❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nuk zgjati as një natë: Shkatërrohet murali i Ferran Torresit në Barcelonë



Një vepër artistike e krijuar për të nderuar Ferran Torresin, heroin e finales së Kupës së Botës 2026, është shkatërruar vetëm pak orë pas përfundimit të saj në Barcelonë.

Sipas gazetĂ«s spanjolle AS, murali i realizuar nga artisti urban i njohur me pseudonimin “TvBoy” u mbulua me bojĂ« tĂ« bardhĂ« gjatĂ« natĂ«s sĂ« tĂ« martĂ«s, duke shkaktuar reagime tĂ« shumta nĂ« rrjetet sociale.

Vepra artistike ishte vendosur në lagjen e njohur Gracia të Barcelonës dhe paraqiste sulmuesin e Barcelonës me fanellën e kombëtares së Spanjës, duke puthur trofeun e Kupës së Botës, pas triumfit të "La Rojas" në finalen ndaj Argjentinës.

Megjithatë, murali nuk u prit mirë nga të gjithë. Menjëherë pas publikimit të tij, disa përdorues në rrjete sociale shprehën kundërshtime ndaj veprës, duke hapur debat rreth simbolikës së saj në një zonë me ndjenja të forta katalanase.

Të mërkurën në mëngjes, muri u gjet i mbuluar me mbishkrime kundër Spanjës dhe me mesazhe që kërkonin njohjen e ekipeve katalanase.

Artisti TvBoy reagoi përmes rrjeteve të tij sociale, duke bërë të ditur se nuk do të ndalet së krijuari dhe se nuk do të tërhiqet për shkak të kërcënimeve apo presioneve.

Ky nuk është rasti i parë i një vepre të tillë që përfundon e dëmtuar në Barcelonë pas Botërorit.

Pak ditë më parë, një mural kushtuar legjendës së Barcelonës, Lionel Messit, dhe talentit të ri Lamine Yamal, i realizuar nga artisti Axe Colours, u prish vetëm disa orë pas krijimit./Telegrafi/

FIFA zbulon formacionin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026 – nuk mungojnĂ« surprizat e mĂ«dha



Spanja, siç edhe pritej pas triumfit në Kupën e Botës, ka numrin më të madh të përfaqësuesve në formacionin më të mirë të turneut, por zgjedhja e portierit ka sjellë një nga surprizat më të mëdha.

FIFA ka publikuar formacionin ideal të Kupës së Botës, i cili është përzgjedhur përmes votave të tifozëve menjëherë pas përfundimit të turneut.

Në 11-shen më të mirë të Botërorit kanë zënë vend tre futbollistë të Spanjës: Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri, të cilët ishin pjesë e ekipit që ngriti trofeun.

MegjithatĂ«, edhe pse Spanja pĂ«soi vetĂ«m njĂ« gol gjatĂ« gjithĂ« turneut dhe portieri i saj Unai Simon fitoi çmimin “Doreza e ArtĂ«â€, ai nuk Ă«shtĂ« zgjedhur nga tifozĂ«t si portieri mĂ« i mirĂ« i BotĂ«rorit.

Ky vlerësim i ka shkuar Vozinhas së Kepit të Gjelbër, i cili mori pothuajse 40 për qind të votave, duke lënë pas portierin e kampiones së botës.

Në formacionin ideal mungon edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, pavarësisht sezonit fantastik dhe paraqitjeve të tij në turne.

Ndërkohë, në repartin ofensiv janë përzgjedhur disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Lionel Messi morën secili mbi 20 për qind të votave, ndërsa sulmuesi francez kishte përqindjen më të lartë.

Formacioni më i mirë i Botërorit:

Portier: Vozinha (Kepi i Gjelbër)

Mbrojtës: Lisandro Martinez (Argjentinë), Dayot Upamecano (Francë), Marc Cucurella (Spanjë)

Mesfushorë: Rodri (Spanjë), Michael Olise (Francë), Jude Bellingham (Angli)

Sulmues: Kylian Mbappe (Francë), Erling Haaland (Norvegji), Lionel Messi (Argjentinë)

/Telegrafi/

142 orĂ« nĂ« ajĂ«r dhe mbi 100 mijĂ« kilometra – ja çfarĂ« bĂ«ri Infantino gjatĂ« BotĂ«rorit



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përshkoi më shumë se 100 mijë kilometra gjatë Kupës së Botës 2026, duke udhëtuar vazhdimisht mes qyteteve organizatore për të ndjekur nga afër ndeshjet e turneut.

Sipas të dhënave të publikuara nga një platformë që monitoron lëvizjet dhe emetimet e karbonit gjatë Botërorit, Infantino udhëtoi mbi 100.000 kilometra me një avion privat të vënë në dispozicion nga Qatar Airways, një prej sponsorëve zyrtarë të FIFA-s.

Në total, kreu i futbollit botëror kaloi rreth 142 orë në ajër, duke fluturuar pothuajse çdo ditë nga një qytet në tjetrin.

Qëllimi i tij ishte të ishte i pranishëm në sa më shumë ndeshje të mundshme.

Sipas burimeve të FIFA-s, Infantino bëri përpjekje të vazhdueshme për të ndjekur dy ndeshje në ditë, pavarësisht distancave të mëdha mes stadiumeve në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Megjithatë, jo gjithmonë ishte e mundur të ishte fizikisht në stadium. Për shkak të orareve të fluturimeve dhe distancave mes vendeve pritëse, disa ndeshje ai nuk mundi t'i ndiqte nga tribunat.

Në këto raste, presidenti i FIFA-s i shikonte ndeshjet në transmetim televiziv, qoftë nga automjeti i tij zyrtar me shofer, gjatë udhëtimeve rrugore, apo edhe nga avioni privat gjatë fluturimeve.

Udhëtimet e shumta të Infantinos kanë tërhequr vëmendje edhe për ndikimin e tyre në mjedis, pasi përdorimi i avionëve privatë gjatë aktiviteteve ndërkombëtare vazhdon të jetë një temë e debatueshme, sidomos në evente të përmasave të Kupës së Botës./Telegrafi/

Italia "çmendet" pas Guardiolës, gati të thyejë rregullat për ta ulur në stolin e kombëtares



Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se po zhvillon bisedime për emërimin e Pep Guardiolës si trajnerin e ardhshëm të kombëtares.

Që kur u bë e ditur se Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit 2025/26, kanë nisur spekulimet për destinacionin e tij të ardhshëm.

Si një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit modern, shumëkush mendonte se 55-vjeçari do të ndiqte shembullin e Jurgen Kloppit dhe do të merrte një pushim nga bankina.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se Guardiola mund të rikthehet shumë shpejt në stol, këtë herë si përzgjedhës i një kombëtareje, për herë të parë në karrierën e tij, me Italinë që shihet si favoritja për ta emëruar.

Pas dështimit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, Federata Italiane njoftoi se kishte ndërprerë me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me Gennaro Gattuson.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malago, ka konfirmuar se institucioni është i gatshëm të bëjë edhe përjashtime financiare për ta bindur Guardiolën.

"Janë bërë përjashtime financiare, përjashtime që mund të lidhen me emrin që po përmendet kaq shumë këto ditë: Pep Guardiola", deklaroi Malago për platformën italiane sportive Cronache di Spogliatoio.

"Përjashtime për arsye të qarta që nuk kam nevojë t'i shpjegoj këtu, por kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të realizohet patjetër", shtoi ai.

Raportimet që lidhin Guardiolën me stolin e Italisë dolën në pah në fillim të kësaj jave.

Sipas mediave italiane, Paolo Maldini, i cili së fundmi është emëruar drejtor teknik i FIGC-së, së bashku me këshilltarin e tij Leonardo, kanë zhvilluar takime me Guardiolën në Barcelonë gjatë javëve të fundit.

Guardiola ka luajtur më parë për Brescian dhe Romën në Serie A, ndaj flet rrjedhshëm italisht, çka e bën atë një kandidat ideal për të marrë drejtimin e kombëtares italiane./Telegrafi/

Mourinho nis revolucionin te Real Madridi, vendos fatin e tre yjeve



Jose Mourinho ka nisur të formojë skuadrën e Real Madridit për sezonin e ri, me Franco Mastantuonon dhe Raul Asencion që pritet të largohen në formë huazimi, ndërsa Gonzalo Garcia duket se do të mbetet pjesë e ekipit të parë.

Sipas gazetares së COPE, Arancha Rodriguez, Mourinho ka zhvilluar takime individuale me lojtarët e tij që prej rikthimit në stolin e Real Madridit për herë të dytë, më 13 korrik.

Trajneri portugez po i mirëpret gradualisht futbollistët që po rikthehen nga angazhimet me kombëtaret në Kupën e Botës, ndërsa njëkohësisht po vlerëson skuadrën gjatë fazës përgatitore.

Sipas raportimeve, Mastantuono dhe Asencio janë dy lojtarët që kanë më shumë gjasa të largohen përkohësisht, në kërkim të më shumë minutave dhe përvojës në ekipin e parë.

Asencio është përfolur për një largim prej disa javësh, sidomos pas përforcimit të mbrojtjes së Real Madridit me transferimin e Ibrahima Konates.

Edhe pse mbrojtësi i dalë nga akademia dëshironte të qëndronte dhe të luftonte për një vend nën drejtimin e Mourinhos, tani pritet që ai të largohet në huazim për të vazhduar zhvillimin e tij.

Edhe Mastantuono vazhdon të vlerësohet shumë si nga klubi, ashtu edhe nga Mourinho. Megjithatë, pasi e ka parë nga afër në stërvitje, trajneri portugez beson se një huazim do t'i siguronte më shumë minuta dhe do ta ndihmonte të përshpejtonte progresin e tij.

Ndryshe nga dy të parët, Gonzalo Garcia ka fituar besimin e Mourinhos dhe pritet të mbetet pjesë e ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 22-vjeçar ishte përfolur për një largim në fillim të kësaj vere, por Mourinho vendosi ta mbante gjatë fazës përgatitore për ta vlerësuar më nga afër.

Futbollisti spanjoll ka impresionuar me gjendjen fizike, qëndrimin profesional dhe paraqitjet e tij, duke bindur stafin teknik se mund të ketë një rol të rëndësishëm gjatë sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë, Real Madridi vazhdon të monitorojë tregun e transferimeve dhe është lidhur me emra të mëdhenj si Michael Olise dhe Rodri./Telegrafi/

Flick nuk e llogarit, Al-Ahli futet fuqishëm në garë për mesfushorin e Barcelonës



Gjiganti saudit Al-Ahli ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Casado, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Barcelona po përshpejton procesin e shitjes së produktit të akademisë së saj, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Hansi Flick.

Klubi katalunas synon të përfitojë rreth 25 milionë euro nga largimi i tij.

Al-Ahli është i gatshëm ta përmbushë këtë vlerësim financiar. Për më tepër, marrëdhënia e shkëlqyer mes drejtorit sportiv të klubit saudit, Rui Pedro, dhe agjentit të Casados, Jorge Mendes, mund të luajë një rol vendimtar në realizimin e marrëveshjes.

Klubi nga Arabia Saudite kërkon të përforcojë mesfushën pas largimit të Franck Kessies, ndërsa edhe Enzo Millot është përfolur për një largim të mundshëm.

Përveç klubeve saudite, interesim për Casadon kanë shfaqur edhe disa skuadra evropiane, përfshirë Stuttgartin, Milanin dhe Manchester Unitedin./Telegrafi/

Olise dëshiron Real Madridin, por një marrëveshje sekrete po e pengon transferimin e tij



Interesimi i Real Madridit për Michael Olisen nuk është më vetëm një thashethem i afatit kalimtar. Megjithatë, rruga drejt transferimit të sulmuesit të krahut nga Bayern Munichu vazhdon të jetë e mbushur me pengesa.

Raportimet e mëparshme kishin bërë të ditur se Olise dëshiron t'i bashkohet Real Madridit pas Kupës së Botës 2026, një dëshirë që u forcua edhe më shumë gjatë turneut, falë marrëdhënies së mirë që krijoi me bashkëlojtarin e Francës, Kylian Mbappen.

Gazeta gjermane Bild raportoi disa ditë më parë se Mbappe nuk u mjaftua vetëm duke i folur pozitivisht Olises për Real Madridin.Sulmuesi francez gjithashtu i ka përcjellë presidentit Florentino Perez dëshirën e yllit të Bayernit për të kaluar në Spanjë, duke theksuar se ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për projektin sportiv të klubit.

Duke komentuar këto zhvillime, Foot Mercato ka zbuluar se marrëveshja përballet me pengesën e parë: një ujdi të pashpallur mes Florentino Perezit dhe presidentit të Bayern Munichut, Herbert Hainer.

Sipas kësaj marrëveshjeje, asnjëri prej dy klubeve nuk do të negociojë me një lojtar të klubit tjetër pa informuar më parë zyrtarisht drejtuesit përkatës.

"PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Real Madridi deri tani nuk ka bĂ«rĂ« kontakte zyrtare me Bayern Munichun, as me Olisen dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e tij. Negociatat janĂ« ende larg fazĂ«s sĂ« ofertave zyrtare”, shkruan medium francez.

Nga ana tjetër, Bayern Munichu po punon për ta mbajtur futbollistin. Klubi gjerman dëshiron t'ia zgjasë kontratën, e cila aktualisht skadon në verën e vitit 2029, ndërsa synon t'ia rrisë pagën vjetore nga rreth 14 milionë euro në afërsisht 25 milionë euro.

Përveç aspektit financiar, Bayerni dëshiron ta bindë Olisen edhe me ambiciet sportive të klubit për vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve, Olise do të zhvillojë një takim me drejtuesit e Bayern Munichut pas rikthimit nga Kupa e Botës, për të dëgjuar më shumë rreth projektit të klubit përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

Këto bisedime pritet të përcaktojnë nëse 24-vjeçari do të kërkojë zyrtarisht largimin gjatë kësaj vere.

Florentino Perez e konsideron këtë hap një kusht të domosdoshëm përpara se të paraqesë një ofertë të madhe financiare për lojtarin, një premtim që presidenti i Real Madridit e kishte bërë edhe gjatë fushatës së tij të fundit elektorale./Telegrafi/

Njeriu i katërt më i pasur në botë mund të bëhet pjesë e projektit të ri të Liverpoolit



Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, njëherësh personi i katërt më i pasur në botë, është kontaktuar për një investim të mundshëm te Liverpooli.

Bezos, 62 vjeç, e themeloi Amazonin në vitin 1994 dhe që atëherë ka ndërtuar një pasuri marramendëse prej rreth 256 miliardë dollarësh.

Ai ishte personi më i pasur në botë nga viti 2016 deri në vitin 2021, por më pas u tejkalua nga Elon Musk. Edhe bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, aktualisht kanë një pasuri më të madhe se Bezos.

Sipas editorit të Sky News për çështje ekonomike, Mark Kleinman, Bezos është kontaktuar nga një konsorcium investitorësh që synon të investojë te Liverpooli.

Ky grup udhëhiqet nga Amit Bhatia, i cili për 19 vjet ishte drejtor dhe më pas bashkëpronar i klubit anglez Queens Park Rangers.

Bhatia është dhëndri i magnatit të çelikut Lakshmi Mittal, i cili dikur ishte personi më i pasur me origjinë indiane në botë.

🆕 Jeff Bezos has been approached to join a consortium which is in talks to buy a stake in Liverpool Football Club

Bezos has held discussions about joining a syndicate of investors led by Amit Bhatia - @MarkKleinmanSky @SkyNews pic.twitter.com/LyJtj5rCkV
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) July 21, 2026

Ai fillimisht u emërua zëvendëskryetar i Queens Park Rangers dhe bashkëpunoi ngushtë me trajnerin Neil Warnock, kur klubi siguroi ngjitjen në Ligën Premier në vitin 2011.

Sipas raportimit të Kleinmanit, Bezos tashmë ka zhvilluar bisedime me këtë grup investitorësh. Megjithatë, një burim ka bërë të ditur se ai ende nuk është i bindur nëse do të ecë përpara me një investim te Liverpooli.

62-vjeçari nuk është pronar i asnjë klubi sportiv. Edhe pse në vitin 2024 u raportua se ishte i interesuar për të blerë një klub të NBA-së, këto pretendime u mohuan shpejt.

Sipas revistës Forbes, në maj të vitit 2026 Liverpooli ishte vlerësuar me 4.6 miliardë funte, duke u renditur si klubi i katërt më i vlefshëm në futbollin botëror, pas Manchester Unitedit, Barcelonës dhe Real Madridit./Telegrafi/

“Ishte masakĂ«r”, legjenda braziliane ndez debat pas deklaratĂ«s sĂ« tij pĂ«r ArgjentinĂ«n



Legjenda braziliane Ronaldo Nazario ka vlerësuar se Spanja ishte shumë superiore ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, të cilën "La Roja" e fitoi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve.

Ish-sulmuesi brazilian theksoi se rezultati nuk e pasqyroi aspak diferencën reale mes dy skuadrave, duke nënvizuar dominimin e plotë të spanjollëve gjatë gjithë ndeshjes.

"Ishte një ditë historike. Spanja dominoi nga fillimi deri në fund, pikërisht ashtu siç e prisja. Golat nuk erdhën aq lehtë sa e meritonin dhe nuk fituan me diferencën që e meritonin, por ishte dominim absolut gjatë gjithë ndeshjes", deklaroi Ronaldo në kanalin e tij në TikTok.

Braziliani ishte edhe më i drejtpërdrejtë kur krahasoi cilësinë e dy kombëtareve.

"Ishte një shkatërrim. Diferenca në cilësi mes Spanjës dhe Argjentinës është e madhe. Edhe me Messin, nuk arritën t'i bëjnë ballë", u shpreh ai.

Ronaldo shtoi se suksesi i Spanjës bazohet te forca kolektive e skuadrës.

"Një lojtar i talentuar mund të fitojë një ndeshje, por për të fituar një Kupë Bote të duhet forca e ekipit, siç e ka Spanja. Ata luajnë si një njësi dhe çdo futbollist është i rëndësishëm", theksoi ai.

Në fund, legjenda braziliane vlerësoi se stili i lojës së Spanjës është bërë tashmë modeli i futbollit modern.

"Argjentina nuk ka luajtur kurrĂ« futboll tĂ« bukur, ata vetĂ«m kanĂ« luftuar me shumĂ« karakter. Spanja ka ADN-nĂ« e saj tĂ« lojĂ«s dhe luan futboll tĂ« bukur”.

"'Joga Bonito' e Brazilit është tejkaluar dhe mënyra se si luan Spanja është tani më e mira në botë", përfundoi Ronaldo./Telegrafi/

Pasi u transferua te Chelsea, Rogers tallet me tifozët e Arsenalit



Ylli i Kombëtares së Anglisë, Morgan Rogers, ka nisur rivalitetin me tifozët e Arsenalit që në ditën e parë si futbollist i Chelseat, pasi të martën në mbrëmje u zyrtarizua transferimi i tij nga Aston Villa.

Chelsea konfirmoi në faqen zyrtare se 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në "Stamford Bridge" deri në vitin 2033. Ai do t'i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso për përgatitjet e sezonit të ri.

Sipas disa mediave angleze, marrëveshja kap vlerën e 138 milionë eurove, duke u bërë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, pas kalimit të Alexander Isakut nga Newcastle United te Liverpooli për 125 milionë euro verën e kaluar.

Arsenali ishte një nga klubet më të interesuara për Rogersin dhe bëri përpjekje serioze për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar veror, por në fund Chelsea ndërhyri dhe siguroi firmën e tij.

"Jam jashtëzakonisht i emocionuar. Për mua, Chelsea është klubi më i madh në Londër dhe e kam admiruar gjithmonë që nga fëmijëria."

Kjo deklaratë pritet të shkaktojë reagime te tifozët e Arsenalit, pasi rivaliteti mes dy klubeve londineze për statusin e "klubit më të madh të kryeqytetit" ka qenë gjithmonë i fortë.

"Jam shumë i emocionuar për projektin me trajnerin e ri, për lojtarët që kemi dhe drejtimin që po merr klubi. Pikërisht për këtë arsye jam këtu dhe mezi pres të nis punën", shtoi ai.

Rogers ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë që e përfundoi Kupën e Botës 2026 në vendin e tretë, turne i cili u mbyll të dielën me Spanjën që u shpall kampione e botës./Telegrafi/

Ylli i ArgjentinĂ«s lĂ« tĂ« kuptohet se do t’i jap fund karrierĂ«s sĂ« tij me kombĂ«taren



Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka lënë të kuptohet se mund t'i japë fund karrierës së tij me kombëtaren pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës.

Pavarësisht se realizoi 11 pritje, më shumë se çdo portier tjetër në historinë e finaleve të Botërorit, Martinez nuk arriti ta pengonte golin vendimtar të Ferran Torresit në vazhdime.

Finalja ishte ndeshja e tetë e Martinezit në këtë Botëror, ku ai ishte titullar në të gjitha takimet e Argjentinës, ndërsa në total regjistroi paraqitjen e 67-të me fanellën e kombëtares.

Portieri i Aston Villas tashmë e ka shkruar emrin në historinë e futbollit argjentinas, pasi ishte një nga heronjtë e triumfit në Kupën e Botës 2022.

Pas humbjes në finalen e së dielës në Neë York/Neë Jersey, Martinez u pa i dëshpëruar, duke qëndruar në stol mes lotësh, ndërsa futbollistët e Spanjës festonin triumfin.

Me moshën mesatare të Argjentinës që ishte afër 30 vjeç gjatë këtij Botërori, pritet që kombëtarja të pësojë ndryshime deri në edicionin e ardhshëm në vitin 2030. Edhe e ardhmja e Lionel Messit dhe trajnerit Lionel Scaloni mbetet e paqartë.

Ndërkohë, 33-vjeçari la të kuptohet për një largim të mundshëm nga kombëtarja përmes një mesazhi të publikuar në Instagram të hënën.

"Kam Ă«ndĂ«rruar ta fitoja sĂ«rish; kam Ă«ndĂ«rruar ta sillja pĂ«rsĂ«ri nĂ« ArgjentinĂ« dhe tĂ« shkruanim histori edhe njĂ« here”.

"Sinqerisht, dhimbja Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« pĂ«rshkruhet me fjalĂ«. Tani duhet tĂ« reflektoj pĂ«r shumĂ« gjĂ«ra, tĂ« shoh si do tĂ« vazhdoj dhe tĂ« vendos nĂ«se ka ardhur koha tĂ« tĂ«rhiqem”.

"MĂ« vjen vĂ«rtet keq. DhashĂ« gjithçka qĂ« kisha pĂ«r tĂ« ndihmuar vendin tim dhe shokĂ«t e skuadrĂ«s”, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi/

Legjenda holandeze pritet të marrë drejtimin e Belgjikës pas largimit të Rudi Garcias



Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Kombëtares së Holandës, Mark Van Bommel, pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Belgjikës, pas largimit të Rudi Garcias.

Garcia, 62 vjeç, u emërua përzgjedhës i Belgjikës në janar të vitit 2025 dhe gjatë periudhës së tij në krye të ekipit regjistroi 12 fitore, gjashtë barazime dhe vetëm dy humbje në 20 ndeshje.

Trajneri francez ka vendosur të largohet nga posti pas përfundimit të Kupës së Botës, ku Belgjika u eliminua në çerekfinale nga Spanja, e cila më vonë u shpall kampione e botës.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Van Bommel është një nga favoritët për të marrë drejtimin e kombëtares belge.

🚹🇧đŸ‡Ș BREAKING: Mark van Bommel as new Belgium head coach, here we go!

Deal in place until June 2028 for van Bommel, ready to replace Rudi Garcia.

Signatures to follow but all agreed, as @PJCalcoen reported. pic.twitter.com/DeB9q4HkWf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 22, 2026

49-vjeçari është pa klub që nga qershori i vitit 2024, kur u largua nga Royal Antëerp, ekip të cilin e drejtoi për më shumë se dy vjet.

Van Bommel u largua nga Antëerpi pasi i solli klubit titullin kampion dhe dy trofe të Kupës së Belgjikës.

Megjithatë, që nga ajo kohë ai nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre, ndonëse emri i tij është lidhur vazhdimisht me disa klube në Belgjikë dhe në kampionate të tjera evropiane./Telegrafi/

Zhvillim i papritur: Real Madridi gati të nënshkruajë me Rodrin



Gazetari spanjoll Ramon Alvarez ka konfirmuar se qëndrimi i Real Madridit për transferimin e Rodrit ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm gjatë orëve të fundit.

Drejtuesit e klubit kanë kaluar nga refuzimi i idesë për ta transferuar mesfushorin spanjoll, në shqyrtimin serioz të mundësisë për ta realizuar këtë marrëveshje.

Alvarez thekson se nuk ka informacione që konfirmojnë ekzistencën e një marrëveshjeje mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në këtë fazë, por shton se brenda klubit madrilen ekziston vullneti për të eksploruar mundësinë e transferimit.

Sipas tij, edhe vetë Rodri është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e mundur për ta lehtësuar kalimin e tij në "Santiago Bernabeu".

🚹Giro en las Ășltimas horas en el Real Madrid. De no contemplar el fichaje a querer entrar en la operaciĂłn. No me consta ningĂșn acuerdo con el City, pero sĂ­ la intenciĂłn de explorarlo. El jugador pondrĂĄ de su parte. MĂĄs detalles en el canal. pic.twitter.com/xVJsZ9h34Z
— Ramón Álvarez de Mon (@Ramon_AlvarezMM) July 21, 2026

Ky zhvillim vjen pasi raportimet e mëparshme pretendonin se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk ishte entuziast për transferimin e mesfushorit spanjoll, kryesisht për shkak të shqetësimeve lidhur me gjendjen e tij fizike dhe rikthimin pas një dëmtimi serioz në gju.

Megjithatë, paraqitjet mbresëlënëse të Rodrit me Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës 2026, ku ai u shpall lojtari më i mirë i turneut, kanë bërë që drejtuesit e Real Madridit të rihapin diskutimet për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.

El Real Madrid ya cuenta con el visto bueno de Rodri y, desde el punto de vista contractual, las partes ya estĂĄn muy cerca.

Florentino Pérez se muestra ahora mucho mås abierto a la posibilidad de ficharlo.

TodavĂ­a no hay ninguna negociaciĂłn en curso con el Manchester City. https://t.co/NDbDbwOHOs
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) July 21, 2026

Nga ana tjetër, Manchester City i ka ofruar Rodrit një kontratë të re, duke qenë se marrëveshja aktuale e tij skadon në verën e vitit 2027.

Megjithatë, mesfushori dëshiron fillimisht të kuptojë qëndrimin përfundimtar të Real Madridit për transferimin e tij, përpara se të marrë një vendim për rinovimin e kontratës me kampionët anglezë./Telegrafi/

Arteta nuk ndalet, Arsenali nis bisedimet për një nga mesfushorët më të mirë në Angli



Arsenali po shtyn fuqishëm për transferimin e njërit prej objektivave kryesorë të kësaj vere, pasi ka nisur bisedime të drejtpërdrejta me Newcastle United për mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes, sipas raportimeve të fundit.

"Topçinjtë" kanë shpenzuar afro 1.16 miliardë euro në tregun e transferimeve që nga emërimi i Mikel Artetas në dhjetor të vitit 2019 dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.

Muajin e kaluar, Arsenali kompletoi transferimin e mbrojtësit ekuadorian Piero Hincapie për rreth 40 milionë euro, pasi ai kaloi sezonin 2025/26 në huazim nga Bayer Leverkuseni.

Një javë më vonë, portieri Illan Meslier iu bashkua klubit londinez si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Leeds United.

Së fundmi, Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e anësorit grek Christos Tzolis për rreth 39 milionë euro, i cili pritet të zëvendësojë Leandro Trossardin.

Megjithatë, Arteta dëshiron të përforcojë edhe repartin e mesfushës, ndërsa skuadra përgatitet të mbrojë titullin e kampionit në Ligwn Premier.

Sipas The Telegraph, Arsenali ka nisur tashmë bisedime direkte me Newcastle për transferimin e Bruno Guimaraes.

Më herët, klubi londinez nuk ishte i gatshëm të paguante më shumë se 70 milionë euro për brazilianin, ndërsa Newcastle kishte bërë të qartë se nuk pranonte bonuse apo pagesa shtesë dhe kërkonte shumën e plotë.

Raporti shton se Guimaraes u ka bërë të ditur drejtuesve të Newcastle se dëshiron t'i bashkohet Arsenalit.

Nëse "Topçinjtë" paraqesin një ofertë zyrtare prej rreth 87 milionë eurosh, Newcastle pritet të përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e mesfushorit brazilian./Telegrafi/

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës



Breel Embolo vazhdon të jetë i prekur emocionalisht nga përjashtimi i tij në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Sulmuesi zviceran, ish-lojtari i Schalke 04 dhe Borussia Monchengladbach, i cili iu bashkua Stade Rennes në verën e vitit 2025, ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pas eliminimit të Zvicrës nga turneu.

"Ende nuk ka fjalë për të përshkruar zhgënjimin që ndjej", deklaroi sulmuesi 29-vjeçar, duke shtuar se i ishte dashur të merrte kohë larg për të përpunuar atë që ndodhi pas eliminimit dramatik.

Në duelin çerekfinal të zhvilluar në Kansas City, Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72-të për simulim, një vendim që u mor pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Me një lojtar më pak në fushë, Zvicra nuk arriti të rezistojë dhe u mposht 3-1 pas kohës shtesë nga Argjentina, e cila më pas vazhdoi rrugëtimin deri në gjysmëfinale.

Pavarësisht përfundimit të hidhur, Embolo mbetet optimist për të ardhmen.

"Kjo humbje dhemb, por nuk do të na përcaktojë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të rikthehemi më të fortë", shkroi sulmuesi zviceran.

Megjithatë, arritja në çerekfinale përbën fushatën më të suksesshme të Zvicrës në një Kupë Bote në dekadat e fundit./Telegrafi/

Pas Adeyemit, Barcelona "godet" sĂ«rish – transferon njĂ« tjetĂ«r sulmues



Barcelona nuk po jep asnjë shenjë se do të ngadalësojë ritmin në afatin kalimtar veror.

Vetëm pak ditë pasi iu afrua transferimit të sulmuesit Karim Adeyemi, klubi katalunas ka siguruar edhe një përforcim tjetër për skuadrën.

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Barcelona ka arritur marrëveshje përfundimtare me Club Brugge për transferimin e anësorit 18-vjeçar Jesse Bisiou.

Sipas Romanos, të dy klubet kanë mbyllur marrëveshjen dhe aktualisht po shkëmbejnë dokumentacionin përpara se lojtari t'u nënshtrohet testeve mjekësore.

đŸššđŸ””đŸ”Ž Barcelona seal the agreement to sign Jesse Bisiwu from Club Brugge, here we go!

Clubs now exchanging documents for 18 year old winger to join Barça. 🇧đŸ‡Ș

Understand fee is €8.5m fixed plus 20% sell-on clause.

Another one for Deco & João Amaral’s talents project. pic.twitter.com/wJMPFg4b90
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2026

Barcelona do të paguajë 8.5 milionë euro, ndërsa Club Brugge do të ruajë 20 për qind të të drejtave nga një shitje e ardhshme të futbollistit.

Bisiou pritet të udhëtojë drejt Barcelonës në ditët në vijim për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të përfundojnë edhe procedurat e fundit përpara zyrtarizimit të transferimit.

Drejtori sportiv Deco ka këmbëngulur për afrimin e talentit të ri, një lëvizje që përputhet me strategjinë e Barcelonës për të investuar te futbollistët premtues, ndërsa njëkohësisht vazhdon të forcojë ekipin e parë për sezonin e ri./Telegrafi/

Mirlind Daku pĂ«rfundon nĂ« radarin e gjigantit rus – zbulohen detajet e ofertĂ«s



Mirlind Daku mund të jetë protagonist i një prej transferimeve më të bujshme në futbollin rus gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të mediave ruse, CSKA Moska është e gatshme të paguajë 10 milionë euro, shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar.

Megjithatë, marrëveshja nuk është finalizuar ende. Raportohet se klubet nuk kanë arritur ende një akord për transferimin, ndërsa as kushtet personale mes lojtarit dhe CSKA-së nuk janë dakordësuar.

Ndërkohë, agjencia që përfaqëson reprezentuesin e Shqipërisë ka konfirmuar se interesimi për Dakun nuk vjen vetëm nga CSKA Moska.

"Ka disa ekipe të interesuara për Dakun, por në fillim të sezonit ai është i përqendruar te Rubini. Do të shohim se çfarë do të sjellë afati kalimtar i transferimeve", ka deklaruar agjencia e sulmuesit.

Sipas raportimeve, CSKA Moska është e gatshme t'i ofrojë Dakut një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, në përpjekje për ta bindur të transferohet në kryeqytetin rus.

Daku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazanit dhe konsiderohet sulmuesi kryesor i skuadrës.

28-vjeçari është pjesë e klubit rus që nga vera e vitit 2023, kur u transferua nga Osijeku për 1.2 milionë euro. Ai ka kontratë me Rubin Kazanin deri në verën e vitit 2029.

Kthesë e papritur pas finales së Botërorit: FIFA mohon kartonin e kuq për Paredesin



Pavarësisht raportimeve të mëhershme, FIFA ka konfirmuar se Leandro Paredes nuk është ndëshkuar me karton të kuq pas skenave të shëmtuara që ndodhën të dielën (19 korrik) në përfundim të finales së Kupës së Botës.

Pas përfundimit të finales së Botërorit, në fushë shpërthyen përplasje dhe sjellje të dhunshme mes lojtarëve.

Mesfushori argjentinas u duk se ishte i përfshirë në incident, ndërsa fillimisht u raportua gabimisht në sistemin informues të komentatorëve të FIFA-s se ai ishte përjashtuar nga gjyqtari Slavko Vincic për shkak se kishte kapur për fyti mbrojtësin spanjoll Eric Garcia.

Kartoni i kuq u fshi pak më vonë dhe tani FIFA ka konfirmuar për BBC Sport se në atë moment nuk është marrë asnjë masë disiplinore ndaj lojtarit.

Megjithatë, për një kohë të gjatë besohej se Paredes kishte marrë karton të kuq direkt pas përfundimit të finales.

Pamjet televizive dukeshin se tregonin argjentinasin si një nga protagonistët kryesorë të përplasjes, pasi ai dyshohet se u përfshi në incidentin me Eric Garcian dhe gjithashtu raportohet se e rrëzoi në tokë mesfushorin spanjoll Gavi.

"Nuk ka pasur anulim të një kartoni të kuq. Sepse nuk ka pasur karton të kuq. Ai u shfaq gabimisht në sistemin informues të komentatorëve të FIFA-s dhe më pas u fshi", ka sqaruar FIFA.

Megjithatë, organi qeverisës i futbollit botëror po vazhdon hetimet për atë që ndodhi pas fishkëllimës së fundit në stadiumin MetLife.

Sipas raportimeve, përveç Paredesit, në incident dyshohet se janë përfshirë edhe Nahuel Molina, Thiago Almada dhe ndihmëstrajneri i Argjentinës, Roberto Ayala./Telegrafi/

Shënoi golin që i dha Spanjës trofeun e Botërorit, Torres po kërkohet me ngulm nga gjiganti anglez



Liverpooli ka shfaqur interesim për transferimin e Ferran Torresit, sulmuesit 26-vjeçar të Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi spanjoll, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, është bërë dëshira e re e trajnerit Andoni Iraola.

Drejtuesit e klubit nga "Anfield" synojnë të përfitojnë nga nevoja e Barcelonës për ta shitur lojtarin para se ai të hyjë në vitin e fundit të kontratës, në mënyrë që klubi katalunas të mos rrezikojë ta humbasë pa përfituar financiarisht.

Barcelona e ka vendosur sulmuesin në listën e lojtarëve të transferueshëm, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, në qershor të vitit 2027.

Drejtuesit e klubit spanjoll preferojnë ta finalizojnë largimin e tij këtë verë, për të shmangur mundësinë që ai të largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm, si dhe për të përmbushur detyrimet financiare ndaj Manchester Cityt nga transferimi i tij i mëparshëm.

Vlera e tregut e ish-sulmuesit të Valencias është rritur ndjeshëm ditët e fundit falë paraqitjeve të tij me kombëtaren spanjolle.

Torres shënoi golin vendimtar për Spanjën në finalen e Kupës së Botës të zhvilluar të dielën e kaluar, duke kurorëzuar një sezon të mirë me Barcelonën, ku realizoi gjithashtu 21 gola me fanellën blaugrana.

Liverpooli nuk është klubi i vetëm që po planifikon transferimin e tij, pasi përballë ka edhe Paris Saint-Germainin.

Sipas gazetarit Loic Tanzi nga L'Équipe, klubi francez vlerĂ«son shumĂ« fleksibilitetin taktik tĂ« lojtarit dhe fillimisht e kishte parĂ« transferimin e tij si njĂ« mundĂ«si me kosto tĂ« favorshme pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« kontratĂ«s.

Megjithatë, hyrja në garë e Liverpoolit ka rritur ndjeshëm çmimin e mundshëm të negociatave.

Klubi anglez synon t'i përshpejtojë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit para fillimit të përgatitjeve parasezonale./Telegrafi/

Real Madridi po planifikon një transferim të çmendur nga Barcelona



Sipas L’Equipe, Real Madridi i Ă«shtĂ« bashkuar Paris Saint-Germainit nĂ« garĂ«n pĂ«r transferimin e sulmuesit tĂ« BarcelonĂ«s, Ferran Torres, gjatĂ« afatit kalimtar tĂ« kĂ«saj vere.

Torres është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në treg pas golit të fitores që shënoi për Spanjën në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Megjithatë, mundësitë e Real Madridit për ta transferuar 26-vjeçarin duken të kufizuara për shkak të rivalitetit të madh dhe marrëdhënieve të tensionuara me Barcelonën.

Ndërkohë, Barcelona po punon për ta bindur sulmuesin spanjoll që të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë, pasi marrëveshja aktuale e tij skadon vitin e ardhshëm.

Klubi katalunas këmbëngul se deri tani nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga klubet e interesuara, ndërsa edhe Torres nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të largohet nga "Camp Nou".

Megjithatë, raportime të tjera bëjnë të ditur se ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka arritur një marrëveshje verbale me Paris Saint-Germainin.

Barcelona pritet së shpejti të zhvillojë bisedime me Torresin për ta bindur të vazhdojë aventurën në "Camp Nou", edhe pse një rinovim i mundshëm mund t'i kushtojë klubit katalunas më shumë, pasi sipas një klauzole do të duhet të paguajë një bonus shtesë ndaj Manchester Cityt./Telegrafi/

❌