Kur mendimi opozitar âmerr maletâ
Nga Mero Baze
Shkuarja e Edi Ramës në Theth, një vit pas prishjes së ndërtimeve abuzive aty, dhe rikthimi i debatit rreth Paketës së Maleve tregon nivelin poshtërues të padijes që politika jonë ka për bujqësinë dhe fshatin.
Do të mjaftonte cektësia dhe lehtësia me të cilën thonë broçkulla për Paketën e Maleve për të kuptuar pse fshati shqiptar ka mbetur për 35 vjet rrugëve.
Kjo gjuhë në debatin publik tregon se problemi më i madh që ka opozita në Shqipëri është se nuk ka më në fokus problemet reale që ka Shqipëria, por ka fiksimet dhe paragjykimet e debilëve të saj që e përfaqësojnë publikisht.
Problemi kryesor qĂ« ka sot fshati shqiptar Ă«shtĂ« se çështja e pronĂ«sisĂ« mbi tokĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« ligjit 7501 dhe çështjes sĂ« pronĂ«s sĂ« patrashĂ«gueshme tĂ« mbetur si pronĂ« e âkatunditâ, kanĂ« bllokuar ekonominĂ« dhe e kanĂ« bĂ«rĂ« fshatin shqiptar tĂ« pafuqishĂ«m tĂ« jetĂ« kontribuues nĂ« ekonomi. Askush nuk mbjell dot fushat e ShqipĂ«risĂ« tĂ« parcelizuara me nga 500 metra katrorĂ« dhe nuk zhvillon dot turizmin nĂ« male, ku turistĂ«ve befas u del para dikush me armĂ« nĂ« dorĂ« dhe u thotĂ«: âMos kalo nga toka e gjyshit tem.â
Kush e zgjidh këtë ngërç, në fakt zgjidh hallin e fshatit shqiptar. Qeveria aktuale nuk është se ka një plan të qartë për këtë gangrenë të madhe kombëtare. Ka vetëm disa arnime të problemit.
PĂ«r shembull, Paketa e Maleve duhet kritikuar si arnim i problemit dhe jo si zgjidhje e problemit. Ajo Ă«shtĂ« njĂ« ofertĂ« pĂ«r pinjollĂ«t e banorĂ«ve tĂ« dikurshĂ«m tĂ« fshatrave qĂ« kanĂ« dĂ«shirĂ« tâi rizhvillojnĂ« ato. Dhe oferta e qeverisĂ« pĂ«r ta Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«: leje pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« biznes, por nuk u jep as pronĂ«si dhe as siguri juridike tĂ« pĂ«rhershme. Natyrisht Ă«shtĂ« njĂ« hap pĂ«rpara nga sa ishte situata, por jo njĂ« zgjidhje finale. Toka bujqĂ«sore e copĂ«zuar Ă«shtĂ« ende pa zgjidhje.
Një qeveri e guximshme shqiptare duhet të propozojë një reformë rrënjësore për pronësinë e tokës bujqësore në Shqipëri, e cila duhet të ndalë procesin e përjetshëm të ligjit 7501, që e lë tokën pa pronësi të qartë.
Të ashtuquajturat AMTP dhe shtyrja e vazhdueshme e vlefshmërisë së tyre është shtyrja e agonisë së bujqësisë shqiptare.
Shteti shqiptar duhet tĂ« vendosĂ« njĂ« orĂ« zero pĂ«r eficiencĂ«n e tokĂ«s bujqĂ«sore nĂ« ShqipĂ«ri dhe duhet tĂ« detyrojĂ« çdo posedues AMTP-je apo certifikate toke qĂ« ta funksionalizojĂ« pronĂ«n e tij nĂ« shĂ«rbim tĂ« prodhimit bujqĂ«sor, pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« ekonomisĂ« tĂ« ardhurat qĂ« burojnĂ« nga pronĂ«sia e tij mbi tokĂ«n. Reforma duhet tĂ« jetĂ« e thellĂ« dhe normalisht atipike, pasi zhvillohet nĂ« njĂ« vend ku edhe pronĂ«sia mbi tokĂ«n ka buruar nga njĂ« formĂ« atipike. Shteti duhet tĂ« jetĂ« i imponuar qĂ« çdo pĂ«llĂ«mbĂ« tokĂ« e ShqipĂ«risĂ« tĂ« punohet dhe tĂ« mos braktiset.
Tani, në vend që ta kritikojnë Edi Ramën pse nuk i bën reformat radikale, por thjesht arnon problemin, quajnë radikale Paketën e Maleve, vetëm se duan të thonë broçkulla pa e lexuar. Paketa e Maleve duhet kritikuar si hap gjysmak, madje si një kuadër ligjor që nxit vetëm biznese individuale e familjare, pa ndonjë siguri të madhe juridike.
Nuk mundesh që edhe të ankohesh se fshati po shpopullohet dhe, nga ana tjetër, të jesh kundër mundësive që krijohen për ta ripopulluar. Nuk mund të jesh edhe për zhvillimin e bujqësisë, edhe për ruajtjen e copëzimit të tokës bujqësore dhe zgjatjen e përjetshme të vlerës së AMTP-ve, që në fakt vetëm sa zgjasin agoninë e bujqësisë shqiptare.
Kjo tregon se ne në këto 35 vite nuk kemi humbur vetëm shansin që qeveritë të zhvillojnë një koncept të qartë mbi bujqësinë dhe të ardhmen e saj në raport me pronësinë mbi tokën, por kemi humbur shansin të kemi edhe një alternativë opozitare për këtë gjendje.
UnĂ« e kuptoj se njĂ« grup marksistĂ«sh thotĂ« broçkulla pĂ«r tokĂ«n dhe fshatarĂ«t, por kur shikoj qĂ« partia mĂ« e madhe e opozitĂ«s, qĂ« e mban veten pĂ«r tĂ« djathtĂ«, ka shqetĂ«sim kryesor se Paketa e Maleve do tâi çojĂ« oligarkĂ«t nĂ« fshat, e kupton qĂ« opozita e vĂ«rtetĂ« âka marrĂ« maletâ.
Problemi që ka fshati shqiptar është se ende nuk bind dot një fshatar të kthehet aty dhe nuk i mbush mendjen dot asnjë vajze të martohet në fshat. Fshatrat janë plot me djem beqarë, të cilët dikur ikin dhe i lanë prindërit vetëm aty, dhe me fusha të papunuara, sepse secili ka nga 500 metra tokë pa letra.
Kurse opozitarët tanë të Facebook-ut dhe Instagram-it kanë hall se mos u është mbushur mendja biznesmenëve të mëdhenj të investojnë në fshat. Por, kur të mbërrijë ajo ditë, na njoftoni se shpëtuam fshatin dhe Shqipërinë.




