Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani
Revulucioni i Flamingove | Foto: Nensi Bogdani
Në një intervistë me podcasterin David Sensa të datës 31 maj 2026 (link), Ivanka Trump përshkruan e shpenguar dhe plot pasion mënyrën idilike me të cilën zbuloi, “duke notuar dhe këmbëzbathur”, ishullin e Sazanit në brigjet e Mesdheut. Duke e dëgjuar të flasë në këtë podcast, të kujtohen rrëfimet e kolonizatorëve europianë kur zbuluan tokat […]The post Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove appeared first on Reporter.al.

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

Belinda Balluku në Kuvend | Foto: LSA
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të enjten më 4 qershor se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv e pastrim parash, përveç veprave penale të shkeljes së barazisë në tendera për të cilat është marrë e pandehur në tetor të vitit të kaluar. Po ashtu, është sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi, që […]The post Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet appeared first on Reporter.al.

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

media
Protestuesit mbajnë pankarta kundër kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Foto: LSA.
Në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, të hënën më 1 qershor, debati për protestën e banorëve të Zvërnecit kundër ndërtimit të një resorti mori një kthesë të pazakontë, kur i ftuari  Arben Meçe paraqiti si provë një fotografi. Imazhi tregonte një autobus të rrethuar nga njerëz – disa të veshur me xhupa […]The post Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

Deputetja Klotilda Bushka dhe kryetari i bashkisë Tirane, Erion Veliaj duke hyre ne një mbledhje te Asamblesë se Partisë Socialiste, gjate te ciles u diskutua rezultati i zgjedhjeve vendore te 14 majit.
Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të mëkurën konkluzionet përfundimtare ndaj 11 të pandehurve në çështjen e ndarë nga ajo e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vetëm për të pandehurin Elman Abule u kërkua dënimi me burg, ndërsa për të tjerët u kërkua gjobë ose pezullimi i dënimit […]The post SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka appeared first on Reporter.al.

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

protesta 1
Nga dita e 3 e protestës kundër projektit për ndërtime masive në zonën e mbrojtur Pishë Poro -Nartë. Foto: LSA.
Organizatat në mbrojtje të mjedisit, arkitektë dhe qytetarë të angazhuar në protestat kundër projektit të turizmit masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë u bënë thirrje aktitektëve të huaj që mblidhen sot në Tiranë për edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, “Bread&Heart”, që të mos bëhen bashkëfajtorë në atë që ata […]The post Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë! appeared first on Reporter.al.

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

Prokuroria e Tiranes Foto nga Xhemali Moku BIRN
Denoncimi i një qytetari për zhdukjen e një vlere prej 500 mijë lekësh nga llogaritë e tij bankare pranë UBA Bank, si dhe një kallëzim i kryer nga vetë banka, çuan në zublimin e një skeme vjedhje nga vetë punonjësit e institucionit financiar privat. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata respektive ka caktuar 12 […]The post Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët appeared first on Reporter.al.

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

foto 02 (1)
Nga protesta e së hënës kundër planeve për ndërtime masive në zonën e mbrojtur Nartë- Pishë Poro. Foto: Nensi Bogdani.
Revolta kundër një projekti privat të mbështetur nga qeveria në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës në Zvërnec, Vlorë, shënoi një kulm të ri të hënën me mijëra qytetarë që u mblodhën përballë Kryeministrisë. Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”,  protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe […]The post ‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin? appeared first on Reporter.al.

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën më 2 qershor të rrëzojë një pjesë të kërkimeve të SPAK për sekuestrimet e pasurive të të hetuarve për aferën e AKSHI-t dhe personave e shoqërive të lidhur me ata. Shkalla e Parë pranoi një muaj më parë kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive me vlerë […]The post Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja appeared first on Reporter.al.

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

hjzltqvxcaa0cwg
Postimi nga European Greens
European Greens, grupimi i partive ambjentaliste në Europë ka ndarë së fundmi një postim në rrjetin X (ish-Twitter), në mbështetje të protestave për Zvërnecin që janë zhvilluar së fundmi në Shqipëri. Ato e quajtën projektin që po ndërtohet në Pishë Poro-Nartë si një “shkatërrim i zonave natyrore”. “Miliarderët po planifikojnë të shkatërrojnë një prej zonave […]The post Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec appeared first on Reporter.al.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues
Screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) njoftoi se ka përfunduar monitorimin e procedurave të ndjekura nga autoritetet përgjegjëse gjatë dhe pas protestës së zhvilluar më 30 maj 2026 nga banorët e fshatit Zvërnec. Gjetjet e këtij monitorimi tregojnë për prani personash civilë të paautorizuar që kanë dhunuar protestuesit, teksa përfaqësuesit e policisë nuk kanë vepruar në […]The post Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit appeared first on Reporter.al.

Rama e lidh fatin e tij politik me projektin e Zvërnecit

photo 2026 06 02 13 53 06
Edi Rama në konferencë për shtyp | Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama tha të martën se nuk do të tërhiqej nga projekti turistik i parashikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, Vlorë, pavarësisht protestave qytetare kundër këtij projekti dhe një hetimi të nisur për tjetërsim pronash nga eksponentë të krimit të organizuar në gjurmën e këtij projekti. “S’ka asnjë shans që investimi të ndalojë […]The post Rama e lidh fatin e tij politik me projektin e Zvërnecit appeared first on Reporter.al.

Protesta e parë shqiptare kundër neoliberalizmit

photo 2026 06 01 20 31 20
Mijëra protestues marshuan në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti turistik në një zonë të mbrojtur. | Foto: LSA
Ka një dimension të rëndësishëm botëkuptimor protesta që ka mbledhur mijëra shqiptarë, pavarësisht se për kë votojnë, apo se çfarë mendojnë për natyrën, për të drejtat e njeriut, apo për modelet turistike që duhet të ndjekë Shqipëria. Mendoj se për herë të parë një masë dërrmuese e shqiptarëve po refuzojnë jo vetëm korrupsionin masiv, jo […]The post Protesta e parë shqiptare kundër neoliberalizmit appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal”

Ish-agjenti i FBI, Charles McGonical gjatë dekorimit në Tiranë nga kryebashkiaku i Tropojës në shtator 2021. Foto: Facebook.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi të hënën më 1 qershor kërkesën e 38 deputetëve të opozitës që kërkuan detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor me objekt “Verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”. Mazhoranca socialiste bllokoi në shkurt të vitit 2023 kërkesën e opozitës për […]The post Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal” appeared first on Reporter.al.

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja vendos energjinë dhe tregtinë në qendër të politikës për Ballkanin

eriku 770x422
I nominuari i presidentit Trump si ambasador në Tiranë, Eric Wendt.
Përshëndetje nga Uashingtoni, ku gjatë muajit të fundit kanë ndodhur tre incidente me armë zjarri në afërsi të menjëhershme të presidentit Donald Trump, njëri prej tyre një atentat. Në një atmosferë alarmi të vazhdueshëm, zyrtarët po peshojnë përfundimin e luftës me Iranin dhe mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Kubë, ndërsa Kongresi është i përfshirë […]The post Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja vendos energjinë dhe tregtinë në qendër të politikës për Ballkanin appeared first on Reporter.al.

Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

protesta
Qindra qytetarë protestuan të dielën kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Foto: LSA.
Nismat, të publikuara në platformën Change.org, u bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe atyre europiane që të ndërhyjnë për të garantuar mbrojtjen e lagunës së Vjosë-Nartës, ndërsa kërkojnë transparencë mbi projektet e planifikuara dhe studimet mjedisore që i mbështesin ato. Në një prej peticioneve të firmosur nga më shumë se 35 mijë persona kërkohet ndërhyrja e […]The post Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë appeared first on Reporter.al.

Afera e Zvërnecit, Kryeministri fshihet pas teorive konspirative

rama zverneci
Edi Rama duke folur për Zvërnecin
Edi Rama e lidhi fatin e këtij investimi turistik me fatin e detyrës së tij si kryeministër duke e mbrojtur si ‘vizion’ për të cilin ishte votuar, ndërsa  protestat dhe kundërshtitë ndaj projektit I lidhi me ‘mediat greke’ dhe teori konspirative për shitje tek izraelitët. Rama sugjeroi se pas kundërshtimit ndaj projektit qëndronin interesa politike […]The post Afera e Zvërnecit, Kryeministri fshihet pas teorive konspirative appeared first on Reporter.al.

Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin

protesta e 23 majit në zvërnec dhe telat me gjemba te rrethimit foto kortezi ppnea (5) (1)
Banorë të Zvërnecit dhe aktivistë duke protestuar në kufi të gardhit me gjemba në Pishë Poro. Foto kortezi nga PPNEA.
Ishte ora 19:35 e mbrëmjes së të mërkurës kur, në një zyrë modeste në Ilion, një lagje periferike në perëndim të Athinës, rreth një tavoline të rrumbullakët u mblodhën kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, dy përfaqësuese të kompanisë Kastrati dhe disa emigrantë nga Zvërneci, të cilët jetojnë prej vitesh në Greqi. “Kërkuan të […]The post Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin appeared first on Reporter.al.

Katër skenarë të mundshëm për demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Nga shpresa te zhgënjimi

608429016 1423908559102867 1772021801175746723 n
Albin Kurti me mbështetës të Vetëvendosjes në Prishtinë. Foto: Facebook/Albin Kurti.
Si do të duket demokracia në Ballkanin Perëndimor në vitin 2040? Në shumë drejtime, rajoni po ecën në një ekuilibër të brishtë mes kontradiktave: reforma të bllokuara përballë përparimeve domethënëse; protesta qytetare në disa vende dhe apati e thellë në të tjera; marrëveshje politike që vendosin stabilitetin mbi drejtësinë dhe, herë pas here, fitore të […]The post Katër skenarë të mundshëm për demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Nga shpresa te zhgënjimi appeared first on Reporter.al.

SPAK nis hetimet për aferën e Zvërnecit

punimet 6 maj
Punimet për shtrimin e rrugëve dhe ndërtimin e kantierit kanë vazhduar edhe më 6 maj në Pishë Poro. Foto kortezi: Zydjon Vorpsi.
SPAK konfirmoi të hënën më 1 qershor për BIRN, se po kryhen hetime lidhur me projektin që ka nisur të zbatohet së fundmi për ndërtimin e resorteve në Zvërnec, në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, ku për shkak të rrethimit të bregdetit dhe plazhit, qindra qytetarë protestuan të shtunën kur u përballën me dhunë e deri […]The post SPAK nis hetimet për aferën e Zvërnecit appeared first on Reporter.al.

Kur betoni zë vendin e natyrës: Rreziku që i kanoset Pishë Poros

700188484 1376202014532249 3821084605445313620 n
Buldozer në Pish Poro | Foto nga: PPNEA
Pishë Poro-Nartë është pjesë e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë, një kompleks lagunash, dunash ranore, pyjesh bregdetare dhe ligatinash që përbën një nga pikat më të rëndësishme të biodiversitetit në Adriatik. Zona ndodhet në deltën e Vjosës, e konsideruar nga studiuesit si një nga deltat më natyrore dhe më pak të dëmtuara të Evropës. Ajo strehon […]The post Kur betoni zë vendin e natyrës: Rreziku që i kanoset Pishë Poros appeared first on Reporter.al.
❌