❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tabaku: Qeveria po zëvendëson subvencionet me kredi, ndërsa bujqësia dhe fasoneria janë në krizë

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Deputetja e PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot nĂ« Kuvend se qeveria po ndjek politika tĂ« gabuara ndaj sektorĂ«ve tĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe prodhimit fason, duke zĂ«vendĂ«suar subvencionet me skema kredie qĂ«, sipas saj, nuk i japin zgjidhje problemeve tĂ« kĂ«tyre sektorĂ«ve.

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare, Tabaku tha se bujqësia vazhdon të vuajë pas pezullimit të fondeve të programit IPARD, ndërsa fermerëve po u ofrohen kredi në vend të granteve.

Sipas saj, qeveria nuk ka politika efektive subvencionimi për fermerët, në një kohë kur sektori i bujqësisë është në rënie dhe zonat rurale po përballen me braktisje të vazhdueshme.

Tabaku kritikoi gjithashtu skemën e re të financimit për bizneset prodhuese dhe industrinë fason, e cila parashikon kredi me interesa të ulëta dhe fonde garancie. Ajo argumentoi se bizneset kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë dhe subvencione, pasi po përballen me vështirësi të shumta, përfshirë efektet e kursit të këmbimit të euros dhe rritjen e kostove të aktivitetit.

Tabaku tha se shumë ndërmarrje prodhuese dhe fasoneri po reduktojnë aktivitetin ose po mbyllin operacionet, ndërsa kreditë, sipas saj, nuk adresojnë nevojat e menjëhershme të këtyre bizneseve për kapital qarkullues dhe mbështetje financiare.

Ajo theksoi se bujqësia ka humbur peshë në ekonominë shqiptare dhe se prodhimi vendas po dobësohet, ndërsa ekonomia po mbështetet gjithnjë e më shumë te sektori i ndërtimit.

Sipas Tabakut, modeli aktual ekonomik po favorizon sektorë me ndikim afatshkurtër në rritjen ekonomike, ndërsa prodhimi dhe eksportet po humbasin konkurrueshmërinë. Ajo kërkoi politika që nxisin prodhimin, investimet në teknologji dhe përfundimin e ciklit të vlerës së shtuar në vend.

Tabaku deklaroi se bizneset e kanë të vështirë të operojnë në një klimë që, sipas saj, karakterizohet nga mungesa e konkurrencës së ndershme dhe përqendrimi i përfitimeve ekonomike në pak duar.

/r.e/a.f/

The post Tabaku: Qeveria po zëvendëson subvencionet me kredi, ndërsa bujqësia dhe fasoneria janë në krizë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimi në Zvërnec, Ibrahimaj: Laguna dhe ekosistemi nuk preken

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se pĂ«r investimin e diskutuar nĂ« zonĂ«n e ZvĂ«rnecit aktualisht po kryhen vetĂ«m studime dhe analiza mjedisore.

GjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r “Abcnews”, Ibrahimaj theksoi se çdo zhvillim i mundshĂ«m nĂ« zonĂ« do tĂ« duhet tĂ« respektojĂ« plotĂ«sisht standardet mjedisore dhe legjislacionin nĂ« fuqi, duke garantuar mbrojtjen e lagunĂ«s dhe ekosistemit natyror.

“Direktivat dhe standardet europiane, pĂ«rfshirĂ« legjislacionin qĂ« lidhet me mjedisin, janĂ« njĂ« garanci qĂ« ne nuk mund tĂ« lejojmĂ« ligjĂ«risht ndĂ«rhyrje qĂ« cenojnĂ« ekosistemin. Nuk Ă«shtĂ« çështje vullneti individual, por çështje ligjore”, u shpreh ministrja.

Ajo solli si shembull praktika ekzistuese zhvillimi në zona të mbrojtura, ku projektet janë përshtatur me mjedisin pa e dëmtuar atë, duke theksuar se vendimmarrjet institucionale janë të bazuara në kritere të qarta mjedisore.

Sipas saj, në të kaluarën ka pasur raste kur projekte të propozuara janë rrëzuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për shkak se nuk kanë qenë në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

“Ne e kemi treguar edhe mĂ« parĂ« kur projektet nuk kanĂ« qenĂ« nĂ« linjĂ« me mbrojtjen e mjedisit, i kemi rrĂ«zuar”, tha Ibrahimaj.

Ministrja u shpreh se synimi i qeverisë është zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, i cili sipas saj garanton standarde të larta jo vetëm në ndërtim dhe mjedis, por edhe në shërbime, turizëm dhe zinxhirin ushqimor.

Ajo theksoi se investimet e mëdha në turizëm ndikojnë në rritjen e standardeve të shërbimit dhe të cilësisë në ekonomi, duke sjellë efekte zinxhir në sektorë të ndryshëm si bujqësia, tregtia dhe transporti.

“Kur vijnĂ« investime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, ato ngrenĂ« standardin jo vetĂ«m nĂ« ndĂ«rtim dhe mjedis, por edhe nĂ« shĂ«rbime dhe cilĂ«si. Ky Ă«shtĂ« njĂ« efekt qĂ« ndikon nĂ« tĂ« gjithĂ« ekonominĂ«â€, deklaroi ajo.

Duke iu referuar debatit publik për zonën e Zvërnecit dhe ndikimin e mundshëm në lagunë, Ibrahimaj u shpreh se vullneti i institucioneve është që ekosistemi të mos preket dhe të ruhet në gjendjen aktuale.

“Vullneti ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« laguna tĂ« mos preket dhe qĂ« ekosistemi tĂ« ruhet. Nuk kemi projekt, ndaj nuk mund tĂ« flasim pĂ«r ndĂ«rhyrje konkrete”, tha ministrja.

Ajo shtoi se aktualisht janë në proces studimet mjedisore, të cilat do të përcaktojnë mënyrën e mundshme të zhvillimit pa dëmtuar natyrën, përfshirë edhe zonat e mbrojtura dhe habitatet si ai i pelikanit kaçurrel.

“NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« projekti final dhe studimesh tĂ« plota, nuk mund tĂ« flasim pĂ«r ndikime konkrete. QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« as laguna dhe as ekosistemi natyror tĂ« mos dĂ«mtohen”, nĂ«nvizoi Ibrahimaj.

/r.e/a.f/

The post Investimi në Zvërnec, Ibrahimaj: Laguna dhe ekosistemi nuk preken appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Nuk ka një projekt të dorëzuar për Zvërnecin, leja vetëm për analizat mjedisore

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se aktualisht nuk ekziston njĂ« projekt investimi i dorĂ«zuar zyrtarisht nĂ« qeveri pĂ«r zhvillimin e zonĂ«s sĂ« ZvĂ«rnecit, duke sqaruar se deri mĂ« tani Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« vetĂ«m njĂ« leje pĂ«r kryerjen e analizave mjedisore.

Gjatë një interviste në media, Ibrahimaj u shpreh se debati rreth këtij projekti duhet trajtuar me përgjegjësi dhe mbi bazën e fakteve.

“Nuk ka njĂ« projekt investimi strategjik, nuk ka njĂ« projekt tĂ« dorĂ«zuar nĂ« qeveri pĂ«r tĂ« cilin tĂ« flitet. Ka njĂ« leje e cila Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« analizat mjedisore dhe kjo Ă«shtĂ« historia”, tha Ibrahimaj.

Ajo shtoi se ekziston një projekt potencial, i cili më herët është rrëzuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por që sipas saj, përfaqëson një investim me vlerë të konsiderueshme.

“Ka dhe njĂ« projekt potencial i cili Ă«shtĂ« rrĂ«zuar nga KĂ«shilli KombĂ«tar i Territorit, i cili ka njĂ« vlerĂ« tĂ« konsiderueshme, rreth 4,5 miliardĂ« dollarĂ« ose afĂ«rsisht 4 miliardĂ« euro”, u shpreh ministrja.

Duke folur për ndikimin ekonomik që mund të kishte një investim i tillë, Ibrahimaj theksoi se sektori i turizmit ka treguar historikisht efekt të lartë shumëzues në ekonomi.

“Duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« sektorin e turizmit dhe sektorin nĂ« tĂ« cilin do tĂ« zhvillohej ky projekt, nga analiza e tĂ« dhĂ«nave nĂ« ShqipĂ«ri, jo hipotetike, çdo investim nĂ« turizĂ«m ka njĂ« efekt multiplikativ prej 1,8 deri nĂ« 2 herĂ«. TĂ« paktĂ«n nĂ« tĂ« kaluarĂ«n ky efekt multiplikativ ka ekzistuar”, tha ajo.

Sipas ministres, ndikimi i investimeve në turizëm nuk kufizohet vetëm te sektori në vetvete, por shtrihet në të gjithë zinxhirin ekonomik.

“Nuk bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r njĂ« sektor, por pĂ«r njĂ« sektor qĂ« ndikon nĂ« tĂ« gjithĂ« zinxhirin e ekonomisĂ«.

Ky efekt shumĂ«zues ndikon nĂ« vlerĂ«n e shtuar, nĂ« punĂ«sim dhe nĂ« perceptimin pĂ«r vendin”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo nënvizoi se projekti në fjalë do të sillte në Shqipëri marka të njohura ndërkombëtare të turizmit dhe hotelerisë.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« projekt qĂ« do tĂ« sjellĂ« brende shumĂ« tĂ« mĂ«dha ndĂ«rkombĂ«tare, brende tĂ« cilat janĂ« tĂ« pranishme vetĂ«m nĂ« pak vende tĂ« botĂ«s”, tha ministrja.

Ibrahimaj sqaroi gjithashtu se projekti nuk ka ndjekur procedurën e parashikuar për investimet strategjike, por e cilësoi atë si një nismë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit në vend.

“UnĂ« thashĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« njĂ« investim strategjik nĂ« sensin qĂ« nuk ka bĂ«rĂ« njĂ« procedurĂ« tĂ« investimeve strategjike. Por, pa diskutim qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« projekt, ndoshta projekti mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« turizĂ«m qĂ« ne kemi parĂ« deri mĂ« sot”, theksoi ministrja.

/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Nuk ka një projekt të dorëzuar për Zvërnecin, leja vetëm për analizat mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për nënproduktet shtazore, Salla: Hap drejt BE-së, rrit sigurinë dhe mbron mjedisin

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot nĂ« Kuvend projektligjin “PĂ«r nĂ«nproduktet me origjinĂ« shtazore”, tĂ« cilin e cilĂ«soi si njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt harmonizimit tĂ« plotĂ« tĂ« legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« ushqimore dhe veterinarisĂ«.

Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se projektligji synon të forcojë mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit, përmes vendosjes së rregullave të qarta për administrimin e nënprodukteve me origjinë shtazore që nuk destinohen për konsum njerëzor.

Sipas tij, kuadri aktual ligjor trajton vetëm pjesërisht kontrollin dhe administrimin e këtyre nënprodukteve, ndërsa projektligji i ri krijon një sistem të plotë dhe të harmonizuar me legjislacionin evropian.

“Standardet nuk janĂ« pengesĂ«, por kusht pĂ«r zhvillimin e sektorit bujqĂ«sor dhe blegtoral, pĂ«r rritjen e prodhimit vendas dhe pĂ«r zgjerimin e aksesit nĂ« tregjet evropiane”, deklaroi ministri.

Projektligji parashikon klasifikimin e nënprodukteve sipas nivelit të riskut, garantimin e gjurmueshmërisë së tyre në çdo hallkë të zinxhirit, forcimin e masave të higjienës dhe biosigurisë, si dhe regjistrimin dhe miratimin e operatorëve dhe impianteve që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor.

Salla bëri të ditur se projektligji do të mundësojë gjithashtu mbikëqyrje më të fortë veterinare, kontroll zyrtar më efektiv dhe mbrojtje më të mirë të mjedisit dhe biodiversitetit nga rreziqet biologjike.

Ministri nënvizoi se projektligji harmonizon procedurat për importin, eksportin dhe tranzitimin e nënprodukteve me origjinë shtazore, duke krijuar kushte më të favorshme për tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Ai theksoi se projektligji lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe avancimin në Kapitullin 12 të negociatave me Bashkimin Evropian, që përfshin sigurinë ushqimore, politikën veterinare dhe fitosanitare.

Sipas ministrit, projektligji vendos përgjegjësi të qarta për operatorët ekonomikë, të cilët do të duhet të garantojnë gjurmueshmërinë, higjienën, biosigurinë dhe trajtimin e sigurt të materialeve, si dhe të raportojnë çdo rrezik të mundshëm për shëndetin publik apo atë të kafshëve.

Salla bĂ«ri tĂ« ditur se hyrja nĂ« fuqi e ligjit Ă«shtĂ« parashikuar mĂ« 1 janar 2027, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« institucioneve dhe operatorĂ«ve kohĂ«n e nevojshme pĂ«r pĂ«rgatitjen dhe pĂ«rshtatjen me kĂ«rkesat e reja.

Ministri e cilësoi projektligjin një instrument të rëndësishëm për modernizimin e sistemit veterinar, rritjen e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e mjedisit dhe përmbushjen e standardeve evropiane nga Shqipëria.

/a.f/r.e/

The post Projektligji për nënproduktet shtazore, Salla: Hap drejt BE-së, rrit sigurinë dhe mbron mjedisin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dënon me 7,4 vite burg Erio Zejnon për grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për vrasje

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dĂ«noi me 7 vite e 4 muaj burg shtetasin Erio Zejno, pasi e gjeti fajtor pĂ«r disa vepra penale tĂ« kryera nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal.

Gjykata e deklaroi fajtor Zejnon pĂ«r veprĂ«n penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, nĂ« dĂ«m tĂ« dy shtetasve, duke e dĂ«nuar me 7 vite burgim.

Po ashtu, ai u shpall fajtor pĂ«r veprĂ«n penale “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit” nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, pĂ«r tĂ« cilĂ«n u dĂ«nua me 10 vite burgim.

Gjykata e deklaroi fajtor edhe pĂ«r veprĂ«n penale “grupi i strukturuar kriminal”, duke i caktuar dĂ«nimin me 2 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas Kodit Penal, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 11 vitesh burgim. Për shkak të zhvillimit të procesit me gjykim të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u konvertuar përfundimisht në 7 vite e 4 muaj burgim.

/a.f/r.e/

The post GJKKO dënon me 7,4 vite burg Erio Zejnon për grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për vrasje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Investimet e huaja strategjike rrisin vlerën e turizmit shqiptar

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Dhoma e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« TiranĂ« vlerĂ«son se investimet e mĂ«dha tĂ« huaja nĂ« turizmin cilĂ«sor janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r ta kthyer rritjen e numrit tĂ« vizitorĂ«ve nĂ« pĂ«rfitime mĂ« tĂ« mĂ«dha ekonomike pĂ«r vendin, duke e zhvendosur fokusin nga volumi i turistĂ«ve drejt vlerĂ«s sĂ« krijuar prej tyre.

Sipas DHTIT-së, Shqipëria ka regjistruar rritje të qëndrueshme të fluksit turistik gjatë viteve të fundit, por sfida kryesore mbetet rritja e shpenzimeve dhe e vlerës së shtuar që gjeneron çdo vizitor.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 vendi priti rreth 12,5 milionë vizitorë të huaj, rreth 7% më shumë krahasuar me vitin paraardhës dhe 82% më shumë se në vitin 2019, duke shënuar një nga ritmet më të larta të rritjes në rajon.

Megjithatë, Dhoma e Tregtisë vëren se shpenzimi mesatar për turist mbetet më i ulët krahasuar me destinacionet e zhvilluara të rajonit. Sipas saj, modeli aktual i mbështetur kryesisht në turizmin sezonal dhe akomodimin me kosto të ulët kufizon të ardhurat, investimet afatgjata dhe qëndrueshmërinë e punësimit në sektor.

Në këtë kuadër, DHTIT e konsideron projektin me vlerë rreth 4 miliardë euro në Ishullin e Sazanit dhe Zvërnec si një investim me rëndësi strategjike për zhvillimin e turizmit me vlerë të lartë.

Sipas vlerësimit të saj, investimi i parashikuar nga Affinity Partners pritet të krijojë rreth 1 mijë vende pune në komponentin e Sazanit dhe mijëra vende të tjera gjatë zbatimit të plotë të projektit.

Dhoma e Tregtisë thekson se ndikimi i projekteve të kësaj shkalle nuk kufizohet vetëm te punësimi, por shërben edhe si një sinjal pozitiv për investitorët e tjerë ndërkombëtarë, duke forcuar imazhin e Shqipërisë si destinacion për investime në turizëm.

“MegjithatĂ«, efekti i tij ekonomik shkon pĂ«rtej shifrave tĂ« drejtpĂ«rdrejta. NjĂ« investim i kĂ«saj shkalle dhe i kĂ«saj cilĂ«sie funksionon si katalizator: prania e fondeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« rivlerĂ«son ShqipĂ«rinĂ« si destinacion serioz investimi dhe nxit hyrjen e kapitalit dhe operatorĂ«ve tĂ« tjerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« treg”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e DHTI.

Sipas DHTIT-së, investimet strategjike japin rezultatet më të mira kur shoqërohen me standarde të qëndrueshme institucionale dhe mjedisore, duke krijuar bazat për një zhvillim konkurrues dhe afatgjatë të sektorit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë u bën thirrje institucioneve, biznesit dhe komuniteteve vendore që investimet strategjike në turizëm të shihen si një mundësi për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë shqiptare dhe për rritjen e vlerës së krijuar brenda vendit. /j.p/

The post Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Investimet e huaja strategjike rrisin vlerën e turizmit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKU: Analizat konfirmojnë përmbajtjen e deklaruar të azotit te urea në treg

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Produkti plehĂ«rues inorganik ure qĂ« tregtohet nĂ« vend rezulton tĂ« jetĂ« i regjistruar dhe nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat ligjore pĂ«r sa i pĂ«rket pĂ«rmbajtjes sĂ« azotit dhe treguesve fizikĂ«, pas kontrolleve dhe analizave tĂ« kryera nga Autoriteti KombĂ«tar i Ushqimit (AKU).

Kontrollet u ndërmorën pas denoncimeve dhe pretendimeve për tregtim të produktit Ure me përqindje të azotit më të ulët se ajo e deklaruar në etiketë, si dhe për dyshime mbi përmbajtjen, ngjyrën dhe regjistrimin e tij.

Sipas AKU-së, inspektimet u zhvilluan në të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet në importin, magazinimin dhe tregtimin me shumicë e pakicë të këtij produkti në territorin e vendit.

Gjatë kontrolleve u morën gjithsej 15 mostra, të cilat iu nënshtruan analizave laboratorike në laboratorin e produkteve plehëruese pranë Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë.

Rezultatet e analizave treguan se përqindja e azotit në të gjitha mostrat ishte në përputhje me vlerat e deklaruara në etiketë. Gjithashtu, edhe treguesit fizikë që lidhen me formën, përmbajtjen dhe ngjyrën e produktit rezultuan konform kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se do të vijojë kontrollet në terren për të garantuar standardet dhe sigurinë në tregun e inputeve bujqësore, ndërsa u ka bërë thirrje fermerëve të raportojnë çdo rast të dyshuar për abuzim me produktet që përdoren në bujqësi. /j.p/

The post AKU: Analizat konfirmojnë përmbajtjen e deklaruar të azotit te urea në treg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi, gratë drejtojnë 31,6% të sipërmarrjeve

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Numri i bizneseve nĂ« vitin 2025 shĂ«noi rritje, krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit 2025 regjistri i njësive ligjore numëron 250,097 njësi ligjore aktive, duke shënuar një rritje prej 5,1% në krahasim me vitin 2024.

Numri i fermerëve aktivë arriti në 112.205, ose 6,1% më shumë se një vit më parë, ndërsa ndërmarrjet ekonomike aktive u rritën në 137,892, me një shtesë prej 4,3% krahasuar me vitin 2024.

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 18,297 ndërmarrje të reja, kundrejt 15,970 të regjistruara në vitin 2024, duke reflektuar një dinamikë pozitive të sipërmarrjes në vend.

Ndërkohë, regjistri i njësive lokale përmban 146,527 njësi lokale aktive, ose 4% më shumë se në vitin 2024. Prej tyre, 136,068 ndërmarrje ushtrojnë aktivitet ekonomik në një vendndodhje, ndërsa 1824 ndërmarrje operojnë në më shumë se një vendndodhje.

TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se grupi i aktiviteteve “prodhues tĂ« tĂ« mirave”, qĂ« pĂ«rfshin bujqĂ«sinĂ«, pyjet dhe peshkimin, industrinĂ« dhe ndĂ«rtimin, pĂ«rfaqĂ«son 14,1% tĂ« ndĂ«rmarrjeve aktive, nga 14% njĂ« vit mĂ« parĂ«. Ky grup realizon 31,8% tĂ« shitjeve neto nĂ« ekonomi.

Nga ana tjetĂ«r, grupi i “prodhuesve tĂ« shĂ«rbimeve”, ku pĂ«rfshihen tregtia, transporti dhe magazinimi, akomodimi dhe shĂ«rbimi ushqimor, informacioni dhe komunikacioni, si dhe shĂ«rbimet e tjera, pĂ«rbĂ«n 85,9% tĂ« ndĂ«rmarrjeve aktive dhe gjeneron 68,2% tĂ« shitjeve neto.
Sipas regjistrit, ndërmarrjet me pronarë ose bashkëpronarë të huaj përbëjnë 5% të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe punësojnë 12,5% të të punësuarve në vend.

Gjithashtu, vihet re një rritje e përfshirjes së grave në drejtimin e bizneseve. Në vitin 2025, gratë menaxhojnë ose zotërojnë 31,6% të ndërmarrjeve aktive, kundrejt 31,4% në vitin 2024.

Pjesëmarrja më e lartë e grave në vendimmarrje evidentohet në aktivitetet e tregtisë dhe shërbimeve të tjera, ku ato përfaqësojnë respektivisht 34,3% dhe 41,2% të drejtuesve apo pronarëve të bizneseve. Shumica e ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë i përkasin kategorisë me 1 deri në 4 të punësuar.

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë vetëm 1,5% të totalit të ndërmarrjeve aktive, por punësojnë 48,6% të të punësuarve gjithsej dhe realizojnë 44,8% të totalit vjetor të shitjeve neto, duke konfirmuar peshën e tyre të rëndësishme në ekonominë shqiptare. /j.p/

The post Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi, gratë drejtojnë 31,6% të sipërmarrjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj me maturantët: Vetëpunësimi, mundësi për të kthyer idetë në biznese

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi njĂ« takim me maturantĂ« nĂ« ShkollĂ«n Teknike Ekonomike, ku u diskutua mbi Programin e VetĂ«punĂ«simit dhe mbĂ«shtetjen qĂ« ai ofron pĂ«r tĂ« rinjtĂ« qĂ« duan tĂ« nisin aktivitetin e tyre ekonomik.

Ministrja theksoi rëndësinë e këtij programi si një instrument që synon të ndihmojë të rinjtë të kthejnë idetë e tyre në biznese konkrete dhe të hedhin hapat e parë në sipërmarrje.

“Ftoj çdo tĂ« ri me njĂ« ide, aftĂ«si apo projekt konkret tĂ« aplikojĂ« nĂ« Programin e VetĂ«punĂ«simit, pasi thirrja mbetet e hapur deri mĂ« 4 qershor”, u shpreh Ibrahimaj.
Sipas saj, gjatë vitit të kaluar qindra të rinj kanë aplikuar dhe përfituar nga ky program, ndërsa interesi për të vijon të rritet edhe këtë vit.

“Programi i VetĂ«punĂ«simit mbĂ«shtet financiarisht qytetarĂ«t qĂ« duan tĂ« kthejnĂ« njĂ« ide nĂ« biznes dhe tĂ« hedhin hapat e parĂ« nĂ« sipĂ«rmarrje. VetĂ«m gjatĂ« vitit tĂ« kaluar qindra tĂ« rinj aplikuan dhe pĂ«rfituan nga ky program, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« vit interesi Ă«shtĂ« edhe mĂ« i lartĂ«â€, deklaroi ministrja.

Ibrahimaj shtoi se qeveria do të vijojë të mbështesë të rinjtë që zgjedhin të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, duke kthyer idetë në biznese dhe talentin në histori suksesi. /j.p/

The post Ibrahimaj me maturantët: Vetëpunësimi, mundësi për të kthyer idetë në biznese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Zgjerohet “Garancia Rinore”, mĂ« shumĂ« mundĂ«si punĂ«simi dhe vetĂ«punĂ«simi pĂ«r tĂ« rinjtĂ«

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave ka rishikuar StrategjinĂ« KombĂ«tare tĂ« PunĂ«simit, me fokus zgjerimin e programit “Garancia Rinore”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ky instrument synon të rrisë mundësitë për punësim dhe zhvillim profesional për të rinjtë dhe të rejat në vend.

“TĂ« rinjtĂ« qĂ« nuk disponojnĂ« aftĂ«sitĂ« e nevojshme do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« aftĂ«sohen pĂ«rmes programeve tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« PunĂ«simit dhe AftĂ«sive, do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« ndĂ«rmjetĂ«sim pĂ«r punĂ«sim, programe trajnimi ose mbĂ«shtetje financiare pĂ«rmes programeve tĂ« vetĂ«punĂ«simit”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo informoi gjithashtu se deri nesër mbetet e hapur thirrja për programin e vetëpunësimit, duke u bërë thirrje të rinjve dhe të rejave që të aplikojnë me idetë e tyre të biznesit.

“TĂ« gjithĂ« tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat qĂ« kanĂ« njĂ« ide biznesi kanĂ« afat deri nesĂ«r pĂ«r tĂ« aplikuar”, deklaroi ministrja. /j.p/

The post Ibrahimaj: Zgjerohet “Garancia Rinore”, mĂ« shumĂ« mundĂ«si punĂ«simi dhe vetĂ«punĂ«simi pĂ«r tĂ« rinjtĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi “Hospitality Albania”, Ibrahimaj: Asetet shtetĂ«rore menaxhohen nĂ« bashkĂ«punim me privatin

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot programin “Hospitality Albania”, i cili do tĂ« menaxhohet nga Korporata Shqiptare e Investimeve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë se programi parashikon administrimin e vilave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë, me synimin për rikualifikimin dhe shfrytëzimin më efikas të aseteve shtetërore, në bashkëpunim me sektorin privat.

“QĂ«llimi kryesor i kĂ«tij programi Ă«shtĂ« rikualifikimi dhe shfrytĂ«zimi mĂ« efikas i aseteve shtetĂ«rore, pĂ«rmes bashkĂ«punimit me sektorin privat dhe me synim krijimin e vlerĂ«s ekonomike”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo theksoi se bashkëpunimi me privatin lidhet vetëm me menaxhimin e kapaciteteve shtetërore dhe se prona shtetërore nuk transferohet në asnjë rast.

“Dua tĂ« theksoj qartĂ« se bashkĂ«punimi me sektorin privat lidhet vetĂ«m me menaxhimin e kapaciteteve shtetĂ«rore. NĂ« asnjĂ« rast prona shtetĂ«rore nuk transferohet tek privati”, deklaroi ministrja.

Sipas saj, vendimi i Këshillit të Ministrave i hap rrugë Korporatës Shqiptare të Investimeve për të sqaruar statusin pronësor të sipërfaqeve përreth këtyre objekteve, në rastet kur ekziston mbivendosje mes pronës publike dhe private, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të programit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, foto: Andrin Hoxha
1 nga 2

The post Programi “Hospitality Albania”, Ibrahimaj: Asetet shtetĂ«rore menaxhohen nĂ« bashkĂ«punim me privatin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj takim me FMN: Ekonomia shqiptare, rritje të qëndrueshme

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi njĂ« takim me shefin e Misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, Diego Cerdeiro, nĂ« kuadĂ«r tĂ« konsultimeve periodike mbi zhvillimet ekonomike dhe fiskale nĂ« vend.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, e cila ka vijuar të shfaqë qëndrueshmëri dhe ritme pozitive rritjeje, pavarësisht sfidave të mjedisit ndërkombëtar, si dhe mbi perspektivën afatmesme.

Ministri Malaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me FMN-në, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së institucionit në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike dhe fiskale që garantojnë stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Nga ana e tij, Cerdeiro vlerësoi progresin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe rëndësinë e vijimit të politikave të kujdesshme fiskale dhe reformave që mbështesin rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Palët, gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e vazhdimit të reformave strukturore, që synojnë rritjen e produktivitetit, përmirësimin e klimës së biznesit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe avancimin e procesit të integrimit evropian, të Shqipërisë. /j.p/

1 nga 3

The post Malaj takim me FMN: Ekonomia shqiptare, rritje të qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“After Care 2026”, nisma e AIDA pĂ«r adresimin e problematikave me investitorĂ«t e huaj

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA) ka hapur zyrtarisht fushatĂ«n “After Care 2026”, njĂ« nismĂ« qĂ« synon forcimin e komunikimit me investitorĂ«t e huaj qĂ« operojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe pĂ«rmirĂ«simin e klimĂ«s sĂ« biznesit nĂ« vend.

Sipas AIDA-s, kjo fazë e parë e programit ka rëndësi të veçantë, pasi synon krijimin e një kanali të drejtpërdrejtë komunikimi me bizneset ndërkombëtare, duke rritur transparencën dhe duke lehtësuar adresimin e problematikave që hasin investitorët në aktivitetin e tyre.

Në kuadër të kësaj nisme, investitorë nga vende si Gjermania, Zvicra, Holanda dhe të tjera do të përfshihen në takime të dedikuara, ku do të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet, vështirësitë dhe pengesat që hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit në Shqipëri.

Qëllimi është identifikimi i zgjidhjeve konkrete dhe përmirësimi i mëtejshëm i klimës së investimeve.

Programi “After Care 2026” parashikon gjithashtu zgjerimin e takimeve sektoriale dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se me investitorĂ« nga vende tĂ« tjera, me synim forcimin e dialogut dhe shtrirjen mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« mekanizmit tĂ« mbĂ«shtetjes ndaj biznesit tĂ« huaj.

Një komponent i rëndësishëm i nismës është bashkëpunimi institucional, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor.
Në këtë kuadër, AIDA ka nënshkruar 12 memorandume mirëkuptimi me bashki të ndryshme në vend, me qëllim rritjen e bashkëveprimit dhe mbështetjes ndaj investitorëve në nivel lokal, veçanërisht në çështje që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike dhe procedurat administrative.

Programi përfshin edhe krijimin e një platforme online të dedikuar për investitorët, e cila do të shërbejë si pikë kontakti për raportimin e problematikave dhe ndjekjen e tyre në kohë reale nga institucionet përgjegjëse.

Sipas AIDA-s, qĂ«llimi pĂ«rfundimtar i “After Care 2026” Ă«shtĂ« forcimi i marrĂ«dhĂ«nieve afatgjata me investitorĂ«t ekzistues, pĂ«rmirĂ«simi i klimĂ«s sĂ« biznesit dhe rritja e besimit pĂ«r nxitjen e zgjerimit tĂ« investimeve tĂ« huaja nĂ« ShqipĂ«ri. /a.g/

The post “After Care 2026”, nisma e AIDA pĂ«r adresimin e problematikave me investitorĂ«t e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizja e lirë e punëtorëve, Shehu: Integrimi në BE duhet shoqëruar me politika për ndalimin e emigrimit

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi sot nĂ« Komisionin pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, gjatĂ« diskutimeve mbi ecurinĂ« e pĂ«rmbushjes sĂ« piketĂ«s mbyllĂ«se pĂ«r Kapitullin 2 “LĂ«vizja e lirĂ« e punĂ«torĂ«ve”, se procesi i integrimit europian duhet tĂ« shoqĂ«rohet me analiza reale mbi ndikimin ekonomik dhe social nĂ« vend.

Shehu u shpreh se, megjithëse është pro procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të jetë më realiste në vlerësimin e kushteve aktuale dhe kapaciteteve të saj për përballimin e standardeve të tregut të përbashkët europian.

Ai ngriti shqetësime për diferencat ekonomike dhe sociale mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, duke përmendur nivelin e pagave, financimin e sistemit shëndetësor dhe të pensioneve, si dhe ndikimin që këto diferenca mund të kenë në lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Sipas Shehut, lëvizja e lirë e punëtorëve dhe hapja e tregut të punës duhet të shoqërohen me politika konkrete për rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, në mënyrë që të shmanget, siç tha ai, largimi i mëtejshëm i qytetarëve nga vendi.

“UnĂ« uroj sa mĂ« shpejt qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« jetĂ« pjesĂ« e Bashkimit Europian, por duke qenĂ« pjesĂ« e tij duhet tĂ« mendojmĂ« edhe pĂ«r konsolidimin e identitetit tĂ« kombit shqiptar. Jo pĂ«r zbrazjen e ShqipĂ«risĂ«, qĂ« pastaj tĂ« mbushet me tĂ« tjerĂ« qĂ« vijnĂ« nga vende tĂ« tjera, shumĂ« larg. Nuk kam asnjĂ« kundĂ«r askujt, por nĂ« fund tĂ« fundit çdo vend duhet tĂ« mendojĂ« pĂ«r identitetin e tij dhe ne jemi pĂ«r tĂ« menduar pĂ«r identitetin shqiptar. Kjo Ă«shtĂ« çështja”, tha Shehu.

Shehu theksoi gjithashtu nevojën për transparencë më të madhe mbi ndikimin ekonomik të përafrimit me BE-në dhe paralajmëroi se, pa masa mbështetëse ekonomike dhe sociale, procesi i integrimit mund të mos sjellë efektet e pritshme në stabilizimin e popullsisë dhe tregut të punës.

Debati u zhvillua në kuadër të shqyrtimit të Kapitullit 2 të negociatave me Bashkimin Evropian, që lidhet me lëvizjen e lirë të punëtorëve dhe koordinimin e sistemeve sociale në vendet anëtare të BE-së, ku e pranishme ishte zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani. /j.p/

The post Lëvizja e lirë e punëtorëve, Shehu: Integrimi në BE duhet shoqëruar me politika për ndalimin e emigrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FMN: Rritje ekonomike dhe sistem bankar i qëndrueshëm në Shqipëri

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Ekonomia shqiptare vijon tĂ« tregojĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri dhe perspektiva pozitive zhvillimi, e mbĂ«shtetur nga rritja e aktivitetit ekonomik, pĂ«rmirĂ«simi i tregut tĂ« punĂ«s dhe kushtet e favorshme financiare.

Ky ishte vlerësimi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga shefi i Misionit për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, gjatë vizitës së zhvilluar në Shqipëri nga 28 maji deri më 2 qershor 2026.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesit e FMN-së zhvilluan takime me drejtues dhe ekspertë të Bankës së Shqipërisë, si dhe një takim përmbyllës me Guvernatorin Gent Sejko.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale makroekonomike, politikën monetare, stabilitetin financiar dhe perspektivat e ekonomisë shqiptare.

Në prezantimin e tij, Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur ecuri pozitive pavarësisht sfidave të jashtme, duke gjeneruar rritje të punësimit dhe të pagave.

Ai nënvizoi se treguesit kryesorë ekonomikë dhe financiarë kanë shënuar përmirësim, përfshirë inflacionin, borxhin publik dhe të jashtëm, nivelin e kredive me probleme dhe treguesit e sektorit bankar.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet rezistente ndaj goditjeve të jashtme, ndërsa perspektiva ekonomike paraqitet përgjithësisht e favorshme.

Megjithatë, ata theksuan se pasiguritë që lidhen me zhvillimet ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.

Sa i përket inflacionit, misioni evidentoi ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë dhe rëndësinë e mbikëqyrjes së pritshmërive inflacioniste.

Në këtë kuadër, FMN vlerësoi analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë, duke e konsideruar politikën monetare të ndjekur si të përshtatshme dhe të orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Nga ana e tij, Guvernatori Sejko rikonfirmoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare të kujdesshme dhe të bazuar në të dhënat më të fundit ekonomike, me synimin për të garantuar kthimin dhe ruajtjen e inflacionit pranë objektivit të saj afatmesëm.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte kursi i këmbimit dhe rezerva valutore. Përfaqësuesit e FMN-së u njohën me kuadrin operacional të Bankës së Shqipërisë dhe vlerësuan se forcimi i lekut lidhet me përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare. Sipas tyre, regjimi i lirë i kursit të këmbimit mbetet një element i rëndësishëm që kontribuon në stabilitetin dhe fleksibilitetin e ekonomisë.

Në fushën e stabilitetit financiar, misioni i FMN-së vlerësoi pozitivisht sektorin bankar shqiptar, duke theksuar nivelin e lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit, cilësinë e mirë të portofolit të kredive dhe performancën e qëndrueshme financiare të bankave.

Gjithashtu, FMN përshëndeti punën e Bankës së Shqipërisë për forcimin e instrumenteve makroprudenciale dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimeve u diskutuan edhe sfidat afatgjata të ekonomisë shqiptare, përfshirë zhvillimet demografike, rritjen e produktivitetit dhe ndikimin e procesit të integrimit evropian në perspektivat ekonomike të vendit. /j.p/

1 nga 4

The post FMN: Rritje ekonomike dhe sistem bankar i qëndrueshëm në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bruksel, Dogana Shqiptare pjesë e proceseve për standardet globale të klasifikimit të mallrave

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ PĂ«rfaqĂ«sues tĂ« AdministratĂ«s Doganore Shqiptare morĂ«n pjesĂ« nĂ« sesionin e 67-tĂ« tĂ« NĂ«nkomitetit pĂ«r Rishikimin e Sistemit tĂ« Harmonizuar, i zhvilluar nĂ« selinĂ« e OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« Doganave, nĂ« Bruksel.

Gjatë punimeve të sesionit, ekspertët e vendeve anëtare diskutuan një sërë propozimesh për përditësimin e Sistemit të Harmonizuar (HS), si dhe standardit ndërkombëtar që përdoret për klasifikimin e mallrave në tregtinë globale.

Debatet u fokusuan po ashtu, në përshtatjen e nomenklaturës doganore me zhvillimet ekonomike dhe teknologjike, duke përfshirë produktet dhe teknologjitë e reja, tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, si dhe rritjen e transparencës së flukseve tregtare ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në këtë forum teknik vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për të kontribuar në proceset që ndikojnë drejtpërdrejt në standardet globale të klasifikimit të mallrave dhe në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare.

Administrata Doganore Shqiptare thekson se angazhimi aktiv në grupet teknike dhe strukturat vendimmarrëse të Organizatës Botërore të Doganave ndihmon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në harmonizimin e praktikave kombëtare me standardet më të avancuara ndërkombëtare. /j.p/

The post Bruksel, Dogana Shqiptare pjesë e proceseve për standardet globale të klasifikimit të mallrave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Popullsia në rënie me 1,16%, vetëm Tirana shënon rritje banorësh

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ ShqipĂ«ria vijon tĂ« pĂ«rballet me rĂ«nie tĂ« popullsisĂ«, si pasojĂ« e emigracionit tĂ« lartĂ« dhe plakjes demografike, ndĂ«rsa vetĂ«m qarku i TiranĂ«s ka shĂ«nuar rritje tĂ« numrit tĂ« banorĂ«ve gjatĂ« vitit tĂ« fundit.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi popullsinë më 1 janar 2026, në vend jetojnë 2,335,930 banorë, me një tkurrje prej 1,16% krahasuar me 1 janarin e vitit 2025.

Rënia e popullsisë është ndikuar kryesisht nga migracioni neto negativ, i cili gjatë vitit 2025 rezultoi me r[nie prej 28,531 persona.

Ndërkohë, shtesa natyrore e popullsisë mbeti pozitive, me 1,147 lindje më shumë se vdekje.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 në vend u regjistruan 22,541 lindje dhe 21,394 vdekje.

Përllogaritjet demografike evidentojnë se vetëm qarku i Tiranës ka pasur rritje të popullsisë me 0,7%, duke forcuar më tej përqendrimin e popullsisë në kryeqytet dhe zonat përreth.
Nga ana tjetër, qarqet që kanë shënuar uljen më të madhe të popullsisë janë Kukësi me 2,59% dhe Shkodra me 2,56%.

Tirana vijon të mbetet qarku më i populluar i vendit, duke përbërë rreth 32,8% të popullsisë gjithsej. Pas saj renditen Fieri me 9,7%, Elbasani me 9,5% dhe Durrësi me 9,4% të popullsisë totale.

Treguesit demografikë tregojnë gjithashtu një vijim të procesit të plakjes së popullsisë. Mosha mediane e popullsisë ka arritur në 45 vjeç më 1 janar 2026, nga 44,3 vjeç një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se është rritur pesha e të moshuarve në raport me popullsinë në moshë pune, ndërsa është shtuar edhe numri i personave ekonomikisht të varur për çdo 100 banorë aktivë në tregun e punës. Raporti i përgjithshëm i varësisë arriti në 59,4 % në vitin 2026, nga 57,1 % një vit më parë.

Ndërkohë, raporti gjinor i popullsisë gjithsej rezulton 97,6 meshkuj për 100 femra, ndërsa raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i pandryshuar, me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025. /j.p/

The post Popullsia në rënie me 1,16%, vetëm Tirana shënon rritje banorësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurostat: Shqipëria, rritje me 11,2% të netqëndrimeve turistike në 3-mujorin e parë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ ShqipĂ«ria regjistroi njĂ« rritje prej 11,2% tĂ« netqĂ«ndrimeve nĂ« strukturat akomoduese turistike gjatĂ« tremujorit tĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Eurostat.

Raporti tregon se në periudhën janar-mars në vendin tonë u regjistruan gjithsej 834.966 netqëndrime, nga të cilat 308.781 u realizuan nga turistët vendas dhe 526.185 nga vizitorët e huaj.

Sipas Eurostat, rritja në Shqipëri u mbështet si nga turizmi vendas, ashtu edhe nga ai i huaj.

Netqëndrimet e turistëve vendas u rritën me 14,1%, ndërsa ato të vizitorëve të huaj me 9,6% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të aktivitetit turistik në Europë gjatë kësaj periudhe, duke lënë pas disa vende të rajonit. Në Maqedoninë e Veriut rritja totale ishte vetëm 0,1%, ndërsa Mali i Zi regjistroi rënie me 2,4%.

Në nivel të Bashkimit Europian, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 u regjistruan 471,1 milionë netqëndrime në akomodimet turistike, ose 3,4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Eurostat vlerëson se rritja e turizmit në BE u nxit kryesisht nga turistët ndërkombëtarë, netëqëndrimet e të cilëve u rritën me 5,5%, ndërsa turizmi vendas shënoi rritje më modeste prej 1,7%.

Sipas raportit, Irlanda regjistroi rritjen më të lartë në Europë me 35,3%, e ndjekur nga Malta me 11,1%, Danimarka me 9,3% dhe Kroacia me 9%.

Italia, Spanja dhe Gjermania mbetën destinacionet me volumin më të madh të netëqëndrimeve turistike në Bashkimin Europian gjatë tre muajve të parë të vitit.

1 nga 2

/j.p/r.e/

The post Eurostat: Shqipëria, rritje me 11,2% të netqëndrimeve turistike në 3-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Progres në digjitalizimin e shërbimeve kadastrale, por bizneset kërkojnë më shumë siguri juridike për pronat

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar progres tĂ« konsiderueshĂ«m nĂ« digjitalizimin e shĂ«rbimeve kadastrale gjatĂ« viteve tĂ« fundit, por problematikat me regjistrimin e pronave, mungesa e aksesit nĂ« tĂ« dhĂ«na dhe pasiguritĂ« juridike vijojnĂ« tĂ« mbeten sfidĂ« pĂ«r bizneset dhe investimet.

Sipas raportit “Siguria juridike e pronĂ«s – progresi dhe sfidat”, tĂ« pĂ«rgatitur nga Sekretariati i KĂ«shillit tĂ« Investimeve, nĂ« fillim tĂ« vitit 2026 digjitalizimi kishte mbuluar rreth 90% tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pronĂ«sisĂ«, ndĂ«rsa ishin regjistruar 91,5% e zonave kadastrale. Objektivi Ă«shtĂ« qĂ« ky nivel tĂ« arrijĂ« nĂ« 95,5% deri nĂ« mesin e vitit 2026 dhe mbulim tĂ« plotĂ« deri nĂ« vitin 2028.

Digjitalizimi i përshpejtuar i hartave dhe titujve të pronësisë konsiderohet një nga treguesit kryesorë të Agjendës së Reformave 2024-2027 dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

Aktualisht, të gjitha shërbimet kadastrale ofrohen online përmes platformës e-Albania, duke përmirësuar aksesin, transparencën dhe efikasitetin administrativ.

Megjithatë, raporti thekson se mungesa e një regjistri të unifikuar, të saktë dhe plotësisht të konsoliduar të pronave, si dhe regjistrimi i papërfunduar në disa zona kadastrale, vijojnë të ndikojnë në sigurinë juridike të pronës, cilësinë e shërbimeve, koordinimin institucional dhe besimin e investitorëve.

Gjetjet e raportit bazohen në një vrojtim me 146 biznese shqiptare, të realizuar në mars 2026, sipas të cilit transformimi digjital, megjithëse ka sjellë përmirësime të dukshme, nuk ka qenë i mjaftueshëm për të adresuar të gjitha problematikat e sistemit.

Bizneset raportojnë vështirësi me procedurat administrative, koordinimin ndërinstitucional dhe regjistrimet që lidhen me lejet e ndërtimit, duke kërkuar shërbime më efikase, më transparente dhe më të thjeshta.

Raporti evidenton se bankat, sektori i pasurive të paluajtshme dhe bizneset kërkojnë akses më të gjerë në databazën e ASHK-së për të mundësuar verifikimin në kohë reale të statusit juridik të pronave dhe për të përshpejtuar procedurat financiare dhe transaksionet.

Nga anketa rezulton se 35% e kompanive mbështesin zgjerimin e aksesit në sistemin e ASHK-së edhe për institucione të tjera përtej noterëve, si bankat dhe ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme.

Bizneset raportojnë gjithashtu mungesë standardizimi në procedurat dhe dokumentacionin kadastral, kërkesa të shpeshta për dokumente shtesë dhe vonesa në përpunimin e aplikimeve.

Sipas raportit, 61% e kompanive deklarojnë se kanë paguar më shumë se një herë për të njëjtin shërbim, kryesisht për shkak të problematikave procedurale dhe informacionit të paqartë gjatë aplikimit.

Një tjetër shqetësim lidhet me vlefshmërinë ligjore të dokumenteve kadastrale të gjeneruara vetëm me vulë elektronike. Shoqata Shqiptare e Bankave ka ngritur shqetësimin se këto dokumente duhet të pajisen me nënshkrim elektronik të kualifikuar për të garantuar fuqi të plotë juridike.

Raporti evidenton edhe pasaktësi në hartat kadastrale, mungesë të të dhënave mbi hapësirat e përbashkëta, tituj të paregjistruar pronësie dhe mungesën e vlerës së pronës në kartelat kadastrale, megjithëse kjo parashikohet nga ligji.

Sipas të dhënave të anketës, 61% e kompanive raportojnë se kanë hasur vonesa apo mosrealizim të planeve të investimit për shkak të problemeve me regjistrimin dhe dokumentacionin e pronës, ndërsa 31% deklarojnë se bankat u kanë refuzuar pronat e vendosura si kolateral për shkak të titujve të pasaktë ose dokumentacionit të paplotë.

Megjithëse shumica e bizneseve vlerësojnë pozitivisht digjitalizimin për lehtësimin e procedurave dhe uljen e kostove administrative, vetëm 37% besojnë se ai ka ndikuar realisht në reduktimin e praktikave korruptive.

Në përfundim, raporti paraqet një sërë rekomandimesh për përmirësimin e funksionimit të sistemit kadastral dhe forcimin e sigurisë juridike të pronës.

Ndër rekomandimet kryesore është standardizimi i procedurave dhe dokumentacionit përmes hartimit të manualeve operacionale dhe listave të detyrueshme të kontrollit për të gjitha shërbimet kadastrale, me zbatim të unifikuar në të gjitha zyrat rajonale të ASHK-së.

Raporti rekomandon gjithashtu zgjerimin e aksesit nĂ« KadastrĂ«n Digjitale pĂ«r “pĂ«rdorues profesionistĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhur”, si bankat dhe agjentĂ«t e pasurive tĂ« paluajtshme, duke garantuar sigurinĂ« dhe mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave.

Një tjetër rekomandim lidhet me rritjen e transparencës së tarifave kadastrale, përmes publikimit të metodologjisë dhe parimeve mbi të cilat përcaktohen tarifat e shërbimeve.

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, rekomandohet zbatimi rigoroz i Planit të Integritetit të ASHK-së dhe krijimi i një metodologjie të standardizuar për vlerësimin e performancës së stafit, të lidhur me afatet, cilësinë e shërbimeve dhe integritetin.

Raporti sugjeron gjithashtu përfshirjen e përfaqësuesve të biznesit dhe ekspertëve në strukturat e monitorimit të reformës së pronës, forcimin e mekanizmave të ankesave dhe krijimin e një platforme ndërvepruese për ndjekjen e kërkesave dhe trajtimin e pakënaqësive.

Një tjetër rekomandim lidhet me forcimin e koordinimit ndërinstitucional për regjistrimin e pronave publike dhe shtetërore, si dhe me përmirësimin e saktësisë së të dhënave në kartelat e pronësisë, përfshirë regjistrimin korrekt të vlerës së pronës në të gjitha dokumentet kadastrale. /j.p/

The post Progres në digjitalizimin e shërbimeve kadastrale, por bizneset kërkojnë më shumë siguri juridike për pronat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Koorporata e Investimeve, kontrata me mbi 523 milionë euro përfitim direkt për shtetin


TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se aktiviteti i KorporatĂ«s Shqiptare tĂ« Investimeve ka sjellĂ« mbi 523 milionĂ« euro pĂ«rfitim direkt pĂ«r shtetin, ndĂ«rsa pĂ«rfitueshmĂ«ria ekonomike e kontraktuar ka kaluar 1 miliard euro.

Gjatë prezantimit të projekt-ideve finaliste për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, Rama bëri një bilanc të konkurseve ndërkombëtare të zhvilluara nga Korporata Shqiptare e Investimeve.

“BashkĂ« me kĂ«tĂ« konkurs jemi nĂ« 15 konkurse tĂ« realizuara ndĂ«rkombĂ«tare, kemi 3 konkurse qĂ« janĂ« duke u pĂ«rgatitur. TĂ« gjitha konkurset janĂ« tĂ« standardeve mĂ« tĂ« larta ndĂ«rkombĂ«tare jo vetĂ«m pĂ«r nga pjesĂ«marrja e arkitektĂ«ve, ndĂ«r mĂ« tĂ« mirĂ«njohurit e botĂ«s sĂ« sotme dhe as vetĂ«m pĂ«r nga pĂ«rbĂ«rja e jurive ndĂ«rkombĂ«tare, por edhe pĂ«r nga procedurat e ndjekura”, u shpreh Rama.

Sipas tij, aktualisht janë 12 kontrata të lidhura dhe 7 kontrata të tjera në proces, ndërsa janë 3 masterplane dhe 20 objekte publike në zhvillim.

“GjithĂ« thelbi i aktivitetit tĂ« KorporatĂ«s Shqiptare tĂ« Investimeve Ă«shtĂ« qĂ« duke vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion prona shtetĂ«rore tĂ« degraduara ose nĂ« nevojĂ« pĂ«r zhvillim tĂ« marrĂ« mbrapsht pĂ«rfitueshmĂ«rinĂ« e lartĂ« financiare dhe nga pikĂ«pamja e hapĂ«sirĂ«s nĂ« funksion tĂ« publikut, nĂ« funksion tĂ« nevojave tĂ« institucioneve publike”, deklaroi Rama.

“PĂ«rfitueshmĂ«ria e KISH nga kjo fazĂ« e parĂ« e punĂ«s sĂ« saj Ă«shtĂ« e kuantifikuar bazuar nĂ« kontratat e lidhura me vlerĂ« 523 milionĂ« euro, pra mbi gjysmĂ« miliard euro janĂ« tĂ« kuantifikuara nĂ« pĂ«rfitimin direkt tĂ« shtetit nga ky aktivitet, ndĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«rfitueshmĂ«ria ekonomike e kontraktuar Ă«shtĂ« mbi 1 miliard euro”, tha Rama.

Ai shtoi se sipërfaqja e tokës së vënë në dispozicion deri tani është 46,700 m2, ndërsa sipërfaqja e përfituar për nevojat e shtetit dhe institucioneve publike arrin në 267 mijë m2.

“PatjetĂ«r janĂ« 355 mijĂ« m2 tĂ« pĂ«rfituara nga sipĂ«rmarrja, pra Ă«shtĂ« njĂ« partneritet me sipĂ«rmarrjen ku shteti adreson nevojat e veta”, u shpreh Rama. /j.p/

The post Rama: Koorporata e Investimeve, kontrata me mbi 523 milionë euro përfitim direkt për shtetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌