TIRANĂ, 21 korrik /ATSH/ Akti Normativ pĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin âPĂ«r Buxhetin e vitit 2026â synon tĂ« garantojĂ« zbatimin nĂ« kohĂ« tĂ« politikave me ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ekonomik dhe social, pĂ«rmes financimit tĂ« masave pĂ«r pensionistĂ«t, familjet me fĂ«mijĂ« me aftĂ«si tĂ« kufizuara, mbrojtjen, infrastrukturĂ«n dhe zhvillimin ekonomik.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të Aktit Normativ në komisionin e Kuvendit, deklaroi se ndërhyrja në buxhet është bërë e domosdoshme si rezultat i zhvillimeve të reja financiare dhe fiskale të evidentuara gjatë zbatimit të buxhetit të vitit 2026.
âUrgjenca e kĂ«saj ndĂ«rhyrjeje lidhet ngushtĂ«sisht me garantimin e zbatimit nĂ« kohĂ« tĂ« politikave me ndikim tĂ« menjĂ«hershĂ«m ekonomik dhe social, tĂ« lidhura me afate tĂ« pĂ«rcaktuara ligjore dhe buxhetoreâ, tha Malaj.
Sipas ministrit, një nga masat kryesore të Aktit Normativ është afrimi i indeksimit të pensioneve, i cili do të ketë efekt financiar nga 1 korriku 2026, në vend të 1 tetorit, siç ishte parashikuar fillimisht.
âIndeksimi i pensioneve me 2,7% nis efektet nga 1 korriku. Plani Ă«shtĂ« qĂ« vitin e ardhshĂ«m indeksimi i pensioneve tĂ« bĂ«het nĂ« muajin prill, siç ka qenĂ« edhe mĂ« parĂ«â, u shpreh Malaj.
Krahas pensioneve, Akti Normativ parashikon edhe masa të tjera sociale, përfshirë dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, me efekt financiar nga 1 korriku 2026.
Gjithashtu, shteti do të mbulojë pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, me efekt nga 1 tetori 2026 dhe me një kosto të plotë vjetore prej 2 miliardë lekësh.
Ministri Malaj bëri të ditur se një tjetër prioritet i Aktit Normativ është financimi i shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, në funksion të përmbushjes së angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë ndaj NATO-s.
Në të njëjtën kohë, rëndësi e veçantë i është kushtuar investimeve infrastrukturore.
âParashikohen 1 miliard lekĂ« financim i huaj shtesĂ« pĂ«r projektet me ecuri tĂ« mirĂ« dhe 6,5 miliardĂ« lekĂ« financim shtesĂ« pĂ«r investimet infrastrukturore prioritareâ, deklaroi Malaj.
Nga kjo shumë, sipas tij, 3 miliardë lekë do të përdoren për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Logjistikës Bashkiake, me qëllim mbështetjen e bashkive me makineri, pajisje dhe logjistikë.
Shtesa fondesh për institucionet
PĂ«rmes Aktit Normativ, Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit pĂ«rfiton 1,6 miliardĂ« lekĂ« shtesĂ«, tĂ« cilat do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r:  872 milionĂ« lekĂ« pĂ«r pĂ«rshpejtimin e indeksimit tĂ« pensioneve, duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur qĂ« rritja prej 2,7% tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi nga 1 korriku 2026, nĂ« vend tĂ« 1 tetorit, siç ishte planifikuar fillimisht. (efekti financiar 6 -mujor 2,53 miliardĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa efekti total vjetor 5 miliardĂ« lekĂ«);  300 milionĂ« lekĂ« shtesĂ« pĂ«r skemĂ«n e granteve Start-up, pasi numri i aplikimeve Ă«shtĂ« trefishuar; 80 milionĂ« lekĂ« shtesĂ« pĂ«r programin âDyfisho Biznesin TĂ«ndâ, pĂ«r tĂ« zgjeruar aksesin e SME-ve nĂ« financim dhe 40 milionĂ« lekĂ« shtesĂ« pĂ«r organizimin e Forumit tĂ« Investimeve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« forcimit tĂ« klimĂ«s sĂ« investimeve nĂ« ShqipĂ«ri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përfiton 3,9 miliardë lekë shtesë, ku përfshihen financime konkretisht: 750 milionë lekë për dyfishimin e pagesës për 10,720 fëmijë me aftësi të kufizuara, me efekt nga 1 korriku 2026 ( efekti vjetor 1,5 miliardë lekë); 674 milionë lekë për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14,657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuara, nga 1 tetori 2026. ( kosto e plotë vjetore 2 miliardë lekë); 1;5 miliardë lekë për sigurimin e barnave onkologjike në spitalet publike; 150 milionë lekë për rritjen e pagave të rreth 400 mjekëve dhe 1,200 teknikëve të shkencave mjekësore në shërbimet e urgjencës. ( kosto vjetore 300 milionë lekë); 100 milionë lekë shtesë për fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë, bazuar në ecurinë pozitive të likuidimit të dosjeve. ( Buxheti vjetor i parashikuar rritet nga 1,5 mld në 1,6 mld lekë); 700 milionë lekë për pajisje spitalore, laboratorike dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale në shëndetësi, për vitin 2027 e në vijim.
Për Ministrinë e Mbrojtjes parashikohet financim shtesë prej rreth 10,3 miliardë lekësh, ndërsa Ministria e Arsimit përfiton 750 milionë lekë shtesë për arsimin bazë, tekstet falas, mbështetjen e studentëve dhe investimet në infrastrukturën arsimore.
Për Ministrinë e Arsimit parashikohet rreth 750 milionë lekë shtesë, nga të cilat: 500 milionë lekë për programin e arsimit bazë, tekstet falas dhe mbështetjen e studentëve dhe 250 milionë lekë për investime në infrastrukturën shkollore dhe universitare.
PĂ«r MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural/MBZHR adresohen 164 milionĂ« lekĂ« shtesĂ« pĂ«r projektet e ujitjes dhe kullimit, pĂ«rfshirĂ« rialokime me efekt neutral, dhe vijimi i tyre edhe gjatĂ« viteve 2027â2028.
Ministria e Brendshme do të ketë rreth 704 milionë lekë shtesë, ndërsa SPAK 200 milionë lekë për forcimin e kapaciteteve, pajisje elektronike dhe sigurinë kibernetike.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve parashikohen 99 milionë lekë shtesë për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, mirëmbajtjen e sistemeve IT dhe detyrime të tjera ligjore.
Ndërsa për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, adresohen 1 miliard lekë financim i huaj shtesë për projektet me ecuri të mirë; 6,5 miliardë lekë financim shtesë për investimet infrastrukturore prioritare.
Për institucionet e tjera parashikohen rreth 300 milionë lekë shtesë për rritjen e kapaciteteve institucionale të disa institucioneve të pavarura, si ILDKPKI, AKSK, Autoriteti i Konkurrencës, ATSH dhe institucione të tjera.
Sipas Ministrisë së Financave, ndryshimet e propozuara financohen brenda hapësirës fiskale të krijuar nga rritja e të ardhurave buxhetore dhe nuk ndryshojnë nivelin e deficitit, duke ruajtur trajektoren rënëse të borxhit publik dhe vijimin e konsolidimit fiskal.
/e.xh/j.p/
The post Akti Normativ për Buxhetin 2026, Malaj: Indeksim i pensioneve, dyfishim i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.