Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump kërcënon Iranin: Do ta paguash çmimin për vonesat në negociata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani do të “paguajë çmimin” pasi, sipas tij, ka vonuar negociatat për arritjen e një marrëveshjeje me Uashingtonin. “Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Ngacmuesi i Lindjes së Mesme është i VDEKUR!!! Ata kanë marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta, tani do të duhet ta paguajnë çmimin!!!”…

Source

Berisha: Kërkova nga PPE mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së. Në fjalën e tij, në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të selisë blu, Berisha tha se ka kërkuar nga Partia Popullore Evropiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, të cilat, sipas tij, mbështeten plotësisht nga forca politike që ai drejton. “Konferenca e PPE-së u kryesua drejtpërdrejt nga…

Source

Dyshohet se ndihmoi në rrëmbimin e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e të riut në gjykatë

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 34-vjeçarit Egland Koçi, më datë 4 qershor, ku i dyshuar është shoku i ngushtë, A. Shakaj. E. Zyferi, i cili është lënë në burg si përkrahës i autorit, ka mohuar që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Eglant Koçit. Mësohet se në sallën e gjykimit Zyferi është shprehur: Punoj në lokalin e A. Shakajt si kamerier, ditën që thotë prokuroria e kam parë Eglantin…

Source

Lamallari: Shpërblim financiar për familjet e policëve Enea Mekolli dhe Edison Adri

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, si dhe për efektivin e plagosur, Edison Adri. Përmes një deklarate, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se sakrifica e tyre në përballjen me krimin nuk do të harrohet. “Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimet për mbështetjen…

Source

Ligji për Investimet Strategjike, Jorida Tabaku: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh, nuk solli asnjë zhvillim ekonomik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë njoftoi tërheqjen nga ligji për investimet strategjike. Tabaku e cilësoi atë si “ligjin më korruptiv që Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në 10 vitet e fundit”, duke argumentuar se opozita e ka kundërshtuar që në momentin e parë të miratimit të tij dhe se koha u dha…

Source

Kur ndodhin më shumë aksidente? Urgjenca Kombëtare identifikon oraret me risk më të lartë në rrugët e vendit

Numri i lartë i aksidenteve rrugore, afro 12 çdo ditë kërkon masa të reja menaxhimi pasi në sezonin veror tendenca është në rritje. Sipas kreut të urgjencës kombëtare përveç aksidenteve me makina këtë vit ka një rritje të aksidenteve me motor. Kreu i urgjencës kombëtare ka iniciuar një studim për oraret e fluksit të aksidenteve. Skënder Brataj thotë se rezulton ora 12:00 – 15:00 me më shumë…

Source

Erion Veliaj nuk merr pjesë në seancën e sotme: Jo dinjitoze qëndrimi në kafazin e xhamit

Ditën e sotme u mbajt në GJKKO gjyqi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë, teksa më pas u vendos shtyrja e seancës. Veliaj nuk moti pjesë në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Seanca e radhës caktohet në datën 16 qershor ora 10:00. Në sallë ishtevetëm prokurori Ols Dado, ndërsa nuk ishte i pranishëm prokurori tjetër Altin Dumani. Më herët…

Source

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e datës 10 qershor 2026 çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve. Njoftimi: Bordi i Transparencës në datë 10 qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Source

Kryeministri nxjerr pamjet: Nis puna për aksin Milot-Balldren, projekt që pritet të lehtësojë lëvizjen në veri

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për aksin rrugor Milot–Balldren. Rama ndan pamjet nga projekti dhe shkruan: “Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot–Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit…

Source

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, shkencëtarët paralajmërojnë: Ky është vetëm fillimi

Muaji maj ishte një nga muajt më të nxehtë që ka përjetuar Europa, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të të nxehtit po kthehen gradualisht në një realitet të zakonshëm. Shërbimi europian për ndryshimet klimatike Copernicus ka ngritur alarmin pas temperaturave rekord të shënuara gjatë muajit të kaluar, duke e cilësuar situatën si një tregues të qartë se ekstremet klimatike po bëhen…

Source

Gjyqi për Laert Haxhiun, Cllevio paraqitet në GJKKO

Personazhi i njohur i TikTok, Kleviol Ahmeti (Cllevio) është paraqitur për të dëshmuar në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Rigels Rajkut (Noizy), i cili dëshmoi më 3 qershor, dyshohet se në vitin 2022 iu vendos tritol në lokal, sipas SPAK me urdhër të Haxhiut, pasi reperi i kishte rrahur mikun e tij Cllevio. Noizy e cilësoi Cllevion fans të fiksuar pas tij…

Source

Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei. Ministri iranian postoi një video të protestës për Zvërnecin dhe shkruan: “Qetësohuni, Z. Kryeministër @ediramaal. Ishte ju, zotëri, ai që e nisët këtë. Pra… duhet të përballeni me pasojat! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e…

Source

Ishte planifikuar për t’u zhvilluar më 12 qershor në Tiranë, shtyhet Ministeriali Ukrainë – Evropa Juglindore

Ministeriali Ukrainë – Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se shtyrja vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës.

Source

Tragjike në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

Një 15-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një ngjarje të rëndë të regjistruar rreth orës 10:00. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i mituri mund të jetë ndikuar nga uji i ftohtë, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Source

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

Tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon, duke qartësuar se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar mbi gjysma e votave të hedhura në kuti. Më poshtë paraqiten kandidatët që kanë…

Source

REL: BE përgatitet për zgjerimin, por anëtarët e rinj mund të kenë të drejtë vote të kufizuar

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të kenë të drejta të kufizuara. Në mesin e kufizimeve kyç është propozimi që anëtarët e rinj të kenë të drejtë të kufizuar vote. “BE-ja duhet të zhvillojë një diskutim të detajuar mbi mundësinë e kufizimeve të përkohshme…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 10 qershor 2026

Dashi Struktura e rutinës suaj të përditshme të punës mund të kritikohet sot. Ndoshta një punëdhënës nuk e miraton qasjen tuaj. Mundohuni të gjeni një kompromis duke mbajtur mend se puna juaj më e mirë bëhet kur jeni vetëm. Synoni pavarësinë. Demi Mund të mos jeni të frymëzuar për të bërë shumë punë sot, por në përgjithësi, fryma juaj në lidhje me punën do të jetë pozitive. Kjo është një ditë…

Source

34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i tij

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, në lidhje me zhdukjen e një 34-vjeçari në Tiranë. Eglant Koçi rezulton i zhdukur prej 6 ditësh dhe për të nuk ka ende asnjë gjurmë. Në pranga ka rënë 25-vjeçari, E. Zyferi, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar. Ndërsa 41-vjeçari Armand Shakaj është shpallur në kërkim pasi dyshohet se e ka mbajtur peng…

Source

Zhduken dy turistë gjermanë në malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

Dy turistë gjermanë rezultojnë të humbur prej rreth 48 orësh në zonën e thellë malore të Polisit, në bashkinë e Librazhdit. Mësohet se ata kishin ndërmarrë një itinerar ecjeje në thellësi të Malësisë së Polisit, por prej dy ditësh kanë humbur kontaktet me guidën që i shoqëronte. Alarmi është dhënë pranë strukturave të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë nisur një operacion kërkimi në terren për…

Source

❌