Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit ndoqi autorin

Tre të rinj u plagosën me pistoletë nga një person mbrëmjen e sotme në një lokal të lagjes ”Vullnetar” në Elbasan. Kamarieri Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç tashmëndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Njëri prej tyre është plagisur në shpatull, ndërsa një tjetër plumbi e ka kapur në këmbë. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në momentin e ngjarjes…

Source

Abilekaj: Protesta humbi vrullin e fillimit, por tregoi pakënaqësinë e shumicës së shqiptarëve

Analisti Enton Abilekaj, thotë se ndërsa ndodhemi në ditën e 51, protesta ka kaluar në një fazë të re, ku pjesëmarrja dhe energjia e ditëve të para janë zbehur. Sipas tij, lëvizja në fillim përfaqësoi një pakënaqësi të gjerë shoqërore ndaj klasës politike dhe krijoi shpresën për një alternativë jashtë partive tradicionale. “Po të analizosh 50 e ca ditë është e vështirë. Fillimi ishte ndryshe…

Source

Ministri Gonxhja: Folklori, gjuhë universale që bashkon kulturat dhe popujt

Delegacionet dhe grupet artistike pjesëmarrëse në edicionin e gjashtë të International Folk Festival Tirana, “Ditë Festash në Tiranë” u pritën në ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, pas tre netëve të mbushura me ritëm, traditë dhe ngjyra nga kultura të ndryshme të botës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vlerësoi kontributin e artistëve dhe grupeve pjesëmarrëse…

Source

I riu nga protesta: Diaspora të kthehet për të ndryshuar Shqipërinë

Një i ri u shpreh para protestuesve se Diaspora ka një arsye më shumë për të ardhur në protestë. “Jam prej 51 ditësh në këtë protestë. Kam qenë në protesta anembanë botës. Kam protestuar në Londër pastaj jam bashkuar këtu në Tiranë. Dua të bëj një thirrje për diasporën. Këtë verë keni një arsye më shumë për të vizituar Shqipërinë. Këtë verë do bëni pushime dhe do keni mundësinë që të largoni ata…

Source

Festivali ”Air Beat-Lulu Fest”, Rama poston fotot: 200 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rajoni

Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore Air Beat Festival-Lulu Fest solli për dy netë me radhë në Korçë një atmosferë të jashtëzakonshme artistike, duke bërë bashkë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje, duke thënë se paradat dhe koncertet në qytet u shndërruan në një festë të muzikës, kulturës dhe traditave…

Source

Denoncimi nga Qiraxhi: Policia ka proceduar 150 protestues që prokuroria s’i ka pranuar

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, thotë se policia ka proceduar rreth 150 protestues, por që prokuroria nuk i ka pranuar. “Ka ndryshuar narrativa e kryeministrit ndaj protestës, mirëpo e gjitha është në një pandershmëri totale. Funksionarët shtetërorë thonë se protesta është e drejtë dhe kjo vjen si rezultat i lirisë që krijon qeveria për të protestuar. Por, në fakt është krejt e kundërta.

Source

Flamur Noka: Ish-drejtoresha e Postës në Durrës frekuentoi kazinotë 335 herë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka denoncuar publikisht ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, dhe bashkëshortin e saj, Fetah Mataj, duke i akuzuar se kanë shpërdoruar 69 milionë lekë të reja nga arka e shtetit për t’i luajtur në kazino. Postimi i plotë Me paratë e shqiptarëve luajnë bixhoz burrë e grua. Ajo drejtoreshë poste, ai kryepatronazhist i rilindjes.

Source

51 ditë protestë, aktivisti thirrje qytetarëve për deputetët: Më 23 korrik t’u japim përshëndetjen e fundit

Aktivisti Edison Lika u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për më 23 korrik para Kuvendit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për reagimin qytetar. Lika tha se protesta është pjesë e një revolte që sipas tij ka hyrë në ditën e 51-të dhe ka ndryshuar raportin e qytetarëve me demokracinë në vend. Ai kritikoi deputetët, duke pretenduar se ata shmangin…

Source

Argjentina humbi Botërorin, Messi uron Spanjën: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

Lionel Messi ka reaguar publikisht pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke ndarë një mesazh emocionues me tifozët përmes rrjeteve sociale. Kapiteni argjentinas pranoi se humbja në një finale botërore është një nga momentet më të vështira për çdo futbollist, por njëkohësisht theksoi krenarinë për rrugëtimin e skuadrës dhe gjithçka që arriti gjatë turneut. ”…

Source

Pabarazia që sfidon Barazinë në proceset e Vendimmarrjes!

Nga Shaban Sulçe A mjafton thjesht dhe vetëm përmbushja e kuotave të përfaqësimit gjinor nga partitë politike, nëse gratë nuk kanë hapësirën e duhur mediatike që zëri i tyre të dëgjohet? Përgjigjja është jo! Pa këtë element thelbësor, ky proces është i paplotë dhe rrezikon të kthehet në një rol me të vetmin funksion: “fasadën”, duke dëmtuar kështu rrënjësisht përpjekjet e gjata dhe shumë vjeçare…

Source

10 bashki do të shkrihen, Përrenjasi refuzon bashkimin: Kurrë me Librazhdin

10 bashki në vend do të shkrihen. Kreu i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku foli për mundësinë që Bashkia Prrenjas të shndërrohet në një njësi administrative të Bashkisë Librazhd, por kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta në qytet. Përtej bindjeve politike, qytetarët e Prrenjasit janë bashkuar në kundërshtimin e këtij propozimi, duke e cilësuar atë si një cenim të…

Source

Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje me narko-euro, institucioni i pushtuar nga paratë e drogës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas paraqitjes së tij në këtë institucion. Berisha pretendon se në ambientet e SPAK kishte parë dengje të mëdha narko-eurosh dhe se korridoret ishin të mbushura me thasë dhe arka me para. ”Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha narko-eurosh, institucioni i pushtuar nga paratë e drogës.

Source

VIDEO/ Ministri Lamallari: Dronët dhe kamerat Smart do të monitorojnë shkeljet në rrugë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri apel sot për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se sjelljet që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe krijojnë bllokime në trafik do të ndëshkohen. Lamallari thotë se për kapriço të dikujt nuk duhet të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve që respektojnë rregullat e qarkullimit. “Djema, nëse mendoni se jeni të…

Source

Deputetët u gjuajtën me vezë, Erion Braçe: Jemi futur në një spirale ku sulmi fizik po justifikohet

Këtë të hënë u hodhën sërish vezë mbi makinat e deputetëve nga ana e protestuesëve, ndaj dhe Erion Braçe, thotë se sulmi fizik ndaj një personi tjetër nuk mund të konsiderohet pjesë e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta justifikuar atë në emër të lirisë së shprehjes apo reagimit. ”Kemi hyrë prej ditësh në një spirale dhune, ku një grusht njerëzish…

Source

Flakët pushtojnë anën e autostradës Fier–Vlorë, digjen rreth 2 kilometra

Një zjarr ka rënë përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve. Përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të…

Source

Ndihma për Ukrainën, BE rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, informon se Bashkimi Evropian do të rrisë ndjeshëm prodhimin e dronëve dhe armëve moderne, në kuadër të forcimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhiy Koretsky, Von der Leyen theksoi se, në bazë të marrëveshjes për dronët, industritë e vendeve anëtare të BE-së do të…

Source

Të martën nis testimi i informatizuar për portalin mësues për Shqipërinë

Testimi i informatizuar për kandidatët e portalit “Mësues për Shqipërinë” nis nesër, 21 korrik, dhe do të vijojë deri më 28 gusht. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije lajmin, ndërsa shtoi se procesi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil. Kumbaro u bëri thirrje mësuesve kandidatë që të verifikojnë…

Source

Rritet rreziku për zjarre në pyje, Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqet e rrezikuara, e marta pritet të jetë kritike

Instituti i Gjeoshkencave flet për një rrezik të lartë të zjarreve në pyje në pjesën më të madhe të vendit gjatë pasdites së kësaj të hëne dhe ditës së martë. Sipas parashikimit, niveli i rrezikut do të jetë i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashikohet i moderuar.

Source

Kriza mes UEFA-s dhe FIFA-s, Çeferin i kthen shpinën finales së Botërorit

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, bojkotoi finalen e Kupës së Botës. Ai refuzoi të ishte i pranishëm në stadium si shenjë proteste ndaj polemikave që kanë shoqëruar turneun e organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Raporti thekson se pika që çoi në këtë vendim ishte rasti i Balogun. Pezullimi i lojtarit pas kartonit të kuq të marrë në fushë u anulua, sipas medias britanike…

Source

❌