❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protestuesit paraqesin 5 kushte për qeverinë: Dorëheqja e Ramës në krye të listës

Nga protesta e organizuar nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, qytetarĂ«t prezantuan pesĂ« kĂ«rkesa qĂ« i cilĂ«suan si tĂ« panegociueshme dhe qĂ« i drejtohen kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, pas pesë ditësh protestash të pandërprera në Tiranë, qytetarët janë të vendosur të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e këtyre kërkesave.

Organizatorët deklaruan se protesta është një nismë e qytetarëve të lirë dhe nuk drejtohet nga forca politike, por nga individë që, sipas tyre, janë bashkuar për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit.

Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

1. Dorëheqjen e qeverisë;

2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit theksuan se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Protesta e pestë/ Qytetarët thirrje para kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës

Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku kanë vijuar tubimin e tyre me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

Pasi kanĂ« pĂ«rfunduar marshimin nga sheshi “SkĂ«nderbej” dhe Bulevardi “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, qytetarĂ«t janĂ« ndalur pĂ«rpara KryeministrisĂ«, ku kanĂ« intensifikuar thirrjet e tyre politike, duke kĂ«rkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe tĂ« gjithĂ« klasĂ«s aktuale politike.

Protestuesit kanë vendosur pankarta në rrethimin e godinës dhe kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, duke e cilësuar situatën politike dhe vendimmarrjen aktuale si të papranueshme për qytetarët.

Gjatë tubimit janë dëgjuar slogane të përsëritura për ndryshim politik dhe largim të qeverisë në detyrë, ndërsa organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për vijimin e presionit qytetar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Forca të shtuara të Policisë së Shtetit janë vendosur në perimetrin e Kryeministrisë për të monitoruar situatën dhe për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm të protestës.

Tubimi pritet të vijojë gjatë orëve në vijim, ndërsa mbeten të paqarta hapat e ardhshëm të organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri ShqipĂ«rinĂ«, mbylleni gojĂ«n

Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, ka reaguar ashpër ndaj protestuesve kundër projektit në Zvërnec.

Noizy, i cili njihet edhe si mbështetës dhe përfitues i qeverisë Rama, ka shpërthyer me një fjalor të rëndë, duke thënë se qytetarët të mos bëjnë si moralistë, por kush do ndryshim të dalë në protestë.

Sipas tij, është duke e shitur njeri Shqipërinë dhe për këtë qytetarët duhet të rrini të qetë. Ai ka sjellë edhe shembuj, ku deklaron se në Durrës ka mjaft shtetas të huaj që kanë blerë prona në Durrës.

Por, pas pak reperi e ka fshirë postimin e tij nga Instagrami.

“Na keni rrujt lesht
 Kush do ndryshim, dilni nĂ« protestĂ«, mos na bĂ«ni si moralistĂ« shumĂ« se na keni ça k***. Nuk Ă«shtĂ« duke e shitur njeri ShqipĂ«rinĂ«, rrini tĂ« qetĂ«. UnĂ« njoh shumĂ« polakĂ«, rusĂ«, grekĂ«, gjermanĂ« e austriakĂ« qĂ« kanĂ« blerĂ« toka, shtĂ«pi e prona nĂ« DurrĂ«s. E çfarĂ« do tĂ« thotĂ« kjo?

TashmĂ« e dini qĂ« ka protestĂ«. Dilni aty dhe mbylleni gojĂ«n. Kush ka prona atje dhe kujtime me atĂ« vend, le tĂ« dalĂ« nĂ« protestĂ«. UnĂ« nuk u besoj pĂ«rrallave qĂ« po shitet ShqipĂ«ria te Izraeli, prandaj nuk dal nĂ« protestĂ« dhe as kam ndĂ«rmend tĂ« dal. Madje, unĂ« jam pro investimit gjigand pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.”- tha Noizy.

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve:

Pas vrasjes së efektivit, Hita urdhëron hetim: Kush e organizoi operacionin pa mbështetjen e RENEA-s?

Ngjarja tragjike e ndodhur nĂ« Malin Bode tĂ« Maliqit, ku humbi jetĂ«n efektivi i ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ka ngritur pikĂ«pyetje jo vetĂ«m pĂ«r rrethanat e pĂ«rplasjes me armĂ«, por edhe pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si u organizua operacioni policor.

Në deklaratën e tij publike pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, bëri të ditur se ka urdhëruar një hetim të brendshëm për të verifikuar nëse janë zbatuar procedurat standarde të punës dhe për të kuptuar pse Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nuk kishte kërkuar mbështetje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Deklarata e Hitës lë të kuptohet se operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari mund të jetë organizuar në nivel vendor, pa përfshirjen ose pa autorizimin e strukturave qendrore dhe forcave speciale kombëtare.

“Kam urdhĂ«ruar DrejtorinĂ« e Standardeve Profesionale pĂ«r tĂ« nisur njĂ« hetim mbi zbatimin e procedurave standarde tĂ« punĂ«s pĂ«r kapjen e shtetasit nĂ« kĂ«rkim dhe pse Drejtoria Vendore e PolicisĂ« Korçë nuk ka kĂ«rkuar ndihmĂ« nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e PolicisĂ« sĂ« Shtetit pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ« ose Repartin Special RENEA”, deklaroi Hita.

Kjo është hera e parë që vetë kreu i Policisë së Shtetit ngre publikisht dyshime mbi mënyrën e koordinimit të operacionit, duke hapur diskutimin nëse strukturat qendrore kanë qenë apo jo në dijeni të plotë të ndërhyrjes ndaj një personi të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Sipas të dhënave zyrtare, Violand Braçellari ishte prej vitesh në kërkim nga autoritetet dhe për kapjen e tij ishin organizuar disa operacione të mëparshme, madje edhe me përfshirjen e forcave speciale. Megjithatë, operacioni i mëngjesit të së enjtes u mbyll me pasoja të rënda për Policinë e Shtetit.

Gjatë ndërhyrjes në zonën e Lozhanit, Braçellari dyshohet se hapi zjarr ndaj efektivëve që kishin rrethuar vendin ku ai fshihej. Si pasojë mbeti i vrarë inspektori Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa u plagos inspektori Edison Adri. Pas shkëmbimit të zjarrit, i kërkuari mbeti i plagosur dhe u arrestua.

Ndërsa Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po hetojnë rrethanat e ngjarjes, hetimi i urdhëruar nga Drejtori i Përgjithshëm pritet të sqarojë nëse janë respektuar zinxhiri komandues dhe procedurat e planifikimit për një operacion me nivel kaq të lartë rreziku.

PĂ«rtej pĂ«rplasjes me armĂ« qĂ« i kushtoi jetĂ«n njĂ« efektivi, pyetja qĂ« mbetet pĂ«r t’u zbardhur Ă«shtĂ« nĂ«se operacioni ishte koordinuar me strukturat qendrore tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe nĂ«se mund tĂ« ishin shmangur pasojat tragjike me njĂ« angazhim mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« forcave speciale.

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Nis marshimi drejt kryeministrise

Bulevardi “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nĂ« TiranĂ« Ă«shtĂ« mbushur sot me protestues qĂ« i janĂ« bashkuar tubimit kundĂ«r projektit pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« resorti turistik nĂ« zonĂ«n e mbrojtur tĂ« ZvĂ«rnecit.

Pas grumbullimit fillestar nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, qytetarĂ«t kanĂ« nisur marshimin drejt KryeministrisĂ«, duke mbajtur pankarta dhe duke shprehur kundĂ«rshtinĂ« e tyre ndaj projektit qĂ«, sipas protestuesve, cenon njĂ« nga pasuritĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme natyrore tĂ« vendit.

Në krye të kolonës së protestuesve janë parë gra dhe fëmijë, në një mesazh simbolik për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së brezave të rinj. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar anulimin e projektit dhe mbrojtjen e plotë të zonës së Zvërnecit.

Prania e forcave të Policisë së Shtetit ka qenë e shtuar përgjatë gjithë itinerarit të protestës, për të garantuar rendin publik dhe mbarëvajtjen e tubimit.

Protesta e sotme është e pesta radhazi dhe vjen në vijim të kundërshtimeve të vazhdueshme publike ndaj projektit të resortit turistik, për të cilin aktivistët dhe banorët pretendojnë se rrezikon ekosistemin dhe statusin e zonës së mbrojtur të Zvërnecit.

Axhenda/Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama

Kryeministri Edi Rama do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« Samitin BE–Ballkani PerĂ«ndimor, i cili do tĂ« zhvillohet mĂ« 5 qershor (tĂ« premten) në Tivat tĂ« Malit tĂ« Zi.

Takimi do tĂ« kryesohet nga Presidenti i KĂ«shillit Europian, Antonio Costa, ndĂ«rsa do tĂ« mikpritet nga Presidenti i Malit tĂ« Zi, Jakov Milatović. NĂ« Samit do tĂ« marrin pjesĂ« gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe PĂ«rfaqĂ«suesja e LartĂ« e BE-sĂ« pĂ«r PolitikĂ«n e Jashtme dhe SigurinĂ«, Kaja Kallas.

NĂ«n temĂ«n “Prosperiteti i PĂ«rbashkĂ«t dhe Stabiliteti i BE-sĂ« dhe Ballkanit PerĂ«ndimor”, liderĂ«t do tĂ« diskutojnĂ« mbi ecurinĂ« e procesit tĂ« zgjerimit tĂ« Bashkimit Europian, integrimin gradual tĂ« vendeve tĂ« rajonit nĂ« tregun dhe politikat e BE-sĂ«, si dhe zbatimin e Planit tĂ« Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor.

Programi i samitit nis me ceremoninĂ« zyrtare tĂ« mirĂ«seardhjes tĂ« organizuar nga Presidenti i Malit tĂ« Zi, Jakov Milatović. MĂ« pas do tĂ« zhvillohet seanca plenare e samitit, ku liderĂ«t do tĂ« shkĂ«mbejnĂ« pikĂ«pamje mbi prioritetet e pĂ«rbashkĂ«ta europiane dhe rajonale.

Samiti do të shërbejë gjithashtu si një platformë për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni dhe Europa, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Takimi nĂ« Tivat zhvillohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« AgjendĂ«s Strategjike tĂ« KĂ«shillit Europian 2024–2029 dhe konfirmon rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« Bashkimi Europian i kushton perspektivĂ«s europiane tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit të mbajtur në Bruksel.

Axhenda:
11:00 Mbërritjet
12:00 Seanca plenare
13:30 Foto familjare, pushim i shkurtër kulturor
14:00 Dreka
Rreth orĂ«s 15:30 konferencĂ« pĂ«r shtyp nga Presidenti Costa, Kryeministri Milatović and Presidentja von der Leyen
16:00 Daljet dhe deklaratat për shtyp

Nis protesta kundër investimit në Zvërnec, qytetarët drejt Kryeministrisë

Ka nisur grumbullimi i qytetarĂ«ve nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” nĂ« TiranĂ«, ku Ă«shtĂ« paralajmĂ«ruar njĂ« protestĂ« kundĂ«r projektit pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« resorti luksoz nĂ« zonĂ«n e ZvĂ«rnecit.

Qytetarët, të pajisur me flamuj dhe pankarta, janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të artikulojnë kërkesat e tyre kundër projektit që, sipas tyre, cenon interesin publik dhe mjedisin e zonës bregdetare.

OrganizatorĂ«t e protestĂ«s e kanĂ« cilĂ«suar tubimin si njĂ« reagim paqĂ«sor qytetar, duke ftuar nĂ« pjesĂ«marrje tĂ« gjithĂ« ata qĂ« ndihen tĂ« pakĂ«naqur me politikat aktuale dhe qĂ«, sipas tyre, janĂ« “braktisur nga partitĂ« kryesore”.

“Reagim paqĂ«sor. MirĂ«presim tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« braktisur nga PS dhe PD”, Ă«shtĂ« dĂ«gjuar tĂ« thuhet nga disa prej pjesĂ«marrĂ«sve gjatĂ« grumbullimit nĂ« shesh.

Protesta pritet të vijojë me marshim drejt Kryeministrisë, ku organizatorët kanë paralajmëruar mbajtjen e fjalimeve dhe paraqitjen e kërkesave të tyre ndaj qeverisë.

Autoritetet nuk kanë raportuar deri më tani incidente, ndërsa Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa për garantimin e rendit publik dhe shmangien e çdo përshkallëzimi të situatës.

Diskutimi nĂ« Kuvend, Braçe: Greqia s’ka asnjĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« mbajĂ« sigurimet shoqĂ«rore tĂ« shqiptarĂ«ve! Po shkel tĂ« drejtat e njeriut

Deputeti socialist Erion Braçe i ka kërkuar shtetit grek që të nënshkruajnë marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë.

Nga salla e Kuvendit, Braçe tha se e drejta e sigurimeve shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Greqi, është një e drejtë themelore e tyre, e cila sipas deputetit socialist, po iu mohohet. Braçe shtoi se Greqia ua ka njohur sigurimet shoqërore polakëve e rumunëve.

Ai tha gjithashtu se Sali Berisha nĂ« kohĂ«n qĂ« ka qenĂ« kryeministĂ«r, nuk ka bĂ«rĂ« asgjĂ« pĂ«r njohjen e pensioneve tĂ« shqiptarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« Greqi.“Ajo qĂ« dhemb shumĂ« nĂ« kĂ«tĂ« histori, Ă«shtĂ« marrĂ«veshje me GreqinĂ«. Berisha ka qenĂ« disa herĂ« kryeministĂ«r i ShqipĂ«risĂ« disa herĂ«, por nuk ia doli tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r punĂ«torĂ«t shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ«, kanĂ« punuar e kontribuar, kanĂ« mbajtur ekonominĂ« e GreqisĂ«, nĂ« harkun e viteve tĂ« tij. Edhe sot qĂ« e kishte mundĂ«sinĂ« tĂ« fliste pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ«, nuk e tha asnjĂ« fjalĂ«. Sepse pĂ«r tĂ« shqiptarĂ«t e GreqisĂ«, apo punĂ«torĂ«t shqiptarĂ« tĂ« GreqisĂ«, janĂ« kundĂ«rshtarĂ«. JanĂ« njerĂ«z qĂ« kanĂ« votuar 90-95% PS-nĂ«.

Prandaj pĂ«r ta nuk duhet folur. Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« histori pensionesh, por njĂ« çështje themelore e tĂ« drejtave tĂ« njeriut, e shqiptarĂ«ve qĂ« punojnĂ« e jetojnĂ« nĂ« Greqi. Greqia s’ka asnjĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« mbajĂ« atje kontributet e sigurimeve shoqĂ«rore tĂ« shqiptarĂ«ve. Kur nuk u jep atyre asnjĂ« shĂ«rbim. KonkurrojmĂ« ne si vende fqinje edhe pĂ«r informalitet. Greqia po shkel tĂ« drejtat themelore tĂ« shqiptarĂ«ve. PolakĂ«ve e rumunĂ«ve Greqia ua ka njohur sigurimet shoqĂ«rore. Si ka mundĂ«si qĂ« Greqia kujtohet pĂ«r tĂ« drejtat e shtetasve shqiptarĂ« kĂ«tu nĂ« ShqipĂ«ri dhe nuk kujtohet pĂ«r tĂ« drejtat e shtetasve shqiptarĂ« nĂ« Greqi”, tha mes tĂ« tjerash Braçe.

Lidhur me protestën e zhvilluar gjatë këtyre ditëve kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec të Vlorës, Braçe tha se atje ka shumë qytetarë të ndershëm, ashtu siç sipas tij ka edhe njerëz që kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime politike.

Ai gjithashtu akuzoi kryedemokratin Sali Berisha pĂ«r ndryshim tĂ« qĂ«ndrimit pĂ«r investimin nĂ« ZvĂ«rnec dhe protestat qĂ« po zhvillohen kundĂ«r ndĂ«rtimit tĂ« resortit.“Me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n Sali, unĂ« nuk hiqem, unĂ« jam. Ashtu siç edhe ti Sali je. TĂ« njohin shqiptarĂ«t, tĂ« njohin ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t, tĂ« njeh edhe drejtĂ«sia. Je njeri i famshĂ«m Sali nĂ« kĂ«tĂ« lĂ«m. Por kjo qĂ« bĂ«n qĂ« njĂ« ditĂ« thua njĂ« gjĂ«, ditĂ«n tjetĂ«r thua njĂ« gjĂ« tjetĂ«r, natyrisht qĂ« kjo na ndan. UnĂ« nuk e bĂ«j dot atĂ« gjĂ«. UnĂ« them qartĂ«sisht atĂ« qĂ« mendoj. Me kĂ«tĂ« historinĂ« e kĂ«saj protestĂ«s, unĂ« nuk e ndĂ«rroj qĂ«ndrimin si ty. NĂ« atĂ« protestĂ« ka shumĂ« qytetarĂ«, ashtu siç ka edhe pĂ«rfitues politik. JanĂ« banalĂ«. JanĂ« gjithmonĂ« atje nĂ« atĂ« protestĂ«. Ashtu siç ka doemos njerĂ«z qĂ« protestat duan t’i evidentojnĂ«, t’i bĂ«jnĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha seç janĂ«. JanĂ« edhe kĂ«ta konspiracionistĂ«t konservatorĂ« qĂ« sajojnĂ« shitjen e njĂ« vendi, ashtu siç ka edhe tĂ« rreshtuar me ta, qĂ« i bĂ«sojnĂ« tĂ« gjitha. NĂ« fund ka edhe rrugeçër banalĂ«, qĂ« nuk u vjen turp fare nga robt e tyre, kur shajnĂ« robt e tĂ« tjerĂ«ve”, vijoi mĂ« tej Braçe.

Softa ngre pikëpyetje për operacionin në Maliq: A u nënvlerësua rrezikshmëria e autorit?

Ngjarja tragjike në Maliq, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur kolegu i tij Edison Adri, ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si u organizua operacioni policor.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi se autori i dyshuar ishte një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë dhe me njohuri ushtarake, çka sipas tij kërkonte masa të shtuara sigurie.

Sipas Softës, operacioni mund të kishte përfshirë më shumë forca speciale dhe mjete mbështetëse, si dronë apo helikopterë, për të minimizuar rrezikun për efektivët në terren.

“PĂ«rballĂ« kishim njĂ« person tĂ« armatosur, tĂ« kĂ«rkuar prej vitesh dhe me pĂ«rvojĂ« ushtarake. Kjo e bĂ«nte operacionin tepĂ«r tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, u shpreh eksperti.

Ai theksoi se hetimet që pritet të zhvillohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria duhet të analizojnë jo vetëm ngjarjen kriminale, por edhe mënyrën e drejtimit të operacionit, komunikimin mes strukturave dhe respektimin e protokolleve.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes që tronditi Policinë e Shtetit dhe opinionin publik.

Kremlini: BE-ja ka nevojë për naftën dhe gazin rus për të mbijetuar

Evropa ka nevojĂ« pĂ«r naftĂ«n dhe gazin rus pĂ«r tĂ« “mbijetuar” krizĂ«n energjitike tĂ« shkaktuar nga lufta nĂ« Lindjen e Mesme.

KĂ«shtu deklaroi i dĂ«rguari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, nĂ« margjinat e Forumit Ekonomik NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« ShĂ«n Petersburgut (SPIEF).“Bota Ă«shtĂ« nĂ« prag tĂ« njĂ« krize shumĂ« serioze energjitike pĂ«r shkak tĂ« paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« nĂ« Lindjen e Mesme”, tha Dmitriev, duke shtuar se “qĂ« Evropa ta kapĂ«rcejĂ« kĂ«tĂ« krizĂ«, duhet tĂ« gjejĂ« mĂ«nyra pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me RusinĂ« dhe pĂ«r tĂ« rivendosur rrjedhat e naftĂ«s dhe gazit nga Rusia”.

Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të lartë të Iranit në një të ardhme të afërt

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja do tĂ« largojĂ« uraniumin e pasuruar nĂ« nivel tĂ« lartĂ« nga Irani nĂ« “tĂ« ardhmen e afĂ«rt” dhe se tĂ« dy vendet janĂ« afĂ«r arritjes sĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje.

“Ne do tĂ« hyjmĂ« nĂ« njĂ« moment nĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt pĂ«r tĂ« larguar uraniumin e pasuruar nĂ« nivel tĂ« lartĂ« tĂ« Iranit nga rrĂ«nojat”, tha Trump pĂ«r “Financial Times” tĂ« mĂ«rkurĂ«n, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se SHBA-ja do ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« nĂ« koordinim me Teheranin.

I pyetur nĂ«se Irani ka pranuar qĂ« tĂ« lejojĂ« SHBA-nĂ« tĂ« marrĂ« uraniumin, Trump tha se “ata kanĂ« rĂ«nĂ« dakord”, duke shtuar se “ËshtĂ« njĂ« nga gjĂ«rat pĂ«r tĂ« cilat flasim. ËshtĂ« shumĂ« e mbivlerĂ«suar. UnĂ« jam ai qĂ« e mbivlerĂ«sova. PĂ«r mua Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. PĂ«r njerĂ«zit e tjerĂ«, nuk Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”.

Lidhur me armĂ«pushimin e brishtĂ« midis Izraelit dhe Libanit, Trump tha se ai ende po “pĂ«rpiqet ta ndajĂ«â€ çështjen nga pĂ«rpjekjet e tij pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje me Iranin. Teherani kĂ«rkoi ndĂ«rprerjen e sulmeve izraelite nĂ« Liban si kusht pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« hapur NgushticĂ«n e Hormuzit.

Trump vlerĂ«soi gjithashtu kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si njĂ« “partner tĂ« shkĂ«lqyer”, duke shtuar se Izraeli “nuk do tĂ« kishte mundur (luftĂ«n me Iranin) pa ne, as nuk do tĂ« kishte mundur t’i afrohej
 Ata kishin nevojĂ« pĂ«r ne dhe na detyruan t’i ndihmojmĂ«â€.

Pele mbetet i pakapshëm, ja lista e golashënuesve më të rinj në historinë e Botërorëve

Rrjeti i specializuar i statistikave sportive, Opta, ka publikuar një raport të detajuar mbi lojtarët më të rinj që kanë shënuar ndonjëherë në fazat finale të Kupa e Botës FIFA. Në krye të listës vazhdon të qëndrojë legjenda braziliane Pelé, një rekord që mbetet i pathyeshëm prej më shumë se gjashtë dekadash.

Sipas raportit, Pelé realizoi golin e tij të parë në Botëror më 19 qershor 1958 në ndeshjen mes Brazilit dhe Uellsit, kur ishte vetëm 17 vjeç e 239 ditë. Ai mbetet futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar në Kupën e Botës para se të mbushte 18 vjeç.

Botërori i vitit 1958 ishte turneu që e shndërroi brazilianin në një ikonë të futbollit. Në atë edicion ai realizoi gjashtë gola, përfshirë një tre-golësh në gjysmëfinale kundër Francës dhe dy gola në finalen ndaj Suedisë, duke udhëhequr Brazilin drejt titullit të parë kampion bote.

Opta thekson se PelĂ© mban edhe disa rekorde tĂ« tjera historike. Ai Ă«shtĂ« golashĂ«nuesi mĂ« i ri qĂ« ka realizuar njĂ« “hat-trick” nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s, nĂ« moshĂ«n 17 vjeç e 244 ditĂ«, si dhe lojtari mĂ« i ri qĂ« ka shĂ«nuar nĂ« njĂ« finale BotĂ«rori, pasi gjeti rrugĂ«n e rrjetĂ«s kundĂ«r SuedisĂ« nĂ« moshĂ«n 17 vjeç e 249 ditĂ«. Pas tij, adoleshenti mĂ« i ri qĂ« ka shĂ«nuar nĂ« njĂ« finale Ă«shtĂ« Kylian MbappĂ©.

10 golashënuesit më të rinj në historinë e Botërorit

1.     PelĂ© – 17 vjeç e 239 ditĂ« (Brazil – Uells, 1958)

2.     Manuel Rosas – 18 vjeç e 93 ditĂ« (MeksikĂ« – ArgjentinĂ«, 1930)

3.     Gavi – 18 vjeç e 110 ditĂ« (SpanjĂ« – Kosta Rika, 2022)

4.     Michael Owen – 18 vjeç e 190 ditĂ« (Angli – Rumani, 1998)

5.     Nicolae KovĂĄcs – 18 vjeç e 197 ditĂ« (Rumani – Peru, 1930)

6.     Dmitri Sychev – 18 vjeç e 231 ditĂ« (Rusi – BelgjikĂ«, 2002)

7.     Lionel Messi – 18 vjeç e 357 ditĂ« (ArgjentinĂ« – Serbi, 2006)

8.     Julian Green – 19 vjeç e 25 ditĂ« (SHBA – BelgjikĂ«, 2014)

9.     Divock Origi – 19 vjeç e 65 ditĂ« (BelgjikĂ« – Rusi, 2014)

10.   Martin Hoffmann – 19 vjeç e 88 ditĂ« (Gjermania Lindore – Kili, 1974)

Raporti ndalet edhe te rasti interesant i Manuel Rosas. Mbrojtësi meksikan renditet i dyti në listë pas golit të shënuar kundër Argjentinës në Botërorin e vitit 1930. Megjithatë, vetëm tre ditë më herët ai kishte hyrë në histori me autogolin e parë të regjistruar ndonjëherë në Kupën e Botës, në ndeshjen kundër Kilit. Në të njëjtin turne, Rosas realizoi edhe penalltinë e parë në historinë e kompeticionit.

Ndërkohë, ylli spanjoll Gavi hyri në histori në Botërorin e Katarit 2022, kur shënoi në fitoren 7-0 të Spanjës ndaj Kosta Rikës. Me atë gol, ai u bë jo vetëm golashënuesi i tretë më i ri në historinë e turneut, por edhe futbollisti më i ri europian që ka shënuar ndonjëherë në një Kupë Bote.

Sipas Opta-s, rekordi i PelĂ©s si lojtari i vetĂ«m nĂ«n moshĂ«n 19-vjeçare qĂ« ka realizuar njĂ« tregolĂ«sh nĂ« BotĂ«ror vazhdon tĂ« mbetet i paprekur. MĂ« pranĂ« tij Ă«shtĂ« gjermani Edmund Conen, i cili realizoi njĂ« “hat-trick” nĂ« moshĂ«n 19 vjeç e 198 ditĂ« kundĂ«r BelgjikĂ«s nĂ« vitin 1934.

Ndërsa rekordi për numrin më të madh të golave nga një lojtar i ri në një ndeshje të vetme i takon polakut Ernst Wilimowski, i cili shënoi katër gola kundër Brazilit në Botërorin e vitit 1938, në moshën 21 vjeç e 347 ditë.

Nga kamionistja e parë e Gramshit në një karrocë prej 5 vitesh: Historia e jashtëzakonshme e Kadrie Ibros dhe apeli për ndihmë

GRAMSH – Jeta e Kadrie Ibros Ă«shtĂ« historia e njĂ« gruaje qĂ« sfidoi kohĂ«n, paragjykimet dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« e jetĂ«s. Me vetĂ«m katĂ«r klasĂ« shkollĂ«, ajo nisi punĂ«n qĂ« nĂ« moshĂ«n 13-vjeçare, ndĂ«rsa nĂ« vitet e rinisĂ« mori pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« organizimin e punĂ«s dhe mĂ« pas ndoqi studime profesionale nĂ« ShkodĂ«r.

Në moshën 24-vjeçare, në një periudhë kur profesionet e rënda konsideroheshin thuajse ekskluzivisht për burrat, Kadrie Ibro u ul në timonin e një kamioni, duke u bërë gruaja e parë kamioniste në Gramsh dhe një nga pionieret e këtij profesioni.

Sot, pas dekadash pune dhe sakrificash, ajo ndodhet e paralizuar prej pesĂ« vitesh nĂ« njĂ« karrocĂ«. MegjithatĂ«, nuk ka humbur dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« lĂ«vizur dhe pĂ«r tĂ« parĂ« edhe njĂ« herĂ« qytetin e saj tĂ« dashur. Ëndrra e saj Ă«shtĂ« tĂ« sigurojĂ« njĂ« karrocĂ« elektrike, e cila do t’i mundĂ«sonte mĂ« shumĂ« pavarĂ«si nĂ« pĂ«rditshmĂ«ri.

NĂ« rrĂ«fimin e saj pĂ«r emisionin “PĂ«rtej TraditĂ«s”, Kadrie Ibro ndan kujtime nga jeta, puna dhe sfidat qĂ« ka kaluar ndĂ«r vite, ndĂ«rsa apelon pĂ«r ndihmĂ«n e kujtdo qĂ« ka mundĂ«si ta mbĂ«shtesĂ«.

Për të kontribuar ose për të marrë më shumë informacion, mund të kontaktoni në numrin: 069 695 7376.

HistorinĂ« e plotĂ« mund ta ndiqni nĂ« emisionin “PĂ«rtej TraditĂ«s”, nĂ« Fax News, nga gazetari ShkĂ«lzen Henkoja.

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn


Reperi Arkimed Lusha, i njohur me emrin artistik Stresi, ka folur në lidhje me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

I ftuar nĂ« emisionin “ShqipĂ«ria Live” Stresi u shpreh se vjen nĂ« PD si strateg, ndĂ«rsa e ka cilĂ«suar veten si spartan i kĂ«saj force politike, qĂ« nuk i ka shituar asnjĂ«herĂ« idealet e tij.

Ai tregon më tej se ka vendosur edhe një bast 100 euro, me reperin tjetër Noizy, i njohur si mbështetës i Ramës, për zgjedhjet e 11 Majit, ku siç thotë ai ka fituar Noizy, pasi zgjedhjet sipas tij janë vjedhur.

“Vij me strategji, jam strateg. Familja ime janĂ« tĂ« anĂ«tarĂ«suar me PD qĂ« nga viti 1991, unĂ« kam nisur qĂ« nĂ« klasĂ« tĂ« katĂ«rt. UnĂ« jam spartani i PD dhe nuk i kam shitur asnjĂ«herĂ« idealet e mia. Me Noizyn bĂ«jmĂ« shumĂ« shaka pĂ«r ndasitĂ« politike dhe nuk kemi probleme pĂ«r kĂ«tĂ«. VumĂ« bast pĂ«r zgjedhjet me 100 euro. Fitoi ai dhe kur ia dhashĂ«, i thashĂ« tĂ« m’i kthejĂ« sepse zgjedhjet janĂ« vjedhur. BĂ«jmĂ« edhe humor. NĂ«se do tĂ« bĂ«hesha deputet, nuk do tĂ« mĂ« pĂ«rballonin. UnĂ« di shumĂ« gjĂ«ra, edhe qĂ« nuk dihen. Kam miq socialistĂ«, por nĂ« fund nuk bĂ«jmĂ« kompromis”, u shpreh Stresi ndĂ«r tĂ« tjera.

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n: Do ta trondit botën, ndeshja nuk do të zgjasë 10 raunde!

Boksieri shqiptar Kristian Prenga është i bindur se mund të realizojë një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në boksin profesionist, kur më 26 korrik do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në një duel që do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

Pas konferencës së parë për shtyp, Prenga u shfaq plot vetëbesim, duke deklaruar se nuk po hyn në ring thjesht për të përfituar nga shpërblimi financiar, por me synimin e qartë për të fituar.

“Joshua ka kaluar shumĂ« gjĂ«ra. Ka qenĂ« larg boksit pĂ«r njĂ« periudhĂ«, pati edhe aksidentin me makinĂ« dhe mĂ« vjen keq pĂ«r atĂ« qĂ« ka kaluar. Por tani Ă«shtĂ« koha ime. Besoj se do ta nokautoj. Ju premtoj se kjo ndeshje nuk do tĂ« shkojĂ« deri nĂ« 10 raunde”, deklaroi shqiptari pĂ«r “IFLTV.com”.

35-vjeçari u pyet gjithashtu se çfarë duhet të dinë tifozët për të, veçanërisht ata që nuk e njohin ende karrierën e tij.

“UnĂ« jam luftĂ«tar. Nuk jam thjesht boksier, jam luftĂ«tar. Luftoj nĂ« çdo moment. Do ta trondit botĂ«n, vĂ«lla. Do ta trondit botĂ«n”, u shpreh Prenga me vendosmĂ«ri.

Përballja ndaj Joshua-s konsiderohet mundësia më e madhe në karrierën e boksierit shqiptar. Deri më tani, Prenga nuk është përballur me rivalë të nivelit të ish-kampionit britanik, çka bën që ai të konsiderohet favorit absolut në këtë duel.

Megjithatë, shqiptari duket i vendosur të sfidojë çdo parashikim. Nëse arrin të mposhtë Joshua-n, suksesi do të konsiderohej një nga befasitë më të mëdha në boksin profesionist dhe momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij sportive.

Ngjarje e rëndë në Delvinë, qindra bagëti të ngordhura pas goditjes nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Bashkinë Delvinë, ku si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 150 krerë bagëti.

Sipas informacionit paraprak tĂ« raportuar nga strukturat vendore, rrufeja ka goditur nĂ« vendin e quajtur “Jomina”, nĂ« zonĂ«n malore mbi fshatin Kopaçëz, NjĂ«sia Administrative Vergo.

Bagëtitë e ngordhura janë në pronësi të vëllezërve me mbiemrin Xhelili, ndërsa dëmi ekonomik konsiderohet i madh.

Menjëherë pas njoftimit, në zonë kanë mbërritur përfaqësues të Bashkisë Delvinë dhe specialistë të shërbimit veterinar, të cilët po kryejnë verifikimet dhe konstatimet në terren për të përcaktuar numrin e saktë të bagëtive të ngordhura dhe rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet pritet të dalin me një raport zyrtar pas përfundimit të inspektimeve.

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij.

Vendimi u dha kĂ«tĂ« tĂ« enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cili i la afat kohor 2 javĂ« organit tĂ« akuzĂ«s tĂ« shpjegoi pse e ndryshoi veprĂ«n penale tĂ« Rroshit nga “shkelje e barazisĂ« nĂ« tendera” nĂ« “shpĂ«rdorim detyre”.

Prokuroria e Posaçme mĂ« herĂ«t kĂ«rkoi pushimin e 6 episodeve tĂ« shpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s pĂ«r ish-kryebashkiakun pĂ«r shkak tĂ« parashkrimit tĂ« veprĂ«s penale. MegjithatĂ« Rroshi nuk do t’i shpĂ«tojĂ« ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK edhe pĂ«r 5 episode tĂ« tjera pĂ«r shpĂ«rdorim detyre.

Bëhet fjalë për një dosje të vjetër pas një auditi te KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, çështje e cila kishte shkuar për pushim në gjykatën e Durrësit, por kjo e fundit shpalli moskompetencën duke ia deleguar materialet GJKKO.

Rritet nafta, ulet benzina/ Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg.

Sipas njoftimit, nafta është rritur me 4 lekë nga ndryshimi i fundit më 2 qershor kurse benzina është ulur me 1 lek.

Nafta do të shitet jo më shumë se 195 lekë për litër dhe benzina jo më shumë se 175 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

“Bordi i TransparencĂ«s nĂ« datĂ« 4 Qershor 2026, nĂ« mbledhjen e radhĂ«s vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicĂ« i nĂ«nproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 tĂ« jetĂ« jo mĂ« shumĂ« se 195 lekĂ«/litri, ndĂ«rsa i shitjes me shumicĂ« jo mĂ« shumĂ« se 183 lekĂ«/litĂ«r.

-Çmimi i shitjes me pakicĂ« i nĂ«nproduktit benzinĂ« e standardit SSH EN  të  jetĂ« jo mĂ« shumĂ« se 175 lekĂ«/litri, ndĂ«rsa i shitjes me shumicĂ« jo mĂ« shumĂ« se 163 lekĂ«/litĂ«r.

-Çmimet e caktuara nga Bordi do tĂ« hynĂ« nĂ« fuqi sot datĂ« 4 ora 15.30 dhe do tĂ« jenĂ« tĂ« vlefshme deri nĂ« mbledhjen e ardhshme tĂ« bordit ku do tĂ« pasqyrohen ndryshimet e çmimeve tĂ« shitjes.

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

Përpjekja e Gjermanisë për një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dështuar në mënyrë spektakolare.

Në zgjedhjet e mbajtura në Nju Jork, Republika Federale humbi ndaj Portugalisë dhe Austrisë në raundin e parë, siç njoftoi Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Annalena Baerbock.

Gjermania ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit gjashtë herë, së fundmi në vitin 2019 dhe 2020. Tradicionalisht, Berlini nominon për Këshillin e Sigurimit çdo tetë vjet. Sipas diplomatëve, Gjermania nuk ka dështuar kurrë më parë të sigurojë një vend.

Gjermania kishte aplikuar pĂ«r njĂ« nga dy vendet e lira nĂ« grupin rajonal “Evropa PerĂ«ndimore dhe tĂ« tjera” pĂ«r vitet 2027/2028, por mori vetĂ«m 104 vota. 127 vota do tĂ« ishin tĂ« nevojshme pĂ«r shumicĂ«n e kĂ«rkuar prej dy tĂ« tretash, tha Baerbock.

Portugalia mori 134 vota dhe Austria 131. Organizata botërore ka gjithsej 193 shtete anëtare. Afganistani dhe Venezuela aktualisht nuk kanë të drejtë vote.

«Ne aplikuam me bindje. Nuk e arritëm qëllimin tonë», pranoi kancelari Friedrich Merz në Platformën X. «Ky rezultat nuk i ndryshon detyrat me të cilat përballemi në Kombet e Bashkuara», theksoi ai. «Gjermania mbetet një shtyllë e besueshme e sistemit shumëpalësh. Ne e mbajmë këtë përgjegjësi me vendosmëri».

Ministri i JashtĂ«m Johann Wadephul (CDU) e pĂ«rshkroi dĂ«shtimin si njĂ« “disfatĂ« tĂ« hidhur”. “Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« zhgĂ«njim i vĂ«rtetĂ«â€. MegjithatĂ«, ai pĂ«rjashtoi çdo pasojĂ« personale. Ai e kishte shqyrtuar kĂ«tĂ« çështje disa kohĂ« mĂ« parĂ«, por “nuk ka asgjĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n tĂ« qortojĂ« veten personalisht”, tha ministri nĂ« Nju Jork.

Ai fajësoi kryesisht rezultatin për kohën e vonuar të kandidaturës së Gjermanisë në vitin 2019. Portugalia kishte hedhur kapelen e saj në garë në vitin 2011 dhe Austria në vitin 2013.

“NĂ« njĂ« garĂ« stafetash, unĂ« do tĂ« kisha qenĂ« vrapuesi kryesor, si tĂ« thuash, dhe sot mund ta shohim qartĂ« se nuk ishte mĂ« e mundur ta kompensonim kĂ«tĂ«.” Normalisht, vendet bien dakord pĂ«r njĂ« numĂ«r kandidatĂ«sh para njĂ« kandidature, kĂ«shtu qĂ« ka dy aplikantĂ« pĂ«r dy vende.

Wadephul, duke parashikuar një përfundim të ashpër në Nju Jork, ishte përpjekur të bindte ata, pozicionet e të cilëve ishin në rrezik, dhe të shmangte një humbje poshtëruese. Ai nuk pati sukses.

Kandidatura e Gjermanisë u përball me rrethana të vështira që nga fillimi: Berlini hyri në fushatën zgjedhore vetëm në vitin 2020, më vonë se Lisbona dhe Vjena. Për më tepër, qëndrimi i Gjermanisë ndaj luftës në Gaza u kritikua, ashtu si edhe reagimi i saj i përmbajtur ndaj sulmit izraelit ndaj Iranit dhe veprimeve të SHBA-së në Venezuelë.

Vizita te efektivi i plagosur, Lamallari: Çdo pĂ«rgjegjĂ«si do tĂ« hetohet

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivin e plagosur Edison Adri, i cili po merr trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën kolegu i tij, Enea Mekolli.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat, Lamallari bĂ«ri tĂ« ditur se ka kĂ«rkuar nisjen e menjĂ«hershme tĂ« procedurave pĂ«r shpalljen e efektivit tĂ« vrarĂ« “DĂ«shmor i Atdheut”.

“Kam kĂ«rkuar nisjen e procedurave tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r shpalljen ‘DĂ«shmor i Atdheut’. Kemi plot 232 efektivĂ« policie qĂ« kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s. Nuk duhej ky rast, Ă«shtĂ« njĂ« fatkeqĂ«si si pĂ«r familjen, ashtu edhe pĂ«r gjithĂ« shtetin shqiptar”, u shpreh ministri.

Lamallari theksoi se ka kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit një vlerësim të plotë të operacionit dhe respektimit të protokolleve, duke paralajmëruar hetim të thelluar për çdo përgjegjësi të mundshme.

“Kam kĂ«rkuar tĂ« bĂ«het njĂ« vlerĂ«sim katĂ«rcipĂ«risht i situatĂ«s, respektimit tĂ« protokolleve dhe ndĂ«rmarrjes sĂ« veprimeve disiplinore e ligjore. Kushdo qĂ« do tĂ« rezultojĂ« pĂ«rgjegjĂ«s do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”, deklaroi ai.

Sa i përket gjendjes së efektivit Edison Adri, ministri bëri me dije se dëmtimet janë në nofull dhe në qafë, ndërsa mjekët po bëjnë gjithçka për stabilizimin dhe trajtimin e tij.

Lamallari shtoi se institucionet janë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

❌