PRISHTINĂ, 30 qershor /ATSH/ Gjykata nĂ« PrishtinĂ« e ka dĂ«nuar tĂ« premten me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, nĂ« rigjykimin e tij pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile nĂ« KosovĂ« gjatĂ« luftĂ«s sĂ« viteve 1998- â99.
Bajroviq u shpall fajtor përsëri për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut në fillim të vitit 1999.
Ai u dënua në rigjykim pasi rasti kundër tij ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme vitin e kaluar.
Gjykata Themelore e kishte dënuar me 12 vjet burgim atë edhe në korrik të vitit 2024 dhe Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar atë aktgjykim duke e hedhur poshtë ankesën e palës mbrojtëse më 2025.
Megjithatë, Gjykata Supreme e pranoi ankesën e mbrojtjes më 2025 dhe e rrëzoi aktgjykimin ndaj Bajroviçit, duke thënë se disa dëshmitarë kishin deklaruar gjatë shqyrtimit gjyqësor se për këtë rast kishin dhënë deklarata edhe para autoriteteve të UNMIK-ut dhe EULEX-it, por ato nuk ndodheshin në shkresat e lëndës.
Gjykata kishte vlerësuar se këto deklarata duhej të siguroheshin dhe të shqyrtoheshin së bashku me provat e tjera.
Bajroviq ka të drejtë ankese edhe ndaj dënimit të tanishëm në shkallë të parë.
Për çfarë krimesh u dënua Bajroviçi?
Sipas aktgjykimit, më 7 dhe 8 maj të vitit 1999, Bajroviç mori pjesë në një aksioni të forcave serbe kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat e Istogut, civilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u urdhëruan të niseshin drejt Shqipërisë.
Bajroviq i ndau burrat dhe gratĂ« nga kolona e nisur drejt ShqipĂ«risĂ«, duke i plaçkitur dhe mĂ« pas forcat serbe i dĂ«rguan ata nĂ« njĂ« shtĂ«pi nĂ« Staradran, duke i âpushkatuar tĂ« paktĂ«n 16 civilĂ« tĂ« kombĂ«sisĂ« shqiptareâ, sipas gjykatĂ«s.
Po ashtu, sipas gjykatĂ«s, mĂ« 7 maj tĂ« 1999, Bajroviq kishte marrĂ« pjesĂ« nĂ« âarrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilĂ«ve tĂ« kombĂ«sisĂ« shqiptare, ashtu qĂ« fillimisht tĂ« dĂ«mtuarit [burrat] i ndajnĂ« nga kolona tjetĂ«r e civilĂ«ve, u marrin tĂ« gjitha paratĂ« dhe sendet e tjera me vlerĂ« e pastaj qĂ« tĂ« gjithĂ« i dĂ«rgojnĂ« nĂ« Gurrakoc nĂ« lokalin e Sh.S, ku i kishin maltretuar dhe torturuar nĂ« mĂ«nyrĂ« çnjerĂ«zoreâ.
NdĂ«rsa, mĂ« 8 maj 1999, tĂ« ndaluarit i kishin dĂ«rguar nĂ« stacionin policor nĂ« Gurrakoc, ku kolonĂ«s i printeâ i akuzuari Bajroviç.
Bajroviqit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« dĂ«nimit do tâi llogaritet edhe koha e kaluar nĂ« paraburgim, pra nga 19 tetori i vitit 2022.
GjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ« janĂ« vrarĂ« mĂ« shumĂ« se 13.000 civilĂ« â shumica shqiptarĂ« â ndĂ«rsa mijĂ«ra tĂ« tjerĂ« janĂ« zhdukur. Gjykata nĂ« PrishtinĂ« i dĂ«non me burgim dy persona pĂ«r krime lufte nĂ« KosovĂ« mĂ« 1999
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.
Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.
/REL/
The post Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burgim në rigjykim për krime lufte në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.