Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë konkluzionin e Komisionit se prokurori i Lezhës, Sabri Kastrati ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, pasi rezultoi me bilanc negativ në vlerë të madhe. Ndërkohë, u gjet i pabazuar përfundimi i arritur prej Komisionit lidhur me një njësi, si dhe ai për deklarim të pamjaftueshëm […]The post Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati appeared first on Reporter.al.

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.
Gjykata e Lartë bëri me dije të martën më 21 korrik, shtatë kandidatët për tre vende të anëtarëve magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të tre anëtarëve aktualë nga radhët e gjyqtarëve, Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku. Të shtatë gjyqtarët që kanë shfaqur interes, ka rezultuar se […]The post Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ appeared first on Reporter.al.

Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi

veliaj ndreca
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe avokati i tij, Plarent Ndreca në Gjykatën Administrative. Foto: LSA.
Plarent Ndreca, avokat i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk u paraqit në seancën e zhvilluar të martën më 21 korrik në Gjykatën e Posaçme si dhe kërkoi shtyrje të seancës me pretendimin se ishte në një proces civil në Gjykatën e Tiranës. Kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri bëri me dije se […]The post Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci

beci 750x584
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pas një dëshmie në SPAK.
SPAK akuzon si bashkëpunëtorë të Becit edhe gjashtë të pandehurit e tjerë, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni. Nga shtatë të pandehurit, vetëm Premtim Dauti ka kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme. Gjashtë të pandehurit e tjerë konfirmuan qëndrimin e tyre për procedimin me gjykim të shkurtuar, gjykata […]The post Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci appeared first on Reporter.al.

Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Ish-presidenti Bamir Topi dëshmoi të hënën më 20 korrik në Gjykatën e Posaçme, në funksion të procesit penal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe disa të pandehurve të tjerë, lidhur me privatizimin e ambienteve të ish-klubit sportiv “Partizani”. Topi u pyet lidhur me planin e përhapjes së ushtrisë […]The post Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës appeared first on Reporter.al.

SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt

Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj gjatë një mbledhjeje në Kuvend, | Foto: LSA
Prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili parashtruan të premten më 17 korrik para Gjykatës së Posaçme qëndrimet e tyre ndaj 22 kërkesave të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për pavlefshmërinë e provave të organit të akuzës për çështjen e aferës së sterilizimit, ku ai po gjykohet për vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës. Beqaj […]The post SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Belinda Balluku në Kuvend | Foto: LSA
Gjykata e Lartë vendosi të enjten më 16 korrik mospranimin e rekursit të ushtruar nga ish- zv.kryeministrja Belinda Balluku, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe asaj të Apelit, që kishin rrëzuar më parë kërkesën e saj për heqjen e masës së sigurimit personal, “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Gjykata e […]The post Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut appeared first on Reporter.al.

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Administratori i kompanisë DAAM, Valter Begaj, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash në bashkëpunim me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi kërkoi përmes avokatit të tij të mërkurën shpalljen e pavlefshme të provave të Prokurorisë. Begaj ishte i pranishëm në seancë, kur në fillim të çeljes së saj, u njoh […]The post Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit appeared first on Reporter.al.

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Prej muajit mars, procesi i aferës së inceneratorit të Fierit po mbahet pezull në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Prokuroria e Posaçme kërkon riçeljen e hetimit gjyqësor për të siguruar prova të reja, por avokatët e 14 të pandehurve e kundërshtuan këtë kërkesë gjatë seancës që u zhvillua të mërkurën. Seanca u shty për shkak […]The post Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

Prokuroria e Tiranes | Foto nga Xhemali Moku/ BIRN
Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën më 15 korrik sekuestrimin e pasurive të një të dënuari për trafikim të lëndëve narkotike. Në njoftim bëhet me dije se, nga hetimi pasuror i kryer ndaj Arben Allës, i dënuar me 10 burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe ndaj personave të lidhur me të, ka rezultuar se […]The post Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge appeared first on Reporter.al.

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

Plarent Ndreca pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme rrëzoi të martën një kërkesë të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca, i cili përmes avokatit të tij kërkoi që SPAK të riformulonte parashtrimet e veta në çështjen kundër tij. Ndreca akuzohet nga SPAK se, në kohën kur mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, së bashku me 15 zyrtarë të […]The post Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

fredi kokoneshi divjake
Ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka dërguar në gjykatë kërkesën për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-kryetarit socialist të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, gjatë kryerjes së procedurave për dhënien me qira të ngastrave të tokës bujqësore në favor të dy subjekteve për ndërtimin e […]The post SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës appeared first on Reporter.al.

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

Ajola Xoxa duke dalë nga SPAK | Foto: LSA
Adela Kondakçiu, një nga të pandehurat e çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkoi pafajësi gjatë paraqitjes së bisedimeve përfundimtare të hënën më 13 korrik. Për arsye të bashkëpunimit të saj gjatë hetimit penal, SPAK kërkoi gjatë konkluzioneve përfundimtare një muaj më parë, që e pandehura Kondakçiu të përjashtohet […]The post Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të hënën konkluzionet përfundimtare në çështjen penale në ngarkim të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ish-kreut të AKEP, Piro Xhixho dhe ndaj Ema Çokut, procesi ndaj të cilëve po kryhet me gjykim të shkurtuar. SPAK e akuzon Xhixhon për veprën penale të korrupsionit në këtë çështje, ndërkohë që Kryemadhi […]The post SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi appeared first on Reporter.al.

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur dënimin me 31 vjet e 4 muaj burgim të pesë personave të akuzuar nga SPAK për sigurim të kushteve për vrasje, grup i strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike. Gjykimi për këtë çështje u zhvillua me procedurën e gjykimit të […]The post Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal appeared first on Reporter.al.

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

Paneli gjykues i perbere nga Etleda Ciftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilian | Foto: LSA
Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të premten më 10 korrik, të rrëzojë kërkesat e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifkimit, KPK, që pas mandatit të tyre të caktoheshin në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Dhjetë anëtarë të KPK, komisionerët Suela Zhegu, Firdes Shuli, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, […]The post KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel appeared first on Reporter.al.

Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

Plazhi i Kallmit në veri të qytetit të Durrësit. Foto: Gezim Kabashi.
Një hetim i filluar kryesisht nga Prokuroria e Durrësit disa vjet më parë lidhur me paligjshmëri të kryera në zyrën vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ASHK, zbuloi përvetësimin përmes falsifikimit e të paktën 30 mijë m2 tokë shtet në zona të lakmuara në bregdet. Prokuroria ka gjetur përgjegjës zyrtarë e ish-funksionarë të ASHK-së Durrës, […]The post Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit appeared first on Reporter.al.

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 9 korrik pranimin e kërkesë së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryetarit të kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, Jonaid Myzyri, si dhe ndaj ish-anëtareve të këtij komisioni, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega. Vendimi u mor nga gjyqtari Paulin […]The post Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit appeared first on Reporter.al.

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë një seance gjyqësore. | Foto: LSA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kërkuan të enjten më 9 korrik përpara trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme që të vlerësohen të paligjshme veprimet e kryera për marrjen e provave, si dhe ato të cilësohen të papërdorshme. Po ashtu, Kryemadhi përjashtoi Metën nga episodet për të cilat […]The post Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave appeared first on Reporter.al.

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

Ilustrim nga Jurgena Tahiri/BIRN
Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të 15 të pandehurve të akuzuar për trafik ndërkombëtar të mbi 7 tonëve kokainë dhe rreth një ton hashash, ku dy personazhe të njohur të krimit shqiptar, Paurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja cilësohen si anëtarë të thjeshtë të grupit. Si drejtues dhe […]The post Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së appeared first on Reporter.al.
❌