âDaily Mailâ: Tirana nĂ« sytĂ« e turistĂ«ve: NjĂ« nga qytetet mĂ« ekonomike dhe mĂ« interesante tĂ« EvropĂ«s
TIRANĂ, 21 korrik /ATSH/- Kryeqyteti i ShqipĂ«risĂ« renditet ndĂ«r destinacionet urbane mĂ« ekonomike nĂ« EvropĂ«. Por çfarĂ« ofron Tirana pĂ«r vizitorĂ«t?, shkruan media britanike âDaily Mailâ.
Kur një arkeolog në portin shqiptar të Durrësit vuri re se një pemë fiku ishte rrëzuar në një gropë pranë mureve të qytetit, ai nuk e kishte kuptuar fillimisht se çfarë zbulimi të rëndësishëm kishte bërë.
Gjatë gërmimeve të mëtejshme, ai zbuloi disa gurë të lashtë, të cilët rezultuan të ishin pjesë e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë romake në Shqipëri: një amfiteatri madhështor me kapacitet rreth 20 mijë spektatorë, i ndërtuar rreth vitit 100 pas Krishtit.
Ishte viti 1966 dhe, pas një nisme të gjerë arkeologjike, Durrësi zbuloi një arenë të lashtë rreth 20 metra të lartë, duke i shtuar qytetit një tjetër dëshmi të rëndësisë së tij historike.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, dhe Durrësi, qyteti port rreth 40 kilometra në perëndim të saj, janë vende ku historia, kultura dhe zbulimet e papritura ndërthuren vazhdimisht.
Por ato kanë edhe një tjetër të përbashkët: ofrojnë një raport të jashtëzakonshëm mes cilësisë dhe kostos.
Tirana Ă«shtĂ« renditur sĂ« fundmi, si qyteti i tretĂ« mĂ« i lirĂ« nĂ« EvropĂ«, sipas Barometrit tĂ« Kostove tĂ« Qyteteve tĂ« kompanisĂ« britanike tĂ« shĂ«rbimeve postare dhe financiare âPost Officeâ, pĂ«r vitin 2026.
Vizita në amfiteatrin e Durrësit kushton vetëm 2,30 paund.
Një biletë për një shfaqje në Teatrin e Operas në Tiranë rreth 3,50 paund.
Hyrja në muzetë kryesorë rreth 6 paund.
Ndërsa një vakt me tre pjata dhe verë, në një restorant të nivelit të lartë me kuzhinë tradicionale shqiptare kushton rreth 25 paund.
Edhe akomodimi mbetet me çmime të përballueshme: një dhomë dyshe në një hotel cilësor në Tiranë, kushton rreth 65 paund, ndërsa fluturimet vajtje-ardhje mund të gjenden edhe për rreth 30 paund.
Për këtë arsye, shumë ekspertë e konsiderojnë Tiranën një nga destinacionet më të leverdishme për një pushim urban në Evropë.
AnalistĂ«t e kompanisĂ« sĂ« kartave tĂ« kreditit âZableâ e kanĂ« vlerĂ«suar gjithashtu TiranĂ«n pĂ«r raportin e lartĂ« mes pĂ«rvojĂ«s sĂ« ofruar dhe kostos, duke e renditur pĂ«rpara qyteteve si Plovdivi nĂ« Bullgari dhe Talini nĂ« Estoni nĂ« njĂ« studim mbi destinacionet qĂ« ofrojnĂ« âmĂ« shumĂ« vlerĂ« pĂ«r paratĂ« e shpenzuaraâ.
Një fundjavë në Tiranë dhe Durrës është një mënyrë ideale, për të njohur këtë vend ende relativisht pak të eksploruar nga turistët ndërkombëtarë.
Durrësi, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është një zgjedhje e shkëlqyer për një udhëtim njëditor.
Një biletë autobusi vajtje-ardhje kushton vetëm 2,70 paund.
Shëtitorja pranë marinës dhe amfiteatrit ofron një atmosferë të këndshme, me ajrin e freskët që vjen nga deti Adriatik.
Përgjatë bregdetit ndodhet një park i zbukuruar me statuja gladiatorësh, peshkatarësh të lashtë, por edhe figura të artistëve të famshëm ndërkombëtarë si John Lennon, Tina Turner, Bob Dylan dhe Mick Jagger.
Këto vepra janë një element veçantë i qytetit.
Jagger është paraqitur në lëvizje, Lennon duke luajtur kitarën, Dylan me një pamje të menduar, ndërsa Tina Turner në një pozë energjike skenike.
Statujat u vendosën si simbol i hapjes kulturore pas rënies së komunizmit, një periudhë që përfundoi vetëm rreth 35 vite më parë, me shembjen e regjimit të izoluar të udhëhequr nga Enver Hoxha.
Vizita vazhdon me Kullën Veneciane, ku një picë kushton rreth 4,50 paund dhe një birrë Korça rreth 2,70 paund.
Një përvojë që ndërthur çmimet e përballueshme, me qetësinë larg turmave masive turistike të destinacioneve të tjera mesdhetare.
Në Tiranë, një ndalesë e rëndësishme është Shtëpia me Gjethe, ish-qendra e hetimeve e përdorur nga Sigurimi, policia sekrete e regjimit komunist.
Aty dokumentohen historitë e mijëra viktimave, përndjekjet politike, përgjimet masive dhe kontrolli i rreptë mbi jetën private të qytetarëve.
GjatĂ« regjimit tĂ« tij, Enver Hoxha ndĂ«rtoi rreth 175 mijĂ« bunkerĂ«, tĂ« projektuar pĂ«r tâu pĂ«rdorur nĂ« rast lufte apo sulmi bĂ«rthamor.
NjĂ« prej tyre ndodhet pranĂ« Sheshit SkĂ«nderbej dhe sot njihet si BunkâArt 2.
Brenda këtij kompleksi, dhomat e izoluara dhe ekspozitat tregojnë historinë e represionit komunist, ndërsa elementët e artit modern, krijojnë një kontrast me atmosferën e rëndë të së kaluarës.
NjĂ« tjetĂ«r objekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« BunkâArt 1, njĂ« strehim shumĂ« mĂ« i madh qĂ« ishte projektuar si seli e udhĂ«heqjes komuniste, nĂ« rast tĂ« njĂ« sulmi bĂ«rthamor.
Vizitorët mund të shohin edhe ambientet personale të Hoxhës, përfshirë dhomën e gjumit dhe zyrën e tij me panele druri, ku ruhet edhe një fotografi e Josif Stalinit.
Pranë këtij kompleksi ndodhet teleferiku që të çon në malin e Dajtit, rreth 900 metra mbi nivelin e detit.
Nga aty ofrohet një nga pamjet më të bukura panoramike të Tiranës, e rrethuar nga vargmale mbresëlënëse.
Ajo që e bën Tiranën të veçantë është atmosfera e saj sociale: një qytet i gjallë, i hapur dhe i çlirët, ku ende ndihet kontrasti mes energjisë së sotme dhe së kaluarës së vështirë komuniste.
Edhe gastronomia është një nga pikat e forta të kryeqytetit.
Në zonën Blloku, dikur lagjja e rezervuar për elitën komuniste, vizitorët mund të shijojnë gatime tradicionale dhe verë shqiptare.
Banorët e Tiranës flasin me dashuri për qytetin e tyre.
Dhe vizitorët shpesh arrijnë në të njëjtin përfundim: Tirana është një qytet plot energji, surpriza dhe kontraste. //a.i/
The post âDaily Mailâ: Tirana nĂ« sytĂ« e turistĂ«ve: NjĂ« nga qytetet mĂ« ekonomike dhe mĂ« interesante tĂ« EvropĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

















