❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, BE njofton një ndihmë prej 5 milionë eurosh



Bashkimi Evropian ka njoftuar një financim shtesë prej 5 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet për të përmbajtur shpërthimin e fundit të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa Komisionerja Evropiane për Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib vizitoi rajonin të dielën.

Duke folur pas mbërritjes në aeroportin e Bunias në provincën Ituri, një qendër kyçe logjistike për reagimin ndaj Ebolës, Lahbib tha se fondet do të përdoren për të krijuar qendra rajonale diagnostikuese në provincat më të prekura nga shpërthimi.

Njoftimi vjen ndërsa epidemia e Ebolës vazhdon të përshpejtohet në të gjithë Afrikën qendrore.

Gati 500 raste janë konfirmuar deri tani, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila e ka shpallur krizën një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik.

“Bashkimi Evropian e merr shumĂ« seriozisht kĂ«tĂ« emergjencĂ«. Sapo filloi shpĂ«rthimi, ne ndĂ«rmorĂ«m veprime dhe ishim nĂ« terren shumĂ« shpejt pĂ«r tĂ« rritur mbĂ«shtetjen tonĂ«, dhe ky angazhim vazhdon edhe sot”, tha Lahbib.

Ajo shtoi se financimi i ri do të ndihmojë në ofrimin e testimeve më të shpejta dhe më të besueshme në zonat ku virusi po përhapet, duke u lejuar autoriteteve shëndetësore të identifikojnë dhe izolojnë rastet më shpejt.

Në përditësimin e saj të fundit të shtunën, OBSH-ja raportoi 452 infeksione të konfirmuara dhe 82 vdekje në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi u shpall zyrtarisht tre javë më parë.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se, nëse nuk kontrollohet, epidemia mund të bëhet një nga më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë. /Telegrafi/

Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së



Konfliktet po testojnë qëndrueshmërinë e NATO-s, kapacitetin e BE-së për të vepruar dhe besueshmërinë e organizatave ndërkombëtare, paralajmëroi presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Mattarella shprehu shqetësimin për konfliktet globale ndërsa bëri thirrje për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, raportoi e përditshmja italiane la Repubblica.

“NĂ« njĂ« kontekst pasigurie tĂ« madhe, duket thelbĂ«sore tĂ« mbrohet trashĂ«gimia e rregullave tĂ« bashkĂ«punimit dhe ligjit tĂ« vendosura nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore”, deklaroi ai.

Presidenti italian shtoi se marina e vendit është "vendimtare", në një kohë kur bota po përjeton "përmbysje në balancat globale të fuqisë".

"Tensionet dhe konfliktet në skenën globale po testojnë qëndrueshmërinë e NATO-s, kapacitetin e BE-së për të vepruar dhe besueshmërinë e organizatave ndërkombëtare, duke filluar nga OKB-ja", përfundoi ai. /AA/

Trump 'shkruan histori', do të ndjekë nga afër finalen e NBA-së



Presidenti amerikan, Donald Trump do të marrë pjesë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së midis Knicks dhe Spurs të hënën në mbrëmje në Madison Square Garden në New York, një ngjarje e parë për një president në detyrë të SHBA-së.

Kjo prani historike shkon përtej sferës së sportit.

“MĂ« ftuan, unĂ« do tĂ« shkoj”, konfirmoi Trump nga Zyra Ovale.

Raportohet se presidenti amerikan u ftua nga vetë pronari i Kicks, James Dolan, ndryshe mbështetësi i tij.

Trump do të bëhet presidenti i parë në detyrë që merr pjesë në një ndeshje të finales së NBA-së. /Telegrafi/

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite në brigjet e Gazës



Një adoleshent palestinez u vra forcat izraelite pranë bregdetit të Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës.

Trupi i Muhammad Musa Abu Giab, 15 vjeç, mbërriti në Spitalin e Martirëve të Al-Aksës pasi u qëllua nga anijet luftarake izraelite.

Burime lokale shtuan se Giab punonte si peshkatar.


Palestinian fisherman Mohammad Mousa Abu Jiyab was killed by Israeli fire off Deir al-Balah’s coast while seeking his livelihood. He returned to shore carried by mourners instead of a day’s catch pic.twitter.com/koiVi8OxYj
— Abdulruhman Ismail (@a_abdulruhman) June 7, 2026


Anijet detare izraelite hapën zjarr me mitralozë drejt anijeve të peshkimit, të cilat e vranë atë.

Sulmi vjen në mes të shkeljeve të vazhdueshme izraelite të një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, mbi 950 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 2,980 të tjerë janë plagosur në sulmet pothuajse të përditshme izraelite, sipas shifrave palestineze. /Telegrafi/

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Kupola e Hekurt dhe si Ă«shtĂ« kaq efektive?



Kupola e Hekurt e Izraelit ka qenë përsëri aktive, duke kapur raketa.

Sistemi i mbrojtjes ajrore është shumë i vlerësuar dhe njihet për shpëtimin e mijëra qytetarëve izraelitë gjatë dy viteve të fundit.

Përdor radar për të zbuluar dhe për të kapur sulmet ajrore që synojnë vendin.

Ajo u zhvillua nga kompania shtetërore izraelite Rafael Advanced Defence Systems me mbështetjen e SHBA-së dhe financohet kryesisht nga SHBA.

Përbëhet nga një seri njësish mobile të tërhequra nga kamionë të vendosura në të gjithë vendin.

Kur radarët e tyre zbulojnë një kërcënim, informacioni dërgohet në një "qendër menaxhimi beteje" ku personeli ushtarak e analizon atë, duke parashikuar rrugën dhe pikën e impaktit të tij, dhe vendosin se cilin lëshues raketash të përdorin për ta kapur atë.

Më pas, raketat nisen drejt kërcënimit, në mënyrë që të mund ta neutralizojnë atë.

Kupola, e njohur si Kippat Barzel në hebraisht, reagon brenda pak sekondash dhe është e pajisur me personel 24 orë në ditë.

Fillimisht, ishte projektuar për të mbrojtur qytetet dhe vendet strategjike kundër raketave me një rreze veprimi prej 4 deri në 69 km, por mendohet se është zgjeruar.

Sipas prodhuesit, ajo ka qenë gati 99% efektiv kundër raketave nga Hamasi dhe Hezbollahu, dhe ka rrëzuar shumicën e raketave nga Irani.

Duke folur në maj, kryetari i kompanisë së mbrojtjes Rafael, Yuval Steinitz, tha se që nga sulmet e 7 tetorit 2023, Hamasi dhe Hezbollahu kanë qëlluar së bashku rreth 40,000 raketa drejt Izraelit.

"Iron Dome i kapi shumicĂ«n e tyre me shkallĂ« suksesi qĂ« nuk janĂ« 100%, por afĂ«r 100%. ËshtĂ« rreth 98%, madje 99%, kĂ«shtu qĂ« nuk Ă«shtĂ« perfekte, por pothuajse", tha Steinitz.

Irani, sipas tij, ka qëlluar rreth 1,500 raketa balistike drejt Izraelit që nga viti 2024.

Këto janë më të vështira për t'u rrëzuar sepse udhëtojnë me shpejtësi ekstreme dhe rihyjnë nga hapësira.

Megjithatë, Steinitz zbuloi se "vetëm disa dhjetëra" nga këto raketa iraniane nuk u interceptuan.

Steinitz argumentoi se pa KupolĂ«n e Hekurt, ekonomia e Izraelit do tĂ« ishte “plotĂ«sisht e paralizuar”, pasi njerĂ«zit nuk do tĂ« shkonin nĂ« punĂ« dhe shkollat do tĂ« mbylleshin, ndĂ«rsa bazat ushtarake do ta kishin tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« funksiononin.

"Do të kishim gjakderdhje në të gjitha qytetet tona kryesore... do të vriteshin disa mijëra civilë izraelitë", tha ai.

Edhe pse jashtëzakonisht efektive, Kupola e Hekurt nuk është perfekte.

Ajo ka “njĂ« pikĂ« ngopjeje” nĂ« tĂ« cilĂ«n do tĂ« mbingarkohej, por ky nivel Ă«shtĂ« i panjohur.

Izraeli ka gjithashtu sisteme mbrojtĂ«se me rreze tĂ« mesme dhe tĂ« gjatĂ« veprimi, tĂ« njohura si “David’s Sling”, “Patriot” dhe “Arrow”.

Gjithashtu ka zhvilluar armën lazer Iron Beam, e projektuar të jetë një mënyrë më e lirë për të rrëzuar dronë, e cila është integruar në sistemin e saj të mbrojtjes. /Telegrafi/

"ChatGPT drejt transformimit", OpenAI synon ta kthejë në super aplikacion



OpenAI planifikon tĂ« nxjerrĂ« nĂ« treg njĂ« version tĂ« ripĂ«rpunuar tĂ« ChatGPT nĂ« javĂ«t e ardhshme — njĂ« version qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« “super aplikacion” me mjete kodimi dhe agjentĂ« tĂ« Al.

Qëllimi i kompanisë thuhet se është të bëhet më konkurruese.

Thibault Sottiaux, i cili drejton produktin dhe platformĂ«n kryesore tĂ« OpenAI, tha se kompania po punon drejt njĂ« produkti “ku ju keni agjentin tuaj personal qĂ« Ă«shtĂ« i aftĂ« t'ju ndihmojë  nĂ« çdo gjĂ« nĂ« jetĂ«n tuaj, qoftĂ« personalisht apo nĂ« punĂ«â€.

Nëse kjo ju tingëllon e njohur, kjo ndodh sepse ka pasur raportime rreth ambicieve të OpenAI për super aplikacione që nga viti i kaluar.

Në mars, The Wall Street Journal raportoi se këto plane përfaqësojnë një ndryshim të madh strategjik për kompaninë pas lansimit të një sërë produktesh të pavarura në vitin 2025; drejtuesit e OpenAI tani thonë se po braktisin "kërkesat dytësore" si gjeneratori i videove Sora. /Telegrafi/

Subaru nuk heq dorë nga manuali, prezanton tre modele të reja me tre pedale



Disa prodhues veturash po përpiqen ende të mbajnë gjallë manualin.

Edhe Subaru po investon kohë dhe burime në veturat me tre pedale.

Kompania japoneze mbajti një konferencë për shtyp gjatë fundjavës në Fuji Speedway gjatë një gare qëndrueshmërie për të prezantuar tre modele të reja manuale.

“Ne synojmĂ« tĂ« krijojmĂ« vetura qĂ« mund tĂ« shijohen”, tha Drejtori i TeknologjisĂ« i markĂ«s, Tetsuro Fujinuki.

Një variant i ri i WRX është në rrugë e sipër me një transmision TY85 të huazuar nga modelet e mëparshme STI.

Nëse kjo do të thotë se është planifikuar një WRX STI i plotë mbetet e paqartë, por çfarëdo që të jetë ky model, duket se merr frymëzim nga prototipi WRX STI Sport# i shfaqur më parë këtë vit.

Vetura në mes është një BRZ i ri, që shërben si vazhdim i edicionit special STI Sport Type RA (Record Attempt) të lansuar në Japoni vitin e kaluar.

Më interesante nga të treja është vetura misterioze në të djathtë.

ËshtĂ« njĂ« model i pĂ«rshkruar si “i pĂ«rballueshĂ«m”. /Telegrafi/

Trump i bën thirrje Izraelit dhe Iranit të ndalojnë menjëherë sulmet



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Izraeli dhe Irani duhet tĂ« ndalojnĂ« menjĂ«herĂ« sulmet”, tha ai nĂ« njĂ« postim tĂ« shkurtĂ«r nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

Ndërkohë, në një telefonatë të dielën, Trump i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahej nga nisja e një sulmi hakmarrës ndaj Iranit, sipas një zyrtari amerikan.

Më parë, Izraeli njoftoi se kishte goditur një strukturë petrokimike në Iranin jugperëndimor, si dhe objektiva të tjera ushtarake, pavarësisht raportimeve se Trump i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shmangte sulme të mëtejshme.

Zhvillimet intensifikojnë shqetësimet në lidhje me një përshkallëzim të ri të konfliktit dhe ndikimin e tij në stabilitetin rajonal dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.



Ndryshe, Irani nisi disa sulme me raketa drejt Izraelit, duke shkaktuar sirena sulmesh ajrore në të gjithë rajonet dhe duke dërguar civilët në strehimore, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ushtria tha se Forcat Ajrore Izraelite (IAF) po punonin në mënyrë aktive për të kapur kërcënimet dhe për të goditur objektivat kur është e nevojshme. /Telegrafi/

Iranianët protestojnë jashtë stadiumit të Kupës së Botës në Los Angeles



Më shumë se 200 anëtarë të diasporës iraniane u mblodhën jashtë stadiumit të Los Angeles, duke valëvitur flamujt e para-revolucionit të Iranit dhe duke protestuar kundër qeverisë iraniane përpara ndeshjes së parë të vendlindjes së tyre në Kupën e Botës FIFA 2026.

Protesta u zhvillua vetëm disa ditë para se Irani të përballet me Zelandën e Re në ndeshjen e parë të fazës së grupeve më 15 qershor në Los Angeles.

Protestuesit thanë se donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj shqetësimeve të vazhdueshme politike dhe të të drejtave të njeriut në Iran, ndërkohë që shprehnin kundërshtim ndaj asaj që e përshkruan si lidhje të ekipit kombëtar iranian me Republikën Islamike.

- YouTube www.youtube.com

Kjo vjen mes polemikave mbi vendimin e raportuar të FIFA-s për të ndaluar shfaqjen e flamurit të para-revolucionit të Iranit brenda ambienteve të Kupës së Botës.

Flamuri, i lidhur me Iranin para Revolucionit Islamik të vitit 1979, është bërë simbol për shumë grupe opozitare dhe anëtarë të diasporës iraniane. /Telegrafi/

Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërkon bashkëpunim politik



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri thirrje për bashkëpunim nga partitë e tjera për t'i dhënë fund 18 muajsh bllokimi politik, pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, shkruan Reuters.

Kosova dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe Brukseli thotë se duhet të krijojë institucione të forta të afta për të ofruar reformat e nevojshme për anëtarësim.

Por paqëndrueshmëria politike e ka lënë vendin pa institucione funksionale, duke vonuar reformat dhe rrjedhën e fondeve të BE-së, dhe analistët politikë thanë se ngërçi duket se do të vazhdojë.

Vetëvendosje mori 42.91% të votave pasi u numëruan 100% e fletëvotimeve në zgjedhjet e së dielës, të tretat në më pak se 18 muaj, treguan rezultatet zyrtare.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.12%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.58%.

Por, edhe me 100,000 vota nga diaspora e Kosovës që ende nuk janë numëruar, Vetëvendosje nuk do të jetë në gjendje të sigurojë shumicën absolute të nevojshme për të qeverisur e vetme.

“NĂ« javĂ«t e ardhshme do tĂ« komunikojmĂ«, do tĂ« takohemi me opozitĂ«n dhe do tĂ« bashkĂ«punojmĂ« me tĂ« gjitha subjektet politike”, u tha Kurti mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« dielĂ«n vonĂ«.

Raportohet se mbështetësit e Kurtit festuan fitoren deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në kryeqytetin e Prishtinës, edhe pse partia e tij shënoi rënie. /Telegrafi/

Frikë dhe kaos në një shkollë teksa tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet, nxënësit bërtasin të tmerruar



Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 në Filipine.

Valët e cunamit kanë filluar në gjashtë zona të Mindanaos, sipas Institutit Filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Zonat e prekura janë kryesisht përgjatë bregdetit jugor të Mindanaos, me valët më të larta të matura në 1.4 metra.

Janë raportuar gjithashtu mbi 138 lëkundje pasuese me magnitudë nga 1.3 deri në 6.7 ballë.

Zyrtarët aktualisht vlerësojnë se tërmeti ka dëmtuar 37 ndërtesa.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar gjithashtu për disa fqinjë australianë pas tërmetit, i cili goditi brigjet e Filipineve të hënën në mëngjes.

Disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur nxënësit e një shkolle në Filipine përpiqen të strehohen gjatë tërmetit të fuqishëm.



Ata shihen të tmerruar dhe dëgjohen duke bërtitur.

Gjatë lëkundjeve, një pjesë e strukturës së shkollës u shemb, por fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar. /Telegrafi/

“Qava si foshnjĂ«â€ – burri tregon momentin kur fitoi 2 milionĂ« dollarĂ« nĂ« lotari



Rituali i një burri nga Michigani për të blerë gjithmonë një biletë lotarie para një udhëtimi me veturë ia vlejti, pasi fitoi një çmim prej 2 milionë dollarësh.

Burri 27-vjeçar nga Qarku Mackinac tha se ka një ritual për blerjen e biletave.

"Sa herë që shkoj në një udhëtim me veturë me familjen ose miqtë, blej një biletë për ta gërvishtur në veturë", tha lojtari.

"Isha me njĂ« mik dhe po bĂ«heshim gati pĂ«r t'u kthyer nĂ« shtĂ«pi, kĂ«shtu qĂ« ndalova dhe mora biletĂ«n time si zakonisht. NdĂ«rsa po hipja nĂ« veturĂ«, i thashĂ« mikut tim, a mendon se njerĂ«zit fitojnĂ« ndonjĂ«herĂ«â€, shtoi ai.

Lojtari shpejt e kuptoi se e mbante vetë përgjigjen e pyetjes së tij.

"E gërvishta biletën dhe nuk e kuptova derisa mbarova së gërvishturi sa kisha fituar. Kur kuptova se në fakt kisha fituar 2 milionë dollarë, të jem i sinqertë, qava si një foshnjë! Ende më duket si një ëndërr", deklaroi fituesi.

Ai tha se planifikon t’i pĂ«rdorĂ« paratĂ« e çmimit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« udhĂ«tim nĂ« Hawaii dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« investime. /Telegrafi/

Zgjedhjet në Armeni, Pashinyan shënon fitore historike



Armenët i dhanë kryeministrit në detyrë Nikol Pashinyan një mandat tjetër për një të ardhme të ekuilibruar dhe pro-perëndimore, ndërsa rezultatet e hershme tregojnë se partia e tij është në krye.

Votimi sinjalizon gjithashtu zvogëlimin e ndikimit në një rajon dikur të dominuar nga Rusia, pavarësisht kërcënimeve të raportuara nga Moska dhe pretendimeve për ndërhyrje.

Armenia dhe Rusia teknikisht janë aleate, por Moska i ka krahasuar ambiciet e ish-republikës sovjetike për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian me një nga arsyet pse ajo shkaktoi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Me më shumë se 60% të votave të numëruara, partia Kontrata Civile e Pashinyan+ kryeson kundër aleancës Armenia e Fortë të miliarderit rus-armen Samvel Karapetyan me 51.2% kundrejt 23%, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Dy forca të tjera opozitare, aleanca "Armenia" e ish-presidentit Robert Kocharyan dhe partia Armenia e Begatë, gjithashtu kaluan pragun zgjedhor, duke fituar përkatësisht 9.9% dhe 4.1% të votave.

Pjesëmarrja në votime ishte 59%, tha komisioni.

Pashinyan pĂ«rshĂ«ndeti "fitoren historike tĂ« partisĂ«â€, qĂ« sipas tij “do tĂ« sigurojĂ« pĂ«rjetĂ«sinĂ« dhe zhvillimin e ArmenisĂ«".

Ai u zotua të "vazhdojë kursin e afrimit me Perëndimin", ndërsa zhvillon gjithashtu marrëdhëniet e Armenisë me Rusinë.

"Populli armen votoi për prosperitet dhe bashkëpunim rajonal dhe shpresoj se kjo do të marrë një përgjigje pozitive nga Turqia dhe Azerbajxhani", tha ai në një konferencë për shtyp.

Ai gjithashtu u zotua për "zhdukjen përfundimtare të sistemit kriminal-oligarkik nga Armenia", duke thënë: "Udhëheqësit e këtyre forcave duhet të mbahen penalisht përgjegjës". /Telegrafi/

Kjo veturë mund të shitet për 10 milionë euro - ekzistojnë vetëm gjashtë të tilla



Disa vetura bëhen legjendare për performancën; të tjerat hyjnë në histori për ndryshimin e mënyrës se si i qasen inxhinierisë.

Koenigsegg One:1 i përshtatet të dyja kategorive.

Më shumë se një dekadë pas debutimit të saj, një nga ekzemplarët jashtëzakonisht të rrallë të ndërtuar nga prodhuesi suedez i veturave do të rikthehet në qendër të vëmendjes në RM Sotheby's Tegernsee më 4 korrik 2026.

Vetura mund të sjellë një çmim të vlerësuar prej 8 deri në 10 milionë euro (9 deri në 11.5 milionë dollarë).

Modeli në fjalë është një One:1 i vitit 2015.

Koenigsegg ndĂ«rtoi vetĂ«m gjashtĂ« vetura pĂ«r klientĂ« privatĂ«. ËshtĂ« njĂ« model qĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« nga kapitujt mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« historinĂ« e Koenigsegg - dhe nĂ« epokĂ«n moderne tĂ« hiperveturave nĂ« pĂ«rgjithĂ«si.

Kur One:1 debutoi në Panairin e Automobilave në Gjenevë në vitin 2014, bota e superveturave ishte e përfshirë në një garë të vazhdueshme për fuqi dhe shpejtësi maksimale.

Christian von Koenigsegg, megjithatë, zgjodhi një rrugë tjetër, duke u përqendruar në efikasitetin e përgjithshëm të konceptit.

Rezultati ishte një veturë e aftë të prodhonte 1,341 kuaj fuqi nga një motor V8 5.0 litra me dy turbo, ndërsa peshonte 1,359 kg.

Nga këtu vjen emri One:1, që i referohet raportit perfekt të fuqisë me peshën. /Telegrafi/

Përshkallëzimi i konfliktit Iran-Izrael rrit sërish çmimet e naftës



Çmimet e naftĂ«s bruto u rritĂ«n ndĂ«rsa Izraeli nisi sulme ajrore qĂ« synonin Iranin qendror dhe perĂ«ndimor nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« zjarrit me raketa.

Televizioni shtetëror iranian raportoi zhurmën e shpërthimeve që u dëgjuan në Isfahan, Tabriz dhe Teheran.

NegociatorĂ«t amerikanĂ« dhe iranianĂ« arritĂ«n njĂ« marrĂ«veshje paraprake javĂ«n e kaluar pĂ«r tĂ« zgjatur armĂ«pushimin, por marrĂ«veshja nuk Ă«shtĂ« finalizuar dhe sulmet e fundit i tendosin mĂ« tej pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit.

Çmimi i naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar Brent, standardi ndĂ«rkombĂ«tar, u rrit me 3.50 dollarĂ« nĂ« 96.59 dollarĂ« pĂ«r fuçi.

Çmimi i naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar amerikane u rrit me 3.48 dollarĂ« nĂ« 94.02 dollarĂ« pĂ«r fuçi, nĂ« kohĂ«n e shkrimit.

Ndryshe, Irani nisi disa sulme me raketa drejt Izraelit, duke shkaktuar sirena sulmesh ajrore në të gjithë rajonet dhe duke dërguar civilët në strehimore, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ushtria tha se Forcat Ajrore Izraelite (IAF) po punonin në mënyrë aktive për të kapur kërcënimet dhe për të goditur objektivat kur është e nevojshme. /Telegrafi/

Irani lëshon 'breshëri raketash' drejt Izraelit, sirenat bien në të gjithë vendin



Irani nisi disa sulme me raketa drejt Izraelit, duke shkaktuar sirena sulmesh ajrore në të gjithë rajonet dhe duke dërguar civilët në strehimore, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ushtria tha se Forcat Ajrore Izraelite (IAF) po punonin në mënyrë aktive për të kapur kërcënimet dhe për të goditur objektivat kur është e nevojshme.

"Në këtë kohë, Forcat Ajrore Izraelite po operojnë për të kapur dhe goditur kërcënimet aty ku është e nevojshme për të eliminuar kërcënimin", tha IDF, duke paralajmëruar se mbrojtja ajrore e Izraelit "nuk është hermetike" dhe duke i kërkuar publikut të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

- YouTube www.youtube.com

Banorët në zonat e prekura, përfshirë qytetin verior të Haifës, morën alarme emergjente që i udhëzonin të hynin në hapësirat e mbrojtura dhe të qëndronin atje deri në njoftim të mëtejshëm.

Autoritetet thanë se strehimoret duhet të lihen vetëm duke ndjekur udhëzime të qarta.

Ndërkohë, media shtetërore iraniane raportoi se një valë e dytë raketash ishte lëshuar drejt Izraelit, megjithëse nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit paralajmëroi se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij në Liban, duke thënë se çdo zgjerim i operacioneve ushtarake ose hakmarrje kundër Iranit do të përballet me "goditje më shkatërruese dhe të pendueshme", sipas Reuters.

Pasi u identifikua një raund i katërt raketash drejt Izraelit Verior dhe Bregut Perëndimor nga Irani, IDF konfirmoi se të gjitha raketat ishin kapur. /Telegrafi/

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, raportohet për të vdekur - lëshohet alarm për cunami



Janë lëshuar alarme për cunami dhe katër persona kanë vdekur pasi një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi ishullin Mindanao në Filipine.

Agjencitë amerikane, indoneziane dhe filipinase publikuan paralajmërime dhe u thanë njerëzve të zhvendoseshin drejt vendeve me lartësi më të madhe mbidetare.

Ka pasur raportime për dëme në ndërtesa dhe një urë kyçe hyrëse në një qytet të madh jugor është prekur gjithashtu.

- YouTube www.youtube.com

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar deri më tani.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor tha se në Filipine janë të mundshme valë deri në tre metra, ndërsa pjesët lindore të Malajzisë mund të përballen me dallgë deri në një metër.

Mindanao është ndër ishujt më jugorë të Filipineve dhe tërmeti ndodhi në një qytet me më shumë se 700,000 banorë.

Cunami më i madh i parë deri më tani në Filipine të hënën ka qenë 1.4 metra, sipas Phivolcs, agjencisë kombëtare të sizmologjisë.

Indonezia dhe Filipinet shtrihen në "unazën e zjarrit" të Paqësorit - një varg vullkanesh nënujore dhe vende me aktivitet sizmik në rritje.

Të dy vendet përjetojnë qindra tërmete çdo vit. /Telegrafi/

Sekretari amerikan i Luftës 'sulmon' politikat evropiane të emigracionit



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar kombet evropiane lidhur me emigracionin pĂ«r lejimin e asaj qĂ« ai e pĂ«rshkroi si njĂ« “pushtim” nĂ« brigjet e tyre, gjatĂ« njĂ« fjalimi me rastin e pĂ«rvjetorit tĂ« DitĂ«s D nĂ« FrancĂ«.

“Mjerisht, sot, plazhe tĂ« ndryshme evropiane janĂ« tĂ« pushtuara nga ideologji tĂ« ndryshme tĂ« rrezikshme”, tha Hegseth.

“Plazhet nĂ« SpanjĂ«, nĂ« Itali, nĂ« Greqi dhe Bullgari. MbĂ«rrijnĂ« anije me burra. Kur do tĂ« bĂ«jnĂ« diçka kryeqytetet evropiane nĂ« lidhje me atĂ« pushtim?”, tha ai.

Emigrimi është bërë një çështje e rëndësishme politike në të gjithë Evropën, me partitë që mbështesin politikat e ashpra të emigracionit që po rriten në sondazhe.

Administrata Trump e sheh një goditje ndaj emigracionit si një pjesë kyçe të agjendës së saj të politikës së brendshme, duke kërkuar miliarda dollarë më shumë fonde për agjencitë e zbatimit të ligjit.

Komentet e Hegseth shënojnë një kritikë të mëtejshme ndaj politikës evropiane të emigracionit nga anëtarë të lartë të administratës Trump.

Ai deklaroi se nĂ« vitet qĂ« nga Dita-D, disa kryeqytete evropiane janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« “rehat” me liritĂ« e tyre tĂ« fituara me mund, duke harruar se “liria nuk Ă«shtĂ« falas”.

Dita-D ishte operacioni më i madh ushtarak detar i tentuar ndonjëherë dhe përfshinte zbarkimin e njëkohshëm të dhjetëra mijëra trupave nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Kanadaja në pesë plazhe të ndara në Normandi në Francën veriore.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, ka kritikuar gjithashtu politikĂ«n evropiane tĂ« emigracionit, duke i thĂ«nĂ« OKB-sĂ« vitin e kaluar se vendet evropiane po “shkojnĂ« nĂ« ferr” pĂ«r shkak tĂ« “emigrimit tĂ« pakontrolluar”.

Kryeministri i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, Keir Starmer, tha se komentet e presidentit “nuk ishin tĂ« drejta”, ndĂ«rsa pranoi “sfidĂ«n” e trajtimit tĂ« emigracionit tĂ« paligjshĂ«m, veçanĂ«risht nga njerĂ«zit qĂ« kalojnĂ« Kanalin Anglez me anije tĂ« vogla. /Telegrafi/

"Fshati i krokodilëve" mahnit turistët nga e gjithë bota



Bazoule, "fshati i krokodilëve" në Burkina Faso, Afrikë, po tërheq vëmendjen e vizitorëve.

Krokodilët, të cilët konsiderohen të shenjtë për shkak të një legjende që daton 500 vjet më parë, mbrohen nga banorët vendas në fshatin, i cili është 30 kilometra larg kryeqytetit Vagadugu.

Turistët që shkojnë në rajon mund t'i shohin nga afër krokodilët nën mbikëqyrjen e kujdestarëve, të bëjnë foto dhe t'i ushqejnë me pagesë.

Disa nga vizitorët e fshatit prekin krokodilët dhe bëjnë foto me ta. /AA/

Një vit pa e parë, ushtarja amerikane surprizon vëllain në ceremoninë e diplomimit - pamje prekëse



Një nxënës që nuk e kishte parë motrën gjatë gjithë vitit të fundit të shkollës së mesme u ribashkua me të në një takim surprizë emocional në ceremoninë e diplomimit.

Pamjet e transmetuara tregojnë Kalen Barksdale duke ecur në skenë për të marrë diplomën, por stafi bën sikur ka një problem dhe nuk mund ta gjejnë diplomën e tij.

“NdonjĂ«herĂ« dĂ«rgesat e rĂ«ndĂ«sishme zgjasin pak mĂ« shumĂ« se sa pritet, veçanĂ«risht kur vijnĂ« nga kaq larg”, dĂ«gjohet tĂ« thotĂ« folĂ«si nga podiumi.



Motra e Barksdale del pastaj me uniformĂ« ushtarake nĂ« fund, gati pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« vĂ«llaut diplomĂ«n.

"Për vëllain tim, do ta kaloj oqeanin një milion herë. E falënderoj Zotin që më solli shëndoshë e mirë në shtëpi tek ti për këtë moment historik të madh", tha ushtarja Barksdale.

Të dy u përqafuan më pas në një ribashkim emocional. /Telegrafi/

❌