KEDS Energy ka njoftuar se kushtet e pafavorshme atmosferike, të karakterizuara nga erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit.
Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet teknike janë angazhuar në terren me kapacitete të shtuara dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen, me qëllim që të ndërhyjnë sa më shpejt në rast të dëmtimeve në rrjet.
"Kushtet atmosferike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa ekipet tona janë të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike", thuhet në njoftimin e KEDS.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim në rast të ndërprerjeve të përkohshme, duke theksuar se prioritet mbetet siguria dhe rikthimi i energjisë në kohën më të shkurtër të mundshme. /Telegrafi/
Peja është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje breshri dhe shi intensiv, duke shënuar fillimin e përkeqësimit të motit që ishte paralajmëruar më herët.
Reshjet e breshrit kanë nisur në disa pjesë të qytetit, ndërsa qytetarët kanë publikuar pamje që tregojnë intensitetin e stuhisë.
Ky zhvillim vjen pasi u paralajmërua se Kosova do të përballej me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me rrezik për stuhi të fuqishme, breshër dhe erëra të forta.
Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe rajone të tjera të vendit gjatë orëve në vijim.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të shmangin qëndrimin pranë pemëve, objekteve të pasigurta dhe zonave të ekspozuara, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të mëtejshëm. /Telegrafi/
Komisioni Evropian ka konfirmuar se është duke vlerësuar raportin e Kosovës për zbatimin e reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, pas dorëzimit të kërkesës për pagesë nga ana e institucioneve të Kosovës.
Në një përgjigje për Telegrafin një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se 15 korriku 2026 ishte afati i fundit për partnerët që të dorëzonin raportet mbi zbatimin e hapave të paraparë në periudhën e katërt të raportimit.
â15 korriku 2026 shĂ«noi afatin e fundit qĂ« partnerĂ«t tĂ« dorĂ«zonin raportet pĂ«r zbatimin e hapave nĂ« kuadĂ«r tĂ« periudhĂ«s sĂ« katĂ«rt tĂ« raportimit tĂ« Instrumentit pĂ«r Reforma dhe Rritjeâ, ka deklaruar njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i KE-sĂ«.
Sipas Komisionit, pas dorëzimit të raporteve ka nisur procesi i vlerësimit të zbatimit të reformave, mbi bazën e të cilit do të merret edhe vendimi për disbursimin e fondeve përkatëse.
âPas dorĂ«zimit tĂ« raporteve, Komisioni tani po vlerĂ«son zbatimin e hapave pĂ«rkatĂ«s tĂ« reformave dhe do tĂ« vendosĂ« pĂ«r disbursimet pĂ«rkatĂ«seâ, theksohet mĂ« tej nĂ« pĂ«rgjigje.
Komisioni rikujtoi se afati për zbatimin e hapave të reformës në kuadër të periudhës së katërt të raportimit ishte 30 qershori 2026, datë që njëkohësisht shënoi edhe përfundimin e periudhës shtesë për zbatimin e masave që duhej të përfundonin në mesin e vitit 2025.
âSiç u pĂ«rmend, Komisioni tani do tâi vlerĂ«sojĂ« raportet dhe do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« disbursimet pĂ«rkatĂ«seâ, thuhet mĂ« tej nĂ« pĂ«rgjigjen pĂ«r Telegrafin.
Po ashtu, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova e ka dorëzuar me sukses kërkesën për pagesë dhe se ajo aktualisht është në proces vlerësimi.
âMund tĂ« konfirmojmĂ« gjithashtu se Kosova e ka dorĂ«zuar me sukses kĂ«rkesĂ«n e saj pĂ«r pagesĂ«. Siç u tha, Komisioni aktualisht Ă«shtĂ« duke e vlerĂ«suar atĂ«â, kanĂ« theksuar nga Komisioni Evropian, megjithatĂ« nuk kanĂ« pĂ«rmend datĂ« tĂ« saktĂ« se kur do tĂ« bĂ«het publik vendimi.
Ndryshe, çështja e fondeve të Planit të Rritjes për Kosovën ka qenë në fokus edhe javët e fundit, pas paralajmërimeve se vendi mund të rrezikonte humbjen e rreth 40 milionë eurove nëse nuk përmbusheshin reformat dhe afatet e përcaktuara.
Megjithatë, Komisioni Evropian kishte bërë të ditur se ende nuk kishte marrë një vendim për pezullimin e këtyre fondeve.
Përgjigjja e fundit e Komisionit konfirmon se Kosova e ka dorëzuar kërkesën për pagesë dhe se ajo, së bashku me raportin për zbatimin e reformave, aktualisht është në proces vlerësimi, pas të cilit do të vendoset për disbursimin e këstit përkatës.
Pakoja e BE-sĂ« pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor pĂ«r periudhĂ«n 2024-2027 â Ă«shtĂ« nĂ« vlerĂ« tĂ« 6 miliardĂ« eurove. KosovĂ«s i takojnĂ« rreth 882 milionĂ« euro: 253 milionĂ« si grante dhe 629 milionĂ« euro nĂ« formĂ« tĂ« kredisĂ«. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri i cili dyshohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
I njëjti ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës, dhe sipas njoftimit të policisë është arrestuar gjatë ditës së djeshme.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Sulm ndaj personit zyrtar".
âArrestimi Ă«shtĂ« realizuar pasi i dyshuari, gjatĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« zyrtarĂ«ve policorĂ«, ka pĂ«rdorur sprej ndaj tyre dhe mĂ« pas i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarĂ« policorĂ«. Si pasojĂ« e rastit, dy zyrtarĂ«t policorĂ« dhe i dyshuari kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime trupore dhe kanĂ« pranuar trajtim mjekĂ«sorâ, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy sprej dhe dy thika.
Pas arrestimit dhe verifikimit të identitetit, ka rezultuar se i dyshuari ishte në kërkim me disa urdhëresa të Gjykatave për disa vepra të ndryshme penale ne territorin e Republikës e Kosovës.
âMe vendim tĂ« prokurorit kompetent, tĂ« dyshuarit fillimisht i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit policor pĂ«r veprat penale pĂ«r tĂ« cilat dyshohet, ndĂ«rsa pas pĂ«rfundimit tĂ« procedurave i njĂ«jti do tĂ« dĂ«rgohet nĂ« vuajtje tĂ« dĂ«nimit, nĂ« bazĂ« tĂ« urdhĂ«resave gjyqĂ«sore, nĂ« kohĂ«zgjatje prej gjashtĂ« (6) viteshâ, ka njoftuar policia. /Telegrafi/
Për Lëvizjen Vetëvendosje, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani nuk është kandidate konsensuale për presidenten e ardhshme të vendit.
Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, deputetja e zgjedhur e LVV-së, Arbërie Nagavci e cila është e bindur se Kosova ka kandidat të cilit do të ishin të denjët për këët pozitë..
âĂshtĂ« e qartĂ« se çka nĂ«nkupton pĂ«r njĂ« kandidat, kandidate konsensuale. Pra Ă«shtĂ« diçka qĂ« duhet tĂ« jetĂ« njĂ« person qĂ« nuk vjen nga skena aktuale politike. NdĂ«rkohĂ«, ne kemi rezultatin e zgjedhjeve tĂ« qershorit qytetarĂ«t e thanĂ« fjalĂ«n e tyre pĂ«r tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« zgjedhje. Dhe unĂ« mendoj se Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« tĂ« respektohet edhe vullneti I qytetarĂ«ve krahas pĂ«rgjegjĂ«sive qĂ« neve na kanĂ« besuar nĂ« zgjedhjet e fundit. Por, njĂ«kohĂ«sisht konsideroj qĂ« zhvillimet e fundit qĂ« kanĂ« ndodhur janĂ« tregues qĂ« nuk ka njĂ« unitet nĂ« raport me kandidatin apo kandidaten konsensuale nĂ« kĂ«tĂ« rast me zonjĂ«n Osmani. KĂ«shtu qĂ« konsideroj se ka akoma kohĂ« edhe vend pĂ«r diskutime nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« vendi tâi ofrohet njĂ« president, presidente konsensuale e krahas kohĂ«s edhe mundĂ«sisĂ« unĂ« jam e bindur se Kosova ka kandidat tĂ« cilĂ«t do tĂ« ishin tĂ« denjĂ«t pĂ«r kĂ«tĂ« pozitĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme institucionaleâ, u shpreh Nagavci.
Sipas Nagavcit, Lëvizja Vetëvendosje ka emra konsensual për president/presidente të ardhshme të vendit, por ajo beson se emri i presidentit/presidentes duhet të dal nga negocimi me partinë që do të jenë pjesë e votimit.
âGjithsesi se ka emra, por nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n jemi kjo do tĂ« duhej tĂ« ishte njĂ« proces i njĂ« diskutimi neogcimi dhe njĂ« pajtueshmĂ«ri tĂ« plotĂ« tĂ« deputetĂ«ve, partive gjegjĂ«sisht deputetĂ«ve tĂ« cilĂ«ve do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e procesit tĂ« votimitâ, theksoi ajo.
Ish-shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka përsëritur se çështja e presidentit është përgjegjësi e të gjitha partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në mungesë të një marrëveshje politike për çështjen e presidentit Kosova shkoi në zgjedhjet të cilat u mbajnë më 7 qershor, ku e para doli Lëvizja Vetëvendosje./RadioDukagjini/
Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3) në parashikimin e publikuar nga Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), që paralajmëron një shpërthim të fuqishëm të motit ekstrem gjatë së martës dhe deri në orët e para të së mërkurës.
Sipas ESTOFEX, niveli 3 i alarmit është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës jugore, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri shumë i madh, erërat shkatërruese dhe në një masë më të vogël, tornadot.
Në analizën e publikuar, meteorologët e ESTOFEX paralajmërojnë se situata atmosferike mund të rezultojë në një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem në rajon këtë verë.
Për rajonin ku bën pjesë edhe Kosova, parashikohen kushte shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive, të cilat mund të sjellin breshër shumë të madh, erëra me potencial shkatërrues dhe, në raste të izoluara, edhe tornado.
Sipas meteorologëve, ekziston mundësia që stuhi të fuqishme të formuara mbi Detin Adriatik të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës.
ESTOFEX thekson se aktiviteti i stuhive mund të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës, me disa valë reshjesh dhe moti ekstrem.
Megjithatë, niveli 3 i rrezikut nuk do të thotë se çdo pjesë e Kosovës do të goditet nga fenomene të rënda, por se kushtet atmosferike janë shumë të favorshme që stuhitë që zhvillohen të jenë jashtëzakonisht të fuqishme.
Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet e institucioneve zyrtare meteorologjike dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë kalimit të stuhive të forta.
Ndryshe, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rreth këtij paralajmërimi por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi pranuar përgjigje. /Telegrafi/
Tre persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur pas njĂ« atentati me armĂ« zjarri mbrĂ«mjen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne nĂ« lagjen âVullnetariâ nĂ« Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve.
Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orĂ«s 20:30, nĂ« lagjen âVullnetariâ, Elbasan, nĂ« verandĂ«n e njĂ« lokali, njĂ« shtetas ende i paidentifikuar ka qĂ«lluar me armĂ« zjarri, pistoletĂ«, nĂ« drejtim tĂ« tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, tĂ« cilĂ«t janĂ« plagosur, jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.
Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
NdĂ«rkohĂ«, grupi hetimor, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, po vijon veprimet nĂ« vendin e ngjarjes pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave, si dhe pĂ«r sekuestrimin e çdo prove qĂ« do tâi shĂ«rbejĂ« hetimit pĂ«r identifikimin dhe kapjen e autorit. /TCH/
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviqmerrte pagë si deputete, por edhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik të Pejës në Kosovë.
Ky institucion, me seli në Gorazhdec, nuk ekziston zyrtarisht që nga viti 2021.
Radio Evropa e Lirë konstatoi se ai është mbyllur më 7 tetor 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë.
Se farmacia nuk ekziston më, e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe gazetari i Radio Gorazhdecit, Damjan Portiq.
Kërkesën për ta fshirë nga regjistri i institucioneve shëndetësore në vitin 2021 e kishte dorëzuar vetë Paunoviq, tregojnë dokumentet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë.
Megjithatë, ajo vazhdoi të merrte pagë si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik të Pejës deri më 15 prill 2025, kur u emërua ministre.
Kjo dëshmohet nga deklarimet e të ardhurave dhe pasurisë që vetë Paunoviq i ka dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi.
Dorëzimi i këtyre deklarimeve është detyrim ligjor për zyrtarët publikë.
Deri në publikimin e këtij artikulli, Qeveria e Serbisë, Zyra për Kosovën në këtë qeveri, Fondi Republikan për Sigurime Shëndetësore, si dhe ministritë përgjegjëse për institucionet shtetërore shëndetësore nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me të ardhurat e Paunoviqit dhe funksionin e saj në një institucion që ka pushuar së ekzistuari.
PĂ«rgjigje nuk dha as kabineti i ministres Paunoviq, e cila nxiti reagime tĂ« ashpra nĂ« rajon dhe nĂ« Bashkimin Evropian pasi deklaroi se, po tĂ« ishte nĂ« vend tĂ« Sllobodan Millosheviqit nĂ« vitin 1998, do ta kishte âspastruar etnikishtâ KosovĂ«n.
Më pas, ajo pretendoi se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit, por shtoi se qëndron pas çdo fjale të thënë.
E vetmja gjĂ« qĂ« do tĂ« ndryshonte, sipas saj, do tĂ« ishte pĂ«rdorimi i termit âdĂ«bimâ nĂ« vend tĂ« âspastrimit etnikâ, pĂ«r tĂ« shmangur, siç u shpreh, linçimin publik.
Paunoviq u kërkoi falje presidentit dhe kryeministrit të Serbisë për reagimet që shkaktoi deklarata e saj, por jo shqiptarëve të Kosovës.
Autoritetet e Kosovës e shpallën atë person të padëshirueshëm, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e saj nuk pasqyron qëndrimin e autoriteteve në Beograd.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur përgjigje ndaj kërkesave të një pjese të opozitës serbe për shkarkimin e saj.
Sa fitoi Paunoviq si drejtoreshë?
Në deklarimin e pasurisë dhe të ardhurave për vitin 2025, Paunoviq ka deklaruar se për 11 vjet ka qenë në krye të Institucionit Farmaceutik të Pejës.
Sipas deklarimit, ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës nga 16 prilli 2014 deri më 15 prill 2025.
Një ditë më vonë, ajo u emërua ministre për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale në Qeverinë e Serbisë.
Me marrjen e postit ministror, asaj i pushuan automatikisht funksionet e tjera, në përputhje me ligjin.
Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë, gjatë 11 vjetëve sa drejtoi, sipas dokumenteve zyrtare, Institucionin Farmaceutik të Pejës, Paunoviq ka marrë rreth 146 mijë euro paga nga buxheti i Serbisë.
Raporti i të ardhurave i Paunoviqit nga viti 2025
Regjistri i Serbisë nuk tregon nëse ky institucion farmaceutik kishte të punësuar dhe sa ishte numri i tyre.
Po ashtu, nuk janë të qasshme publikisht as raportet financiare që do të tregonin mënyrën se si ka funksionuar ky institucion.
Selia e tij zyrtare nuk ishte në Pejë, por në Gorazhdec - një fshat me shumicë serbe pranë Pejës.
Sot, ai institucion nuk ekziston më.
Gazetari i Radios Gorazhdeci, Damjan Portiq, thotë se farmacia ka funksionuar deri para disa vitesh, por nuk ka qenë asnjëherë e furnizuar mirë.
âIshin nĂ« dispozicion vetĂ«m barnat mĂ« bazikeâ, thotĂ« ai pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, duke shtuar se drejtuesit e Institucionit Farmaceutik, pĂ«r vite me radhĂ«, nuk bĂ«nĂ« pothuajse asgjĂ« pĂ«r tâua lehtĂ«suar qytetarĂ«ve qasjen nĂ« barna.
Sipas tij, sot në Gorazhdec funksionon vetëm një farmaci në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit.
Pas luftës së vitit 1999, kur humbi kontrollin faktik mbi Kosovën, Beogradi zyrtar vazhdoi të mbajë nën administrimin e tij një numër ndërmarrjesh dhe institucionesh publike, duke i zhvendosur ato në Serbi ose në komunat e Kosovës me shumicë serbe.
Po ashtu, u krijuan institucione tĂ« reja lokale dhe organe komunale brenda sistemit serb, tĂ« cilat autoritetet nĂ« PrishtinĂ«, me arsyetimin se ishin tĂ« paligjshme, nisĂ«n tâi mbyllnin nĂ« vitin 2024.
Ndërkohë, institucionet shëndetësore dhe arsimore që funksionojnë sipas sistemit serb në mjediset me shumicë serbe, vazhdojnë të operojnë në Kosovë si pjesë e sistemit paralel.
Serbia i themelon, i financon dhe i mbyll këto institucione sipas legjislacionit të saj, si dhe emëron drejtuesit e tyre.
Kështu, Institucioni Farmaceutik i Pejës ekzistoi deri më 7 tetor 2021.
Atë ditë, Paunoviq, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës, dorëzoi kërkesën për shuarjen e institucionit.
Në kërkesë thuhej se Institucioni Farmaceutik është fshirë nga regjistri në bazë të një vendimi të Qeverisë së Serbisë, të miratuar disa muaj më herët, në shkurt të vitit 2021.
Në dokument sqarohej se ishte themeluar Institucioni Farmaceutik në Mitrovicën e Veriut.
Si rezultat, pushuan së ekzistuari institucionet farmaceutike të Pejës, Prizrenit, Gjilanit dhe Prishtinës.
Ndonëse institucioni në Pejë është shuar zyrtarisht, Paunoviq vazhdoi ta deklaronte pagën e drejtoreshës si të ardhur të saj.
Në deklarimet e pasurisë të dorëzuara në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi për vitet 2023 dhe 2024, ajo deklaroi se, si ushtruese detyre e drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë, merr një pagë mujore prej 131 mijë dinarësh, ose rreth 1.100 euro.
âKjo nuk Ă«shtĂ« hera e vetme qĂ« disa persona mbajnĂ« pozita pa kryer asnjĂ« punĂ«, por vazhdojnĂ« tĂ« paguhen nga buxheti i SerbisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shumĂ« njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« nuk kanĂ« mundur tĂ« punĂ«sohenâ, thotĂ« Portiq.
Vetë Paunoviq ka deklaruar më herët për mediat në Beograd se nuk ka qenë në Kosovë që nga viti 2022, pasi pretendon se autoritetet në Prishtinë nuk e lejojnë të hyjë në territorin e Kosovës.
Deri në publikimin e këtij artikulli, ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si ka mundur të drejtojë një institucion farmaceutik në Kosovë, nëse nuk ka mundur ta kalojë kufirin.
Në fund të vitit 2023, Qeveria e Serbisë miratoi një vendim për riorganizimin e institucioneve farmaceutike në Kosovë.
Sipas këtij vendimi, do të rithemeloheshin barnatore në Pejë dhe në disa qytete të tjera të Kosovës.
âNga dita e regjistrimit nĂ« regjistrin pĂ«rkatĂ«s, institucioni farmaceutik fillon punĂ«nâ, thuhet nĂ« vendim.
Megjithatë, deri më sot, këto institucione nuk janë regjistruar.
Gjashtë deklarime të pasurisë dhe të ardhurave
Deri më tani, Snezhana Paunoviq ka dorëzuar gjashtë deklarime të pasurisë dhe të ardhurave në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi.
NĂ« deklarimin e parĂ«, tĂ« dorĂ«zuar nĂ« janar tĂ« vitit 2014, ajo raportoi se mbante dy funksione: deputete nĂ« Kuvendin e SerbisĂ« dhe kryetare e Bordit MbikĂ«qyrĂ«s tĂ« Aeroportit âNikolla Tesllaâ nĂ« Beograd.
Paunoviq u bë deputete për herë të parë në tetor të vitit 2013, ndërsa në Bordin Mbikëqyrës të aeroportit ishte emëruar në korrik të po atij viti.
Ajo i mori këto poste në një periudhë kur Partia Përparimtare Serbe (SNS), e udhëhequr nga presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, po forconte pushtetin së bashku me partneren e saj të koalicionit, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), ku Paunoviq është zyrtare e lartë.
Sipas deklarimit të saj, në atë kohë merrte dy paga, me një vlerë totale prej mbi 1.200 eurosh në muaj.
Si deputete paguhej rreth 710 euro, ndërsa për postin e kryetares së Bordit Mbikëqyrës të aeroportit merrte edhe rreth 560 euro.
Mandati i saj si deputete përfundoi në vitin 2014, kur Kuvendi u shpërnda për shkak të zgjedhjeve.
Po atë vit, ajo mori drejtimin e Institucionit Farmaceutik në Pejë - post në të cilin do të qëndronte për 11 vjet.
Qeveria e Serbisë miratoi vendimin për emërimin e saj si ushtruese detyre e drejtoreshës më 7 mars 2014.
Dokumenti është nënshkruar nga Ivica Daçiq, kryeministër i atëhershëm dhe lider i Partisë Socialiste të Serbisë.
Pas një ndërprerjeje gati dyvjeçare, Paunoviq u rikthye në Kuvendin e Serbisë në vitin 2016. Ajo u rizgjodh deputete edhe pas zgjedhjeve të viteve 2020 dhe 2022.
Gjatë kësaj periudhe, krahas pagës si drejtoreshë, ajo merrte kompensim edhe si deputete.
Ky kompensim u takon deputetëve që, njëkohësisht, ushtrojnë edhe një funksion tjetër publik për të cilin marrin pagë.
Nga gushti i vitit 2022 deri në prill të vitit 2025, Paunoviq ishte edhe nënkryetare e Kuvendit të Serbisë, para se të emërohej ministre.
ĂfarĂ« tjetĂ«r ka Paunoviq?
Në deklarimin e parë të pasurisë, të dorëzuar në janar të vitit 2014, Paunoviq raportoi se ishte pronare e një shtëpie prej 90 metrash katrorë.
Në deklarim nuk specifikohej se ku ndodhej ajo shtëpi dhe as vlera e saj.
Aty thuhej vetëm se ishte blerë me hua financiare, pa u bërë e ditur shuma.
Katër vjet më vonë, në deklarimin e radhës, kjo shtëpi nuk figuronte më në listën e pasurisë.
As në deklarimet e mëvonshme të dorëzuara në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Paunoviq nuk raportoi se kishte ndonjë pronë të paluajtshme në emrin e saj.
Se ku jeton aktualisht, nuk dihet.
Në një deklaratë për mediat, ajo ka thënë se posedon dokumente personale serbe me adresë në Pejë.
Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë këto dokumente të paligjshme.
Konflikti i interesit
Në vitin 2018, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi konstatoi se Paunoviq kishte shkelur legjislacionin kundër korrupsionit.
Në vendimin e saj thuhej se, si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë, ajo kishte nisur njëkohësisht të ushtronte edhe funksionin e deputetes në Kuvendin e Serbisë, pa marrë më parë pëlqimin e Agjencisë për të vlerësuar nëse ekzistonte konflikt interesi.
Për këtë shkelje, Agjencia i shqiptoi masën e publikimit të vendimit për shkelje të ligjit.
Vendimi i Agjencisë kundër korrupsionit për shkeljet e rregullave dhe konfliktit të interesit
Sipas një analize të Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Serbisë (CINS), të publikuar në vitin 2020, Paunoviq ishte deputetja e Partisë Socialiste që kishte shkelur më së shumti Ligjin për Agjencinë kundër Korrupsionit.
Ajo kishte vonuar në dy raste dorëzimin e deklarimeve të pasurisë dhe të ardhurave.
Shpenzimet e udhëtimit nga Peja
Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS) kishte raportuar më herët se Snezhana Paunoviq kishte përfituar rreth 22 mijë euro nga Kuvendi i Serbisë si kompensim për shpenzimet e udhëtimit në relacionin Beograd-Pejë.
Këto shpenzime ishin rimbursuar gjatë mandatit të saj si deputete, nga viti 2016 deri më 2020.
Megjithatë, sipas hulumtimit të CINS-it, gjatë asaj periudhe, Paunoviq jetonte me familjen e saj në Beograd, e jo në Kosovë.
NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat mĂ« 16 korrik, ministrja tha se lidhur me shpenzimet e saj tĂ« udhĂ«timit, âpo gĂ«njehet nĂ« mĂ«nyrĂ« kolektiveâ, por nuk dha sqarime pĂ«r shumĂ«n e pĂ«rfituar dhe as pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si ishin krijuar kĂ«to shpenzime.
NĂ« PartinĂ« Socialiste qĂ« nga vitet â90
Snezhana Paunoviq ka lindur në Pejë.
Në biografinë e publikuar në faqen e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), ajo thotë se është ekonomiste, por nuk specifikon se në cilin fakultet ka diplomuar.
Sipas biografisë, ajo është anëtare e SPS-së që nga viti 1992.
Ishte periudha e luftërave në territorin e atëhershëm të Republikës Federale të Jugosllavisë, kur si partinë, ashtu edhe shtetin, e udhëhiqte Sllobodan Millosheviq.
Më vonë, ai u akuzua nga Tribunali i Hagës, ndër të tjera, për krime kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
DeklaratĂ«n pĂ«r âspastrimin etnikâ tĂ« shqiptarĂ«ve, Paunoviq e bĂ«ri pĂ«r televizionin serb, Kurir, duke iu pĂ«rgjigjur pyetjes se çfarĂ« do tĂ« kishte bĂ«rĂ« ndryshe nĂ« vitin 1998, po tĂ« ishte nĂ« vend tĂ« Millosheviqit.
âNdoshta termi nuk ishte i duhuri. Ndoshta do tĂ« duhej tĂ« thosha dĂ«bim, vetĂ«m qĂ« tĂ« mos mĂ« kryqĂ«zojnĂ« nga tĂ« gjitha anĂ«tâ, deklaroi Paunoviq disa ditĂ« mĂ« vonĂ«.Duke folur pĂ«r jetĂ«n nĂ« KosovĂ«, Paunoviq tha se gjatĂ« luftĂ«s ka qenĂ« âviktimĂ« e spastrimit etnikâ nga shqiptarĂ«t.
Me kĂ«tĂ« vlerĂ«sim âu pajtuaâ edhe presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, i cili, megjithatĂ«, tha se kjo nuk e zbeh nevojĂ«n pĂ«r ânjĂ« paraqitje tĂ« pĂ«rgjegjshme publikeâ.
âVetĂ« Snezhana Ă«shtĂ« viktimĂ« e spastrimit etnik, por kjo porosi duhet tĂ« jetĂ« krejtĂ«sisht e qartĂ«. Politika jonĂ« Ă«shtĂ« paqja, stabiliteti dhe nuk ka vend pĂ«r spastrim etnikâ, tha Vuçiq.
Paunoviq në biografinë e saj deklaron gjithashtu se, nga viti 2006 deri në vitin 2013, ka qenë koordinatore në komunat e Gjakovës dhe Deçanit në Kosovë.
Në këto poste ishte emëruar nga Qeveria e Serbisë.
Gjatë karrierës së saj ka mbajtur edhe funksione të tjera në Partinë Socialiste të Serbisë, ndërsa që nga viti 2024 është edhe nënkryetare e partisë. /REL/
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët.
âUrime tĂ« pĂ«rzemĂ«rta kryeministrit tĂ« ri tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim tĂ« vazhdojmĂ« bashkĂ«punimin e ngushtĂ« mes qeverive tonaâ, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi se bashkëpunimi do të përqendrohet në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
âPres tĂ« vazhdojmĂ« bashkĂ«punimin nĂ« promovimin e tregtisĂ« dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisĂ« nga ndikimi keqdashĂ«s i RusisĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« saj nĂ« EvropĂ«n Juglindore, si dhe rritjen e bashkĂ«punimit dhe koordinimit ndĂ«rmjet ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe Forcave tĂ« Armatosura Britanikeâ, thuhet nĂ« mesazhin e Kurtit. /Telegrafi/
Many congratulations to the United Kingdom's new Prime Minister, @andyburnham. I look forward to continuing our governments' close cooperation on a wide range of shared values and priorities, including promoting trade and investment, defending democracy against the malign⊠â Albin Kurti (@albinkurti) July 20, 2026
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtorë, zhvilloi sot një takim pune me Kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të projekteve strategjike që garantojnë stabilitet afatgjatë për vendin.
Në fokus të bisedës ishte rëndësia e jetësimit të projektit të gazsjellësit dhe termocentralit, si alternativa jetike për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë.
Gjini theksoi se sektori i energjisë kërkon vizion të qartë dhe vendime që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.
Në përfundim të takimit, ai falënderoi zyrtarët e ZRRE-së për mikpritjen dhe diskutimin profesional. /Telegrafi/
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Bllacë, në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi, Kurti u solidarizua me familjarët dhe të afërmit e viktimave, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.
âNgushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta familjeve dhe tĂ« afĂ«rmve tĂ« Ejup TĂ«rnavĂ«s, Cennet TĂ«rnavĂ«s dhe Fatmire Shabanit pĂ«r humbjen tragjike tĂ« mĂ« tĂ« dashurve tĂ« tyreâ, ka shkruar Kurti.
Tre viktimat humbën jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonin u aksidentua në afërsi të pikëkalimit kufitar Bllacë.
Pas përfundimit të procedurave nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, trupat e pajetë pritet të transportohen në Kosovë. /Telegrafi/
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, vendosi për refuzimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës.
KPK-ja dĂ«rgoi tek ushtruesja e detyrĂ«s sĂ« Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesĂ« prokurorĂ«ve pĂ«r lirim nga detyra, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Po ashtu, në këtë takim, Këshilli shfuqizoi vendimin për pezullimin e pagave për prokurorët dhe stafin mbështetës serb.
Për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ofruara nga prokurorët dhe stafi mbështetës serb, votuan katër anëtarët: Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa. Ndërkaq kundër votuan: kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit- Zejnullah Gahsi dhe anëtari Milot Krasniqi.
Deri te ky vendim erdhi me propozim të zëvendëskryesuesit të KPK-së, Dardan Vuniqi.
Kryesuesi Arian Gashi propozoi që për këtë çështje të diskutohet në takimet e radhës, me arsyetimin se duhet konsultim me Këshillin Gjyqësor.
Ai shtoi se po ashtu duhet të përgatiten edhe materialet. Propozimi i tij u përkrah nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi.
Në anën tjetër, anëtarja Arlinda Muqa tha se kthimi i prokurorëve dhe stafit mbështetës serb, mund të ndodh vetëm nëse i nënshtrohen procedurave të rekrutimit. Propozoi që të mbështetet propozimi i Vuniqit që të refuzohen tërheqjet e dorëheqjeve dhe të dërgohen te Presidentja për lirim nga detyra.
Gjithashtu, edhe anĂ«tarja Elza Bajrami-Kastrati tha se nuk vlerĂ«son se ka dicka pĂ«r tâu diskutuar, duke shtuar se secili dha mendimin e vet, andaj propozoi qĂ« tĂ« vazhdohet me votim.
Propozimin e Vuniqit e përkrahu edhe anëtari Visar Krasniqi.
Më pas, me katër vota për, u miratua propozimi që të refuzohen tërheqjet e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe stafit mbështetës, si dhe të dërgohen tek Presidentja për lirim nga detyra.
Po ashtu, u shfuqizua vendimi për pezullimin e pagave të tyre, vendim i cili ishte marrë nga KPK-ja kur të njëjtit kishin ofruar dorëheqjet.
Shefi i Sektorit Politik të Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda, ka bërë thirrje që zyrtarët publikë të përmbahen nga sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.
Deklarata e tij u bë gjatë lansimit të raportit të Platformës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës.
âZyrtarĂ«t publikĂ« duhet tĂ« pĂ«rmbahen nga sulmet ndaj medias dhe gazetarĂ«veâ, ka thĂ«nĂ« Gertruda, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e njĂ« ambienti tĂ« sigurt pĂ«r punĂ«n e gazetarĂ«ve.
Ai ka kërkuar gjithashtu konsultime më të gjera gjatë hartimit të ligjeve të reja për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
âDuhet tĂ« ketĂ« konsultime tĂ« gjera pĂ«r ligjet e reja qĂ« lidhen me KPM-nĂ« dhe RTK-nĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« proceset tĂ« jenĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe transparenteâ, Ă«shtĂ« shprehur ai.
Gertruda ka theksuar edhe nevojën për më shumë transparencë në lidhje me pronësinë e mediave, duke e cilësuar këtë si një element të rëndësishëm për forcimin e lirisë së shprehjes dhe besimit të publikut.
âTransparenca mĂ« e madhe e pronĂ«sisĂ« sĂ« mediave Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r njĂ« ekosistem tĂ« shĂ«ndetshĂ«m mediatikâ, ka deklaruar shefi i Sektorit Politik tĂ« BE-sĂ« nĂ« KosovĂ«.
Bashkimi Evropian vazhdon të vlerësojë mbrojtjen e gazetarëve, lirinë e medias dhe qasjen në informim si pjesë të rëndësishme të standardeve demokratike dhe procesit të integrimit evropian të Kosovës. /Telegrafi/
Tre persona nga Kosova, Ejup TĂ«rnava, Cennet TĂ«rnava dhe Fatmire Shabani, kanĂ« humbur jetĂ«n tragjikisht nĂ« njĂ« aksident trafiku tĂ« ndodhur mbrĂ«mĂ« nĂ« afĂ«rsi tĂ« pikĂ«kalimit kufitar Hani i ElezitâBllacĂ«, nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.
Ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe miqtë e viktimave, duke konfirmuar angazhimin e institucioneve për trajtimin e rastit.
âU shpreh ngushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« sinqerta familjarĂ«ve, tĂ« afĂ«rmve dhe miqve tĂ« Ejup TĂ«rnavĂ«s, Cennet TĂ«rnavĂ«s dhe Fatmire Shabanit, tĂ« cilĂ«t humbĂ«n jetĂ«n tragjikisht nĂ« aksidentin e ndodhur nĂ« afĂ«rsi tĂ« pikĂ«kalimit kufitar Hani i ElezitâBllacĂ«â, ka shkruar Qehaja.
Sipas tij, që nga marrja e informacionit për rastin, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e të ndjerëve, për të ofruar ndihmën e nevojshme.
âQĂ« nga marrja e informacionit pĂ«r rastin, Ambasada e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka qenĂ« nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me autoritetet kompetente tĂ« RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, MinistrinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Brendshme dhe PolicinĂ« e KosovĂ«s, si dhe me familjarĂ«t e tĂ« ndjerĂ«veâ, Ă«shtĂ« shprehur ambasadori.
Pas përfundimit të procedurave përkatëse nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë pritet të transportohen në Republikën e Kosovës.
âNĂ« kĂ«to çaste tĂ« rĂ«nda shpreh ngushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe tĂ« dashurit e tĂ« ndjerĂ«ve. U prehshin nĂ« paqe!â, ka deklaruar Florian Qehaja. /Telegrafi/
Derisa seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk ka nisur, sikur kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit.
DhjetĂ«ra protestues janĂ« mbledhur nĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« Kuvendit, ndĂ«rsa dĂ«gjohen thirrje âParlament i krimitâ, teksa nĂ« institucion kanĂ« nisur tĂ« mbĂ«rrijnĂ« deputetĂ«t dhe ministrat socialistĂ«.
NdĂ«rkaq, disa prej tyre shihen me vezĂ« nĂ« duar duke shkruar nĂ« to emrat e deputetĂ«ve, teksa po ashtu kanĂ« sjellĂ« edhe kollaro. Ata shprehen se kanĂ« ndryshuar âstrategjiâ dhe se nuk do tâi godasin me vezĂ«, por do tâua japin nĂ« dorĂ« dhe do tâu kĂ«rkojnĂ« deputetĂ«ve qĂ« tâi thyejnĂ« ose jo, shkruan TCh.
NĂ« kor ata dĂ«gjohen duke brohoritur âRama jepe dorĂ«heqjenâ, ndĂ«rsa mĂ« pas ka ndĂ«rhyrĂ« policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtĂ«m i Kuvendit. Po ashtu policia ka marrĂ« masa duke bllokuar zonĂ«n pĂ«rreth pĂ«r tĂ« shmangur incidente.
NĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ«, ka dĂ«shtuar tĂ« nisĂ« gjykimi nĂ« mungesĂ« ndaj 21 tĂ« akuzuarve pĂ«r veprĂ«n penale âKrim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civileâ, konkretisht pĂ«r masakrĂ«n e Reçakut. Ata akuzohen pĂ«r vrasjen e 42 civilĂ«ve mĂ« 15 janar 1999.
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra konstatoi se disa prej avokatĂ«ve tĂ« tĂ« akuzuarve, nuk janĂ« pajisur me shkresa tĂ« lĂ«ndĂ«s, andaj nĂ« mungesĂ« tĂ« kushteve ligjore, seanca shtyhet, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Po ashtu, Namani-Hajra tha se për katër të akuzuar mungojnë avokatët, konkretisht për të akuzuarit Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq dhe Dragoslav Nikoliq.
Sipas gjykatëses, Oda e Avokatëve të Kosovës nuk e ka njoftuar Gjykatën se cilët avokatë janë të autorizuar për këta katër të akuzuar.
Në anën tjetër, prokurori special, Ilir Morina tha se Prokuroria ka bërë përpjekje të marrë informacione se cilët janë avokatët e caktuar ex officio nga Oda e Avokatëve të Kosovës, duke kërkuar përmes e-mailit listën e tyre, në mënyrë që të pajisen me shkresa të lëndës.
Morina tha se vetĂ«m 10 avokatĂ« janĂ« paraqitur nĂ« Prokurori pĂ«r tâu pajisur me shkresa tĂ« lĂ«ndĂ«s, andaj ftoi avokatĂ«t qĂ« nuk janĂ« paraqitur pĂ«r tâi marrĂ« shkresat e lĂ«ndĂ«s pas pĂ«rfundimit tĂ« seancĂ«s.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s mĂ« 30 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzĂ«, me propozim pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ«, ndaj 21 personave tĂ« cilĂ«t i akuzon pĂ«r veprĂ«n penale âKrim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civileâ, konkretisht pĂ«r masakrĂ«n e Reçakut. Ata akuzohen pĂ«r vrasjen e 42 civilĂ«ve mĂ« 15 janar 1999. Aktakuza pĂ«rshkruan vrasjet mizore, trajtimin çnjerĂ«zor, dĂ«bimet dhe shkatĂ«rrimin e pasurisĂ« sĂ« civilĂ«ve.
Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« akuzuar nĂ« kĂ«tĂ« rast janĂ«: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Ăedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq.
NĂ« aktakuzĂ« thuhet se nĂ« periudhĂ«n 1998-1999, gjatĂ« kohĂ«s sĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, nĂ« fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, me dashje, nĂ« bashkĂ«kryerje dhe individualisht dhe nĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« komanduese, si pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« sĂ« ish-JugosllavisĂ«m BrigadĂ«s â243 tĂ« Mekanizuarâ, ArmatĂ«s sĂ« III-tĂ« e quajtur âKorpusi i PrishtinĂ«sâ, dhe si pjesĂ«tarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme (MUP)- nĂ« tĂ« cilĂ«n bĂ«nin pjesĂ«: NjĂ«sitĂ« e Veçanta tĂ« PolicisĂ« tĂ« njohura si âPJPâ, NjĂ«sitĂ« Speciale Antiterrosite tĂ« njohura si âSAJâ, NjĂ«sitĂ« e Divizionit pĂ«r Siguri ShtetĂ«rore tĂ« njohura si âRDBâ, NjĂ«sitĂ« e Divizionit pĂ«r Siguri Publike tĂ« njohura si âRJBâ dhe NjĂ«sitĂ« RezervĂ«, 21 tĂ« akuzuarit kanĂ« shkelur rĂ«ndĂ« rregullat e tĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare, duke kryer vrasje, trajtim çnjerĂ«zor, shkatĂ«rrim tĂ« pasurisĂ«, dĂ«bim masiv dhe spastrim etnik tĂ« popullsisĂ« civile tĂ« nacionalistetit shqiptar tĂ« cilĂ«t nuk ishin tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« luftĂ«. /Betimi pĂ«r DrejtĂ«si/
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka prezantuar prioritetet e mandatit të tij, duke premtuar reforma që synojnë forcimin e sistemit prokurorial dhe rritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës të hënën, Gashi tha se puna e prokurorëve duhet të matet me rezultate konkrete, e jo me deklarata publike.
Sipas tij, profesionalizmi, integriteti dhe performanca do të jenë bazë për ndërtimin e një sistemi më efikas dhe më të besueshëm. Ai kërkoi angazhim më të madh në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit, veçanërisht atij të nivelit të lartë, si dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe formave të tjera të kriminalitetit.
âProkurori duhet tĂ« flasĂ« vetĂ«m pĂ«rmes punĂ«s. BesueshmĂ«ria nĂ« institucionin tonĂ« nuk ndĂ«rtohet pĂ«rmes deklaratave apo retorikĂ«s, por me profesionalizĂ«m, integritet dhe rezultate konkrete. MĂ«nyra jonĂ« e komunikimit do tĂ« jetĂ« puna profesionale dhe performanca. PikĂ«risht mbi bazĂ«n e tyre do tĂ« gjykohemi dhe vetĂ«m pĂ«rmes rezultateve konkrete do tĂ« forcojmĂ« autoritetin e institucionit dhe besimin e qytetarĂ«ve ndaj nesh. Kjo nĂ«nkupton se gjatĂ« punĂ«s sonĂ« duhet tĂ« zhvillojmĂ« hetime mĂ« profesionale dhe efikase dhe tĂ« kemi ndjekje penale tĂ« suksesshme ndaj korrupsionit, me theks tĂ« veçantĂ« te korrupsioni i nivelit tĂ« lartĂ«, krimi i organizuar dhe çdo formĂ« tjetĂ«r e kriminalitetitâ, tha ai.
Pak ditë pasi u dekretua për kryeprokuror, Gashi u zotua se do të zbatojë programin dhe objektivat që ka prezantuar gjatë kandidimit për postin e kryeprokurorit, ndërsa u premtoi prokurorëve mbështetje në ushtrimin e detyrës së tyre me profesionalizëm, paanshmëri dhe guxim. Ai tha se zyra e tij do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe koordinim institucional, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballen prokurorët.
âSi kryeprokuror i Shtetit do tĂ« angazhohem maksimalisht qĂ« vizionin dhe objektivat tĂ« cilat i kam paraqitur nĂ« koncept-dokument nĂ« KPK, kur kam aplikuar pĂ«r pozitĂ«n e kryeprokurorit tĂ« Shtetit, tâi zbatoj nĂ« konsekuencĂ« dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me ligjin. Sot, nga kĂ«tu, do tâi drejtohem secilit prokuror tĂ« RepublikĂ«s me njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«. Si kryeprokuror i Shtetit do tĂ« jem i pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur secilin nga ju qĂ« e ushtroni detyrĂ«n me profesionalizĂ«m, integritet, paanshmĂ«ri dhe guxim. Zyra ime do tĂ« jetĂ« e hapur pĂ«r komunikim profesional, bashkĂ«punim konstruktiv dhe koordinim institucional, me qĂ«llim tĂ« adresimit dhe tejkalimit tĂ« sfidave profesionale me tĂ« cilat pĂ«rballeni me ushtrimin e funksionit tuajâ, shtoi Gashi.
Duke folur për pavarësinë e sistemit prokurorial, Gashi theksoi se çdo vendim duhet të bazohet në Kushtetutë, ligj dhe prova të siguruara në mënyrë të ligjshme. Ai nënvizoi se pavarësia nuk duhet të shërbejë si mburojë për papërgjegjësi, ndërsa llogaridhënia, sipas tij, është kusht për ruajtjen e standardeve të larta profesionale. Gashi shtoi se lufta kundër abuzimit me detyrën do të jetë e pakompromis dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin.
âNjĂ«kohĂ«sisht dua tĂ« theksoj se çdo akt dhe vendim i juaji duhet tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« KushtetutĂ«, nĂ« ligj dhe nĂ« prova tĂ« siguruara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ligjshme. VetĂ«m kĂ«shtu i shĂ«rbejmĂ« shtetit. Askush nuk duhet tĂ« ndikohet nga presioni politik, ekonomik, mediatik apo nga çfarĂ«do interesi i jashtĂ«m. PavarĂ«sia funksionale qĂ« e kemi si prokuror Ă«shtĂ« njĂ« garanci kushtetuese, megjithatĂ« kjo pavarĂ«si nuk do tĂ« jetĂ« asnjĂ«herĂ« mburojĂ« pĂ«r arbitraritet, papĂ«rgjegjĂ«si apo mosllogaridhĂ«nie. LlogaridhĂ«nia nuk duhet tĂ« perceptohet si kĂ«rcĂ«nim ndaj pavarĂ«sisĂ«, por mekanizĂ«m qĂ« garanton standarde tĂ« larta tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«. Lufta ndaj çdo forme tĂ« abuzimit me detyrĂ« do tĂ« jetĂ« e pakompromis. Askush nuk do tĂ« jetĂ« mbi ligjin dhe nuk do tĂ« ketĂ« imunitetâ, pĂ«rfundoi Gashi. /KP/
Qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa kolona më e gjatë është raportuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet në hyrje në Dheu i Bardhë arrijnë deri në 25 minuta, ndërsa kolona është rreth 300 metra. Në dalje nga kjo pikë kufitare, pritjet janë deri në 15 minuta, me kolonë rreth 200 metra.
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra.
Në Bërnjak, Jarinje dhe Merdar, pritjet për hyrje variojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika të tjera janë rreth 3 deri në 5 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të dhënat janë përditësuar më 20 korrik 2026, në ora 09:01.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe të zgjedhin alternativat me më pak ngarkesë. /Telegrafi/
Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Fushë Kosovës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se dy mjetet e rënda janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë është krijuar ngarkesë e madhe në komunikacion dhe kolona të gjata të automjeteve.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.
Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. /Telegrafi/
Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio të mbushur me dru në Gjilan, për të cilat është konstatuar se mungonin dokumentet përcjellëse dhe damkosja përkatëse.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 12:30, gjatë një patrullimi policor.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një traktor me rimorkio të drejtuar nga një burrë kosovar, i cili transportonte një sasi drunore.
Pas verifikimit të dokumentacionit është vërtetuar se drutë nuk kishin dokumentet e nevojshme përcjellëse dhe ishin të pa damkosur.
Me vendim të prokurorit, drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në depon e Agjencisë Pyjore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/