Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

Dashi Dite shume e trazuar dhe e mbushur me debate te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume persona do ndërhyjnë ne jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën. Beqaret nuk do jene te qarte për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do i pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne […]

The post Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026 appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i parë serioz i takoi Laçit, por mesfushori nuk shfrytëzoi si duhet një top të ardhur nga krahët. Në minutën e nëntë, mysafirët përfituan nga një “përgjumje” e mbrojtjes tonë dhe kaluan në avantazh, falë golit të Sinanit, i […]

The post Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania” appeared first on BoldNews.al.

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Gjermania do të intensifikojë përpjekjet për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe përshpejtimin e investimeve në mbrojtje, mes shqetësimeve të vazhdueshme për kërcënimin që, sipas Berlinit, paraqet Rusia. Kështu deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë aktiviteteve të Ditës së Forcave të Armatosura Gjermane në Neubiberg. Pistorius theksoi se situata aktuale e sigurisë […]

The post Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus appeared first on BoldNews.al.

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

Një fletë e madhe e gjatë është vendosur në mes të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pasditen e sotme në mbyllje të protestës kundër Ramës. Në ‘çarçafin’ e bardhë protestuesit kanë shkruar të gjitha padrejtësisë që ata mendojnë se u kanë ardhur nga keqqeverisja. Në listë përfshihet, ikja e të afërme në emigrim, pagat e ulëta, […]

The post ‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

Ashtu si ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara Alrinda Pogaj dyshohet se qëndron në krye të një grupi kriminal, i cili vepron në manipulimin e procedurave tenderuese, paracaktimin e fituesve të tenderave, korrpsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash dhe mashtrim. Disa sinjalizime, fakte, rrethana dhe dëshmi të kryqëzuara […]

The post Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave appeared first on BoldNews.al.

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, pasditen e kësaj të shtune, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar projektin në Zvërnec dhe për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. Pas fjalimeve të mbajtura në podium, protestuesit janë larguar nga bulevardi dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Në ditët e kaluara të […]

The post “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

Një aksident  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”. Dy automjete tip “ Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të […]

The post Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë appeared first on BoldNews.al.

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

Programi Botëror i Ushqimit dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë paralajmërojnë se uria po përkeqësohet në disa nga rajonet më të prekura të botës, ndërsa konfliktet, krizat ekonomike dhe kushtet ekstreme klimatike vazhdojnë të rëndojnë situatën, sipas AP. Sipas raportit të tyre më të fundit, zonat me rrezikun më të lartë […]

The post OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës appeared first on BoldNews.al.

Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe sisteme radarësh iranianë, ndërsa Irani lëshoi raketa drejt bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Ushtria amerikane tha se sulmet erdhën si përgjigje ndaj katër dronëve iranianë të tipit “sulm njëkahësh”, të lëshuar drejt Ngushticës së […]

The post Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik appeared first on BoldNews.al.

Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje

Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit 2025, Gentian Çela është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Lushnjë, në një proces të brendshëm të zhvilluar së fundmi në këtë strukturë lokale të partisë. Çela ka qenë kandidat i PD-së në zgjedhjet e kaluara të vitit 2025 në listë të hapur, ku ka […]

The post Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

Shqipëria po zhvillon këtë të shtunë ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e teknikut të ri, Rolando Maran, vetëm pak ditë pas humbjes 0-1 me Izraelin. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 1-0 të Luksemburgut, falë golit të realizuar nga Danel Sinani në minutën e 8-të. Shqipëria reagoi pas golit të pësuar dhe mori […]

The post Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania” appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të zhvilluara ditët e fundit kundër projektit turistik në zonën e Nartës, duke tentuar të minimizojë pjesëmarrjen dhe duke akuzuar mediat dhe rrjetet sociale për shtrembërim të realitetit. Në një postim në “X”, Rama shkruan se protesta e fundit ka mbledhur rreth 2 mijë persona, ndërsa sipas tij, edhe […]

The post Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta! appeared first on BoldNews.al.

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

Një apartament që dyshohet se përdoret nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, Dritan Agolli, ka rënë pre e një grabitjeje ditët e fundit. Sipas raportimeve, nga banesa janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash në valutë, bizhuteri, orë të shtrenjta floriri me diamante, si dhe sende të tjera me vlerë. Por pvarësisht rëndësisë […]

The post Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici appeared first on BoldNews.al.

“Çohu nga kafja”, protestë edhe në Fier kundër Ramës

Me thirrjen “Çohu nga kafja”, ka nisur protesta e radhës kundër ndërtimit të resortit të Zvërnecit, në sheshin qendror të Fierit. Në fjalën e tyre protestuesit kanë kundërshtuar jo vetëm politikat e qeverisë për shitjen e pronave publike, por edhe politikat që kanë varfëruar popullin. Protestuesit i kanë bërë thirrje njëherazi kryeministrit Rama të ballafaqohet […]

The post “Çohu nga kafja”, protestë edhe në Fier kundër Ramës appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Nga ironia te kritikat për Ramën, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

Këtë të shtunë është shënuar dita e 7-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë, kundër projektit në Zvërnec duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Qytetarët mbajnë në duar pankarta të shumta me mesazhe të ndryshme. Mes tyre shfaqen thirrje me karakter social dhe ekonomik, ndërsa nuk mungojnë edhe slogane […]

The post FOTO/ Nga ironia te kritikat për Ramën, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës appeared first on BoldNews.al.

I sëmuri me kancer para kryeministrisë: Rama turpi i kësaj godine! Po vdesin njerëzit…

Një qytetar që prej tre vitesh po përballet me kancerin iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ku përcolli një mesazh të fortë kundër qeverisë. Ai akuzoi qeverinë për gjendjen e sistemit shëndetësor dhe problemet e vendit. Sipas tij. në Shqipëri mungojnë zhvillimi dhe perspektiva, ndërsa vendi përballet me korrupsion dhe keqqeverisje. Sipas tij Rama është turpi i […]

The post I sëmuri me kancer para kryeministrisë: Rama turpi i kësaj godine! Po vdesin njerëzit… appeared first on BoldNews.al.

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, shtohet numri i qytetarëve kundër Ramës

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe në Elbasan këtë të shtunë, protestë e cila nisi kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. Dita e djeshme ishte dita e parë e protestës në këtë qytet duke pasur dhe më pak protestues, ndërsa sot raportohet për një numër më të lartë të pjesmarrësve. […]

The post Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, shtohet numri i qytetarëve kundër Ramës appeared first on BoldNews.al.

‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës

‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania”, duke iu bashkuar protestës së shtatë qytetare para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. Kujtojmë që kombëtarja shqiptare luan sot në orën 20:00 përballë Luksemburgut, testi i dytë miqësor për trajnerin Maran, pas humbjes ndaj Izraelit. Ndërkohë që paralelisht […]

The post ‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët e bizneset, bashkia e Sakos asnjë masë

Reshjet intensive të shiut gjatë natës të së mërkurës kanë përkeqësuar situatën në kodrën e Currilave në Durrës, ku rrëshqitjet e dheut vazhdojnë të rrezikojnë banesat dhe bizneset turistike të vendosura në këmbët e saj. Banorët e disa pallateve pranë zonës së njohur si Brryli kaluan orë të tëra jashtë banesave nga frika se masat […]

The post Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët e bizneset, bashkia e Sakos asnjë masë appeared first on BoldNews.al.

Qytetarja: Kush e organizoi protestën në Tiranë

Në protestën e shtatë radhazi kundër ndërhyrjeve në zonën e Zvërnecit, qytetarët kanë dhënë një përgjigje përballë aludimeve mbi organizimin e tubimit. Mes thirrjeve për mbrojtjen e pasurive natyrore, një nga pjesëmarrëset hodhi poshtë çdo pretendim për organizim nga aktorë të jashtëm, duke theksuar se protestën e organizuan, sipas saj, ata që i vodhën dhe […]

The post Qytetarja: Kush e organizoi protestën në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌