❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trumpi godet Kanadanë me tarifa 50%, thotë se SHBA-ja po diskriminohet në tregti

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj shumicës së mallrave që importohen nga Kanadaja, duke e akuzuar fqinjin verior për diskriminim ndaj produkteve amerikane, veçanërisht në sektorët e automobilave, alkoolit dhe produkteve të qumështit.

Vendimi, sipas administratës amerikane, do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh dhe pritet të përfshijë një gamë të gjerë produktesh, nga vera dhe pijet alkoolike, deri te çimentoja dhe pajisjet sportive, përfshirë edhe shkopinjtë e hokejit.

Shtëpia e Bardhë tha se masat janë marrë sipas një dispozite të Ligjit të Tregtisë së vitit 1930, ndërsa një zyrtar i administratës amerikane deklaroi se Kanadaja duhet të mbahet përgjegjëse pasi ishte një nga vendet që reagoi me kundërmasa ndaj tarifave të mëparshme të Trumpit.

Megjithatë, vendimi ka ngritur shqetësime për pasoja ekonomike, përfshirë rritje të mundshme të çmimeve, inflacion më të lartë dhe përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat për dekada kanë pasur lidhje të ngushta tregtare, raporton AP, transmeton Sinjali.

Tarifat e reja nuk do të zbatohen për disa produkte strategjike si energjia, potasi, peshku dhe mineralet kritike, por do të prekin edhe disa mallra që më parë ishin të mbrojtura nga marrëveshja tregtare SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).

Trump argumenton se Kanadaja ka diskriminuar kompanitë amerikane, duke përmendur tarifat kanadeze ndaj automjeteve amerikane dhe kufizimet ndaj produkteve alkoolike nga SHBA-ja. Ai gjithashtu ka kritikuar prej kohësh politikat e Kanadasë për produktet e qumështit, veçanërisht djathin.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Trumpit dhe kryeministrit kanadez Mark Carney kanë qenë të tensionuara. Carney, i cili erdhi në pushtet duke premtuar se do të mbronte interesat e Kanadasë, ka kërkuar zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me vende të tjera për të zvogëluar varësinë nga SHBA-ja.

Vendimi i Trumpit vjen në një kohë kur dy liderët u shfaqën së bashku në finalen e Botërorit të dielën, por zyrtarët amerikanë thanë se takimi i tyre nuk kishte qenë i fokusuar në negociatat tregtare.

Trump ka deklaruar mĂ« herĂ«t se “Kanadaja jeton falĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara”, njĂ« deklaratĂ« qĂ« ka shkaktuar reagime tĂ« forta nĂ« vendin fqinj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi godet Kanadanë me tarifa 50%, thotë se SHBA-ja po diskriminohet në tregti appeared first on Sinjali.

BashkĂ« e nisĂ«n, njĂ«jtĂ« u bitisĂ«n: BosĂ«t e kartelit “Sinaloa”, El Chapo dhe El Mayo – pĂ«rjetĂ« nĂ« qeli

PĂ«r dekada me radhĂ«, emrat e JoaquĂ­n “El Chapo” GuzmĂĄn dhe Ismael “El Mayo” Zambada mbollĂ«n frikĂ« nĂ« MeksikĂ« dhe pĂ«rtej saj. TĂ« dy bashkĂ«themeluan kartelin famĂ«keq Sinaloa, njĂ« nga organizatat mĂ« tĂ« fuqishme tĂ« narkotrafikut nĂ« histori, qĂ« kontrolloi rrugĂ«t ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« kokainĂ«s, heroinĂ«s, metamfetaminĂ«s dhe fentanilit.

Sot, pas një rruge të gjatë kriminale, fati i tyre ka përfunduar në të njëjtën mënyrë: burgim i përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

El Chapo u arrestua pas arratisjeve spektakolare

JoaquĂ­n “El Chapo” GuzmĂĄn u bĂ« i njohur jo vetĂ«m pĂ«r fuqinĂ« e kartelit, por edhe pĂ«r arratisjet e bujshme nga burgjet meksikane. MĂ« e famshmja ndodhi nĂ« vitin 2015, kur ai u largua pĂ«rmes njĂ« tuneli tĂ« ndĂ«rtuar nĂ«n qelinĂ« e tij.

Megjithatë, ai u kap sërish në vitin 2016 dhe u ekstradua në SHBA, ku në vitin 2019 u shpall fajtor për dhjetëra akuza, përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe drejtim të një organizate kriminale. Gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm, ku vazhdon ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

“El Mayo” qĂ«ndroi nĂ« hije pĂ«r dekada

Ndryshe nga partneri i tij, Ismael “El Mayo” Zambada arriti t’u shmangej autoriteteve pĂ«r afro 40 vjet. Ai nuk u arrestua kurrĂ« gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s qĂ« drejtoi kartelin dhe rrallĂ«herĂ« shfaqej nĂ« publik.

Por në korrik të vitit 2024 gjithçka ndryshoi. Ai u mashtrua nga Joaquín Guzmån López, djali i El Chapos, i cili e bindi se do të udhëtonin për të inspektuar pista të fshehta në Meksikë. Në vend të kësaj, avioni u ul në Texas, ku Zambada u arrestua nga autoritetet amerikane.

Pas pranimit të fajësisë për trafik droge dhe komplot kriminal, një gjykatë federale në Bruklin e dënoi me burgim të përjetshëm dhe e urdhëroi të paguajë 15 miliardë dollarë (rreth 12.8 miliardë euro), shumë që konsiderohet si fitim nga aktiviteti kriminal.

Fundi i dy bosëve të kartelit

Edhe pse për dekada ishin ndër njerëzit më të kërkuar dhe më të fuqishëm në botën e krimit të organizuar, fundi i të dyve ishte i njëjtë.

El Chapo dhe El Mayo, dy njerĂ«zit qĂ« ndĂ«rtuan perandorinĂ« e kartelit “Sinaloa”, sot ndodhen pas hekurave me dĂ«nim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m, duke shĂ«nuar fundin e epokĂ«s sĂ« dy prej figurave mĂ« famĂ«keqe tĂ« narkotrafikut botĂ«ror.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BashkĂ« e nisĂ«n, njĂ«jtĂ« u bitisĂ«n: BosĂ«t e kartelit “Sinaloa”, El Chapo dhe El Mayo – pĂ«rjetĂ« nĂ« qeli appeared first on Sinjali.

Gëzim i madh në Madrid, mbi një milion tifozë presin kampionët e rinj të botës

Spanja është zhytur në atmosferë festive pas triumfit në Kupën e Botës, ndërsa më shumë se një milion tifozë dolën në rrugët e Madridit për të përshëndetur kampionët e rinj të botës.

Futbollistët e kombëtares spanjolle parakaluan me një autobus të hapur nëpër kryeqytet, duke valëvitur trofeun e Kupës së Botës mes brohoritjeve të mijëra tifozëve që mbushën rrugët, stacionet e metrosë dhe sheshet kryesore të qytetit.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sånchez, priti ekipin kampion dhe falënderoi lojtarët e stafin për paraqitjet gjatë turneut, duke i inkurajuar që të synojnë edhe një tjetër titull në vitin 2030.

“Pse tĂ« mos besojmĂ« se tĂ« mirat vijnĂ« tre herĂ«?”, deklaroi ai gjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« pritjes.

Para festimeve në Madrid, kombëtarja u prit edhe në Pallatin Zarzuela nga Mbreti Felipe VI, Mbretëresha Letizia, si dhe Princesha Leonor e Infanta Sofía.

Mbreti e cilĂ«soi suksesin si njĂ« “triumf epik”, duke falĂ«nderuar ekipin qĂ« e riktheu SpanjĂ«n nĂ« majĂ«n e futbollit botĂ«ror dhe duke theksuar se asnjĂ« kritikĂ« nuk mund ta zbehĂ« gĂ«zimin e rikthimit tĂ« trofeut nĂ« vend.

Pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara, futbollistët kaluan disa orë me familjet e tyre përpara se të nisnin festimet zyrtare.

Kulmi i festës pritet të zhvillohet në Sheshin Cibeles, ku mijëra tifozë do të festojnë titullin e dytë botëror të Spanjës.

Ndërkohë, FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Argjentinës për sjelljen e disa futbollistëve dhe një anëtari të stafit teknik gjatë finales së Kupës së Botës. Organi qeverisës i futbollit do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë nëse do të ketë masa disiplinore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gëzim i madh në Madrid, mbi një milion tifozë presin kampionët e rinj të botës appeared first on Sinjali.

Djali i El Chapos e preu në besë mikun e babait, bosi i drogës dënohet me burgim të përjetshëm

NjĂ«ri nga figurat mĂ« famĂ«keqe tĂ« botĂ«s sĂ« narkotrafikut, Ismael “El Mayo” Zambada, Ă«shtĂ« dĂ«nuar me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m nga njĂ« gjykatĂ« federale nĂ« Shtetet e Bashkuara, duke i dhĂ«nĂ« fund njĂ« karriere kriminale qĂ« zgjati gati katĂ«r dekada.

76-vjeçari, bashkĂ«themelues i kartelit famĂ«keq Sinaloa sĂ« bashku me JoaquĂ­n “El Chapo” GuzmĂĄn, u urdhĂ«rua gjithashtu tĂ« paguajĂ« 15 miliardĂ« dollarĂ« (rreth 12.8 miliardĂ« euro) si fitime tĂ« pĂ«rfituara nga trafiku i drogĂ«s.

Vendimi u dha të hënën nga gjyqtari federal Brian Cogan në Bruklin të Nju Jorkut, pasi Zambada kishte pranuar fajësinë për akuza që lidhen me trafik droge dhe komplot kriminal, në kuadër të një marrëveshjeje që i shmangu dënimin me vdekje, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Si përfundoi në duart e autoriteteve amerikane?

NĂ« korrik tĂ« vitit 2024, Zambada u mashtrua nga JoaquĂ­n GuzmĂĄn LĂłpez, djali i “El Chapos”. Atij iu tha se do tĂ« udhĂ«tonin drejt veriut tĂ« MeksikĂ«s pĂ«r tĂ« inspektuar pista tĂ« fshehta uljeje pĂ«r avionĂ«, por avioni pĂ«rfundoi nĂ« Texas, ku ai u arrestua nga autoritetet amerikane.

Në marrëveshjen e fajësisë, Zambada pranoi se kishte luajtur një rol kyç në krijimin dhe drejtimin e rrjetit kriminal që, që nga fundi i viteve 1980, trafikoi sasi të mëdha kokaine dhe drogash të tjera drejt Shteteve të Bashkuara.

“Ismael Zambada kaloi pothuajse katĂ«r dekada duke helmuar komunitetet amerikane pĂ«r tĂ« fituar miliarda dollarĂ« dhe duke urdhĂ«ruar vrasjen e kujtdo qĂ« i dilte pĂ«rpara”, deklaroi prokurori federal Joseph Nocella Jr., duke shtuar se “sot ky kapitull mbyllet pĂ«rgjithmonĂ«â€.

Luftë brenda kartelit

Pas arrestimit të Zambadës, karteli Sinaloa është përfshirë në një luftë të përgjakshme mes fraksioneve rivale. Përleshjet kanë shkaktuar qindra persona të zhdukur dhe kanë përshkallëzuar dhunën në shtetin meksikan të Sinaloas.

Edhe pas arrestimit tĂ« “El Chapos” nĂ« vitin 2016, karteli u pĂ«rball me konflikte tĂ« brendshme pĂ«r kontrollin e territorit, ndĂ«rsa grupet rivale u pĂ«rpoqĂ«n tĂ« pĂ«rfitonin nga dobĂ«simi i organizatĂ«s.

Ende nuk dihet ku do ta vuajë dënimin

Zambada ka kërkuar të transferohet në një burg-spital për shkak të problemeve shëndetësore që lidhen me moshën. Megjithatë, prokurorët federalë kundërshtojnë këtë kërkesë, duke argumentuar se ai vazhdon të përbëjë rrezik për sigurinë dhe mund të ndikojë ende në aktivitetet e kartelit edhe nga burgu.

Vendimin përfundimtar mbi institucionin ku do ta vuajë dënimin do ta marrë Byroja Federale e Burgjeve në SHBA.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Djali i El Chapos e preu në besë mikun e babait, bosi i drogës dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Sinjali.

Selami i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja të rënda pas vrasjes së disa ushtarëve amerikanë gjatë fundjavës.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se çdo sulm ndaj forcave amerikane do të marrë një përgjigje shumë më të ashpër.

“Sa herĂ« qĂ« Irani vret njĂ« ushtar amerikan, do tĂ« paguajĂ« shumĂ«fish pĂ«r atĂ« vrasje”, shkroi Trump.

Ai shtoi se ky urdhër u është përcjellë Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, shefit të Shtabit të Përbashkët, gjeneralit Daniel Caine, si dhe drejtuesve të tjerë ushtarakë.

Ndërkohë, ushtria amerikane identifikoi të hënën dy ushtarë që humbën jetën në Jordani, teksa mbronin një bazë nga sulmet me raketa balistike dhe dronë iranianë.

Autoritetet po kryejnë analiza për të konfirmuar nëse mbetjet e gjetura i përkasin edhe një ushtari të tretë, i cili rezulton i zhdukur pas të njëjtit sulm.

Po ashtu, në Irak humbi jetën edhe një tjetër ushtarak amerikan gjatë një shpërthimi të kontrolluar të një droni iranian, raporton The Guardian, transmeton Sinjali.

Me këto viktima, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën me Iranin, e cila sipas këtij raportimi nisi në fund të shkurtit me përfshirjen e SHBA-së dhe Izraelit, ka arritur në 17.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Selami i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish appeared first on Sinjali.

Përplasje e paplanifikuar: NASA thotë se pjesë të raketës së SpaceX mund të godasin Hënën

Një pjesë e një rakete të kompanisë së Elon Musk, SpaceX, pritet të përplaset aksidentalisht me Hënën më 5 gusht, sipas llogaritjeve të astronomëve dhe vëzhgimeve të NASA.

Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të raketës Falcon 9 upper stage, e cila peshon rreth katër tonë dhe aktualisht po lëviz në hapësirë me një shpejtësi prej më shumë se dy kilometra në sekondë.

Ekspertët sqarojnë se përplasja nuk është planifikuar dhe nuk paraqet rrezik për Tokën, por po ndiqet me kujdes për shkak të rëndësisë shkencore të saj, shkruan Euronews, transmeton Sinjali.

Astronomi amerikan Bill Gray, i cili përdor një sistem të specializuar për ndjekjen e objekteve hapësinore, kishte parashikuar përplasjen që në shtator. Sipas llogaritjeve të tij, pjesa e raketës do të godasë sipërfaqen e Hënës më 5 gusht 2026.

A do të shihet përplasja nga Toka?

Shkencëtarët ende po diskutojnë nëse kjo ngjarje do të jetë e dukshme nga Toka. Për shkak të pozicionit ku pritet të ndodhë goditja, ajo mund të jetë shumë pranë skajit të diskut hënor.

Pluhuri i ngritur pas përplasjes mund të ndriçohet nga Dielli dhe teorikisht të jetë i dallueshëm, por NASA vlerëson se mundësia për ta parë me sy të lirë ose edhe me teleskopë është shumë e vogël.

“Besoj se do tĂ« jetĂ« shumĂ«, shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u parĂ«, nĂ«se jo e pamundur”, ka thĂ«nĂ« William Cooke nga NASA, sipas agjencisĂ« sĂ« lajmeve dpa.

Nuk është hera e parë që mbetje hapësinore godasin Hënën

Me rritjen e numrit të raketave dhe mbetjeve hapësinore, raste të tilla mund të bëhen më të shpeshta në të ardhmen.

Një rast i ngjashëm u regjistrua edhe katër vite më parë, kur një objekt i dyshuar si pjesë e një rakete të vjetër goditi Hënën. NASA kishte dyshuar për një raketë kineze, megjithëse Pekini i kishte mohuar këto pretendime.

Ndryshe nga eksperimentet e planifikuara ku shkencëtarët kanë shkaktuar përplasje në Hënë për qëllime kërkimore, rasti i gushtit pritet të jetë një përplasje e paqëllimshme e shkaktuar nga mbetjet hapësinore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje e paplanifikuar: NASA thotë se pjesë të raketës së SpaceX mund të godasin Hënën appeared first on Sinjali.

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

Udhëtarët që po hyjnë apo dalin nga Kosova po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa ngarkesa më e madhe vazhdon të jetë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Dheu i Bardhë pritjet për automjete në hyrje arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 1 mijë e 200 metra. Në dalje nga kjo pikë kufitare, pritja është rreth 35 minuta, me kolonë prej rreth 550 metrash.

Edhe në pikën kufitare Hani i Elezit ka ngarkesë më të shtuar, ku pritjet për automjete janë rreth 10 minuta, ndërsa kolonat arrijnë në 100 metra në të dy drejtimet.

Në Muçibabë, pritjet për hyrje janë rreth 5 minuta, ndërsa në dalje rreth 30 minuta, me kolonë prej rreth 150 metrash.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet më shpejt, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të raportuara.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë appeared first on Sinjali.

“Fat nĂ« fatkeqĂ«si”: Pse çmimi i naftĂ«s nuk shkoi nĂ« qiell pas luftĂ«s SHBA-Iran?

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën me Iranin në fund të shkurtit, tregjet e energjisë u përfshinë nga frika se bota mund të përballej me një krizë të re të naftës.

Analistët paralajmëruan se çmimi i naftës bruto mund të arrinte deri në 150 dollarë (rreth 131 euro) për fuçi, madje disa parashikime shkuan deri në 200 dollarë (rreth 175 euro), pasi rreth një e pesta e furnizimit global me naftë kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej pikave më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

Por skenari më i keq nuk u realizua.

Nafta Brent arriti kulmin në rreth 126 dollarë (rreth 110 euro) për fuçi, shumë më poshtë se rekordi historik prej 147 dollarësh (rreth 128 euro) në vitin 2008. Mes fillimit të konfliktit më 28 shkurt dhe 11 qershorit, kur presidenti amerikan Donald Trump ndaloi sulmet ndaj Iranit, çmimi mesatar ishte rreth 101 dollarë (rreth 88 euro) për fuçi.

Më pas, në fillim të korrikut, çmimet ranë përkohësisht pranë niveleve para luftës, rreth 70 dollarë (rreth 61 euro) për fuçi.

Por cilat ishin arsyet që tregu i naftës nuk shpërtheu?

1. Kina befasoi tregjet

Një nga faktorët kryesorë ishte Kina, importuesja më e madhe e naftës në botë. Pekini uli ndjeshëm blerjet e naftës bruto, duke i çuar importet në nivelin më të ulët në gati një dekadë.

Kjo reduktoi presionin mbi tregjet globale dhe ndihmoi që mungesa e furnizimit të mos ndihej aq shumë sa ishte parashikuar.

2. SHBA rriti prodhimin

Shtetet e Bashkuara, prodhuesi më i madh i naftës në botë, shtuan nxjerrjen e naftës në një kohë kur tregjet kishin frikë nga mungesat.

Prodhimi amerikan arriti rekord prej 13.93 milionë fuçi në ditë në muajin prill.

Përveç kësaj, SHBA dhe aleatët liruan naftë nga rezervat strategjike si pjesë e një operacioni rekord prej rreth 400 milionë fuçish, të koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

3. Tregtarët u bënë më të kujdesshëm

Edhe pse shumë investitorë besonin se çmimet mund të rriteshin, ata shmangën bastet e mëdha për shkak të frikës nga ndryshimet e papritura të tregut.

“Shumica janĂ« optimistĂ«, por askush nuk po merr pozicione tĂ« mĂ«dha”, tha Ilia Bouchouev nga Instituti i Studimeve tĂ« EnergjisĂ« nĂ« Oxford.

Sipas të dhënave të bursës ICE, fondet investuese nisën të rrisin sërish pozicionet në naftë në korrik, por ato mbetën ende mbi 50 për qind më të ulëta krahasuar me kulmin e muajit mars.

4. Tregu u lodh nga lajmet e krizës

EkspertĂ«t thonĂ« se tregjet janĂ« “lodhur” nga lajmet e vazhdueshme pĂ«r konfliktin. Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« çdo zhvillim i ri tĂ« ketĂ« mĂ« pak ndikim nĂ« çmime sesa nĂ« fillim tĂ« luftĂ«s, shkruan Reuters, pĂ«rcjell Sinjali.

5. Kishte ende mjaft naftë në treg

Një tjetër arsye ishte furnizimi i mjaftueshëm fizik me naftë. Tregtarët raportuan se kishte sasi të mjaftueshme të naftës për dërgesa të menjëhershme, duke kufizuar rritjen e çmimeve.

“Ka shumĂ« naftĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r momentin. Por kjo mund tĂ« mos zgjasĂ«â€, tha tregtari veteran Adi Imsirovic.

Pavarësisht frikës për një krizë globale energjetike, tregu arriti të shmangë skenarin ekstrem. Por ekspertët paralajmërojnë se situata mbetet e brishtë, pasi çdo përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë sërish drejtimin e çmimeve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Fat nĂ« fatkeqĂ«si”: Pse çmimi i naftĂ«s nuk shkoi nĂ« qiell pas luftĂ«s SHBA-Iran? appeared first on Sinjali.

Nafta kalon mbi 76 euro për fuçi, tregjet globale përballen me pasiguri të re

Çmimet e naftĂ«s kanĂ« kaluar nivelin prej 76 eurosh pĂ«r fuçi, duke rritur shqetĂ«simet pĂ«r ekonominĂ« globale dhe ndikimin qĂ« mund tĂ« ketĂ« tek çmimet e konsumit.

Investitorët po ndjekin me kujdes zhvillimet ndërkombëtare, ndërsa rritja e kostove të energjisë mund të ndikojë në transport, prodhim dhe inflacion.

Tregjet financiare po përballen me pasiguri, pasi çmimet e energjisë mbeten një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në ekonominë botërore dhe në shpenzimet e qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nafta kalon mbi 76 euro për fuçi, tregjet globale përballen me pasiguri të re appeared first on Sinjali.

“RastĂ«sia” qĂ« i dha jetĂ« Michael Scofieldit: Wentworth Miller mori rolin pak para nisjes sĂ« “Prison Break”

ËshtĂ« njĂ« nga personazhet mĂ« tĂ« njohura nĂ« historinĂ« e serialeve televizive, por rruga e Wentworth Millerit drejt rolit tĂ« Michael Scofieldit ishte mĂ« e shpejtĂ« nga sa mund tĂ« imagjinohet.

Aktori nuk ishte pjesĂ« e kastit qĂ« nĂ« fillim tĂ« procesit tĂ« gjatĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhjes. Ai iu bashkua projektit “Prison Break” nĂ« njĂ« fazĂ« shumĂ« tĂ« vonshme, vetĂ«m pak para nisjes sĂ« xhirimeve tĂ« serialit.

Sipas tregimeve të tij, Miller mori skenarin, u paraqit në audicion dhe brenda pak ditësh u vendos që ai të ishte fytyra e inxhinierit gjenial Michael Scofield, personazhit që do të ndryshonte karrierën e tij.

Performanca e tij i bindi menjëherë krijuesit e serialit, të cilët panë tek ai kombinimin e duhur të qetësisë, inteligjencës dhe misterit që kërkohej për rolin e një burri që harton një plan të jashtëzakonshëm për të shpëtuar vëllain e tij nga burgu.

“Prison Break” u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« fenomen global pas premierĂ«s nĂ« vitin 2005, ndĂ«rsa Michael Scofield mbeti njĂ« nga personazhet mĂ« tĂ« dashur tĂ« dramave televizive.

Nga njĂ« mundĂ«si e vonshme nĂ« njĂ« sukses botĂ«ror – historia e Wentworth Millerit tregon se ndonjĂ«herĂ« njĂ« moment i vetĂ«m mund tĂ« ndryshojĂ« gjithçka.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “RastĂ«sia” qĂ« i dha jetĂ« Michael Scofieldit: Wentworth Miller mori rolin pak para nisjes sĂ« “Prison Break” appeared first on Sinjali.

Gjendja nĂ« kufi: Hyrja nga “Dheu i BardhĂ«â€ shkon deri nĂ« njĂ« orĂ«

Kush ia ka mĂ«syer tĂ« hyjĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«rmes pikĂ«s kufitare “Dheu i BardhĂ«â€ duhet tĂ« presĂ« deri nĂ« njĂ« orĂ«.

Atje kolonat janë 1 kilometër, ndërsa dalja nga ky vend shkon deri në 10 minuta, përcjell Sinjali.

Nëpër pikat tjera nuk ka kolona, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendja nĂ« kufi: Hyrja nga “Dheu i BardhĂ«â€ shkon deri nĂ« njĂ« orĂ« appeared first on Sinjali.

Gjermani: Treni e godet për vdekje 23-vjeçarin, dyshohet se ishte i dehur

NjĂ« 23-vjeçar ka humbur jetĂ«n pasi u godit nga njĂ« tren nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« dielĂ«s nĂ« zonĂ«n e Stacionit Jugor (SĂŒdbahnhof) nĂ« Darmstadt tĂ« GjermanisĂ«.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, kur i riu, për arsye ende të panjohura, ndodhej në zonën e binarëve dhe u përplas nga një tren që po kalonte.

Ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por 23-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë aty, raporton Blaulicht, transmeton Sinjali.

Pas aksidentit, qarkullimi i trenave në këtë pjesë të linjës është ndërprerë përkohësisht, duke shkaktuar vonesa dhe pengesa në komunikacionin hekurudhor.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, ekziston dyshimi se viktima mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Hetimet po udhëhiqen nga njësia përkatëse e Policisë Kriminale në Darmstadt, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se informacione të reja do të publikohen pas përfundimit të verifikimeve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjermani: Treni e godet për vdekje 23-vjeçarin, dyshohet se ishte i dehur appeared first on Sinjali.

Kryeministri hungarez i ofron postin e presidentes legjendës së shahut

Kryeministri i HungarisĂ«, PĂ©ter Magyar, ka njoftuar se do t’i propozojĂ« legjendĂ«s sĂ« shahut, Judit PolgĂĄr, qĂ« tĂ« marrĂ« detyrĂ«n e presidentes sĂ« vendit deri nĂ« miratimin e kushtetutĂ«s sĂ« re.

Në një postim në Facebook, Magyar tha se do të takohet me Polgår të hënën për ta pyetur nëse është e gatshme të shërbejë në këtë rol.

“Vendi ynĂ« ka nevojĂ« pĂ«r unitet, paqe dhe njĂ« presidente pĂ«r tĂ« cilĂ«n çdo hungarez mund tĂ« ndihet krenar. Presidenca nuk Ă«shtĂ« njĂ« profesion apo njĂ« vend pune, por forma mĂ« e lartĂ« e shĂ«rbimit ndaj shtetit”, shkroi ai.

Judit Polgår konsiderohet shahistja më e suksesshme në historinë e këtij sporti. Ajo është e vetmja grua që ka kaluar pragun prej 2700 pikësh Elo, ka kryesuar renditjen botërore të femrave për 26 vite radhazi dhe ka arritur deri në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme botërore. Gjithashtu, është fituese e shumë medaljeve në Olimpiadat e Shahut dhe njihet ndërkombëtarisht për arritjet e saj.

Sipas kryeministrit, respekti që gëzon Polgår nuk lidhet me politikën, por me talentin, punën dhe integritetin e saj.

Emri i saj kishte nisur të përflitej si kandidate për presidente që në fillim të korrikut, pasi Magyar publikoi një fotografi ku shfaqej duke luajtur shah me të.

Zhvillimi vjen pasi presidenti Tamås Sulyok njoftoi se do të nënshkruajë amendamentin e 17-të të Kushtetutës, duke i dhënë fund mandatit të tij. Deri në zgjedhjen e presidentit të ri, detyrën do ta ushtrojë për një muaj kryetarja e Parlamentit, Ágnes Forsthoffer.

Ndërkohë, 16 personalitete të njohura nga fusha e shkencës, kulturës dhe sportit kanë mbështetur publikisht kandidaturën e Judit Polgår për presidente të Hungarisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri hungarez i ofron postin e presidentes legjendës së shahut appeared first on Sinjali.

Festa e Spanjës u kthye në tragjedi: Humb jetën 13-vjeçari pasi u shemb një shatërvan

Festimet për triumfin e Spanjës në finalen e Kupës së Botës u shndërruan në tragjedi në qytetin Ciudad Rodrigo të provincës Salamanca, ku një djalë 13-vjeçar humbi jetën pasi u shemb një shatërvan mbi të cilin ishin ngjitur tifozët.

Ngjarja ndodhi menjĂ«herĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« finales, tĂ« cilĂ«n Spanja e fitoi ndaj ArgjentinĂ«s falĂ« golit vendimtar tĂ« Ferran Torres. Qindra tifozĂ« ishin mbledhur pranĂ« shatĂ«rvanit “Árbol Gordo” pĂ«r tĂ« festuar suksesin e kombĂ«tares.

Sipas autoriteteve, pjesa e sipĂ«rme e shatĂ«rvanit u shemb nĂ« kulmin e festimeve, duke zĂ«nĂ« poshtĂ« disa persona. Mes tyre ishte edhe 13-vjeçari, i cili fillimisht u dĂ«rgua nĂ« qendrĂ«n shĂ«ndetĂ«sore tĂ« Ciudad Rodrigo, por nuk arriti t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve.

Qendra Emergjente 112 e rajonit Castilla y León njoftoi se alarmin e parë e mori në orën 00:33, pas disa telefonatave që raportuan shembjen. Në vendngjarje u angazhuan policia lokale, Garda Civile, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Përveç viktimës, tre persona të tjerë pësuan lëndime të rënda, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka thyer këmbën, shkruan Euronews, përcjell Sinjali.

Zona Ă«shtĂ« rrethuar nga autoritetet, tĂ« cilat kanĂ« nisur hetimet pĂ«r tĂ« zbardhur shkaqet e shembjes sĂ« shatĂ«rvanit. NdĂ«rkohĂ«, Ă«shtĂ« aktivizuar edhe ekipi pĂ«r ndĂ«rhyrje psikologjike nĂ« fatkeqĂ«si dhe emergjenca pĂ«r t’i ofruar mbĂ«shtetje familjes sĂ« viktimĂ«s.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Festa e Spanjës u kthye në tragjedi: Humb jetën 13-vjeçari pasi u shemb një shatërvan appeared first on Sinjali.

Kolona nĂ« kufi, afro njĂ« orĂ« pritjet pĂ«r hyrje te “Dheu i BardhĂ«â€

Pritjet kufitare pĂ«r tĂ« hyrĂ« nga “Dheu i BardhĂ«â€ po shkojnĂ« deri nĂ« 50 minuta.

Pa kolona nuk Ă«shtĂ« edhe “Hani i Elezit” dhe “Muçibaba”, e qĂ« aty hyrjet zgjasin deri nĂ« 20 minuta.

Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdardë dhe Vërmicë hyrjet marrin 10-15 minuta kohë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona nĂ« kufi, afro njĂ« orĂ« pritjet pĂ«r hyrje te “Dheu i BardhĂ«â€ appeared first on Sinjali.

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë banorë në Iran

Rreth 10 mijë banorë në jug të Iranit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, pasi një sulm ajror amerikan goditi një impiant të desalinizimit në provincën Hormozgan.

Sipas mediave shtetërore iraniane, impianti i ujit në zonën Bunji u shkatërrua gjatë bombardimeve, duke ndërprerë furnizimin me ujë për rreth 20 fshatra.

Përveç impiantit të desalinizimit, sulmet amerikane dëmtuan edhe ura, tunele dhe rrugë kryesore që çojnë drejt qytetit portual Bandar Abbas, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Autoritetet iraniane thanë se një tjetër impiant i desalinizimit në ishullin strategjik Qeshm pësoi dëmtime, ndërsa banorët e zonës po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Sulmet janë pjesë e operacioneve të vazhdueshme të SHBA-së ndaj objektivave iraniane, ndërsa Uashingtoni synon të dobësojë kontrollin e Teheranit mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Sipas autoriteteve iraniane, sulmet amerikane gjatë javëve të fundit kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile dhe strategjike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë banorë në Iran appeared first on Sinjali.

Messi ndez spekulimet për të ardhmen, mesazhi emocional para finales së Botërorit 2026

Lionel Messi ka nxitur sërish diskutime për të ardhmen e tij me kombëtaren e Argjentinës, pasi publikoi një mesazh emocional vetëm disa orë para finales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës.

Kapiteni argjentinas, i cili është pranë fitimit të një tjetër titulli historik botëror, ka reflektuar për rrugëtimin e tij dhe të skuadrës gjatë viteve të fundit, duke theksuar se historia e këtij grupi lojtarësh tashmë është shkruar.

“GjĂ«ja mĂ« e mirĂ« gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tyre viteve nuk kanĂ« qenĂ« vetĂ«m titujt, por i gjithĂ« rrugĂ«timi. TĂ« ndaja çdo ditĂ« me kĂ«tĂ« grup, tĂ« konkurronim sĂ« bashku, tĂ« ngriheshim nĂ« momentet e vĂ«shtira dhe tĂ« shijonim çdo hap”, ka shkruar Messi nĂ« llogarinĂ« e tij zyrtare nĂ« Instagram.

Ylli argjentinas falënderoi bashkëlojtarët, stafin teknik dhe të gjithë personat që kanë punuar për ta mbajtur kombëtaren si një familje.

“Faleminderit secilit prej shokĂ«ve tĂ« mi tĂ« skuadrĂ«s, stafit teknik dhe tĂ« gjithĂ« njerĂ«zve qĂ« punojnĂ« çdo ditĂ« pĂ«r ta mbajtur kĂ«tĂ« KombĂ«tare njĂ« familje”, ka shkruar ai.

Messi theksoi se suksesi i kësaj skuadre nuk matet vetëm me trofetë e fituar, por edhe me unitetin dhe sakrificat e bëra që nga viti 2018.

“ÇfarĂ«do qĂ« tĂ« ndodhĂ«, ky grup tashmĂ« ka shkruar njĂ« histori qĂ« nuk do ta harrojmĂ« kurrĂ« dhe qĂ« askush nuk mund ta fshijĂ«â€, deklaroi kapiteni i ArgjentinĂ«s.

Para finales ndaj Spanjës, Messi publikoi edhe një fotografi me sponsorin e tij afatgjatë, të shoqëruar me një mesazh që shumë tifozë e kanë interpretuar si një lamtumirë të mundshme nga skena ndërkombëtare.

“ÇfarĂ« rrugĂ«timi i jashtĂ«zakonshĂ«m kemi pasur sĂ« bashku
 me ‘Tango-n e fundit’. ShkojmĂ« nĂ« finale, shkojmĂ« ArgjentinĂ«!”, shkroi Messi.

39-vjeçari tashmë ka fituar Kupën e Botës në vitin 2022 dhe është pranë një tjetër momenti historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa deklaratat e tij kanë shtuar pyetjet nëse finalja ndaj Spanjës mund të jetë paraqitja e fundit e tij në një Botëror.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi ndez spekulimet për të ardhmen, mesazhi emocional para finales së Botërorit 2026 appeared first on Sinjali.

Vëllezërit Tate arrestohen në Miami, Britania kërkon ekstradimin për akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor

Vëllezërit kontroversë të rrjeteve sociale, Andrew dhe Tristan Tate, janë arrestuar në Miami të Shteteve të Bashkuara, pasi autoritetet britanike kanë kërkuar ekstradimin e tyre për akuza të rënda, përfshirë përdhunim, trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual.

Sipas mediave ndërkombëtare, vëllezërit u ndaluan të shtunën nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së, bazuar në një urdhër-arrest të vulosur. Arrestimi i tyre e ka futur SHBA-në në qendër të një beteje ligjore ndërkombëtare që përfshin Britaninë e Madhe dhe Rumaninë.

ProkurorĂ«t britanikĂ« kanĂ« njoftuar se po kĂ«rkojnĂ« ekstradimin e tyre pĂ«r pretendime se kanĂ« kryer vepra penale ndaj grave nĂ« periudhĂ«n 2010–2017, pĂ«rfshirĂ« akuza pĂ«r pĂ«rdhunim dhe trafikim pĂ«r qĂ«llime seksuale, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Arrestimi i mëparshëm në Rumani

Andrew dhe Tristan Tate, tĂ« cilĂ«t kanĂ« shtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ« amerikane dhe britanike, u zhvendosĂ«n nĂ« Rumani nĂ« vitin 2016. Ata u arrestuan atje nĂ« vitin 2022, nĂ«n dyshimet pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« njĂ« skemĂ« ku gra dyshohej se joshnin pĂ«r t’u shfrytĂ«zuar seksualisht.

Të dy vëllezërit i kanë mohuar vazhdimisht akuzat. Rasti në Rumani u ngadalësua për shkak të çështjeve ligjore dhe procedurale, ndërsa vitin e kaluar atyre iu lejua të largoheshin nga vendi dhe udhëtuan drejt Floridës me një avion privat.

Ata pritet të dalin para një gjykate federale në Miami në fillim të javës së ardhshme.

Akuza të reja nga Britania

Sipas autoriteteve britanike, vëllezërit akuzohen për abuzim ndaj grave në një zonë në veri të Londrës, ku edhe janë rritur.

Përveç akuzave të bëra publike në vitin 2025, Prokuroria britanike ka njoftuar se ka ngritur gjithsej 38 akuza të reja që lidhen me katër viktima të tjera.

Andrew Tate përballet gjithashtu me akuza shtesë për shfrytëzim të prostitucionit, si dhe 19 akuza që lidhen me materiale të papërshtatshme me të mitur dhe pornografi ekstreme, sipas autoriteteve britanike.

Avokati i tyre, Joseph McBride, i ka cilĂ«suar akuzat e reja si “shpifje” dhe ka thĂ«nĂ« se ato synojnĂ« t’i pengojnĂ« vĂ«llezĂ«rit tĂ« zhvillojnĂ« procese gjyqĂ«sore pĂ«r shpifje nĂ« SHBA.

Nga fama në rrjete sociale te polemikat

Andrew Tate, 39 vjeç, u bĂ« i njohur pĂ«r publikun e gjerĂ« nĂ« vitin 2016 si pjesĂ«marrĂ«s nĂ« spektaklin britanik “Big Brother”. Ai mĂ« pas ndĂ«rtoi njĂ« audiencĂ« tĂ« madhe nĂ« internet pĂ«rmes pĂ«rmbajtjeve qĂ« promovonin pasurinĂ«, dominimin mashkullor dhe pikĂ«pamje tĂ« kritikuara gjerĂ«sisht si misogjene.

Ai ka më shumë se 10 milionë ndjekës në platformën X, por është përjashtuar nga platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube për shkelje të rregullave mbi gjuhën e urrejtjes.

Vëllezërit Tate kanë mohuar çdo akuzë për abuzim dhe trafikim njerëzor, duke pretenduar se deklaratat e tyre publike janë nxjerrë jashtë kontekstit ose janë bërë si shaka.

Autoritetet britanike kanë theksuar se hetimi vazhdon, ndërsa policia e Bedfordshire ka deklaruar se do të vazhdojë punën për mbështetjen e viktimave dhe hetimin e çdo raportimi për dhunë ndaj grave dhe vajzave.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vëllezërit Tate arrestohen në Miami, Britania kërkon ekstradimin për akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor appeared first on Sinjali.

Facebook rikthehet pas ndërprerjes globale, mijëra përdorues raportuan probleme

Platforma Facebook është rikthyer në funksion pas një ndërprerjeje të papritur që preku përdoruesit në vende të ndryshme të botës.

Problemet nisën të raportohen rreth orës 10:39 sipas kohës lindore në SHBA, ndërsa sipas platformës monitoruese Downdetector, numri i ankesave u rrit shpejt, duke arritur në 3 mijë e 555 raportime, nga vetëm pesë raste pak më herët.

Gjatë ndërprerjes, përdoruesit hasën vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e disa funksioneve kryesore të rrjetit social. Disa raportuan se nuk mund të ngarkonin fotografi dhe video, ndërsa probleme pati edhe me dërgimin e mesazheve përmes Messenger-it.

Sipas raportimeve, versioni i Facebook-ut për kompjuter ishte i paarritshëm për disa përdorues.

Pas një periudhe të shkurtër, shërbimet u rikthyen dhe platforma tashmë funksionon normalisht.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Facebook rikthehet pas ndërprerjes globale, mijëra përdorues raportuan probleme appeared first on Sinjali.

Debati nĂ« familje eskalon nĂ« Vushtrri – 45-vjeçari dĂ«mton derĂ«n me thikĂ«, pĂ«rfundon nĂ« ndalim

Një konflikt familjar në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë ka përfunduar me arrestimin e një 45-vjeçari, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur familjarët dhe ka dëmtuar derën e shtëpisë me thikë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është F. M. rreth 45-vjeçar, ndërsa viktimë Sh. M. rreth 36-vjeçare.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës 20:00, në shtëpinë e çiftit në Stanoc të Epërm.

Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, bashkëshorti i saj kishte filluar të bërtiste me zë të lartë dhe ta ofendonte. Më pas, ai dyshohet se kishte marrë një thikë të vogël, me të cilën kishte dëmtuar derën e shtëpisë.

Sipas burimeve, konflikti kishte nisur pasi i dyshuari kishte debatuar në telefon me vëllain e viktimës, të cilin gjithashtu e kishte ofenduar. Viktima ka deklaruar se bashkëshorti ndodhej nën ndikimin e alkoolit.

Gruaja nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia e ka arrestuar F. M, i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, ndaj tij Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit policor pĂ«r 48 orĂ«, ndĂ«rsa rasti po hetohet si “DhunĂ« nĂ« familje”.

Pas përfundimit të procedurave, viktima është kthyer në shtëpi së bashku me dy fëmijët e saj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Debati nĂ« familje eskalon nĂ« Vushtrri – 45-vjeçari dĂ«mton derĂ«n me thikĂ«, pĂ«rfundon nĂ« ndalim appeared first on Sinjali.

❌