Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës i është drejtuar me kërkesë zyrtare Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, duke kërkuar sqarime për afatet e ekzekutimit të pagesës prej 100 eurosh, të paraparë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Në kërkesën e datës 10 qershor 2026, të nënshkruar nga kryetari i FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, thuhet se pas miratimit të kësaj pakoje nga Qeveria e Kosovës, punëtorët teknikë janë duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa nga anëtarësia lidhur me kohën e realizimit të pagesës.
âFederata Sindikale e PunĂ«torĂ«ve TeknikĂ« tĂ« Sektorit Privat tĂ« KosovĂ«s, pas miratimit tĂ« Pakos pĂ«r PĂ«rballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Ă«shtĂ« duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kĂ«rkesa pĂ«r sqarim nga punĂ«torĂ«t lidhur me kohĂ«n e realizimit tĂ« pagesĂ«s prej 100 eurove tĂ« parapara me kĂ«tĂ« pakoâ, thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«.
Për këtë arsye, FSPTSPK ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të japin sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit.
Kërkesa i është adresuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. /Telegrafi/
Debati për Gazin e Lëngshëm Amerikan është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Berat Rukiqi thekson se gazi amerikan nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare dhe pozicionimit gjeopolitik të Kosovës në dekadat e ardhshme.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Historia me Gazin e Lëngshëm Amerikan ka filluar në Administratën e parë Trump, si pjesë e një politike gjeopolitike me dy shtylla:
Largim nga teknologjitë 5G kineze;
Largim nga burimet e energjisë ruse dhe proxy-t e saj.
Në rajon, qëllimi ka qenë shfrytëzimi i Greqisë, në kuadër të një etape të re të marrëdhënieve me Amerikën, dhe prej aty të shtrihej infrastruktura e nevojshme për furnizime me LNG për vendet e cenuara nga ndikimi rus: Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Fillimisht, çështja e LNG-së u përfshi në Marrëveshjen e Washingtonit, e më pas në disa vizita të kompanive amerikane, EXIM Bankës dhe Korporatës Financiare Zhvillimore Amerikane në rajon, përfshirë edhe Kosovën.
Kjo u është thënë qartë kompanive nga Kosova dhe secilës qeveri: çdo bashkëpunim strategjik me Amerikën nënkupton largim nga ndikimi rus në energji dhe nga teknologjitë kineze 5G.
NĂ« vizitĂ«n time, atĂ«herĂ« si Kryetar i OdĂ«s Ekonomike, nĂ« selinĂ« e DFC-sĂ« dhe nĂ« takimet me zyrtarĂ«t e EXIM BankĂ«s nĂ« tetor 2020, na Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e qartĂ« se Administrata Trump I do tĂ« bĂ«nte çmos qĂ« KosovĂ«s tâia financonte edhe gazifikimin pĂ«r nevoja tĂ« industrisĂ« dhe ngrohjes, edhe infrastrukturĂ«n pĂ«r tâu lidhur me portin e Alexandroupolis.
Madje, pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« KosovĂ«s pĂ«rparĂ«si strategjike, furnizimi potencial i SerbisĂ« me LNG do tĂ« kalonte pĂ«rmes KosovĂ«s. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n pako ishte edhe njohja nga Greqia.
Në vazhdën e kësaj politike gjeostrategjike amerikane në rajon, në kuadër të programit Compact të MCC-së, pas të gjitha studimeve, ishte planifikuar dhe dakorduar përkrahja amerikane prej 200 milionë eurosh për infrastrukturën e LNG-së, përfshirë edhe centralin me Gaz Amerikan.
Me ardhjen e QeverisĂ« Kurti nĂ« vitin 2021, pa ndonjĂ« arsye tĂ« fortĂ« ekonomike dhe pa u mbĂ«shtetur nĂ« ndonjĂ« fizibilitet serioz, Qeveria e refuzoi Gazin Amerikan, pĂ«r tâi investuar 200 milionĂ« euro nĂ« bateri.
Fast forward: tani, me Administratën e re Trump, kjo çështje është riaktualizuar.
PrapĂ« e gjithĂ« Evropa Lindore dhe Qendrore janĂ« nĂ« garĂ« pĂ«r LNG, pĂ«r tâu larguar nga ndikimi rus. Dhe prapĂ«, tĂ« vetmit refuzues jemi ne. E tha me gojĂ«n e vet Kryeministri nĂ« detyrĂ«.
Pse?
Nuk ka asnjĂ« analizĂ« ekonomike e as teknike pĂ«r tâi thĂ«nĂ« JO. Tek e fundit, siguria kombĂ«tare nuk kĂ«rkon shumĂ« numra. Gazi Amerikan Ă«shtĂ« shtyllĂ« e sigurisĂ« kombĂ«tare tĂ« KosovĂ«s pĂ«r dekadat nĂ« vijim.
Ăka nĂ«se e pranon Serbia, e ne mbetemi vrima e zezĂ« e rajonit - tĂ« vetmit jashtĂ« kĂ«saj ombrelle tĂ« rĂ«ndĂ«sishme strategjike?
Në çdo rrethanë, çdo koalicion qeverisës dhe çdo program qeverisës duhet të kushtëzohet me projektin e centralit me Gaz të Lëngshëm Amerikan. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas raportimeve paraprake, një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë, raporton euronews.al.
MĂ«sohet se i mituri Ă«shtĂ« A.P., 15 vjeç, i cili ishte hedhur pĂ«r tâu larĂ« dhe mĂ« pas ka ndĂ«rruar jetĂ«. Pas ngjarjes sĂ« rĂ«ndĂ«, janĂ« shoqĂ«ruar nĂ« polici disa persona.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.
KQZ njofton se qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës.
âDeri mĂ« tani (10 qershor 2026, ora 10:00) nga pjesa mĂ« e madhe e pakove qĂ« janĂ« sjellĂ« nĂ« KosovĂ«, procesit tĂ« vlerĂ«simit i janĂ« nĂ«nshtruar mĂ« shumĂ« se 7 mijĂ«, prej tĂ« cilave janĂ« aprovuar 7,153, ndĂ«rkaq janĂ« refuzuar 142.
Arsyeja mĂ« e shprehur se pĂ«rse janĂ« refuzuar kĂ«to pako Ă«shtĂ« sepse nĂ« 114 raste mungon dĂ«ftesa e regjistrimit, njĂ« dokument me tĂ« dhĂ«na unike, qĂ« votuesi i regjistruar e pranon nga KQZâ, thuhet nĂ« njoftim.
Ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën 16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar.
Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ njofton tutje se gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton deri më tani procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,379 nga 2,498 vendvotime apo 55.20%.
Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: (e hënë, 8 qershor, 24:00) Junik (6/6); Shtërpcë (17/17); Hani i Elezit (11/11); Partesh (7/7); Mamushë (5/5), (e martë, 9 qershor, 24:00) Zubin Potok (15); Zveçan (11); Kllokot (8); Novobërdë (23/23); Obiliq (34/34); Shtime (33/33); Ranillug (10/10); dhe Mitrovicë e Veriut (21/21).
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.
Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës.
"Deri më tani (10 qershor 2026, ora 10:00) nga pjesa më e madhe e pakove që janë sjellë në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë, prej të cilave janë aprovuar 7,153, ndërkaq janë refuzuar 142. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 114 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ", thuhet në njoftim.
Ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar.
Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ njofton tutje se gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë.
GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« regjistrimit (6 maj â 17 maj 2026) numri i shtetasve tĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« votuar pĂ«rmes postĂ«s nĂ« zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s Ă«shtĂ« 104,480 votues. /Telegrafi/
Qendra Klinike dhe Universitare e KosovĂ«s (QKUK) ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se nĂ« KlinikĂ«n e OtorinolaringologjisĂ« (ORL) po realizohen me shumĂ« sukses intervenimet kirurgjike te veshit ku shumĂ« pacientĂ«ve iâu Ă«shtĂ« rikthyer dĂ«gjimi.
Një nga rastet e suksesshme është ai i pacientes R.H. (1981), e cila për 18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi të mëdha në komunikim.
âPacientja kishte kĂ«rkuar trajtim nĂ« qendra tĂ« ndryshme shĂ«ndetĂ«sore brenda dhe jashtĂ« vendit, pa arritur pĂ«rmirĂ«simin e dĂ«shiruar. Pas vlerĂ«simeve tĂ« detajuara klinike, ekzaminimeve diagnostike dhe analizĂ«s multidisiplinare tĂ« rastit, ajo iu nĂ«nshtrua me sukses ndĂ«rhyrjes kirurgjikale nĂ« KlinikĂ«n e OtorinolaringologjisĂ«â, thuhet nĂ« njoftim.
Operacioni u realizua nga ekipi mjekësor i Klinikës së ORL-së, nën udhëheqjen e doktor Refki Krasniqi, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga doktor Arian Ademi.
Pas trajtimit dhe qëndrimit disa ditor në Klinikën e ORL-së, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore.
âTestet e dĂ«gjimit tĂ« realizuara pas operacionit treguan pĂ«rmirĂ«sim tĂ« dukshĂ«m tĂ« dĂ«gjimit dhe tĂ« aftĂ«sisĂ« sĂ« komunikimit.
Ky rast paraqet njĂ« rezultat tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« punĂ«s profesionale tĂ« ekipit tĂ« KlinikĂ«s sĂ« OtorinolaringologjisĂ« dhe dĂ«shmon pĂ«r kapacitetet profesionale tĂ« QKUK-sĂ« nĂ« diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve tĂ« dĂ«gjimit, duke zbatuar metoda bashkĂ«kohore tĂ« mjekĂ«sisĂ«â, thuhet tutje. /Telegrafi/
Samiti mbledh udhëheqësit e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Në këtë samit, U.D. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian, si dhe forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon. /Telegrafi/
Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Deti â ValĂ«zimi nĂ« detet Adriatik dhe Jon i forcĂ«s 1-2 ballĂ«.
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshrit.
Temperaturat minimale: 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 26 deri në 29 gradë.
Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga verilindja me shpejtĂ«si 1â11 m/s. /Telegrafi/
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se pas një kontrolli të detajuar të një veture në dalje të Kosovës, saktësisht në Bërnjak ka zbuluar një shumë prej mbi 30 mijë eurove te personat, të cilët nuk i kishin raportuar.
Dogana bën të ditur se vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara është 30,328 euro.
âGjatĂ« kontrolleve rutinore tĂ« automjeteve nĂ« dalje tĂ« territorit tĂ« KosovĂ«s, zyrtarĂ«t doganorĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me zyrtarĂ«t e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kanĂ« selektuar pĂ«r kontroll tĂ« vijĂ«s sĂ« dytĂ« njĂ« automjet me targa tĂ« huaja, i drejtuar nga shtetas tĂ« huaj.
GjatĂ« intervistimit fillestar, personat e ndaluar janĂ« pyetur nĂ«se posedonin mallra apo mjete monetare pĂ«r deklarim, me çârast kanĂ« deklaruar se nuk kishin asgjĂ« pĂ«r tĂ« deklaruar. Pas kĂ«saj, Ă«shtĂ« kryer njĂ« kontroll i detajuar i automjetit, pĂ«rfshirĂ« hapĂ«sirĂ«n e brendshme, bagazhin dhe njĂ« çantĂ« personale krahu qĂ« pĂ«rdorej pĂ«r ruajtjen e dokumenteve, mjeteve monetare dhe sendeve tĂ« tjera personaleâ, thuhet nĂ« njoftim.
Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara.
Dogana njofton se pas numërimit dhe verifikimit, është konstatuar se shuma totale e mjeteve monetare tejkalonte kufirin ligjor prej 10,000 euro, i cili obligon deklarimin pranë autoriteteve doganore.
Në çantën personale janë gjetur mjete monetare në dy valuta: 25,515 euro (EUR) dhe 565,060 dinarë serbë (RSD), me vlerë të përafërt prej 4,813 euro.
âVlera totale e mjeteve monetare tĂ« padeklaruara: 30,328 euroâ, thuhet nĂ« komnunikatĂ«.
Dogana tutje sqaron se në përputhje me legjislacionin në fuqi, personi është njoftuar për masat administrative të ndërmarra.
âMe kĂ«tĂ« rast, Ă«shtĂ« konfiskuar 25% e shumĂ«s totale, ndĂ«rsa 75% e shumĂ«s Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«rkohĂ«sisht deri nĂ« verifikimin e burimit dhe ligjshmĂ«risĂ« sĂ« prejardhjes sĂ« mjeteve monetare. Rasti do tĂ« trajtohet nga sektori kompetent i hetimeve pĂ«r procedurat e mĂ«tejshme ligjoreâ, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të hënën në mesnatë është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve, në pesë Qendra Komunale të Numërimit.
âProcesi i numĂ«rimit dhe verifikimit Ă«shtĂ« duke vazhduar nĂ« 32 QKN-tĂ« tjera: Deçan, Dragash, Ferizaj, FushĂ« KosovĂ«, GjakovĂ«, Gjilan, Drenas (Gllogoc), GraçanicĂ«, Istog, Kaçanik, KamenicĂ«, KlinĂ«, Kllokot, Leposaviq, Lipjan, MalishevĂ«, MitrovicĂ« e Jugut, MitrovicĂ« e Veriut, NovobĂ«rdĂ«, Obiliq, PejĂ«, PodujevĂ«, PrishtinĂ«, Prizren, Rahovec, Ranillug, Skenderaj, SuharekĂ«, Viti, Zubin Potok, Zveçanâ, thuhet nĂ« njoftim.
Ndërkaq, në Qendrën Komunale të Numërimit në Vushtrri është zhvilluar procesi i numërimit nga 10 vendvotime, mirëpo rezultatet e numëruara nuk kanë mundur të procesohen sipas procedurave të QKN-së për shkak të disa problemeve teknike me rrjetin e internetit.
Për rrjedhojë, kutitë e votimit janë mbyllur dhe siguruar sipas procedurave përkatëse, ndërsa procesi do të vazhdojë gjatë ditës. Këto vendvotime do të numërohen sërish për procedim të rregullt të rezultateve.
Sipas të dhënave deri të hënën në mesnatë (8 qershor 2026, ora 23:59) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara, që i takojnë 37 QKN-ve, është: 486 nga 2,498 vendvotime apo 19.46%.
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e cila aktualisht është në mesin e më të votuarve në LDK në zgjedhjet e 7 qershorit theksoi se mosdalja në votime e qytetarëve është mesazh për secilin politikan.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se rezultati i këtyre zgjedhjeve është thirrje për reflektim të thellë.
âDhe rezultati i kĂ«tyre zgjedhjeve Ă«shtĂ« thirrje pĂ«r reflektim sepse, nĂ«se duam tĂ« jemi tĂ« sinqertĂ« me veten, qartazi diku ia kemi huqurâ, shkruan ajo.
Lexoni të plotë postimin e Bajramit:
Qytetarët folën. Folën fort. Të zëshëm ishin edhe ata që nuk votuan fare!
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që votuan LDK-në dhe na besuan. Faleminderit njerëzve tanë në struktura që punuan ditë e natë.
Mosdalja në votime është po ashtu një mesazh i qartë për secilin prej nesh. E lexoj këtë rezultat si protestë qytetare!
Abstenimi i tyre është thirrje për reflektim dhe llogaridhënie se pse erdhëm në situatën ku mbajmë zgjedhje për të shkuar përsëri në zgjedhje.
Pa asnjë dyshim, shumë qytetarë ndëshkuan partinë që kishte 51 për qind, e cila e keqpërdori, përbuzi dhe nuk e zbatoi vullnetin e popullit.
Njëkohësisht, edhe neve na thanë qartë se duhet më shumë punë, më shumë seriozitet dhe më shumë përkushtim që të na shohin si zgjidhje.
Secili e ka kuptuar se tri palë zgjedhje u mbajtën jo për shkak të mospajtimeve: nëse duhet të prodhojmë apo të importojmë energji, jo sepse nuk u pajtuam për programe zhvillimore, por sepse tema qendrore u bë: kush ku do të ulet.
Përfundimisht, është koha të mendojmë përtej karrigeve.
Dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve është thirrje për reflektim sepse, nëse duam të jemi të sinqertë me veten, qartazi diku ia kemi huqur.
Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë se një palë zgjedhje, më shumë se një rezultat dhe më shumë se një episod politik, andaj duhet reflektim i thellë për tu rikthyer më e fortë. /Telegrafi/
Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/