SHBA ndalon instalimin e TikTok-ut në pajisjet federale
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së këtë javë ka arritur në përfundimin se ligji që kërkonte heqjen e TikTok-ut nga pajisjet qeveritare nuk zbatohet më për versionin aktual amerikan të aplikacionit.
Opinioni ligjor u publikua gjashtë muaj pasi operacionet e TikTok-ut në SHBA iu transferuan një grupi sipërmarrjesh, shumica e të cilave janë amerikane, ndërsa kompania ByteDance me bazë në Pekin mbajti një pjesëmarrje prej 19,9 për qind.
TikTok-u është përballur prej vitesh me shqyrtim të shtuar në SHBA për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë kombëtare, duke e vënë platformën përballë rrezikut të një ndalimi në mbarë vendin.
NĂ« fund tĂ« vitit 2022, Kongresi i SHBA-sĂ« miratoi me mbĂ«shtetje dypartiake njĂ« ligj qĂ« kĂ«rkonte nga agjencitĂ« e degĂ«s ekzekutive tĂ« heqin TikTok-un nga pajisjet federale. Sipas ABC News, ligji zbatohej gjithashtu pĂ«r âçdo aplikacion ose shĂ«rbim pasardhĂ«s tĂ« zhvilluar ose ofruar nga ByteDance Limited ose nga njĂ« entitet nĂ« pronĂ«si tĂ« ByteDance Limitedâ.
Të enjten, Zyra e Këshilltarit Ligjor e Departamentit të Drejtësisë tha në një opinion prej 12 faqesh, drejtuar zv/këshilltarit të presidentit, se ligji nuk zbatohet më për versionin aktual amerikan të TikTok-ut.
âKongresi ndaloi vetĂ«m versionin e TikTok-ut qĂ« ndante tĂ« njĂ«jtat karakteristika problematike tĂ« pronĂ«sisĂ«â, thuhet nĂ« opinion.
Megjithatë, pavarësisht këtij vlerësimi ligjor, agjencitë federale mund të vazhdojnë ta ndalojnë aplikacionin në pajisjet qeveritare për arsye të menaxhimit të personelit, përfshirë produktivitetin.
Kufizimet fillimisht u vendosën për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare se informacione të ndjeshme qeveritare mund të aksesoheshin nga entitete kineze përmes aplikacionit.
Në vitin 2024, Kongresi i SHBA-së miratoi legjislacion që synonte të ndalojë efektivisht TikTok-un në të gjithë SHBA-në, nëse ByteDance nuk do të shiste operacionet e saj amerikane. Një ditë para se ligji të hynte në fuqi, presidenti Donald Trump udhëzoi Departamentin e Drejtësisë të mos e zbatonte atë, duke theksuar se administrata e tij po punonte për një marrëveshje./KultPlus.com










