❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këngëtarja sllovene Senidah komenton mbi thashethemet e çuditshme se ishte burrë



Senidah ishte e ftuar nĂ« podcast-in “Nema labavo by IN Magazin”, ku foli hapur pĂ«r thashethemet dhe spekulimet qĂ« e kanĂ« shoqĂ«ruar gjatĂ« viteve tĂ« karrierĂ«s sĂ« saj.

Një nga temat që u diskutua ishte teoria e çuditshme që qarkullon prej kohësh në rrjetet sociale, sipas së cilës ajo dikur ka qenë mashkull.

Duke reaguar ndaj kĂ«tyre pretendimeve, artistja sllovene u shpreh me humor dhe ironi, duke thĂ«nĂ« se kĂ«to histori “nuk kanĂ« lidhje me logjikĂ«n”.

Ajo tregoi se shpesh has njerĂ«z qĂ« pretendojnĂ« se “e dinĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n” pĂ«r tĂ«, edhe pse kĂ«to pretendime nuk bazohen nĂ« asnjĂ« fakt. PĂ«rmes batutave dhe tĂ« qeshurave, kĂ«ngĂ«tarja tregoi se nuk i merr seriozisht kĂ«to komente.

E njëjta shpjegoi gjithashtu se pamja e saj karakteristike, me tipare të forta dhe të theksuara të fytyrës, nuk është rezultat i ndonjë ndërhyrjeje estetike apo i ndonjë historie të fshehtë nga e kaluara.

Sipas saj, këto veçori janë trashëguar nga gjyshja e saj, e cila ka pasur tipare të ngjashme fizike.

Këngëtarja theksoi se gjithmonë e ka pëlqyer pamjen e saj androgjene, të fuqishme dhe paksa më të ashpër se standardet tradicionale të bukurisë.

Pikërisht kjo pamje e veçantë është bërë një nga shenjat dalluese të identitetit të saj artistik dhe publik. /Telegrafi/

Obama: Marrëveshja e re me Iranin vështirë se do të jetë më e mirë se JCPOA



Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka komentuar zhvillimet rreth përpjekjeve të reja për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, duke shprehur skepticizëm se një dokument i ri mund të sjellë përmirësime të mëdha krahasuar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e njohur si JCPOA.

Sipas Obamës, marrëveshja e vitit 2015 kishte funksionuar për një periudhë të gjatë kohore dhe kishte arritur të vendoste një kornizë të qartë për kufizimin e programit bërthamor iranian, përpara se Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin prej saj gjatë administratës së mëvonshme.

Ai vuri në dyshim nëse çdo marrëveshje e re që mund të dalë nga negociatat aktuale do të jetë realisht më e mirë apo dukshëm më efektive sesa ajo që ekzistonte më parë.

Në një intervistë për ABC News, Obama theksoi se çështjet e tilla komplekse të sigurisë ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen lehtë dhe se shpesh kërkojnë durim diplomatik, kompromis dhe vullnet për negociata të gjata. Ai shprehu shpresën që konfliktet dhe bombardimet të ndalen, duke theksuar se pasojat e luftës bien më së shumti mbi popullsinë civile, e cila shpesh nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimet politike apo ushtarake.

Obama gjithashtu përdori këtë rast për të nënvizuar kufizimet e përdorimit të forcës ushtarake në politikën e jashtme. Sipas tij, ideja se problemet ndërkombëtare mund të zgjidhen thjesht përmes bombardimeve ose presionit ushtarak mund të duket tërheqëse në teori, por në praktikë rrallë sjell zgjidhje të qëndrueshme.

Ai argumentoi se diplomacia mbetet mjeti mĂ« efektiv pĂ«r tĂ« arritur rezultate reale, edhe nĂ«se ato nuk janĂ« perfekte. Sipas tij, njĂ« marrĂ«veshje qĂ« nuk zgjidh plotĂ«sisht çdo problem, por adreson shumicĂ«n e çështjeve kryesore – rreth 80 apo 90 pĂ«r qind – Ă«shtĂ« shpesh mĂ« e dobishme sesa mungesa e plotĂ« e marrĂ«veshjes dhe rreziku i pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« konfliktit.

Në fund, Obama tha se historia duket se tregon vazhdimisht të njëjtin mësim: edhe pse ky parim mund të jetë i njohur, bota shpesh detyrohet ta rimësojë atë sërish në momente krizash ndërkombëtare. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma VIP 3



Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP.

Në një mbrëmje me plot emocione, surpriza të bukura e momente të veçanta, Moza arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.

Konkurrentja ishte shumë e pëlqyer nga publiku që në fillim të këtij edicioni, që zgjati plot 81 ditë.

- YouTube www.youtube.com

Ajo ishte e sinqertë në garë, pa filtra dhe krijoi përplot situata që bënë bujë edhe jashtë formatit.

Në finale bashkë me të kanë qenë edhe: Ilir Shaqiri, Elvis Pupa, Soni Malaj e DJ Bujaka.

- YouTube www.youtube.com

Konkurrenti nga Kosova ishte i pari që la garën, duke u klasifikuar si finalisti i pestë.

Fitorja e Mozës u konsiderua e merituar plotësisht edhe nga publiku, e fansat që përkrahën që nga dita e parë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Moment romantik - Vis Pupa takohet me bashkëshorten në finalen e Ferma VIP



Elvis Pupa është finalisti i radhës i Ferma VIP 3, i cili nuk ka munguar me rrëfimin për jetën.

Krahas anës profesionale, ai ka folur edhe për raportin e ngushtë që ka me partneren e tij, Belindën.

Në fermë në natën finale për ta surprizuar atë erdhi pikërisht partnerja e tij.

Foto: YouTube

Në një ambient romantik, Visi filloi të qante kur pa bashkëshorten, për të cilën e kishte marrë malli shumë.

“ShumĂ« faleminderit pĂ«r kĂ«tĂ« surprizĂ«, pĂ«r gjithçka qĂ« keni bĂ«rĂ«â€, u shpreh Pupa.

Ndërkaq, konkurrenti i parë që u largua duke u shpallur edhe finalisti i pestë në këtë edicion është DJ Bujaka.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« se kush do tĂ« rrĂ«mbejĂ« çmimin e madh prej 129 mijĂ« eurosh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Aktorët e njohur shqiptarë interpretojnë poezi për Mimozën - takim emocionues edhe me vajzat në Ferma VIP



Poetja Mimoza Ahmeti ka qenë një tjetër personazh që ka marrë vëmendje të madhe në Ferma VIP 3.

Ajo ishtë befasia e këtij edicioni, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë publikut.

Në rrugëtimin e saj, siç thotë ka qenë e sinqertë dhe vetvetja në çdo gjë që ka bërë aty.

Foto: YouTube

Sikurse konkurrentët e tjerë, edhe asaj iu bë një surprizë në fermë, nga miqtë e saj më të mirë, aktorët Arben Derhemi, Rajmonda Bulku dhe Ndriçim Xhepa.

E më pas u surprizua edhe nga vajzat e saj, njëra që erdhi nga Roma e tjetra nga Kanada, gjë që nuk e priste fare.

Foto: YouTube

Moza u gëzua tejet shumë, edhe pse ngeli e habitur me gjithë leximet që po i bënin.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ« fund se kush nga finalistĂ«t qĂ« kanĂ« mbetur do tĂ« shpallet fitues. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Eliminohet nga Ferma VIP 3 DJ Bujaka - klasifikohet finalisti i pestë



DJ Bujaka është eliminuar nga gara e Ferma VIP, duke u shpallur kështu finalisti i pestë i këtij edicioni.

Në garë për çmimin e madh kanë mbetur: Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, Elvis Pupa dhe Soni Malaj.

Çmimi i madh nĂ« kĂ«tĂ« edicion Ă«shtĂ« 129 mijĂ« euro.

Foto: YouTube

DJ nga Kosova pak më parë u shpreh i lumtur për gjithë rrugëtimin, ndonëse e donte fitoren.

Spektakli këtë vit ka qenë i mbushur me përplot sfida, surpriza e dinamika të forta në fermë.

Moderimi këtë herë iu besua Arbana Osmanit ku në regji ishte partneri i saj, Eduart Grishaj.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ« fund se kush do tĂ« rrĂ«mbejĂ« fitoren nĂ« edicionin e sivjetmĂ«. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit - detaje të reja dhe prapaskenat diplomatike



Zyrtarë të lartë amerikanë kanë zbuluar detaje të reja nga memorandumi i mirëkuptimit të nënshkruar me Iranin.

Bëhet e ditur se Teherani ka pranuar lëshime të rëndësishme në këmbim të lehtësimeve të mundshme të sanksioneve, ndërsa SHBA mban ende praninë e saj ushtarake në rajon.

Sipas informacioneve të bëra publike, Uashingtoni do të vazhdojë të mbajë forcat e dislokuara në Lindjen e Mesme pas operacionit të zhvilluar në shkurt.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se tërheqja e trupave do të merret në konsideratë vetëm pasi Irani të ketë përmbushur plotësisht angazhimet e tij dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare, shkruan skynews.

NĂ« aspektin ekonomik, SHBA Ă«shtĂ« shprehur e gatshme tĂ« lehtĂ«sojĂ« sanksionet dhe tĂ« lirojĂ« disa fonde tĂ« ngrira, duke i cilĂ«suar kĂ«to si “gjeste tĂ« vogla” nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procesi tĂ« ndĂ«rsjellĂ«. MegjithatĂ«, zyrtarĂ«t amerikanĂ« kanĂ« theksuar se nuk do tĂ« ketĂ« marrĂ«veshje tĂ« fshehta dhe se transparenca do tĂ« jetĂ« e plotĂ« gjatĂ« gjithĂ« procesit negociator.

NĂ« prapaskenĂ«, presidenti amerikan, Donald Trump ka nxitur pĂ«rfshirjen mĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« zĂ«vendĂ«spresidentit JD Vance nĂ« negociata, duke e cilĂ«suar procesin si tĂ« “drejtuar nga maja e administratĂ«s”.

Raportohet gjithashtu pĂ«r tensione diplomatike mes SHBA-sĂ« dhe Omanit, i cili Ă«shtĂ« akuzuar nga Uashingtoni pĂ«r qasje “tĂ« dyfishtĂ«â€ nĂ« negociata. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, janĂ« hapur kanale tĂ« reja komunikimi pĂ«rmes Pakistanit dhe Katarit, me ndihmĂ«n e kontakteve tĂ« Vance, tĂ« cilat kanĂ« mundĂ«suar lidhje me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Ghalibaf.

NĂ« raportin amerikan thuhet gjithashtu se Irani ndodhet nĂ« njĂ« gjendje tĂ« dobĂ«suar ekonomike dhe ushtarake, ndĂ«rsa programi i tij bĂ«rthamor Ă«shtĂ« “kryesisht i shkatĂ«rruar”. Sipas tyre, ka gjithashtu sinjale pĂ«r ndryshime brenda qasjes politike tĂ« Teheranit ndaj udhĂ«heqjes sĂ« tij supreme.

Zyrtarët amerikanë kanë sqaruar edhe faktin se, ndryshe nga marrëveshjet ndërkombëtare tradicionale, Udhëheqësi Suprem i Iranit nuk i nënshkruan personalisht këto dokumente.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti amerikan dhe përfaqësues iranianë në nivel të lartë, për të formalizuar angazhimin e palëve.

Ndryshe, Irani ka publikuar verzionin e vet të marrëveshjes me amerikanët, ku përfshihet edhe heqja e sanksioneve. /Telegrafi/

Nata finale - Soni Malaj merr mesazh nga ish-bashkëshorti dhe këndon në skenë me të ëmën



Surprizat në natën finale të Ferma VIP vazhdojnë edhe për këngëtaren Soni Malaj.

Ajo është bërë pjesë e formatit që nga fillimi, ndonëse nuk e priste një eksperiencë të tillë.

Në rrëfimin e jetës, artistja e mirënjohur u shpreh e lumtur që e çoi deri në fund, pasi ka pasur shumë momente që ka dashur ta lë garën në gjysmë.

Foto: YouTube

Asaj iu bë një surprizë nga ish-bashkëshorti i saj, Mirko e më pas edhe nga vajza e tyre.

Pasi filloi tĂ« kĂ«ndonte “Shpirti im binjak”, Sonit i hyri nĂ« skenĂ« e Ă«ma, duke interpretuar me tĂ«.

Foto: YouTube

Këngëtarja filloi duke qarë në momentin që e pa, pasi edhe në fermë e kërkoi vazhdimisht.

Pesë konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 129 mijë eurosh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Diaspora votes change the ranking of parties in Istog and Junik, LVV emerges as the leading force



The counting of diaspora votes, in addition to influencing the distribution of mandates among political entities, has also brought changes to the ranking of parties in several municipalities in Kosovo.

According to preliminary results, the Vetëvendosje Movement emerged as the leading force in the vast majority of municipalities, but in some municipalities of the Dukagjini Plain, other political entities held the upper hand.

The Democratic League of Kosovo (LDK) came first in Istog, while the Alliance came first in Junik.

However, votes coming from the diaspora have changed this picture.

In Istog, the Vetevendosje Movement has already moved into first place. Even though three boxes of diaspora ballots belonging to this municipality have not been counted, the Vetevendosje Movement leads the LDK by 109 votes, while the Democratic Party of Kosovo (PDK) ranks third.

Meanwhile, in Junik, where one more diaspora box remains to be counted, LVV has surpassed AAK and currently leads by 40 votes.

LDK ranks third, just five votes behind the Alliance.

With these changes, LDK no longer holds the position of the leading force in any municipality in Kosovo, while AAK continues to maintain its primacy in Deçan.

Even after including diaspora votes, PDK remains the main force in Skenderaj, Drenas and Malisheva. / Telegraph /

SHBA: Shqipëria të mirëpresë investimet e huaja, por të garantojë siguri për sektorët strategjikë



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Shqipëria të garantojë sigurinë e sektorëve strategjikë dhe të infrastrukturës kritike, ndërsa mirëpresin investimet e huaja që nxisin ekonominë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, tha më 15 qershor se investitorët kërkojnë siguri, rregulla të qarta dhe mbrojtje nga aktorë që nuk veprojnë sipas standardeve ndërkombëtare.

VanHorn mori pjesë në një prezantim mbi draft-kornizën e shqyrtimit të investimeve të huaja, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë dhe Oda Amerikane e Tregtisë.

Qeveria e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e cilëson këtë mekanizëm si hap të rëndësishëm për përafrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian.

“Kur presidenti [amerikan, Donald] Trump shpalli politikĂ«n e investimeve tĂ« AmerikĂ«s vitin e kaluar, ai theksoi njĂ« parim tĂ« thjeshtĂ«: mirĂ«pritni investimet qĂ« forcojnĂ« rritjen ekonomike duke siguruar qĂ« infrastruktura kritike dhe sektorĂ«t strategjikĂ« tĂ« mbeten tĂ« sigurt”, tha VanHorn.

Ajo shtoi se qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim dhe kjo, sipas VanHorn, është e rëndësishme.

Diplomatja amerikane e cilësoi këtë mekanizëm jo si burokraci, por si deklaratë strategjike, pasi tha tregon se Shqipëria është e hapur për biznes në një mënyrë që mbron interesat kombëtare dhe plotëson standardet ndërkombëtare.

“KompanitĂ« amerikane janĂ« kĂ«tu – nĂ« energji, ndĂ«rtim dhe teknologji – dhe shumĂ« tĂ« tjera po shikojnĂ« tĂ« vijnĂ«. Por, investitorĂ«t kanĂ« nevojĂ« pĂ«r besim se rregullat janĂ« tĂ« qarta, se fusha e lojĂ«s Ă«shtĂ« e barabartĂ« dhe se sektorĂ«t strategjikĂ« janĂ« tĂ« mbrojtur nga aktorĂ« qĂ« nuk luajnĂ« sipas tĂ« njĂ«jtave rregulla si ne”, tha diplomatja amerikane.

Ajo tha se miratimi i një ligji është vetëm fillimi, por zbatimi i tij tregon nëse do të dështojë apo do të ketë sukses. Dhe, për të arritur suksesin, VanHorn tha se SHBA-ja do të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit të zbatimit.

Duke theksuar se kĂ«to mekanizma do tĂ« mbrojnĂ« investitorĂ«t, e ngarkuara me punĂ« nĂ« AmbasadĂ«n amerikane nĂ« TiranĂ« e bĂ«ri tĂ« qartĂ« se “kur rregullat janĂ« tĂ« parashikueshme dhe zbatimi Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m, tĂ« gjithĂ« pĂ«rfitojnĂ« – dhe ky Ă«shtĂ« mjedisi qĂ« tĂ«rheq llojin e investimeve afatgjata dhe cilĂ«sore qĂ« ShqipĂ«ria meriton”.

Korniza e re e Shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte të Shqipërisë është hartuar nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim dhe komunitetin e biznesit, përfshirë me Odën Amerikane të Tregtisë.

Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane në Shqipëri, theksoi se korniza nuk është krijuar për të kufizuar investimet e huaja, por për të rritur besimin e investitorëve përmes transparencës, parashikueshmërisë dhe procedurave të qarta rregullatore.

Ndërkaq, presidenti i Odës Amerikane në Shqipëri, Grant Van Cleve, e cilësoi miratimin e mekanizmit të shqyrtimit të investimeve si kulmin e një përpjekjeje afatgjatë të udhëhequr nga Oda në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Kjo kornizĂ« pasqyron vite bashkĂ«punimi dhe pĂ«rkushtimi”, deklaroi Van Cleve. “Ajo pĂ«rfaqĂ«son njĂ« moment historik tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« forcimin e klimĂ«s sĂ« investimeve nĂ« ShqipĂ«ri, duke siguruar qĂ« interesat strategjike kombĂ«tare tĂ« mbeten tĂ« mbrojtura”.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, tha se ky mekanizëm i ri rrit transparencën, sigurinë juridike dhe besueshmërinë e mjedisit të investimeve, si dhe forcon kapacitetet për të mbrojtur sektorët strategjikë të vendit.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar investimet e huaja direkte arritën mbi 1.6 miliard euro.

Oda Amerikane e Tregtisë në Shqipëri mbështet mekanizmin e shqyrtimit të investimeve të huaja, por kërkon që ai të jetë më i qartë, më i parashikueshëm dhe i bazuar në ligj të plotë për të mos krijuar pasiguri për investitorët.

Mekanizmi i ri i kontrollit të investimeve të huaja është përfshirë në Ligjin për investime të huaja, ndërkaq paralelisht Qeveria shqiptare ka njoftuar se Ligji për investime strategjike, që u jep projekteve të caktuara statusin e investitorit strategjik, do të shfuqizohet në përputhje me angazhimet ndaj Bashkimit Evropian.

Njoftimin për shfuqzimin e Ligjit për investime strategjike ditë më parë e bëri kryeministri Rama, i cili tha se ky ligj kishte arritur qëllimin e tij. Shfuqizimi i ligjit është kërkesë edhe e protestuesve kundër projektit turistik në Zvërnec dhe atij në Sazan, projekte që janë lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Trump.

Ligji pĂ«r investimet strategjike u miratua nĂ« vitin 2015 me njĂ« afat trevjeçar, por qĂ« prej asaj kohe afati i funksionimit tĂ« tij Ă«shtĂ« shtyrĂ« gjashtĂ« herĂ«. Ligji ofron lehtĂ«sira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dhĂ«nien e tokĂ«s publike dhe ndĂ«rhyrjen e shtetit pĂ«r shpronĂ«sim tĂ« pronĂ«s private, e tĂ« tjera lehtĂ«sira pĂ«r ata qĂ« pĂ«rfitojnĂ« statusin “investitorĂ« strategjikĂ«â€.

Prej katër vjetësh, BE-ja në raportet e progresit për Shqipërinë ka kërkuar rishikimin e këtij ligji. Dy vjet më parë ambasadori i BE në Tiranë u shpreh se ky ligj i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. Ai kishte shprehur shqetësimin se i gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Në dhjetor të 2024 Qeveria e Shqipërisë i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit.

Në lidhje me projektin që Kushner tha se do të investonte në Zvërnec, Rama ka thënë më herët se nuk ka pasur kërkesë për status të investitorit strategjik.

DitĂ« mĂ« parĂ«, kreu i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, pĂ«rmes njĂ« deklarate tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale tha se pĂ«r katĂ«r vjet kanĂ« punuar nĂ« krijimin e njĂ« destinacioni tĂ« klasti botĂ«ror nĂ« bregdetin shqiptar “njĂ« destinacion me dizajn tĂ« menduar mirĂ«, qĂ« kujdeset pĂ«r aspektin mjedisor dhe qĂ« ofron mundĂ«si afatgjata ekonomike”.

Ai tha se qëllimi është i thjeshtë, dhe ka të bëjë me krijimin e vendeve të punës dhe ndërtimit të diçkaje për të cilin brezat e ardhshëm do të jenë krenarë.

“E ardhmja [e projektit] nĂ« fund tĂ« fundit pĂ«rcaktohet nga ShqipĂ«ria dhe populli shqiptar”, tha Abehsera.

Mijëra njerëz po protestojnë prej 16 ditësh në Tiranë, në qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe në disa shtete të botës, duke kundërshtuar punimet për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, pranë Vlorës, mes shqetësimeve lidhur me ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës.

ZvĂ«rneci gjendet nĂ« zonĂ« tĂ« mbrojtur qĂ« Ă«shtĂ« habitat pĂ«r flamingot, fokat dhe shumimin e breshkave tĂ« detit. Flamingoja Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« simbol tĂ« protestave, me demonstruesit qĂ« mbajnĂ« nĂ« duar zogjtĂ« rozĂ« dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingos”.

Nga Amerika në Ferma VIP - Ilir Shaqiri surprizohet nga këngëtarja Merita Halili



Surprizat në natën e madhe të Ferma VIP 3 nuk kanë fund.

Pas DJ Bujakës, ishte radha e Ilir Shaqirit të përjetonte momente emocionuese.

Pasi pa klipin e rrugëtimit të tij në këtë reality shou, balerini i njohur u surprizua nga këngëtarja e mirënjohur e Shqipërisë së Mesme, Merita Halili, e cila udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- YouTube www.youtube.com

Merita Halili këndoi disa këngë nga repertori i saj, të cilat u shoqëruan në kërcim nga balerinat shqiptare.

Pjesë e tyre, ishte edhe studentja e Ilir Shaqirit, Klarisa.

Në mbështetje të Ilirit në studio janë po ashtu edhe prindërit, bashkëshortja, vajza dhe dhëndri i tij.

Për Ilirin kjo është një eksperiencë të dytë, pasi ka qenë edhe në Big Brother VIP Albania.

- YouTube www.youtube.com

Aty doli fitues në një përballje në fund që kishte me Donald Veshajn. /Telegrafi/

Bombarduesi amerikan B-52 rrëzohet në Kaliforni



Bombarduesi amerikan B-52 Stratofortress është rrëzuar në Kaliforni pak kohë pasi ishte ngritur nga Baza Ajrore Edwards.

Autoritetet e bazës kanë konfirmuar ngjarjen pa dhënë ende informacione për viktima. Megjithatë, ekziston frika se nuk ka të mbijetuar në aeroplan.

Pas rrëzimit u formua një shtyllë e madhe tymi të zi, e dukshme nga kilometra larg, raporton bbc.

“NĂ« vendin e ngjarjes janĂ« dĂ«rguar menjĂ«herĂ« ekipet e emergjencĂ«s dhe operacioni Ă«shtĂ« ende nĂ« zhvillim. Do tĂ« publikojmĂ« mĂ« shumĂ« informacione sapo ato tĂ« jenĂ« nĂ« dispozicion”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

Pamjet ajrore tregojnë një zonë të përfshirë nga flakët dhe tymi në vendin ku u rrëzua aeroplani.

Boeing B-52 Stratofortress Ă«shtĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« ushtrisĂ« amerikane qĂ« nga vitet 1950. PĂ«r shkak tĂ« pamjes sĂ« tij karakteristike, ai njihet me nofkĂ«n “BUFF”, shkurtim pĂ«r “Big Ugly Fat Fellow” (I Madh, i ShĂ«mtuar dhe i ShĂ«ndoshĂ«).

Bëhet fjalë për një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi, i cili ka marrë pjesë në shumë operacione ushtarake amerikane. Aeroplani mund të fluturojë në lartësi rreth 15 kilometra, dukshëm më lart se aeroplanët komercialë.

B-52 mund të mbajë qindra bomba konvencionale ose deri në 32 raketa bërthamore lundruese. Falë mundësisë së furnizimit me karburant në ajër, ai ka një rreze veprimi pothuajse të pakufizuar.

GjatĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, pĂ«r shkak tĂ« aftĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« kryer misione nĂ« distanca shumĂ« tĂ« mĂ«dha dhe pĂ«r tĂ« mbajtur armĂ« bĂ«rthamore, B-52 konsiderohej njĂ« element kyç i “ombrellĂ«s bĂ«rthamore” tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara.

Ekuipazhi i aeroplanit zakonisht përbëhet nga pesë persona: komandanti, piloti, navigatori-radar, navigatori dhe oficeri i luftës elektronike. /Telegrafi/

Shefi i Toyotas, Toyoda: Më shqetëson fakti që të gjithë po kalojnë te veturat elektrike



Akio Toyoda, kryetari i bordit të Toyota-s dhe një nga zërat më të njohur në industrinë automobilistike, ka shprehur shqetësimin e tij për kalimin masiv të prodhuesve drejt automjeteve elektrike.

Ai tha se frika e tij mĂ« e madhe Ă«shtĂ« qĂ« “tĂ« gjithĂ« po kalojnĂ« te automjetet elektrike”, duke shtuar se ndihet “shumĂ« i vetmuar” nĂ« mbrojtjen e motorĂ«ve me djegie tĂ« brendshme.

Toyoda theksoi se prej vitesh ka mbrojtur idenë se industria nuk duhet të mbështetet vetëm te automjetet elektrike, por të zhvillojë paralelisht edhe teknologji të tjera, si hibridet dhe motorët me hidrogjen.

Sipas tij, një kalim i shpejtë drejt veturave elektrike mund të rrezikojë vende pune dhe të lërë pas shumë përdorues në rajone ku infrastruktura e karikimit nuk është ende e zhvilluar.

Ai deklaroi se e do “aromĂ«n, tingullin dhe emocionin” qĂ« ofrojnĂ« motorĂ«t tradicionalĂ« dhe se dĂ«shiron tĂ« ruajĂ« industrinĂ« dhe furnizuesit qĂ« varen prej tyre. MegjithatĂ«, Toyoda pranoi se shumica e prodhuesve tĂ« mĂ«dhenj tĂ« automobilave tashmĂ« po orientohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt automjeteve elektrike.

Pavarësisht qëndrimit të tij, Toyota vazhdon të investojë edhe në automjete elektrike, ndërsa strategjia e kompanisë mbetet e përqendruar te një gamë e gjerë teknologjish dhe jo vetëm te një zgjidhje e vetme. /Telegrafi/

Sa anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga mëngjesi i sotëm?



Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, ka nisur të rikthehet gradualisht pas njoftimeve për rihapjen e rrugës detare dhe arritjen e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas të dhënave të sistemit të monitorimit detar MarineTraffic AIS, që nga mbrëmja e kaluar tre anije kanë përfunduar me sukses kalimin përmes ngushticës. Bëhet fjalë për dy anije mallrash dhe një cisternë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), të cilat po lëviznin në dalje nga Gjiri Persik.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjashtë anije të tjera ndodhen aktualisht në tranzit përmes ngushticës, si në drejtim të hyrjes ashtu edhe të daljes. Asnjëra prej tyre nuk mban flamurin amerikan, raporton skynews.

Anija e parë tregtare që kaloi përmes Ngushticës së Hormuzit pas shpalljes së marrëveshjes ishte Disha, një cisternë LNG-je me flamur të Maltës. Kalimi i saj konsiderohet një sinjal i rëndësishëm për rikthimin e besimit në sigurinë e një prej rrugëve më strategjike për tregtinë globale të energjisë.

Analistët vlerësojnë se procesi i normalizimit të trafikut nuk do të jetë i menjëhershëm. Gjatë ditëve të bllokimit janë krijuar radhë të gjata anijesh në porte dhe në zonat përreth, çka pritet të ngadalësojë lëvizjen e plotë të flotës tregtare.

Një tjetër faktor që e bën të vështirë vlerësimin e saktë të trafikut është fakti se disa anije vazhdojnë të lundrojnë me sistemet e identifikimit automatik (AIS) të fikura, një praktikë që përdoret shpesh në rajone me rrezik të lartë sigurie.

Ngushtica e Hormuzit është një nga nyjet më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës dhe gazit. Para shpërthimit të konfliktit, më shumë se 100 anije kalonin çdo ditë përmes saj, duke transportuar një pjesë të konsiderueshme të eksporteve botërore të energjisë. Rikthimi i lundrimit në këtë korridor pritet të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare të naftës dhe gazit. /Telegrafi/

DJ nga Kosova në finalen e Ferma VIP - prindërit i bëjnë befasi nga Gjermania



Finalja e madhe e Ferma VIP 3 po shënohet me përplot emocione e surpriza për konkurrentët.

DJ nga Kosova, Bujaka, ka bërë rrëfimin e tij për jetën, karrierën duke rrëfyer edhe eksperiencën në këtë format.

Ai u shpreh i lumtur dhe krenar me rrugëtimin me gjithë sfidat që ka kaluar.

Foto: YouTube

Pas kësaj, atij iu bë një surprizë nga prindërit e tij, të cilët jetojnë në Gjermani.

Ata u shprehën krenarë për Bujakën për lojën dhe për atë që ka shfaqur në këtë shou.

Foto: YouTube

I njëjti dukej i emocionuar dhe me lot në syt kur pa prindërit, e më pas si surprizë pati edhe fëmijët.

Fëmijët e tij bënë edhe një kërkesë për të fituar Bujaka, e në vend të dytë Moza, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Jeni të paaftë dhe manipulues, fatkeqësia e këtij vendi



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish ndaj ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, duke ashpërsuar gjuhën e debatit publik mes tyre lidhur me çështjen e sanimit të skarpateve në autostradën Autostrada Ibrahim Rugova.

Reagimi i Ramës vjen pasi Basha e akuzoi atë për manipulim të opinionit publik lidhur me kontratat në vlerë prej 4.67 milionë eurosh për sanimin e skarpateve dhe për lidhjen e tyre me aksidentin tragjik të fundjavës në autostradë.

Në një reagim të shkurtër publik, Rama ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit në detyrë dhe ka drejtuar akuza të rënda ndaj tij dhe qeverisë.

“Dimal Basha jeni tĂ« paaftĂ« dhe manipulues! Jeni fatkeqĂ«sia e kĂ«tij vendi. PikĂ«â€, ka shkruar Rama.

PĂ«rplasja mes dy zyrtarĂ«ve vjen njĂ« ditĂ« pasi Ministria e InfrastrukturĂ«s njoftoi nĂ«nshkrimin e kontratave pĂ«r sanimin e skarpateve nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova”, ndĂ«rsa debati publik Ă«shtĂ« intensifikuar pas aksidentit fatal tĂ« ndodhur fundjavĂ«n e kaluar nĂ« kĂ«tĂ« autostradĂ«./Telegrafi.

PĂ«rplasja pĂ«r autostradĂ«n “Ibrahim Rugova”, Basha i reagon RamĂ«s



Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me kontratat e nënshkruara për sanimin e skarpateve në autostradën Autostrada Ibrahim Rugova.

Basha ka thënë se Rama po manipulon opinionin publik kur pretendon se kontratat në vlerë prej 4.67 milionë eurosh kanë të bëjnë vetëm me heqjen e dheut nga autostrada.

Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontrata për sanimin e plotë të skarpateve në tri segmente të autostradës dhe jo për ndërhyrje të thjeshta pastrimi.

“Pra nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ‘heqje dheu’, siç po manipulon Kryetari Rama dhe siç Ă«shtĂ« raportuar nĂ« disa portale, por pĂ«r projekte tĂ« sanimit tĂ« plotĂ« tĂ« skarpateve nĂ« tri segmente tĂ« autostradĂ«s”, ka deklaruar Basha.

Ai ka hedhur poshtë gjithashtu lidhjen që Rama i ka bërë këtyre kontratave me aksidentin tragjik të fundjavës në autostradë, ku humbi jetën një grua.

Sipas Bashës, në momentin e aksidentit autostrada kishte qenë e pastruar nga dheu, ndërsa autoritetet janë në pritje të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës për shkaqet e ngjarjes.

“NjĂ« ligĂ«si tjetĂ«r Ă«shtĂ« manipulimi me aksidentin qĂ« ndodhi gjatĂ« vikendit. Siç Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r publikun, autostrada ka qenĂ« e pastruar nga dheu nĂ« momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik. Ne po presim raportin zyrtar tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe refuzojmĂ« tĂ« bĂ«hemi pjesĂ« e manipulimeve politike qĂ« tentojnĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga tragjeditĂ« njerĂ«zore”, ka theksuar ai.

Ministri në detyrë i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke shtuar se është për të ardhur keq që, sipas tij, tragjedia po përdoret për përfitime politike.

“Familjes sĂ« tĂ« ndjerĂ«s i shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta. Na vjen keq qĂ«, pĂ«rveç dhimbjes qĂ« ka shkaktuar ky aksident, Kryetari Rama dhe disa tĂ« tjerĂ« po pĂ«rpiqen tĂ« nxjerrin pĂ«rfitime politike nga kjo tragjedi”, ka deklaruar Basha.

Në fund të reagimit, ai ka akuzuar kundërshtarët politikë për mashtrim dhe manipulim, duke thënë se qytetarët tashmë i njohin dhe po i gjykojnë përmes votës./Telegrafi.

Rama, QeverisĂ« Kurti: Autostradat i gjetĂ«t tĂ« ndĂ«rtuara, nuk po arrini t’i mirĂ«mbani



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e kontratave në vlerë prej 4.67 milionë eurosh për sanimin e skarpateve në autostradën Autostrada Ibrahim Rugova.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e lidhi këtë vendim me aksidentin tragjik të ndodhur të shtunën në këtë autostradë, ku humbi jetën një grua dhe një person tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Sipas tij, njoftimi për investimin milionësh vetëm një ditë pas aksidentit dëshmon dështimin e institucioneve për të vepruar në kohë.

“Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik tĂ« humbjes sĂ« jetĂ«ve nĂ« autostradĂ«. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu do t’u kushtojĂ« qytetarĂ«ve 4.67 milionĂ« euro. NjĂ« tjetĂ«r ditĂ« ku qytetarĂ«t paguajnĂ« çmimin me jetĂ« dhe me taksa, ndĂ«rsa pushteti vazhdon tĂ« jetojĂ« nĂ« realitetin e propagandĂ«s sĂ« vet”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar faktin se, sipas tij, për vite me radhë nuk janë ndërmarrë veprime për largimin e dheut dhe sanimin e zonave problematike përgjatë autostradës, ndërsa tani po ndahen miliona euro për ndërhyrje emergjente.

“Kjo Ă«shtĂ« fotografia mĂ« e qartĂ« e njĂ« qeverisjeje qĂ« reagon vetĂ«m kur Ă«shtĂ« tepĂ«r vonĂ«â€, ka theksuar ai.

Rama ka drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, duke thĂ«nĂ« se qeveria aktuale ka trashĂ«guar autostrada tĂ« ndĂ«rtuara, por nuk po arrin t’i mirĂ«mbajĂ« ato.

“Albin Kurti vazhdon tĂ« flasĂ« pĂ«r shtetin qĂ« e ka gjetur ‘nĂ« bodrum me gjysmĂ« metri ujë’. Shtetin e gjete me autostrada tĂ« ndĂ«rtuara, ndĂ«rsa sot nuk arrin as t’i mirĂ«mbash. PĂ«r çdo dĂ«shtim fajin e ka e kaluara, ndĂ«rsa pĂ«r çdo propagandĂ« meritat i merr vetĂ«â€, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se një qeveri që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk po përmbush premtimet për ndryshim, ndërsa pasojat, sipas tij, po i bartin qytetarët.

NdĂ«rkohĂ«, Ministria e InfrastrukturĂ«s ka njoftuar se ka nĂ«nshkruar kontrata nĂ« vlerĂ« totale prej 4,673,997.88 eurosh pĂ«r sanimin e rrĂ«shqitjeve dhe stabilizimin e skarpateve nĂ« tri lokacione pĂ«rgjatĂ« autostradĂ«s “Ibrahim Rugova”.

Sipas ministrisë, loti i parë përfshin sanimin e rrëshqitjes në kilometrin 72.4 në vlerë prej 2,087,952.94 eurosh, loti i dytë ndërhyrjet në kilometrat 69.1 dhe 63.4 me vlerë 1,187,080.09 euro, ndërsa loti i tretë sanimin e rrëshqitjes në kilometrin 44.0 me vlerë 1,398,964.85 euro.

Ministria ka bërë të ditur se operatorët ekonomikë do të mobilizohen gjatë ditëve në vijim për nisjen e punimeve.

Orban kurrë më nuk do të mund të bëhet kryeministër i Hungarisë



Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të qëndrojnë në detyrë maksimalisht tetë vjet, duke ia pamundësuar në mënyrë efektive ish-kryeministrit Viktor Orban të rikandidojë për atë post.

Kryeministri Peter Magyar e mposhti Orbanin në zgjedhjet e prillit pas 16 vitesh në pushtet, duke fituar një shumicë prej dy të tretash në parlament, e cila i lejon partisë së tij të anulojë ose ndryshojë ligjet e miratuara nga Fideszi i Orbanit, përfshirë edhe kushtetutën.

Amendamenti parashikon që të gjithë ata që kanë mbajtur më parë postin e kryeministrit për të paktën tetë vite nuk mund të zgjidhen sërish për këtë detyrë. Kjo vlen për mandatet e kryeministrit pas 2 majit 1990.

Kryeministrat do të duhet të largohen nga detyra pas gjithsej tetë vitesh, respektivisht pas dy mandatesh, shkruan lemonde.

Amendamenti kushtetues gjithashtu hap rrugĂ«n pĂ«r shpĂ«rbĂ«rjen e ZyrĂ«s pĂ«r Mbrojtjen e Sovranitetit, tĂ« krijuar nga qeveria e Orbanit, e cila ka stigmatizuar figurat opozitare dhe gazetarĂ«t nĂ«n akuzĂ«n e “shĂ«rbimit ndaj interesave tĂ« huaja”.

Amendamenti i kthen shtetit edhe të drejtat themeluese mbi të ashtuquajturat fondacione për menaxhimin e pasurisë me interes publik. Qeveria e Orbanit kishte transferuar në këto fondacione pasuri shtetërore me vlerë qindra miliarda forinta. /Telegrafi/

Specialja: Avokati i Popullit nuk ka juridiksion mbi Dhomat e Specializuara



Mungesa e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar në një diskutim të mbajtur në Hagë për raportin e Avokatit të Popullit lidhur me të drejtat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nxitur reagime dhe kritika.

Ndërkohë, Specialja ka përsëritur se Avokati i Popullit i Kosovës nuk ka mandat mbi këtë gjykatë.

Javën e kaluar qyteti i drejtësisë në Holandë mblodhi një numër i madh përfaqësuesish të ambasadave të shteteve të ndryshme evropiane, si dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar për çështjet që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Haga u bë vendtakim për diskutimin e raportit të Avokatit të Popullit të përpiluar nga ekspertët britanik lidhur me të drejtat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit që mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.

Por, në këtë takim nuk morën pjesë askush nga Specialja e as nga Prokuroria e Specializuar e Hagës. Në një përgjigje për RTK-në nga Specialja kanë përsëritur se Avokati i Popullit të Kosovës nuk ka mandat për një gjë të tillë.

“Dhomat e Specializuara lĂ«shuan njĂ« deklaratĂ« mĂ« 11 maj qĂ« u publikua nĂ« faqen e tyre tĂ« internetit pĂ«r tĂ« korrigjuar keqkuptimet e mediave qĂ« raportonin nĂ« KosovĂ« dhe deklaratat publike tĂ« Avokatit tĂ« Popullit tĂ« KosovĂ«s nĂ« lidhje me pĂ«rmbajtjen dhe pĂ«rfundimet e raportit tĂ« BHRC. Siç u reflektua nĂ« deklaratĂ«, Avokati i Popullit tĂ« KosovĂ«s nuk ka mandat ose juridiksion mbi Dhomat e Specializuara. Duke qenĂ« se kĂ«to çështje tashmĂ« u trajtuan nĂ« deklaratĂ«n e 11 majit, Dhomat e Specializuara nuk kanĂ« komente tĂ« tjera pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, thuhet nĂ« PĂ«rgjigjen e Speciales.

Ndërkohë, nga Prokuroria e Specializuara nuk kanë dashur të komentojnë këtë takim te së enjtes së kaluar në Hagë.

Ikje nga përgjegjësia e quan këtë veprim të speciales, avokati Arbër Jashari, sipas të cilit, injorimi i takimit është tregues se Dhomat e Specializuara nuk e kanë kryer punën e tyre siç duhet.

“Vet fakti qĂ« gjykata speciale nuk ka marr pjesĂ« flet shumĂ«, kjo tregon nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« se ata kanĂ« pas frikĂ« tĂ« vijnĂ« dhe tĂ« ballafaqohen, e dyta, ata me shumĂ« gjasĂ« janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r kĂ«to shkelje qĂ« nĂ« vazhdimĂ«si u janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« akuzuarve dhe mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r ta ka qenĂ« injorimi duke u thirrur qĂ« avokati i popullit tĂ« KosovĂ«s nuk Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s ose nuk ka kompetencĂ« tĂ« bĂ«j raporte tĂ« tilla. besoj se Dhomat e specializuara Ă«shtĂ« dashur tĂ« jenĂ« nĂ« secilĂ«n tribunĂ« ku ata konsiderojnĂ« qĂ« imazhi i tyre po sulmohet ose reputacioni i tyre po sulmohet pĂ«r qĂ«llime tĂ« caktuara”, tha ArbĂ«r Jashari, avokat.

Pas takimit nĂ« HagĂ«, avokati i Popullit, Naim Qelaj vlerĂ«soi se mungesa e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« speciales Ă«shtĂ« refuzim pĂ«r tĂ« pranuar kritikat. NdĂ«rsa, dy autorĂ«t e raportit, Gus Ëaschefort dhe Lauren Lederle, theksuan shqetĂ«simet lidhur me paraburgimin e zgjatur, kufizimet pĂ«r lirimin e pĂ«rkohshĂ«m, transparencĂ«n e provave, pabarazinĂ« mes prokurorisĂ« dhe mbrojtjes, si dhe çështje qĂ« lidhen me pavarĂ«sinĂ« dhe llogaridhĂ«nien gjyqĂ«sore.

Ndryshe, deri më 22 korrik pritet që të merret vendimi i shkallës së parë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve të cilët ndodhen në paraburgim nga nëntori i 2020-tës.

❌