❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BDI: Dy vite spastrim institucional, tani edhe komisionet profesionale pa asnjë shqiptar



Nga BDI në një kumtesë për media thonë se vendimi i Ministrit të Shëndetësisë për të formuar Komisionin Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën e Hematologjisë pa asnjë mjek shqiptar nuk është një rast i izoluar.

"Ai është vazhdim i një politike që prej dy vitesh po e shndërron përjashtimin e shqiptarëve në standard qeverisjeje. Gjatë këtyre dy viteve kemi parë largimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse, përjashtimin e tyre nga bordet, komisionet, këshillat drejtuese dhe institucionet shtetërore. Sot, kësaj liste i shtohet edhe një komision profesional me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje, ku nuk është gjetur vend as për një mjek shqiptar".

"Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. ËshtĂ« politikĂ«. ËshtĂ« dĂ«shmi se Qeveria OBRM-PDUKM - VLEN po ndĂ«rton institucione monoetnike, ndĂ«rsa VLEN, nĂ« vend qĂ« tĂ« mbrojĂ« pĂ«rfaqĂ«simin e shqiptarĂ«ve, hesht dhe legjitimon çdo vendim diskriminues. Ata qĂ« pĂ«r dy vite propaganduan ligjin pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« drejtĂ« dhe adekuat si “fitore historike”, sot nuk janĂ« nĂ« gjendje tĂ« sigurojnĂ« as pĂ«rfaqĂ«simin minimal tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« komisionet profesionale tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«. Kjo Ă«shtĂ« prova mĂ« e qartĂ« se premtimet e tyre ishin propagandĂ«, ndĂ«rsa realiteti Ă«shtĂ« pĂ«rjashtimi sistematik i shqiptarĂ«ve nga institucionet", thonĂ« nga BDI.

MSH: Stabilizohet situata me helmimin nga uji në Gostivar, numri i rasteve të reja është ulur me 41 përqind



Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, dje (21 korrik 2026) vazhdoi trendi i rënies së ndjeshme të numrit të pacientëve të ekzaminuar, pra personave që kërkuan ndihmë mjekësore për herë të parë për shkak të simptomave të gastroenteritit.

"Në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Ferid Murad" - Gostivar, u regjistruan 60 ekzaminime të reja në departamentin e sëmundjeve infektive, 37 ekzaminime të reja në departamentin e pediatrisë dhe 11 ekzaminime në Qendrën e Urgjencës, pra gjithsej 108 ekzaminime të reja. Departamenti i sëmundjeve infektive pranoi 2 pacientë të rinj për trajtim spitalor, ndërsa nuk pati shtrime të reja në departamentin e pediatrisë".

"Në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit, u regjistruan 87 ekzaminime në shërbimin e gatishmërisë dhe 17 thirrje në Departamentin e Urgjencës".

"Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile të ISHP, dje u regjistruan 3 ekzaminime të reja të pacientëve nga zona e Gostivarit, me një pacient të shtruar në spital", thonë nga MSH.

"Trendi i vazhdueshëm i stabilizimit të situatës vazhdoi edhe dje. Krahasuar me datën 20.07.2026, kur në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit u regjistruan 183 ekzaminime, dje u regjistruan gjithsej 108 ekzaminime, pra një rënie prej rreth 41 përqind. Në të njëjtën kohë, numri i ekzaminimeve në Qendrën Shëndetësore është ulur nga 110 në 87 pacientë, pra me rreth 21 përqind, gjë që konfirmon më tej drejtimin pozitiv të lëvizjes së numrave", shpjegon Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Zeqiri: Uji në Tetovë është i pijshëm, çdo ditë bëjmë analiza



Drejtori i NPK "Sharri" Valon Zeqiri, sot tha se uji në Tetovë është i pijshëm dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta përdorin.

Ai theksoi se çdo ditë bëjnë analiza të ujit, pas rastit në Gostivar.

"Sot i kemi analizat më të qarta, pasi kanë dalë para një ore. Analizat tregojnë se uji në Tetovë është pijshëm prandaj qytetarët mund ta konsumojnë. Ne çdo herë kemi marrë masa të rrepta në lidhje me mbrojtjen e ujit, ndërsa tani i kemi shpeshtuar. Të gjithë ata që rrezikojnë rrjetin e ujësjellësit do të ndëshkohen", tha Zeqiri.

Rokas: Sundimi i së drejtës është element kryesor për eurointegrimet



Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, tha sot se BE mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka dyshim se vendi shihet si një anëtar i ardhshëm i Unionit.

"Nuk duhet të keni dyshim se Komisioni Evropian është plotësisht i përkushtuar për ta parë vendin tuaj si një anëtar të plotë të BE-së", tha Rokas, duke u drejtuar në seancë të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, kushtuar aspekteve kryesore të procesit të integrimit evropian.

Ai theksoi se procesi i zgjerimit është në kulmin e tij dhe se çdo ditë po shënohen zhvillime të reja pozitive. Rokas theksoi se në periudhën e kaluar janë mbajtur disa konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, gjatë të cilave janë hapur dhe mbyllur kapituj të rinj dhe disa kapituj negociues. Sipas tij, kjo përfaqëson një moment të ri në politikën e zgjerimit të BE-së, dhe progresi i arritur nga Mali i Zi është veçanërisht i dukshëm.

Duke iu referuar debateve në Bashkimin Evropian për zgjerimin, Rokas theksoi se janë analizuar edhe aspektet financiare të procesit. Ai theksoi se, sipas një studimi të kryer mbi rastin e Malit të Zi, kostot e zgjerimit do të arrinin në më pak se një euro në ditë për qytetar, gjë që, siç tha ai, tregon se procesi është financiarisht i qëndrueshëm.

"Franca dhe Gjermania ishin nxitësit e kësaj iniciative, dhe qëllimi është i përbashkët për të gjithë: të përshpejtohet procesi i pranimit, të përmbushen të gjitha parakushtet e nevojshme, por në të njëjtën kohë, që vendet kandidate të fitojnë gradualisht akses më të madh në tregun e brendshëm të BE-së. Kjo është arsyeja pse po punojmë në atë proces paralelisht", tha Rokas.

Duke iu referuar vendit, Rokas vlerësoi se ka treguar kapacitet për të zbatuar reformat. Ai përshëndeti punën e Kuvendit dhe miratimin e disa ligjeve, duke shtuar se me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian, institucionet mund të përgatiten me sukses për pranimin në Bashkim.

"Mund të them pa hezitim se vendi ka treguar se ka kapacitet për të zbatuar reformat. Do të doja të përshëndesja punën që është përfunduar në Parlament, veçanërisht në lidhje me ligjet që po miratohen në këtë dhomë. Sigurisht, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ne besojmë se mund t'ju përgatisim me sukses për anëtarësim në BE", shtoi Rokas.

Ai theksoi se ka tre fusha kryesore ndaj të cilave vendi duhet të mbetet i përkushtuar, dhe njëra prej tyre është sundimi i ligjit. Rokas theksoi se nuk mund të ketë kompromis në këto fusha, pasi ato janë kriteret themelore mbi të cilat bazohet procesi i anëtarësimit.

Bekim Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët



ZĂ«vendĂ«skryeministri i parĂ« dhe ministri pĂ«r Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesĂ« nĂ« seancĂ«n e KĂ«shillit Nacional pĂ«r Integrim Evropian, ku prezantoi qĂ«ndrimet e QeverisĂ« lidhur me Raportin e Komisionit Evropian pĂ«r Sundimin e Ligjit 2026 dhe ecurinĂ« e AgjendĂ«s sĂ« Reformave.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik i vendit dhe se reformat në sundimin e ligjit duhet të shoqërohen me rezultate konkrete dhe të matshme.

Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër vendet më të suksesshme në zbatimin e Agjendës së Reformave, duke rikujtuar se deri më tani janë siguruar 142,1 milionë euro nga Plani i Rritjes, ndërsa së fundmi është dorëzuar edhe kërkesa e katërt për financim, me 22 hapa reformues të realizuar.

Sali u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin procesin reformues dhe të kontribuojnë në miratimin e ligjeve të nevojshme, duke theksuar se dallimet politike nuk duhet të pengojnë interesin strategjik të shtetit dhe përfitimet që qytetarët presin nga procesi i integrimit evropian.

Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar, MF: Sigurohen mjete për mbështetjen e grave fermerë dhe viktimave të dhunës në familje



Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me të cilat sigurohen mjete shtesë për gratë e angazhuara në aktivitete bujqësore, mjete për krijimin e linjes nacionale SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore, si dhe mjete për hapjen dhe vënien në funksion të dy qendrave të kujdesit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës gjinore.

Nga Ministria e Financave thonë se propozimi i ribalancit të plotësuar me amendamentet e përfshira pas debatit në Komisionin e Financave dhe Buxhetit në Kuvend dhe ndryshimet e propozuara do të parashtrohet në Kuvend për miratim.

"Me ribalancin e buxhetit, tĂ« ardhurat e pĂ«rgjithshme planifikohen nĂ« nivel prej 379.5 miliardĂ« denarĂ«sh. Shpenzimet e pĂ«rgjithshme janĂ« projektuar nĂ« nivel prej 425.8 miliardĂ« denarĂ«sh, me ç’rast mjetet shtesĂ« janĂ« destinuar drejt prioriteteve tĂ« pĂ«rcaktuara qartĂ«.
Me ribalancin janë siguruar mjete shtesë për subvencione në bujqësi, më shumë mjete për subvencione në transportin hekurudhor, për mbështetje të sportit, si dhe për standardin e studentëve dhe nxënësve".

"Gjithashtu, është siguruar mbështetje shtesë për kategoritë e shtresave në nevojë të qytetarëve përmes mjeteve për kompensime sociale, shoqëritë mbrojtëse, kuzhinat popullore dhe masat për deinstitucionalizim, si dhe mjete shtesë për mbrojtjen shëndetësore. Me rebalancin sigurohen mjete shtesë për investime kapitale, në vlerë prej rreth 46 miliardë denarësh, që është rritje për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë zvogëluar", thonë nga MF.

Me ribalancin, deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, ose 4.1% e PBB-së. Rritja ekonomike është projektuar në nivel prej 3.5%.

Dogana e Maqedonisë sekuestron bizhuteri "Swarovski" me vlerë 333 mijë denarë në Aeroportin e Shkupit



Bizhuteri Swarovski me vlerë 333 mijë denarë u sekuestrua në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pasi doganierët e zbuluan atë gjatë një kontrolli të detajuar të një pasagjeri që po hynte në vend.

"Gruaja është shtetase e RMV-së e cila mbërriti me fluturim nga Zagrebi, dhe me të hyrë në vend me qëllim që t'i shmangej pagesës së detyrimeve të importit, ajo shkoi në kanalin e gjelbër në vend të kanalit të kuq. Pasagjerja u selektua për kontroll nga doganierët, të cilëve u deklaroi se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Pas kontrollit me rreze X dhe ekzaminimit të bagazhit, u zbuluan 23 bizhuteri Swarovski".

"Rasti iu transferua Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, i cili ngriti kallëzim penal për veprën penale "kontrabandë", e dënueshme sipas Kodit Penal", thonë nga Dogana.

LSDM: Autoritetet shëndetësore dhe inspektuese lejuan që qytetarët e Gostivarit të helmohen me ujë të ndotur



Rasti i helmimit në Gostivar ekspozon një precedent të rrezikshëm dhe të papranueshëm, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, Prokuroria dhe institucionet kompetente kanë vendosur procedurat burokratike dhe të ashtuquajturën "sekret të hetimit" mbi të drejtën kushtetuese të qytetarëve për një mjedis dhe shëndet të sigurt.

"Ndotja e ujit filloi më 25 qershor. Në vend që të reagonin menjëherë, autoritetet shëndetësore dhe të inspektimit heshtën për javë të tëra dhe i lejuan qytetarët të konsumonin ujë të kontaminuar me fekale. Edhe më e frikshme është se, pavarësisht dijenisë se uji ishte i kontaminuar, vetëm pak ditë para hapjes së hetimit, institucionet e shpallën publikisht ujin të sigurt".

"Hetimi nuk u iniciua nga institucionet shëndetësore, por Prokuroria Themelore Publike duhej të vepronte sipas një informacioni. Kjo në vetvete flet për një kolaps të plotë institucional. Problemi më serioz, megjithatë, është sjellja e Prokurorisë. Këmbëngulja e tyre në "sekretin e hetimit" si justifikim për mosmarrjen e masave për të mbrojtur shëndetin publik është një zëvendësim i rrezikshëm i tezave".

"CilĂ«sia e ujit tĂ« pijshĂ«m nuk Ă«shtĂ« sekret hetimor. ËshtĂ« njĂ« fakt i shĂ«ndetit publik qĂ« duhet t'u dihet qytetarĂ«ve nĂ« çdo kohĂ«. Shpallja e njĂ« ndalimi pĂ«r ujin e pijshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« devijimeve mikrobiologjike absolutisht nuk do ta kishte kompromentuar hetimin nĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ«. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, Zyra e ShĂ«ndetit Publik veproi me takt dhe autoritetet shĂ«ndetĂ«sore heshtĂ«n, duke lejuar pĂ«rhapjen e epidemisĂ«. Rezultati Ă«shtĂ« helmim masiv me mbi 3,100 pacientĂ« tĂ« regjistruar".

"Të gjithë ata që morën pjesë në fshehjen e informacionit në lidhje me cilësinë e ujit, dhe më pas në fshehjen e provave, si dhe ata që kishin indikacione për ndotje të ujit dhe nuk bënë asgjë për të parandaluar dhe mbrojtur shëndetin e banorëve të Gostivarit, duhet të mbajnë jo vetëm përgjegjësi morale, por edhe penale", thonë nga LSDM.

MPB me detaje pas stuhisë: Janë dëmtuar 117 automjete, objekte të ministrive, si dhe 10 persona janë lënduar



Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët e policisë janë vazhdimisht në terren dhe po veprojnë sipas të gjitha raporteve që lidhen me pasojat e stuhisë së fortë, në koordinim me institucionet e tjera kompetente. MPB informoi se aktivitetet janë duke u zhvilluar për të siguruar sigurinë publike, pastrimin e dëmeve dhe normalizimin e trafikut dhe funksioneve publike.

Pasojat më të mëdha u regjistruan në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup. Deri në orën 22:00 të djeshme, u regjistruan 117 automjete pasagjerësh të dëmtuara, 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara, shtatë semaforë të dëmtuar, pesë zjarre dhe 10 persona të lënduar.

"Stuhia shkaktoi dëme edhe në disa institucione shtetërore dhe objekte me rëndësi jetike. Dëme u regjistruan në objektet e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kompleksin "Vili Vodno", Bazën Policore të Aeroportit Petrovec, ndërtesën "Nova Makedonija", si dhe në objektet e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Prokurorisë Publike".

"Në Kumanovë u raportuan nëntë automjete të dëmtuara dhe tre çati të dëmtuara, ndërsa pesë raste u regjistruan në zonën e SPB Tetovë - tre automjete të dëmtuara dhe dy struktura çatie të dëmtuara. Në Gostivar nuk u raportuan dëme ose persona të lënduar".
"Në zonën e SPB Veles u regjistruan dy automjete të dëmtuara për shkak të pemëve të rrëzuara, ndërsa në Shtip u raportuan 14 makina të dëmtuara dhe gjashtë çati të dëmtuara".

"Në Strumicë, erërat e forta rrëzuan shtylla elektrike në fshatrat Dobroshinci dhe Gradosorci, gjë që shkaktoi edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në fshatin Svidovicë".

"Nuk u regjistruan pasoja të mëdha në rajonin e Manastirit, përveç një ere të fortë afatshkurtër në zonën e Makedonski Brod, pa dëme materiale", thanë nga MPB.

Ministria e Brendshme njoftoi se ekipet e policisë mbeten në terren dhe vazhdojnë të pastrojnë pasojat dhe të sigurojnë sigurinë e qytetarëve.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër. Do të ketë erëra të dobëta deri në mesatare, dhe përgjatë lumit Vardar herë pas here të forta nga veriu.

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, herë pas here e fortë perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 33 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesë të luginës do të ketë jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 30 gradë.

BDI kërkon hetim të plotë për ndotjen e ujit në Gostivar: Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha



Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me situatën me ujin në Gostivar. Nga BDI thonë se siguria e ujit të pijshëm është një e drejtë themelore njerëzore dhe çdo dështim institucional në garantimin e saj është i papranueshëm.

"Institucionet kompetente duhet tĂ« veprojnĂ« menjĂ«herĂ«, me pĂ«rgjegjĂ«si dhe transparencĂ« tĂ« plotĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar burimin e kontaminimit, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« institucionale dhe pĂ«r tĂ« sqaruar nĂ«se janĂ« ndĂ«rmarrĂ« me kohĂ« tĂ« gjitha masat e nevojshme pĂ«r mbrojtjen e qytetarĂ«ve. Çdo vonesĂ« apo fshehje e informacionit vetĂ«m sa rrit pasigurinĂ« dhe humb besimin e publikut".

"BDI mbështet plotësisht çdo hetim profesional dhe të pavarur që do ta zbardhë këtë rast, do të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe do të sigurojë që çdo përgjegjës të përballet me drejtësinë. Në të njëjtën kohë, kërkojmë informim të rregullt dhe transparent të opinionit, furnizim të pandërprerë me ujë të sigurt për familjet e prekura, si dhe kontrolle të vazhdueshme laboratorike deri në konfirmimin zyrtar se uji është plotësisht i sigurt për përdorim", thonë nga BDI.

Në fund theksojnë se përgjegjësia, transparenca dhe veprimi i shpejtë janë detyrim institucional, jo zgjedhje.

Siljanovska pret presidenten e Indisë: Ka ardhur koha që partneriteti ekonomik të arrijë cilësinë e marrëdhënieve politike



Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti në takim homologen e saj nga Republika e Indisë, Drupadi Murmu, e cila ndodhet në vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Tema e bisedës ishin marrëdhëniet aktuale mes dy shteteve, me theks në mundësitë për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, turizëm, kujdes shëndetësor dhe transformim digjital.

Drupadi Murmu vlerësoi se vizita e saj e parë në vend ishte një moment historik dhe shprehu gatishmërinë e saj për një dinamikë të re në partneritetin gjithëpërfshirës midis dy popujve.

“Diskutuam pĂ«r disa çështje bashkĂ«punimi dypalĂ«sh dhe shkĂ«mbyem pikĂ«pamje mbi çështje rajonale dhe globale me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Ritheksuam dhe konfirmuam marrĂ«dhĂ«niet miqĂ«sore midis MaqedonisĂ« dhe IndisĂ« tĂ« bazuara nĂ« vlera tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe respekt tĂ« ndĂ«rsjellĂ«â€, u shpreh Drupadi Murmu, presidente e IndisĂ«.

Ndërsa Gordana-Siljanovska tha se ka ardhur koha që partneriteti ekonomik mes dy vendeve të arrijë nivelin e marrëdhënieve politike.

“NdĂ«r tĂ« gjitha temat qĂ« diskutuam sot, njĂ«ra prej tyre u dallua nĂ« veçanti. Ka ardhur koha qĂ« partneriteti ynĂ« ekonomik tĂ« arrijĂ« cilĂ«sinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve tona politike. Transformimi ekonomik i IndisĂ« Ă«shtĂ« ndoshta njĂ« nga historitĂ« mĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se tĂ« suksesit tĂ« shekullit tĂ« 21-tĂ«â€, theksoi Gordana Siljanovska Davkova, presidente e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Zafirovska për situatën në Gostivar: Ka filluar të ulet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore



Epidemiologia nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, Zorica Zafirovska thotë se gjatë 24 orëve të fundit ka filluar të bie numri i personave që kërkojnë ndihmë shëndetësore si pasojë e ujit të ndotur në Gostivar.

Sipas saj, gjithsej gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 111 pacientë.

“Pra, gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, numri ka filluar tĂ« ulet. NĂ« InfektivĂ« tĂ« Gostivarit, gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, 111 pacientĂ« tĂ« tjerĂ« kanĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« dhe 26 pacientĂ« kanĂ« ardhur pĂ«r vizita kontrolli. NĂ« QendrĂ«n e EmergjencĂ«s nĂ« Gostivar janĂ« raportuar 7 raste tĂ« reja, ndĂ«rsa nĂ« Departamentin e PediatrisĂ« nĂ« Gostivar janĂ« raportuar 65 pacientĂ« tĂ« rinj".

"Ndryshe nga dje, numri po fillon tĂ« ulet. ËshtĂ« shpallur epidemi e gastroenteritit nĂ« territorin e KomunĂ«s sĂ« Gostivarit. Situata epidemiologjike po monitorohet rregullisht. Kjo do tĂ« thotĂ« se po kryhen hetime epidemiologjike dhe po merren materiale pĂ«r analiza, pĂ«rfshirĂ« koprokulturat. Aktualisht po presim rezultatet e mostrave tĂ« marra”, tha Zafirovska.

Nikollovski: Dogana ka parandaluar 12 tentime për kontrabandë të 27 mijë ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore



Kreu i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, njoftoi sot se këtë vit janë zbuluar 12 përpjekje për të kontrabanduar më shumë se 27,000 copë produkte farmaceutike dhe pajisje mjekësore.

"Kjo tregon se roli i Doganës nuk është vetëm të mbledhë të ardhura, por edhe të mbrojë drejtpërdrejt shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve maqedonas", shkroi ai.

Nikolovski theksoi se ilaçet e sekuestruara nuk përfaqësojnë vetëm tregti të paligjshme të parandaluar, por janë gjithashtu një parandalim kyç për ruajtjen e shëndetit publik.

NjĂ« epokĂ« e re nĂ« kirurgji: operacioni i parĂ« i asistuar me robot u krye me sukses nĂ« Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”



NĂ« Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u krye me sukses operacioni i parĂ« me sistemin robotik MedBot ToumaiÂź, duke shĂ«nuar zyrtarisht fillimin e njĂ« epoke tĂ« re tĂ« kirurgjisĂ« sĂ« avancuar, precize dhe minimalisht invazive nĂ« spital, nĂ« vend dhe nĂ« rajon.

Te një pacient 57-vjeçar u realizua një prostatektomi radikale e asistuar me robot, e shoqëruar me limfadenektomi laparoskopike të asistuar me robot. Bëhet fjalë për një ndërhyrje komplekse për trajtimin e kancerit të prostatës, e cila, falë sistemit robotik, u realizua me saktësi të jashtëzakonshme dhe kontroll maksimal në çdo hap të procedurës.

Ekipi i urologjisë u udhëhoq nga Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialit në urologji. Në ndërhyrje morën pjesë edhe urologë, anesteziologë, infermierë, teknikë mjekësorë dhe personel ndihmës spitalor. Falë përgatitjes së tyre të kujdesshme, profesionalizmit dhe koordinimit të shkëlqyer, operacioni përfundoi me sukses dhe sipas planit të parashikuar.

Pacienti ndodhet nĂ« gjendje tĂ« mirĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme shĂ«ndetĂ«sore, ndĂ«rsa ecuria pas operacionit dhe rikuperimi po zhvillohen sipas pritshmĂ«rive. Ky sukses historik Ă«shtĂ« rezultat i pĂ«rkushtimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” pĂ«r t’u ofruar pacientĂ«ve inovacionet mĂ« tĂ« avancuara mjekĂ«sore dhe shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore sipas standardeve mĂ« tĂ« larta botĂ«rore. Implementimi i kirurgjisĂ« robotike pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara jo vetĂ«m pĂ«r spitalin, por edhe pĂ«r zhvillimin e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor.

KIRURGU KA KONTROLL TË PLOTË MBI SISTEMIN ROBOTIK

Sistemi robotik nuk e kryen operacionin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur. Çdo lĂ«vizje e instrumenteve kontrollohet plotĂ«sisht nga kirurgu, i cili e drejton sistemin pĂ«rmes njĂ« konzole tĂ« specializuar. Roboti i transmeton lĂ«vizjet e kirurgut me saktĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme, duke mundĂ«suar punĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« detajuar edhe nĂ« zona anatomike me qasje tĂ« vĂ«shtirĂ«. Pamja tredimensionale me rezolucion tĂ« lartĂ« i ofron kirurgut njĂ« paraqitje tĂ« zmadhuar shumĂ«fish dhe tĂ« qartĂ« tĂ« fushĂ«s operative.

Prof. Dr. Sotir Stavridis shpjegon se kjo qasje minimalisht invazive u mundëson pacientëve siguri më të madhe dhe një rikuperim dukshëm më të shpejtë.

“Implementimi i kĂ«saj teknologjie tĂ« sofistikuar na hap mundĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme – na lejon tĂ« punojmĂ« me saktĂ«si mikroskopike tĂ« nivelit mĂ« tĂ« lartĂ« dhe tĂ« kryejmĂ« ndĂ«rhyrje kirurgjikale jashtĂ«zakonisht komplekse. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, qasja minimalisht invazive garanton siguri maksimale pĂ«r pacientĂ«t dhe njĂ« rikuperim dukshĂ«m mĂ« tĂ« shpejtĂ«. NdĂ«rhyrja u zhvillua nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rkryer dhe plotĂ«sisht sipas planit tĂ« parashikuar, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« rezultat i drejtpĂ«rdrejtĂ« i pĂ«rgatitjes sĂ« kujdesshme dhe koordinimit tĂ« shkĂ«lqyer tĂ« tĂ« gjithĂ« ekipit operativ”, – deklaroi Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialist nĂ« urologji.

Në kryerjen e operacionit mori pjesë edhe Dr. Aleksandar Mickovski, si pjesë e ekipit të urologëve të përfshirë në ndërhyrje.

“Ky Ă«shtĂ« sfida mĂ« e madhe e urologjisĂ« moderne, pĂ«rdorimi i robotit nĂ« realizimin e operacioneve kaq komplekse dhe bashkĂ«kohore”, – deklaroi Dr. Aleksandar Mickovski.

PËRGATITJE E SAKTË ANESTEZIOLOGJIKE DHE KOORDINIM I VAZHDUESHËM

Drejtoresha mjekĂ«sore e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, Dr. Emilija Mirçevska, udhĂ«hoqi ekipin e anesteziologĂ«ve qĂ« mori pjesĂ« nĂ« operacion.

Për Dr. Mirçevska, realizimi i operacionit të parë të asistuar me robot përfaqëson një moment me rëndësi historike për spitalin. Ajo shprehu mirënjohje të madhe për të gjithë anëtarët e ekipit mjekësor për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur, falë të cilëve ky hap i rëndësishëm në mjekësi u bë realitet.

“Jemi krenarĂ« qĂ« mund tĂ« ofrojmĂ« kujdes kirurgjikal tĂ« avancuar pĂ«r pacientĂ«t tanĂ« dhe t’ua bĂ«jmĂ« tĂ« aksesueshme teknologjitĂ« mĂ« moderne mjekĂ«sore tĂ« gjithĂ« pacientĂ«ve. Si anesteziologe, ishte njĂ« nder dhe krenari profesionale pĂ«r mua tĂ« jem pjesĂ« e ndĂ«rhyrjes sĂ« parĂ« kirurgjikale tĂ« asistuar me robot nĂ« spitalin tonĂ«. Anestezia nĂ« kirurgjinĂ« robotike ka specifikat e saj dhe kĂ«rkon pĂ«rgatitje tĂ« saktĂ«, monitorim tĂ« kujdesshĂ«m dhe menaxhim tĂ« tĂ« gjitha ndryshimeve tĂ« mundshme nĂ« organizĂ«m, tĂ« cilat shkaktohen nga pozicioni i pacientit gjatĂ« operacionit dhe insuflacioni me dioksid karboni. Procedura tĂ« tilla kĂ«rkojnĂ« njĂ« nivel tĂ« lartĂ« koordinimi dhe komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m ndĂ«rmjet tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« ekipit operativ. Ky sukses Ă«shtĂ« dĂ«shmi se disponojmĂ« me njohuritĂ«, pĂ«rvojĂ«n dhe kapacitetin pĂ«r zbatimin e teknologjive mĂ« moderne mjekĂ«sore”, – shpjegon Dr. Emilija Mirçevska.

PËRFITIMET NGA KIRURGJIA E ASISTUAR ME ROBOT

Kirurgjia e asistuar me robot përfaqëson një përparim revolucionar në urologjinë bashkëkohore. Falë vizualizimit tredimensional HD, saktësisë së lartë dhe fleksibilitetit të instrumenteve, të cilat tejkalojnë kufizimet natyrore të lëvizjes së dorës së njeriut, teknologjia robotike mundëson një diseksion jashtëzakonisht të saktë dhe ruajtje maksimale të strukturave vitale anatomike. Për pacientët, kjo qasje nënkupton prerje më të vogla kirurgjikale, humbje më të vogël të gjakut, dhimbje më të lehta pas operacionit, rrezik më të ulët për komplikime, qëndrim më të shkurtër në spital, shërim më të shpejtë dhe rikthim më të hershëm në aktivitetet e përditshme, si dhe saktësi më të madhe në ruajtjen e nervave, enëve të gjakut dhe indeve përreth.

Zbatimi i sistemit robotik nuk pĂ«rfaqĂ«son vetĂ«m njĂ« pĂ«rparim teknologjik, por edhe fillimin e njĂ« kapitulli krejtĂ«sisht tĂ« ri nĂ« praktikĂ«n e pĂ«rditshme kirurgjikale tĂ« Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” do tĂ« vazhdojĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen tĂ« investojĂ« nĂ« teknologji inovative mjekĂ«sore, nĂ« zhvillimin e njohurive dhe nĂ« edukimin e vazhdueshĂ«m tĂ« ekipeve tĂ« tij, me njĂ« qĂ«llim tĂ« vetĂ«m – tĂ« ofrojĂ« trajtim mĂ« tĂ« mirĂ«, mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« efikas, si dhe rezultatet mĂ« tĂ« mira tĂ« mundshme pĂ«r çdo pacient. Me zgjerimin e pĂ«rdorimit tĂ« kĂ«saj teknologjie, pritet qĂ« kirurgjia e asistuar me robot tĂ« bĂ«het standardi i ri i artĂ« nĂ« trajtimin e njĂ« numri gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh pacientĂ«sh dhe nĂ« kryerjen e ndĂ«rhyrjeve kirurgjikale mĂ« komplekse.

Bastisje në Tetovë, gjendet drogë - ndalohet një person



SPB Tetovë njofton se dje (20.07.2026), zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin V.Z. (31) nga Tetova.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, e kryer në periudhën prej orës 20:00 deri në 20:55 me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë pluhuri.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ministri Hoxha: Pushteti lokal është linja e parë e përgjegjësisë për ndotjen e ujit në Gostivar



Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha, sot në një konferencë për shtyp në Qeveri ka folur për situatën me ujin në qytetin e Gostivarit.

Ai tha se ndotja e rrjetit të ujësjellësit në Gostivar është një incident serioz i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e mijëra qytetarëve.

Hoxha tha se pret që të përcaktohen plotësisht të gjitha faktet dhe rrethanat, si dhe të përcaktohet përgjegjësia penale dhe morale.

“Furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, mirĂ«mbajtja e sistemeve tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit, grumbullimi dhe trajtimi i ujĂ«rave tĂ« zeza, janĂ« kompetencĂ« e komunave dhe ndĂ«rmarrjeve publike komunale. Pushteti lokal Ă«shtĂ« linja e parĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r funksionimin e sigurt tĂ« kĂ«tyre sistemeve, si dhe pĂ«r vendosjen dhe mbrojtjen e zonave sanitare mbrojtĂ«se rreth burimit tĂ« ujit”, tha Hoxha.

Dimitrieska-Koçoska: Në kushte të pasigurisë globale, ribalanci përforcon investimet kapitale dhe mbështet rritjen ekonomike



"Ribalanci i buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve me financat publike, por përkundrazi paraqet dokument zhvillimor që siguron mjete shtesë për investime kapitale, mbështetje për qytetarët dhe rritje të mëtejshme ekonomike në kushte të pasigurisë së madhe në tregjet botërore, risqeve gjeopolitike dhe presioneve të çmimeve", theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Qeveria, përmes ribalancit të buxhetit për vitin 2026, siguron stabilitet të financave publike, pagesë të rregullt të të gjitha detyrimeve ligjore të shtetit dhe në të njëjtën kohë rritje të mjeteve për investime kapitale, bujqësi, mbrojtje sociale, arsim, sport dhe zhvillim lokal.

"Ribalanci i buxhetit do tĂ« sigurojĂ« pagesĂ« tĂ« rregullt tĂ« pagave, pensioneve, kompensimeve sociale dhe tĂ« gjitha detyrimeve tĂ« tjera qĂ« shteti ka ndaj qytetarĂ«ve tĂ« tij. MegjithatĂ«, nĂ« kushtet e tĂ« ardhurave tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« buxhetit dhe financave publike, tani po pĂ«rqendrohemi nĂ« investimet kapitale. Investimet qĂ« po realizohen ditĂ«t e sotme nĂ« rrugĂ«, hekurudha, energjetikĂ«, arsim, mbrojtje shĂ«ndetĂ«sore dhe infrastrukturĂ« komunale do tĂ« krijojnĂ« aktivitet mĂ« tĂ« lartĂ« ekonomik, vende tĂ« reja pune dhe standard mĂ« tĂ« mirĂ« jetese”, theksoi ministrja.

Gjatë intervistës, Dimitrieska-Koçoska bëri të ditur se ribalanci është harmonizim ndaj rrethanave të ndryshuara ekonomike dhe detyrimeve të reja ligjore dhe jo rezultat i mungesës së të ardhurave ose cënimit të likuiditetit.

“Nevoja pĂ«r ribalanc rezulton nga rrethanat e ndryshuara ekonomike gjatĂ« vitit. Zhvillimet gjeopolitike, rritja e çmimeve tĂ« energjensave dhe ndryshimet nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare ndikuan nĂ« disa projeksione buxhetore. Si Qeveri e pĂ«rgjegjshme, detyrimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«to projeksione t’i harmonizojmĂ« me kohĂ« me gjendjen reale. NjĂ«kohĂ«sisht, ndĂ«rkohĂ« kanĂ« rezultuar edhe detyrime shtesĂ« ligjore, kryesisht si rezultat i marrĂ«veshjeve kolektive tĂ« nĂ«nshkruara, si dhe nevoja pĂ«r pĂ«rkrahje shtesĂ« pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, mbrojtjen sociale dhe komunat. MegjithatĂ«, ajo qĂ« e karakterizon mĂ« sĂ« shumti kĂ«tĂ« ribalanc tĂ« buxhetit Ă«shtĂ« pĂ«rkushtimi ndaj investimeve. Kemi vendosur t’i destinojmĂ« mjetet financiare aty ku ato do tĂ« krijojnĂ« vlerĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« shtuar pĂ«r ekonominĂ«. Prandaj them se ky nuk Ă«shtĂ« ribalanc krizash, por ribalanc zhvillimor”, theksoi ministrja.

Ndalohet një person në Koçan, drejtoi automjetin me 4.35 promil alkool në gjak



MPB Maqedoni njofton se dje (20.07.2026) në orën 15:05 në Delçevë, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Delçevës e privuan nga liria A.T. (26) nga fshati Mitrashinci, Berovë.

"Gjatë një kontrolli trafiku në bulevardin "Makedonija" në Delçevë, oficerë policie ndaluan një automjet pasagjerësh "Rover" me targa të Berovës, gjatë së cilës u konstatua se A.T. po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur niveli i alkoolit në gjak prej 4.35 promil".

"Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse", thonë nga MPB.

Millanov: Mbetet në fuqi ndalesa për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit



"Ndalimi i vendosur për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit, për pije dhe për përgatitjen e ushqimit, mbetet në fuqi derisa analizat laboratorike të konfirmojnë sigurinë e tij. Ne vazhdojmë ta monitorojmë me kujdes situatën dhe të marrim masat e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për eliminimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje dhe kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve. E sigurojmë opinionin se asnjë aspekt i procedurës nuk do të mbetet i pahetuar", deklaroi sot drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Oliver Millanov.

Në konferencën për media në Qeveri, Milanov njoftoi se edhe sot vazhdojnë aktivitetet e shërbimeve inspektuese përmes kontrolleve ndaj operatorëve ushqimorë në rajonin e Gostivarit. Qëllimi i masave të jashtëzakonshme dhe kontrolleve të përforcuara, theksoi ai, është përcaktimi i saktë i burimit të kontaminimit, shkallës dhe përmasës së ndotjes, si dhe sigurimi i rezultateve të reja relevante laboratorike, mbi bazën e të cilave do të ndërmerren të gjitha masat e mëtejshme në këtë rast.

“Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« me vĂ«mendje tĂ« veçantĂ« po e ndjek gjendjen me cilĂ«sinĂ« e ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« KomunĂ«n e Gostivarit. QĂ« nga momenti i parĂ« kur u morĂ«n informacionet pĂ«r njĂ« rrezik tĂ« mundshĂ«m pĂ«r shĂ«ndetin publik, bazuar nĂ« njoftimin e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit dhe kallĂ«zimin nga MPB Gostivar pĂ«r cenim tĂ« mundshĂ«m tĂ« sigurisĂ« sĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« sistemin e furnizimit me ujĂ« tĂ« Gostivarit, shĂ«rbimet inspektuese tĂ« AUV-sĂ« kryen njĂ« kontroll tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« sistem tĂ« furnizimit me ujĂ« nĂ« fshatin Vrutok, Komuna e Gostivarit”, tha Millanov.

Sipas tij, në përputhje me kompetencat ligjore dhe protokollet e përcaktuara, kontrolli është kryer më 16 korrik, në orët e vona të mbrëmjes, në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, PTHP Gostivar dhe teknikës kriminalistike të MPB-së.
“GjatĂ« mbikĂ«qyrjes u konstatua se nĂ« tubacionin kryesor tĂ« rrjetit tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit, nĂ« mĂ«nyrĂ« ilegale dhe pa leje, ishin vendosur pompa tĂ« cilat drejtpĂ«rdrejt injektonin ujĂ« nga lumi Vardar nĂ« kĂ«tĂ« sistem tĂ« furnizimit me ujĂ«â€, theksoi drejtori.

Ai shtoi se ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë katër mostra uji nga rezervuari, (burimi i ujit), uji sipërfaqësor dhe nga një çezmë publike në një xhami, për testim laboratorik me qëllim përcaktimin e sigurisë së ujit.

“PĂ«r tĂ« parandaluar njĂ« rrezik mĂ« tĂ« madh pĂ«r banorĂ«t e kĂ«tij rajoni, AUV-ja menjĂ«herĂ« vendosi ndalesĂ« tĂ« pĂ«rkohshme pĂ«r pĂ«rdorimin e ujit tĂ« pijshĂ«m. GjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme, aktivitetet u zgjeruan ndjeshĂ«m, ku shĂ«rbimet inspektuese tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Ushqimit dhe VeterinarisĂ« morĂ«n mostra shtesĂ« nga i gjithĂ« sistemi i furnizimit me ujĂ«, pĂ«rfshirĂ« institucionet publike, kopshtet, objektet hotelierike dhe tĂ« tjera qĂ« e pĂ«rdorin kĂ«tĂ« ujĂ« pĂ«r pije dhe pĂ«r pĂ«rgatitjen e ushqimit”, tha Millanov.

Ai theksoi se, në kuadër të kompetencave ligjore, Agjencia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj të gjitha subjekteve ku do të konstatohen mangësi ose mosrespektim i obligimeve ligjore.

“U bĂ«jmĂ« apel qytetarĂ«ve qĂ« t’i respektojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme rekomandimet e institucioneve shĂ«ndetĂ«sore kompetente dhe tĂ« pushtetit lokal lidhur me pĂ«rdorimin e ujit tĂ« pijshĂ«m, deri nĂ« marrjen e rezultateve pĂ«rfundimtare laboratorike dhe normalizimin e plotĂ« tĂ« gjendjes”, theksoi Millanov.

Ai shtoi se AUV-ja po merr mostra zyrtare tĂ« ujit, ndĂ«rsa testimin e mostrave e kryen Instituti i ShĂ«ndetit Publik, i cili duhet t’ia dorĂ«zojĂ« zyrtarisht rezultatet AgjencisĂ« sĂ« Ushqimit dhe VeterinarisĂ«.

❌