❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë oficerë të lartë

Oficerë të lartë të ushtrisë libaneze janë midis të paktën 12 personave të vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Libanin jugor, disa ditë pasi vendet ranë dakord për një armëpushim me kusht gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria e Libanit tha se një gjeneral brigade, një kapiten dhe një ushtar u vranë në një sulm izraelit ndaj një automjeti ushtarak në rrugën Khardali-Nabatieh.

Ushtria izraelite tha se sulmi i sĂ« shtunĂ«s ishte nĂ« njĂ« “zonĂ« aktive luftimi” dhe se “lĂ«vizja nĂ« njĂ« zonĂ« luftimi kĂ«rkon koordinim” me ushtrinĂ« izraelite. Ajo shtoi se “incidenti mbetet nĂ«n hetim”.

Ushtria libaneze tha se “vazhdimi i agresionit tĂ« qĂ«llimshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rsĂ«ritur brutal izraelit, synon tĂ« pengojĂ« tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« arritur njĂ« zgjidhje”.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, e dĂ«noi sulmin si njĂ« “shkelje flagrante tĂ« sovranitetit libanez dhe tĂ« ligjeve e normave ndĂ«rkombĂ«tare”.

Kryeministri libanez, Nawaf Salam, e pĂ«rshkroi atĂ« si “njĂ« krim tĂ« shĂ«mtuar dhe njĂ« sulm ndaj Libanit dhe tĂ« gjithĂ« popullit libanez”.

Në një deklaratë, Salam u shprehu ngushëllimet familjeve dhe kolegëve të Gjeneral Brigade Wassam Sabra, Kapiten Elie Khoury dhe ushtarit Hussein Ghozal, si dhe vetë ushtrisë libaneze.

Më vonë të shtunën, ushtria e Libanit tha se komandanti i saj, gjenerali Rudolf Haykal, po shkonte në Pakistan për bisedime me homologun e tij pakistanez, Feldmarshal Asim Munir, shkruan Euronews.al.

Vizita e Haykal vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur Pakistani vazhdon pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar bisedimet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s SHBA-Izrael kundĂ«r Iranit, me sulmet izraelite ndaj Libanit si njĂ« nga pikat e ngĂ«rçitjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë oficerë të lartë appeared first on Sinjali.

KQZ përditëson të dhënat, ja sa qytetarë votuan deri në ora 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të përditësoj të dhënat e pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në bazë të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 13:00 në nivel vendi kanë votuar 15.10% të qytetarëve me të drejtë vote.

Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në të njëjtën periudhë, vërehet se këtë herë pjesëmarrja deri në këtë kohë është më e ulët. Atëherë deri në këtë kohë kishin votuar 18.6% e votuesve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ përditëson të dhënat, ja sa qytetarë votuan deri në ora 13:00 appeared first on Sinjali.

Pas votimit, Molliqaj: Sa më shumë qytetarë që votojnë, besoj që vendi do të ketë më shumë mundësi të ketë zhvillim edhe ecje përpara

Kandidati pĂ«r kryeministĂ«r nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj bashkĂ« me gruan e tij, Besa Shahinin ka votuar nĂ« shkollĂ«n “Iliria” nĂ« kryeqytet.

Ai tha se ka pjesëmarrje relativisht të kënaqshme të qytetarëve, duke shtuar se sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, aq më e madhe është garanca për demokraci.

“Pas njĂ« fushate intensive, kreative, ajo qĂ« po shohim sot nĂ« mesditĂ«, fluksi i qytetarĂ«ve qĂ« po votojnĂ«, edhe nga statistikat e KQZ-sĂ« po tregon qĂ« aty-aty jemi, pra ka pjesĂ«marrje relativisht tĂ« kĂ«naqshme tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. UnĂ« besoj qĂ« Ă«shtĂ« jetike qĂ« pas debateve e fushatĂ«s qĂ« ka ndodhĂ«, sa mĂ« shumĂ« njerĂ«z tĂ« shkojnĂ« te kutitĂ« e votimit, sepse sa mĂ« i madh numri i qytetarĂ«ve nĂ« kutitĂ« e votimit, aq mĂ« e madhe garanca pĂ«r demokraci. E ne besojmĂ« qĂ« demokracia Ă«shtĂ« çelĂ«si i organizimit shoqĂ«ror-politik nĂ« secilin vend, e nĂ« veçanti te ne. Prandaj, ftesa jonĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ«: secili qĂ« ka mundĂ«si edhe vullnet, tĂ« dalĂ« tĂ« votojĂ«, sepse kjo Ă«shtĂ« njĂ« garancĂ« e mirĂ« pĂ«r njĂ« mundĂ«si tĂ« mirĂ« dhe pĂ«r zgjedhje tĂ« mira”, tha Molliqaj.

Molliqaj, shtoi se vendi mund të ketë zhvillim dhe ecje përpara vetëm nëse marrin pjesë sa më shumë qytetarë në procesin zgjedhor.

“Tash, nuk e di edhe sa mĂ« lejohet me bĂ« komente politike, kĂ«shtu qĂ« po rezervohem sepse dĂ«nimet janĂ« goxha tĂ« larta. Por ajo qĂ« besoj qĂ« Ă«shtĂ« testi aktualisht, Ă«shtĂ« sot deri nĂ« ora 19:00 pasdite tĂ« dalin sa mĂ« shumĂ« qytetarĂ«. Bindja ime e thellĂ« Ă«shtĂ« qĂ« sa mĂ« shumĂ« qytetarĂ« qĂ« marrin pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« proces tĂ« kĂ«saj dite, besoj qĂ« vendi do tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« mundĂ«si tĂ« ketĂ« zhvillim edhe ecje pĂ«rpara. Prandaj edhe njĂ« herĂ« ju falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ«ve qĂ« na keni pĂ«rcjellĂ« sot, edhe gjatĂ« krejt fushatĂ«s, edhe po ashtu i uroj tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e RepublikĂ«s qĂ« kanĂ« votuar dhe i ftoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« s’kanĂ« votuar qĂ« tĂ« dalin tĂ« votojnĂ«. E pas orĂ«s 19:00 fillojnĂ« edhe komentet politike”, tha Molliqaj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas votimit, Molliqaj: Sa më shumë qytetarë që votojnë, besoj që vendi do të ketë më shumë mundësi të ketë zhvillim edhe ecje përpara appeared first on Sinjali.

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar. Fluksi i lëvizjeve drejt Shqipërisë ka qenë i dukshëm edhe gjatë së shtunës megjithëse në nivele më të ulëta krahasuar me fundjavat e zakonshme të sezonit.

Të dhënat e Policisë Kufitare dhe Migracionit tregojnë se rreth 9 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës dhe të dielës përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit. Shifrat konfirmojnë se Shqipëria vijon të mbetet destinacioni kryesor për pushimet e fundjavës për qytetarët kosovarë.

Megjithatë, krahasuar me fundjavat e muajit maj, numri i hyrjeve gjatë fundjavës së parë të qershorit rezulton më i ulët. Kjo lidhet kryesisht me procesin zgjedhor në Kosovë, i cili ka bërë që një pjesë e qytetarëve të mos shkojnë në Shqipëri këtë fundjave për të marrë pjesë në votime.

Pavarësisht kësaj, statistikat e turizmit dëshmojnë për një rritje të vazhdueshme të vizitorëve nga Kosova. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit, gjatë muajit maj Shqipëria priti 321 mijë e 714 vizitorë nga Kosova, duke regjistruar një rritje prej 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan A2CNN.

Shifrat konfirmojnë rolin e rëndësishëm që tregu kosovar ka për turizmin shqiptar, sidomos në prag të sezonit veror, kur mijëra familje zgjedhin bregdetin e Adriatikut dhe Jonit si destinacionin e tyre të preferuar për pushime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar appeared first on Sinjali.

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Një valë e re influencuesish të shëndetit, përfshirë Dave Asprey, po e promovojnë nikotinën si një substancë me përfitime të mëdha për trurin dhe jetëgjatësinë. Ata pretendojnë se nikotina mund të përmirësojë funksionin njohës, madje edhe të ndihmojë në kthimin mbrapsht të sëmundjeve si Alzheimeri.

NĂ« rrjetet sociale, nikotina po paraqitet si njĂ« produkt “natyral”, duke u krahasuar me produkte tĂ« tjera alternative qĂ« shpesh kundĂ«rshtojnĂ« mjekĂ«sinĂ« tradicionale. Figura publike si Jillian Michaels dhe Tucker Carlson kanĂ« ndikuar nĂ« pĂ«rhapjen e kĂ«tyre ideve.

Michaels ka deklaruar se përdor doza të ulëta nikotine për përqendrim dhe për mbrojtje të mundshme ndaj sëmundjeve neurodegjenerative, ndërsa Carlson i ka quajtur produktet me nikotinë si mjete që rrisin produktivitetin dhe energjinë. Këto deklarata kanë ndihmuar që nikotina të shihet nga disa si një suplement i dobishëm.

Megjithatë, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se këto pretendime janë të ekzagjeruara.

Studiues si Jeremiah Mock theksojnĂ« se nikotina Ă«shtĂ« njĂ« substancĂ« aktive biologjikisht dhe mund tĂ« jetĂ« e dĂ«mshme. Ajo rrit tensionin e gjakut, ndikon nĂ« sistemin kardiovaskular dhe krijon varĂ«si tĂ« fortĂ«. Paraqitja e saj si e padĂ«mshme ose “shĂ«ruese” nuk pĂ«rputhet me provat shkencore. Disa influencues mbĂ«shteten nĂ« studime shkencore, si ato tĂ« Paul Newhouse, tĂ« cilat tregojnĂ« se nikotina mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« pĂ«rqendrimin nĂ« disa raste tĂ« veçanta, si tek personat me dĂ«mtime tĂ« lehta njohĂ«se.

Por edhe vetë studiuesit theksojnë se këto efekte janë të kufizuara dhe nuk justifikojnë pretendimet për parandalim apo trajtim të Alzheimerit ose Parkinsonit, shkruan Abcnews.al.

Ekspertë të tjerë si Jonathan Foulds dhe Adam Leventhal shpjegojnë se efekti i nikotinës është i përkohshëm. Ajo mund të rrisë vigjilencën në situata monotone, por nuk të bën më inteligjent apo më krijues. Me kalimin e kohës, trupi krijon tolerancë dhe rreziku i varësisë rritet.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet appeared first on Sinjali.

Koreja e Jugut emëron Han si kryeministren e parë femër të vendit në dy dekada

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka zgjedhur Han Seongsook, ministrin e vendit për bizneset e vogla dhe të mesme dhe startup-et, për kryeministër, tha zyra presidenciale të dielën.

Nëse miratohet nga parlamenti, Han do të bëhet kryeministrja e parë femër e Koresë së Jugut në 20 vjet, shkruan CNBC.

Han, i cili më parë kishte shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i gjigantit të internetit të Koresë së Jugut, Naver, pritet të udhëheqë transformimin e inteligjencës artificiale të vendit, tha shefi i stafit presidencial të Koresë së Jugut, Kang Hoon-sik, në një konferencë për shtyp, transmeton Sinjali.

“Han do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje ta transformojĂ« rritjen ekonomike tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut tĂ« nxitur nga bumi i gjysmĂ«pĂ«rçuesve dhe rritja e eksporteve nĂ« njĂ« rritje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se qĂ« arrin tĂ« gjithĂ«, pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme”, tha Kang.

Roli i kryeministrit është kryesisht ceremonial dhe administrativ sipas sistemit presidencial të Koresë së Jugut.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koreja e Jugut emëron Han si kryeministren e parë femër të vendit në dy dekada appeared first on Sinjali.

MINT publikon çmimet e derivateve të naftës për sot dhe nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor për sot dhe për nesër.

Për datën 7 qershor, çmimet maksimale të lejuara janë: nafta 1.54 euro/litër, benzina 1.41 euro/litër si dhe gas 0.68 euro/litër.

Çmimet e derivateve tĂ« naftĂ«s po ndryshojnĂ« çdo ditĂ«.

Nëse i krahasojmë me çmimet e djeshme, nafta ka çmimin e njejtë, derisa benzina dhe gasi sot dhe neser janë më lirë se sa çmimet e djeshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post MINT publikon çmimet e derivateve të naftës për sot dhe nesër appeared first on Sinjali.

Votim në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, 65 të burgosur ushtrojnë të drejtën e votës

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar procesi i votimit për personat që po vuajnë dënimin dhe që kanë të drejtën ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor kanë mbërritur me kohë në këtë institucion, duke mundësuar që procesi të zhvillohet sipas planit të paraparë.

Drejtori i QendrĂ«s Korrektuese nĂ« SmrekonicĂ«, Avni Miftari, ka deklaruar se institucioni qĂ« ai drejton ka detyrim ligjor dhe kushtetues pĂ«r t’ua garantuar tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s tĂ« gjithĂ« tĂ« burgosurve qĂ« e gĂ«zojnĂ« kĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ«.

Ai ka theksuar se aktualisht në këtë qendër janë 65 persona të privuar nga liria me të drejtë vote dhe se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje është e garantuar me Kushtetutë.

Sipas tij, përgatitjet për procesin zgjedhor janë realizuar në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme, Qendrën Operative dhe ekipet mobile të Komisionit Zgjedhor, me qëllim të mbarëvajtjes së procesit.

Ky proces nĂ« institucionet korrektuese synon t’u mundĂ«sojĂ« personave me tĂ« drejtĂ« vote tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« nĂ« proceset demokratike, nĂ« pĂ«rputhje me ligjet dhe KushtetutĂ«n e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votim në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, 65 të burgosur ushtrojnë të drejtën e votës appeared first on Sinjali.

Kosova voton: ÇfarĂ« Ă«shtĂ« realisht nĂ« lojĂ«?

QytetarĂ«t e KosovĂ«s do tĂ« pĂ«rpiqen sot t’i japin drejtim njĂ« krize qĂ«, sipas vĂ«zhguesve, buron nga ambicia pĂ«r kontroll tĂ« plotĂ« tĂ« pushtetit dhe mungesa e gatishmĂ«risĂ« pĂ«r kompromis. Dalja prej saj tani Ă«shtĂ« e kufizuar nĂ« vetĂ«m pak skenarĂ«.

Zgjedhjet e sotme janë të tretat brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë të parakohshme më 28 dhjetor.

TĂ« parat dĂ«shtuan tĂ« prodhojnĂ« qeveri, ndĂ«rsa tĂ« dytat, ndonĂ«se i dhanĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje mbi 51% tĂ« votave – shumicĂ«n mĂ« tĂ« madhe nĂ« KosovĂ«n shtet – nuk sollĂ«n marrĂ«veshje pĂ«r presidentin, sipas njĂ« vendimi tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese.

Kjo çoi automatikisht nĂ« shpĂ«rndarjen e Kuvendit mesnatĂ«n e 28 prillit – vetĂ«m dy muaj e gjysmĂ« pas konstituimit tĂ« tij – dhe dy ditĂ« mĂ« vonĂ« ushtruesja e detyrĂ«s sĂ« presidentit, Albulena Haxhiu, shpalli zgjedhjet e reja.

“Pas vlerĂ«simit tĂ« afateve kushtetuese, nevojave organizative tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve dhe rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« pjesĂ«marrjes sa mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« proces, kam vendosur qĂ« zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« mbahen mĂ« 7 qershor”, deklaroi Haxhiu mĂ« 30 prill.

PĂ«r kryetarin e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje dhe kryeministrin nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, shpĂ«rndarja e legjislaturĂ«s sĂ« dhjetĂ« ishte “mjerim politik”, i shkaktuar nga partitĂ« deri atĂ«herĂ« nĂ« opozitĂ«, tĂ« cilat i akuzoi pĂ«r mungesĂ« bashkĂ«punimi dhe bojkotim tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« seancave pĂ«r zgjedhjen e presidentit.

“Kjo opozitĂ« mund tĂ« sjellĂ« ndonjĂ« fytyrĂ« tĂ« re, por zanatin dhe karakterin e ka tĂ« vjetĂ«r, prandaj edhe Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie tĂ« lirĂ«, Ă«shtĂ« duke rĂ«nĂ« vazhdimisht nĂ«pĂ«r ciklet elektorale”, tha Kurti.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 mandate deputetësh, 35 më pak se Lëvizja Vetëvendosje me 57, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 15, pesë më pak se në zgjedhjet e shkurtit, dhe të tjerat më pak.

KĂ«to parti e mirĂ«pritĂ«n shkuarjen nĂ« zgjedhje tĂ« reja, edhe pse kryetari i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, tha se ato u imponuan nga pushteti, i cili, me shumicĂ«n prej 51%, kĂ«rkoi “nĂ«nshtrim” politik.

“Tani Ă«shtĂ« koha pĂ«r bashkimin e njerĂ«zve tĂ« mirĂ« tĂ« kĂ«tij vendi, qĂ« duan njĂ« KosovĂ« normale, pa dramĂ«, pa propagandĂ«â€Šâ€, shkroi Abdixhiku nĂ« Facebook.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në garën e 7 qershorit marrin pjesë 22 parti politike dhe tri koalicione parazgjedhore.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje hyn nĂ« zgjedhje nĂ« koalicion me tri subjekte tĂ« vogla – Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane – ndĂ«rsa tri partitĂ« kryesore opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, garojnĂ« tĂ« vetme.

NjĂ«soj e vetme garon edhe Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, e cila mbĂ«shtetet nga Beogradi zyrtar.

Pjesë e kësaj gare është edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila i prin listës për deputetë të LDK-së, partisë ku ishte pjesë përpara mandatit presidencial.

Të drejtë vote, sipas listës së votuesve të miratuar nga KQZ-ja, kanë rreth dy milionë qytetarë, përfshirë diasporën. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit votuan rreth 900 mijë prej tyre, ose rreth 45 për qind e elektoratit.

Për organizimin e këtij procesi, Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi kërkesën e KQZ-së për ndarjen e rreth 10.9 milionë eurove. Për krahasim, zgjedhjet e dhjetorit kishin një buxhet të planifikuar prej 11.5 milionë eurosh, ndërsa shpenzimet reale, sipas raporteve të KQZ-së, arritën në rreth 7.4 milionë.

Edhe kĂ«saj radhe, procesi monitorohet nga mijĂ«ra vĂ«zhgues vendorĂ« dhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Ushtruesja e detyrĂ«s sĂ« presidentit, Haxhiu, shkroi nĂ« letrĂ«n dĂ«rguar udhĂ«heqĂ«sve evropianĂ« se “prania e Misionit VĂ«zhgues tĂ« BE-sĂ« do tĂ« kontribuonte nĂ« transparencĂ«n, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, nĂ« pĂ«rputhje me pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r standarde demokratike dhe zgjedhje tĂ« lira”.

Ndonëse pajtohen për zgjedhje të organizuara vazhdimisht mirë, vëzhguesit e zhvillimeve politike në Kosovë thonë se ky cikël vetëm për rotacion pushteti nuk është, por për drejtimin që do të marrë vetë shteti: përqendrim më i madh i pushtetit të një partie, model konsensual ose vazhdim i bllokadës.

Agon Maliqi e pĂ«rkufizon qartĂ« dilemĂ«n: mes “liderit tĂ« fortĂ«â€ dhe kompromisit tĂ« detyruar.

Ai paralajmëron se Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt një modeli si në Shqipëri apo në Serbi, ku pushteti përqendrohet te një lider që kontrollon gjithçka, përballë alternativës së një sistemi që imponon bashkëpunim dhe ruan balancat demokratike.

“Personalisht, besoj se do tĂ« duhej njĂ« rezultat mĂ« i pĂ«rafĂ«rt me atĂ« tĂ« zgjedhjeve tĂ« shkurtit, i cili imponon konesnsus jo vetĂ«m pĂ«r presidentin, por edhe pĂ«r qeverinĂ«, sepse sistemin politik e kemi tĂ« tillĂ« – ai e bĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ« ose tĂ« pamundur qĂ« njĂ« parti tĂ« kontrollojĂ« gjithçka”, thotĂ« Maliqi pĂ«r programin Expose tĂ« Radios Evropa e LirĂ«.

Sistemi politik në Kosovë është i ndërtuar në atë mënyrë që për një sërë vendimesh të rëndësishme, si zgjedhja e presidentit, kërkohet shumica prej dy të tretash në Kuvend. Kjo obligon bashkëpunim ndërpartiak dhe marrëveshje politike.

Por, sipas Maliqit, problemi qëndron tek aktorët politikë, të cilët shpesh synojnë më shumë pushtet sesa u jep mandati elektoral.

Në analizën e tij, ai vlerëson se situata aktuale i krijon komoditet Qeverisë në detyrë, pasi funksionon me më pak mbikëqyrje dhe më shumë hapësirë për justifikime.

Kjo gjendje, sipas tij, mund të shfrytëzohet edhe për të shtyrë marrjen e vendimeve të vështira, përfshirë ato që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n frymĂ« kritike, edhe Artan Muhaxhiri argumenton se situata Ă«shtĂ« produkt i njĂ« “klase politike tĂ« papĂ«rgjegjshme”, e cila, siç thotĂ«, vepron nĂ« shpĂ«rputhje me nevojat e qytetarĂ«ve.

Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te shpeshtësia e zgjedhjeve, por edhe te mungesa e kulturës së kompromisit dhe funksionalitetit institucional.

“
 sepse, pĂ«rmendet shpesh Belgjika apo ndonjĂ« rast tjetĂ«r ku ka pasur zgjedhje tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme, mirĂ«po ato kanĂ« sisteme institucionale e sociopolitike qĂ« e kanĂ« njĂ« trajektore tĂ« paracaktuar, kanĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri dhe nuk varen nĂ« çdo gjĂ« nga politika, siç Ă«shtĂ« rasti me KosovĂ«n”, thotĂ« Muhaxhiri pĂ«r ExposenĂ«.

Me një popullsi prej rreth 1.6 milion banorësh dhe e vlerësuar si vendet më të varfra në Evropë, Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj pasojave të paqëndrueshmërisë politike.

Të dy vëzhguesit paralajmërojnë rritje të mosbesimit qytetar dhe zhgënjimit institucional, ndërsa BE-ja alarmon për humbje të mëtejshme të kohës dhe fondeve.

Një raport i Parlamentit Evropian, i miratuar këtë javë, e përshkruan vitin 2025 si të humbur për Kosovën, me rrezik që stagnimi të vazhdojë edhe më 2026. Kjo, sipas raportit, mund të vërë në pikëpyetje përfitimin e miliona eurove nga Plani i Rritjes dhe fondet e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja nuk mund t’ia bĂ«jĂ« detyrat e shtĂ«pisĂ« KosovĂ«s” – ishte mesazhi qĂ« presidenti i KĂ«shillit Evropian, Antonio Costa, u dha udhĂ«heqĂ«sve kosovarĂ« gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 3 qershor.

“Kosova ka nevojĂ« pĂ«r institucione tĂ« forta, stabile dhe funksionale, tĂ« afta pĂ«r tĂ« zbatuar reformat dhe pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar mundĂ«sitĂ« qĂ« ofron BE-ja”, tha ai.

NĂ« raportet me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, Muhaxhiri e cilĂ«son sinjalin qĂ« dĂ«rgon Kosova si “katastrofal pĂ«r stabilitetin” – me pasoja konkrete nĂ« investime dhe mbĂ«shtetje.

“AsnjĂ« zhvillim i madh gjeopolitik i KosovĂ«s nuk mund tĂ« bĂ«het pa pĂ«rkrahjen e Uashingtonit edhe tĂ« Brukselit. ËshtĂ« jashtĂ«zakonisht zhgĂ«njyese qĂ« politikanĂ«t tanĂ« nuk e kanĂ« vetĂ«dijen e mjaftueshme politike qĂ« t’i shohin tĂ« gjitha kĂ«to dĂ«me qĂ« ia kanĂ« shkaktuar KosovĂ«s, sepse do tĂ« duhet shumĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« kthehemi nĂ« pikĂ«n ku kemi qenĂ« para bllokadĂ«s”, thotĂ« ai.

Maliqi shkon edhe më larg, duke paralajmëruar se Kosova po ngec në një lloj limboje në raport me integrimet evropiane, së bashku me vende si Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Shqipëria ecin përpara.

Ndryshe prej tyre, Kosova është edhe e vetmja që nuk ka status kandidati për anëtarësim në BE.

“Kostot e kĂ«saj do tĂ« shihen mĂ« vonĂ«, pra kostot e mungesĂ«s sĂ« njĂ« raporti produktiv me vendet e BE-sĂ«, kostot e mungesĂ«s sĂ« pĂ«rfshirjes nĂ« projekte tĂ« ndryshme ekonomike, sidomos ato amerikane. Ka pasur njĂ« vazhdimĂ«si nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes nga ana e SHBA-sĂ«, qĂ« nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« pothuajse asnjĂ«herĂ«, por nĂ« fusha tĂ« tjera – politike, ekonomike – ka ngecje”, thotĂ« Maliqi.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë reaguar disa herë ndaj bllokadave në Kosovë, duke kërkuar formimin e institucioneve dhe daljen nga ngërçi, por pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

Muhaxhiri vlerëson se arritja e marrëveshjes për institucionet, pa trysninë e ndërkombëtarëve, do të jetë e vështirë.

Ai thotĂ« se vetĂ«m presioni nga Brukseli dhe Uashingtoni, pĂ«rmes paralajmĂ«rimeve pĂ«r pasojat e bllokimit politik, mund t’i shtyjĂ« palĂ«t drejt kompromisit – pĂ«rndryshe vendi rrezikon tĂ« mbetet nĂ« tĂ« njĂ«jtin cikĂ«l ngĂ«rçi pa rezultate konkrete.

“Edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n ka pasur bllokada. Ka qenĂ«, pĂ«r shembull, ai hendeku i madh mes PDK-sĂ« dhe LDK-sĂ«, por me pĂ«rkrahjen ndĂ«rkombĂ«tare, me trysninĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, ka arritur tĂ« tejkalohet”, kujton ai.

Në retorikën publike, udhëheqësit politikë në Kosovë janë shprehur shpesh të vetëdijshëm për këto pasoja.

“QytetarĂ«t nga ne presin bashkim, kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r interesat e vendit, presin institucione stabile dhe jo tĂ« kundĂ«rtĂ«n. Po vonohemi nĂ« shumĂ« reforma, pa asnjĂ« nevojĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Haxhiu.

Por, kjo nuk është reflektuar në veprim
 dhe për analistët, kjo e bën krizën kryesisht të prodhuar dhe të riprodhuar nga vetë elitat politike, përmes kokëfortësisë që kanë në qëndrime.

Ndaj, në fund, pyetja nuk është vetëm kush fiton, por nëse pas 7 qershorit Kosova do të jetë në gjendje të qeveriset.

Një element që lë hapësirë për optimizëm është fakti se, ndonëse fushata zgjedhore është shoqëruar me gjuhë të polarizuar, nuk ka pasur retorikë të vijave të kuqe që do ta pamundësonte bashkëpunimin paszgjedhor.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova voton: ÇfarĂ« Ă«shtĂ« realisht nĂ« lojĂ«? appeared first on Sinjali.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar vendet europiane pĂ«r atĂ« qĂ« e cilĂ«soi si njĂ« “pushtim” tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« brigjet e tyre, gjatĂ« njĂ« fjalimi tĂ« mbajtur nĂ« FrancĂ« nĂ« pĂ«rvjetorin e zbarkimit historik tĂ« AleatĂ«ve nĂ« Normandi.

Hegseth foli në Normandi, 82 vjet pas operacionit D-Day, kur forcat aleate zbarkuan në brigjet franceze për të çliruar Europën Veriperëndimore të pushtuar nga Gjermania naziste në vitin 1944.

“FatkeqĂ«sisht, sot plazhe tĂ« tjera europiane po sulmohen nga ideologji tĂ« tjera tĂ« rrezikshme”, deklaroi Hegseth. “Plazhet nĂ« SpanjĂ«, Itali, Greqi dhe Bullgari. Varka dhe burra mbĂ«rrijnĂ« çdo ditĂ«. Kur do tĂ« bĂ«jnĂ« diçka kryeqytetet europiane pĂ«r kĂ«tĂ« pushtim?”, u shpreh ai.

Emigracioni është kthyer në një nga çështjet më të debatueshme politike në Europë, ndërsa partitë që mbështesin politika më të ashpra ndaj emigracionit po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje në sondazhe.

GjatĂ« fjalimit nĂ« FrancĂ«, Hegseth tha gjithashtu se disa kryeqytete europiane janĂ« bĂ«rĂ« tepĂ«r “komode” me liritĂ« e fituara me shumĂ« sakrifica, duke harruar se “liria nuk Ă«shtĂ« falas”.

Komentet e Hegseth përbëjnë një tjetër kritikë ndaj politikave europiane të emigracionit nga zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I bie revolja nga brezi në mes të qytetit, përfundon në Polici 73-vjeçari nga Deçani

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e së shtunës në qendër të Deçanit, ku një person është shoqëruar në Polici pasi nga brezi i tij ka rënë një armë zjarri.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 09:30, teksa i dyshuari Shaqë Qerimaj po kalonte rrugën në vendkalimin për këmbësorë në qendër të qytetit.

Burimet bëjnë të ditur se i moshuari është rrëzuar në rrugë dhe gjatë ngritjes nga toka, nga brezi i tij ka rënë një revole e tipit TT, gjë që është vërejtur nga një patrullë policore që ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes.

Zyrtarët policorë e kanë shoqëruar menjëherë të dyshuarin në stacion policor, ku ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas deklarimit të tij, arma i kishte përkitur djalit të tij të ndjerë, dëshmor të luftës.

Policia ka sekuestruar revolen, një karikator dhe nëntë fishekë që ndodheshin në të, ndërsa të gjitha provat materiale janë administruar nga sektori i hetimeve.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit Ă«shtĂ« iniciuar rasti pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«s”, ndĂ«rsa i dyshuari Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.

Rasti po hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor në Deçan.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I bie revolja nga brezi në mes të qytetit, përfundon në Polici 73-vjeçari nga Deçani appeared first on Sinjali.

Debati pĂ«r kredinĂ« pĂ«rfundoi me pĂ«rplasje mes motrave nĂ« PejĂ« – njĂ«ra dyshohet se gjuajti me gota e karrige

Një mosmarrëveshje familjare mes dy motrave ka eskaluar në një incident që ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ekipeve emergjente në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur mĂ«ngjesin e 6 qershorit 2026 nĂ« rrugĂ«n “Adem Jashari”, ku Policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« rast tĂ« dyshuar tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme, viktima A. D. ka deklaruar se gjatë një bisede në banesën e saj, ku ndodhej bashkë me motrën, A. M. D, dhe një shoqe të familjes, kishte shpërthyer një debat lidhur me një kredi.

Burimet bëjnë të ditur se pasi viktima i kishte thënë motrës se nuk kishte nevojë të hynte garantuese për kredinë, e dyshuara ishte revoltuar, duke filluar fillimisht me britma e më pas duke gjuajtur gota në drejtim të saj. Sipas deklarimeve, asnjëra prej gotave nuk e kishte goditur viktimën, por situata kishte vazhduar të përshkallëzohej me hedhjen e karrigeve dhe sendeve të tjera nëpër banesë.

Pas arritjes së Policisë në vendngjarje, e dyshuara dyshohet se kishte marrë një copë xhami me të cilën kishte lënduar veten në dorë. Zyrtarët policorë kanë ndërhyrë menjëherë, duke ia larguar mjetin e mprehtë dhe duke parandaluar lëndime të mëtejshme.

Në vendngjarje është ftuar edhe ekipi emergjent, i cili e ka transportuar të dyshuarën për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

A.M.D. është intervistuar nga hetuesit në prani të neuropsikiatrit dhe avokatit.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit Ă«shtĂ« iniciuar procedurĂ« hetimore pĂ«r veprĂ«n penale “Dhuna nĂ« familje”, ndĂ«rsa e dyshuara Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Debati pĂ«r kredinĂ« pĂ«rfundoi me pĂ«rplasje mes motrave nĂ« PejĂ« – njĂ«ra dyshohet se gjuajti me gota e karrige appeared first on Sinjali.

Familja u kthye nga Gjermania, gjen të vjedhur armën me leje në shtëpinë e tyre në Deçan

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Irzniq të Deçanit, ku një familje ka konstatuar mungesën e një arme zjarri pasi ishte kthyer nga Gjermania.

Burime tĂ« besueshme bĂ«jnĂ« me dije se ankuesi, V. Ç, ka raportuar nĂ« Polici se mĂ« 6 qershor 2026, rreth orĂ«s 10:00, pasi kishte shkuar nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij bashkĂ« me familjarĂ«t, kishte vĂ«rejtur se mungonte njĂ« armĂ« tĂ« cilĂ«n e posedonte me leje tĂ« rregullt.

Sipas informacioneve të siguruara, familja kishte ardhur nga Gjermania më 4 qershor, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë është konstatuar se mungonte një pistoletë e tipit ZVS P21, prodhim sllovak, kalibër 9 milimetra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe krimteknikët, të cilët gjatë ekzaminimit kanë konstatuar se personi apo personat e dyshuar kishin depërtuar në objekt pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëme materiale.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori kujdestar, me urdhĂ«r tĂ« tĂ« cilit Ă«shtĂ« iniciuar rasti si “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€.

Policia po zhvillon hetime për identifikimin e personit apo personave që dyshohet se kanë kryer vjedhjen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Familja u kthye nga Gjermania, gjen të vjedhur armën me leje në shtëpinë e tyre në Deçan appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me marihuanĂ« nĂ« MitrovicĂ«, arrestohet 28-vjeçari – droga iu gjet nĂ« xhep gjatĂ« kontrollit policor

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjet substancë e dyshuar narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 6 qershor 2026, rreth orĂ«s 03:30, nĂ« rrugĂ«n “Pajazit Boletini”, ku njĂ«sitet policore gjatĂ« patrullimit kanĂ« ndaluar njĂ« veturĂ« me targa vendore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të shoferit, i identifikuar si Fatlum Xhemajli, policia ka gjetur në xhepin e tij të djathtë dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas konfiskimit dhe matjes së substancës, është konstatuar se pesha e saj ishte 3.6 gramë, ndërsa e njëjta është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në polici për intervistim.

Me vendim tĂ« prokurorit kujdestar, pas pĂ«rfundimit tĂ« procedurave hetimore fillestare, ai Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt, ndĂ«rsa ndaj tij Ă«shtĂ« iniciuar rasti pĂ«r “Posedim tĂ« paautorizuar tĂ« substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet me marihuanĂ« nĂ« MitrovicĂ«, arrestohet 28-vjeçari – droga iu gjet nĂ« xhep gjatĂ« kontrollit policor appeared first on Sinjali.

NĂ«na e dehur dyshohet se keqtrajtonte dy fĂ«mijĂ«t e saj – pĂ«rfundon nĂ« ndalim, tĂ« miturit dĂ«rgohen te familjarĂ«t

Një rast i rëndë që dyshohet se përfshin keqtrajtimin e dy fëmijëve të mitur është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Uglarë të Graçanicës.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme, më 5 qershor 2026, rreth orës 22:00, Policia ka pranuar një denoncim se një grua po keqtrajtonte vajzën dhe djalin e saj të mitur.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë vënë nën kontroll të dyshuarën, M. M. Më pas ajo është shoqëruar bashkë me fëmijët në Stacionin Policor në Graçanicë.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë alkotestimit, e dyshuara ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, me 0.90 promilë alkool në organizëm.

Në prani të punëtorit social, dy fëmijëve u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa edhe e dyshuara është dërguar për ekzaminim në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedurave dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj saj është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë, për sigurinë dhe kujdesin e fëmijëve është përkujdesur Shërbimi Social, i cili i ka vendosur ata përkohësisht te familjarët e afërt, përkatësisht te motra dhe vëllai i të dyshuarës.

Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« iniciuar rasti penal “Keqtrajtimi apo braktisja e fĂ«mijĂ«s”, ndĂ«rsa hetimet pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rrethanave janĂ« nĂ« vazhdim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NĂ«na e dehur dyshohet se keqtrajtonte dy fĂ«mijĂ«t e saj – pĂ«rfundon nĂ« ndalim, tĂ« miturit dĂ«rgohen te familjarĂ«t appeared first on Sinjali.

Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg

Të paktën 11 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron që goditi një treg në shtetin e Kordofani i Veriut në Sudan, sipas një organizate sudaneze për të drejtat e njeriut.

Grupi i Avokatëve të Emergjencave njoftoi se sulmi ndodhi të shtunën në mëngjes në tregun e zonës Abu Zaeima, në lokalitetin Hamrat Al Sheikh. Sipas të dhënave paraprake, përveç viktimave, dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur.

Organizata dënoi sulmin, duke theksuar se ai erdhi më pak se 24 orë pasi sulme të ngjashme me dronë kishin goditur fshatra dhe një automjet civil në të njëjtën zonë. Sipas saj, shënjestrimi i civilëve dhe infrastrukturës civile përbën shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Grupi nuk identifikoi autorët e sulmit, por zona është përfshirë nga luftime intensive javët e fundit, ndërsa ushtria sudaneze përpiqet të rimarrë territore nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Më herët gjatë ditës, organizata raportoi gjithashtu se katër persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulme të tjera me dronë ndaj dy fshatrave në Kordofanin e Veriut, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rritjen e sulmeve me dronë në rajonin e Kordofanit, duke bërë të ditur se këto sulme kanë shkaktuar të paktën 880 viktima civile në periudhën janar-prill 2026.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg appeared first on Sinjali.

Liverpooli synon tre përforcime të reja në afatin kalimtar

Trajneri i ri i Liverpoolit, Andoni Iraola, raportohet se tashmë ka filluar të formulojë planet e tij për afatin kalimtar, duke përfshirë edhe një lojtar nga ish-ekipi i tij, Bournemouth.

Iraola u prezantua sĂ« fundmi si drejtues i ri i “Reds”, duke zĂ«vendĂ«suar Arne Slot. Detajet e kontratĂ«s sĂ« tij nuk janĂ« bĂ«rĂ« publike, por mediat raportojnĂ« se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje dyvjeçare.

Sipas raportimeve, ai po kërkon të forcojë skuadrën me një lojtar që e njeh mirë nga periudha e tij e mëparshme, konkretisht anësorin brazilian Rayan, i cili u bashkua me Bournemouth nga Vasco da Gama në janar.

19-vjeçari është përshtatur shpejt me Premier League, duke shënuar disa gola në paraqitjet e tij të para, dhe forma e tij e mirë i ka siguruar edhe ftesë në përfaqësuesen e Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës.

Megjithatë, transferimi i tij mund të mos ndodhë menjëherë, pasi Bournemouth nuk pritet të heqë dorë nga lojtari gjatë kësaj faze të sezonit, dhe një lëvizje eventuale mund të shtyhet deri në janar.

Ndërkohë, Liverpooli po monitoron edhe sulmuesin Eli Junior Kroupi, por për të ka interes të madh edhe nga rivalët e Premier League, përfshirë Arsenal dhe Manchester City.

Sipas Fabrizio Romanos, këto klube kanë bërë tashmë pyetje për situatën e 19-vjeçarit, pas sezonit të tij të mirë me gola.

Liverpooli po ashtu po e ndjek nga afër edhe talentin e RB Leipzig, Yan Diomande, i cili ka impresionuar në Bundesligë dhe po shihet si një tjetër opsion i mundshëm, edhe pse për të interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germain, skuadra që ai e ka mbështetur që në fëmijëri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liverpooli synon tre përforcime të reja në afatin kalimtar appeared first on Sinjali.

Sot votohet në Kosovë: Mbi 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote

Sot mĂ« 7 qershor, rreth 1.96 milion qytetarĂ« me tĂ« drejtĂ« vote do t’u drejtohen kutive tĂ« votimit pĂ«r zgjedhjet e jashtĂ«zakonshme parlamentare nĂ« KosovĂ«.

Votimi do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime, ku qytetarët do të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit dhe qeverinë e ardhshme.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në garë janë 21 subjekte politike me 902 kandidatë, të cilët konkurrojnë për ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të funksionalizohet një dhomë operative, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, për monitorimin dhe administrimin e zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot votohet në Kosovë: Mbi 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote appeared first on Sinjali.

Horoskopi i datës 7 qershor, e diel

Dashi

Kjo ditĂ« mund tĂ« sjellĂ« tensione dhe keqkuptime nĂ« jetĂ«n sentimentale. Ndikimi i personave tĂ« tjerĂ« mund t’ju prishĂ« qetĂ«sinĂ« dhe harmoninĂ« me partnerin. BeqarĂ«t do ta kenĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« vendosin pĂ«r hapat e ardhshĂ«m dhe mund tĂ« refuzojnĂ« disa mundĂ«si interesante. NĂ« aspektin financiar do tregoheni tĂ« matur, duke gjetur zgjidhje pĂ«r problemet ekzistuese.

Demi

MarrĂ«dhĂ«nia nĂ« çift do tĂ« jetĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes suaj. Do bĂ«ni pĂ«rpjekje qĂ« gjithçka tĂ« ecĂ« sa mĂ« mirĂ« dhe tĂ« ruhet atmosfera pozitive. BeqarĂ«t do surprizohen nga zhvillime tĂ« papritura qĂ« mund t’u sjellin emocione tĂ« veçanta. Financat do mbeten tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ«se vazhdoni tĂ« veproni me kujdes dhe logjikĂ«.

Binjakët

Komunikimi me partnerin do jetë i shkëlqyer dhe afërsia mes jush do forcohet edhe më shumë. Gjatë ditës mund të përjetoni momente të veçanta romantike. Beqarët do tërheqin vëmendjen e shumë personave dhe nuk përjashtohet nisja e një romance të re. Kujdes me paratë, pasi situata financiare kërkon vëmendje të shtuar.

Gaforrja

NĂ« jetĂ«n nĂ« çift priten zhvillime pozitive. Partneri do tregojĂ« pĂ«rkushtim dhe gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjithçka qĂ« t’ju shohĂ« tĂ« lumtur. BeqarĂ«t do kalojnĂ« kohĂ« cilĂ«sore me miqtĂ« dhe nuk do ndiejnĂ« nevojĂ« pĂ«r ndryshime nĂ« statusin e tyre sentimental. Financat paraqiten tĂ« stabilizuara dhe pa shqetĂ«sime.

Luani

Sot nuk është dita e duhur për vendime të nxituara në dashuri. Kujdes me rreziqet dhe analizoni mirë çdo situatë. Beqarët mund të krijojnë pritshmëri më të mëdha se sa e lejon realiteti, gjë që mund të sjellë zhgënjim. Edhe financat kërkojnë maturi; shpenzimet e tepruara mund të sjellin vështirësi.

Virgjëresha

Ata qĂ« janĂ« nĂ« njĂ« lidhje do pĂ«rjetojnĂ« surpriza tĂ« kĂ«ndshme dhe emocione tĂ« forta. Partneri do dijĂ« si t’ju bĂ«jĂ« tĂ« ndiheni tĂ« veçantĂ«. PĂ«r beqarĂ«t dita nuk premton shumĂ« mundĂ«si pĂ«r njohje tĂ« reja. Situata financiare do pĂ«rmirĂ«sohet ndjeshĂ«m, duke ju lejuar tĂ« mbyllni detyrime dhe tĂ« investoni aty ku dĂ«shironi.

Peshorja

Bashkëpunimi dhe komunikimi me partnerin do jenë në nivel të lartë. Do ndani mendime, plane dhe dëshira, duke e bërë lidhjen më të fortë. Beqarët do luftojnë fort për të fituar zemrën e personit që pëlqejnë. Në financa kërkohet kujdes maksimal, pasi edhe një gabim i vogël mund të kushtojë shumë.

Akrepi

Një ditë e qetë dhe pa ngjarje të mëdha për çiftet. Gjërat do rrjedhin natyrshëm dhe pa surpriza. Beqarët mund të hedhin hapa të rëndësishëm drejt një personi që e kanë pëlqyer prej kohësh. Financat paraqesin disa sfida dhe do kërkojnë menaxhim të kujdesshëm.

Shigjetari

Mosmarrëveshjet me partnerin mund të jenë të shpeshta gjatë kësaj dite, ndaj ruani qetësinë. Beqarët do jenë të fokusuar diku tjetër dhe nuk do tregojnë interes për njohje të reja, duke humbur disa mundësi. Financat do jenë të stabilizuara dhe nuk priten probleme të mëdha.

Bricjapi

Marrëdhënia juaj sentimentale do forcohet dhe do ndiheni më të sigurt për të ardhmen. Gjërat do ecin sipas pritshmërive tuaja. Beqarët do merren më shumë me çështje profesionale sesa me jetën personale. Në aspektin financiar do keni fat dhe do arrini të përballoni pa vështirësi shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Do investoni kohë dhe energji për të përmirësuar raportin me partnerin. Harmonia dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë. Beqarët do jenë në kërkim të dashurisë dhe kanë gjasa të takojnë dikë që do ndryshojë rrjedhën e jetës së tyre. Financat mbeten të ndjeshme, ndaj shmangni shpenzimet e panevojshme.

Peshqit

Sot do tregoni përkushtim dhe dashuri të madhe ndaj partnerit, ndërsa edhe ai do ju kthejë të njëjtën ndjenjë. Beqarët do ndihen të plotësuar në shoqërinë e miqve dhe nuk do ndiejnë mungesën e një lidhjeje. Situata financiare paraqitet e mirë falë kujdesit dhe menaxhimit të zgjuar të të ardhurave.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi i datës 7 qershor, e diel appeared first on Sinjali.

Fillon protesta e studentëve në Prishtinë në mbështetje të gjuhës shqipe në RMV

Studentët kanë dalë në protestë para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, në kuadër të një aksioni solidarizues me kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe.

Tubimi, i organizuar nga Unioni i Studentëve në bashkëpunim me parlamentet studentore, ka nisur në orën 14:00 dhe po mbahet në kryeqytet.

Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kërkesat e tyre që gjuha shqipe të përdoret pa kufizime në proceset arsimore dhe provimet shtetërore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillon protesta e studentëve në Prishtinë në mbështetje të gjuhës shqipe në RMV appeared first on Sinjali.

❌