Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 21.7.2026

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë. HELSINKI (Finlandë) – Kryeministri Petteri Orpo i drejtohet parlamentit në lidhje me financimin kontrovers të një projekti pasurish të paluajtshme. BRUKSEL (Belgjikë) – Paradë ushtarake dhe civile për Ditën Kombëtare Belge. KISHINEV (Moldavi) – Parlamenti moldav voton në favor […]

Konflikti “Capat”–“Sekiraqët”, sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë për dy të pandehur në arrati

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PKR.nr.71/2026, e cila ka për objekt shqyrtimi Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – PP.I.nr.178/2024 të datës 12.02.2026, kundër të pandehurit Endrit Llapashtica, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka […]

Moti në Kosovë, vende-vende shi e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë vende-vende priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 gradë Celsius dhe 17 gradë, ndërkaq ato maksimalen nga 28 deri në 32 gradë. […]

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Zona e Zvërnecit në jug të Shqipërisë, pranë vendit ku planifikohet ndërtimi i resortit kontrovers të lidhur me Jared Kushner. Foto: BIRN. Nga: Evarist Stoja Një kompani që ka marrë një copë të bregdetit të Adriatikut e ka adresën zyrtare në katin e 12-të të European Trade Centre në Tiranë, ku, sipas një hetimi të […]

Bllokada detare e Houthive sinjalizon ndryshim strategjie dhe dërgon mesazh të qartë ndaj Arabisë Saudite

Njoftimi i lëvizjes Houthi për vendosjen e një bllokade detare që synon Arabinë Saudite po shihet nga analistët si një ndryshim i rëndësishëm në strategjinë e grupit, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. Sipas analistit Zeidon Alkinani, drejtor themelues i Institutit Arab Perspectives, deklarata e Houthive përmban një mesazh […]

Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

Aksidentet në Kosovë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, ku numri i aksidenteve fatale ka shënuar rritje. Rastet e aksidenteve, sipas ekspertëve të sigurisë, përbëjnë shqetësim serioz, prandaj bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente dhe hartimin e strategjive për më shumë siguri në rrugë. “Ajo që është urgjente për institucionet tona është krijimi i strategjisë […]

Në Tiranë u zhvillua protesta e 51-të qytetare kundër qeverisë

 Këtë të hënë, në kryeqytet u zhvillua protesta e 51-të qytetare kundër qeverisë, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre. Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, duke mbajtur në duar postera dhe pankarta me mesazhe drejtuar institucioneve shtetërore. Më pas, ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, në bulevardin […]

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe metodologjinë e ndjekur për realizimin e këtyre të dhënave me anë të një ankete, nga ku tregohet se janë realizuar intervista në Aeroportin “Nënë Tereza” gjatë momentit të largimit të […]

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga Instituti kërkimor “Data Centrum”, studimi i të cilëve ka marrë një kampion prej 1000 turistësh të huaj, kanë paraqitur se mesatarja e shpenzimeve totale për një grup të përbërë prej […]

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar nga turistët e huaj në Shqipëri, duke lënë pas edhe zona të njohura turistike si Saranda dhe Ksamili. Sipas përfaqësuesve të Data Centrum, kategorizimi është bërë bazuar në përgjigjet e […]

QKUK jep detaje rreth gjendjes së fëmijës së lënduar në aksidentin në Istog

Një fëmijë është transferuar për trajtim në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve që ka marrë në aksidentin që ka ndodhur në Shushicë të Istogut sot rreth orës 16:00. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë. “Fëmija është pranuar në gjendje të […]

SHBA – Dorëhiqet kreu i agjencisë amerikane për sigurinë e IA-së

– Kreu i Qendrës amerikane për Standardet dhe Inovacionin në Inteligjencën Artificiale, Chris Fall, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre muaj pasi u emërua në krye të institutit federal, që merret me testimin e inteligjencës artificiale pranë Departamentit amerikan të Tregtisë, njoftoi sot një zëdhënës i departamentit, sipas “Reuters”. Largimi i tij shënon ndryshimin më të […]

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës me 64 ekipe po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Në një postim në llogarinë e tij X, Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL (Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut), njoftoi zgjerimin me 64 ekipe për edicionin e ardhshëm: “Edicioni tjetër do të luhet në shtëpi. Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të […]

Uji i ndotur përmes pompave të “Komunalecit” ka hyrë në ujësjellësin kryesor, Prokuroria jep detaje për ndotjen e ujit në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit sonte lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër tre personave për Krime të Rënda kundër Mjedisit dhe Natyrës të shkaktuara nga veprimet e Ndotjes së Ujit të Pijshëm. Bashkëpunëtorët e dyshuar, në cilësinë e Drejtorit të Detyrës së Ndërmarrjes Publike “Komunalec” – Gostivar, Menaxherit Teknik të Sektorit të Punëve […]

Analistët diskutojnë skenarët për zhbllokimin e situatës politike në Kosovë

Analisti politik Imer Mushkolaj ka vlerësuar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mund të shtyhet deri në afatin e fundit kushtetues, me pritjen që ndërkohë të ketë zhvillime që do ta zhbllokojnë situatën politike, veçanërisht brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Sipas Mushkolajt, zhvillimet e fundit në LDK dhe negociatat e nisura […]

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është heq

​Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, ka thyer heshtjen përmes një interviste të gjatë të dhënë për Albania Newscast me gazetarin Arbër Hitaj. Haklaj ka bërë një analizë te fortë të aktualitetit politik në vend, zhvillimeve rreth protestave, aksionit të SPAK-ut ndaj figurave politike, si dhe betejës së brendshme për drejtimin e PD-së. ​”Presin më […]
❌