Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kina sfidon dominimin amerikan në inteligjencën artificiale, Xi kërkon rol udhëheqës global

Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se Pekini synon të luajë një rol udhëheqës në krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale, duke e paraqitur Kinën si një alternativë ndaj Shteteve të Bashkuara në garën për dominimin teknologjik. Gjatë hapjes së Konferencës Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shangai, Xi u bëri thirrje […]

The post Kina sfidon dominimin amerikan në inteligjencën artificiale, Xi kërkon rol udhëheqës global appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt

Prokuroria e Posaçme vlerësoi se 23 kërkesat e Ilir Beqajt përmes të cilave kundërshton akuzën por edhe veprimet proceduriale të organit hetues, janë të pabazuara në ligj dhe duhet të rrëzohen. Në shumicën prej pikave, Edvin Kondili relatoi se pretendimet e të pandehurit kanë marrë përgjigje në fazën hetimore, në seancë paraprake që gjenden përmes […]

The post Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës (Emrat)

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Durrësit. Njëri prej të arrestuarve është Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin. Sipas Policisë, Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar atë me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim […]

The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Edmond Sulës/ Autori dyshohet se veproi i vetëm, u zhduk në këmbë përmes pyllit (Detaje)

Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori i vrasjes së Edmond Sulës ka vepruar i vetëm dhe të gjitha lëvizjet i ka kryer në këmbë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë nuk rezulton që autori të ketë përdorur makinë për t’u larguar. Hetuesit kanë dyshime të forta se autori ka qëndruar i fshehur […]

The post Vrasja e Edmond Sulës/ Autori dyshohet se veproi i vetëm, u zhduk në këmbë përmes pyllit (Detaje) appeared first on BoldNews.al.

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Numri i viktimave nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në muajin qershor është rritur në 4,930 persona. Lajmin e bëri të ditur ligjvënësi venezuelian Jorge Rodriguez, ndërsa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se deri në 50 mijë persona mund të rezultojnë ende të zhdukur, teksa shumë prej tyre dyshohen se ndodhen nën rrënoja. Fatkeqësia natyrore […]

The post Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, shkon në 5 mijë numri i viktimave appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko. Selmani nuk u paraqit në seancë. Tashmë, nga arresti në shtëpi, ai duhet të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë. Çështja u rikthye për gjykim në […]

The post Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin appeared first on BoldNews.al.

Emri/ Dhunohet polici në Sarandë, disa të shoqëruar

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë është dhunuar nga disa persona. Oficeri ka qenë duke lëvizur me motor, kur fillimisht është fyer dhe më pas është kanosur nga një grup […]

The post Emri/ Dhunohet polici në Sarandë, disa të shoqëruar appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti godet Greqinë, sa ishte forca dhe raportimet e para

Greqia është tronditur nga një tjetër tërmet i radhës, duke shkaktuar panik tek banorët. Forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 3.8 Rihter dhe ndodhën në orën 15:45 (16 korrik), në zonën detare në veri të Lasithit, Kretë. Kjo zonë është goditur shpesh nga tërmetet gjatë këtij viti. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra […]

The post Tërmeti godet Greqinë, sa ishte forca dhe raportimet e para appeared first on BoldNews.al.

Alarm për tregun e energjisë/ Irani u bën thirrje Huthëve të përgatiten për mbylljen e Detit të Kuq

Zinxhiri global i energjisë duket se po përballet me një kërcënim të ri pas zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit pasi Irani thuhet se u ka kërkuar Huthive të Jemenit të jenë të gatshëm të mbyllin korridorin e transportit detar të naftës në Detin e Kuq në rast se Shtetet e Bashkuara sulmojnë infrastrukturën energjetike iraniane. […]

The post Alarm për tregun e energjisë/ Irani u bën thirrje Huthëve të përgatiten për mbylljen e Detit të Kuq appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu në Ores, pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës, ka djegur tashmë mbi 45 mijë hektarë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se do të duhen disa ditë për ta vënë situatën nën kontroll. Sipas Roberto Bermúdez de Castro, përfaqësues i qeverisë rajonale të Aragonës, bëhet fjalë për një zjarr me […]

The post Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë appeared first on BoldNews.al.

Jonaid Myzyri i jep 6 mln € Vilma Nushit, deputetit të PS Vasil Llajo dhe mjekëve-biznesmenë të Traumës

Jonaid Myzyri po bën namin si titullar i OBP, aq sa e ka nisur me lopatë floriri nxjerrjen nga thesi të fondeve të Shëndetësisë për oligarkët më të mëdhenj të vendit. Në një tender të fundit me vlerë mbi 6.1 MILIONË € për Traumën e Edlira Bodes ka plasur korrupsioni sheshit. Në tenderin me vlerë […]

The post Jonaid Myzyri i jep 6 mln € Vilma Nushit, deputetit të PS Vasil Llajo dhe mjekëve-biznesmenë të Traumës appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut. Ankimimi ishte bërë nga avokatët e ish-zv/kryeministres Balluku, e cila e cilësonte të paligjshëm masën e vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK që nga fillimi i këtij viti. Balluku është nën akuzë nga SPAK për tunelin e Llogarasë, 11 […]

The post Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ballukut, mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra appeared first on BoldNews.al.

Deklaratat skandaloze të Paunoviç ndaj Kosovës, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së ministres të Qeverisë serbe, Snezhana Paunoviç, lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë dhe shprehu habinë që ajo vazhdon të mbetet ministre. Kos u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate për anëtarësim në BE që të kenë parasysh se çdo fjalë […]

The post Deklaratat skandaloze të Paunoviç ndaj Kosovës, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

Janë zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky vendim nga prokuroria e Tiranës u mor pasi sipas saj nevojiten edhe disa veprime të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër avokati i të riut që qëlloi Kalanë, Elvis Shkambit, ka kundërshtuar vendimin […]

The post Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet appeared first on BoldNews.al.

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

Projektligji për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” u shoqërua me replika në Kuvend, ku deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësime për përdorimin e tokave bujqësore për parqe fotovoltaike dhe eolike. Braçe kërkoi që kufijtë për zhvillimin e këtyre projekteve të përcaktohen qartë në ligj dhe jo të lihen në dorë të vendimeve […]

The post Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim appeared first on BoldNews.al.

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

Një 18-vjeçar në Shkodër ka plagosur me thikë një 32-vjeçar pas një konflikti mes tyre. Arvin Fregjaj e ka sulmuar Vildan Kepëcën në poliklinikën e qytetit dhe më pas është larguar. Fatmirësisht, i lënduari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se gjatë rrugës për në vendngjarje, kishin marrë […]

The post I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi është marrë disa ditë më parë, ndërsa trupa gjykuese ka konfirmuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, duke mos pranuar kërkesën e Bozos për një masë […]

The post Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo appeared first on BoldNews.al.

Hegseth vendos të bëhen teste testosteroni për ushtarakët amerikanë

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për mungesë testosteroni si pjesë e kontrolleve vjetore shëndetësore. Në një video të postuar në rrjetin social X, Hegseth tha se kontrollet do të behen për të siguruar që ushtarakët amerikanë kanë nivelet e […]

The post Hegseth vendos të bëhen teste testosteroni për ushtarakët amerikanë appeared first on BoldNews.al.

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

Elisa Spiropali ka publikuar platformën e saj për një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”, një dokument që kërkon ndryshime në funksionimin e shtetit dhe të Partisë Socialiste, duke vendosur në qendër forcimin e institucioneve, demokraci të brendshme dhe një ndarje më të qartë mes partisë dhe administratës publike. Platforma, përmban një sërë propozimesh që lidhen […]

The post Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

Një situatë gazmore ndodhi pas përfundimit të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, pasi shënimet e Jordan Pickford përfunduan në duart e pjesëtarëve të Albicelestes. Konkretisht, u zbuluan udhëzimet e detajuara të stafit teknik të Anglisë për portierin e kombëtares, në rast se gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2026 do të vendosej nga […]

The post Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë appeared first on BoldNews.al.

❌