Reading view

Rama paralajmëron bizneset: Lironi hapësirat publike që keni uzurpuar, do ua shembim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti këtë të premte një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, ku paralajmëroi të gjitha bizneset e bar-kafeneve, apo edhe biznese të tjera, që të lirojnë hapësirat publike që kanë uzurpuar me të pa drejtë.

Rama ftoi bizneset të çmontojnë vetë strukturat që kanë ngritur në hapësira publike pasi do të përballen me forcën e ligjit, madje do të gjobiten dhe ndiqen penalisht.

Thirrja e kryeministrit iu drejtua edhe atyre që kanë uzurpuar hapësirat publike mes pallateve dhe i përdorin si parkime private, ku kanë vendosur edhe tra në truallin publik.

“Askush nuk ka mbi tokën e hapësirës rreth pallateve më shumë të drejta sesa secili prej banorëve që janë në ato pallate.

Iu bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për t’u marrë lekë për parkim banorëve, duke pretenduar që është prona e tyre private. Nuk ka pronë private sa kohë që ajo është një hapësirë ku nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar. Nuk mund të vësh një tra në qytet me pretendimin se është prona jote dhe ti të marrësh lekë, për të lejuar banorët që të paguajnë për të qenë të zotët e vendit vet.

Iu bëj thirrje të gjithë atyre që të fillojnë t’i heqin vetë këto trarë dhe pengesa, edhe atyre që janë hapur me tenda. Jo vetëm që do t’iu çmontohen, por do përballen me gjoba dhe ndjekje penale për krim mjedisor, për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se dyjavëshin e parë të korrikut do të hartohen inventarët e të gjitha hapësirave të zëna, në qytete, veçanërisht në Vlorë, Tiranë dhe Durrës, por edhe qytete të tjera.
Më pas, sipas tij, në dyjavëshin e dytë autoritetet do të bëjnë lirimin e të gjitha hapësirave të zëna.

“Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët në të gjitha zonat në këto qytete, duhet të kemi inventarët e këtyre kleçkave që ua kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete, që ua kanë nxirë jetën këtyre komuniteteve, prindërve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në tokë të zënë në mënyrën më të padrejtë, që të bëhemi gati dhe në dyjavëshin e dytë të korrikut të vijojmë për të mos u ndalur më me të gjithë forcën e ligjit, me të gjitha inspektoratet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe Policisë së Shtetit për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët, njësoj si amvisat ngrejnë në hava shtëpinë e tyre”, tha Rama./Euronews/.

The post Rama paralajmëron bizneset: Lironi hapësirat publike që keni uzurpuar, do ua shembim appeared first on Telegrafi.

  •  

Protesta të mëdha në disa qytete të Serbisë – Vuçiq u bën thirrje qytetarëve të mos i bllokojnë qytetet, a është kjo shenjë për përshkallëzim?

Në Serbi, sot pritet të mbahen protesta të organizuara nga studentët e lëvizjes dhe qytetarët të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim kundër brutalitetit policor. Ata u kanë kërkuar qytetarëve që të bashkohen në bllokimin e qyteteve kryesore të vendit – Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit dhe këto protesta ka kohë që kanë filluar në Serbi.

Sipas organizatorëve, protesta është përgjigje ndaj dhunës në rritje të autoriteteve dhe partisë së Aleksandar Vuçiqit dhe një thirrje për drejtësi, si dhe respektim të të drejtave qytetare, raportojnë mediat serbe.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Vuçiq, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh në Instagram, duke u bërë thirrje që të mos marrin pjesë në bllokadat e paralajmëruara, të cilat ai i cilësoi si “formë dhune”.

“Shteti nuk mund dhe nuk guxon të lejojë një formë të tillë dhune,” tha Vuçiq, duke reaguar ndaj paralajmërimeve për bllokimin e plotë të trafikut në disa qytete që nga fillimi i korrikut.

“Kur dikush bllokon qytetin, i pamundëson njerëzve të shkojnë në punë, në shtëpi apo tek të afërmit – kjo nuk është protestë paqësore. Kjo është dhunë ndaj shtetit dhe ndaj njerëzve,” theksoi ai.

Vuçiq shtoi se protesta është e drejtë e garantuar, por se bllokimi i rrugëve shkel lirinë e lëvizjes dhe sigurinë publike. “Liria e dikujt përfundon aty ku fillon dhuna ndaj tjetrit,” u shpreh ai.

Në anën tjetër ka muaj që në Serbi kanë filluar protesta anti Vuçiq dhe si duket tashmë do të marrin hov dhe më të madh./Telegrafi/.

The post Protesta të mëdha në disa qytete të Serbisë – Vuçiq u bën thirrje qytetarëve të mos i bllokojnë qytetet, a është kjo shenjë për përshkallëzim? appeared first on Telegrafi.

  •  
❌