❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Facebook dhe Instagram përballen me ndërprerje në të gjithë botën

Platformat e firmës së mediave sociale Meta me seli në SHBA përjetuan ndërprerje të mërkurën. Sipas Downdetector, gjurmuesi i ndërprerjeve, përdoruesit raportojnë probleme që lidhen me Facebook-un dhe Instagram-in.

Duke filluar nga ora 10:40 GMT, mijëra përdorues raportojnë probleme me lidhjen si për aplikacionin ashtu edhe për faqet e internetit.

Downdetector përpilon të dhëna nga raportet e paraqitura nga përdoruesit, që do të thotë se numri real i përdoruesve të prekur mund të jetë më i lartë.

The post Facebook dhe Instagram përballen me ndërprerje në të gjithë botën appeared first on Euronews Albania.

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO) 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit.

Përmes mjeteve zjarrfikëse, efektivët kanë spërkatur me ujë disa nga rrugët dhe hapësirat publike më të frekuentuara, me qëllim uljen e temperaturave dhe lehtësimin e kushteve për qytetarët gjatë orëve të pikut të vapës.

Nisma synon të zbusë efektet e të nxehtit ekstrem, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë mesditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

The post Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO)  appeared first on Euronews Albania.

Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të policisë përgjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur në total 4 255 masa administrative për shkelje të ndryshme, si dhe janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve udhëtonin në gjendje të dehur dhe 2 pa leje drejtimi.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, ku në akset nacionale janë ndëshkuar 1 331 shoferë. Ndërkohë, në zonat urbane janë vendosur 1 530 gjoba për parkime të gabuara, me mjetet ngritëse të Policisë që kanë larguar automjetet e bllokuara në korsitë e dedikuara dhe trotuare.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjithë vendin, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në akset rrugore, me qëllim parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në timon dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Si rezultat i kontrolleve, janë vendosur 4 255 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë arrestuar 8 drejtues automjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim pa leje drejtimi.

Gjatë monitorimeve janë evidentuar raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, parkimeve të gabuara dhe shkeljeve të tjera që cenojnë sigurinë rrugore.

Në zonat urbane janë vendosur 1 530 masa administrative për parkime të gabuara, ndërsa me përdorimin e mjeteve ngritëse të Policisë së Shtetit janë larguar automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara dhe në trotuare, të cilat pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në akset rrugore nacionale janë vendosur 1 331 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, një nga faktorët kryesorë që ndikon në rëndimin e pasojave të aksidenteve rrugore.

Gjithashtu, janë ndëshkuar:

332 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

126 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit;

66 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;

166 drejtues për parakalime të gabuara;

27 drejtues për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

11 drejtues për zhurma dhe manovra të rrezikshme në qendrat urbane;

494 drejtues për shkelje të tjera të evidentuara gjatë monitorimeve.

Drejtoria e Policisë Rrugore, duke marrë në konsideratë fluksin e shtuar të qarkullimit gjatë fundjavës drejt zonave bregdetare dhe turistike, ka shtuar prezencën e shërbimeve në terren, patrullimet në akset kombëtare dhe monitorimet me mjete inteligjente.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Shpejtësia, alkooli dhe sjelljet e pakujdesshme në timon rrezikojnë jetën. Parandalimi nis nga secili prej nesh.

The post Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar appeared first on Euronews Albania.

Vendimet e qeverisë, Lamallari: U miratua paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri Brendshëm, Besfort Lamallari kanë zbuluar këtë të mërkurë vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Nufi gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria do të dërgojë në Gaza oficerë ushtarakë.

“JavĂ«n qĂ« vjen, do tĂ« marrim vendimin, ShqipĂ«ria ka marrĂ« njĂ« angazhim dhe lidhet me faktin qĂ« do tĂ« dĂ«rgojmĂ« oficerĂ« tĂ« shtabit nĂ« Gaza. ShqipĂ«ria do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e kĂ«tyre trupave, kemi bĂ«rĂ« njĂ« shqyrtim tĂ« rrethanave nĂ« Gaza dhe do tĂ« dĂ«rgojmĂ« oficerĂ«t e shtabit. Samiti i NATO-s Ă«shtĂ« vendosur qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« ShqipĂ«ri. NĂ« lidhje me zhvillimin e samiteve vendosen nga krerĂ«t e shteteve. Samiti do tĂ« zhvillohet nĂ« 2027, ose jo, kjo gjĂ« do tĂ« merret nga krerĂ«t e shteteve anĂ«tare”, tha ministri Nufi.

Nga ana tjetër Lamallari pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se janë miratuar dy vendime të rëndësishme. Njëri vendim përcakton masën dhe procedurat për punonjësit e policisë të cilët do të marrin shpërblim dhe mbështetje kur plagosen gjatë ushtrimit të detyrës. 

“Kabineti qeveritar gjykoi me rĂ«ndĂ«si tĂ« miratohej vendimi qĂ« pĂ«rcakton masĂ«n, procedurat dhe rregullat pĂ«r trajtimin ekonomik financiar pĂ«r punonjĂ«sit e policisĂ« sĂ« shtetit qĂ« kanĂ« humbur jetĂ«n nĂ« detyrĂ« dhe shpĂ«rblimin qĂ« duhet tĂ« marrin punonjĂ«sit qĂ« janĂ« plagosur nĂ« detyrĂ«.

Ky vendim trajton në mënyrë shteruese si nga ndihma e menjëhershme që shkon deri në 10 paga mujore bruto të punonjësit të ndjerë te pensioni familjar suplementar, bursa të plota arsimore për sistemin parauniversitar dhe të lartë për fëmijët e punonjësve, punësim me prioritet për familjarët e punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës.

Ajo qĂ« rregullohet Ă«shtĂ« edhe banesat falas pĂ«r familjarĂ«t, pĂ«rfshirĂ« bashkĂ«shortĂ«t dhe tĂ« miturit qĂ« pĂ«rfitojnĂ« banesa tĂ« ndĂ«rtuar nga Enti KombĂ«tar i Banesave apo qĂ« vijnĂ« nga zbatimi i projekteve tĂ« monitoruara nga Korporata e Investimeve dhe banesa qĂ« janĂ« konfiskuar nga krimi i organizuar”, tha ai.

Një tjetër vendim lidhet me pikat e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut që do të lehtësojnë lëvizjen e udhëtarëve dhe automjeteve midis dy vendeve.

“Pikat e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« kalimit kufitar dhe kryerjen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« veprimtarive mes autoriteteve pĂ«rkatĂ«se tĂ« kontrollit kufitar pĂ«r udhĂ«tarĂ«t, automjetet dhe kamionĂ«t. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«r turizĂ«m mĂ« cilĂ«sor dhe ekonomi mĂ« tĂ« fortĂ«. Do tĂ« shfrytĂ«zojmĂ« periudhĂ«n deri nĂ« ratifikimin nĂ« parlamente pĂ«rkatĂ«se, po ndjekim procedurat, do tĂ« shfrytĂ«zojmĂ« periudhĂ«n e testimit pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar nĂ« praktikĂ« kalimin e qytetarĂ«ve dhe mallrave”, tha Lamallari.

The post Vendimet e qeverisë, Lamallari: U miratua paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit appeared first on Euronews Albania.

Rrezikuan të mbyteshin gjatë stuhisë në Jalë, shpëtohen 5 anëtarët e një familjeje

Policia Kufitare e Himarës mbrëmjen e djeshme u ka ardhur në ndihmë pesë anëtarëve të një familjeje, të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në det gjatë stuhisë që goditi Vlorën.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në kushte të rënduara atmosferike në afërsi të plazhit të Jalës, duke bërë që pushuesit të kërkonin ndihmë urgjente.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth orës 22:30, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën me mjetin e tyre lundrues për kërkim-shpëtim. Gjatë ndërhyrjes Policia arriti të lokalizonte mjetin në det dhe ka evakuuar një çift bashkëshortësh së bashku me tre fëmijët e tyre, të cilët u transportuan shëndosh e mirë drejt Pikës së Kalimit Kufitar në Himarë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Kufitare ndihmon 5 shtetas (pjesëtarë të një familjeje) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës, për shkak të motit të keq.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, Policia u njoftua se disa shtetas në një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës, kishin nevojë për ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike. 

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, të cilët pas kërkimeve në det, bënë të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin 5 shtetas (një çift bashkëshortësh dhe 3 fëmijët e tyre). 

5 shtetasit u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare, drejt PKK Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ata falënderuan punonjësit e Policisë që iu shkuan në ndihmë, duke vepruar në një kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm.

Policia Kufitare vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve/vizitorëve dhe apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në kushte të rrezikshme atmosferike.

The post Rrezikuan të mbyteshin gjatë stuhisë në Jalë, shpëtohen 5 anëtarët e një familjeje appeared first on Euronews Albania.

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite duhet të shmangin kalimin tranzit nëpër Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit pranë Jemenit.

Grupi militant Huthi deklaroi këtë javë se do të vendosë një bllokadë ndaj anijeve saudite që kalojnë tranzit nëpër Bab al-Mandeb, një pikë kritike detare në rajon.

Misioni detar i BE-sĂ« tha se niveli i rrezikut pĂ«r çdo anije ose kompani transporti detar tĂ« lidhur me ArabinĂ« Saudite, Izraelin dhe SHBA-nĂ« Ă«shtĂ« “i lartĂ«â€.

“Kjo pĂ«rfshin anije tĂ« çdo kombĂ«sie qĂ« kanĂ« ndaluar, ngarkuar ose shkarkuar sĂ« fundmi mallra nĂ« portet e ArabisĂ« Saudite, pasi anije tĂ« tilla mund tĂ« perceptohen si tĂ« lidhura me interesat saudite dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye mund tĂ« konsiderohen si objektiva tĂ« mundshme”, tha ajo tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

Misioni rekomandoi që çdo anije që kishte ndaluar në një port saudit duhet të zvogëlojë gjurmën e saj elektronike duke minimizuar gjurmuesit dhe transmetimet e identifikimit.

NjĂ« bllokadĂ« efektive e Bab al-Mandeb nga Huthit do tĂ« krijonte njĂ« front tĂ« ri nĂ« luftĂ«n me Iranin, duke kĂ«rkuar potencialisht ndĂ«rhyrje ushtarake amerikane qĂ« mĂ« pas mund tĂ« shkatĂ«rronte aftĂ«sinĂ« e SHBA-sĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar anijet tĂ« dalin nga Ngushtica e Hormuzit. Gjithashtu mund t’i pengonte sauditĂ«t tĂ« sillnin naftĂ« nĂ« EvropĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« vendimtare pĂ«r tregun e karburantit.

Deri më tani, Huthit nuk kanë qenë në gjendje ose të gatshëm të zbatojnë bllokadën që grupi militant njoftoi më parë këtë javë. Por vetëm kërcënimi i ka bindur disa anije të braktisin planet e tyre për të dalë nga Deti i Kuq duke u drejtuar në jug.

The post Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq  appeared first on Euronews Albania.

“Kthehu nĂ« ShqipĂ«ri, mĂ« bĂ«rtiti me fjalĂ« vulgare”, Bianca Boshnjaku rrĂ«fen pĂ«rplasjen nĂ« Itali

NjĂ« debat telefonik mes dy kĂ«shilltarĂ«ve bashkiakĂ« tĂ« Tarantos ka pĂ«rfunduar me akuza pĂ«r fyerje me bazĂ« raciste. KĂ«shilltarja Bianca Boshnjaku, me origjinĂ« nga DurrĂ«si, denoncoi nĂ« rrjetet sociale se gjatĂ« njĂ« bisede me kolegun e saj, Gianni Tartaglia, iu drejtua me shprehje fyese qĂ« lidhen me origjinĂ«n e saj, pĂ«rfshirĂ« mesazhin: “Kthehu nĂ« ShqipĂ«ri”.

Këshilltarja bashkiake e Tarantos, Bianca Boshnjaku, në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, sqaroi përplasjen me kolegun e saj.

Sipas saj, debati nisi për një propozim për ndryshimin e rregullores për personat me aftësi ndryshe. Ajo pretendon se biseda degradoi në fyerje dhe kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Komisionit të Shërbimeve, por mohoi akuzat për racizëm.

“Kam paraqitur para pak ditĂ«sh njĂ« propozim pĂ«r ndryshimin e rregullores bashkiake pĂ«r sa i pĂ«rket  njerĂ«zve me aftĂ«si tĂ« kufizuar. Synimi im ishte ekskluzivisht pĂ«r tĂ« rifutur nĂ« rregulloren bashkiake njĂ« normĂ«, njĂ« mbrojtje drejt personave qĂ« janĂ« me kufizime fizike tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

MĂ« vjen jashtĂ« mase keq qĂ« kjo iniciativa ime pĂ«r tĂ« mbrojtur kĂ«ta persona po kthehet nĂ« burim pĂ«rplasjeje. Kolegu Gianni Tartaglia, kryetari i komisionit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« KĂ«shillit Komunal tĂ« Tarantos, mĂ« kontaktoi telefonikisht pĂ«r tĂ« mĂ« kĂ«rkuar sqarime. U pĂ«rpoqa t’i shpjegoja pikĂ« pĂ«r pikĂ« arsyet teknike, praktike dhe juridike tĂ« kĂ«tij propozimi qĂ« kisha dĂ«rguar pranĂ« presidencĂ«s sĂ« kĂ«shillit komunal.

Këtë rregullore bashkiake ne e kemi votuar e kemi aprovuar më 24 qershor. Për arsye që nuk jam në gjendje ta kuptoj pse është hequr kjo pjesë e rregullores që garantonte këtë kategori personash. Sepse ka raste që një normativë mund të jetë shumë e rregullt nga ana formale, por nga ana praktike mund të krijojë probleme.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye u pĂ«rpoqa ta ndreq kĂ«tĂ« problem. NĂ« arsyetimin tim pĂ«rpiqesha t’i shpjegoja, por nuk mĂ« la as mundĂ«sinĂ« sepse ndĂ«rsa unĂ« flisja, fliste njĂ«kohĂ«sisht edhe ai. NĂ« njĂ« moment tĂ« debatit i kĂ«rkova tĂ« ndalej njĂ« çast dhe tĂ« mĂ« ndiqte me tru e arsyetim. Synoja thjesht t’i kĂ«rkoja tĂ« llogjikonte me mua duke lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« emocionet, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar bashkĂ« nga ana teknike dhe praktike propozimin.

Nga ai moment i kësaj shprehjeje që përdora unë, debati i tij politik mori fund. Vendin e debatit politik e zunë fyerjet, vulgaritetet dhe shprehje që nuk kanë absolutisht asgjë të bëjnë me politikën, e aq më tepër nga përfaqësues të institucioneve.

Ka përdorur edhe shprehje vulgare. Me tone të larta dhe agresive më bërtiste që të kthehesha në Shqipëri, si dhe shprehje të tjera fyese ndaj origjinës sime. Idetë e mia mund të kundërshtohen e kritikohen, por origjina ime nuk mund të shndërrohet kurrë në fyerje.

Për fat të mirë kam pasur shumë mbështetje nga kolegët këshilltarë dhe nga qytetarët që më kanë zgjedhur si përfaqësuese të tyre në Këshillin Bashkiak të Tarantos.

Ajo qĂ« vazhdon tĂ« mĂ« vrasĂ« shpirtĂ«risht Ă«shtĂ« qĂ« nuk mĂ« ka kĂ«rkuar akoma falje kolegu qĂ« mĂ« ka fyer e lĂ«nduar. Nuk mĂ« ka ardhur akoma as telefonata e kryebashkiakut tĂ« Tarantos dhe as Partia ime Demokratike nuk Ă«shtĂ« shprehur akoma”, Ă«shtĂ« shprehur ajo.

The post “Kthehu nĂ« ShqipĂ«ri, mĂ« bĂ«rtiti me fjalĂ« vulgare”, Bianca Boshnjaku rrĂ«fen pĂ«rplasjen nĂ« Itali appeared first on Euronews Albania.

Kremlini: Rusia do të përfaqësohet në nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA

Rusia patjetër do të marrë pjesë në një nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA, tha zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov.

“SidoqoftĂ«, pjesĂ«marrja jonĂ« nĂ« kĂ«tĂ« samit do tĂ« jetĂ« nĂ« njĂ« nivel tĂ« lartĂ«, efektive dhe proaktive”, deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit.

Më parë, Marat Berdyev, ambasadori i Ministrisë së Jashtme ruse, tha në një intervistë se SHBA-të, të cilat do të presin samitin e G20 në Miami në dhjetor, po dërgojnë një sinjal se do të donin ta shihnin presidentin rus në takimin e ardhshëm.

The post Kremlini: Rusia do të përfaqësohet në nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)

Një peshkatar 61-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Ksamil. Policia bën me dije se trupi i viktimës u konstatua përballë Ishujve të Ksamilit.

Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim. Policia gjithashtu ka gjetur mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Autoritetet po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Ksamil / Informacion paraprak. Sot, rreth orĂ«s 11:00, pĂ«rballĂ« Ishujve tĂ« Ksamilit, Ă«shtĂ« konstatuar trupi i pajetĂ« i shtetasit M. Z., 61 vjeç, peshkatar.

Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« gjetur edhe mjetin lundrues me tĂ« cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalĂ« pĂ«r peshkim. Grupi hetimor, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, vijon veprimet pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« ngjarjes”, njofton policia.

The post E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Mali KazmĂ«, objekti sekret i Iranit qĂ« Trump thotĂ« se SHBA-tĂ« do ta sulmojnĂ« shumĂ« shpejt?

Presidenti Donald Trump vazhdon të pretendojë se SHBA-të do të sulmojnë Malin Kaksa të Iranit, duke e kthyer vëmendjen te vendi i dyshuar bërthamor nëntokësor, ku Izraeli beson se Teherani ka ruajtur një pjesë të rezervave të tij të uraniumit të pasuruar dhe centrifugave të përparuara të pasurimit.

Mali Kazmë është një strukturë e fortifikuar rëndë e vendosur thellë nën tokë në qendër të vendit, rreth një milje në jug të impiantit të pasurimit të uraniumit në Natanz, i cili më parë është bombarduar nga SHBA-të dhe Izraeli.

Ndërtimi i objektit filloi në vitin 2020, në atë kohë, Irani e deklaroi objektin në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së si një objekt të ardhshëm për të montuar centrifugat që prodhojnë karburant bërthamor. Besohet se objekti nuk është ende funksional, me ndërtimet që janë në vazhdim.

Inteligjenca izraelite beson se Irani ka zhvendosur njĂ« pjesĂ« tĂ« rezervave tĂ« tij tĂ« uraniumit tĂ« pasuruar nĂ« Malin Pickaxe pas sulmeve tĂ« qershorit tĂ« kaluar, tha njĂ« burim izraelit i njohur me çështjen. MegjithatĂ«, tĂ« martĂ«n, Trump me sa duket i minimizoi raportet izraelite, duke thĂ«nĂ«: “Ne nuk e kemi tĂ« regjistruar.”

Analistët kanë mendime të përziera. Ndërsa një operacion tokësor do të ishte kompleks, një raport i Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (ISIS) vuri në dukje disa rrugë të mundshme për sulm, duke përfshirë shfrytëzimin e ventilimit, ngrohjes, ftohjes, furnizimit me energji elektrike dhe personelit në vend.

Megjithatë, sulmet mund të mos kenë ndikimin e dëshiruar sepse pjesa kryesore e objektit ka të ngjarë të jetë varrosur thellë.

The post ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Mali KazmĂ«, objekti sekret i Iranit qĂ« Trump thotĂ« se SHBA-tĂ« do ta sulmojnĂ« shumĂ« shpejt? appeared first on Euronews Albania.

Emri i tij përmendej me mijëra herë në dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në periferi të Parisit Daniel Siadu

69-vjeçari Daniel Siadu i cili kishte lidhje me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai u gjet i pajetë të hënën në Colombes, një periferi veriperëndimore e Parisit, konfirmoi zyra e prokurorit të Nanterre për BBC.

“NjĂ« hetim pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar shkakun e vdekjes u hap tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mbrĂ«mje pas zbulimit”, tha zyra, duke shtuar se do tĂ« kryhet njĂ« autopsi.

Emri i Siadit u shfaq mijëra herë në dosjet e Epsteinit të publikuara nga qeveria amerikane. Ai më parë kishte mohuar çdo dijeni për kërcënimin që paraqiste Epstein.

Viktima e Epstein, Anya – jo emri i saj i vĂ«rtetĂ« – kishte deklaruar se Siad e kishte prezantuar atĂ« me Epstein-in.

Përpara një hetimi të BBC-së të publikuar më 18 korrik, avokati i Siadit kishte thënë se nuk ishte i disponueshëm për koment, por më parë kishte mohuar të kishte dijeni se Epstein përbënte një kërcënim.

The post Emri i tij përmendej me mijëra herë në dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në periferi të Parisit Daniel Siadu appeared first on Euronews Albania.

Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë

Vitin e kaluar, zjarret që shpërthyen në gusht shkatërruan zona të mëdha në veriperëndim të Gadishullit Iberik. Këtë vit, problemet u shfaqën më herët, për shkak të valës së të nxehtit të përhapur dhe të rëndë që goditi Spanjën, vendin në Evropë me zonat më të mëdha të prekura aktualisht.

Pas një qershori të vështirë, në korrik sipërfaqet e djegura janë rritur ndjeshëm, duke arritur në një total prej 119,458 hektarësh që nga fillimi i vitit.

Këto janë shifra të përkohshme të publikuara të martën, nga shërbimi evropian i Kopernikut , i cili përdor të dhëna satelitore për të llogaritur perimetrin dhe shtrirjen e zonave të djegura.

Fakti më shqetësues është se dy të tretat e sipërfaqes totale, rreth 79,000 hektarë, u dogjën brenda 20 ditëve të para të korrikut .

Në dy javët e para të muajit, problemet kishin arritur përmasa katastrofike për ekosistemet. Përveç kësaj, zjarri vdekjeprurës në rajonin e Almerias shkaktoi vdekjen e 13 personave .

Megjithatë, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit ndjeshëm me zjarrin në La Mierla , në rajonin malor verior të Guadalajarës , i cili filloi të enjten, më 16 korrik, dhe çoi në evakuimin e rreth 30 komunave.

ZĂ«vendĂ«spresidentja e tretĂ« e qeverisĂ« spanjolle dhe Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Sara Aagesen, tha tĂ« martĂ«n, nga qendra e koordinimit tĂ« operacioneve tĂ« zjarrfikjes se ky zjarr i veçantĂ« Ă«shtĂ« tashmĂ« mĂ« i madhi i vitit nĂ« SpanjĂ« dhe “ndoshta njĂ« nga mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« nĂ« historinĂ« moderne tĂ« vendit ” .

Spanja është tani vendi evropian me sipërfaqen më të madhe të djegur në terma absolutë . Megjithatë, për sa i përket përqindjes së sipërfaqes totale, Portugalia është përpara, ku 0.3% e territorit është djegur krahasuar me 0.2% në Spanjë .

Vlen të përmendet se në vendin e dytë është Franca , ku janë djegur pothuajse 43,000 hektarë, pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e viteve 2006-2025 për këtë kohë të vitit.

Zhvillimi lidhet me një sërë valësh të pazakonta të të nxehtit që kanë goditur Evropën Perëndimore këtë verë, dhe veçanërisht Francën.

The post Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë appeared first on Euronews Albania.

Kryeqyteti i MaltĂ«s ‘goditet’ nga ndĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike, shkak temperaturat e larta

Kryeqyteti i Maltës, Valeta mbeti pa energji elektrike të mërkurën, një ditë pasi kryeministri i ishullit kërkoi falje për një valë ndërprerjesh të energjisë elektrike në të gjithë vendin gjatë disa ditëve.

“Dua t’u kĂ«rkoj falje tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« mbetĂ«n pa energji elektrike nĂ« orĂ«t e fundit. Kjo falje Ă«shtĂ« e pakushtĂ«zuar”, tha kryeministri Robert Abela tĂ« martĂ«n, ndĂ«rsa njerĂ«z nĂ« disa lokalitete raportuan se e kishin kaluar natĂ«n pa ventilator ose ajĂ«r tĂ« kondicionuar.

Ndërprerja goditi gjithashtu zyrën e kryeministrit dhe zyra të ndryshme ministrore, së bashku me shumë biznese. Restorantet thanë se u detyruan të hidhnin ushqimin.

Ndërprerja e energjisë elektrike të mërkurën ndërpreu përkohësisht gjyqin e një biznesmeni të akuzuar për përfshirje në vrasjen me bombë të gazetares Daphne Caruana Galizia në vitin 2017.

Ishulli mesdhetar është në fund të një vale pesë-ditore të nxehti, e cila ka parë temperaturat të arrijnë në 42 gradë. Një rekord i korrikut prej 43.3 gradësh celsius u arrit të shtunën.

Kompania shtetërore e energjisë Enemalta tha se ndërprerjet e energjisë janë shkaktuar nga defektet në rrjetin e shpërndarjes për shkak të temperaturave ekstreme dhe kërkesës rekord për energji elektrike.

“NdĂ«rsa kemi bĂ«rĂ« shumĂ«, sfidat janĂ« tĂ« mĂ«dha. Efektet e ndryshimeve klimatike po duken dhe temperaturat po rriten vazhdimisht dhe zgjasin mĂ« shumĂ«â€, tha Abela.

Partia Nacionaliste e opozitës kërkoi kompensim për dëmet ndaj familjeve dhe bizneseve.

The post Kryeqyteti i MaltĂ«s ‘goditet’ nga ndĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike, shkak temperaturat e larta appeared first on Euronews Albania.

Tragjedi në brigjet e Mauritanisë, 143 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anijeje

Të paktën 143 emigrantë dyshohet se kanë vdekur pasi një anije që transportonte rreth 180 persona nga Gambia u përmbys në brigjet e Mauritanisë, tha të mërkurën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e OKB-së, duke e quajtur atë përmbysjen më vdekjeprurëse të anijes që ka parë ndonjëherë kjo rrugë.

Agjencia tha se 38 të mbijetuar u shpëtuan nga Roja Bregdetare Mauritaneze pranë Nouadhibou të shtunën e kaluar, pasi anija kaloi 25 ditë në det. Një trup u nxor, ndërsa të mbijetuarit raportuan se të paktën 143 persona mbeten të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

Të mbijetuarit përfshijnë burra, gra dhe fëmijë nga disa vende të Afrikës Perëndimore. Midis tyre janë dy fëmijë që thuhet se humbën prindërit e tyre dhe një vëlla/motër më të vogël gjatë udhëtimit.

“Çdo jetĂ« e humbur nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« Ă«shtĂ« njĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ«. Mendimet e mia janĂ« me familjet qĂ« po vajtojnĂ« tĂ« dashurit e tyre dhe me tĂ« mbijetuarit qĂ« kanĂ« duruar njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« paimagjinueshme”, tha Sylvia Ekra, drejtoresha rajonale e IOM-it pĂ«r AfrikĂ«n PerĂ«ndimore dhe Qendrore.

Agjencia tha se tragjedia e çon numrin e vdekjeve të raportuara në rrugën Atlantike të Afrikës Perëndimore për në Ishujt Kanarie këtë vit në 168, duke përjashtuar dy anije të dyshuara të mbytura që janë ende në proces verifikimi dhe që mund të kenë marrë qindra jetë të tjera.

“Ajo qĂ« tregon ky incident Ă«shtĂ« se njĂ« rĂ«nie e mbĂ«rritjeve nuk do tĂ« thotĂ« se rruga Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e sigurt”, tha Ekra, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r bashkĂ«punim mĂ« tĂ« fortĂ« rajonal dhe akses tĂ« zgjeruar nĂ« rrugĂ« tĂ« sigurta dhe tĂ« rregullta emigrimi.

The post Tragjedi në brigjet e Mauritanisë, 143 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anijeje appeared first on Euronews Albania.

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë mori vendimin dhe ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP-së. Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre.

Ish-zëvendësdrejtori dhe drejtori i komanduar dhe shefi i financës dhe shërbimeve mbështetëse janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie.

Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

Atentati i Rinasit

Në rrethrrotullimin e Rinasit, një automjet i zuri pritë mjetit ku po udhëtonte Mustafa Sheqeri dhe Gilmando Dani. Tre persona dolën prej mjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Gilmando Dani ishte pasagjer, si pasojë e të shtënave humbi jetën në vend. Autorët dyshohet se u larguar në drejtim të Fushë Krujës ku vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Halil.

Gilmando Dani njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ai u dënua me 12 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024.

The post Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së appeared first on Euronews Albania.

Çmimi i naftĂ«s rritet ndĂ«rsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane

Çmimet e naftĂ«s po rriten pasi Shtetet e Bashkuara kryen natĂ«n e 11-tĂ« radhazi me sulme ndaj objektivave ushtarake iraniane dhe rebelĂ«t Huthi nĂ« Jemen kĂ«rcĂ«nuan tĂ« prishin një portĂ« shpĂ«timi tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r eksportet e naftĂ«s sĂ« ArabisĂ« Saudite.

Çmimi i papĂ«rpunuar Brent, çmimi referues global i naftĂ«s, u rrit me 3.7% nĂ« 94.40 dollarĂ« pĂ«r fuçi pak para orĂ«s 5 tĂ« mĂ«ngjesit ET. Çmimi i naftĂ«s West Texas Intermediate, ose nafta amerikane, u rrit me 4% nĂ« 87.71 dollarĂ« pĂ«r fuçi.

“LĂ«vizjet e fundit tĂ« naftĂ«s vijnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« kur sulmet midis SHBA-sĂ« dhe Iranit nuk kanĂ« treguar shenja lehtĂ«simi dhe ende nuk ka shenja konkrete tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje paqeje”, shkruan analistĂ«t e Deutsche Bank nĂ« njĂ« shĂ«nim.

Çmimet e naftĂ«s bruto janĂ« rritur me rreth 20 dollarĂ« pĂ«r fuçi kĂ«tĂ« muaj, ndĂ«rsa luftimet midis SHBA-sĂ« dhe Iranit janĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar pĂ«rsĂ«ri. Çmimet e kontratave tĂ« ardhshme tĂ« naftĂ«s Brent pĂ«r dorĂ«zim gjashtĂ« muaj nga tani arritĂ«n nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« njĂ«mujor dje, sipas Deutsche Bank, ndĂ«rsa frika pĂ«r njĂ« tronditje tĂ« zgjatur tĂ« furnizimit rishfaqet.

Huthit e mbështetur nga Irani kanë kërcënuar të sulmojnë anijet saudite që përpiqen të kalojnë tranzitin nëpër Detin e Kuq, duke vënë në rrezik atë që është bërë një rrugë anësore thelbësore për në Ngushticën e Hormuzit për eksportet e naftës së Mbretërisë.

Arabia Saudite ka devijuar afërsisht 4-5 milionë fuçi naftë në ditë nga Hormuzi në portin e saj në Yanbu, sipas Helima Croft, drejtuese e strategjisë globale në RBC Capital Markets. Kjo përbën afërsisht një të katërtën e asaj që rrjedhte përmes ngushticës para luftës.

The post Çmimi i naftĂ«s rritet ndĂ«rsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane appeared first on Euronews Albania.

Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë

Kontrolle të befasishme të ushtruara këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një tjetër aparati celular. Pajisja e ndaluar u gjet brenda qelisë ku po mbahet Laert Haxhiu.

Menjëherë pas përfundimit të operacionit të kërkimit, aparati është sekuestruar dhe është dërguar në SPAK për ekspertizë.

Laert Haxhiu Ă«shtĂ« dĂ«nuar me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m pĂ«r disa ngjarje kriminale, pĂ«rfshirĂ« vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen ÇelĂ«s nĂ« LushnjĂ«, si dhe akuza tĂ« tjera tĂ« rĂ«nda penale.

The post Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë appeared first on Euronews Albania.

Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier ka dĂ«rguar kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ« gjyq shtetasin S.M., i akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “ShfrytĂ«zim prostitucioni”, si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S., e akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “Prostitucion”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasja braziliane kërkohej nga familjarët e saj, të cilët kishin humbur kontaktet me të prej rreth një muaji.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier pĂ«rfundoi hetimet dhe dĂ«rgon nĂ« gjyq shtetasin S.M., i akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale ‘ShfrytĂ«zim prostitucioni’ parashikuar nga neni 114, paragrafi i parĂ« i Kodit Penal si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S. e akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale ‘Prostitucioni’ parashikuar nga neni 113, paragrafi i parĂ« i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.121 të vitit 2026, nisën pas një informacioni të përcjellë nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, nëpërmjet së cilit kërkohej ndihmë për gjetjen e një shtetaseje braziliane, me të cilën familjarët kishin humbur kontaktet prej rreth një muaji.

Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të policisë identifikuan personin që kishte pasur kontaktet e fundit me të dhe kryen një sërë veprimesh procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë hetimeve u administruan deklarime të personave të përfshirë, u kryen këqyrje të aparateve celularë, u analizuan komunikime elektronike dhe u siguruan prova të tjera materiale, nga të cilat rezultoi se shtetasja braziliane L.J.D.S. kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në muajin shtator 2025 me qëllim ushtrimin e prostitucionit, pas kontakteve të krijuara me persona që vepronin përmes platformave të komunikimit në internet.

Në bazë të provave të administruara, pas mbërritjes në Shqipëri, e pandehura L.J.D.S.  ka ushtruar prostitucion në ambiente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe më pas në Lushnjë. I pandehuri S.M., pasi kishte krijuar njohje me të pandehurën në fjalë, kishte marrë pjesë aktivisht në shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke i siguruar klientë kundrejt pagesës, negociuar çmimet e shërbimeve seksuale dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.

Gjithashtu, nga komunikimet elektronike të administruara rezultoi se i pandehuri S.M. u ofronte personave të ndryshëm mundësinë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasen braziliane, duke përcaktuar tarifat dhe duke organizuar takimet.

Në vijim të hetimeve, shtetasja braziliane u gjet në një ambient banimi në fshatin Karbunarë, Bashkia Lushnjë, ku qëndronte në momentin e ndërhyrjes së Policisë Gjyqësore.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që cenojnë lirinë dhe dinjitetin e personit, duke bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese vendase dhe partnerët e huaj për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Në respekt të parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, theksohet se përgjegjësia penale e personave të akuzuar do të vlerësohet përfundimisht nga gjykata kompetente.

The post Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj appeared first on Euronews Albania.

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet e vendit.

Ambasada më tej thotë se presin nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe që të kenë mundësi të marrin plotësisht pjesë në jetën politike dhe qytetare.

“Kushtetuta dhe ligjet e KosovĂ«s garantojnĂ« pĂ«rfaqĂ«simin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« institucionet e vendit. Ne presim qĂ« Qeveria e KosovĂ«s tĂ« sigurojĂ« qĂ« serbĂ«t e KosovĂ«s tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« barabarta dhe tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin pjesĂ« plotĂ«sisht nĂ« jetĂ«n politike dhe qytetare tĂ« KosovĂ«s. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« avokojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€, ka thĂ«nĂ« njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i AmbasadĂ«s.

Lidhur me këtë, dje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të Haxhiu.

The post Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

NjĂ« 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rĂ«ndĂ« si pasojĂ« e njĂ« aksidenti rrugor tĂ« ndodhur nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s nĂ« aksin LezhĂ«-ShĂ«ngjin, nĂ« afĂ«rsi tĂ« lapidarit. Sipas policisem i riu me inicialet K.G., banues nĂ« ShĂ«ngjin, duke drejtuar njĂ« automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe Ă«shtĂ« pĂ«rplasur fillimisht me njĂ« mur rrethues, e mĂ« pas me dy automjete tĂ« parkuara pranĂ« rrugĂ«s.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 31-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta dhe pasi mori ndihmën e parë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ai më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave te bardha.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet hetimore dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin.

The post Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

❌