ROMĂ, 20qershor /ATSH / â SĂ«mundjet qĂ« prekin trurin dhe sistemin nervor janĂ« kthyer nĂ« shkakun kryesor tĂ« humbjes sĂ« shĂ«ndetit dhe aftĂ«sisĂ« sĂ« kufizuar nĂ« mbarĂ« botĂ«n, duke tejkaluar barrĂ«n e shumĂ« sĂ«mundjeve tĂ« tjera kronike.
Kjo është panorama që paraqesin studimi Global Burden of Disease 2021, i publikuar në revistën shkencore The Lancet Neurology, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Me rastin e DitĂ«s BotĂ«rore tĂ« Trurit, qĂ« shĂ«nohet mĂ« 22 korrik me temĂ«n âShĂ«ndeti i trurit: Qasje pĂ«r tĂ« gjithĂ«â, ekspertĂ«t bĂ«jnĂ« thirrje pĂ«r garantimin e aksesit tĂ« barabartĂ« nĂ« parandalim, diagnostikim tĂ« hershĂ«m, trajtim dhe rehabilitim pĂ«r tĂ« gjitha sĂ«mundjet neurologjike.
Studimi, i cili analizoi të dhëna nga 204 vende, tregon se në vitin 2021, rreth 3.4 miliardë njerëz, ose më shumë se 40% e popullsisë së botës, jetonin me të paktën një çrregullim të sistemit nervor.
Në total, këto sëmundje shkaktuan rreth 443 milionë vite jete të humbura për shkak të vdekjes së parakohshme ose jetesës me aftësi të kufizuara, duke u bërë shkaku kryesor i barrës globale të sëmundjeve.
Krahasuar me vitin 1990, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur me 18%, kryesisht për shkak të rritjes dhe plakjes së popullsisë.
Megjithatë, rreziku individual i standardizuar sipas moshës ka rënë me rreth 27%, çka tregon për përmirësime në parandalim dhe trajtim.
Ndër sëmundjet që kontribuojnë më shumë në këtë barrë janë goditja në tru (iktusi), migrena, neuropatia diabetike, encefalopatia neonatale, epilepsia, demenca dhe sëmundja e Alzheimerit. Iktusi mbetet shkaku kryesor i humbjes së shëndetit, ndërsa plakja e popullsisë po sjell një rritje të vazhdueshme të rasteve me demencë dhe Alzheimer.
Sipas studiuesve, një pjesë e konsiderueshme e këtyre sëmundjeve mund të parandalohet duke reduktuar faktorët e rrezikut të modifikueshëm, si hipertensioni arterial, diabeti, obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, duhanpirja dhe ndotja e ajrit. Kjo do të thotë se kujdesi për shëndetin e zemrës është njëkohësisht edhe kujdes për shëndetin e trurit.
Një tjetër sfidë e madhe mbetet qasja në kujdesin shëndetësor. Në shumë vende të botës, miliona njerëz nuk kanë mundësi të marrin në kohë shërbime neurologjike, ekzaminime diagnostikuese, rehabilitim apo trajtime të specializuara.
Për këtë arsye, OBSH u bën thirrje vendeve të forcojnë shërbimet neurologjike, të investojnë në trajnimin e personelit shëndetësor, të zhvillojnë rrjete të integruara të kujdesit dhe të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve neurologjike, shkruan mondosanità .it. /os/
The post FOKUS â ShĂ«ndeti i trurit, sfida e re globale: Mbi 3.4 miliardĂ« njerĂ«z jetojnĂ« me njĂ« sĂ«mundje neurologjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.