo: Po ju a nuk iu besoni se i përuleni pak si shumë udhëheqësve perëndimorë?

Rama: Unë i bie në gjunjë vetëm Giorgia Melonit.

Danilo Lupo: Po Trumpit?

Rama: Më ke parë ndonjëherë në gjunjë?

Danilo Lupo: Ivanka Trumpit ndoshta…?

gijotina.com/

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

✇27.al
By: 27

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama, u ka kthyer përgjigje protestuesve për 5 kërkesat e parashtruara dy ditët e fundit për dorëheqjen e Qeverisë dhe Ramës; Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!;

Shfuqizimin e Paketës së Maleve; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Më tregojnë mua këta honxho-bonxhot investimet strategjike dhe më thonë po prishet Shqipëria nga investimet strategjike. S’kishte investime strategjike Vlora kur ne erdhëm në detyrë, por kishte gropat në Lungomare. Më e bukura është se te Zvërneci s’kanë kërkuar fare statusin e investitorit strategjik. Paketa e Maleve do të anulohet? Po pse? Ata që kanë trashëguar tokat, e thuajua more, janë trashëgimtarë të tokave në veri, ka trashëgimtarë të tokave të thella të jugut dhe s’kanë pasur sherre për pronat. Nuk kanë hyrë në 7501. Ata e dinë, deri këtu ishte gjyshi im, deri atje gjyshi jot. Duke mos pasur letrat dhe të ardhurat apo edhe mundësitë, i kanë braktisur ato bukuri atje, duke u larguar edhe nga vendi sepse s’bëjnë dot asnjë investim. Dikur i bënin pa leje, tani s’i bëjnë dot pa leje. Duan të bëjnë një fermë, s’kanë subvencion, asgjë.

Çfarë bën Paketa e Maleve? I thotë, hajdeni te toka që është e gjyshit, që s’keni letra, zgjidhni planin e investimit, shkoni në këshillin bashkiak, afishoni emrin një muaj. Po erdhën të tjerë që të kërkojnë pronën që ju kërkoni, nuk e merrni dot. Po nuk pati kontestime, investoni. Dhe jo pallate, agroturizma, ferma, agrobujtina.

 

Krijoni ato realitete që i kanë krijuar ata që nuk janë më të mençur se ne atje ku jetoni, që nuk janë më të zotë se shqiptarët, por kanë qenë të udhëhequr, nga njerëz më të mençur se hajvanët që kemi pasur ne në krye. S’keni pse të punoni për të tjerët andej. Anulojeni, thonë. Shyqyr Zotit, kanë pesë kushte. Kushti i parë është dorëheqja, pra ik ti, pastaj të tjerat, pra janë pa logjikë, janë dërrasë fare.

Duhet t’i marrësh me të mirë më thonë, por si ti marrë me të mirë, kur ne po na ikën tepeleku i kokës, ku kemi lloj lloj honxho-bonxhosh që ikin pas berihait. Shikojnë gardhin atje, që pika që s’u bie atyre që e vendosën atë gardh atje në Zvërnec, ku e morën foton dhe me IA e vendosin sikur të ishte kufiri me Izraelin, duke shkuar pas berihait se do vijnë palestinezët. Dhe ne t’i marrim me të mirë këta”, tha Rama”.

 

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

✇27.al
By: 27

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato është vërejtur teksa ecte mes mijëra protestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë për të shprehur zemërimin dhe indinjatën e tyre ndaj qeverisjes dhe politikës së vjetër.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së dielë.

gijotina.com/

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

✇27.al
By: 27

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke i akuzuar ata se po ushqejnë narrativa të rreme për shitjen e Shqipërisë dhe pronave publike.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ëshë dëmtuar rëndë në të kaluarën nga mënyra se si janë trajtuar çështjet e pronësisë.

“Shqipëria është dhunuar shumë përpara se të më jepnit besimin për të drejtuar Partinë Socialiste. Shqipëria është dhunuar kur nxorën titujt e pronësisë nga kutitë metalike ku ruheshin dhe erdhën ca shqiptarë të çoroditur të viteve 1991-1992, që i bënë fije-fije letrat e pronarëve”, tha ai.

Duke iu referuar debatit për ishullin e Sazanit, kryeministri mohoi akuzat për privatizimin e tij dhe tha se projekti i zhvillimit turistik do të respektojë pronësinë shtetërore mbi territorin.

“Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani. Sazanin kanë dashur dhe më parë ta bëjnë destinacion turistik edhe udhëheqës të tjerë, por ne nuk po bëjmë atë që bënë të tjerët, që ofruan Sazanin për ta privatizuar”, deklaroi Rama.

Sipas tij, edhe pse investitorët e interesuar për zhvillimin e Sazanit janë më të fuqishëm financiarisht se ata që janë interesuar më parë, qeveria ka vendosur një vijë të kuqe të qartë.

“U kemi thënë se Sazani është tokë dhe pronë e shtetit shqiptar”, u shpreh kryeministri.

Me heret, Kryeministri Edi Rama teksa po diskutonte me një prej banorëve të Zvërnecit, që pretendon se është pronar në tokën ku do të ndërtohet resorti turistik, kishte një koment edhe për protestuesit që kundërshtojnë projektin.

Rama tha se ‘protestuesit kanë dalë t’ju mbrojnë juve nga unë’, teksa nga ana tjetër, qytetari tha se i mbështeste investimet në turizëm dhe zhvillimin e vendit.

“Në Tivat, të gjithë ata që takova unë atje, të gjithë punëtorët, ishin malazez. Ka lezet, marrin rrogën tamam. Marrin sigurime shoqërore. Tha një djalë atje ‘ku të shkoj unë? Pse të iki në Dubai apo Abu Dhabi të punoj kamarier?’ ‘Unë këtu e kam pagën fiks dhe jam në shtëpinë time’ më tha. Pastaj ai nuk është një investim thjeshtë hajde se do bëjmë shtëpi e vila e do mbyllemi. Ai program ka spital, ka shkollë turizmi, ka plotë e plotë gjëra të tjera. Tani kur të dalin të thonë anuloje një gjë që nuk është bërë akoma, t’i s’ke më çfarë bën pastaj. Do të dëgjoni lloj lloj çudirash. Këtu është mbushur bulevardi me njerëz që kërkojnë t’ju mbrojnë juve nga unë. Ti s’ke dalë, sepse ti je njeri normal, që thua kjo është prona ime dhe unë do e fitoj me gjykatë. Ata atje kanë dalë të flasin me emrin tënd, kupton ti tani”, tha Rama.

 

“Nuk jam kundër turizmit dhë zhvillimit. Duke qenë se kam punuar 20 vite mësues, pastaj e ndërrova komplet sistemin e punës edhe kalova kalorës, bëj disa shëtitje me kuaj. Ka të bëjë me turizmin. Vështirësinë e nisa te tokat e tim gjyshi. Ishte pak e vështirë. Vajta pak në Zvërnec, te Geroni aty afër. Tani jam diku më lart, te Qafa e Topit. Në të tre vendet që kam qenë, problemi i vetëm ka qenë prona. 30 vite toka e pamenaxhuar. 30 vite toka e pamenaxhuar. Si mund të zhvillohet turizmi rretheqark gjithë Vlorës?”, tha qytetari Gentian Moçka.

Më tej kryeministri Rama, teksa përmendi sulmet kibernetike nga Irani ndaj vendit tonë, tha se ka pasur një aktivitet të shtuar të përdoruesve të rrjeteve sociale shqiptare (apo të atyre që lidheshin me Shqipërinë).

“Dihet botërisht që ne jemi shënjestër e sulmeve kibernetike të Iranit. Dhe për këtë arsye ne kemi ndërtuar një sistem mbrojtje që është ndër më të mirët në Europë, përsa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën dixhitale. Por kemi mundësi edhe të shohim aktivitetin. Ditën e parë kur ka shpërthyer gjëja, ka pasur 5 herë më shumë përdorues të rrjeteve shqiptare, të rrjeteve sociale që lidheshin me Shqipërinë, sesa ç’ka pasur gjatë gjithë viteve të fundit. 5 herë më shumë u bënë në një ditë, kur u shpërnda ajo gjëja”, tha mes të tjerash Rama.

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

✇27.al
By: 27

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën e sotme.

Ndërsa po zhvilloheshin aktivitetet e Partisë Socialiste, situata ka degraduar kur një vajzë e re ka bërtitur në turmë me thirrjet “Largohu, jep dorëheqjen”.

Menjëherë pas kësaj, ka ndërhyrë një person i cili, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është pjesë e stafit të Gardës së Republikës.

Në një videot qe qarkullojne, shihet qartë momenti kur ky individ i afrohet me forcë vajzës protestuese. Pasi e shtyn atë, ai tenton t’i bllokojë gojën me duar për të ndaluar thirrjet e saj.

 

Reagimi në vendngjarje: Veprimi i ashpër i punonjësit të dyshuar të Gardës ka ndezur menjëherë irritimin e qytetarëve të pranishëm.

 

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

✇27.al
By: 27

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale dhe shëndetësore në zonat veriore të vendit.

Ajo u shpreh se kishte dalë në protestë si qytetare dhe jo për të adresuar drejtpërdrejt figura politike, por për të ngritur shqetësime që, sipas saj, prekin qytetarët në përgjithësi dhe veriun e Shqipërisë në veçanti.

“Veriu i Shqipërisë krenohet me disa investime të pakta, si Rruga e Kombit dhe disa fshatra turistikë, por kjo është një turp. Nuk mjafton që ne të kënaqemi me kaq në 36 vite”, u shpreh ajo.

Murgesha theksoi gjithashtu gjendjen e vështirë në sistemin shëndetësor në veri, duke deklaruar se mungesa e aksesit dhe kushteve të duhura i lë qytetarët të pambrojtur përballë sëmundjeve.

“Nëse në veri nëse na bie një sëmundje, ne jemi përtokë”, shtoi ajo.

gijotina.com/

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

✇27.al
By: 27

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e Vlorë. Ndërsa protestohej në sheshin “Adem Jashari” në Vlorë, 500 metra më larg Edi Rama po zhvillonte një tubim me socialistët në kudaër të 35-vjetorit të PS.

Por, qytetarët nuk mjaftohen me kaq. Ata synojnë që protestën ta shtrijnë edhe përtej kufijve, duke i bërë thirrje diasporës shqiptare në të gjithë trevat që të bëhen pjesë e kësaj rezistence, ndërsa kryeministrit i dërguan mesazh se nuk ka negociata.

“Zvërneci është pika e kthesës mbarëkombëtare. Thirrja ime qytetare shkon për bashkim qytetar mbarëkombëtar. Thirrja ime qytetare shkon për shqiptarët e Kosovës, për shqiptarët e Preshevës, për shqiptarët e Çamërisë, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe për shqiptarët e Malit të Zi. Të nderuar qytetarë, sot është dita për rezistencë mbarëkombëtare shqiptare

Kam edhe një përgjigje për Ramën: Për tokën shqiptare nuk ka negociata. Nuk ka pazar. Miqve të tu mund t’u japësh shtëpinë tënde në Surrel, por Shqipëria është atdheu i shqiptarëve. Kërkesa ime e fundit është: Jep dorëheqjen! Rama në burg, Berisha në burg”, tha një protestues.

Një ditë më partë protestuesit kërkuan anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ripërsëritur 5 kërkesat. Protestuesit kërkuan shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe dorëheqjen e qeverisë.

KËRKESAT E PROTESTUESVE

1-  Dorëheqjen e qeverisë

2- Shfuqizimin e statusit dhe te kuadrit ligjor për statusin strategjik

3- shfuqizimin e paketës se maleve

4- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për zonat e mbrojtura

5- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgimin kulturore shqiptare.

Protestës para kryeministrisë i është bashkangjitur edhe një emigrant.

“Jam një prej 2.5 mln emigrantëve. Në trupin tim rrjedh gjak çamërie.Shikoni 2.5 emigrantë janë jashtë shtetit. Secili prej tyre paguan 12 mijë euro taksa të shteteve të huaja. Kjo politikë i detyroi prindërit të më çonin jashtë shtetit.

Kam 25 vite jashtë. Synimi është që të na heqin dhe të na zëvendësojnë, por Shqipëria është e jona”, tha ai.

gijotina.com/

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

✇27.al
By: 27

Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit! Bledi Çuçi: Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre që duan të na prishin festën.

Teksa në Tiranë protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar investimin për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, kryeministri Edi Rama i ka ‘sfiduar’ nga Vlora në një takim me socialistët, në 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në degën e qytetit bregdetar.

Eventi për 35-vjetorin e PS dega Vlorë po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku janë mbledhur me qindra qytetarë, mbështetës të kësaj partie.

Të pranishëm në takim janë kryeministri Edi Rama, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, por edhe personalitete dhe ish-zyrtarë të kësaj force politike.

Gjatë fjalës së tij, Bledi Çuçi, duke nënvijëzuar prezencën e madhe të qytetarëve, tha se kjo ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ‘për ata që duan të na prishin festën’, referuar protestuesve apo elementëve të forcave të tjera politike.

“Gëzuar Vlora, çfarë kënaqësie sot me këtë prezencë, si një përgjigje e drejtpërdrejtë për ata që duan të na prishin festën. Një përgjigje e drejtpërdrejtë e Nuribeut që do të prishë çdo festë socialiste, por që nuk e ka arritur dot gjithë jetën ta bëjë dhe një përgjigje e të gjithë atyre nuribenjve dixhitalë që duan të prishin festën. Por asgjë nuk e ndal PS-në dhe zhvillimin e Shqipërisë. Sepse në këtë 35-vjetor, PS vjen si e vetmja forcë transformuese e realitetit shqiptar. Sot jemi më afër se kurrë BE-së”, tha mes të tjerash Bledi Çuçi.

Në të njëjtin moment kur në Sheshin e Flamurit po zhvillohet takimi për 35-vjetorin e themelimit të PS-së, në Vlorë po mbahet edhe një protestë qytetare, që kundërshton ndërtimin e resortit.

gijotina.com/

❌