Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

✇27.al
By: 27

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme të Europës sipas lajmërimeve që qarkullojnë në mediet sociale, kanë ngërthyer jo vetëm opinionin publik shqiptar, por i kanë “pushtuar” që në fillim mediat ndërkombëtare.

Jo vetëm kaq, por grupe ambientalistësh, akademikësh e grupesh të shoqërisë civile të kontinentit po solidarizohen me deklarata në mbështetje të rinisë që ka mbushur prej katër ditësh bulevardin kryesor të Tiranës.

Ndërsa përjetojmë të gjithë si shoqëri zhvillimin e ngjarjeve, “sëmundja profesionale” më shtyn të mendoj se ku mund të pozicionohen këto “ditë kritike” në historinë e vendit. Më saktësisht, të këtyre 36 viteve që në mënyrë të rëndomtë i cilësojmë si “periudhë tranzicioni”.

Gjatë dekadës së fundit janë disa protesta kryesore, me kauza tërësisht qytetare, që i kanë mbushur rrugët e kryeqytetit. Do të veçoja atë kundër sjelljes së armëve kimike në vitin 2013 dhe atë të studentëve në 2018. Kjo e Zvërnecit është e treta e këtij lloji, si nga kauza që mbron, ashtu edhe nga profili i pjesëmarrësve dhe masivizimi që e karakterizon.

Megjithatë, kjo e fundit paraqet disa veçori që nuk i kemi parë tek protestat e mëparshme, të cilat na shtyjnë të mendojmë se, nëse kjo protestë zgjat, rezultatet që do të prodhojë, do të jenë krejtësisht thelbësore për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë.

Thuajse 90% e protestuesve janë të rinj. Pjesa tjetër janë familjarë që dalin bashkë me fëmijë, intelektualë, artistë, anëtarë të shoqërisë civile, sigurisht edhe pjesëtarë të organizatave të ndryshme politike. Pavarësisht gjithë këtyre “nuancave” të gjithë ata që janë në shesh kanë diçka të përbashkët, janë të qartë për atë që kërkojnë.

Nëse shkaku i protestës është rasti makabër i Zvërnecit, ligjërimi drejtpërsëdrejti lidhet me plagët që i kanë ardhur shoqërisë shqiptare gjatë këtyre tre dekadave e gjysmë: shpopullimit, korrupsionit, varfërisë, mungesës së transparencës, për problemet në sistemin e drejtësisë e shëndetësisë, për dhunimin e të drejtave të qytetarëve, arrogancës së kastave qeveritare ndaj njerëzve të këtij vendi. Pra, ajo për të cilën protestohet, nuk është një çështje e vetme, por i gjithë sistemi i kalbur politik që e ka kapluar Shqipërinë post-komuniste.

Pra, duket se kjo nuk është thjesht një protestë për rastin e Zvërnecit, por për diçka shumë më të madhe e komplekse, e cila u artikulua qartësisht sot: “Shqipëria e Re”.

Ajo çka është më thelbësore, ka të bëjë me një pozicionim të qartë të palëve, pra të atyre që protestojnë, dhe pjesës tjetër që janë objekt i reagimit qytetar. Që ditën e parë protestuesit e kanë bërë të qartë distancimin e tyre prej sistemit aktual politik, si qeverisë ashtu edhe opozitës, duke i fajësuar qartësisht të dyja palët si bashkëpunëtorë në shpopullimin e vendit, keqqeverisjen dhe varfërimin.

Jo vetëm kaq, por njëri prej sloganeve kryesore të protestës, është bojkotimi i mediave të lidhura me politikën, si instrument i kësaj të fundit për të përçarë protestuesit dhe e kanalizuar protestën jo si një lëvizje qytetare, por si organizim i qarqeve të caktuara, të brendshme dhe të jashtme. E këtu nuk mungojnë as debatet nëpër studiot kryesore televizive, ku analistë e opinionbërës flasin për shtete të huaja që qëndrojnë pas organizimit të protestës.

Ajo që të “çudit” më së shumti në të gjithë këtë panoramë, është pozicionimi thuajse i njëjtë i qeverisë dhe opozitës ndaj protestuesve. Më shumë se deklaratat e liderve politikë, janë postimet në rrjetet sociale të eksponentëve por edhe qasja që media e analistë të të dyja kaheve kryesore politike të vendit tregojnë si ndaj pasqyrimit të protestës, ashtu edhe ndaj kërkesave të saj, të cilat tanimë duket se janë qartësuar, duke kërkuar specifikisht largimin e asaj kaste politike që e ka qeverisur vendin për plot 36 vjet duke qenë shkaktarë të prapambetjes së vendit.

I gjithë debati bëhet mbi zhvillimin. Nëse politika e sheh çështjen në prizmin e zhvillimit ekonomik që do të sjellin investimet e tilla, argumenti i protestës është se me pretekstin e investimit gjatë këtyre dekadave ka gjeneruar vetëm korrupsion, arrogancë e mungesë transparence duke mos gjeneruar të ardhura të drejtpërdrejta në mirëqenien e qytetarëve, por në thellimin e pabarazisë dhe shtimin e varfërisë.

Së fundmi, ndoshta elementi kryesor që i mungon gjithë kësaj panorame, është ajo që do ta quaja “mendja e shëndoshë”, pra e intelektualëve që do të bëjnë thirrje për maturi e vetpërmbajtje në një kakofoni zërash që vetëm i hedhin benzinë zjarrit.

E kam fjalën për nevojën e një thirrjeje që kërkon evolucion, jo revolucion. Pasi nga “revolucioni” i fundit kanë kaluar vetëm 20 vjet dhe dëmet ende janë të pariparueshme. Dhe, Shqipëria është e të gjithëve…

Në këndvështrimin tim, protesta përballet me dy sfida kryesore, atë të unitetit dhe të vazhdimësisë. Fragmentarizimi i saj do të ndikonte në përçarjen e saj dhe shuarjen me kalimin e kohës.

Por, nëse protestuesit do të vijojnë t’u qëndrojnë kërkesave të tyre duke treguar vijimësi, atëherë, ndoshta Zvërneci mund të sjellë me vete fundin e tranzicionit shqiptar, duke çelur rrugën, jo vetëm të riformësimit të sistemit politik, por edhe të rivendosë në vend parimin se “politika nuk është Zot i popullit, por shërbëtore e tij…” /BIRN

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

✇27.al
By: 27

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gjatë daljes nga Prokuroria e Posaçme nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Pandeli Carapuli sipas dosjes së SPAK është biznesmeni i lidhur me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Kjo e fundit ka përfituar një vile luksoze nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll.

Kujtojmë që një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka bërë të ditur se i ka komunikuar akuzat për pastrim parash, ish-lojtarit të Kombëtares, Igli Tare.

Ky i fundit sipas SPAK fshehu ne emrin e tij vilën luksoze të Belinda Ballukut në zonën e plazhit të Dhërmiut.

Pronari i vilave në kompleksin Withe Rock ne Dhermi, është Pandeli Carapuli.

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

✇27.al
By: 27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj. Në lidhje me protestën e qytetarëve ndaj shkatërrimit që po i bëhet zonës së mbrojtur të Zvërnecit me projektin e ri të qeverisë, Berisha theksoi se PD nuk merr pjesë në protestë dhe as nuk është organizatore.

“Qëndrimi ynë, ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë. Në mënyrë të palëkundur. Qëndrimi ynë, ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD. Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë… pra qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës.

Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap, i cili mund të krijojë debat të çfarëdo lloji. Pra ne respektojmë… e kemi theksuar dhe e theksojmë, qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme.

PD ka axhendën e saj të protestave, dhe kur ajo thërret në protestë, ajo është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të angazhohen. Në këtë kontekst, ne, thashë edhe njëherë, respektojmë plotësisht protestën,” tha Berisha.

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

✇27.al
By: 27

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët e vrasësit të efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellarit kanë marrë fonde nga AZHBR për blegtori dhe bujqësi. Berisha tha se është një akt kriminal që vrasësi është financuar nga fonde shtetërore.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dëshmorit të kombit, Enea Mekolli, komunitetit të Maliqit.

Të dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, i sponsorizuar nga shteti i lidhur këmbë e kokë me krimin.

Enea Mekolli ishte një i ri idealist, i cili pasi vëllai i tij në polici ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje, kërkon të vazhdojë misionin e të vëllait, sigurimin e jetës, veprimtarisë, ligjit të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë aspekt, ai është dy herë dëshmor.

Dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit, ligjit të qytetarëve shqiptarë.

Por, aq sa është e dhimbshme vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyrë, aq kriminale e shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim, dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështuar bagëti sikur të ishte një fermer i nderuar.

Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve.

Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështonte bagëti dhe stalla pa përkrahjen e fortë të pushtetit.

Dhe siç dëshmojnë dokumentet, ajo përkrahje ka ardhur edhe me financime falas ndaj veprimtarive të tij.

Sot, jeta e çdo shqiptari është në duart e krimit dhe kjo për faktin e vetëm se qeveria është e lidhur këmbë e kokë me krimin.

Ndaj dhe kjo është një ngjarje tmerrësisht tronditëse.

U vra në krye të detyrës.

U vra në zbatim të ligjit”, u shpreh ai.

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e të njëjtës tryezë, por secila prej tyre duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.

“Duhet të jemi të gjithë në tryezën e rrumbullakët si sot, por secili duhet të bëjë detyrën e tij”, u shpreh ai.

Më pas, kryeministri u ndal te kundërshtimet që kanë shoqëruar projektin në Zvërnec. Sipas Ramës, protestat nuk lidhen me shqetësime mjedisore, por përbëjnë pjesë të një veprimtarie që ai e cilësoi si “luftë hibride”, duke theksuar se pas tyre fshihen iraninët.

“Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjera të përfshirë në sulme”, shtoi ai.

Rama kundërshtoi gjithashtu pretendimet e ngritura mbi përmbajtjen e projektit, duke deklaruar se ai nuk përputhet me atë që është paraqitur publikisht. Sipas tij, në qarkullim janë shpërndarë materiale të rreme që kanë krijuar perceptime të gabuara për investimin.

“Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, për sa kohë nuk ekziston një projekt i miratuar, nuk ka bazë për debat mbi çështjen.

Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar pesë protesta radhazi kundër projektit, ndërsa për sot është paralajmëruar protesta e gjashtë. Protestuesit kundërshtojnë ndërtimin e kompleksit turistik në zonën e Zvërnecit dhe kërkojnë anulimin e çdo nisme që sipas tyre, cenon ekosistemin e Lagunës së Nartës dhe territorin përreth.

Krahas kundërshtimit të projektit, protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesa politike, ku më e forta mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

✇27.al
By: 27

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen e të shtrenjtit të tyre.

Teksa në homazhe në Pogradec, presidenti Bajram Begaj, ky i fundit është përballur me një episod, ku familjarë të viktimës i kanë kërkuar llogari.

Ka qenë xhaxhai i 36-vjeçari që i ka kërkuar llogari Begajt për ngjarjen, ndërsa i kërkon që të merren masa pasi kriminelët po vrasin jetë të pafajshme.

“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelët.

Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni të zotë, e latë këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë.

Nuk dominion policia, por dominon krimi. Na fundosët. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse.”, tha xhaxhai, ndërsa Begaj nuk ka bërë asnjë reagim, por e ka përqafuar.

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

✇27.al
By: 27

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë ceremoninë e himneve kombëtare para ndeshjeve.

Ndryshe nga tradita, skuadrat nuk do të rreshtohen më në krah të gjyqtarëve. Të 26 futbollistët e secilës përfaqësuese, përfshirë edhe lojtarët e stolit, do të mblidhen në formë rrethi, rreth flamurit kombëtar në qendër të fushës gjatë interpretimit të himnit.

“Gjatë himneve kombëtare, të 26 futbollistët e secilës skuadër do të mblidhen rreth flamurit në qendër të fushës në mënyrë që secili prej tyre të përjetojë këtë moment simbolik të mbushur me krenari dhe emocion”, shpjegoi FIFA.

Sipas organizatorëve, ceremonia do të shoqërohet gjithashtu me efekte vizuale, shfaqje dritash dhe fishekzjarre, duke i dhënë një tjetër dimension spektaklit para ndeshjeve të Botërorit.

 

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

✇27.al
By: 27

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi aksin, Milot-Balldren, në atë që e cilëson si simboli i korrupsionit dhe dështimit me infrastrukturën.

Sipas Hotit, ky aks, vazhdon të mbetet një nga aferat më të rënda dhe më të dyshimta infrastrukturore në Shqipëri, një projekt që prej vitesh shoqërohet me anulime, zvarritje, dështime dhe dyshime serioze për fryrje artificiale të kostove në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Sipas ligjvënëses demokrate, bëhet fjalë për vetëm 17.2 kilometra rrugë,  në të cilat qeveria kërkon t’ua faturojë shqiptarëve për 35 vite përmes një koncesioni me vlerë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH, duke e kthyer këtë aks në një nga rrugët më të shtrenjta në Europë.

Deklarata e plotë 

“Milot-Balldre”, simboli i korrupsionit dhe dështimit me infrastrukturën

Aksi Milot-Balldre vazhdon të mbetet një nga aferat më të rënda dhe më të dyshimta infrastrukturore në Shqipëri, një projekt që prej vitesh shoqërohet me anulime, zvarritje, dështime dhe dyshime serioze për fryrje artificiale të kostove në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Pas dështimit spektakolar të kontratës së parë me kompaninë “ANK”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi një tjetër tender në fund të vitit 2024, vetëm për ta anuluar sërish në korrik 2025, pasi sipas saj asnjë ofertë nuk plotësonte kriteret.

Një tjetër farsë administrative që dëshmon mungesën totale të seriozitetit dhe transparencës në menaxhimin e një projekti me vlerë qindra milionë euro.

Sot, pas më shumë se një dekade premtimesh dhe propagande, shqiptarët vazhdojnë të mos kenë rrugën, ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë vetëm tendera të dështuar dhe kontrata të dyshimta.

Bëhet fjalë për vetëm 17.2 kilometra rrugë, të cilat qeveria kërkon t’ua faturojë shqiptarëve për 35 vite përmes një koncesioni me vlerë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH, duke e kthyer këtë aks në një nga rrugët më të shtrenjta në Europë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur alarmin për fryrje artificiale të kostos. Sipas raportit të KLSH, klasifikimi i këtij aksi si “Autostradë e Kategorisë A” nuk justifikohet nga trafiku i parashikuar dhe bie ndesh me standardet kombëtare, të cilat rekomandonin një rrugë interurbane të kategorisë C.

Pikërisht ky manipulim teknik u përdor për të shumëfishuar kostot dhe për ta çuar vlerën në mbi 20 milionë euro për kilometër, duke i dhënë këtij projekti emrin e merituar: “rruga e florinjtë”.

Edhe më skandaloz është fakti se projekti fillestar ishte vetëm një by-pass prej 4 kilometrash për qytetin e Lezhës, me një kosto normale prej rreth 24.6 milionë eurosh.

Por ky projekt u hodh poshtë për t’i hapur rrugë një mega-koncesioni 35-vjeçar që rëndon mbi buxhetin e shtetit dhe detyron qytetarët të paguajnë tarifë për të kaluar në rrugën e tyre.

Në tentativën e parë koncesionare, kompania fituese mori përsipër një investim dhjetëra herë më të madh se kapitali prandaj kontrata dështoi sepse kompania nuk siguronte dot financimin bankar, duke nxjerrë në pah dyshimet për një proces të paracaktuar dhe ligje të qepura me porosi.

Ndërkohë, qytetarët e veriut dhe industria e turizmit vazhdojnë të vuajnë pasojat e kësaj zvarritjeje të pafundme. Çdo sezon veror, aksi që lidh Tiranën me Shëngjinin, Velipojën dhe Tale kthehet në një makth të vërtetë, me trafik kilometrik dhe pritje deri në 6 apo 7 orë për të përshkuar distancën Shkodër-Tiranë.

Ky është rezultati konkret i propagandës së Edi Ramës: miliarda të premtuara, vite të humbura, projekte të dështuara dhe qytetarë që paguajnë çdo ditë koston e korrupsionit dhe paaftësisë.

Shqiptarët meritojnë infrastrukturë moderne, jo rrugë të florinjta që pasurojnë klientët e qeverisë dhe varfërojnë qytetarët.

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

✇27.al
By: 27

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei.

Presidenti amerikan tha se do ta bënte këtë nëse do të arrihej një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës midis SHBA-së dhe Iranit, e cila ka vazhduar prej katër muajsh.

“Nëse do të arrinim një marrëveshje, mund të takohesha me të”, tha ai. “Kjo do të ishte në rregull për mua”, tha Presidenti, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale.

Mojtaba Khamenei u emërua Udhëheqës Suprem i Iranit pasi babai i tij, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në ditën e parë të luftimeve.

Trump tha se, pavarësisht sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që rezultuan në vdekjen e babait të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes, ai pret që Khamenei të jetë një “profesionist” në lidhje me mundësinë e një takimi.

“Ai në fakt ka një reputacion shumë të mirë në qarqe të caktuara”, vuri në dukje Trump.

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

✇27.al
By: 27

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit Ilir Meta, dhe ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, ish deputete e PL-së.

Kreu i Partisë së Lirisë kërkoi që seanca të transmetohet live, por gjykatësi e rrëzoi kërkesën. Panorama sjell edhe pamje të ish Presidentit teksa ndodhet brenda kafazit të qelqtë në sallë.

Gjyqtari Erion Bani tha se mediat do të lejohet të filmojnë vetëm kur të merret vendimi. Ai tha se proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në show mediatik dhe për rrjedhojë nuk do të lejohen kamerat.

“Prania e kamerës nuk parashikohet në legjislacion. Proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në spektakle apo në shoë mediatik, por duhet të jetë i qetë dhe i garantuar.

Prania e kamerës ndikon në cilësinë e gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor. Rrëzohet kërkesa e transmetimit live. Lejimin e përfaqësuesve mediatikë. Ndalimi i çdo lloj regjistrimi. Ndërpritet regjistrimi”, tha Bani.

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

✇27.al
By: 27

Arbitri shqiptar Florian Lata do të drejtojë finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një nga ndeshjet më të rëndësishme të kalendarit të UEFA-s për futbollin e moshave.

Finalja mes Belgjikës dhe Italisë do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Lilleküla staadion” në Talin, në orën 19:00. Florian Lata është caktuar si arbitër kryesor, ndërsa në ekipin e arbitrimit do të jetë edhe asistenti shqiptar Mario Shazivari. Asistent i dytë do të jetë Nikola Borovic nga Serbia, ndërsa arbitër i katërt Thomas Gary Owen nga Uellsi.

Ky emërim vjen pas paraqitjeve shumë të mira të Florian Latës gjatë turneut final në Estoni. Arbitri shqiptar drejtoi ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 mes Estonisë dhe Kroacisë më 28 maj, ndërsa më 1 qershor ishte gjithashtu arbitër kryesor në takimin Francë – Mali i Zi.

Besimi i UEFA-s për t’i besuar Florian Latës drejtimin e finales është një vlerësim i rëndësishëm për performancën e tij gjatë turneut, por edhe një tjetër dëshmi e nivelit në rritje të arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata e Futbollit përgëzon Florian Latën dhe Mario Shazivarin për këtë arritje të rëndësishme dhe u uron suksese në drejtimin e finales së Kampionatit Europian U-17.

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

✇27.al
By: 27

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është ulur me 3 lekë për litër nga ndryshimi i fundit më 4 qershor. Po ashtu si nafta dhe benzina është ulur me 3 lekë për litër.

Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 192 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër, ndërsa benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 172 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

✇27.al
By: 27

Me dhimbje të thellë dhe mes lotëve të familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve, i është dhënë sot lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Enea Mekolli, efektivit të Policisë së Shtetit që humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e Violand Braçellarit. Homazhet në nderim të tij po zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, ku qindra njerëz janë mbledhur për të përkulur kokën para sakrificës së tij.

Atmosfera është e rënduar nga dhimbja, ndërsa lotët dhe emocionet kanë shoqëruar çdo moment të ceremonisë. Kolegët e tij, të prekur thellësisht nga humbja, kanë kujtuar Enea Mekollin si një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta, i cili dha jetën në krye të detyrës. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në orën 12:00.

Pas ceremonisë së nderimeve, trupi i pajetë i Enea Mekollit do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00, në fshatin Blacë. Aty, mes dhimbjes së familjes dhe respektit të gjithë komunitetit, ai do të prehet përgjithmonë, duke lënë pas kujtimin e një efektivi që sakrifikoi jetën në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

homazhet pogradec enea mekolli

homazhet pogradec1

enea mekolli homazhet

homazhet3

homazhet pogradec

 

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

✇27.al
By: 27

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por kjo është hera e dytë që ai shkon në organin e akuzës brenda pak ditësh.

Më 21 maj ishte hera e fundit që ai u paraqit në SPAK, por pas daljes nga institucioni, ai kyçi gojën për mediat duke mos dhënë asnjë prononcim.

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

✇27.al
By: 27

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por kjo është hera e dytë që ai shkon në organin e akuzës brenda pak ditësh.

Më 21 maj ishte hera e fundit që ai u paraqit në SPAK, por pas daljes nga institucioni, ai kyçi gojën për mediat duke mos dhënë asnjë prononcim.

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

✇27.al
By: 27

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq, kishte përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive edhe pse ishte në kërkim.

Burime të sigurta pranë familjarëve të Braçellarit bëjnë me dije se ai ka përfituar fonde për ngritjen e stallave të bagëtive.

Nuk dihet nëse ai i ka përfituar fondet në emër të tij apo të nënës, por ajo çka sigurojnë burimet është se 43-vjeçari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori.

Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur.

Operacioni për ta arrestuar u krye një ditë më parë në një zonë malore të Maliqit, pasi fshihej në një stan. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë efektivi i Forcave Shqiponja Enea Meçollari, ndërsa u plagos Edison Adri. I plagosur mbeti gjithashtu edhe vetë autori.

 

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

✇27.al
By: 27

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend.

Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4 miliardë dollarësh, i mbështetur nga firma e investimeve Affinity Partners e Jared Kushner, ka nxitur protesta disaditore në Tiranë.

FT thekson se, ishulli i Sazanit mbetet pronë shtetërore ku Affinity Partners ka marrë statusin e investitorit strategjik.

Artikulli i plotë: 

Një vendpushim luksoz i propozuar në një ishull të pabanuar mesdhetar, i lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, ka shkaktuar protesta njëjavore në Shqipëri. Mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë të enjten për të pestën ditë, duke mbajtur banderola antiqeveritare ku shkruhej “Ndal vjedhjen e Shqipërisë ” dhe figura të prera të flamingove rozë që janë bërë simbol i lëvizjes pasi zogjtë janë vendas në ligatinat e mbrojtura pranë zhvillimit të planifikuar.

Protestat kundërshtojnë një resort të propozuar prej 4 miliardë dollarësh të mbështetur nga Affinity Partners, firma e investimeve e themeluar nga Kushner. Projekti do të përfshijë një zhvillim pranë Zvërnecit, një zonë bregdetare ngjitur me ligatinat dhe një resort luksoz në Sazan, ishullin e vetëm të Shqipërisë. Nëse anulohet, ky do të ishte projekti i dytë i familjes Trump në Ballkan që dështon për shkak të kundërshtimit vendas, pasi një plan i mbështetur nga Kushner për një hotel Trump në kryeqytetin serb Beograd u anulua vitin e kaluar.

Gruaja e Kushnerit, Ivanka Trump, u përqesh javën e kaluar me një intervistë që i dha prezantuesit të podkasteve David Senra , në të cilën përshkroi se si ajo dhe bashkëshorti i saj zbuluan ishullin që tani planifikonin ta zhvillonin. «Ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar», tha Ivanka. «Notuam deri në ishull, bëmë një shëtitje, zbathur gjatë gjithë rrugës, deri në majë, dhe thjesht mbetëm të magjepsur.»

“Ne zhvilluam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të saj dhe për ta transformuar atë, por me shumë përmbajtje dhe kujdes sepse toka është kaq e bukur.”

Radhë bunkerësh betoni janë të shpërndara në ishullin e Sazanit, një ish-post ushtarak që u fortifikua rëndë nën udhëheqësin komunist Enver Hoxha dhe mbeti i mbyllur për publikun për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të. Prokurori i antikorrupsionit në Shqipëri njoftoi më herët këtë javë se po shqyrtonte ndryshimet e vitit 2024 në statusin e mbrojtur të zonës dhe pronësinë e tokës, të cilat i hapën rrugën zhvillimit të planifikuar. Projektit iu dha miratimi paraprak në fund të vitit 2024.

Vlera e vlerësuar e projektit tejkalon 10 përqind të prodhimit ekonomik vjetor të Shqipërisë. Zyrtarët argumentojnë se ai mund të tërheqë vizitorë me shpenzime të larta dhe të mbështesë rritjen e mëtejshme në një industri turizmi që është zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit. Grupet mjedisore dhe kundërshtarë të tjerë kanë argumentuar se planet kërcënojnë ekosistemet e ndjeshme dhe nuk kanë shqyrtim të mjaftueshëm. “Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalet për sa kohë që unë jam këtu”, tha këtë javë kryeministri Edi Rama .

Duke iu referuar akuzave rreth projektit, ai shtoi se investimi po vazhdonte me “pronarë të rinj dhe legjitimë”. Ishulli i Sazanit mbetet pronë shtetërore ku Affinity Partners ka marrë statusin e investitorit strategjik. Zonat bregdetare aty pranë, ku do të zhvillohet një pjesë tjetër e projektit, janë blerë nga investitorë katarianë që ishin partnerë në projekt, tha Rama në një postim në Facebook. Një kompani tjetër e identifikuar në mediat lokale si pronare e tokës, një grup në det të hapur i quajtur “Zvërnec South Adriatic Development”, i tha mediave lokale se toka është “në pronësi private metër për metër” dhe kompania e ka blerë atë ligjërisht. Kushner dhe Affinity Partners nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Rama akuzoi protestuesit se po vepronin kundër interesave ekonomike të Shqipërisë dhe tha se disa prej tyre ishin ndikuar nga fushatat e dezinformimit në mediat sociale. Një bum i kohëve të fundit turistik ka transformuar pjesë të vijës bregdetare të Shqipërisë, duke tërhequr miliona vizitorë me çmime relativisht të ulëta dhe plazhe të paprekura. Megjithatë, rritja e çmimeve të pronave dhe zhvillimi në shkallë të gjerë kanë nxitur shqetësime se banorët vendas po dëbohen nga komunitetet bregdetare.

“Fokusi ynë mbetet në administrimin e përgjegjshëm, përmirësimin e mjedisit, krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development, e cila po punon në projekt me Affinity Partners.

“Ne i respektojmë proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale.” Lutfi Dervishi, një analist i pavarur dhe ish-kreu i Transparency International Albania, tha se protestat në Tiranë pasqyronin pakënaqësi më të gjerë me administratën e Ramës. «Duket si një protestë ylberi», tha Dervishi. «Shih njerëz anti-establishment së bashku me grupe shumë të ndryshme me ankesa të ndryshme. Por ndryshe nga protestat e kaluara, kjo është paqësore dhe e vazhdueshme”.

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

✇27.al
By: 27

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta.

Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës.

I plagosuri ishte goditur me thikë në mushkrinë e majtë.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, është nisur me autoambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

✇27.al
By: 27

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Në mëngjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe policia.

Një banor i lagjes nr. 1, thotë se situata paraqet rrezik për banorët, automjetet dhe ndërtesat e zonës pasi ka rrëshqitje dheu dhe gurësh.

Banorët bëjnë apel për ‘ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për të inspektuar terrenin, për të vlerësuar rrezikun dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës.

 

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

✇27.al
By: 27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.4 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.

12

 

❌