Ekspertët kërkojnë strategji të re për sigurinë rrugore

Aksidentet në Kosovë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, ku numri i aksidenteve fatale ka shënuar rritje.
Rastet e aksidenteve, sipas ekspertëve të sigurisë, përbëjnë shqetësim serioz, prandaj bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente dhe hartimin e strategjive për më shumë siguri në rrugë.
âAjo qĂ« Ă«shtĂ« urgjente pĂ«r institucionet tona Ă«shtĂ« krijimi i strategjisĂ« sĂ« sigurisĂ« rrugore. NĂ« kuadĂ«r tĂ« krijimit tĂ« kĂ«saj strategjie merren pastaj edhe masat pĂ«r hulumtimin e aksidenteve dhe faktorĂ«ve qĂ« ndikojnĂ« nĂ« aksidente, si dhe krijimi i masave preventiveâ, ka thĂ«nĂ« Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit
Ndër faktorët e aksidenteve, ekspertët përmendin edhe faktorin njeri.
âJo vetĂ«m ulja e shpejtĂ«sisĂ«, por edhe kujdesi gjatĂ« vozitjes. TĂ« mos pengohet mjeti tjetĂ«r gjatĂ« lĂ«vizjes. Kuptohet qĂ« duhet tĂ« respektohen shenjat nĂ« komunikacion, tĂ« mos pĂ«rdoret telefoni, por mbi tĂ« gjitha tĂ« kemi kujdes gjatĂ« vozitjesâ, tha pĂ«r RTK-nĂ« Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.
Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thonë se fokusi i tyre është mirëmbajtja sistematike e rrjetit ekzistues, përmirësimi i standardeve teknike dhe eliminimi i çdo elementi që mund të paraqesë rrezik për përdoruesit e rrugës.
Ata theksuan se janë duke punuar intensivisht në hartimin, përditësimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave për sigurinë rrugore, të cilat synojnë krijimin e sistemit të modernizuar të menaxhimit të sigurisë në komunikacion që ndikojnë dhe uljen e numrit dhe rrezikut të aksidenteve.
Ndërkohë, për parandalimin e aksidenteve, Policia thekson se në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bën fushata ndërgjegjësuese dhe, si masë parandaluese e ndëshkuese, gjobit shkelësit e rregullave të trafikut.
Sipas Policisë, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë evidentuar 45 aksidente fatale me 46 persona të vdekur.Ndërkaq, u shenuan mbi 10 mijë të tjera.
Megjithëse, sipas Policisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie prej 4.77%, teksa numri i gjobave është rritur për 5.82%.






































