❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vetëm 7 qytetarë në dëgjimin për buxhetin e arsimit, Sveçla kritikon ekzekutivin komunal



Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kritikuar pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në dëgjimin publik për buxhetin e Komunës së Prishtinës në fushën e arsimit.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se në këtë dëgjim kanë marrë pjesë vetëm shtatë qytetarë, ndërsa ka pretenduar se dy prej tyre kanë qenë asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

"7 QYTETARË. VETËM 7. Ky Ă«shtĂ« 'interesimi' pĂ«r dĂ«gjimin publik pĂ«r buxhetin e PrishtinĂ«s nĂ« fushĂ«n e arsimit. Nga 7 qytetarĂ«t e pranishĂ«m, 2 janĂ« asamblistĂ« tĂ« LĂ«vizjes VETËVENDOSJE!", ka shkruar Sveçla.

Ai ka kritikuar mungesën e përfaqësuesve të ekzekutivit komunal në këtë takim, duke thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe nënkryetarët nuk kanë marrë pjesë.

"As Kryetari. As dy nënkryetarët. Vetëm 2 drejtorë, nga mbi 20 sa ka Komuna e Prishtinës", ka deklaruar ai.

Sveçla ka akuzuar drejtuesit e Komunës së Prishtinës se kanë humbur besimin e qytetarëve, duke e lidhur këtë me pjesëmarrjen e ulët në dëgjimet publike.

"PĂ«rparim Rama dhe Uran Ismaili, P’LDK-ja dhe PDK-ja, i kanĂ« lĂ«nĂ« qytetarĂ«t nĂ« lloç. QytetarĂ«t e dinĂ« kĂ«tĂ«. Nuk presin mĂ« asgjĂ« prej tyre. Prandaj nuk kanĂ« mĂ« kĂ«rkesa. Prandaj nuk vijnĂ« mĂ« as nĂ« dĂ«gjime publike", ka shkruar ai.

Sipas asamblistit të LVV-së, mungesa e pjesëmarrjes e ka kthyer procesin e konsultimeve publike në një formalitet.

"Kur humbet besimi i qytetarëve, dëgjimet publike mbeten vetëm një formalitet. Sot, kjo u dëshmua qartë", ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/


Rreth 100 familje përfitojnë çdo muaj nga Dyqani i Bamirësisë në Prishtinë



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen çdo muaj me produkte esenciale përmes Dyqanit të Bamirësisë të Kryeqytetit.

Sipas Ramës, ky shërbim synon të lehtësojë barrën e përditshme për familjet në nevojë, ndërsa së fundmi është përfunduar edhe inventarizimi i plotë i këtij dyqani me qëllim të përmirësimit të organizimit dhe funksionimit të tij.

"Në Dyqanin e Bamirësisë të Kryeqytetit, çdo muaj, rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen me produkte esenciale, duke u lehtësuar barrën e përditshme", ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se inventarizimi i realizuar do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe efikasitetit të këtij shërbimi.

"Së fundmi, kemi përfunduar edhe inventarizimin e plotë të dyqanit, për ta bërë funksionimin e tij edhe më të organizuar, më transparent dhe më efikas", ka deklaruar kryetari i Prishtinës.

Rama ka falënderuar organizatën bamirëse Bereqeti për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.

"Ky projekt u realizua në bashkëpunim me organizatën bamirëse Bereqeti, të cilën e falënderoj për partneritetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm", ka shkruar ai. /Telegrafi/


Zhuri furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, Totaj: U zgjidh një problem jetësor për banorët



Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se fshati Zhur nga sot do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Sipas Totajt, projekti i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka përfshirë ndërtimin dhe instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, me qëllim të zgjidhjes së problemit të furnizimit me ujë për banorët e këtij fshati.

"Pas shumë viteve, Zhuri nga sot do të furnizohet me ujë të pijshëm 24/7", ka shkruar Totaj në një postim në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti janë vendosur rreth 42 mijë e 500 metra gypa të polietilenit dhe janë instaluar afro 1 mijë e 400 ujëmatës jashtë pronave private.

"Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka përfshirë ndërtimin dhe instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, vendosjen e rreth 42.500 metrave gypa të polietilenit dhe instalimin e afro 1.400 ujëmatësve jashtë pronave private, që më në fund e ka zgjidhur këtë problem jetësor për banorët e fshatit Zhur", ka deklaruar kryetari i Prizrenit.

Totaj ka uruar banorët e Zhurit për përfundimin e këtij projekti, duke shkruar: "Ta gëzoni, zhurianë!". /Telegrafi/


Pronari kundërshton rrënimin e shtëpisë në rrugën A në Prishtinë: Nuk largohem pa u kompensuar



Faruk Manxhuni, pronari i shtëpisë që parashihet të rrënohet për shkak të punimeve në rrugën A në Prishtinë, ka kundërshtuar të martën ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit.

Në shenjë kundërshtimi, ai ka qëndruar brenda objektit, duke refuzuar të largohet pavarësisht pranisë së inspektorëve, të cilët kishin dalë në terren për të realizuar rrënimin.

Manxhuni ka deklaruar se nuk do të largohet nga shtëpia derisa të kompensohet për dëmin që, sipas tij, i është shkaktuar.

Pas rezistencës së pronarit, zyrtarët e Inspektoratit, së bashku me Policinë e Kosovës, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes, ndërsa procesi i rrënimit nuk është realizuar. /Telegrafi/

telegrafi.com


ÇfarĂ« po ndodh me deponinĂ« e mbeturinave nĂ« SferkĂ«? KRM Ambienti del me reagim



Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave (KRM) Ambienti ka njoftuar se, pas angazhimit të pandërprerë të ekipeve në terren, vatrat e zjarrit janë vënë pothuajse tërësisht nën kontroll.

Përmes një postimi në Facebook, kompania bëri të ditur se, megjithëse zjarri është shuar në masë të madhe, tymi dhe smogu vazhdojnë të jenë të pranishëm në zonë.

"Pamje nga gjendja aktuale e vatrave të zjarrit pas intervenimit të pandërprerë të ekipeve të ndërmarrjes. Falë angazhimit të vazhdueshëm, zjarri tashmë është shuar pothuajse tërësisht. Megjithatë, tymi dhe smogu vazhdojnë të jenë të pranishëm, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët e zonës, disa prej të cilëve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes protestës", thuhet në njoftim.

KRM Ambienti falënderoi të gjithë akterët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë intervenimit, duke theksuar se puna në terren do të vazhdojë deri në normalizimin e plotë të situatës.

"Falënderojmë të gjithë akterët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar. Ekipet tona do të vazhdojnë punën pa ndërprerje deri në eliminimin e plotë të tymit dhe normalizimin e situatës", thuhet në njoftimin e KRM Ambienti. /Telegrafi/


Breshëri shkatërron plantacionin në Dubravë të Istogut, dëmtohen arrat - rrushi dhe perimet



Plantacioni në Dubravë të Istogut ka pësuar dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të ligë, ku breshëri ka goditur rëndë kulturat bujqësore.

Pamjet e publikuara tregojnë se arrat janë dëmtuar në masë të madhe, me fruta të shpuara dhe të copëtuara nga goditjet e breshërit.

Po ashtu, dëme të dukshme kanë pësuar edhe specat, të cilët kanë vrima dhe plagë të shumta në sipërfaqe, si dhe vreshtat, ku kokrrat e rrushit janë çarë dhe dëmtuar rëndë.

Sipas fotografive, intensiteti i breshërit ka shkaktuar humbje të mëdha në prodhim, duke goditur disa prej kulturave kryesore të plantacionit.

Dëmet e shkaktuara pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rendimentin e sivjetmë, ndërsa fermerët mbeten në pritje të vlerësimit të plotë të pasojave të motit të keq. /Telegrafi/

Kryetari Vishi shpreh ngushëllime për familjen Raka pas vdekjes tragjike të Rea Rakës



Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Raka, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëqytetares Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Në telegramin e ngushëllimit, Vishi ka shprehur solidarizimin me familjen, miqtë dhe qytetarët e Komunës së Kaçanikut, duke theksuar dhimbjen për humbjen e saj.

“BashkĂ«ndjejmĂ« me dhimbjen tuaj dhe lutemi qĂ« tĂ« gjeni forcĂ« pĂ«r ta pĂ«rballuar kĂ«tĂ« humbje tĂ« madhe. Kujtimi pĂ«r tĂ« qoftĂ« i pĂ«rjetshĂ«m, ndĂ«rsa shpirti i saj u prehtĂ« nĂ« paqe nĂ« botĂ«n e amshueshme”, thuhet nĂ« telegramin e ngushĂ«llimit tĂ« kryetarit Vishi.

Kryetari i Kaçanikut ka shprehur ngushëllime edhe për të gjithë të afërmit dhe miqtë e familjes Raka, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira. /Telegrafi/


Ministri i Bujqësisë viziton Kovragën pas dëmeve nga breshëri



Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka vizituar këtë të martë fshatin Kovragë të Istogut, i cili u godit nga stuhia e fuqishme me breshër që shkaktoi dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore dhe pemishtet e zonës.

Gjatë vizitës, ministri u takua me fermerët e prekur dhe pa nga afër pasojat e motit të lig, duke dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me humbjet e pësuara.

Ai u informua për shkallën e dëmtimeve në arat dhe prodhimet bujqësore, të cilat në shumë raste janë dëmtuar rëndë.

Muja theksoi se institucionet përgjegjëse do të angazhohen për vlerësimin e dëmeve në terren, në mënyrë që fermerët e prekur të trajtohen sipas procedurave dhe mekanizmave në fuqi.

Fermerët kërkuan mbështetje institucionale për tejkalimin e pasojave të stuhisë, duke theksuar se dëmet e shkaktuara nga breshëri kanë rrezikuar seriozisht prodhimin e këtij sezoni.

Vizita në Kovragë vjen pas reshjeve intensive me breshër që goditën disa pjesë të Komunës së Istogut, duke lënë pas dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë. /Telegrafi/

Komuna e Istogut nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga breshëri



Komuna e Istogut ka njoftuar qytetarët e prekur nga dëmet e shkaktuara prej breshërit se ka nisur procesi i pranimit të kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore.

Sipas njoftimit të Komunës, kërkesat do të mund të dorëzohen nga 21 deri më 28 korrik 2026, ndërsa pas përfundimit të këtij afati aplikimet për vlerësimin e dëmeve nuk do të pranohen.

“Kryetari i KomunĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me Komisionin Komunal pĂ«r VlerĂ«simin e FatkeqĂ«sive Natyrore, njofton tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e prekur se pranimi i kĂ«rkesave pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve do tĂ« bĂ«het nĂ« periudhĂ«n 21.07.2026 - 28.07.2026”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« Istogut.

Kërkesat mund të dorëzohen çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, në Zyrën për Shërbime me Qytetarë, në katin përdhes të objektit të Komunës së Istogut.

Aplikimet duhet t’i drejtohen DrejtorisĂ« pĂ«r Emergjenca, Mbrojtje dhe ShpĂ«tim dhe Komisionit Komunal pĂ«r VlerĂ«simin e FatkeqĂ«sive Natyrore.

Komuna ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se qytetarĂ«t duhet t’i bashkĂ«ngjisin kĂ«rkesĂ«s disa dokumente, pĂ«rfshirĂ« kopjen e letĂ«rnjoftimit, certifikatĂ«n e fermerit (NIF), konfirmimin e llogarisĂ« bankare, dĂ«shmi pĂ«r dĂ«min e shkaktuar nga breshĂ«ri pĂ«rmes fotografive, si dhe certifikatĂ«n e biznesit pĂ«r personat juridikĂ«.

Breshëri i fuqishëm që goditi së fundmi territorin e Komunës së Istogut shkaktoi dëme të konsiderueshme në kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa institucionet lokale kanë paralajmëruar evidentimin dhe vlerësimin e pasojave në terren. /Telegrafi/


Ibër-Lepenci po rikthen pronat në Ujman, Mujka: Kjo është vala e dytë e aksionit



NdĂ«rmarrja Publike Hidroekonomike “IbĂ«r-Lepenc” ka nisur aksionin pĂ«r lirimin e pronave tĂ« uzurpuara nĂ« zonĂ«n pĂ«rreth liqenit tĂ« Ujmanit, ku po rrĂ«nohen 11 objekte tĂ« ndĂ«rtuara nĂ« pronĂ«n e kĂ«saj ndĂ«rmarrjeje.

Kryeshefi ekzekutiv i “IbĂ«r-Lepencit”, Faruk Mujka, ka deklaruar pĂ«r Telegrafin se aksioni Ă«shtĂ« vazhdim i njĂ« procesi tĂ« nisur rreth njĂ« muaj mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa kjo pĂ«rbĂ«n fazĂ«n e dytĂ« tĂ« lirimit tĂ« pronave.

“Kjo Ă«shtĂ« nĂ« vazhdĂ«n e aksionit qĂ« ka filluar para njĂ« muaji, ku janĂ« rrĂ«nuar disa objekte nĂ« pronĂ«n e IbĂ«r-Lepencit. KĂ«tu Ă«shtĂ« vala e dytĂ« e 11 shtĂ«pive, me lajmĂ«rimin e dorĂ«zuar mĂ« 3 korrik pĂ«r lirimin e pronĂ«s”, deklaroi Mujka pĂ«r Telegrafin.

Sipas tij, personat që i shfrytëzonin këto objekte nuk kanë ndërmarrë veprime për lirimin e pronave, pavarësisht njoftimeve të bëra nga ndërmarrja.

“Personat nuk janĂ« lajmĂ«ruar, nuk kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« aksion pĂ«r tĂ« liruar kĂ«to vila, andaj sot ka filluar rrĂ«nimi i tyre”, tha ai.

Mujka bëri të ditur se aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe deri tani nuk janë evidentuar probleme gjatë zhvillimit të tij.

“Aksioni ka filluar herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes, nuk kemi pasur probleme. Ka filluar largimi i gjĂ«sendeve nga vilat dhe magazinimi i tyre, pĂ«r tĂ« filluar mĂ« pas me rrĂ«zimin e tyre”, shtoi kryeshefi i “IbĂ«r-Lepencit”.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Telegrafin se policia është duke asistuar në këtë aksion.

“Rreth orĂ«s 07:00 kemi filluar asistencĂ«n pĂ«r IbĂ«r-Lepencin dhe MinistrinĂ« e Mjedisit nĂ« lirimin e pronave tek vendi i njohur si ‘Plazha e ShqiptarĂ«ve’”, ka thĂ«nĂ« Elshani.

Ai ka shtuar se deri tani nuk janë hasur pengesa dhe se aksioni po zhvillohet pa probleme.

“Nuk kemi hasur nĂ« pengesa, andaj si IbĂ«r-Lepenci ashtu edhe Ministria janĂ« duke e zhvilluar aksionin pa probleme”, ka deklaruar Elshani.

Aksioni nĂ« zonĂ«n pĂ«rreth liqenit tĂ« Ujmanit Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« me kĂ«rkesĂ« tĂ« ndĂ«rmarrjes “IbĂ«r-Lepenc” pĂ«r lirimin e disa parcelave qĂ«, sipas saj, janĂ« uzurpuar dhe ndodhen nĂ« pronĂ«si tĂ« kĂ«saj ndĂ«rmarrjeje. /Telegrafi/


Vidhen gjashtĂ« karrige nga oborri i ShtĂ«pisĂ« Muze “Ymer Elshani”



Nga oborri i ShtĂ«pisĂ« Muze “Ymer Elshani” qĂ« ndodhet nĂ« KorroticĂ« e UlĂ«t tĂ« Drenasit, janĂ« vjedhur gjashtĂ« karrige plastike, njĂ« rast qĂ« ka ngritur shqetĂ«sime pĂ«r sigurinĂ« dhe mbrojtjen e kĂ«tij objekti tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore.

Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, përfaqësues të muzeut kanë bërë të ditur se, ndonëse dëmi material konsiderohet i vogël, ngjarja paraqet një problem më të gjerë sa i përket ruajtjes së hapësirave muzeale.

“Me shqetĂ«sim tĂ« madh njoftoj se mbrĂ«mĂ«, nga oborri i ShtĂ«pisĂ« Muze ‘Ymer Elshani’, janĂ« vjedhur gjashtĂ« karrige plastike”, thuhet nĂ« reagim.

Sipas muzeut, ky rast është një tregues se objekti nuk ka siguri të mjaftueshme dhe se trashëgimia kulturore mbetet e cenueshme.

“Edhe pse nĂ« vlerĂ« materiale mund tĂ« duken tĂ« parĂ«ndĂ«sishme, ky akt Ă«shtĂ« njĂ« sinjal serioz se ShtĂ«pia Muze nuk Ă«shtĂ« e sigurt dhe se trashĂ«gimia jonĂ« kulturore mbetet e pambrojtur”, thuhet nĂ« reagim.

Nga muzeu kanĂ« theksuar se ShtĂ«pia Muze “Ymer Elshani” ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« historike dhe kulturore, pasi nuk paraqet vetĂ«m njĂ« objekt fizik, por njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« kujtesĂ«s kolektive.

“ShtĂ«pia Muze ‘Ymer Elshani’ nuk Ă«shtĂ« pronĂ« private e zakonshme. Ajo Ă«shtĂ« njĂ« vend i kujtesĂ«s, i historisĂ« dhe i kulturĂ«s sonĂ«, i ngritur pĂ«r tĂ« ruajtur veprĂ«n e shkrimtarit Ymer Elshani dhe pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar krimet e kryera gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«â€, thuhet mĂ« tej.

Përfaqësuesit e muzeut u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për rritjen e sigurisë në këtë objekt.

“U bĂ«j thirrje MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s, AgjencisĂ« pĂ«r Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, KomunĂ«s sĂ« Drenasit dhe organeve tĂ« sigurisĂ« qĂ« tĂ« marrin masa urgjente pĂ«r mbrojtjen e ShtĂ«pisĂ« Muze, duke siguruar mbikĂ«qyrje dhe mekanizma tĂ« pĂ«rhershĂ«m tĂ« ruajtjes”, thuhet nĂ« reagim.

Në fund, muzeu ka theksuar se ndërhyrja duhet të bëhet para se të ndodhin dëme më të mëdha ndaj kësaj pasurie kulturore.

“Nuk duhet tĂ« presim qĂ« tĂ« ndodhĂ« njĂ« dĂ«m edhe mĂ« i madh pĂ«r tĂ« vepruar. Mbrojtja e kujtesĂ«s sonĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t dhe obligim institucional”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/


​IbĂ«r Lepenci me aksion “rrĂ«nimi” nĂ« Ujman, i liron pronat e veta qĂ« ishin uzurpuar qĂ« 20 vjet



Me kĂ«rkesĂ« tĂ« ndĂ«rmarrjes Publike Hidroekonomike “IbĂ«r-Lepenc” nĂ« zonat pĂ«rreth liqenit tĂ« Ujmanit Ă«shtĂ« duke u zhvilluar njĂ« aksion pĂ«r lirimin e disa pronave tĂ« uzurpuara nĂ« njĂ« parcelĂ« tĂ« kĂ«saj ndĂ«rmarrje, nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« tĂ« KosovĂ«s.

Aksioni, siç merr vesh KosovaPress nga burimet e veta, ka nisur në orën 7 e 30 të mëngjesit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se policia është duke asistuar në këtë aksion.

Ky veprim vjen pas njĂ« paralajmĂ«rimi dhe kĂ«rkese paraprake qĂ« IbĂ«r Lepenci u ka bĂ«rĂ« 11 “pronarĂ«ve” qĂ« kanĂ« ndĂ«rtuar objekte tĂ« ndryshme e shtĂ«pi pushimi nĂ« hisen e ndĂ«rmarrjes, te Ujmani.

IbĂ«r Lepenci me aksion “rrĂ«nimi” nĂ« Ujman, i liron pronat e veta qĂ« ishin uzurpuar qĂ« 20 vjet telegrafi.com

"Bazuar nĂ« regjistrat zyrtarĂ« dhe dokumentet e pronĂ«sisĂ«, NdĂ«rmarrja Publike e UjĂ«rave 'IbĂ«r-Lepenc' Sh.A. Ă«shtĂ« pronare ligjore e parcelĂ«s kadastrale nr. P-72908033-02631-2, me sipĂ«rfaqe 32.998 mÂČ, e regjistruar nĂ« ZonĂ«n Kadastrale tĂ« Veli Bregut, Komuna e Zubin Potokut", thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«, e cila mban datĂ«n 3 korrik.

Në këtë kërkesë, siç kishte raportuar Mitropol më herët, personave në fjalë u ishte dhënë një afat prej 15 ditëve për të liruar menjëherë pronën e uzurpuar, për të hequr të gjitha sendet dhe ndërtimet e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe për ta kthyer pronën në gjendjen e mëparshme".

NĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n, siç thuhej nĂ« kĂ«rkesĂ«, pas skadimit tĂ« afatit, "IbĂ«r-Lepenci" do tĂ« detyrohet tĂ« ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet ligjore pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« drejtat e saj dhe pĂ«r tĂ« liruar pronĂ«n, pa ndonjĂ« paralajmĂ«rim tĂ« mĂ«tejshĂ«m; nĂ« kĂ«tĂ« rast, tĂ« gjitha kostot dhe pasojat ligjore do tĂ« bien mbi pronarĂ«t”. /kp/

Situata me deponinë në Sferkë, Kelmendi i bën thirrje Muhaxherit: Gazi, kthehu në Pejë



Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë dhe deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Taulant Kelmendi, ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në kohën kur banorët po protestojnë për situatën e krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka kritikuar Muhaxherin, duke thënë se ai nuk po qëndron pranë qytetarëve në një situatë që, sipas tij, ka prekur banorët e zonës.

“Derisa banorĂ«t po protestojnĂ« pĂ«r zjarrin nĂ« DeponinĂ« e SferkĂ«s, Gazmend Muhaxheri e ka hallin tjetĂ«rkund. NĂ« vend qĂ« tĂ« jetĂ« nĂ« PejĂ«, pranĂ« qytetarĂ«ve qĂ« po pĂ«rballen me pasojat e tymit dhe kĂ«saj situate, ai po merret me skena prapa shpine dhe me pazare politike me partnerĂ«t e koalicionit tĂ« tij nĂ« PejĂ« (PDK-nĂ«), pĂ«r ta goditur kryetarin e LDK-sĂ«â€, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka ngritur kritika edhe për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave në qytet, duke përmendur përgjegjësinë e pushtetit lokal gjatë viteve të fundit.

“PĂ«r 13 vjet ka qenĂ« nĂ« krye tĂ« qytetit tonĂ«. Kompania pĂ«r menaxhimin e mbeturinave “Ambienti” menaxhohet nga LDK-ja dhe PDK-ja. Berllog gjithandej. Tash edhe zjarr e tym. E Gazi, si zakonisht, struket, viktimizohet dhe gjen fajtorĂ« tĂ« tjerĂ«â€, ka deklaruar ai.

Në fund të reagimit, Kelmendi i ka bërë thirrje Muhaxherit që të rikthehet në Pejë dhe të angazhohet për situatën e krijuar.

“Kthehu nĂ« PejĂ«. Na telefono dhe na u drejto pĂ«r çkado qĂ« vlerĂ«son se duhet tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«r t'i ndihmuar banorĂ«t e SferkĂ«s dhe rrethinĂ«s. LĂ«re mllefin!”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/


Breshëri shkakton dëme të mëdha në plantacionin me mollë në fshatin Kovragë të Istogut



Breshëri i fuqishëm që goditi Komunën e Istogut ka lënë pas dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë, ndërsa ndër zonat më të prekura është edhe fshati Kovragë, ku janë dëmtuar rëndë pemishtet me mollë.

Pamjet nga terreni tregojnë pasojat e stuhisë, me frutat dhe degët e dëmtuara si pasojë e breshrit, duke rrezikuar prodhimin e këtij sezoni dhe duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët, raporton Telegrafi.

Dëmet në kulturën e mollës vijnë në një periudhë vendimtare për zhvillimin e prodhimit, ndërsa fermerët shprehen të shqetësuar për pasojat ekonomike që pritet të kenë.

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar formimin e komisioneve për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren, ndërsa fermerët kërkojnë mbështetje institucionale për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga moti i lig. /Telegrafi/

Komuna e Drenasit kërkon kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve gjatë temperaturave të larta



Komuna e Drenasit ka bërë apel për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë ditëve me temperatura të larta dhe thatësi të madhe, pas regjistrimit të disa vatrave të zjarrit në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, ekipet e Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kanë intervenuar vazhdimisht në terren për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve.

“Ekipet e NjĂ«sisĂ« sĂ« Zjarrfikjes dhe ShpĂ«timit kanĂ« intervenuar pa ndĂ«rprerje dhe vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« terren pĂ«r lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve, duke rrezikuar jetĂ«n e tyre pĂ«r mbrojtjen e qytetarĂ«ve, pronĂ«s dhe mjedisit”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, djegien e hamulloreve, barit të thatë, mbeturinave apo mbetjeve bujqësore.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar që të mos hedhin cigare të ndezura në natyrë, përgjatë rrugëve apo në sipërfaqe me bimësi të thatë, si dhe të mos lënë pa mbikëqyrje burime të zjarrit.

“Çdo pakujdesi, sado e vogĂ«l, mund tĂ« shkaktojĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n e njerĂ«zve, pronĂ«n, tokat bujqĂ«sore, pyjet dhe mjedisin. Parandalimi Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e secilit prej nesh”, ka theksuar Komuna.

Në rast të vërejtjes së zjarreve apo rrezikut për përhapjen e tyre, qytetarët janë ftuar që të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente dhe autoritetet përkatëse, pasi reagimi i shpejtë mund të parandalojë dëme më të mëdha.

Komuna e Drenasit ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, institucionet përkatëse dhe qytetarët që po kontribuojnë në përballimin e situatës me zjarret. /Telegrafi/



Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec apelon fermerët të marrin masa mbrojtëse para stuhive të paralajmëruara



Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit u ka bërë thirrje fermerëve që të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe infrastrukturës, pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi në Facebook, drejtoria ka bërë të ditur se, sipas parashikimeve meteorologjike, veçanërisht gjatë orëve të pasdites priten stuhi të forta, erëra të fuqishme, reshje intensive dhe mundësi për breshër.

“TĂ« nderuar fermerĂ«, sipas parashikimeve meteorologjike, ditĂ«t nĂ« vazhdim, veçanĂ«risht nĂ« orĂ«t e pasdites, pritet tĂ« karakterizohen me stuhi tĂ« forta, erĂ«ra tĂ« fuqishme, reshje intensive dhe mundĂ«si pĂ«r breshĂ«r”, thuhet nĂ« njoftim.

Drejtoria ka rekomanduar që fermerët të sigurojnë serat duke përforcuar konstruksionin, lidhëset dhe mbulesën plastike, si dhe të mbyllin të gjitha hapjet para fillimit të stuhisë.

Po ashtu, është kërkuar pastrimi i kanaleve kulluese për të shmangur përmbytjet, largimi ose fiksimi i materialeve që mund të merren nga era, si dhe shtyrja e spërkatjeve, plehërimeve dhe punimeve të tjera bujqësore deri në stabilizimin e kushteve atmosferike.

Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, për kulturat në fushë të hapur mundësitë për mbrojtje janë më të kufizuara.

“PĂ«r kulturat nĂ« fushĂ« tĂ« hapur mundĂ«sitĂ« pĂ«r mbrojtje janĂ« tĂ« kufizuara, prandaj monitoroni situatĂ«n dhe aty ku Ă«shtĂ« e mundur, siguroni sistemet e ujitjes, mbĂ«shtetĂ«set dhe elementet qĂ« mund tĂ« dĂ«mtohen nga era”, thuhet nĂ« apel.

Në fund, drejtoria thekson se ndërmarrja e masave parandaluese mund të zvogëlojë pasojat e motit të keq.

“Kujdesi dhe masat parandaluese tĂ« marra me kohĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« qĂ« dĂ«met tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« vogla. Ju urojmĂ« sa mĂ« pak pasoja nga kjo valĂ« e motit tĂ« keq”, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/


Bulliqi: Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Industrial në Livadicë



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« PodujevĂ«s, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar marrĂ«veshja pĂ«r realizimin e projektit “Parku Industrial nĂ« LivadicĂ« tĂ« PodujevĂ«s”, investim me vlerĂ« prej 3,118,295.56 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruar së bashku me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila.

“Sot, bashkĂ« me ministren nĂ« detyrĂ« tĂ« IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ«, TregtisĂ« dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, nĂ«nshkruam marrĂ«veshjen pĂ«r realizimin e projektit ‘Parku Industrial nĂ« LivadicĂ« tĂ« PodujevĂ«s’, me vlerĂ« prej 3,118,295.56 euro”, ka shkruar Bulliqi.

Sipas tij, projekti tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit dhe punimet në terren pritet të nisin së shpejti.

“Projekti ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n e zbatimit dhe shumĂ« shpejt do tĂ« nisin punimet pĂ«r realizimin e tij nĂ« terren. Projekti i Parkut Industrial do tĂ« shĂ«nojĂ« njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt zhvillimit ekonomik, krijimit tĂ« vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s dhe rritjes sĂ« mundĂ«sive pĂ«r investime”, ka deklaruar ai.

Bulliqi ka falënderuar ministren në detyrë Mimoza Kusari Lila për mbështetjen në realizimin e projektit.

“FalĂ«nderoj ministren pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r nisjen e kĂ«tij projekti kaq tĂ« madh pĂ«r PodujevĂ«n”, ka theksuar kryetari i PodujevĂ«s.

Në fund, ai ka uruar qytetarët për fillimin e këtij investimi.

“Urime tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« komunĂ«s sonĂ«!”, ka pĂ«rfunduar Bulliqi. /Telegrafi/


MIT: Komuna e Ferizajt të ndërmarrë masa urgjente për normalizimin e trafikut



Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka deklaruar se projekti i rrugës nga ura në qytetin e Ferizajt deri te hyrja e autostradës është realizuar nga Komuna e Ferizajt, ndërsa ministria ka financuar projektin.

Sipas njoftimit, Komuna e Ferizajt ka hartuar projektin, ka zhvilluar procedurat e prokurimit dhe ka mbikëqyrur realizimin e punimeve, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka siguruar mjetet financiare për zbatimin e tij.

Ministria thekson se në projektin e hartuar nga komuna nuk kanë qenë të parapara ndërtimi i rrethrrotullimit në Bibaj, ndriçimi publik përgjatë rrugës, gjelbërimi dhe zgjerimi i rrugës në dalje të autostradës.

Sipas ministrisë, ministri ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Komunës së Ferizajt, ku ka kërkuar sqarime lidhur me projektin, si dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme deri në realizimin e riprojektimit nga ministria.

“NĂ« projektin e hartuar nga Komuna nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« parapara rrethrrotullimi nĂ« Bibaj, ndriçimi publik pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s, gjelbĂ«rimi dhe zgjerimi i rrugĂ«s nĂ« dalje tĂ« autostradĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Komuna ka propozuar vendosjen e një rrethrrotullimi të përkohshëm, i cili, sipas saj, ishte testuar paraprakisht edhe përmes simulimit.

“MegjithatĂ«, gjendja nĂ« terren po tregon se kjo zgjidhje nuk po funksionon siç ishte paraparĂ« dhe po shkakton kolona tĂ« gjata”, thuhet mĂ« tej.

Ministria i ka bërë thirrje Komunës së Ferizajt që, si institucion mbikëqyrës i projektit, të analizojë me urgjencë situatën dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për normalizimin e qarkullimit.

“Duke qenĂ« se Komuna e ka nĂ« mbikĂ«qyrje kĂ«tĂ« projekt, i bĂ«jmĂ« thirrje qĂ« ta analizojĂ« urgjentisht situatĂ«n dhe t’i ndĂ«rmarrĂ« masat e nevojshme pĂ«r lirimin dhe normalizimin e trafikut”, thuhet nĂ« reagim.

Në fund, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se do të marrë përsipër riprojektimin e këtij segmenti rrugor.

“Ministria do ta marrĂ« pĂ«rsipĂ«r riprojektimin e kĂ«tij segmenti dhe, pĂ«rmes tij, do t’i adresojĂ« tĂ« gjitha problemet dhe mangĂ«sitĂ« e evidentuara”, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/


Drejtori i Arsimit në Prishtinë: Nis programi falas i mësimit të notit për nxënësit e shkollave publike



Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar nisjen e programit falas të mësimit të notit për nxënësit e shkollave publike të kryeqytetit, të moshës 9 deri në 11 vjeç.

Përmes një postimi në Facebook, Elshani bëri të ditur se programi është nisur në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit dhe Sport Marketing.

“Çdo nxĂ«nĂ«s i PrishtinĂ«s meriton ta ketĂ« mundĂ«sinĂ« ta mĂ«sojĂ« notin”, ka shkruar Elshani.

Ai ka bërë të ditur se mësimet do të zhvillohen nga 27 korriku deri më 21 gusht në Pishinën e Gërmisë.

“Sot, bashkĂ« me Drejtorin e Sportit, Granit Geci dhe Sport Marketing, e nisĂ«m programin e mĂ«simit tĂ« notit pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e shkollave publike tĂ« PrishtinĂ«s, pĂ«r grupmoshat 9-11 vjeç. Nga 27 korriku deri mĂ« 21 gusht, nxĂ«nĂ«sit e PrishtinĂ«s do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« ndjekin mĂ«simet e notit falas nĂ« PishinĂ«n e GĂ«rmisĂ«â€, ka deklaruar ai.

Sipas Elshanit, përveçse aktivitet sportiv, noti është edhe një aftësi e rëndësishme jetësore për fëmijët.

“Noti nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m sport. ËshtĂ« njĂ« aftĂ«si jetĂ«sore qĂ« çdo fĂ«mijĂ« duhet ta ketĂ«â€, ka theksuar drejtori i Arsimit. /Telegrafi/


PrizrenFest hap siparin e edicionit të pestë me spektaklin ndërkombëtar "Borderless Body"



Qyteti historik i Prizrenit Ă«shtĂ« gati tĂ« mirĂ«presĂ« edicionin e pestĂ« tĂ« PrizrenFest – Festivalit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Teatrit nĂ« Ambient tĂ« Hapur, i cili nga 21 deri mĂ« 27 korrik do ta shndĂ«rrojĂ« qytetin nĂ« njĂ« skenĂ« tĂ« madhe artistike, ku teatri, vallĂ«zimi, muzika, performanca dhe hapĂ«sirat publike bashkohen nĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« veçantĂ« kulturore.

Drejtori i Përgjithshëm i PrizrenFest, Shkelzen Veseli thotë se edicioni i pestë shënon një moment të rëndësishëm në konsolidimin e festivalit si një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore dhe kulturore në rajon. Sipas tij, rritja e vazhdueshme e festivalit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me artistë, partnerë institucionalë, sponsorë dhe komunitetin, duke e shndërruar PrizrenFest në një platformë ndërkombëtare që promovon dialogun kulturor, krijimtarinë artistike dhe imazhin e Prizrenit në arenën Evropiane.

Drejtori Artistik i PrizrenFest, Adrian Morina, thekson se edicioni i pestë është ndërtuar mbi idenë se teatri nuk është vetëm argëtim, por edhe një hapësirë reflektimi, kujtese dhe dialogu.

"PrizrenFest ka lindur me bindjen se teatri mund ta transformojë mënyrën se si e përjetojmë qytetin dhe mënyrën se si komunikojmë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye edhe këtë vit kemi përzgjedhur shfaqje që jo vetëm mahnitin estetikisht, por edhe sfidojnë ndërgjegjen tonë kolektive.

Për shtatë ditë me radhë, PrizrenFest do të mirëpresë mbi 250 artistë, regjisorë, performerë dhe teknikë artistikë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të prezantojnë mbi 20 shfaqje, performanca, punëtori dhe aktivitete artistike, duke e bërë këtë edicion më të madhin dhe më ambiciozin që nga themelimi i festivalit.

Edicioni i pestë do të hapet me spektaklin ndërkombëtar "Borderless Body", një performancë magjike e teatrit fizik dhe vallëzimit bashkëkohor, e interpretuar nga 16 performues, të cilët do të ngjiten në një skenë të ndërtuar enkas mbi Lumbardh, duke krijuar një dialog unik mes trupit, ujit, dritës dhe arkitekturës së qytetit. Me një estetikë spektakolare dhe një gjuhë universale artistike, "Borderless Body" eksploron idenë e kufijve fizikë, emocionalë dhe shoqërorë, duke dëshmuar se arti është hapësira ku kufijtë humbin kuptimin. Nuk është rastësi që kjo performancë u zgjodh edhe për të hapur ceremoninë zyrtare të Kryeqytetit Evropian të Kulturës 2025, në qytetet Gorizia (Itali) dhe Nova Gorica (Slloveni). Tashmë, kjo vepër vjen në Prizren për të inauguruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e festivalit.

Programi i këtij viti sjell produksione që trajtojnë çështje sociale, historike dhe njerëzore, duke dëshmuar fuqinë e teatrit për të reflektuar mbi realitetin dhe për të krijuar dialog.

Nder shfaqjet e vecanta Morina tregon se: shfaqja “Scream in the dark”, nga Brazili, ËshtĂ« njĂ« shfaqje qĂ« nuk tĂ« lĂ« tĂ« dalĂ«sh nga salla i njĂ«jti njeri qĂ« ke hyrĂ«. Ajo rrĂ«fen historitĂ« e grave tĂ« torturuara dhe tĂ« dhunuara gjatĂ« diktaturĂ«s ushtarake nĂ« Brazil, por pĂ«r ne nĂ« KosovĂ« kjo vepĂ«r merr njĂ« kuptim edhe mĂ« tĂ« thellĂ«. ËshtĂ« e pamundur tĂ« mos kujtojmĂ« dhimbjen e grave shqiptare qĂ« u burgosĂ«n, u torturuan dhe u dhunuan gjatĂ« regjimit tĂ« ish-JugosllavisĂ«. KĂ«to plagĂ« ende presin drejtĂ«si, ndĂ«rsa arti ka detyrimin moral tĂ« mos lejojĂ« qĂ« kujtesa tĂ« zbehet. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye kemi zgjedhur qĂ« kjo shfaqje tĂ« luhet nĂ« Burgun e Qytetit, sepse hapĂ«sira dhe rrĂ«fimi bĂ«hen njĂ«, duke krijuar njĂ« pĂ«rvojĂ« qĂ« shkon pĂ«rtej teatrit."

Një tjetër produksion me mesazh të fuqishëm është "Mission Roosevelt", një shfaqje e dedikuar personave që lëvizin me karrocë. Përmes një qasjeje artistike plot humor, ndjeshmëri dhe emocione, ajo ngre një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve lokale dhe qendrore për të krijuar qytete më të qasshme, infrastrukturë pa barriera dhe politika që garantojnë lirinë e lëvizjes dhe pjesëmarrjen e barabartë në jetën publike për personat me aftësi të kufizuara.

Një moment shume i rendesishem për festivalin dhe publikun kosovar do të jetë edhe ardhja për herë të parë në Kosovë e Teatrit Kombëtar të Stambollit, me komedinë klasike "Lysistrata" të Aristofanit. Me një kastë të përbërë ekskluzivisht nga aktore gra, kjo vepër ikonike rikthehet në skenë me një interpretim bashkëkohor që trajton luftën, paqen dhe fuqinë e grave përmes humorit dhe satirës.

Nga Italia vjen "Darkness Picnic", një produksion i Teatrit të Sardenjës, i cili do të zhvillohet në Parkun e Qytetit. Në këtë performancë publiku nuk do të jetë vetëm spektator. Të ulur në një piknik të vërtetë, pjesëmarrësit do të bëhen gradualisht pjesë e rrëfimit skenik, duke u shndërruar në aktorë të përvojës artistike.

Nga Madridi vjen produksioni "Última Planta", me regji tĂ« JosĂ© Warletta, i cili do tĂ« interpretohet nĂ« ambientet historike tĂ« Lidhjes Shqiptare tĂ« Prizrenit, duke krijuar njĂ« dialog mes teatrit bashkĂ«kohor dhe njĂ« prej monumenteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« shqiptare.

PrizrenFest vazhdon t'i kushtojë rëndësi të veçantë edhe publikut më të ri. Programi përfshin punëtori krijuese, aktivitete edukative dhe një seri shfaqjesh për fëmijë, të cilat do të hapen me baletin klasik "Liqeni i Mjellmave", duke krijuar një urë të bukur mes artit klasik dhe brezave të rinj.

Një nga veçoritë që e dallon PrizrenFest është mënyra se si qyteti shndërrohet në skenë.

"Nga njĂ« skenĂ« e ndĂ«rtuar mbi lumin Lumbardh, te Burgu i Qytetit, Kisha Katolike 'Zoja NdihmĂ«tare', Autostrada Hangar, Parku i Qytetit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kej I Sinan Pashes ne kemi dashur qĂ« çdo hapĂ«sirĂ« tĂ« flasĂ« bashkĂ« me artistĂ«t. PrizrenFest nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« festival shfaqjesh; Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta jetuar qytetin ndryshe dhe pĂ«r ta kthyer çdo cep tĂ« tij nĂ« njĂ« vend takimi mes artit dhe publikut”, thote drejtori artistik Adrian Morina.


Për vetëm shtatë ditë, PrizrenFest do të sjellë në qytet një intensitet të jashtëzakonshëm artistik, me mbi 20 ngjarje dhe qindra artistë që do ta bëjnë Prizrenin një pikëtakim të rëndësishëm të teatrit bashkëkohor në Evropën Juglindore.

Programi i plotë i festivalit, oraret e shfaqjeve dhe informacionet për të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen zyrtare të festivalit www.prizrenfest.com dhe në platformat zyrtare të PrizrenFest në rrjetet sociale.

Edicioni i pestë i PrizrenFest realizohet me mbështetjen e Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, sponsorit gjeneral Banka Ekonomike, si dhe një numri të madh partnerësh e biznesesh vendore që vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e artit dhe kulturës.

Një falënderim i veçantë u shkon Ambasadës së Italisë, Ambasadës së Francës, Ambasadës së Sllovenisë, Presidencës së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, partnerëve institucionalë, donatorëve dhe të gjithë mbështetësve që kanë bërë të mundur realizimin e këtij edicioni.

MirĂ« se vini nĂ« PrizrenFest 2026 – shtatĂ« ditĂ« ku qyteti bĂ«het skenĂ«, arti nuk njeh kufij dhe Prizreni bĂ«het sĂ«rish kryeqyteti i teatrit nĂ« rajon.

❌